Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

EMRI/ Akuza për marrëdhënie seksuale me të mitur nën 12 vjec, kush është shqiptari i arrestuar në Greqi

By: armand
10 December 2025 at 16:39

Policia greke, me urdhër të Prokurorisë së Pireut, publikoi identitetin dhe fotot e dy personave të arrestuar për abuzim të rëndë seksual ndaj fëmijëve nën 12 vjeç. Të dyshuarit janë Markos‑Kimonas Miclea, 20 vjeç nga Rumania dhe Edmond Hoxha, 40 vjeç nga Gjergjani i Elbasanit të cilët janë arrestuar më 21 dhe 24 nëntor 2025. […]

The post EMRI/ Akuza për marrëdhënie seksuale me të mitur nën 12 vjec, kush është shqiptari i arrestuar në Greqi appeared first on BoldNews.al.

Dhuna mes të miturve, alarmante - vetëm në Tiranë 110 raste të denoncuara në 2025

5 December 2025 at 15:21


Rreth 110 raste konfliktesh mes të miturve janë denoncuar në polici gjatë vitit 2025 në qarkun e Tiranës, sipas të dhënave të mbledhura nga A2 CNN.

E thënë ndryshe, çdo tre ditë në policinë e Tiranës kemi një denoncimin, ku në konflikte të dhunshme janë të përfshirë të mitur.

Nga këto ngjarje, rezultojnë rreth 180 të mitur të proceduar penalisht dhe mbi 20 të arrestuar, ndërsa më shumë se 150 fëmijë janë dëmtuar fizikisht.

Statistikat janë alarmante krahasuar me vitin 2024, pasi në vitin 2025 kemi rritje të numrit të konflikteve mes të miturve të denoncuara në polici.

Mosha më e vogël e përfshirë në një konflikt të denoncuar këtë vit është vetëm 10 vjeç, që tregon rritjen e problemit që në moshat krejt të hershme. Sipas të dhënave, rreth 70% e konflikteve janë raste dhune fizike mes bashkëmoshatarëve, ndërsa pjesa tjetër përfshin përdorim të sendeve të forta dhe në disa raste më të rënda, edhe të armëve të ftohta, kryesisht thika.

Një tjetër element shqetësues është përfshirja e vajzave në përplasjet mes të miturve, rreth 20% e konflikteve përfshijnë edhe adoleshente.

Ndërsa në qytet raportimet po rriten, në zonat rurale të Tiranës situata paraqitet edhe më e rëndë, pasi shumica e konflikteve nuk denoncohen fare, ose zgjidhen brenda komunitetit, duke mos u regjistruar në statistikat zyrtare.

Pavarësisht numrave alarmantë, institucionet përgjegjëse nuk ka ndërmarrë masa konkrete për monitorimin, parandalimin apo rehabilitimin e fëmijëve të përfshirë në dhunë.

Shkollat raportojnë raste të përsëritura, por mungon një mekanizëm funksional ndërmjet policisë, arsimit dhe shërbimeve sociale.

Në shumë raste, edhe pas denoncimit, fëmijët kthehen në të njëjtat ambiente ku konflikti ka nisur, pa ndonjë program ndjekjeje psikologjike apo ndërhyrje komunitare.

Ndërkohë, raportimet e mbledhura tregojnë se shumë prindër hezitojnë t’i drejtohen policisë nga frika e stigmatizimit të fëmijëve ose nga bindja se denoncimi nuk sjell asnjë rezultat praktik. (A2 Televizion)

Të miturit në timon pushtojnë rrugët, policia “mbyll njërin sy”

By: armand
1 December 2025 at 18:09

Në Shqipëri, ligji është i qartë: për të marrë leje drejtimi duhet të kesh mbushur 18 vjeç. Çdo person nën këtë moshë, sipas ligjit, konsiderohet i mitur. Ndërsa rregullat e Kodit Rrugor duket se shkruhen bardhë e zi, realiteti në terren është shumë më gri. Zëra të rinjsh sot në fillim të të njëzetave tregojnë se kanë […]

The post Të miturit në timon pushtojnë rrugët, policia “mbyll njërin sy” appeared first on BoldNews.al.

Lejet e qëndrimit për të mitur në BE: Shqiptarët të tretët në Europë, gati gjysma e rasteve në Itali

By: V K
25 November 2025 at 07:45

Shqipëria renditet ndër vendet kryesore të Europës (jo-BE), për numrin e të miturve që marrin leje të para qëndrimi në vendet e Bashkimit Europian.

Sipas të dhënave të Eurostat, gjatë vitit 2024, 18,697 fëmijë shqiptarë nën moshën 18-vjeç morën leje të para qëndrimi në një nga vendet e BE-së, duke e pozicionuar Shqipërinë në vendin e tretë në Europë për këtë kategori pas Ukrainës dhe Bjellorusisë.

Migracioni i të miturve shqiptarë drejt BE-së, është i përqendruar pothuajse tërësisht në tre shtete:

Itali – 8,254 leje (44.1%)

Greqi – 4,877 leje (26.1%)

Gjermani – 4,165 leje (22.3%)

Vendet e tjera të BE-së – vetëm 1,401 leje (7.5%)

Të dhënat e Eurostat, tregojnë se arsyeja dominuese për lëshimin e lejeve të para qëndrimi për të mitur në BE mbetet bashkimi familjar, ç`ka lidhet ngushtë me komunitetet e mëdha shqiptare në Itali dhe Greqi.

Këto dy vende kanë qenë tradicionalisht destinacione kryesore të emigracionit shqiptar që prej viteve ’90, duke vijuar të tërheqin valë të reja të migrimit familjar.

Ndërkohë, Gjermania është shndërruar në vitet e fundit në një destinacion të rëndësishëm si për punësimin e të rriturve, ashtu edhe për vendosjen e familjeve të reja.

Në Europë

Në vitin 2024, vendet e BE-së lëshuan 540,445 leje të para qëndrimi për qytetarë jo-BE nën moshën 18 vjeç.

Prej tyre, 356,554 leje (66%) u dhanë për arsye të lidhura me bashkimin dhe formimin e familjes. 160,618 leje (30%) u lëshuan për arsye të tjera, përfshirë mbrojtjen ndërkombëtare, ndërsa 21,179 (4%) u dhanë për arsye të lidhura me arsimin.

Shtetet që lëshuan numrin më të lartë të lejeve për të mitur ishin Gjermania me 138,692 leje (26% e totalit të BE-së), e ndjekur nga Spanja me 107,828 leje (20%) dhe Italia me 60,125 leje (11%).

Në terma relativë, raporti i lejeve të para për çdo 100,000 banorë nën 18 vjeç ishte më i lartë në Maltë (3,379), Qipro (2,584) dhe Luksemburg (1,861). Në Letoni, Kroaci, Estoni, Bullgari dhe Rumani ky raport ishte nën 200 për 100,000 fëmijë.

Duhet theksuar se Franca, e cila ka vlerën më të ulët prej vetëm 17 leje për 100,000 të mitur, zakonisht nuk lëshon leje qëndrimi për fëmijë.

Duke parë shtetësinë e të miturve që morën leje të para qëndrimi në BE për të gjitha arsyet, 37% ishin shtetas të vendeve aziatike, 27% europianë jo-BE, 21% nga vendet afrikane, 11% nga Karaibet, Amerika Qendrore dhe Amerika e Jugut, ndërsa 2% ishin shtetas të Amerikës së Veriut.

Siria përbënte 12% të totalit të lejeve të para të lëshuara për të mitur në BE, e ndjekur nga Maroku me 7% dhe Ukraina me 6%./ Monitor

The post Lejet e qëndrimit për të mitur në BE: Shqiptarët të tretët në Europë, gati gjysma e rasteve në Itali appeared first on Albeu.com.

Arrestohet një 29-vjeçar, akuzohet për përhapje të materialeve pornografike me të mitur

14 November 2025 at 11:11

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike njoftoi të enjten se ka arrestuar një shtetas 29-vjeçar, banues në Tiranë, me akuzën e veprës penale “Pornografia me të mitur”. “Pas informacioneve të ardhura nga autoritetet policore gjermane dhe nga EUROPOL-i, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, ka kryer […]

The post Arrestohet një 29-vjeçar, akuzohet për përhapje të materialeve pornografike me të mitur appeared first on Reporter.al.

Operacion ndërkombëtar në 35 shtete, policia arreston 29-vjeçarin në Tiranë për pornografi me të mitur

By: redi
13 November 2025 at 16:55

Policia e Shtetit ka goditur një rast të përhapjes së materialeve me përmbajtje pornografike që përfshijnë të mitur, duke vënë në pranga një 29 vjeçar në Tiranë. Arrestimi i tij u krye në zbatim të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprën penale “Pornografia me të mitur”. Operacioni u zhvillua në kuadër të aksionit policor ndërkombëtar të…

Source

13 vjet burgim ndaj një personi në Ferizaj për sulm dhe keqpërdorim seksual ndaj dy të miturave

17 October 2025 at 10:55


Gjykata Themelore në Ferizaj - Departamenti për të Mitur të enjten ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit K.S., për shkak të veprës penale në vazhdim ‘sulmi seksual’ dhe “keqpërdorim seksual” i personave nën moshën 16 vjeçe.

Në njoftim thuhet se Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për të Mitur, përkatësisht trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Shabi Idrizi – kryetar i trupit gjykues, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të të gjitha provave, të pandehurin K.S., e shpalli fajtor për shkak të veprës penale në vazhdim ‘sulmi seksual’ dhe i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej 10 vjet si dhe për veprën penale në vazhdim ‘keqpërdorimi seksual’ i personave nën moshën 16 vjeçe i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej katër vjet.

Të njëjtit iu shqiptoi dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej 13 vjet, në të cilin dënim do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim, i cili dënim do të ekzekutohen pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

I pandehuri K.S., akuzohet se në periudha të ndryshme kohore, gjatë viteve 2012–2013 dhe 2018–2022, ka ushtruar veprime të ndaluara seksuale ndaj dy të miturave të moshës 12 dhe 14 vjeçare, duke shfrytëzuar rrethana të ndryshme dhe moshën e tyre të mitur.

“Konform nenin 366 paragrafi 1 pika 1.1 të KPPRK-së, të pandehurit i vazhdohet masa e paraburgimit deri kur aktgjykimi të merre formën e prerë, por jo më shumë se koha e dënimit të shqiptuar në aktgjykim”, thuhet në njoftim.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 30 ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore në Ferizajt. /Telegrafi/

Sherri në Bathore/ Policia: U konfliktuan disa të mitur, 5 të plagosur me thikë

12 October 2025 at 20:35

Policia ka dalë me një komunikatë për mediat në lidhje me sherrin masiv të regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në Bathore të Kamzës. Sipas autoriteve policore, në konflikt janë përfshirë disa të mitur, për motive të dobëta, ku për pasojë janë plagosur me thikë 5 prej tyre. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30, tek […]

The post Sherri në Bathore/ Policia: U konfliktuan disa të mitur, 5 të plagosur me thikë appeared first on BoldNews.al.

Beteja kundër mediave sociale vazhdon: Danimarka do t’i ndalojë ato për të miturit nën 15 vjeç

By: gaze tare
8 October 2025 at 11:12

Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, ka njoftuar planet për të ndaluar përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët nën 15 vjeç, duke e cilësuar ndikimin e tyre si thellësisht negativ për mirëqenien e të rinjve.

Në hapjen e sesionit të ri parlamentar më 7 tetor, Frederiksen u shpreh: “Ne kemi lëshuar një përbindësh. Kurrë më parë kaq shumë fëmijë nuk kanë vuajtur nga ankthi dhe depresioni. Telefonat dhe rrjetet sociale po na vjedhin fëmijërinë.”

Kryeministrja theksoi se shumë fëmijë po përballen me vështirësi në përqendrim dhe lexim, duke qenë të ekspozuar ndaj përmbajtjeve të papërshtatshme që nuk i përkasin moshës së tyre.

Megjithëse detajet e platformave që do të ndalohen nuk u specifikuan, u tha se ndalimi do të përfshijë “shumë rrjete sociale”, ndërsa nga mosha 13 vjeç do të kërkohet pëlqimi i prindërve. Nisma pritet të hyjë në fuqi që nga viti i ardhshëm.

Ky propozim vjen pas ndalimit të telefonave në shkolla, i vendosur në fillim të këtij viti në Danimarkë, pas rekomandimeve nga një komitet shtetëror që shqyrtoi ndikimin e teknologjisë në shëndetin mendor të fëmijëve.

Danimarka po ndjek shembullin e vendeve si Australia dhe Norvegjia, të cilat tashmë kanë vendosur ose janë në proces vendosjeje të kufizimeve të ashpra të moshës për aksesin në rrjetet sociale.

Ministrja daneze e çështjeve dixhitale, Caroline Stage, e cilësoi vendimin si një “pikë kthese” drejt mbrojtjes së fëmijëve nga ndikimi negativ i teknologjisë.

The post Beteja kundër mediave sociale vazhdon: Danimarka do t’i ndalojë ato për të miturit nën 15 vjeç appeared first on iconstyle.al.

Skandal në Fier/ Video pornografike brenda një shtëpie ku jetojnë fëmijë të mitur

3 October 2025 at 21:43

Një video me përmbajtje pornografike, e xhiruar në një fshat të Fierit, ka tronditur opinionin publik. Pamjet tregojnë një çift që kryen marrëdhënie seksuale pa asnjë shqetësim, ndonëse e dinë se po filmohen, dhe ajo që e bën ngjarjen edhe më të rëndë është fakti se në të njëjtën dhomë gjendeshin fëmijët e mitur të […]

The post Skandal në Fier/ Video pornografike brenda një shtëpie ku jetojnë fëmijë të mitur appeared first on BoldNews.al.

Korçë, 3 të mitur shtrohen në spital pasi konsumuan karamele pranë koshit të plehrave

By: gaze tare
18 September 2025 at 22:16

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Korçë, ku tre fëmijë të moshave 3, 7 dhe 10 vjeç u dërguan me urgjencë në spital nga familjarët, në gjendje të rënduar shëndetësore. Policia njoftoi se rreth orës 18:15, fëmijët mbërritën në Pediatrinë e Spitalit të Korçës dhe sipas deklarimeve paraprake të prindërve, ata mund të kenë konsumuar disa karamele që i gjetën pranë një koshi mbeturinash.

Sipas burimeve zyrtare, dyshohet se karamelet përmbanin lëndë narkotike, ndërsa mënyra se si ato përfunduan në rrugë mbetet ende e paqartë. Aktualisht, 10-vjeçarja ndodhet në gjendje më të stabilizuar, ndërsa dy vajzat e tjera, 3 dhe 7 vjeç, po trajtohen në repartin e reanimacionit, duke marrë kujdes të specializuar.

Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes, duke përfshirë hetimin e origjinës së karameleve dhe mënyrës së përhapjes së tyre. Policia po mbledh prova dhe po interviston dëshmitarë për të kuptuar rrethanat e incidentit dhe për të parandaluar ngjarje të ngjashme në të ardhmen.

Ngjarja ka shkaktuar shqetësim të madh tek qytetarët dhe autoritetet paralajmërojnë prindërit për kujdes të shtuar ndaj produkteve që fëmijët mund të gjejnë jashtë shtëpisë. Mjekët theksojnë rëndësinë e reagimit të shpejtë në rastet e konsumimit të dyshuar të lëndëve të rrezikshme, për të shpëtuar jetët e të vegjëlve.

The post Korçë, 3 të mitur shtrohen në spital pasi konsumuan karamele pranë koshit të plehrave appeared first on iconstyle.al.

Abuzimi me 16-vjeçaren/ E mori në pyetje dhe e liroi, si Policia e la efektivin që të arratisej

18 September 2025 at 18:41

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë e regjistruar në Këlcyrë, ku një vajzë 16-vjeçare dyshohet se është abuzuar seksualisht nga njerku i saj, shtetasi  P. B., 55 vjeç, banues në Këlcyrë, efektiv i komisariatit të policisë Përmet, si dhe kolegu i tij, shtetasi shtetasi A. A., 53 vjeç, banues në Këlcyrë, punonjës […]

The post Abuzimi me 16-vjeçaren/ E mori në pyetje dhe e liroi, si Policia e la efektivin që të arratisej appeared first on BoldNews.al.

E rëndë në Elbasan/ Ishin duke ruajtur bagëtitë, dy të miturit mbyten në lumin Shkumbin

By: Ardit
18 July 2025 at 19:40

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në fshatin Labinot-Fushë të Elbasanit, ku dy të mitur kanë humbur jetën pasi u mbytën në rrjedhën e lumit Shkumbin. U raportua se fëmijët ndersa ruanin bagëtitë së bashku me një familjare të tyre kishin hyrë në ujë për t’u larë, por rrjedha e fortë dhe […]

The post E rëndë në Elbasan/ Ishin duke ruajtur bagëtitë, dy të miturit mbyten në lumin Shkumbin appeared first on BoldNews.al.

Një hap drejt sigurisë! BE teston aplikacionin për mbrojtjen e të miturve në internet

By: gaze tare
15 July 2025 at 15:09

Tetë vende të Bashkimit Evropian do të testojnë një aplikacion të projektuar për të bllokuar fëmijët nga qasja në përmbajtje potencialisht të dëmshme në internet duke kontrolluar moshën e përdoruesit, tha Komisioni Evropian, ndërsa shumë vende shtyjnë përpara teknologji më gjithëpërfshirëse për të mbrojtur të miturit nga rreziqet në internet.

Aplikacioni i ri do të testohet në Danimarkë, Francë, Greqi, Itali dhe Spanjë, me një version kombëtar që do të lançohet në secilin prej këtyre vendeve në muajt në vijim. “Do t’u lejojë përdoruesve të vërtetojnë lehtësisht se janë mbi 18 vjeç, duke i mbrojtur fëmijët nga përmbajtja e papërshtatshme“, tha Henna Virkkunen, zyrtare e teknologjisë në Komisionin Evropian.

Aplikacioni i ri do të testohet në Danimarkë, Francë, Greqi, Itali dhe Spanjë, me një version kombëtar që do të lançohet në secilin prej vendeve në muajt në vijim. “Do t’u lejojë përdoruesve të vërtetojnë lehtësisht se janë mbi 18 vjeç, duke i mbrojtur fëmijët nga përmbajtja e papërshtatshme.”

«Është e vështirë të imagjinohet një botë ku fëmijët mund të hyjnë në një dyqan dhe të blejnë alkool, të shkojnë në një klub dhe të pretendojnë se janë mjaftueshëm të rritur për të hyrë pa asnjë kontroll identifikimi, vetëm duke deklaruar vetë ‘Po, jam mbi 18 vjeç’ », tha Caroline Stage Olsen , Ministrja e Danimarkës për Dixhitalizimin dhe Barazinë Gjinore, duke shtuar: « Por kjo ka ndodhur në internet për shumë vite ».

Pasi aplikacioni të lançohet në secilin vend, përdoruesit do të jenë në gjendje ta shkarkojnë atë dhe ta përdorin për të verifikuar, sa herë që janë gati të hyjnë në një faqe interneti ose platformë, për shembull me lojëra bixhozi ose përmbajtje pornografike, por edhe në mediat sociale , se kanë arritur moshën e kërkuar.

The post Një hap drejt sigurisë! BE teston aplikacionin për mbrojtjen e të miturve në internet appeared first on iconstyle.al.

Zhduken dy të mitur në Durrës e Kavajë

By: Ela
15 July 2025 at 12:27

Policia e Durrësit dhe ajo e Kavajës vijojnë kërkimet për dy të mitur që janë larguar pa gjurmë nga shtëpitë e tyre. Konkretisht bëhet fjalë për një 17-vjeçare e cila rezulton e zhdukur që prej së dielës (12 korrik). Denoncimi është bërë nga babai i saj. “Në Komisariatin e Policisë Durrës ka kallëzuar shtetasi N. P., […]

The post Zhduken dy të mitur në Durrës e Kavajë appeared first on BoldNews.al.

Skandal/ 26-vjeçari u arrestua për abuzime se*suale me të mitur, thirrje për kontrolle mjekësore tek 1200 fëmijë

1 July 2025 at 11:46

Autoritetet australiane kanë nisur një hetim të gjerë dhe po bëjnë thirrje për testime shëndetësore ndaj rreth 1,200 fëmijëve në shtetin e Viktorias, pas akuzave tronditëse për abuzim seksual ndaj një punonjësi të kujdesit për fëmijë.

Joshua Brown, 26 vjeç, nga Melbourne, u arrestua në maj dhe është akuzuar për më shumë se 70 vepra penale, që përfshijnë tetë viktima të dyshuara. Viktimat janë fëmijë të moshës pesë muaj deri në dy vjeç, që kanë ndjekur Qendrën e Mësimit të Hershëm të Kopshtit Kreativ gjatë periudhës prill 2022 – janar 2023.

Hetimi nisi pasi autoritetet zbuluan materiale abuzimi, dhe jo si pasojë e ndonjë ankese nga viktimat. Policia ka konfirmuar se Brown ka punuar në të paktën 20 qendra kujdesi për fëmijë në Melbourne nga viti 2017 deri në maj 2025. Po hetohet gjithashtu një incident i dytë i mundshëm në një qendër tjetër në veri të qytetit.

Drejtori Ekzekutiv i Shëndetit në Viktoria, Christian McGrath, deklaroi në një konferencë për shtyp se janë njoftuar 2,600 familje dhe 1,200 fëmijë janë këshilluar të bëjnë testime për sëmundje infektive. Ai theksoi se masat janë parandaluese dhe rreziku konsiderohet i ulët.

“Ky është një zhvillim tejet shqetësues. Ne po e trajtojmë situatën me kujdes maksimal për sigurinë e fëmijëve dhe për qetësinë e prindërve,” tha McGrath.

Komisionerja e Policisë, Janet Stevenson, sqaroi se Joshua Brown nuk ishte më parë në radarët e autoriteteve dhe kishte marrë leje zyrtare për të punuar me fëmijë, leje e cila u anulua pas arrestimit. Ajo tha gjithashtu se ndalimi për publikimin e identitetit të tij u hoq me qëllim që prindërit të mund të identifikojnë çdo kontakt të mundshëm të fëmijëve të tyre me të dyshuarin.

Brown mbetet në paraburgim dhe pritet të dalë sërish përpara gjykatës më 15 shtator, ndërsa hetimet nga policia dhe shërbimet sociale vazhdojnë me intensitet. Skandali ka shkaktuar valë shqetësimi dhe zemërimi në gjithë vendin.

The post Skandal/ 26-vjeçari u arrestua për abuzime se*suale me të mitur, thirrje për kontrolle mjekësore tek 1200 fëmijë appeared first on Sot News | Lajme.

4 të mitur përleshen në Kosovë, njëri prej tyre pl*goset

By: D Marku
30 June 2025 at 12:42

Katër të mitur janë përleshur me njëri-tjetrin në Prishtinë.

Policia e Kosovës bën me dije se njëri prej të miturve është plagosur me thikë gjatë sherrit.

“Raportohet se pas një mosmarrëveshje katër të dyshuar, të mitur meshkuj kosovarë janë rrahur mes veti, ku njëri nga viktimat ka pësuar lëndime të rënda trupore nga therja me thikë. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësorë”, thuhet në raport.

Më tej bëhet me dije se një nga të miturit është arrestuar ndërsa dy të tjerë janë lënë të lirë.

 

The post 4 të mitur përleshen në Kosovë, njëri prej tyre pl*goset appeared first on Albeu.com.

Agravon konflikti mes 4 të miturve, plagoset me thikë njëri prej tyre

30 June 2025 at 11:40

Katër të mitur janë konfliktuar dhe përleshur me njëri-tjetrin në Obiliq në Prishtinë. Mësohet se njëri prej të miturve është plagosur me thikë gjatë sherrit. Policia e Kosovës shton se ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 19:45, në Obiliq.

“Raportohet se pas një mosmarrëveshje katër të dyshuar, të mitur meshkuj kosovarë janë rrahur mes veti, ku njëri nga viktimat ka pësuar lëndime të rënda trupore nga therja me thikë. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësorë”, thuhet në raport. Më tej bëhet me dije se një nga të miturit është arrestuar ndërsa dy të tjerë janë lënë të lirë.

The post Agravon konflikti mes 4 të miturve, plagoset me thikë njëri prej tyre appeared first on Sot News | Lajme.

SKANDALI/ Si u mashtruan 23 gra në Lezhë me kredi te IUTE Credit, shkelet rregullorja e BSH-së

27 June 2025 at 08:54

Ndërkohë që skandali i mikrokredive me MCA dhe FINAL që mori disa jetë qytetarësh si edhe rrënoi mijëra familje shqiptare përmes një skeme kriminale, nuk është mbyllur ende, një tjetër skemë e madhe mashtrimi me kreditë ka nxjerrë kokë ku sipas të dhënave të siguruara nga Skyweb.al, deri më tani ka të paktën 23 viktima. Policia e […]

The post SKANDALI/ Si u mashtruan 23 gra në Lezhë me kredi te IUTE Credit, shkelet rregullorja e BSH-së appeared first on BoldNews.al.

Aksidentoi tre të miturit me monopatina në Tiranë, pranga shoferit

By: user 11
26 June 2025 at 09:54

Policia Rrugore e Tiranës ka arrestuar shoferin e automjetit që aksidentoi 3 të miturit që lëviznin me monopatinë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Ai akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Burime bëjmë me dije se sipas ekspertizës së bërë në vendngjarje, ka rezultuar se të miturit, të ndarë në 2 monopatina, kanë kaluar rrugën me semafor të kuq, ndërsa shoferi i makinës me semafor portokalli. Automjet i përplasi të miturit në dy monopatinat në kryqëzim dhe i mori para për disa metra. Makina ishte duke ecur në korsinë e dedikuar të mjeteve të transportit publik.

Dy të miturit, 9 dhe 11 vjeç, mësohet se janë në gjendje shëndetësore të stabilizuar nën kujdesin e mjekëve në spitalin e traumës me dëmtime në krah dhe në këmbë. I treti, një 11-vjeçar është në gjendje të rëndë.

The post Aksidentoi tre të miturit me monopatina në Tiranë, pranga shoferit appeared first on Lapsi.al.

❌
❌