Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Tregu i investimeve kolektive zgjeron asetet në 68,1 miliardë lekë

13 December 2025 at 11:27

TIRANË, 13 dhjetor/ATSH/ Tregu i Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive ka vijuar zgjerimin edhe gjatë vitit 2025, duke reflektuar rritje të aseteve, numrit të investitorëve dhe vlerës së investimeve, sipas të dhënave të publikuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.

Analiza e tregut tregon se vlera neto e aseteve u rrit ndjeshëm, duke arritur rreth 68.13 miliardë lekë, ose rreth 704 milionë euro. Krahasuar me fundin e vitit 2024, kjo përfaqëson një rritje prej rreth 6.77 miliardë lekësh, ose 11,03%.

Në të njëjtën periudhë është zgjeruar edhe baza e investitorëve. Numri i tyre arriti në 41,686, me një rritje prej 10,32% krahasuar me 31 dhjetorin 2024, çka tregon interes në rritje të publikut për investimet kolektive.

Fondeve të investimit me pjesëmarrje të hapur dhe ofertë publike u përkasin asetet më të mëdha të tregut, me një vlerë neto prej rreth 62 miliardë lekësh, ose 640 milionë euro, duke shënuar një rritje prej 11,69% në raport me fundin e vitit të kaluar.

Në fund të tremujorit të tretë të vitit, më 30 shtator 2025, në tregun SIK operonin 6 shoqëri administruese të licencuara nga AMF, nga të cilat 4 me kapital vendas dhe 2 me kapital të huaj. Numri i fondeve të investimit arriti në 16, ku 4 prej tyre janë fonde investimi alternative.

Struktura e investimeve vijon të dominohet nga titujt qeveritarë, bono thesari dhe obligacione, të cilat përbëjnë 81,21% të totalit të investimeve. Ndërkohë, 6,24% e portofolit është e orientuar drejt tregjeve financiare ndërkombëtare.

Sipas AMF-së, këto zhvillime konfirmojnë stabilitetin dhe rritjen graduale të tregut të Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive, duke e konsoliduar atë si një alternativë gjithnjë e më të rëndësishme investimi në tregun financiar shqiptar. /j.p/

1 nga 3

The post Tregu i investimeve kolektive zgjeron asetet në 68,1 miliardë lekë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Adela Xhemali merr detyrën e Drejtoreshës së Përgjithshme Ekzekutive të AMF

10 December 2025 at 15:53

TIRANË, 10 dhjetor/ATSH/ Në ambientet e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) u zhvillua ceremonia zyrtare e prezantimit të kryetares së re, Adela Xhemali, e cila do të ushtrojë funksionin e Drejtoreshës së Përgjithshme Ekzekutive. Më herët Xhemali ka mbajtur postin e zv/ministres së Financave.

Në ceremoninë e prezantimit morën pjesë kryetarja e Komisionit parlamentar për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, Milva Ekonomi, anëtarët e Bordit Drejtues, drejtues të institucionit, si dhe drejtoresha në përfundim të mandatit, Mimoza Kaçi.

Gjatë fjalës së saj, Ekonomi vlerësoi rëndësinë e drejtimit të suksesshëm të Autoritetit, veçanërisht në kushtet e sfidave të procesit të integrimit evropian.

Ajo theksoi rolin thelbësor të mbikëqyrjes së tregut financiar jobankar në përputhje me legjislacionin e Bashkimit Evropian dhe nevojën për forcimin e transparencës dhe besueshmërisë institucionale.

Ish-drejtoresha Mimoza Kaçi vlerësoi progresin e vazhdueshëm të Autoritetit dhe sfidat që mbeten për t’u adresuar në të ardhmen.

Në fjalën e saj, drejtuesja e re e AMF-së, Xhemali nënvizoi se integriteti dhe përgjegjshmëria do të jenë busulla e punës së Autoritetit. Ajo theksoi se prioritetet e mandatit të saj do të fokusohen në avancimin e procesit të integrimit evropian, zhvillimin teknologjik dhe inovacionin, forcimin e transparencës dhe standardeve të mbikëqyrjes dhe mbrojtjes së konsumatorit.

“Bashkimi i përvojës së konsoliduar me energjinë dhe dinamizmin e brezit të ri do të forcojë më tej kapacitetet dhe rolin e institucionit”, u shpreh Xhemali.

Sipas saj, AMF do të vijojë të garantojë stabilitet financiar, transparencë dhe rritje të besimit në tregjet financiare jobankare, në funksion të mbrojtjes së konsumatorëve dhe investitorëve.

Adela Xhemali u emërua anëtare e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare dhe Drejtoreshë e Përgjithshme Ekzekutive në Kuvendin e Shqipërisë, më 4 dhjetor 2025.

1 nga 2

/r.e/a.f/

The post Adela Xhemali merr detyrën e Drejtoreshës së Përgjithshme Ekzekutive të AMF appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kompanitë e sigurimit paguan më shumë dëme, por me vlerë më të ulët

1 December 2025 at 09:39

TIRANË, 1 dhjetor /ATSH/ Gjatë dhjetëmujorit janar–tetor të këtij viti, tregu i sigurimeve  regjistroi rënie të vlerës së dëmeve të paguara dhe rritje të numrit të tyre.

Sipas të dhënave të publikuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), shuma totale e dëmeve të paguara bruto arriti në 6.9 miliardë lekë, duke shënuar një ulje me 1,99% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Megjithatë, rënia në vlerë shoqërohet me një rritje të dukshme të numrit të dëmeve të likuiduara. Në dhjetëmujorin e këtij viti u paguan gjithsej 63,020 dëme, ose 2,815 më shumë se një vit më parë.

Pjesa dërrmuese e dëmeve të paguara vijon t’i përkasë sigurimit motorik, i cili mbetet segmenti më domethënës i tregut të sigurimeve të Jo-Jetës.

Vetëm gjatë kësaj periudhe, sigurimet motorike kanë paguar rreth 5.27 miliardë lekë dëme, që përfaqëson 76,45% të totalit. /j.p/

The post Kompanitë e sigurimit paguan më shumë dëme, por me vlerë më të ulët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rritje e qëndrueshme e tregut të sigurimeve vullnetare

30 November 2025 at 16:12

TIRANË, 30 nëntor/ATSH/ Tregu i sigurimeve vullnetare vijoi të zgjerohet gjatë periudhës janar-tetor të këtij viti, duke shënuar ritme pozitive rritjeje në pothuajse të gjitha portofolat. Tendenca konfirmon interesin në rritje të individëve dhe bizneseve për mbrojtje financiare më të gjerë, si dhe një stabilizim të strukturës së tregut.

Sipas të dhënave paraprake, primet e sigurimit vullnetar arritën rreth 8,4 miliardë lekë, me një rritje prej 6,79% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Edhe numri i kontratave u rrit në të njëjtën linjë, me 6,58%, çka tregon se rritja nuk është vetëm në vlerë monetare, por edhe në zgjerim të bazës së klientëve.

Rritje ka pësuar edhe segmenti i sigurimeve vullnetare të Jo-Jetës, me një ecuri pozitive prej 4,97%, çka reflekton rritjen e kërkesës për mbrojtje ndaj riskut të pronës, përgjegjësive dhe forcave të natyrës.

Portofolat e “Pronës, përgjegjësive dhe garancive” siguruan mbi 3,58 miliardë lekë gjatë periudhës, duke mbajtur peshën kryesore në tregun e Jo-Jetës. Brenda këtij grupi, sigurimi nga “Zjarri dhe dëmtime të tjera në pronë” zuri vendin kryesor me 67,07% të të ardhurave totale, i ndjekur nga sigurimi i përgjegjësisë së përgjithshme, me 23,25%. Ky dominim tregon se bizneset po i kushtojnë më shumë vëmendje menaxhimit të riskut dhe mbrojtjes së aseteve.

Ndërkohë, portofoli i “Zjarrit dhe forcave të natyrës” regjistroi një rritje të qëndrueshme, si në vëllimin e primeve të shkruara bruto me 4,53%, ashtu edhe në numrin e kontratave, me një rritje të fortë prej 9,92%. Ky rezultat lidhet edhe me ndërgjegjësimin në rritje për pasojat e fenomeneve klimatike.

Tregu i sigurimeve të aksidenteve dhe shëndetit arriti të gjenerojë rreth 1,201 miliardë lekë, një rritje prej 2,67%, ndërsa kërkesa për produkte të kujdesit shëndetësor privat vijon të jetë e qëndrueshme.

Segmenti i sigurimeve të Jetës ka shënuar një nga performancat më të forta në treg, me primet që arritën 1,862 miliardë lekë, një rritje e ndjeshme prej 13,87% krahasuar me vitin 2024. Ky zhvillim i atribuohet zgjerimit të ofertave të paketave afatgjata të kursimit dhe rritjes së ndërgjegjësimit për planifikimin financiar. /j.p/

The post Rritje e qëndrueshme e tregut të sigurimeve vullnetare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tregu i sigurimeve rritet me 10,5%, dominon sigurimi i pasurisë dhe nga aksidentet

27 November 2025 at 15:30

TIRANË, 27 nëntor/ATSH/ Tregu i sigurimeve njohu rritje të konsiderueshme gjatë periudhës janar-tetor.

Sipas raportit të publikuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), të ardhurat nga primet e shkruara bruto arritën 22,397 milionë lekë, një rritje prej 10,53% krahasuar me vitin e kaluar.

Kjo rritje pasqyron një zgjerim të tregut dhe një rritje të kërkesës për produkte sigurimesh.
Gjatë këtij periudhe, numri i kontratave të lidhura është rritur me 5,12%, duke arritur në 1,384,414 kontrata.

Sigurimet e Jo-Jetës mbeten dominueset në treg, duke përfaqësuar 91,65% të totalit të primeve të shkruara, ndërsa sigurimet e Jetës përbëjnë vetëm 8,32%.

Ky raport tregon se tregu i sigurimeve në Shqipëri është ende i orientuar kryesisht drejt produkteve që ofrojnë mbrojtje për pasuritë dhe aksidentet, sesa për sigurimet afatgjata të jetës.

Në segmentin e sigurimeve motorike, sigurimi i detyrueshëm motorik (MTPL) njohu rritje të fortë prej 13,97%, duke pasuar një rritje të numrit të kontratave me 7,47%.
Ndërsa sigurimi kufitar pësoi rënie të lehtë prej 1,47%.

Sigurimet vullnetarë patën gjithashtu një rritje prej 6,79% në primet e shkruara, duke arritur 8,493 milionë lekë.

Sigurimi i pronës dhe përgjegjësisë ka kontribuar ndjeshëm në këtë rritje, veçanërisht sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyrës, që pati rritje prej 4,53%.
Nga ana tjetër, sigurimet e Jetës shënuan një rritje të dukshme prej 13,87%.

 

The post Tregu i sigurimeve rritet me 10,5%, dominon sigurimi i pasurisë dhe nga aksidentet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rritje në tregun e fondeve të pensioneve private, 14,3 miliardë lekë asete

18 November 2025 at 17:13

TIRANË, 18 nëntor/ATSH/ Tregu i fondeve të pensioneve private vijoi rritjen edhe gjatë vitit 2025, sipas të dhënave të publikuara për periudhën janar-shtator 2025 nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF).

Në fund të shtatorit 2025, asetet neto të fondeve të pensioneve private arritën në 14,3 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 1,4 miliardë lekësh, ose 11,55% krahasuar me fundin e vitit 2024.

Kjo rritje e aseteve pasqyron një trend të qëndrueshëm të rritjes së këtij sektori, duke reflektuar një përmirësim të besimit të individëve dhe institucioneve në fonde të pensioneve private si një instrument të sigurisë financiare për të ardhmen.

Edhe numri i anëtarëve të fondeve të pensioneve private ka njohur gjithashtu një rritje të konsiderueshme.

Në fund të shtatorit, numri i anëtarëve të regjistruar në këto fonde arriti në 48 864 individë, duke shënuar një rritje prej 8,77% krahasuar me fundin e vitit 2024.

Në këtë periudhë, shtatë fonde pensioni kanë ushtruar aktivitetin e tyre në tregun shqiptar të pensioneve private, me një performancë pozitive në nivelin e aseteve dhe anëtarësisë.

/a.f/r.e/

The post Rritje në tregun e fondeve të pensioneve private, 14,3 miliardë lekë asete appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Adela Xhemali propozohet për drejtoreshë të AMF-së

By: redi
6 November 2025 at 16:00

Këshilli i Ministrave i ka propozuar zyrtarisht Kuvendit kandidaturën e Adela Xhemalit, për pozicionin e anëtarit të bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, që do të mbajë funksionin e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv. Për një periudhë pesëvjeçare, deri në muajin maj të këtij viti, Adela Xhemali ka mbajtur detyrën e zëvendësministres së Financave. Më herët, ajo ka ushtruar funksione…

Source

Kuvendi i kërkon AMF-së rishikimin e rregullores për çmimet e sigurimeve motorike

4 November 2025 at 16:03

TIRANË, 4 nëntor /ATSH/ Kuvendi pritet t’i kërkojë Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) që të rikthejë për diskutim dhe rishikim rregulloren “Për përcaktimin e faktorëve të riskut që përfshihen në përllogaritjen e primit për produktet e sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit”.

Në projektrezolutën e përgatitur nga Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, kërkohet që dokumenti të përafrohet plotësisht me modelin italian të sigurimeve motorike, i konsideruar si një nga praktikat më të avancuara evropiane në drejtim të transparencës dhe penalizimit proporcional të riskut.

Modeli i ri pritet të përfshijë vendosjen e një sistemi funksional “bonus-malus” që shpërblen drejtuesit e kujdesshëm dhe penalizon shkeljet e përsëritura, si dhe të mundësojë personalizimin e primit sipas historikut individual të drejtimit të mjetit. Po ashtu, projektrezoluta parashikon përfshirjen e paketës familjare të sigurimit, që lejon transferimin e bonusit brenda familjes, dhe diferencimin gjeografik të primit në varësi të nivelit të riskut dhe frekuencës së aksidenteve në zona të caktuara.

Kuvendi kërkon gjithashtu që AMF, në bashkëpunim me Autoritetin e Konkurrencës, të hetojë me prioritet tregun e sigurimeve të detyrueshme TPL dhe Karton Jeshil, për të verifikuar praktikat që mund të kenë kufizuar konkurrencën apo ndikuar në fiksimin e çmimeve. Hetimi duhet të përfshijë edhe mënyrën e shkëmbimit të informacionit ndërmjet operatorëve të tregut dhe ndikimin e tij në sjelljen tregtare të kompanive të sigurimit.

Në projektrezolutë kërkohet gjithashtu që AMF të propozojë masa konkrete për rikthimin e konkurrencës së lirë dhe forcimin e transparencës e mbrojtjes së konsumatorëve, si dhe të hetojë ekzistencën e subjekteve të paligjshme që ofrojnë platforma digjitale apo algoritme për koordinimin e çmimeve dhe ndarjen e tregut.

Sipas të dhënave të AMF-së, sigurimi i brendshëm TPL vijon të jetë shtylla kryesore e tregut të sigurimeve në vend. Për 9-mujorin e vitit 2025, primet e shkruara bruto nga ky produkt arritën në 10,5 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 14% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, dhe duke zënë 56,6% të tregut të sigurimeve të jo-jetës.  /j.p/r.e/

The post Kuvendi i kërkon AMF-së rishikimin e rregullores për çmimet e sigurimeve motorike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rritje e qëndrueshme në tregun e sigurimit të detyrueshëm motorik gjatë 9-mujorit

1 November 2025 at 14:47

TIRANË, 1 nëntor /ATSH/ Tregu i sigurimit të detyrueshëm motorik ka vijuar trendin pozitiv gjatë periudhës janar-shtator 2025, duke reflektuar një rritje të qëndrueshme si në vlerën e primeve të shkruara bruto, ashtu edhe në numrin e kontratave të sigurimit.

Sipas të dhënave zyrtare, primet totale të sigurimit të detyrueshëm motorik arritën në rreth 12.474 milionë lekë, me një rritje prej 12,96% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Rritja më e fortë është shënuar tek produkti “MTPL e brendshme”, ku primet e shkruara bruto u rritën me 13,92%, ndërsa numri i kontratave u rrit me 7,41%.

Ky zhvillim pasqyron një zgjerim të mbulimit të sigurimeve brenda territorit të vendit dhe një ndërgjegjësim më të lartë të drejtuesve të mjeteve për detyrimin ligjor të sigurimit.

Edhe produkti “Karton jeshil”, që mbulon përgjegjësitë për automjetet që qarkullojnë jashtë Shqipërisë, ka vijuar rritjen me 11,07% në vëllimin e primeve, ndërsa numri i kontratave është rritur me 2,51%, çka tregon një dinamikë pozitive në lëvizjen ndërkufitare të automjeteve shqiptare.

Ndryshe nga këto dy produkte, sigurimi kufitar ka shënuar një ulje të lehtë prej 1,58% në vëllimin e primeve të shkruara bruto dhe një rënie prej 1,90% në numrin e kontratave, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Kjo tendencë lidhet kryesisht me rënien e fluksit hyrës të automjeteve të huaja të pasiguruara që hyjnë përkohësisht në territorin shqiptar.

/r.e/

The post Rritje e qëndrueshme në tregun e sigurimit të detyrueshëm motorik gjatë 9-mujorit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sigurimet/ Brace akuza AMF-së: Bonus–malusi, skemë mashtruese në dëm të qytetarëve

By: D Marku
22 October 2025 at 23:08

Deputeti socialist Erion Braçe ka akuzuar Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare (AMF) dhe kompanitë e sigurimeve për mungesë konkurrence dhe marrëveshje të jashtëligjshme në tregun e sigurimeve.

Në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë, ai deklaroi se qytetarët po paguajnë çmime të larta për shkak të një sistemi që funksionon në favor të kompanive.

“Nuk ndryshon asgjë në këtë treg prej vitesh: të njëjtët operatorë, të njëjtat tarifa dhe të njëjtat barriera. Kjo nuk është ekonomi tregu, por një marrëveshje e paligjshme që është pranuar edhe nga ju, edhe nga Autoriteti i Konkurrencës”, u shpreh Braçe.

Ai kritikoi ashpër edhe sistemin e ri të bonus–malus për sigurimin e automjeteve, duke e cilësuar si një skemë që nuk ndëshkon sjelljet e rrezikshme në rrugë, por mbron interesat e kompanive.

“Aplikimi i sistemit bonus-malus prisja të prishte këtë marrëveshje të paligjshme. 3 vite e shënuar në ligj, 3 vite nuk u bë, se ju la në dorë kompanive zbatimi i bonus malus. Nuk e bëtë as ju, në një marrëveshje shumë të qartë me njëri tjetrin, ndërsa qytetarët vazhdojnë e paguajnë shtrenjtë. Akti që nuk keni nxjerrë nuk është model evropian, modeli italian është me 18 klasa jo me 3. Modeli italian si në bonus dhe në malus është shumë i shpejtë, për një vit pa aksidente ngjitesh një shkallë më lartë, ndërsa për një aksident bie dy më poshtë. Ku përputhet modeli jonë me Italinë, Spanjën apo Finlandën?

Bonusi është nga 0.95-0.98, pra nëse unë sillem mirë nga niveli bazë 1% përsëri përfitimi do të jetë nga 0.95-0.98, kurse të gjithë ato që përmenda bonusin e kanë për stimulim për tu sjellë mirë në rrugë, ndërsa malusin e kanë ndëshkim.

Si mund të ndahet Shqipëria në Berat, Dibër dhe Kukës e gjithë pjesa tjetër pastaj. Unë jam nga Tirana s’kam bërë asnjë dëm, pse duhet të penalizohem unë me këtë? E ku është bonusi këtu, apo të shkoj të bëj pasaportizimin në Berat, Dibër dhe Kukës që të përfitoj? Nuk është normale, dhe është në interes të kompanive.

Unë bonusin e marr se jam deputet jo se sillem unë paguaj 180 mijë lekë, dhe ai gangsteri që ka makinën e bukur merr bonus paguan po 180 mijë lekë. Ja këtu është katandisur tregu”,- tha Braçe.

The post Sigurimet/ Brace akuza AMF-së: Bonus–malusi, skemë mashtruese në dëm të qytetarëve appeared first on Albeu.com.

Mimoza Kaçi, drejtoresha e dështuar e AMF që u vu në shërbim të kartelit të sigurimeve

By: Elva
22 October 2025 at 21:45

Këpushat janë parazitë oportunë gjakthithës që mund të ngjiten në lëkurën e shumë strehuesve të grupit të kurrizorëve dhe pasi e bëjnë këtë nuk shqiten më. Në terma figurativë, këpushat janë dhe fenomen njerëzor. Mimoza Kaçi, drejtoresha e Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, kërkon mandatin e tretë në krye të institucionit që duhet të rregullojë një […]

The post Mimoza Kaçi, drejtoresha e dështuar e AMF që u vu në shërbim të kartelit të sigurimeve appeared first on BoldNews.al.

Sigurimet/ Braçe akuza AMF-së: Bonus–malusi, skemë mashtruese në dëm të qytetarëve

By: Elva
22 October 2025 at 21:41

Deputeti socialist Erion Braçe ka akuzuar Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare (AMF) dhe kompanitë e sigurimeve për mungesë konkurrence dhe marrëveshje të jashtëligjshme në tregun e sigurimeve. Në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë, ai deklaroi se qytetarët po paguajnë çmime të larta për shkak të një sistemi që funksionon në favor të kompanive. “Nuk ndryshon asgjë […]

The post Sigurimet/ Braçe akuza AMF-së: Bonus–malusi, skemë mashtruese në dëm të qytetarëve appeared first on BoldNews.al.

Drejtuesja e AMF-së: Nga 1 janari 2026, sigurimi i makinës do të ndryshojë sërish

By: Ela
22 October 2025 at 14:57

Drejtuesja e AMF-së, Mimoza Kaçi, deklaroi ditën e sotme se nga 1 janari i vitit të ardhshëm do të ndryshojë përsëri siguracioni i makinës. Gjatë fjalës së saj, Kaçi shpjegoi se të gjithë drejtuesit e mjeteve që kanë shkaktuar aksidente gjatë këtij viti do të paguajnë më shumë sigurim vitin tjetër. “Cilit modeli Evropian i […]

The post Drejtuesja e AMF-së: Nga 1 janari 2026, sigurimi i makinës do të ndryshojë sërish appeared first on BoldNews.al.

Rritje e primeve dhe kontratave të sigurimeve, ulje e dëmeve të paguara

27 September 2025 at 10:57

TIRANË, 27 shtator/ATSH/ Tregu i sigurimeve në Shqipëri gjatë periudhës janar–gusht 2025 ka shënuar rritje të ndjeshme, çka reflekton zgjerim të mbulimit të sigurimeve.

Sipas të dhënave zyrtare të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit arritën në 17,9 miliardë lekë, me një rritje prej 9,53% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Ndërkohë, numri i kontratave të sigurimit të lidhura gjatë 8-mujorit arriti në 1,116,204, duke shënuar një rritje prej 6,12% në raport me një vit më parë.

Tregu vijon të mbetet i orientuar kryesisht drejt sigurimeve të Jo-Jetës, të cilat përbëjnë 91,57% të totalit të primeve.

Sigurimet e Jetës përfaqësojnë 8,40%, ndërsa risigurimi ka një pjesë shumë të vogël prej vetëm 0,026%.

Nga pikëpamja e ndarjes së tregut sipas natyrës së kontratave, sigurimet e detyrueshme përbëjnë 61,84% të tregut, ndërsa sigurimet vullnetare zënë 38,16%.

Sa i përket kompensimeve, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve gjatë janar–gusht 2025 arritën në rreth 5,468 milionë lekë, duke shënuar një ulje me 2,27% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Megjithatë, në kategorinë e sigurimit motorik, dëmet e paguara bruto u rritën me 2,59%, duke arritur në 4,195 milionë lekë, çka tregon për një dinamikë më të lartë të këtij segmenti krahasuar me të tjerët. /j.p/

 

The post Rritje e primeve dhe kontratave të sigurimeve, ulje e dëmeve të paguara appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tregu i fondeve të investimeve arrin 69 miliardë lekë, përpjekje për diversifikim të portofolit

17 September 2025 at 15:10

TIRANË, 17 shtator/ATSH/ Tregu i fondeve të investimeve shënoi rritje dhe zgjerim gjatë gjysmës së parë të vitit 2025.

Me një rritje të ndjeshme të vlerës së aseteve neto dhe të numrit të investitorëve, ky treg po konsolidohet si një alternativë e besueshme dhe me potencial të lartë investimi.

Referuar raportit të publikuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), vlera neto e aseteve të tregut, arriti në fund të 6-mujorit të parë të vitit mbi 69 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 7724 milionë lekësh ose 12,59%, krahasuar me fundin e vitit 2024.

Investimet kryesore janë përqendruar në titujt qeveritarë, konkretisht bono thesari dhe obligacione, të cilët përbëjnë 83,84% të totalit të investimeve.

Ndërsa 5,79% e investimeve janë orientuar drejt tregjeve financiare ndërkombëtare, duke reflektuar një përpjekje për diversifikim të portofolit dhe kërkesën për mundësi të reja investimi.

Në treg operojnë 6 shoqëri administruese, 4 prej tyre me kapital vendas dhe 2 me kapital të huaj.

Struktura e tregut me një përzierje të shoqërive me kapital vendas dhe të huaj, kontribuon në krijimin e një mjedisi konkurrues dhe dinamik për zhvillimin e këtij sektori në ekonominë shqiptare.

Numri i fondeve në total është 18, nga të cilat 4 janë fonde investimi alternative, që ofrojnë mundësi investimi më të specializuara dhe me risk më të lartë, por edhe me potencial më të madh fitimi.

Numri i investitorëve që kanë investuar në këtë treg arriti 41 418, duke shënuar një rritje prej 9,61% krahasuar me fundin e vitit 2024.

/r.e/

The post Tregu i fondeve të investimeve arrin 69 miliardë lekë, përpjekje për diversifikim të portofolit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rreziqet në kohën e transformimit digjital, AMF në konferencën e EIOPA-s në Frankfurt

6 September 2025 at 15:10

TIRANË, 6 shtator/ATSH/ Drejtoresha e përgjithshme ekzekutive e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Mimoza Kaçi, mori pjesë në konferencën ndërkombëtare mbi mbikëqyrjen globale të sigurimeve 2025, organizuar nga Autoriteti Evropian i Sigurimeve dhe Pensioneve Profesionale (EIOPA) dhe Qendra Ndërkombëtare për Rregullimin në Sigurime (ICIR).

Në panelin me temë: “Rezistenca ndaj rreziqeve në kohën e transformimit digjital”, Kaçi ndau përvojën e Shqipërisë si një treg në zhvillim që përballet me sfida, por edhe me mundësi të mëdha digjitalizimi, ku përdorimi i teknologjive të reja nxit rritjen e aksesit të publikut në produkte sigurimi.

Ajo nënvizoi rëndësinë e investimeve në infrastrukturë teknologjike, forcimin e kapaciteteve, rritjen e besimit të konsumatorëve, si dhe konsolidimin e kuadrit rregullator dhe mbikëqyrës, në mbështetje të inovacionit dhe për zhvillime të qëndrueshme në tregun shqiptar të sigurimeve.

Duke iu referuar rolit rregullator, Kaçi theksoi se Autoriteti po punon për harmonizimin e legjislacionit vendas me Acquis të BE-së, përfshirë kalimin drejt regjimit të Solvency II, si dhe për zhvillimin e planeve për qëndrueshmërinë operacionale në përputhje me rregulloren europiane “Digital Operational Resilience Act” (DORA).

Ky panel, me pjesëmarrje ndërkombëtare të nivelit të lartë nga institucionet rregullatore dhe nga industria e sigurimeve, u moderua nga Clement Cheung, drejtor ekzekutiv i Autoritetit të Sigurimeve të Hong-Kongut.

/r.e/

The post Rreziqet në kohën e transformimit digjital, AMF në konferencën e EIOPA-s në Frankfurt appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tregu i sigurimeve: Miliona euro fitime, zero drejtësi për qytetarët

By: Elva
30 August 2025 at 22:16

Sipas buletinit më të fundit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), gjatë periudhës janar – korrik 2025 të ardhurat nga primet e shkruara bruto të kompanive të sigurimeve kapën shifrën 15.473 milionë lekë, me një rritje prej 8.98% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.  Në të njëjtën kohë, numri i kontratave të sigurimit […]

The post Tregu i sigurimeve: Miliona euro fitime, zero drejtësi për qytetarët appeared first on BoldNews.al.

Tregu i sigurimeve rritje me rreth 8% në gjysmën e parë të vitit

TIRANË, 30 korrik/ATSH/ Tregu i sigurimeve shënoi rritje gjatë periudhës janar-qershor të këtij viti, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Referuar raportit të publikuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit arritën 12,8 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej rreth 8%, krahasuar me periudhën janar-qershor 2024.

Numri i kontratave të lidhura gjatë gjysmës së parë të vitit arriti 755 806, një rritje prej 8,06% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo tregon një rritje të interesit nga konsumatorët dhe një forcim të besimit në sigurimet e ofruara nga kompanitë e sigurimeve.

Në aspektin e ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, tregu vazhdon të jetë i orientuar kryesisht tek sigurimet e jo-jetës, të cilat kanë kontribuar me 90,98% të vëllimit të përgjithshëm të primeve.

Ndërkohë, sigurimet e jetës kanë zënë vetëm 8,99%, një përqindje që mbetet e ulët.

Në ndarjen sipas llojit të sigurimeve, primet e shkruara bruto të sigurimeve vullnetare zënë 41,29% të totalit, ndërsa sigurimet e detyrueshme zënë 58,71% të tregut.

Ndërkohë, dëmet e paguara bruto gjatë periudhës janar-qershor 2025 shënuan një ulje të lehtë prej 0,73%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke arritur në rreth 4 miliardë lekë.

Sigurimi motorik shënoi rritje të konsiderueshme në dëmet e paguara, me një vlerë prej 2640 milionë lekësh, që përbën një rritje prej 6,48% krahasuar me vitin e kaluar.

/r.e/

The post Tregu i sigurimeve rritje me rreth 8% në gjysmën e parë të vitit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

GRAFIKËT/ Sigurimi i makinave, rriten të ARDHURAT nga primet, por jo DËMSHPËRBLIMET për aksidentet, AMF hesht. Kompanitë problematike

By: V K
9 July 2025 at 10:49

Kur Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, organi rregullator i tregut të sigurimeve në Shqipëri, ndryshoi faktorët e riskut për caktimin e çmimit të policave të sigurimit motorik, u tha shqiptarëve se kjo bëhej në të mirën e tyre, në mënyrë që secili të paguante atë që i takon me argumentin se shoferët e këqinj duhej të ndëshkoheshin dhe të mirët, të shpërbleheshin.

Në fakt, tani që kanë dalë edhe të dhënat e periudhës janar-maj 2025 mbi tregun e sigurimeve, deklarata e AMF rezulton e pavërtetë.

Skyweb.al, ka analizuar treguesit e primeve të arkëtuara nga tregu i sigurimeve dhe dëmeve të paguara, duke arritur në përfundimin se të paktën deri më tani, ndryshimi i faktorëve të riskut ka rezultuar mjaft i frytshëm për disa kompani sigurimesh, të cilat kanë rritur të ardhurat nga primet, por kanë ulur pagesat e dëmeve për MTPL-të.

Sipas AMF, përgjatë periudhës janar-maj 2025, kompanitë e sigurimeve arkëtuan rreth 70.5 milionë euro prime për segmentin e sigurimit motorik, i cili përbën edhe pjesën më të madhe të tregut të sigurimeve në Shqipëri, ndërkohë që kanë paguar 25.5 milionë euro dëme për këtë segment.

 


Primet nga MTPL dhe demet e paguara nga kompanite e sigurimeve gjate janar-maj 2025. Burimi: AMF. Perpunimi grafik: Skyweb.al

Rezulton që krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kompanitë e sigurimeve në tërësi i rritën të ardhurat nga primet me rreth 12.4 për qind, ndërkohë që pagesat e dëmeve janë rritur me vetëm 2.2 për qind!

Pra, kompanitë kanë arritur të ardhurat, kryesisht për shkak të rregullores së re të AMF-së si edhe faktorëve të tjerë që do ti shtjellojmë më poshtë, por nuk kanë rritur me të njëjtin ritëm edhe pagesat e dëmeve ndaj të siguruarve.

 


Ecuria ne % e primeve dhe demeve gjate janar-maj 2025. Burimi: AMF. Perpunimi grafik: Skyweb.al

Madje, ka nga ato kompani që kanë rritur ndjeshëm të ardhurat dhe kanë ulur çuditërisht pagesat e dëmeve gjatë kësaj periudhe, duke mos mbajtur kështu përgjegjësi edhe pse kanë blerë rrezikun e të siguruarit!

Sa për referencë, gjatë periudhës janar-maj 2024, kompanitë e sigurimeve rriten me më shumë se 25% pagesat e dëmeve ndaj të siguruarve krahasuar me janar-maj 2023, gjë që konfirmon se diçka nuk shkon për periudhën tonë referencë.

Skyweb.al, iu drejtua AMF-së me një kërkesë për koment në lidhje me treguesit në fjalë, por deri në publikimin e këtij shkrimi nuk morëm asnjë përgjigje, duke shtuar dyshimet se kemi të bëjmë me një skemë të organizuar nga aktorë të fuqishëm të këtij tregu me bekimin e rregullatorit.

Megjithatë, për të marrë një këndvështrim tjetër, redaksia iu drejtua një burimi që e njeh mirë tregun duke kërkuar prej tij një analizë të pavarur të treguesve të mësipërm.

Ky i fundit, i shpjegoi redaksisë se si faktor kryesor në rritjen e primeve gjatë periudhave të krahasuara, duhet marrë në konsideratë edhe shtimi i numrit të makinave në Shqipëri.

“Bëhet fjalë për rreth 34 mijë makina më shumë, pra janë 34 mijë polica sigurimi MTPL më shumë gjatë janar-maj 2025 krahasuar me janar-maj 2024, të cilat sigurisht që kanë rritur primet për kompanitë. Për të patur një panoramë të qartë duhet bërë një analizë e plotë e profilit të makinave që janë regjistruar për herë të parë, gjë e cila do të na tregonte më shumë mbi peshën që ka secila kategori”, tha ai.

“Duhet të kini parasysh se rritja e primeve për sigurimet motorike lidhet edhe me zgjerimin e përgjithshëm të ekonomisë së vendit. Kjo po ndodh në mënyrë konstante gjatë viteve të fundit, pra nuk është ndonjë risi. Ka edhe mjaft raste ku pagesat e dëmëve mbeten pezull pasi i dëmtuari nuk bie dakord me shumën e ofruar dhe çështja zvarritet duke sjellë edhe treguesit, të cilëve ju i referoheni”.

Skyweb.al, bëri analizën e vetë të dhënave pas këtij shpjegimi duke konstatuar se po, ka një rritje të numrit të makinave, rrjedhimisht edhe të policave të sigurimit gjatë periudhave në fjalë, por kjo rritje është rreth 9%, ndërkohë që të ardhurat e kompanive janë rritur me 12.4% dhe për më tepër, pagesat e dëmshpërblimeve janë rritur në tregues minimalë.

Në janar-maj 2024 janë shënuar 378 181 kontrata MTPL, ndërkohë që në janar-maj 2025 u lidhën 412 248 të tilla.

Kompani që blejnë rrezikun, por nuk dëmshpërblejnë

Tregu i sigurimeve të jo-jetës, ka njohur ndryshime të forta gjatë dekadës së fundit ku futja e aktorëve të rinj ka rritur edhe ofertën për qytetarët, pavarësisht mungesave të përgjithshme, dhe problemeve me kapjen e segmenteve të caktuar të rinj nga aktorë të caktuar.

Skyweb.al, bëri një krahasim të primeve dhe dëmeve të paguara nga secila kompani në treg gjatë periudhës janar-maj 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë duke arritur në konstatimin se kompania SIGAL, e cila ka pjesën më të madhe të kontratave në treg për momentin, renditet gjithashtu në krye të listës së kompanive më rënie të dëmshpërblimeve, në vlerë.

 


Krahasimi Rritja e primeve dhe DEMEVE te paguara nga SIGAL. Të dhënat: AMF. Përpunimi grafik: Skyweb.al

Kështu, në periudhën janar-maj 2024, SIGAL arkëtoi rreth 13 milionë euro prime MTPL dhe pagoi rreth 5.2 milionë euro dëme.

Ndërkohë, për të njëjtën periudhë të vitit 2025 arkëtoi 14.8 milionë euro prime dhe pagoi rreth 4.9 milionë euro dëme.

Kompania rriti në janar-maj 2025 të ardhurat nga primet me rreth 12.9 për qind, por uli pagesat e dëmeve me rreth 4.8 për qind (shih grafikun).

INTERSIG ndërkohë renditet në krye të listës për rritje në përqindje të të ardhurave nga primet po ashtu në krye të listës për rënien drastike të dëmshpërblimeve, në përqindje.

Kështu, në janar-maj 2024, INTERSIG arkëtoi rreth 6.2 milionë euro nga primet, kurse në janar-maj 2025, të ardhurat u rriten në rreth 7 milionë euro ose rreth 13.2% më shumë.

Krahasimi Rritja e primeve dhe DEMEVE te paguara nga INTERSIG. Të dhënat: AMF. Përpunimi grafik: Skyweb.al

Nga ana tjetër, në periudhën janar-maj 2024 pagoi 3.9 milionë euro dëme, ndërsa në janar-maj 2025, shuma e dëmeve të paguara ra me rreth 40% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ose 2.4 milionë euro.

Skyweb.al, konstatoi gjithashtu nga të dhënat e AMF se SIGAL, është kompania e parë për numrin e dëmeve të lëna pezull për periudhën në fjalë. 1 në 3 dëme pezull janë të SIGAL, gjë që tregon se qytetarët e siguruar janë duke u sorollatur pa marrë dëmshpërlimet e tyre, gjë që normalisht ka dhënë kontributin në treguesit e mësipërm.

Treguesit e demeve pezull per secilen kompani per periudhen janar-maj 2025. Burimi: AMF

Kompanitë SIGAL dhe INTERSIG, nuk iu përgjigjen pyetjeve të redaksisë në lidhje me shkaktarët e treguesve në fjalë.

Më shumë ndëshkim dhe pak shpërblim, çfarë solli rregullorja e re e AMF

Skyweb.al, ka raportuar që në nisje të zbatimit të sistemit të ri të sigurimit të detyrueshëm motorik.

Sipas rregullores së miratuar nga Bordi i AMF në shtator 2024, e cila nisi të zbatohej në janar 2025, një shofer që nuk ka shkaktuar asnjë aksident përgjatë vitit, përfiton një ulje modeste të policës nga 2 deri në 5%.

Në të kundërt, një shofer që ka shkaktuar një aksident paguan 25% më shumë, ndërsa për dy aksidente rritja arrin në 50%. Në skenarin maksimal, kur kombinohen edhe faktorë të tjerë risku (mosha e mjetit, qarku i regjistrimit, fuqia motorike, etj.), primi i sigurimit mund të rritet deri në 125%.

Nëse çmimi bazë i një police sigurimi është 17,000 lekë, një shofer i penalizuar me një aksident do të paguajë 21,250 lekë, ndërsa me dy aksidente, 25,500 lekë.

Nga ana tjetër, një shofer i rregullt në Shqipëri dhe që përmbush të gjitha kushtet e riskut të ulët sipas faktorëve të riskut të miratuar nga bordi i AMF, paguan jo më pak se 13,940 lekë në vit.

Të dhënat tregojnë se 95% e shoferëve të siguruar klasifikohen në kategorinë “bonus”, por përfitimi për ta është pothuaj simbolik: 2 deri në 5% ulje, një shifër e papërfillshme për konsumatorët, sidomos në raport me përqindjen e lartë të rritjes së primit për ata që kanë një rekord negativ.

Rregullorja në fuqi penalizon veçanërisht drejtuesit e automjeteve të vjetra dhe me motorë më të fuqishëm, të cilat janë më të përhapura në Tiranë dhe qytetet e mëdha.

Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, flota kombëtare ka një moshë mesatare prej 17–18 vitesh dhe shumica e mjeteve janë me motor mbi 1400 kubikë, çka i përjashton automatikisht nga përfitimi i lehtësirave.

Kjo do të thotë se edhe nëse një shofer është i rregullt, në praktikë ai vazhdon të paguajë më shumë për shkak të karakteristikave të mjetit apo vendbanimit, një mekanizëm që më shumë ndëshkon se shpërblen.

Për krahasim, Kosova ka zbatuar po të njëjtin sistem “bonus-malus” që nga viti 2020, por në një mënyrë më të ekuilibruar.

Banka Qendrore e Kosovës, ka ndarë 19 shkallë primi, ku shoferët e rregullt mund të përfitojnë ulje deri në 55%, ndërsa shkelësit e rregullt penalizohen deri në 250%.

Edhe pse sistemi kosovar ndëshkon më fort, ai shpërblen realisht dhe në mënyrë të ndjeshme ata që respektojnë rregullat, duke rritur ndërgjegjësimin dhe disiplinën rrugore.

Për më tepër, analiza e mësipërme e të dhënave nga Skyweb.al konfirmoi se kjo rregullore po i shërben aktorëve të caktuar në treg që të rrisin të ardhurat duke mos dëmshpërblyer të siguruarit.

Koeficientët e rriskut sipas Rregullores së AMF që solli treguesit e mësipërm

 

The post GRAFIKËT/ Sigurimi i makinave, rriten të ARDHURAT nga primet, por jo DËMSHPËRBLIMET për aksidentet, AMF hesht. Kompanitë problematike appeared first on Albeu.com.

Mbi 40 mijë investitorë në tregun e sipërmarrjeve të investimeve kolektive

TIRANË, 20 qershor/ATSH/ Tregu i Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive (SIK) vijoi trendin pozitiv të rritjes gjatë tremujorit të parë të vitit 2025, duke reflektuar një zgjerim të ndjeshëm si në vlerën e aseteve, ashtu edhe në pjesëmarrjen e investitorëve.

Sipas të dhënave të publikuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), më 31 mars 2025 vlera neto e aseteve në tregun SIK arriti në 67,01 miliardë lekë, ose rreth 675 milionë euro, duke shënuar një rritje prej 5,65 miliardë lekë, që përkthehet në një rritje prej 9,21%, krahasuar me fundin e vitit 2024.

Të dhënat treguan se numri i investitorëve në këtë treg ka kaluar shifrën e 40 mijë, një rritje prej 6% krahasuar me fundin e vitit 2024.

Fondet e investimit me pjesëmarrje të hapur dhe ofertë publike përbëjnë pjesën më të madhe të tregut, me një vlerë neto të aseteve prej 60,96 miliardë lekë, ose afërsisht 614 milionë euro, duke shënuar një rritje prej 10,08% nga fundi i vitit të kaluar.

Në tregun SIK kanë operuar gjashtë shoqëri administruese të licencuara nga AMF, prej të cilave katër janë me kapital vendas dhe dy me kapital të huaj. Deri në fund të tremujorit të parë, numri i përgjithshëm i fondeve të investimit arriti në tetëmbëdhjetë, nga të cilat katër janë fonde alternative.

Struktura e investimeve në tregun e sipërmarrjeve të investimeve kolektive vijon të dominohet nga titujt qeveritarë, si bono thesari dhe obligacione, të cilët zënë 78,75% të totalit të investimeve. Ndërkohë, 5.69% e aseteve janë të investuara në tregjet financiare ndërkombëtare.

Rritja e vazhdueshme e vlerës së aseteve dhe e numrit të investitorëve dëshmon për besimin në rritje që individët dhe subjektet ekonomike po tregojnë ndaj tregut të fondeve të investimit, si dhe për rolin e rëndësishëm që ky sektor po merr në zhvillimin e mëtejshëm të tregjeve kapitale në Shqipëri. /j.p/

The post Mbi 40 mijë investitorë në tregun e sipërmarrjeve të investimeve kolektive appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌