Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 22 December 2025Main stream

“Me rastin e festave të fundvitit” / Policia “masakër” gjobash në Tiranë

By: Elva
22 December 2025 at 16:25

Policia Rrugore e Tiranës ka shpërndarë një njoftim për mediat, duke u krekosur se vetëm gjatë javës së shkuar janë gjobitur 4 744 qytetarë që përdorin automjetet. Në njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit, që në hyrje thuhet se me rastin e festave të fundvitit janë shtuar kontrollet, duke e bërë të qartë se gjobat […]

The post “Me rastin e festave të fundvitit” / Policia “masakër” gjobash në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Dy aksidente të rënda në Fier/ Në pak orë, një fermer humb jetën, një çift plagoset rëndë

By: Rovena
14 December 2025 at 13:39

Dy persona humbën jetën ndërsa dy të tjerë u plagosën rëndë në aksidente të ndodhura në vetëm pak orë në vend. Mbrëmjen e së shtunës një 19-vjeçar humbi jetën tragjikisht në Fushë Krujë pasi u përplas nga një fouristradë.

Sipas të dhënave zyrtare nga policia, 19-vjeçari Irdi Laçi është përplasur teksa po ndihmonte një vajzë, makina e së cilës ishte fikur në mes të rrugës. Shoferi i automjetit që shkaktoi aksidentin tragjik është arrestuar me akuzën e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.

Mëngjesin e së dielës një tjetër aksident fatal i mori jetën një 62-vjeçari në Libofshë.

Fermeri humbi jetën teksa punonte tokën me një zetor.

Nga hetimet paraprake mendohet se mjeti është përmbysur dhe e ka zënë poshtë  62-vjeçarin i cili për pasojë ka humbur jetën.

Pak orë më vonë, një çift bashkëshortësh u plagosën rëndë pasi makina me të cilën ata po udhëtonin doli nga rruga dhe përfundoi në kanal në aksin Lushnje Berat.

Dyshohet se shoferi ka hasur në një difekt në sistemin e drejtimit të mjetit, i cili i është bllokuar duke shkaktuar aksidentin.

Alkooli, vrasës në rrugë/ Sondazhi, 20 përqind kanë drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit

13 December 2025 at 15:22

Gjatë këtij viti, aksidentet rrugore në vend kanë pësuar një rënie të ndjeshme. Sipas INSTAT për periudhën Janar–Tetor 2025, aksidentet janë ulur me 16.5% krahasuar me një vit më parë.

Aksidentet rrugore dhe numri i të aksidentuarve

Periudha                       Gjithsej

Janar-Tetor 2024                 1.370

Janar-Tetor 2025                 1.144

Ndryshimi vjetor (%)        -16.5% 

Pavarësisht shifrave pozitive, drejtimi i mjeteve nën efektin e alkoolit vazhdon të mbetet një nga rreziqet më serioze në rrugë. Sipas një sondazhi të fundit, 20% e të pyeturve thanë se kanë drejtuar apo udhëtuar me një drejtues që kishte konsumuar alkool.

“Alkooli është vrasësi kryesor, sepse dikush që drejton mjetin nën ndikimin e alkoolit apo drograve, e ka propabilitetin dy herë më të madh për aksident. Sipas një sondazhi që bëra para pak javësh, 20% e të anketuarve që kishin udhëtuar muajin e fundit si drejtues automjeti apo si pasagjerë, thanë se kishin drejtuar vetë automjetin nën ndikimin e alkoolit apo në një automjet që drejtuesi kishte pirë. Në Amerikë, në një sondazh të përafërt kjo shifër ishte 13%, ata kishin në sondazh vetëm drejtuesit jo pasagjerët, për arsye privatësie. Faktor tjetër përdorimi i celularit, sidomos në shpejtësi të lartë”, tha studiuesi Eduard  Zaloshnja.

Të dhënat tregojnë se në mbi 80% të rasteve, fajtor për aksidentet mbeten vetë drejtuesit e mjeteve. Më problematikët janë të rinjtë 25–34 vjeç, që përbëjnë gati 23% të aksidenteve. Ndërkohë, për numrin më të lartë të viktimave dhe të plagosurve, Tirana mban vendin e parë, e ndjekur nga Lezha, Vlora dhe Fieri.

Aksidentet rrugore, sipas moshës së drejtuesit të mjetit

PERIUDHA                       25-34 VJEÇ          0-24 VJEÇ           45-59 VJEÇ

Janar-Tetor 2024                      349                         279                       258

Janar-Tetor 2025                      270                         239                       238

Ndryshimi vjetor (%)        -22.6 %                     -14.3%                  -7.8 %

TE VDEKUR DHE TE PLAGOSUR SIPAS QYTETEVE

QYTETI            VITI                             NUMRI

Tirana              Janar-Tetor 2025                  433

Lezha                                                            240

Vlora                                                             141

Fieri                                                               136

Shkodra                                                         122

Durresi                                                          120

Ekspertët u bëjnë sërish thirrje drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të vendosin rripin e sigurimit.

Sipas tyre, rripi përgjysmon rrezikun e humbjes së jetës dhe ul ndjeshëm plagosjet e rënda.

 “Këtë vit në sondazhin e bërë para disa javësh, 80% e të anketuarve kanë përdor rripin e e sigurisë ç’ka ka bërë që të kemi më shumë plagosje se sa të vdekur. Përdorimi i rripit të sigurisë e përgjysmon propabilitetin e vdekjes. E ulë me 28% plagosjen e rëndë. Jo vetëm që shpëton jetën, por edhe mundësin e invaliditetit, e cila është kosto për familjen, ulje të cilësisë së jetesës dhe më pak kosto për shtetin”, u shpreh Zaloshnja.

/abcnews.al/

Aksident i rëndë në Fier, furgoni i Policisë përfundon në kanal, plagosen 2 efektivët e FNSH

By: Ela
7 December 2025 at 11:22

Një aksident i rëndë ka ndodhur në zonën e Cakranit, në Fier, ku një furgon i Policisë është përplasur me një automjet tip “Mercedes” dhe ka përfunduar në kanalin anës rrugës, duke thyer edhe barrierat mbrojtëse të autostradës. Si pasojë e përplasjes, dy efektivë të FNSH-së që ndodheshin në furgon janë shoqëruar me urgjencë në […]

The post Aksident i rëndë në Fier, furgoni i Policisë përfundon në kanal, plagosen 2 efektivët e FNSH appeared first on BoldNews.al.

Të miturit në timon pushtojnë rrugët, policia “mbyll njërin sy”

By: armand
1 December 2025 at 18:09

Në Shqipëri, ligji është i qartë: për të marrë leje drejtimi duhet të kesh mbushur 18 vjeç. Çdo person nën këtë moshë, sipas ligjit, konsiderohet i mitur. Ndërsa rregullat e Kodit Rrugor duket se shkruhen bardhë e zi, realiteti në terren është shumë më gri. Zëra të rinjsh sot në fillim të të njëzetave tregojnë se kanë […]

The post Të miturit në timon pushtojnë rrugët, policia “mbyll njërin sy” appeared first on BoldNews.al.

5 aksidente brenda 10 orëve në vend, 2 viktima dhe 7 të plagosur

By: redi
1 December 2025 at 15:52

Dy qytetarë viktima dhe 7 të plagosur, mes të dëmtuarve edhe një i mitur 12-vjeçar i cili i mori makinën babait, ky është bilanci tragjik i aksidenteve nga mbrëmja e së dielës deri në orët e para të mëngjesit të së hënës në vendin tonë. Në Tiranë rreth orës 10 të mbrëmjes të së dielës, një 18-vjeçare që po lëvizte me biçikletën në rrugën e Kavajës te kryqëzimi te “pallati me shigjeta” shpëtoi…

Source

Policia në Ferizaj njofton për numrin e gjobave dhe aksidenteve gjatë javës së kaluar

1 December 2025 at 11:17


Policia Rajonale e Ferizajt ka raportuar se gjatë javës së kaluar, nga data 24 deri më 30 nëntor 2025, janë shqiptuar gjithsej 1,476 gjoba kundërvajtëse, ndërsa 20 shoferë janë përjashtuar përkohësisht nga qarkullimi për shkelje të rënda në trafik.

Gjatë kësaj periudhe, janë regjistruar 39 aksidente, prej të cilave 21 aksidente kanë lënë të lënduar 24 persona, ndërsa 18 aksidente kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Policia Rajonale e Ferizajt ka theksuar se do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për parandalimin e aksidenteve dhe apelon tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të udhëtojnë me kujdes.

Qytetarët mund të bashkëpunojnë me policinë duke raportuar çdo kundërvajtje përmes stacionit më të afërt policor, aplikacionit digjital "Lajmëro Policinë" apo në numrin kujdestar 192. /Telegrafi/


Numri i aksidenteve, rënie me 18,3% në tetor

27 November 2025 at 15:42

TIRANË, 27 nëntor/ATSH/ Numri i aksidenteve në tetor të këtij viti shënoi rënie me 18,3%, krahasuar me tetorin e vitit që shkoi.

Sipas të dhënave nga INSTAT-i, në muajin tetor të këtij viti u regjistruan 116 aksidente rrugore, nga të cilët u aksidentuan 164 persona janë të aksidentuar. Në tetorin e vitit të shkuar numri i aksidenteve ishte 142.

Të dhënat tregojnë se në muajin tetor, aksidentet rrugore në 81% të rasteve kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesve të mjeteve.

Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është shkaktuar nga grup-mosha 25-34 vjeç, e cila përbën 25,9 % të numrit total të aksidenteve.

Numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë ditës së premte me 19,8%, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur përgjatë ditës së Martë me 8,6%.

Numri më i lartë i aksidenteve rrugore, në muajin tetor 2025, ka ndodhur përgjatë harkut kohor 08:00 – 12:00, duke zënë 25% të numrit të aksidenteve rrugore gjithsej. /j.p/

1 nga 2

The post Numri i aksidenteve, rënie me 18,3% në tetor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Aksidentet, grupmosha problematike 25-34 vjeç

By: Ela
27 November 2025 at 15:11

Aksidentet rrugore u ulën me 18.3 për qind gjatë muajit tetor ndërkohë që si 10 mujor kjo ulja ishte në nivelin 16.5 për qind. Të dhënat zyrtare të Institutit të Statistikave që janë ende paraprake tregojnë se vetëm në tetor 2025 janë regjistruar 116 aksidente rrugore, nga të cilët 164 persona janë të aksidentuar (të […]

The post Aksidentet, grupmosha problematike 25-34 vjeç appeared first on BoldNews.al.

Drejtuesja e AMF-së: Nga 1 janari 2026, sigurimi i makinës do të ndryshojë sërish

By: Ela
22 October 2025 at 14:57

Drejtuesja e AMF-së, Mimoza Kaçi, deklaroi ditën e sotme se nga 1 janari i vitit të ardhshëm do të ndryshojë përsëri siguracioni i makinës. Gjatë fjalës së saj, Kaçi shpjegoi se të gjithë drejtuesit e mjeteve që kanë shkaktuar aksidente gjatë këtij viti do të paguajnë më shumë sigurim vitin tjetër. “Cilit modeli Evropian i […]

The post Drejtuesja e AMF-së: Nga 1 janari 2026, sigurimi i makinës do të ndryshojë sërish appeared first on BoldNews.al.

Kodi Rrugor duhet ashpërsuar shumë!

21 October 2025 at 14:34

Nga Eduard Zaloshnja

Në vitin 1990, vetëm 4 shtetas shqiptarë humbën jetën në aksidente rrugore – për arsyen e thjeshtë se fare pak automjete qarkullonin në rrugët e Shqipërisë atëherë…

Me liberalizimin e përgjithshëm të vendit, u shtuan në mënyrë eksponenciale automjetet që qarkullonin në rrugët e Shqipërisë, e për pasojë, edhe vdekjet rrugore. Kulmi i vdekjeve rrugore u shënua në vitin 2010 – plot 352 shtetas humbën jetën në aksidente rrugore!

Vijmë në ditët e sotme.

Këtë vit, teksa numri i automjeteve të regjistruara me targa shqiptare ka arritur shifrën 1 milion (sa trefishi i atyre të 2010-ës), numri i vdekjeve rrugore është përgjysmuar. (Le të shpresojmë që të mos ndodhë ndonjë ngjarje e jashtëzakonshme rrugore deri në fund të këtij viti!)

Sidoqoftë, ky përmirësim i jashtëzakonshëm i sigurisë së jetës nëpër rrugët e vendit, fsheh një problem, që nqs se zgjidhet, na barazon me mesataren e BE-së!

Gjysma e vdekjeve rrugore këtë vit në Shqipëri janë ndër kalimtarët, biçiklistët, motopatinistët dhe motoçiklistët. Në Bashkimin Europian, vetëm 20% e vdekjeve rrugore janë në këtë kategori të përdoruesve të rrugëve. Në qoftë se do të kishim edhe ne një përqindje të ngjashme, do ta kishim në nivelin e BE-së treguesin e vdekjeve rrugore për milion automjete të regjistruara!

Një zgjidhje afatshkurtër e këtij problemi mund të jetë ashpërsimi i Kodit Rrugor për të gjithë përdoruesit e rrugëve – si për kalimtarët, biçiklistët, motopatinistët dhe motoçiklistët, ashtu edhe për drejtuesit e automjeteve që i vrasin ata…

Një zgjidhje afatgjatë (pas ashpërsimit të Kodit Rrugor) do të ishte zhvillimi i fushatave publicitare në media nga Ministria e Brendshme, për të rritur ndërgjegjësimin e popullsisë se zbatimi i rreptë i Kodit Rrugor të shpëton jo vetëm kuletën, por edhe jetën…

Unaza e Madhe, rruga e “larë me flori” rrezikon të “lahet me gjak”

18 October 2025 at 12:27

Në një rrugë që kushtoi 433 milionë euro, rreziku fshihet pas çdo hyrjeje të paligjshme. Unaza e Madhe, e trumbetuar si autostrada më moderne e Tiranës, po kthehet në një fushë kaosi ku kamionët futen pa paralajmërim, barrierat priten dhe institucionet “lajnë duart”. Në vend të sigurisë që u premtua, qytetarët përballen çdo ditë me […]

The post Unaza e Madhe, rruga e “larë me flori” rrezikon të “lahet me gjak” appeared first on BoldNews.al.

Për 24 orë në Kosovë, 25 të lënduar dhe 2246 tiketa trafiku

15 October 2025 at 09:17


Policia e Kosovës ka njoftuar për statistikat e 24 orëve të fundit në fushën e sigurisë dhe trafikut rrugor.

Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar një aksident trafiku me fatalitet, 25 aksidente me të lënduar dhe 36 aksidente me dëme materiale, përcjell Telegrafi.

Për shkelje të rregullave të trafikut, janë shqiptuar gjithsej 2,246 tiketa.

Në të njëjtën kohë, 17 persona janë arrestuar, ndërsa 14 të tjerë janë mbajtur në paraburgim.

Nuk është raportuar për persona në ndalim policor, ndërsa dy persona janë në vuajtje të dënimit.

Policia e Kosovës apelon për kujdes dhe respektim të rregullave të trafikut në mënyrë që të shmangen aksidentet dhe pasojat fatale në rrugë. /Telegrafi/

Ndalimi i monopatinave elektrike ndez debat për sigurinë dhe të drejtën për lëvizje

13 October 2025 at 15:01

Ashtu sikurse ishte njoftuar, mëngjesi i së hënës nisi me operacionin policor për ndalimin e monopatinave elektrike në Tiranë dhe qytete të tjera. Në disa rrugë kryesore të kryeqytetit, patrullat e policisë ndaluan përdorues monopatinash, duke i lajmëruar për ndalimin e përkohshëm të qarkullimit dhe duke u sekuestruar mjetet.

Masat pasojnë urdhrin e ministres së Brendshme, Albana Koçiu, të dhënë përmes rrjeteve sociale të dielën, e cila njoftoi se qarkullimi i monopatinave elektrike do të ndalej “deri në hartimin e një rregulloreje të posaçme për përdorimin e tyre në rrugë publike”.

“U kërkoj qytetarëve që përkohësisht të mos përdorin monopatina elektrike, dhe bizneseve që të mos investojnë në këtë aktivitet deri në rregullim të situatës,” tha Koçiu në prani të Drejtorit i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Sipas policisë, ndalimi u vendos pas një analize të rrezikut në qarkullim.

“Vetëm gjatë vitit 2024 janë raportuar 991 aksidente me monopatina, mes tyre edhe me pasoja fatale,” deklaroi drejtori Ilir Proda.

Vitet e fundit, monopatinat janë bërë mjete popullore për të lëvizur në Tiranë. Ato duken zgjidhje alternative përballë trafikut të rënduar dhe transportit të pasigurt publik.

Por ndalimi i tyre ka nxitur debat: ndërsa autoritetet e mbrojnë si masë sigurie, qytetarë dhe aktivistë e shohin si ndërhyrje të nxituar që cenon të drejtën e lëvizjes.

“Problemi s’janë monopatinat, por menaxhimi qarkullimit”

Për Artur Sulçen, ekspert i sigurisë rrugore, problemi nuk qëndron te monopatinat, por te mungesa e menaxhimit dhe planifikimit të trafikut në tërësi. Ai thotë se autoritetet nuk punojnë në zgjidhjen e problemeve, përkundrazi.

“Këtu kujtohen për problemet vetëm kur ndodh ndonjë aksident. Monopatinat janë mjete rrugore dhe duhen trajtuar si të tilla, njësoj si biçikletat”, tha ai për Citizens.al.

Sulçe sugjeron që qytetet të kenë plane integruese për mjetet e lehta, me korsi të dedikuara dhe rregulla të qarta, jo ndalime të menjëhershme.

“Unaza e Mesme ka bërë tashmë korsi për autobusët dhe emergjencat, aty mund të lëvizin pa penguar njeri. Por në vend që të rregullohet trafiku, zhvendosim problemet nga pika A në B, e nga B në C, pa zgjidhje afatgjata”, vijoi Sulçe.

Për Gëzim Hoxhën, tjetër ekspert të sigurisë rrugore, kjo ndërhyrje e policisë ishte nismë e nevojshme për të parandaluar aksidentet, mirëpo po zbatohet në mënyrë të mangët.

“Nismë e mirë, por e nxituar dhe e vonuar. E mirë sepse kërkon të parandalojë aksidentet, por është e vonuar se duhej bërë më herët dhe e nxituar sepse po bëhet pa bazë të plotë ligjore”, u shpreh Hoxha.

Sipas tij, shumë monopatina kalojnë kufirin teknik prej 25 km/orë, duke u futur në kategorinë e mjeteve motorike që kërkojnë patentë dhe siguracion.

“Ka monopatina që arrijnë 60 km/orë, ndërkohë që Kodi Rrugor i kategorizon si motorë të vegjël. Nëse e kalon 25 km/orë, s’je më biçikletë elektrike, je motor. Dhe për motor ka rregulla të tjera: patentë, siguracion, kontroll teknik. Problemi është që policia vepron, por ministria nuk ka bërë detyrën për të përcaktuar qartë klasifikimin”, vijoi Hoxha teksa theksoi se ndalimi duhet të bazohet në vendime të studiuara dhe jo me policë.

Mes sigurisë dhe të drejtës për lëvizje

Për aktivistin Migen Qiraxhi ndalimi i përdoruesve të monopatinës është akt autoritar ndaj qytetarëve.

“Është ironike që në një vend që e shpall veten pionier të teknologjisë dhe inovacionit, ndalon një mjet inovativ si monopatina. Duket sikur ministrja e teknologjisë s’mund të rregullojë as këtë aspekt bazik të mobilitetit urban”, u shpreh Qiraxhi për Citizens.al.

Qiraxhi thekson se monopatinat janë përdorur kryesisht nga persona me të ardhura të ulëta, që nuk kanë mundësi për të përdorur automjete private apo taksi çdo ditë. Ai shprehet se vendimi u mor pa konsultim publik dhe pa paralajmërim.

“Kjo është mënyrë autoritariste për të qeverisur qytetin, jo mënyrë demokratike për të zgjidhur probleme urbane,” shtoi ai, duke propozuar rregulla konkrete: kufizim moshe, detyrim për kokore, regjistrim dhe sigurim minimal.

Organizata “Drejtësi Sociale” e konsideroi një shkelje të hapur të të drejtave të qytetarëve. Sipas saj, urdhri u mor në ditë pushimi dhe nuk ka hyrë ende në fuqi ligjërisht.

“Në procesverbalët e kontrollit nuk përmendet fare urdhri, por thuhet se mjetet po bllokohen për ‘mungesë dokumentacioni pronësie’. Një truk burokratik që përdoret për të fshehur paligjshmërinë e veprimeve dhe për të mashtruar qytetarët”, u shpreh organizata.

Sipas saj, ky aksion është i paligjshëm në parim.

“Një shtet që funksionon me lajme në media në vend të ligjeve, dhe me hile në vend të rregullave, nuk mund të pretendojë se mbron rendin e as sigurinë e qytetarëve. Përkundrazi, e minon atë çdo ditë me veprimet dhe mosveprimet e tij”, përfundoi organizata “Drejtësi Sociale”.

The post Ndalimi i monopatinave elektrike ndez debat për sigurinë dhe të drejtën për lëvizje appeared first on Citizens.al.

Nga e hëna ndalohet përdorimi i monopatinave elektrike në rrugë

By: Elva
12 October 2025 at 12:45

Ministria e Brendshme ka vendosur të ndalojë përkohësisht qarkullimin e monopatinave elektrike në rrugët e vendit, pas shtimit të aksidenteve me këto mjete. Sipas njoftimit, qarkullimi i monopatinave elektrike do të lejohet vetëm pas hartimit të rregullave të qarta që përcaktojnë përdorimin e tyre, përfshirë korsitë, rrugët apo hapësirat e lejuara, kriteret për moshën e […]

The post Nga e hëna ndalohet përdorimi i monopatinave elektrike në rrugë appeared first on BoldNews.al.

Policia e Gjilanit shqipton mbi 1,400 gjoba në trafik brenda një jave

3 October 2025 at 09:21


Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka bërë të ditur se gjatë periudhës 26 shtator – 2 tetor 2025, në kuadër të planeve operative për rritjen e sigurisë në trafik, janë shqiptuar gjithsej 1,430 gjoba ndaj ngasësve.

Në këtë periudhë policia ka hetuar 16 aksidente me dëme materiale dhe 12 aksidente me të lënduar, si dhe ka shqiptuar masën e ndalimit të drejtimit të mjeteve motorike për 26 shoferë.

Autoritetet policore theksojnë se këto masa janë ndërmarrë me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe rritjes së sigurisë së qytetarëve në komunikacion.

Policia rajonale njëherësh ka bërë apel për kujdes të shtuar në trafik, sidomos për shkak të lagështisë dhe rrëshqitjes së mundshme të rrugëve. Ajo u ka bërë thirrje ngasësve që:

  • të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe motit,
  • të mbajnë distancë të mjaftueshme mes automjeteve,
  • të përdorin dritat gjatë ditës dhe natës,
  • të shmangin përdorimin e telefonit dhe çdo veprimi që shpërqendron vëmendjen gjatë ngasjes.

Policia e Gjilanit ka theksuar se do të vazhdojë me kontrolle të shtuara në terren, me qëllim të uljes së numrit të aksidenteve dhe rritjes së disiplinës në trafik. /Telegrafi/

Aksidentet rrugore ulen me 8,1% në gusht

1 October 2025 at 09:50

TIRANË, 1 tetor/ATSH/ Në muajin gusht 2025 janë regjistruar 159 aksidente rrugore në të gjithë vendin, nga të cilat kanë rezultuar të aksidentuar 229 persona, përfshirë të vrarë dhe të plagosur.

Sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Statistikave (INSTAT), numri i aksidenteve përgjatë muajit gusht, krahasuar me gushtin e vitit 2024 ra me 8,1%. Në gushtin e vitit të kaluar u shënuan 173 aksidente.

Aksidentet rrugore, në 91,2 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve, në këtë periudhë, është kryer nga grup-mosha 45-59 vjeç, duke zënë 25,8 % të numrit të aksidenteve gjithsej.

Brenda muajit gusht, dita me numrin më të lartë të aksidenteve ka qenë e hëna, me 18,2% të rasteve, ndërsa më pak aksidente janë regjistruar ditën e martë, me 11,3%.

Nga ana tjetër, aksidentet kanë ndodhur më së shumti gjatë orëve të mbrëmjes, konkretisht në harkun kohor 19:00-24:00, që përbën 23,3% të totalit të aksidenteve të ndodhura në muajin gusht.

Për periudhën janar-gusht 2025, aksidentet rrugore kanë shënuar një rënie prej 14,7% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

/r.e/

The post Aksidentet rrugore ulen me 8,1% në gusht appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Aksidente në disa komuna brenda 24 orëve – raportohen lëndime të lehta dhe dëme materiale

28 September 2025 at 09:03


Gjatë ditës së shtunë në disa qytete të vendit janë shënuar një sërë aksidentesh trafiku, ku përveç dëmeve materiale, në disa raste janë raportuar edhe persona të lënduar.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se të gjitha rastet janë proceduar në mënyrë të rregullt, ndërsa në asnjërin prej tyre nuk ka pasur pasoja fatale.

Në Gjylekar të komunës së Vitisë, rreth orës 16:30, ka ndodhur një aksident ndërmjet dy veturave në lëvizje. Si pasojë, lëndime trupore ka pësuar një femër, e cila dyshohet se ka qenë shkaktare e aksidentit. Ajo ka marrë ndihmë mjekësore dhe më pas është liruar.

Një tjetër aksident me lëndime është regjistruar në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj, ku një veturë e drejtuar nga një shtetas i huaj ka goditur një biçikletë të drejtuar nga një mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime dhe është trajtuar mjekësisht.

Në Pejë, në rrugën “Haxhi Gashi”, rreth orës 20:15, një veturë ka shkaktuar aksident me një automjet tjetër në lëvizje, si pasojë e të cilit janë lënduar dy persona. Të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor dhe janë liruar.

Ndërkohë, dy aksidente të tjera janë raportuar me dëme materiale.

Në Sojevë të Ferizajt, rreth orës 12:01, është regjistruar një aksident ndërmjet dy automjeteve, pa të lënduar.

Kurse në aksin rrugor Prizren–Peqan, në orën 21:05, ka ndodhur një tjetër përplasje mes dy veturave, me pasoja vetëm materiale.

Policia e Kosovës po vazhdon hetimet dhe procedurat ligjore për secilin rast. /Telegrafi/

Tre viktima nga aksidentet, banorët e Spitallës në protestë: Rruga pa standarde

By: Elva
15 September 2025 at 17:50

Banorët e rrugës “Aristoteli” në Spitallë të Durrësit protestuan të hënën për mungesën e trotuareve në rrugën që po ndërtohet aktualisht. Duke folur për mediat ata shprehen shqetësimin për sigurinë e qytetarëve, duke theksuar se gjatë viteve të fundit tre persona kanë humbur jetën pasi u përplasën nga automjetet. Banorët shtojnë se në projektin e […]

The post Tre viktima nga aksidentet, banorët e Spitallës në protestë: Rruga pa standarde appeared first on BoldNews.al.

Ndërtim pa leje, vjedhje në kishë dhe aksidente, 4 në pranga, 3 nën hetim në Vlorë

By: Elva
14 September 2025 at 12:31

Katër persona janë arrestuar nga Policia e Vlorës për vepra të ndryshme penale, ndërsa tre të tjerë janë nën hetim. Rastet përfshijnë ndërtim pa leje, shkelje të urdhrave të mbrojtjes, kërcënim me mjet prerës, vjedhje dhe aksidente rrugore. Personat e arrestuar A.N., 45 vjeç, banues në Tiranë, u arrestua pasi në fshatin Vuno kishte ndërtuar […]

The post Ndërtim pa leje, vjedhje në kishë dhe aksidente, 4 në pranga, 3 nën hetim në Vlorë appeared first on BoldNews.al.

❌
❌