Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

BRAZIL – Lula paralajmëron kundër ndërhyrjes ushtarake amerikane në Venezuelë

20 December 2025 at 19:06

RIO DE ZHANEIRO, 20 dhjetor /ATSH-DPA/ – Presidenti brazilian, Luiz Inácio Lula da Silva ka paralajmëruar kundër ndërhyrjes ushtarake amerikane në Venezuelë.

“Ndërhyrja e armatosur në Venezuelë do të ishte një katastrofë humanitare për hemisferën dhe një precedent i rrezikshëm për botën”, tha sot Lula në samitin e konfederatës së Amerikës së Jugut, Mercosur, në qytetin brazilian Foz do Iguaçu.

Ushtria amerikane ka mbledhur një forcë me anije luftarake, avionë luftarakë dhe ushtarë pranë brigjeve të Venezuelës.

Zyrtarisht, misioni synon luftimin e kontrabandës së drogës.

Presidenti autoritar i Venezuelës, Nicolás Maduro, megjithatë, ka frikë se Uashingtoni dëshiron të detyrojë një ndryshim pushteti në Karakas.

Megjithatë, Mercosur është i ndarë për këtë çështje, me qeveritë e krahut të djathtë të Argjentinës dhe Paraguait që mbështesin një qëndrim të ashpër kundër Venezuelës.

“Maduro është një diktator dhe duhet të largohet”, tha ministri i Jashtëm argjentinas Pablo Quirno, sipas një raporti në gazetën ”La Nación” para fillimit të samitit.

Ministri i Jashtëm i Paraguait, Rubén Ramírez Lezcano, theksoi kërcënimin që paraqet qeveria venezueliane për sigurinë rajonale dhe bëri thirrje për lirimin e të burgosurve politikë.

Mercosur përbëhet nga Argjentina, Bolivia, Brazili, Paraguai dhe Uruguaji.

Venezuela ishte anëtare, por është pezulluar.

Foz do Iguaçu ndodhet pranë ujëvarës më të madhe në botë, Iguaçu, e cila shtrihet në kufirin midis Brazilit dhe Argjentinës.

Qyteti ndodhet gjithashtu në kufirin me Paraguajin./  a.jor.

The post BRAZIL – Lula paralajmëron kundër ndërhyrjes ushtarake amerikane në Venezuelë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KOMENT – Donbasi dhe më gjerë, pengesat territoriale për paqen në Ukrainë

10 December 2025 at 18:35

Midis një vale të shpejtë diplomacie lidhur me përpjekjet e Shteteve të Bashkuara për një marrëveshje paqeje, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha më 8 dhjetor se Kievi nuk ka as të drejtë ligjore e as morale të heqë dorë nga ndonjë pjesë e tokës së vet.

“Natyrisht, Rusia ngul këmbë që ne të heqim dorë nga tokat tona. Ne, pa asnjë dyshim, nuk duam të japim asgjë. Pikërisht për këtë po luftojmë”, tha Zelensky, vendi i të cilit është përballur me agresion ushtarak nga Rusia që nga viti 2014 dhe me një pushtim të plota qysh nga shkurti i vitit 2022.

Duket e thjeshtë. Megjithatë, në të njëjtën bisedë online me gazetarë, ai tha se bisedimet me Uashingtonin përfshijnë “çështje të ndërlikuara që lidhen me territorin” dhe se “ende nuk është arritur kompromis për këtë”.

Më poshtë mund ta lexoni një vështrim mbi kontrollin territorial në Ukrainë, që është një nga pengesat më të mëdha në rrugën drejt paqes.

Donbasi

Qëllimet dhe fiksimet që e nxitën presidentin rus, Vladimir Putin, ta niste pushtimin shkojnë shumë përtej thjesht grabitjes së tokave; ato përfshijnë një dëshirë për ta nënshtruar Ukrainën, për ta dobësuar Perëndimin dhe për t’i përmbysur disa nga rezultatet e Luftës së Ftohtë dhe shpërbërjes së perandorisë sovjetike.

Por, kontrolli mbi rajonet Donjeck dhe Luhansk, që përbëjnë Donbasin, është qartazi synimi kryesor.

Dhe, së bashku me sundimin e Krimesë dhe pjesëve të rajoneve Zaporizhja dhe Herson, kjo mund të jetë më e pakta që Putin beson se mund ta pranojë, të paktën për tani, pa u vlerësuar në atdheun e vet si një dështak i një lufte për të cilën në fillim shpresonte ta bënte Ukrainën të gjunjëzohet brenda javësh.

Telashi për Putinin është se forcat e tij nuk kanë qenë në gjendje ta pushtojnë të gjithë Donbasin. Përveç, disa pjesëve të vogla në rajonin Luhansk, pjesa tjetër është nën pushtimin rus, pjesë e pothuajse një të pestës së territorit të Ukrainës që kontrollohet nga Moska.

Por, Donjecku ka dalë të jetë më i vështirë: trupat ruse kontrollojnë rreth 77 për qind të rajonit, pasi janë zhvendosur me hapa të ngadaltë në një ofensivë të gjatë dhe rraskapitëse, por nuk kanë arritur të marrin përfundimisht qytetin e shkatërruar të Pokrovskut, dhe disa qendra të tjera të banuara mbeten nën kontrollin e Kievit.

Numri i madh i ushtarëve rusë të vrarë mund ta ketë forcuar vendosmërinë e Putinit për ta përfunduar kapjen e rajonit, nga frika se përndryshe gjakderdhja do të shihej si e kotë.

Në çdo rast, marrja nën kontroll të plotë e Donbasit tani është kërkesë themelore e tij në çfarëdo marrëveshje për paqe. Putin tha javën e kaluar se Rusia do të merrte me forcë pjesën e mbetur nëse përpjekjet diplomatike nuk sjellin tërheqjen e Ukrainës nga to.

Për Ukrainën, pjesa e Donbasit që ajo kontrollon është po aq thelbësore, në mos edhe më shumë.

Çdo marrëveshje për paqe që i jep tokë Rusisë ose forcon kontrollin e Kremlinit mbi tokën që ai pushton, do të shihej në Kiev dhe në Perëndim si shpërblim i agresionit të Moskës. Megjithatë, një pakt që i detyron forcat ukrainase të tërhiqen nga toka që kanë mbrojtur, gjithashtu me një kosto të madhe njerëzore, do të ishte edhe më i vështirë për t’u kapërdirë.

De facto, de jure

Një ndërlikim tjetër – të paktën sepse Putini ngul këmbë ta bëjë të tillë – është pretendimi i Moskës, i pabazuar në realitet por i mishëruar në ligjin rus për më shumë se tri vjet, se rajonet Luhansk, Donjeck, Zaporizhja dhe Herson janë pjesë e Rusisë, jo e Ukrainës.

Putini përpiqet ta theksojë këtë pretendim duke thënë se Rusia do ta “çlirojë” pjesën e mbetur të Donbasit, në vend se të thotë se do të marrë apo do të pushtojë toka ukrainase.

Kjo çështje e pazgjidhshme e Donbasit u përmend edhe në propozimin 28-pikësh për paqe të hartuar nga Shtetet e Bashkuara, i cili shkaktoi një stuhi diplomacie kur u bë publik muajin e kaluar.

Hersoni dhe Zaporizhja

Përveç Krimesë dhe Donbasit, rajonet Zaporizhja dhe Herson paraqesin sfidë për çdo përpjekje për paqe.

Rusia kontrollon pjesë të secilit rajon, duke krijuar një “korridor tokësor” nga kufiri rus deri te ngushtica që lidh Krimenë e pushtuar me Ukrainën, si dhe kontroll mbi termocentralin bërthamor të Zaporizhjas – i cili është më i madhi në Evropë dhe një çështje tjetër e ndërlikuar në bisedimet e paqes.

Por, pasi Ukraina rimori qytetin e Hersonit në një kundërofensivë të madhe në vjeshtën e vitit 2022, Rusia nuk mban nën kontroll kryeqytetin e asnjërit prej dy rajoneve.

Midis përpjekjeve të SHBA-së për paqe që nisën kur Trump mori detyrën në janar të këtij viti, Moska herë pas here është dukur e hapur për marrëveshje që do ta lejonte Ukrainën t’i mbajnë në kontroll tokat që i kontroll – ashtu siç parashikonte propozimi 28-pikësh, shkruan REL.   /os/

The post KOMENT – Donbasi dhe më gjerë, pengesat territoriale për paqen në Ukrainë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Rubio: Ende shumë punë për dhënien fund të konfliktit ruso-ukrainas

1 December 2025 at 08:41

UASHINGTON, 1 dhjetor /ATSH-DPA/ – Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio tha se ende ka shumë punë përpara për negociatorët që kërkojnë t’i japin fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës, pas disa orësh bisedimesh me përfaqësuesit ukrainas në Florida.

Në pamjet e shpërndara nga gazetarët në median sociale, Rubio tha se kishte qenë “një seancë shumë produktive dhe e dobishme” në të cilën, sipas tij, ishte bërë “përparim shtesë”.

Megjithatë, ai paralajmëroi se “ka më shumë punë për t’u bërë”.

Rubio tha se çështja ishte e ndërlikuar, me shumë pjesë në lojë, dhe se pala ruse ende duhej të përfshihej.

Rubio riafirmoi se kjo do të ndodhte në ditët në vijim, kur Steve Witkoff, i dërguari special i presidentit Donald Trump, të vizitojë Moskën.

Kreu i delegacionit ukrainas, Rustem Umerov, e karakterizoi takimin si “produktiv dhe të suksesshëm”.

“Ne folëm për të ardhmen e Ukrainës, për gjithçka që është e rëndësishme për Ukrainën dhe popullin ukrainas”, tha ai.

“Shtetet e Bashkuara po na mbështesin shumë”, theksoi Umerov.

As ai dhe as Rubio nuk dhanë detaje specifike mbi përmbajtjen e bisedimeve.

Një plan amerikan me 28 pika për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë u bë publik së fundmi, por u kritikua nga shumë si një “listë dëshirash ruse”.

Evropianët dhe ukrainasit më vonë e ripërpunuan planin me përfaqësuesit e SHBA-së, megjithëse disa pika mbeten të diskutueshme.

Rusia, ndërsa kohët e fundit është angazhuar në bisedime paqeje, ka vazhduar të sulmojë Ukrainën./ a.jor.

The post SHBA – Rubio: Ende shumë punë për dhënien fund të konfliktit ruso-ukrainas appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Incident i rëndë në skenën muzikore: Don Xhoni dhe shokët sulmojnë producentin e njohur

By: gaze tare
17 November 2025 at 10:30

Një ngjarje e rëndë ka tronditur skenën muzikore në Kosovë, ku reperi i njohur Don Xhoni, së bashku me vëllain e tij dhe disa shokë, dyshohet se kanë sulmuar producentin Shkumbin Nebihu, i njohur me emrin artistik Bini Diez.

Sipas raportimeve të Paparacit, incidenti ka ndodhur në rrethana ende të pasqaruara, ndërsa gjatë ngjarjes është përdorur edhe arma e zjarrit. Burimet raportojnë se grupi i reperit ka goditur Nebihun dhe ka shkaktuar dëme në automjetin e tij. Detajet e plota mbi motivet dhe rrethanat që çuan në konflikt ende nuk janë bërë publike.

Paparaci shton se është në pritje të një përgjigjeje zyrtare nga Policia e Kosovës, e cila ende nuk ka dhënë informacione të plota mbi ngjarjen. Autoritetet pritet të sqarojnë nëse ka arrestime, dëme materiale të tjera apo lëndime më serioze.

Ngjarja ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku fansat e reperit dhe komuniteti muzikor po ndajnë shqetësimet dhe komentet e tyre. Disa burime të afërta me të përfshirët kanë konfirmuar se tensioni mes palëve ka qenë i gjatë, por ende nuk dihet nëse ka pasur mosmarrëveshje paraprake që çuan në dhunë.

Rastet e dhunës mes figurave publike janë gjithmonë të ndjeshme, dhe opinioni publik presin informacionin zyrtar nga Policia për të kuptuar se çfarë ka ndodhur saktësisht dhe cilat do të jenë veprimet e mëtejshme ligjore.

The post Incident i rëndë në skenën muzikore: Don Xhoni dhe shokët sulmojnë producentin e njohur appeared first on iconstyle.al.

A fitojnë miqtë tuaj më shumë para? Pse hendeku i parave në grupe është shkak i konfliktit

By: gaze tare
17 October 2025 at 15:15

Në një shoqëri ku paratë shpesh përkthehen në status, stabilitet dhe mundësi, diferenca financiare mes miqve po bëhet gjithnjë e më e dukshme, dhe ndonjëherë, edhe shkatërruese për miqësitë.

Sipas psikologëve, kur një person fiton dukshëm më shumë se pjesa tjetër e grupit, raportet e forcës ndryshojnë në mënyrë të pavetëdijshme. Ai që fiton më shumë tenton të marrë më shumë vendime, të propozojë aktivitete më të kushtueshme, ose të shpenzojë pa menduar shumë për buxhetin e të tjerëve. Ndërkohë, ata që fitojnë më pak shpesh përballen me ndjesi inferioriteti, turpi ose mërzie, që me kalimin e kohës mund të çojnë në ftohje dhe distancim emocional.

Një nga shembujt më të zakonshëm është udhëtimi në grup: dikush zgjedh një resort luksoz, dikush tjetër nuk ka mundësi ta përballojë, por prapë pranon për të mos dalë jashtë grupit. Kjo krijon tension të fshehtë, që më pas shfaqet në mënyra të tjera, përmes ironive, mungesës së komunikimit, apo ndjesisë së “nuk i përkas më këtij grupi”.

Sociologët e përshkruajnë këtë si “pabarazi të përjetuar emocionalisht”, ndjenja që dikush nuk është më në të njëjtin nivel me të tjerët, jo vetëm financiarisht, por edhe në mënyrën se si jeton, shpenzon apo planifikon jetën.

Megjithatë, ekspertët theksojnë se komunikimi i hapur dhe ndjeshmëria janë çelësi për të ruajtur marrëdhëniet. Një miqësi e shëndetshme duhet të lejojë diskutime të sinqerta për kufijtë financiarë, pa gjykim dhe pa ndjerë turp.

The post A fitojnë miqtë tuaj më shumë para? Pse hendeku i parave në grupe është shkak i konfliktit appeared first on iconstyle.al.

Sherri në Bathore/ Policia: U konfliktuan disa të mitur, 5 të plagosur me thikë

12 October 2025 at 20:35

Policia ka dalë me një komunikatë për mediat në lidhje me sherrin masiv të regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në Bathore të Kamzës. Sipas autoriteve policore, në konflikt janë përfshirë disa të mitur, për motive të dobëta, ku për pasojë janë plagosur me thikë 5 prej tyre. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30, tek […]

The post Sherri në Bathore/ Policia: U konfliktuan disa të mitur, 5 të plagosur me thikë appeared first on BoldNews.al.

FOKUS – Të dhëna kontradiktore viktimash në konfliktin afgano-pakistanez

12 October 2025 at 13:55

ISLAMABAD, 12 tetor /ATSH-DPA-AFP/ – Forcat afgane kanë vrarë 58 ushtarë pakistanezë dhe kanë kapur përkohësisht më shumë se 20 poste ushtarake pakistaneze në operacionet hakmarrëse gjatë natës përgjatë linjës së ashtuquajtur Durand, tha sot një zëdhënës i qeverisë talebane në Kabul.

”Nëntë ushtarë afganë u vranë gjithashtu në përleshje”, tha zëdhënësi Zabihullah Mujahid në një konferencë për shtyp.

Shifrat mbeten të paverifikuara nga burime të pavarura.

Ndërkohë, ushtria pakistaneze raportoi sot 23 vdekje nga radhët e saj dhe 200 në anën afgane, gjatë një operacioni hakmarrës të kryer gjatë natës nga Kabuli në kufirin e tyre të përbashkët me Afganistanin.

”Në total, 23 ushtarë pakistanezë vdiqën duke mbrojtur integritetin territorial të vendit tonë kundër këtij sulmi të egër dhe ne neutralizuam më shumë se 200 talebanë dhe terroristë të lidhur me ta përmes zjarrit, bastisjeve dhe sulmeve precize”, tha ushtria në një deklaratë.

Mujahid tha se luftimet u ndalën me kërkesë të Katarit dhe se forcat talebane ishin aktualisht në një pozicion mbrojtës, megjithëse ai pretendoi se sulmet pakistaneze po vazhdonin.

Katari, Arabia Saudite dhe Irani i kanë bërë thirrje Afganistanit dhe Pakistanit të ushtrojnë vetëpërmbajtje./ a.jor.

The post FOKUS – Të dhëna kontradiktore viktimash në konfliktin afgano-pakistanez appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Hamasi e konsideron konfliktin në Gaza të përfunduar plotësisht

9 October 2025 at 21:32

GAZA, 9 tetor /ATSH-DPA/ – Hamasi e konsideron luftën në Gaza plotësisht të përfunduar, deklaroi zyrtari më i lartë i grupit palestinez jashtë vendit, Khalil al-Hayya, në një fjalim televiziv, duke cituar garancitë nga ndërmjetësit.

Al-Hayya vuri në dukje se delegacioni palestinez mori siguri nga ndërmjetësit dhe administrata amerikane se “lufta ka mbaruar plotësisht”.

Al-Hayya është gjithashtu kreu i delegacionit negociues të Hamasit në bisedimet për një armëpushim.

”Hamasi ka dhënë një përgjigje që i shërben interesave të popullit palestinez dhe kursen gjakderdhjen”, tha ai, duke iu referuar marrëveshjes së bazuar në planin e paqes të SHBA-së.

“Ne pohojmë se sakrificat e popullit tonë nuk do të jenë të kota dhe se do t’i qëndrojmë besnikë premtimit tonë dhe nuk do të heqim dorë nga të drejtat kombëtare të popullit tonë, të arrijmë lirinë, pavarësinë dhe vetëvendosjen”, theksoi ai.

Një zëdhënëse izraelite konfirmoi më parë se një marrëveshje mbi pikat kryesore të një plani për t’i dhënë fund konfliktit në Gaza ishte nënshkruar në mëngjes, duke hapur rrugën për fazën e parë të propozimit të SHBA-së.

”Hamasi do të vazhdojë të punojë me fraksionet kombëtare dhe islamike për të realizuar krijimin e një shteti të pavarur palestinez me Jerusalemin si kryeqytet”, tha al-Hayya.

Marrëveshja përfshin lirimin e pengjeve të rrëmbyera në Rripin e Gazës dhe tërheqjen e trupave izraelite në një vijë të dakorduar pas dy vitesh lufte.

Izraeli do të lirojë rreth 250 palestinezë që vuajnë dënime me burgim të përjetshëm dhe afërsisht 1 700 të tjerë të ndaluar pas sulmeve të udhëhequra nga Hamasi dy vjet më parë, të cilat shkaktuan luftën./  a.jor.

The post FOKUS – Hamasi e konsideron konfliktin në Gaza të përfunduar plotësisht appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tony Blair – paqebërësi i diskutueshem për Lindjen e Mesme

By: Ela
6 October 2025 at 08:38

Britania e Madhe dhe palestinezët kanë një histori të gjatë dhe të veçantë së bashku, shumë kohë para Tony Blair. Në vitin 1922, pas rënies së Perandorisë Osmane, Londra mori një mandat nga Lidhja e Kombeve për të administruar Palestinën. Edhe më herët, në “Deklaratën e Balfourit”, britanikët premtuan të “krijonin një atdhe” atje për hebrenjtë […]

The post Tony Blair – paqebërësi i diskutueshem për Lindjen e Mesme appeared first on BoldNews.al.

Konflikt mes të rinjve në Durrës, arrestohet 27-vjeçari që qëlloi me armë gjahu (EMRI)

By: V K
6 September 2025 at 10:29

Shtetasi Sebastian Toska 27-vjeç, është vënë në pranga pas një konflikti të çastit, qëlloi me armë gjahu në drejtim të një shtetasi tjetër.

Ngjarja ndodhi në sektorin Hamallaj, Fermë Sukth. Policia e Durrësit, njofton se ka sekuestruar dhe armën e gjahut që u përdor në ngjarje.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Durrës, pas njoftimit të marrë për një konflikt të ndodhur në sektorin Hamallaj, Fermë Sukth, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Shotgun”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi S. T., 27-vjeç, banues në sektorin Hamallaj, Fermë Sukth, Durrës.

Ky shtetas, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka qëlluar me armë gjahu çifte në drejtim të shtetasit Sh. H., 34-vjeç, banues në sektorin Hamallaj, Fermë Sukth, Durrës.

Nga veprimet hetimore rezultoi se arma e gjahut, tip shotgun, ishte pa leje dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja” e mbetur në tentativë, “Prishja e rendit publik” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjahut dhe sportive”.

The post Konflikt mes të rinjve në Durrës, arrestohet 27-vjeçari që qëlloi me armë gjahu (EMRI) appeared first on Albeu.com.

SHBA – JD Vance: Rusia ka bërë lëshime të rëndësishme për t’i dhënë fund luftës

25 August 2025 at 08:54

UASHINGTON, 25 gusht /ATSH-DPA/ – Zëvendëspresidenti i SHBA-së JD Vance tha se Rusia ka bërë “lëshime të rëndësishme” për t’i dhënë fund konfliktit të saj me Ukrainën.

“Rusët i kanë bërë lëshime të rëndësishme presidentit Trump, për herë të parë në tre vjet e gjysmë të këtij konflikti”, tha Vance për transmetuesin amerikan NBC në një intervistë të transmetuar dje.

“Ata në fakt kanë qenë të gatshëm të jenë fleksibël në disa nga kërkesat e tyre kryesore. Ata kanë folur për atë që do të ishte e nevojshme për t’i dhënë fund luftës”, tha Vance.

Zëvendëspresidenti i SHBA-së tha se Moska ka pranuar “se Ukraina do të ketë integritet territorial pas luftës. Ata kanë pranuar se nuk do të jenë në gjendje të instalojnë një regjim kukull në Kiev”.

Vance përsëriti gjithashtu se Shtetet e Bashkuara nuk do të dërgojnë trupa për të zbatuar një marrëveshje paqeje.

“Presidenti ka qenë shumë i qartë. Nuk do të ketë trupa në terren në Ukrainë”, tha Vance, duke shtuar se SHBA-të do të “vazhdojnë të luajnë një rol aktiv në përpjekjen për të siguruar që ukrainasit të kenë garancitë e sigurisë dhe besimin që u nevojitet për të ndaluar luftën nga ana e tyre dhe rusët të ndihen sikur mund ta çojnë luftën në një përfundim nga ana e tyre”.

Ndërkohë, shpresat për një takim ballë për ballë midis presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidentit rus Vladimir Putin në të ardhmen e afërt janë zhdukur kryesisht pas deklaratave nga Moska, në kundërshtim me pritjet e Trump./ a.jor.

The post SHBA – JD Vance: Rusia ka bërë lëshime të rëndësishme për t’i dhënë fund luftës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Rusia intensifikon sulmet ajrore në Ukrainë, Kievi kundërpërgjigjet

21 August 2025 at 13:18

KIEV, 21 gusht /ATSH-DPA/ – Rusia lëshoi një numër dronësh luftarakë dhe raketash në drejtim të qyteteve ukrainase pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme për paqe, raportoi sot ’’The Kyiv Independent’’.

Sipas shifrave ukrainase, forcat ajrore zbuluan 614 dronë si dhe raketa hipersonike dhe balistike.

Agjencia e lajmeve RBC Ukraine raportoi se shpërthime u dëgjuan në Kiev dhe në qytetin perëndimor ukrainas të Lvivit.

RBC Ukraine citoi guvernatorin ushtarak të Lvivit, Maksym Kozytskyi, të ketë thënë se mbrojtja ajrore ishte aktivizuar në rajon.

Një alarm ajror ishte lëshuar më parë në Kiev të mërkurën në mbrëmje dhe sulmet me dronë vazhduan atje gjatë natës, me sirena që thuhet se zgjatën gati tetë orë. Mbrojtja ajrore ishte gjithashtu aktive në qytet.

Raketat goditën Ukrainën perëndimore, përfshirë Mukaçevën pranë kufirit hungarez, ku u plagosën 15 persona.

Raportet e medias tregojnë se një fabrikë për komponentë elektronikë u godit, duke shkaktuar një zjarr të madh.

Në Lviv, një person u vra dhe tre të tjerë u plagosën, sipas kryetarit të bashkisë Andrii Sadovyi.

Ndërkohë, Ukraina kreu sulme gjatë natës në territorin rus duke përdorur dronë luftarakë. Ministria ruse e Mbrojtjes raportoi 49 dronë të kapur.

Kanalet ruse të Telegram përmendën sulme në rafinerinë ’’Novoshakhtinsk’’ në Rostov, duke shkaktuar një zjarr, mbyllje të përkohshme të një linje hekurudhore në Voronezh dhe pezullime afatshkurtra të aeroporteve në Volgograd dhe Kaluga për shkak të alarmeve për dronë.

Sulmet e fundit vijnë mes një shtytjeje të kohëve të fundit nga presidenti i SHBA-së Donald Trump për një zgjidhje për luftën në Ukrainë./ /os/

The post FOKUS – Rusia intensifikon sulmet ajrore në Ukrainë, Kievi kundërpërgjigjet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

U arrestua pasi u përfshi në një konflikt të dhunshëm, lirohet Meriton Mjekqi

By: Ardit
19 August 2025 at 22:49

Moderatori dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Meriton Mjekiqi, ka reaguar për herë të parë pas episodeve që e vendosën në qendër të vëmendjes mediatike muajin e kaluar, kur u përfol për një përleshje fizike që solli lëndime të rënda trupore tek viktima. Sot, më 19 gusht 2025, Mjekiqi njoftoi përmes InstaStory se gjykata […]

The post U arrestua pasi u përfshi në një konflikt të dhunshëm, lirohet Meriton Mjekqi appeared first on BoldNews.al.

Rita Ora në konflikt me fqinjët, ankesa për rinovimet e shtëpisë së saj në Londër

By: V K
9 August 2025 at 10:45

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, bleu rezidencën në fjalë në vitin 2021 një pronë historike me vlerë 7.5 milionë paund (8.6 milionë euro) në veri të Londrës, e klasifikuar si ndërtesë e mbrojtur (Grade II).

Por, duket se ajo nuk e dinte se ishte zhvendosur pranë një grupi fqinjësh NIMBY (“Not In My Back Yard”), të cilët më herët ishin ankuar edhe për renovimet e shtëpisë së saj.

Tani, pas paraqitjes së projektit nga arkitekti i Ritës, për një palestër të vendosur në oborrin e ulët të pronës, fqinjët janë sërish në alarm.

Një grup banorësh nga një bllok apartamentesh aty pranë, kanë dorëzuar një ankesë të përbashkët.

Në dokumentin e tyre thuhet:Banorët që zgjodhën këtë zonë për qetësinë e saj, nuk duhet të detyrohen të jetojnë me ndriçim artificial, zhurma të amplifikuara apo humbje të privatësisë”.

Ata shtuan gjithashtu se, pavarësisht se projekti përmend izolim akustik, dyert e mëdha rrëshqitëse sugjerojnë se mund të ketë muzikë dhe zëra me volum të lartë në çdo orë.

Fqinjët përmendën se në një pronë ngjitur ekziston një rregull strikt që ndalon grumbullimet e mëdha apo festat, pikërisht për të ruajtur qetësinë dhe respektin mes banorëve.

Ankesa vijon:Ky propozim minon marrëveshjen e përbashkët për ruajtjen e paqes dhe rrezikon të shkaktojë konflikte, ankesa apo edhe procese gjyqësore”.

Një tjetër banor, kagritur madje shqetësimin nëse ndërtimi i palestrës do të pengojë ketra dhe dhelpra që jetojnë aty pranë.

Pavarësisht gjithë kësaj polemike, palestra e planifikuar nga Rita do të jetë e izoluar plotësisht nga zhurma.

Megjithatë, tensionet me fqinjët mbeten të larta.

Siç thotë autori i artikullit origjinal në The Sun me ironi, “Nëse do të isha Rita, do të shkoja në një palestër si Virgin Active dhe me paratë do të vendosja në fund të kopshtit një skulpturë gjigante, që ndriçon në errësirë… vetëm për t’i acaruar edhe më shumë”.

The post Rita Ora në konflikt me fqinjët, ankesa për rinovimet e shtëpisë së saj në Londër appeared first on Albeu.com.

KOMENT – Parisi dhe Riadi mbajnë premtimin për zgjidhjen me dy shtete të konfliktit Izrael-Palestinë

NJU JORK, 5 gusht /ATSH/ – Pas dekadash mosveprimi dhe negociatash të ngrira, çështja e një shteti të pavarur palestinez që jeton në paqe me Izraelin u rikthye në qendër të vëmendjes në një konferencë të nivelit të lartë të OKB-së, ndërkohë që Franca dhe Arabia Saudite, të cilat udhëhoqën përpjekjet, janë të vendosura të ruajnë vrullin, sipas AP.

Por, pengesat për një zgjidhje me dy shtete që do ta shihte Izraelin të jetonte krah për krah me një Palestinë të pavarur janë shumë të larta.

Lufta në Gaza, pjesë thelbësore e një shteti palestinez, vazhdon me dhunë në rritje në Bregun Perëndimor. Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu dhe qeveria e tij e krahut të djathtë kundërshtojnë me forcë një shtet të pavarur palestinez, të cilin udhëheqësi izraelit thotë se do të ishte një shpërblim për terrorizmin, pas sulmeve të Hamasit më 7 tetor 2023 kundër vendit të tij.

Megjithatë, pas tetë dekadash konflikti midis Izraelit dhe palestinezëve, presioni po rritet për një zgjidhje me dy shtete, siç demonstroi konferenca e nivelit të lartë të OKB-së javën e kaluar, e bashkëkryesuar nga Franca dhe Arabia Saudite, edhe pse u bojkotua nga Izraeli dhe aleati i tij i ngushtë, SHBA.

Konferenca ilustroi se shumë veta besojnë se një zgjidhje politike është e mundur.

Ambasadori francez në OKB, Jerome Bonnafont, pranoi në një intervistë për ”Associated Press” se pa një armëpushim në Gaza dhe ndihmë humanitare masive për mbi dy milionë palestinezë që po shkojnë drejt urisë, “do të jetë jashtëzakonisht e vështirë të ecet përpara për të përcaktuar një mënyrë të re të administrimit të Gazës si pjesë e Palestinës”.

Por, konferenca tregoi se shumica e 193 vendeve anëtare të OKB-së janë “të bindura se ekziston mundësia e një zgjidhjeje politike”, tha ai, dhe kjo është “ajo që ndjekja e saj do të vazhdojë të promovojë”.

Nga 160 vende që morën pjesë, 125 folën në mbështetje të një zgjidhjeje me dy shtete.

Një shtet i pavarur i Palestinës njihet nga mbi 145 vende dhe nga takimi dolën premtime të reja njohjeje nga tre nga shtatë anëtarët e G7-s, Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Kanadaja.

Një deklaratë nga shtatë vende të tjera, përfshirë Australinë, Zelandën e Re, Finlandën dhe Portugalinë, shprehu “konsideratë pozitive” për të ndjekur shembullin.

Ministri i Jashtëm francez Jean-Noel Barrot dhe ministri i Jashtëm saudit Princi Faisal bin Farham janë të vendosur të mos e lënë vëmendjen të zbehet.

Ata po planifikojnë “një ngjarje” gjatë takimit vjetor të liderëve botërorë në Asamblenë e Përgjithshme, e cila fillon më 23 shtator, kur premtimet e reja pritet të shpallen zyrtarisht.

Konferenca prodhoi edhe të ashtuquajturën “Deklarata e Nju Jorkut” me shtatë faqe.

Ministrat e Jashtëm francezë dhe sauditë ia dërguan deklaratën, me një aneks të gjatë rekomandimesh nga grupet e punës, të 193 anëtarëve të OKB-së dhe u kërkuan atyre ta miratonin atë deri në fillim të shtatorit, para mbledhjes së liderëve botërorë.

Deklarata, e cila u miratua gjithashtu nga Bashkimi Evropian dhe Liga Arabe, i kërkon Izraelit të angazhohet për një shtet palestinez dhe kërkon njohje të mëtejshme si “një komponent thelbësor dhe i domosdoshëm i arritjes së zgjidhjes me dy shtete”.

Për herë të parë, 22 vendet anëtare të Ligës Arabe dënuan “sulmet e kryera nga Hamasi kundër civilëve” në Izraelin jugor më 7 tetor dhe ranë dakord që “Hamasi duhet t’i japë fund sundimit të tij në Gaza dhe t’ia dorëzojë armët e tij Autoritetit Palestinez”.

Takimi u dha shteteve me peshë, përfshirë Francën, BM dhe Kanadanë, mundësinë “për të sinjalizuar pakënaqësinë e tyre me politikën izraelite./  a.jor.

The post KOMENT – Parisi dhe Riadi mbajnë premtimin për zgjidhjen me dy shtete të konfliktit Izrael-Palestinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Plagosi rëndë 70-vjeçarin gjatë një konflikti, arrestohet 67-vjeçari në Durrës

By: V K
29 July 2025 at 09:06

Policia e Durrësit, njofton se ka prangosur shtetasin Arben Shtraza, i cili një ditë më parë plagosi rëndë me thikë, një shtetas, gjatë një konflikti për “motive të dobëta”.

Një lojë dominoje mes dy të moshuarve në qendër të Durrësit, është kthyer në një përleshje të dhunshme, e cila ka përfunduar me përdorimin e një thike.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 15:00 në sheshin “Pranvera”, ku pas një konflikti verbal, Shtraza ka goditur me thikë bashkëlojtarin e tij, duke e plagosur rëndë.

“Pas plagosjes, autori u largua, por u kap pas disa minutash ndjekjeje nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës.

Në momentin e kapjes, autori kishte me vete mjetin prerës (thikë) me të cilin kreu plagosjen.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një konflikt fizik me përdorim të mjetit prerës, në zonën pranë sheshit “Pranvera”, shkuan në adresën e dhënë dhe ndërhynë në kohë reale.

Si rezultat i ndërhyrjes profesionale, Policia arrestoi në flagrancë shtetasin A. Sh., 67 vjeç, banues në lagjen nr.11, Durrës.

Arrestimi i tij u bë pasi dje, në lagjen nr. 11, Durrës, në zonën e njohur si “Lulishtja”, pranë sheshit “Pranvera”, gjatë një konflikti për motive të dobëta dhe një debati verbal me fjalë fyese, ai goditi me mjet prerës (thikë) shtetasin F. T., 70 vjeç, banues në të njëjtën lagje, duke e plagosur rëndë.

I dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës, në kujdesin e mjekëve.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua mjeti prerës (thikë) me të cilin u krye plagosja.

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta””, thuhet në njoftimin e policisë së Durrësit.

The post Plagosi rëndë 70-vjeçarin gjatë një konflikti, arrestohet 67-vjeçari në Durrës appeared first on Albeu.com.

“Më qëlloi 3 herë për një shishe ujë”/ Dhunohet kamarieri 18-vjeçar në Vlorë, nënkomisari përfundon në reanimacion pas përplasjes me stafin e hotelit

By: gaze tare
27 July 2025 at 17:21

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e djeshme në zonën e Skelës në Vlorë, ku një kamarier 18-vjeçar është dhunuar brutalisht nga një oficer policie jashtë detyrës dhe një person tjetër me precedentë penalë.

Ngjarja ndodhi në ambientet e një hoteli të frekuentuar, gjatë orarit të punës së të riut. Kamarieri ka rrëfyer momentet e tensionit, të cilat nisën për një keqkuptim banal në porosi.

“Para gjysmë ore erdhën dy zotërinj, u ulën në tavolinë. Porosinë e mori kamarieri tjetër dhe më thanë ta çoja unë. Ishte një shishe ujë e madhe, një e vogël dhe një makiato. Kur ia çova, njëri prej tyre më tha: ‘Veç një ujë sill se ai tjetri është i trashë’ dhe filloi të shante.”

“I thashë, ‘o vëlla, ta heq unë ujin, nuk ka nevojë të shash, edhe ai tjetri pa dashje e ka bërë’. Pasi ia hoqa ujin, vijnë të dy burrat, nga 40 vjeç e sipër, më ndjekin deri në banak. Njëri më qëllon tre herë: një herë me shpullë dhe dy herë me grusht. Vetëm se i çova një bidon më tepër. Edhe syzet m’i hodhi në tokë, mirë që nuk m’i theu. Më goditi dhe tri herë të tjera në qafë.”

Personat e përfshirë në dhunë janë identifikuar si Ardian Isufi, ish-shef i qarkullimit rrugor në Vlorë dhe aktualisht nënkomisar në Policinë Kufitare Dibër dhe Leart Bimo, një person me precedent penal. Ngjarja ndodhi në prani të klientëve, të cilët u larguan menjëherë të tronditur.

Pas dhunës ndaj kamarierit, konflikti ka vazhduar me stafin dhe pronarët e hotelit. Sipas burimeve, Isufi është përplasur fizikisht edhe me ta, dhe si pasojë ka përfunduar në reanimacion me dëmtime në kokë, fytyrë dhe shpatull. Mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndaj tij është marrë masa e pezullimit nga detyra, ndërsa policia ka nisur hetimet për të dyja palët e përfshira.

The post “Më qëlloi 3 herë për një shishe ujë”/ Dhunohet kamarieri 18-vjeçar në Vlorë, nënkomisari përfundon në reanimacion pas përplasjes me stafin e hotelit appeared first on iconstyle.al.

FOKUS – Tajlanda dhe Kamboxhia vazhdojnë luftën, pavarësisht apelit të Trump

BANGKOK, 27 korrik /ATSH-DPA/ – Pavarësisht thirrjeve për armëpushim midis Tajlandës dhe Kamboxhias nga presidenti i SHBA-së Donald Trump, luftimet vazhduan edhe sot në mëngjes në rajonin kufitar midis dy vendeve.

Ministria e Jashtme në Bangkok citoi një zëdhënës ushtarak të thoshte se Kamboxhia kishte hapur zjarr në mëngjes dhe kishte goditur shtëpitë e civilëve.

Sipas gazetës tajlandeze ”Khaosod”, sulmi ndodhi në distriktin Phanom Dong Rak në provincën kufitare verilindore të Surin.

Megjithatë, Kamboxhia akuzoi vendin fqinj për hapjen e zjarrit herët në mëngjes.

Gazeta kamboxhiane ”Phnom Penh Post” citoi një zëdhënës të Ministrisë së Mbrojtjes të thoshte se, që nga orët e para të së dielës, “forcat tajlandeze rifilluan bombardimet” në zonën kufitare.

“Në të gjitha zonat e luftimit… Forcat tajlandeze kanë përdorur artileri, dronë dhe avionë për të lëshuar predha të rënda, bomba dhe municione thërrmuese në tokën kamboxhiane”, u citua të thoshte zëdhënësi Mali Socheata në një konferencë për shtyp.

Sipas ministrisë kamboxhiane, dy tempuj të njohur hindu janë gjithashtu në shënjestër.

Shtetet fqinje të Azisë Juglindore kanë akuzuar njëra-tjetrën se kanë shkaktuar një përshkallëzim të kohëve të fundit, nga e enjtja, e një konflikti që ka qenë i ndezur për dekada të tëra.

Të shtunën, Trump shkroi në platformën e tij Truth Social pas telefonatave me udhëheqësit e të dy vendeve se ata “kanë rënë dakord të takohen menjëherë dhe të punojnë shpejt për një armëpushim dhe, në fund të fundit, paqe”.

Në një postim të veçantë, Trump tha se “rastësisht, aktualisht po merremi me tregti me të dy vendet, por nuk duam të bëjmë asnjë marrëveshje, me asnjërin vend, nëse ata janë duke luftuar – Dhe unë ua kam thënë atyre këtë”.

Çështja qendrore e konfliktit midis fqinjëve është vendndodhja e kufirit, i cili është hartuar në kohën koloniale dhe interpretohet ndryshe nga të dy vendet./  a.jor.

The post FOKUS – Tajlanda dhe Kamboxhia vazhdojnë luftën, pavarësisht apelit të Trump appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SIRI – Vdekjet nga dhuna në bastionin druz rriten në 940

19 July 2025 at 17:14

DAMASKË, 19 korrik /ATSH-DPA/- Rreth 940 persona, kryesisht civilë, janë vrarë në dhunën njëjavore në provincën me shumicë druze të Sirisë, Sweida, raportoi sot një monitorues lufte, mes luftimeve të ripërtërira sektare pavarësisht një njoftimi për armëpushim.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut tha se numri i fundit përfshinte 182 persona, midis tyre 26 gra dhe gjashtë fëmijë, të ekzekutuar menjëherë nga forcat qeveritare, ndërsa tre bedouinë u ekzekutuan nga persona të armatosur druzë.

“Dhuna ka marrë jetën e 406 vendasve të tjerë, përfshirë 80 civilë”, sipas observatorit me qendër në Britani të Madhe – që mbështetet në një rrjet gazetarësh brenda Sirisë.

“Ndërkohë, 330 anëtarë të forcave qeveritare u vranë në luftime”, shtoi monitoruesi.

Sweida në Sirinë jugore është përfshirë nga luftimet midis fraksioneve druze dhe bedouinëve myslimanë sunitë mes raportimeve për mizori kundër civilëve.

Pasi, fillimisht u tërhoqën dhe u lejuan forcave lokale të menaxhonin situatën, trupat qeveritare siriane u ridislokuan sot për të ndaluar gjakderdhjen.

Presidenca siriane njoftoi gjithashtu një armëpushim gjithëpërfshirës dhe të menjëhershëm në të gjithë provincën dhe u bëri thirrje të gjitha palëve ta zbatonin atë.

Megjithatë, Observatori Sirian raportoi se kishin shpërthyer përleshje të reja midis druzëve dhe luftëtarëve fisnorë në lagjet perëndimore të kryeqytetit.

Agjencia shtetërore e lajmeve të Sirisë, SANA, raportoi gjithashtu për përleshje të vazhdueshme brenda qytetit, duke ngritur dyshime mbi armëpushimin.

Presidenti i përkohshëm i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, tha sot se ndërhyrja izraelite e kishte nxitur Sirinë në një “fazë të rrezikshme”, duke vënë në rrezik stabilitetin e vendit.

Al-Sharaa premtoi mbrojtje për pakicat në vendin e njohur për diversitetin e tij etnik dhe fetar.

“Ne mohojmë të gjitha krimet dhe shkeljet që kanë ndodhur, qoftë brenda apo jashtë Sweida-s. Ne theksojmë rëndësinë e arritjes së drejtësisë dhe zbatimit të ligjit”, tha ai. //a.i/

The post SIRI – Vdekjet nga dhuna në bastionin druz rriten në 940 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Holandë: Mësuesi 53-vjeçar goditet me thikë teksa përpiqej të ndalte një sherr në shkollë

By: gaze tare
17 July 2025 at 17:56

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e një shkolle fillore në Alblasserdam të Holandës, ku një mësues 53-vjeçar mbeti i plagosur rëndë pasi u godit me thikë. Sipas policisë, ngjarja ndodhi brenda një qendre kulturore të shkollës, ku po zhvillohej një aktivitet.

Mësuesi u përpoq të ndërhynte për të ndalur një debat të ashpër mes tre burrave, por përfundoi i sulmuar përpara disa dëshmitarëve, të cilëve më pas u ofrua ndihmë psikologjike.

Tre persona janë arrestuar në lidhje me incidentin. Njëri prej tyre, 44 vjeç, u ndalua menjëherë pranë vendit të ngjarjes, ndërsa dy të tjerët u paraqitën më vonë në një spital në Rotterdam – njëri i plagosur dhe tjetri që tentoi të arratisej, por u kap nga policia.

Ende nuk dihet motivi i konfliktit, ndërsa hetimet vijojnë dhe janë sekuestruar dy automjete.

The post Holandë: Mësuesi 53-vjeçar goditet me thikë teksa përpiqej të ndalte një sherr në shkollë appeared first on iconstyle.al.

❌
❌