Në kushtet e motit me reshje intensive që kanë përfshirë vendin dhe që kanë shkaktuar vështirësi në disa zona, ekipet e të gjitha institucioneve në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë vijojnë të jenë në terren për menaxhimin e situatës dhe garantimin e shërbimeve të pandërprera për qytetarët.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u shpreh se nata e kaluar ka qenë sfiduese për të gjitha njësitë operative, të cilat kanë qenë në gatishmëri të plotë në të katër anët e vendit.
“Nata e mbrëmshme ishte sfiduese për të gjitha njësitë operative të terrenit, që janë në krye të detyrës pa reshtur, për të mbajtur shërbimet e pandërprera, në të katër anët e vendit”, deklaroi Balluku.
Ekipet e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) po punojnë intensivisht në terren për riparimin e dëmtimeve në rrjetin energjetik, të shkaktuara nga kushtet e vështira atmosferike, me qëllim rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit me energji elektrike në zonat e prekura.
Paralelisht, strukturat përgjegjëse për infrastrukturën rrugore janë angazhuar në pastrimin e akseve rrugore nga inertët dhe materialet e sjella nga reshjet, për të garantuar qarkullimin normal dhe sigurinë e përdoruesve të rrugës.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë bën me dije se situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme dhe se të gjitha strukturat përkatëse mbeten në gatishmëri për t’iu përgjigjur çdo problematike që mund të paraqitet si pasojë e kushteve të motit.
Gjetja e një pune jashtë vendit, qoftë edhe përkohësisht është bërë një tendencë e qëndrueshme gjatë viteve të fundit dhe kjo reflektohet dhe në të ardhurat që ata po gjenerojnë nga punësimi sezonal.
Afërsia me vendet si Italia e Greqia, por dhe mundësia për të punuar online kanë zgjeruar gjeografinë e shteteve nga të cilët shqiptarët gjenerojnë të ardhura.
Eurostat, në sistemin e vet të të dhënave, krahas prurjeve nga emigrantët, publikon dhe të ardhurat nga transferta nga puna sezonale për shtetasit shqiptarë për vitin 2024.
Nga rreth 2.1 miliardë euro, janë dërguar në Shqipëri gjatë vitit 2024 nga transfertat personale dhe kompensimi i punonjësve, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat, transfertat personale përbënin 31.6% të totalit, ose 663 milionë euro.
Kjo është shuma e fituar nga ata që punojnë jashtë shtetit dhe e transferuar në Shqipëri, të paktën zyrtarisht. (Kompensimi i punonjësve përfshin paga dhe të ardhura që rezidentë të një vendi fitojnë duke punuar përkohësisht jashtë shtetit, p.sh. punë sezonale, përpara se të zbriten taksat dhe kontributet).
Emigrantët dhe ata që punojnë përkohësisht jashtë dërguan 2.1 miliardë euro në Shqipëri në 2024-n
Të ardhurat nga puna jashtë vendit janë rritur vazhdimisht vitet e fundit, duke reflektuar rritje e emigrimit, qoftë edhe të përkohshëm.
Në vitin 2022, po sipas Eurostat, transfertat personale ishin 455 milionë euro, në 2023-n arritën në 629 milionë euro, me një rritje prej 38%. Në 2024-n rritja u ngadalësua në 5.1%, duke arritur në 663 milionë euro.
Vendin e parë e mban Greqia. Shteti fqinjë bëhet pritës sidomos në verë e vjeshtë i qindra shqiptarëve që shkojnë të punojnë në bujqësi.
Transfertat personale nga puna sezonale nga Greqia ishin 156 milionë euro në 2024-n.
Në vend të dytë është Italia, gjithashtu një vend i preferuar për emigrantët për shkak të afërsisë gjeografike dhe mundësive që ka për punësim.
Tranfertat nga Italia ishin 126 milionë euro në 2024-n, sipas Eurostat.
Në vend të tretë është Gjermania, që vitet e fundit është bërë një vend i preferuar nga shumë profesionistë. Transfertat nga Gjermania ishin 69 milionë euro në 2024-n.
Mbretëria e Bashkuar është destinacioni tjetër i preferuar i të punësuarve sezonalë, që kanë gjeneruar rreth 65 mln euro në 2024-n.
Pas tij renditen Zvicra me 27 milionë euro, Turqia me 20 milionë euro.
Edhe Irlanda është një vend i preferuar, me 19.7 milionë euro transferta.
Franca, ndonëse është shteti kryesor për kërkesat e azilantëve është i teti për transfertat e të punësuarve sezonalë.
Destinacione të tjera nga ku sigurohen të ardhura nga puna e përkohshme janë Austria (16.9 milionë euro), Shtetet e Bashkuara (14.2 milionë euro), Polonia (13.5 mln euro), Holanda (11.5 mln euro).
Gjeografia e shqiptarëve që punojnë përkohësisht jashtë ka arritur deri në vendet arabe të Gjirit Persik, ku transfertat arritën në 2.3 milionë euro në 2024.
Në punët sezonale dhe të përkohshme jashtë vendit, shtetasit shqiptarë angazhohen tradicionalisht në sektorë që kërkojnë fuqi punëtore intensive dhe fleksibile.
Pjesa më e madhe punon në bujqësi, veçanërisht në mbledhjen e frutave, perimeve dhe ullinjve, në serra dhe në përpunimin fillestar të produkteve bujqësore.
Ky profil mbetet dominues, sidomos në vendet fqinje dhe në disa tregje të Europës Perëndimore.
Një tjetër sektor i rëndësishëm është turizmi dhe shërbimet, ku shqiptarët punësohen sezonalisht në hotele, restorante dhe struktura akomoduese gjatë muajve të verës.
Punët tipike përfshijnë shërbimin në restorante, kuzhinë ndihmëse, pastrim, mirëmbajtje dhe shërbime mbështetëse.
Ndërtimi vijon të jetë një fushë e rëndësishme e punësimit sezonal dhe të përkohshëm, me angazhime në punime fizike, përfundime ndërtimi, rikonstruksione dhe projekte infrastrukturore.
Në disa vende, shqiptarët angazhohen edhe në industri përpunuese dhe logjistikë, kryesisht në linja paketimi, magazina dhe përpunim ushqimor.
Së fundmi, po vihet re edhe një rritje graduale e përfshirjes së shqiptarëve në shërbime të lidhura me teknologjinë e informacionit, kryesisht në forma fleksibile ose kontrata afatshkurtra.
Këto përfshijnë zhvillim softuerësh, testim aplikacionesh, mbështetje teknike, shërbime digjitale dhe punë të tjera IT të ofruara nga distanca për kompani të huaja.
Edhe pse ky segment është ende më i vogël krahasuar me punët tradicionale sezonale, ai po zgjerohet me shpejtësi, i nxitur nga aftësitë e të rinjve shqiptarë, puna në distancë dhe kërkesa në rritje për shërbime digjitale./Monitor
Viti 2025 llogaritet të mbyllet me shpenzime për dhënie dëmshpërblimesh për largime apo pushime të padrejta nga puna, me vlerë 284 milionë lekë.
Për tre vitet e ardhshme, periudhën 2026–2028, parashikohet të shpenzohen edhe 870 mln lekë apo rreth 9 mln euro të tjera për ekzekutimin e detyrimeve që rrjedhin nga vendimet gjyqësore të formës së prerë për të larguarit nga puna.
Kjo e çon totalin e faturës së shpenzimeve për periudhën 2025–2028 në rreth 1,1 mld lekë, ose afërsisht 12 mln euro. Të dhënat janë publikuar te “Programi buxhetor afatmesëm 2026-2028, i rishikuar”.
Për periudhën 2026 deri në 2028 pritet të ekzekutohen detyrimet për 425 vendime gjyqësore me vlerë totale prej 870 mln lekë. Dëmshpërblimi për çdo vendim llogaritet nga 1,9 mln lekë deri në 2,2 mln lekë.
Për vitin 2026 pritet të ekzekutohen detyrimet për 145 vendime gjyqësore, me një total shpenzimesh me vlerë 300 mln lekë. Kostoja për njësi (për vendim) llogaritet 2.2 mln lekë.
Shpenzimet për 2027 parashikohen me vlerë 270 mln lekë për ekzekutimin e pagesave të 140 vendimeve gjyqësore. Kostoja për vendim llogaritet 1.9 mln lekë.
Edhe për vitin 2028 parashikohen të ekzekutohen pagesat për një numër prej 140 vendime të tjera gjyqësore. Totali i shpenzimeve llogaritet 270 mln lekë apo me kosto për njësi prej 1.9 mln lekë.
Për vitin 2025 Ministri e Financave parashikon të shpenzojë për ekzekutim të detyrimeve për të larguarit nga puna pa të drejtë shumën prej 284 mln lekë, duke e çuar totalin e faturës së shpenzimeve për vitet 2025-2028 në vlerën e 1.1 mld lekëve apo rreth 12 mln euro.
Për dhënien e dëmshpërblimeve për të larguarit nga puna, janë paguar 13 mld lekë apo rreth 130 mln euro për vitet 2015 deri në 2023 sipas të dhënave të Ministrisë së Financave të dhëna më herët për Monitor.
Në harkun e 9 viteve të mëparshme, vitet 2015-2023, rezultoi se fatura më e lartë e paguar për të larguarit nga puna, të cilët kishin fituar çështjet gjyqësore ishte për vitin 2017, në vlerën e 1,8 mld lekëve.
Në totalin e shpenzimeve për vendimet gjyqësore të formës së prerë pagesat me të larta janë kryer për ekzekutim të detyrimeve, për të larguarit nga puna nga administrata e qeverisjes qendrore.
Totali i faturës së paguar për largimet nga puna prej administratës qendrore për vitet 2015-2022, llogaritet 9,9 mld lekë. Fatura e paguar nga pushteti vendor për të njëjtën periudhë ishte 2,2 mld lekë.
Nga bashkitë pagesat më të larta për dëmshpërblimet e të larguarve nga puna ishin në vitin 2016 në vlerën e 315,5 milionë lekë dhe kanë kulmuar në 2022, para vitit zgjedhor në vlerën e 324,6 milionë lekë.
Një ndër arsyet e rritjes së faturës nga viti në vit është stoku i dosjeve të prapambetura, ku sipas avokateve në shumë raste tejkalohet afati i arsyeshëm i gjykimit që është deri në 3 vite.
Deri në vitin 2023 numri i tyre në Gjykatën Administrative të Apelit llogaritej prej 23,140 çështje ku 13% e tyre përbën çështje për marrëdhëniet e punës./ Monitor
Nëse merr mundimin të ndjekësh këto ditë mediat e shumta proqeveritare, do të hasesh me një mori titujsh alarmistë, të cilët e paralajmërojnë lexuesin se aktualisht, në lojë nuk është thjeshtë fati individual i ministres dhe zëvendëskryeministres Belinda Balluku, apo fati individual apo politik i kryeministrit Edi Rama, por në lojë është drejtpërsëdrejti liria e […]
Ministrja Delina Ibrahimaj dha sqarime të martën para Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut për përgjegjësitë që kjo ministri ka për zgjidhjen e kërkesave të minatorëve grevistë të minierës së Spaçit. Ibrahimaj foli me një gjuhë të drunjtë për rolin e ministrisë, duke e parë këtë rol thjesht si ndërmjetësues mes minatorëve dhe kompanisë […]
Një rast i pazakontë në Gjermani ka ndezur debat mbi kufijtë e privatësisë dhe të drejtave të punonjësve në vendin e punës. Një punonjës u pushua nga puna pasi, sipas kompanisë, kalonte “tepër shumë kohë” në tualet gjatë orarit të punës. Punëdhënësi madje e kishte kronometruar, duke shkaktuar reagime dhe diskutime mbi etikën dhe ligjshmërinë e një praktike të tillë.
Sipas të dhënave të paraqitura nga kompania, punonjësi kishte kaluar 42, 46 dhe 48 minuta në tualet në tre ditë të ndryshme gjatë muajit shtator. Menaxheri e konsideroi këtë si “keqpërdorim të kohës së punës” dhe vendosi ta largojë. Rasti ngriti pyetjen: A mund të shkarkohet një punonjës vetëm sepse shkon “shumë shpesh” ose “gjatë” në tualet? Dhe kush e përcakton çfarë konsiderohet “shumë”?
Shkuarja në tualet konsiderohet nevojë bazike njerëzore dhe nuk mund të kufizohet me rregulla të rrepta. Ligji gjerman e trajton si ndërprerje të shkurtër të punës dhe ajo paguhet, pra punonjësi nuk është i detyruar ta rikuperojë këtë kohë. Nuk ka kufizime ligjore mbi kohëzgjatjen e vizitës në tualet dhe as standarde se kur ajo konsiderohet e tepruar.
Megjithatë, nëse punonjësi e zgjeron qëllimisht këtë kohë për arsye personale, si përdorim telefoni apo aktivitete jo të lidhura me punën, kjo mund të cilësohet shkelje disiplinore. Eksperti i së drejtës së punës, Jens Usebach, thekson se “zgjatja e qëllimshme e qëndrimit në tualet për arsye private mund të konsiderohet shpërdorim i orarit të punës”.
Një vendim i fundit i Gjykatës së Punës në Këln ka konfirmuar se edhe nëse pushimet për tualet tejkalojnë 30 minuta në ditë, kjo nuk justifikon automatikisht ulje page. Por në raste të përsëritura dhe pa arsye shëndetësore, punëdhënësi mund ta trajtojë si abuzim me kohën.
Në Shqipëri, shumë gra e nisin periudhën e shtatzënisë me gëzim, por e përfundojnë me frikë. Frikë për vendin e punës, për të ardhmen, për dinjitetin. Ligji i mbron, por realiteti i ndëshkon. Raporti i fundit i IZHIQ zbulon se dhjetëra nëna janë pushuar, ulur në detyrë apo detyruar të japin dorëheqjen për shkak të […]
Në ditën e dhjetë të protestës, minatorët e Spaçit thanë se kompania turke jo vetëm që nuk pranon bisedime, por ka njoftuar largimin e 16 minatorëve nga puna, duke e konsideruar këtë një hakmarrje antiligjore. Në ditën e dhjetë të protestës për kushte më të mira pune, minatorët e Spaçit akuzojnë kompaninë “TETE Albania” se […]
Në raportin e dorëzuar në Kuvend për vitin 2024, Radio Televizioni Shqiptar, RTSH paraqet një një situatë të zymtë financiare dhe programative, të shkaktuar nga vendimet gjyqësore për shkarkime të padrejta nga puna si dhe mosrealizim të fondit për prodhime të pavarura. Raporti thekson televizioni publik po përballet me një barrë të rëndë financiare si […]
Puna e papaguar është një aspekt i rëndësishëm i pabarazisë gjinore në Evropë, ku gratë mesatarisht shpenzojnë dy orë më shumë në ditë sesa burrat. Dallimet në hendek ndjekin trendet rajonale, të formuara nga stereotipet dhe normat gjinore.
Pabarazia gjinore në ekonomi është e dukshme në të gjithë Evropën. Ajo shfaqet në shumë fusha, duke përfshirë punësimin, pjesëmarrjen në punë dhe pagën, transmeton Telegrafi.
Një faktor kryesor i këtij hendeku është puna e papaguar. Në vendet e OECD-së, gratë bëjnë pothuajse dy herë më shumë punë të papaguar sesa burrat çdo ditë.
Në 23 vende evropiane, gratë bëjnë mesatarisht 86% më shumë punë të papaguar sesa burrat, pak më pak se dyfishi.
Më konkretisht, gratë shpenzojnë 262 minuta në ditë në punë të papaguar, ndërsa burrat shpenzojnë 141 minuta. Kjo korrespondon me një hendek prej 121 minutash, dy orë çdo ditë.
Hendeqet në punën e papaguar midis grave dhe burrave ndryshojnë shumë në të gjitha vendet evropiane. Cilat vende tregojnë hendeqet më të larta dhe më të ulëta? Cilat janë arsyet kryesore pas punës së papaguar? Dhe pse është hendeku veçanërisht i madh në disa vende?
Hendeku është më i vogël në Suedi dhe më i madhi në Turqi
Midis 23 vendeve evropiane, hendeku i punës së papaguar midis grave dhe burrave varion nga 29% në Suedi në një shifër marramendëse prej 349% në Turqi.
Në Suedi, gratë shpenzojnë 220 minuta në ditë në punë të papaguar, krahasuar me 171 minuta për burrat - një diferencë prej 49 minutash.
Gratë suedeze gjithashtu regjistrojnë kohën më të ulët të punës së papaguar midis të gjitha vendeve në listë.
Vendet nordike performojnë më mirë në ngushtimin e hendekut
Tre vende të tjera nordike pasojnë Suedinë me hendeqet më të ulëta të punës së papaguar: Danimarka (31%), Norvegjia (35%) dhe Finlanda (50%).
Pas Turqisë, e cila është e veçantë, ku gratë bëjnë 3.5 herë (349%) më shumë punë të papaguar sesa burrat, hendeqet e tjera më të larta shfaqen në Evropën Jugore: Portugalia (242%), Greqia (173%) dhe Italia (134%). Spanja gjithashtu renditet lart, në vendin e shtatë, me një hendek prej 98%, që do të thotë se gratë bëjnë pothuajse dyfish më shumë punë të papaguar sesa burrat.
Sa më shumë punë të papaguar bëjnë gratë krahasuar me burrat?
Raporti i OECD-së për Barazinë Gjinore në një Botë në Ndryshim, zbulon se "puna e papaguar vepron si një pengesë për punën e paguar për disa gra, duke i mbajtur ato jashtë tregut të punës".
Nuk është rastësi që Turqia ka shkallën më të ulët të pjesëmarrjes në tregun e punës në vitin 2024 me 37%, krahasuar me mesataren e BE-së prej 53%, sipas OECD-së. Italia vjen pas me 42% dhe Greqia renditet e katërta me 45%. Këto vende raportojnë gjithashtu boshllëqet më të larta gjinore në punën e papaguar.
Përgjegjësitë e kujdesit dhe normat sociale
Dorothea Schmidt-Klau, shefe e degës së punësimit, tregjeve të punës dhe të rinjve në ILO në Gjenevë, shpjegoi për Euronews Business pse Turqia dhe Italia renditen më lart në Evropë për pjesën e "personave të disponueshëm për të punuar, por që nuk kërkojnë".
"Përgjegjësitë e kujdesit dhe normat sociale janë dy faktorë të tjerë që luajnë një rol, veçanërisht në Turqi", tha ajo.
"Qasja e kufizuar në shërbimet e përballueshme të kujdesit për fëmijët dhe të moshuarit, së bashku me qëndrimet sociale në lidhje me rolet e grave, zvogëlojnë aftësinë e grave për t'u angazhuar në kërkim aktiv të punës", shtoi ajo.
Si rezultat, ajo tha se normat e pjesëmarrjes së femrave këtu janë ndër më të ulëtat në vendet e OECD-së.
Midis pesë ekonomive më të mëdha të Evropës, Italia dhe Spanja performojnë më keq, ndërsa Gjermania tregon hendekun më të vogël me 61%, e ndjekur nga Franca me 66% dhe Mbretëria e Bashkuar me 78%.
Gratë kalojnë 5 orë punë të papaguar në 3 vende
Në Portugali (328 minuta), Itali (306 minuta) dhe Turqi (305), gratë bëjnë më shumë se pesë orë punë të papaguar.
Kjo është gjithashtu më shumë se 3.5 orë edhe në Suedi, e cila ka kohën më të ulët të punës së papaguar. Franca renditet e dyta ku gratë shpenzojnë 224 minuta në punë të papaguar.
Burrat turq bëjnë punën më pak të papaguar: vetëm 68 minuta
Nuk është çudi që burrat shpenzojnë më pak kohë në punë të papaguar në tre vendet me hendeqet më të gjera. Turqia është një përjashtim, ku burrat i kushtojnë vetëm 68 minuta në ditë punës së papaguar, e ndjekur nga Greqia me 95 minuta dhe Portugalia me 96 minuta.
Pjesa më e madhe e punës së papaguar është punë rutinë shtëpiake
Në çdo vend, si për gratë ashtu edhe për burrat, punët rutinë shtëpiake përbëjnë pjesën më të madhe. Në disa vende, ato përbëjnë më shumë se 70% të kohës së përditshme të papaguar.
Kujdesi për anëtarët e familjes dhe blerjet vijojnë, dhe së bashku tre kategoritë kryesore përfaqësojnë rreth 90% të të gjithë punës së papaguar, sipas OECD-së.
Në Portugali, për shembull, gratë shpenzojnë 253 nga 328 minutat e tyre të përditshme të papaguara për punët e shtëpisë, që korrespondon me 77%. Në Francë bie në 70% dhe në Danimarkë në 60%.
Si të zvogëlohet hendeku gjinor
OECD thekson rolin e "normave dhe stereotipeve" në nxitjen e pabarazive, duke vënë në dukje se këto mësohen që në moshë të re.
Raporti u bën thirrje vendeve dhe Komisionit Evropian të ndërmarrin veprime më të forta, për të ngushtuar hendekun gjinor në punën e papaguar. Disa rekomandime kryesore më poshtë adresojnë drejtpërdrejt faktorët që e mbështesin këtë hendek.
Promovimi i ndarjes së barabartë të përgjegjësive të kujdesit dhe të shtëpisë midis grave dhe burrave, duke përfshirë edhe sfidimin e stereotipeve dhe normave gjinore (përmes fushatave ndërgjegjësuese, materialeve edukative, etj.).
Duke u ofruar si nënave ashtu edhe baballarëve të drejta individuale për leje të paguar.
Zgjerimi i aksesit të barabartë në punën hibride dhe në distancë duke investuar në infrastrukturën dhe trajnimin digjital.
Investimi në arsim dhe kujdes të hershëm të përballueshëm, të arritshëm dhe me cilësi të lartë, si dhe kujdes jashtë orarit shkollor.
Përmirësimi i pagave, cilësisë së punës dhe formalizimi i profesioneve të kujdesit të dominuara nga femrat, ndërkohë që inkurajohen edhe burrat të hyjnë në karriera të lidhura me kujdesin. /Telegrafi/
Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, ka reaguar për herë të parë duke konfirmuar zyrtarisht shkarkimin e zëvendësministrit të Brendshëm, Andi Mahila për shkak të një sjelljeje që sipas saj përbën shkelje të ligjit anti-duhan.
Me anë të një postimi në Facebook, ministrja shpjegon se vendimi është marrë pas një denoncimi nga një qytetar shqiptar që jeton në New York, i cili kishte qenë dëshmitar i një episodi ku zëvendësministri kishte tymosur cigare në një restorant në Tiranë, në kundërshtim me ligjin.
“Bëra verifikimin përkatës dhe i komunikova zv.ministrit largimin nga detyra. Çdokush mund të gabojë padashje dhe mund të mirëkuptohet, por të pish cigare brenda në lokal nuk është një gabim padashje, po një shkelje e pajustifikueshme e ligjit,” shkroi Koçiu.
Ministrja thekson se standardet duhet të fillojnë nga vetë drejtuesit e institucioneve, sidomos në një dikaster si ai i Punëve të Brendshme, i cili ka në mision garantimin e rendit dhe respektimin e ligjeve.
Reagim i Ministres së Punëve të Brendshme, Albana Koçiu në fb:
Konfirmoj sa ka dalë në shtyp lidhur me largimin e zëvendësministrit.
Kam marrë një denoncim nga një bashkatdhetari ynë në New York, i cili bashkë me familjen kishte përjetuar shqetësim për faktin se zv.ministri i Brendshëm tymoste cigare në restorant.
Bëra verifikimin përkatës dhe i komunikova zv.ministrit largimin nga detyra.
Çdokush mund të gabojë padashje dhe mund të mirëkuptohet, por të pish cigare brenda në lokal nuk është një gabim padashje, po një shkelje e pajustifikueshme e ligjit. Aq më tepër për një drejtues të një institucioni si Ministria e Punëve të Brendshme.
Nga ana ime e kam njoftuar bashkëatdhetarin që dërgoi mesazhin, se shqetësimi i tij i drejtë nuk ra në vesh të shurdhër.
I siguroj të gjithë qytetarët, që do të denoncojnë shkelje të cilitdoqoftë, se do të dëgjohen me të njëjtin respekt. Jo vetëm me fjalë por me qëndrimet parimore, që ata me plot të drejtë presin prej nesh.
TIRANË, 5 gusht /ATSH/ Reshjet e dendura të shiut përfshinë sot qytetin e Vlorës, duke shkaktuar përmbytje në disa rrugë, mes tyre edhe rruga “Albano dhe Romina”, ndërsa nën “pushtetin” e ujit është lagjja historike e Muradies.
Kryetari i bashkisë së qytetit bregdetar, Ermal Dredha reagoi sot në mbrëmje duke u shprehur se “pas reshjeve intensive të shiut, brenda më pak se dy orësh, rrugët e qytetit janë kthyer në normalitet të plotë, falë angazhimit të menjëhershëm të Ujësjellësit dhe të gjitha ekipeve të bashkisë”.
Ndërkohë, Dredha tha se vazhdon puna për pastrimin e të gjithë territorit.
Zonat më të prekura nga reshjet e shiut ishin në lagjen “Skelë” (afër kryqëzimit të madh), zonën pranë bibliotekës publike, përreth Kishës Ortodokse dhe sheshi “Albano & Romina”.
Në disa segmente rrugore, automjetet u bllokuan për shkak të prurjeve të mëdha të ujit, ndërsa shërbimet e emergjencës nisën punën për pastrimin e pusetave dhe rivendosjen e normalitetit në qarkullim.
Nga puna e punonjësve të bashkisë Vlorë për pastrimin e qytetit pas reshjeve të shiut
Të qenit i pasur nuk ka të bëjë vetëm me të ardhurat e larta. Çmimet ndryshojnë nga një vend në tjetrin dhe një pagë modeste mund të ketë më shumë vlerë atje ku kostoja e jetesës është më e ulët. Edhe orët e punës nuk janë të njëjta: në disa vende arrihen të ardhura të […]
Pas dy dekadash punë, Ogert Peza thotë se u pushua nga puna në televizionin publik të Shqipërisë, RTSH, dy vite më parë sepse refuzoi një urdhër nga drejtoria për të deklaruar në mënyrë të rremë se një nga kameramanët nuk ishte paraqitur në punë. “Refuzimi im për të manipuluar informacionin solli reagimin e menjëhershëm të […]
Prej disa ditësh minatorët e Bulqizës në kompaninë Albchrome po protestojnë për rritjen e pagës. Atyre u është premtuar rritje pagash që prej muajit janar, por kjo nuk ka ndodhur. Për këtë ata bojkotuan punën në mars.
Kompania u kërkoi më tepër kohë dhe tani, në muajin korrik, minatorët gjenden sërish përballë së njëjtës situatë.
Përgjatë këtyre muajve, ata janë ulur disa herë në bisedime me kompaninë, por, sikurse shprehen për Citizens.al: muajt kaluan dhe asgjë nuk po bëhej.
Minatorët kërkojnë plotësimin e premtimit për një rritje page me 10%, teksa kompania Albchrome u ka njoftuar punëtorëve se do të aplikojë një rritje page në masën 5%. Sipas tyre, kjo rritje është e pamjaftueshme.
Javën e kaluar, të mërkurën, një përfaqësi minatorësh u ulën sërish në bisedime me kompaninë për të gjetur një zgjidhje dhe dolën me një vendim për t’i dhënë kohë deri në fund të korrikut. Por ky afat i dakordësuar mes palëve ka tensionuar situatën mes punëtorëve të tjerë që nuk ishin pjesë e mbledhjes.
Mes tensionit, minatori Altin Kola e ka grisur këtë shkresë, dhe kjo ka bërë që ai të pushohet nga puna.
Përmes një shkrese, të firmosur nga administratori turk, Cemil Acar, minatorit iu bë me dije se është pushuar nga puna pasi ka “dëmtuar materiale zyrtare të kompanisë duke ndikuar në përshkallëzimin e marrëdhënieve me punëmarrësit”.
Pushimi nga puna i minatorit Kola ka intimiduar minatorët. Njëri prej tyre i tha Citizens se janë të frikësuar të flasin në këto momente, pasi mund t’i heqin edhe ata nga puna.
“Jemi pjesa më e madhe me kredi, dhe kompania na ka marrë firma me presion për të shkuar në punë, për të mos e vazhduar grevën [protestën]. Kush nuk firmoste, nuk pranohej më në punë”, tha një prej minatorëve për Citizens, i cili kërkoi të mos përmendej me emër.
Ai u shpreh se këtë shkresë të kompanisë e kanë firmosur, pasi “shumica mezi mbyllin muajin, janë me borxhe”.
Një tjetër minator u shpreh përmes një bisede telefonike se kërkesa e tyre është minimale.
“Kërkojmë një rritje page me 10%, çmimet janë rritur dhe nuk i përballojmë dot me rrogat tona, kushte më të sigurta në punë dhe pagesën për ditët e pushimit kemi kërkuar”, u shpreh minatori.
Ai tha se janë ende në bisedime me kompaninë, dhe i kanë dhënë afat deri në fund të muajit.
Kompania Albchrome është kritikuar shpesh për kushte të vështira pune dhe mungesë sigurie, gjë që ka sjellë aksidente, disa edhe fatale.
Minierat e Bulqizës janë ndër burimet më të mëdha të kromit në Shqipëri. Ato u gërmuan gjerësisht pas vitit 1948, duke u lidhur me uzinat e pasurimit dhe ferro-kromit në Burrel e Elbasan, por me rrëzimin e diktaturës dhe vështirësitë ekonomike të viteve 1990-2000, ato u dhanë me koncesion.
Minierat dhe uzinat iu dhanë fillimisht grupit italian Darfo, më pas një grupi austriako-rus, – DCM Deco-Metal dhe Terwngo – grupit Balfin e më tej kompanisë turke të Yildirim International Mining (YIM).
Protestat e fundit tregojnë se problemet për punonjësit e minierave të Bulqizës nuk janë zgjidhur.
Altin Kola, një prej minatorëve të Minierës së Kromit në Bulqizë dhe pjesë e grupit përfaqësues të punëtorëve në bisedimet me kompaninë Albchrome, është pushuar nga puna me një vendim të menjëhershëm. “Më hoqën nga puna, më kanë hequr bukën e fëmijëve. Jam vetë i katërti në familje dhe e ardhura e vetme ishte rroga […]
Kalimi i automjeteve në Pikën Kufitare të Qafë Botës është pezulluar përkohësisht edhe ditën e sotme. Kalimi i në këtë pikë kufitare mund të bëhet vetëm në këmbë. Mësohet se dhjetëra shqiptarë kanë mbetur të bllokuar në doganë pasi pala greke ka pezulluar punën.
Raportohet se ky pezullim i punës nga pala greke vjen pas një aksioni të autoriteteve greke ku janë arrestuar disa doganierë për korrupsion pas hetimeve për lehtësime kalimesh kundrejt pagesës për rrjete të paligjshme.
Hetuesit kishin informacion për veprimtarinë e doganierëve, të cilët kundrejt një shume të caktuar parash, kujdeseshin që të mos kryenin kontrolle ndaj automjeteve dhe kamionëve të caktuar me rimorkio. Deri më tani, janë arrestuar 13 persona, ndërsa hetimi është duke vazhduar.
Një ish-punonjës i Policisë së Shtetit që punonte si i infiltruar tregon për emisionin “Stop” se e kanë përjashtuar nga puna pasi e akuzuan për konsum alkooli, ndërkohë që shpjegon se alkool nuk ka konsumuar, por lëndë narkotike po pasi ia kërkonte detyra të ishte në mes të bandave. Çështja shkoi në gjykatë dhe në […]
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë të fortë për media, ka akuzuar qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama për bashkëpunim me kartelet e drogës dhe përfshirje të drejtpërdrejtë të tyre në procesin zgjedhor të 11 majit. Ai denoncoi vijimin e aktivitetit të kompanive të lidhura me kartelin e njohur të “Troplinëve”, të cilat, […]