Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Policia australiane arreston 'fallxhoren' – mashtrimet e saj thuhet se arrinin në rreth 70 milionë dollarë

13 November 2025 at 17:29


Një dyshe nënë e bijë - njëra që pretendon të jetë fallxhore dhe “një mjeshtër feng shui” - janë akuzuar për mashtrim të dyshuar prej gati 70 milionë dollarësh australianë (46 milionë dollarë; rreth 39.4 milionë euro) nga objektiva "të cenueshme" vietnameze në Australi.

Nëna, 53 vjeçe, u arrestua në periferinë ekskluzive të Dover Heights në Sydney të mërkurën, së bashku me vajzën e saj, 25 vjeçe, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Dhe policia thotë se ato ishin një pjesë e brendshme e një ‘sindikate’ mashtrimi dhe pastrimi parash "shumë të sofistikuar".

Nëna dyshohet se i bindi viktimat e saj të merrnin kredi, duke mbajtur vetë një pjesë, duke u thënë atyre se parashikonte një "miliarder" në të ardhmen e tyre.

Nëna përballet me 39 akuza, duke përfshirë drejtimin e aktiviteteve të një grupi kriminal dhe marrjen e pandershme të avantazhit financiar me anë të mashtrimit.

Ndërsa vajza e saj u akuzua për shtatë vepra penale, duke përfshirë trajtimin e pakujdesshëm të të ardhurave nga krimi dhe pjesëmarrjen në një grup kriminal.

Gjatë arrestimit herët në mëngjes në rezidencën multi-milionëshe të çiftit, policia sekuestroi dokumente financiare, telefona celularë, çanta luksoze, një shufër ari 40 gramëshe dhe çipa kazinoje.

- YouTube www.youtube.com

Policia tha se nëna ishte një anëtare me ndikim dhe e besuar e komunitetit të saj dhe si fallxhore, ajo u “jepte këshilla klientëve”, disa prej të cilëve deklaronin se ishin në vështirësi financiare.

Ajo më pas parashikonte se një miliarder do t'u vinte në ndihmë, dhe kjo "do të ndodhte më shpejt sesa më vonë" nëse ata merrnin një kredi.

Si pjesë e arrestimit të së mërkurës, hetuesit ngrinë gjithashtu rreth 15 milionë dollarë australianë në asete, duke shtuar në 60 milionë dollarë australianë në asete të sekuestruara tashmë nga një hetim më i gjerë për ‘sindikatën’ që filloi vitin e kaluar.

Policia pretendon se grupi mashtroi bankat kryesore australiane deri në 250 milionë dollarë australianë me stafin e bankave të dyshuar të korruptuar që miratoi kredi për të ndihmuar ‘sindikatën’ të blinte prona të shumta në Sydney, sipas SMH.

Më shumë se një duzinë personash janë arrestuar tashmë, të akuzuar për një sërë veprash penale, duke përfshirë mashtrimin dhe pastrimin e parave, në atë që besohet të jetë një nga rastet më të mëdha të tilla në Australi.

Policia tha se pret të bëjë më shumë arrestime me fokus tek "lehtësuesit profesionistë" të grupit kriminal, duke përfshirë avokatë, kontabilistë dhe zhvillues pronash. /Telegrafi/

Policia identifikon skemën e mashtrimit kompjuterik me kreditë e rreme

12 November 2025 at 11:49

Policia e Shtetit njoftoi se ka arrestuar një shtetas dhe ka proceduar në gjendje të lirë dy të tjerë, të cilët krijonin profile të rreme në rrjete sociale në emër të Bankës Kombëtare Tregtare, për të mashtruar qytetarët. “Shtetasi O.Gj kishte krijuar profil të rremë në rrjete sociale duke përdorur emrin dhe logon e Bankës […]

The post Policia identifikon skemën e mashtrimit kompjuterik me kreditë e rreme appeared first on Reporter.al.

Mashtronin me kredi fiktive qytetarët, arrestohet 21-vjeçari në Tiranë, procedohen dy të tjerë (Emri)

By: armand
12 November 2025 at 09:42

Një person ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, ndërsa dy të tjerë janë proceduar penalisht, pasi akuzohen se mashtronin qytetarët përmes rrjeteve sociale, duke përdorur emrin dhe logon e “Bankës Kombëtare Tregtare”. Në kuadër të operacionit u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i shtetasit Orlando Gjoka 21 vjeç, banues në Laç, si dhe u […]

The post Mashtronin me kredi fiktive qytetarët, arrestohet 21-vjeçari në Tiranë, procedohen dy të tjerë (Emri) appeared first on BoldNews.al.

“Kam kushëri Nuredin Dumanin”/ Si i mashtronte dhe kërcënonte mobileri “Luna” punonjësit në Farkë

By: Brisi
11 November 2025 at 21:09

Fiks Fare vijoi të denoncojë veprimet e çiftit Elton dhe Alejda Dumani, të cilët pasi mashtruan disa persona se do t’i pajisnin me viza dhe kontrata pune në vendet europiane, kanë mashtruar edhe disa persona të tjerë, duke i marrë në punë në një mobileri, pa u dhënë asnjë pagë. Në redaksinë e emisionit “Fiks […]

The post “Kam kushëri Nuredin Dumanin”/ Si i mashtronte dhe kërcënonte mobileri “Luna” punonjësit në Farkë appeared first on BoldNews.al.

Skemë mashtrimi me TVSH, shpallen fajtorë gjashtë persona

11 November 2025 at 11:40

TIRANË, 11 nëntor /ATSH/ Gjykata e Tiranës shpalli fajtorë gjashtë shtetas, mes tyre dy italianë, të cilët ideuan dhe ngritën një skemë mashtruese për përfitimin e rimbursimit të TVSH.

Pas leximit të pretencës nga ana e prokurorit, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë shpalli fajtor shtetasit I.Q., E.B., A.D., S.C., S.C., Z.K., si dhe shoqëritë “Sidec Alenergy” shpk, “Primis”, “Gainsbourg” shpk, “Al Nair Trading” shpk dhe “CS International Consulting” shpk, për veprat penale: “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” e kryer në bashkëpunim, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, si dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Nga hetimet mbi procedimi penal nr. 252 të vitit 2021, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, provoi se shtetasit I.Q. dhe E.B, në bashkëpunim me shtetasit italianë A.D, S.C dhe S.C., kanë ngritur një skemë mashtruese për përfitimin e rimbursimit të TVSH, nëpërmjet kontratave fiktive të konsulencës juridike.

Këta persona dhe shoqëritë e tyre krijuan një skemë të mirorganizuar të qarkullimit të parave përmes shërbimeve fiktive, me synim shpërndarjen e shumave monetare dhe shmangien e detyrimeve tatimore dhe përfitimin e padrejtë të TVSH-së, në kundërshtim me ligjet shqiptare dhe ndërkombëtare.

Të pandehurit I. Q., E.B., S. C. dhe S.C. kanë qenë në rolin e ndihmësit të të pandehurit A.D., i cili rezulton të jetë në rolin e organizatorit, krijuesit dhe përfituesit kryesor nga kjo skemë mashtruese. Ata kanë pranuar të lëshojnë në mënyrë fiktive fatura tatimore për shërbime konsulence në favor të drejtpërdrejtë ose të tërthortë të shoqërisë “Sidec” të pandehurit A. D., duke e ditur shumë mirë se shoqëritë e tyre dhe ajo e të pandehurit u krijuan në funksion të ngritjes dhe vazhdimit të skemës mashtruese. Ndërkohë i pandehuri Z. K., me detyrë kontabilist, duke qenë në dijeni të plotë të situatës financiare, ka bërë një trajtim kontabël plotësisht të gabuar.

Sa më sipër, me kërkesë të prokurorisë u shpallën fajtorë shtetasit:

I.Q. – Për kryerjen e veprës penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, e kryer në bashkëpunim dhe dënimin e tij me 3 vjet burgim

E.B.- Për kryerjen e veprës penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, e kryer në bashkëpunim, dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, dhe dënimin e tij me 3 vjet burgim;

A.D – Për kryerjen e veprës penale “Fshehja e të ardhurave”, dhe “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, e kryer në bashkëpunim dhe dënimin e tij me 4 vjet burgim;

S.C. – Për kryerjen e veprës penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, dhe dënimin e tij me 3 vjet burgim;

S.C. – Për kryerjen e veprës penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, e kryer në bashkëpunim dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, dhe dënimin e tij me 3 vjet burgim.

Z.K. – Për kryerjen e veprës penale “Moskallëzimi i krimit”, të parashikuar nga neni 300 dhe dënimin e tij me 180 orë punë në interes publik;

Deklarimin fajtor të personit juridik, shoqërisë “Sidec Albenergy” sh.p.k. për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” e kryer në bashkëpunim dhe “Fshehja e të ardhurave” dhe dënimin e tij me gjobë 1.500.000 lekë.

Deklarimin fajtor të personit juridik, shoqërisë “Primis” sh.p.k. për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” e kryer në bashkëpunim dhe dënimin e tij me gjobë në masën 1 000 000 lekë.

Deklarimin fajtor të personit juridik, shoqërisë “Gainsbourg” sh.p.k. për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” e kryer në bashkëpunim dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe dënimin me gjobë 1.200.000 lekë.

Deklarimin fajtor të personit juridik, shoqërisë “Al Nair Trading” sh.p.k. për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” e kryer në bashkëpunim dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe dënimin me gjobë 1.200.000 lekë.

Deklarimin fajtor të personit juridik, shoqërisë “CS International Consulting” për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” e kryer në bashkëpunim dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe dënimin e tij me një gjobë prej 1.200.000 lekë.

/a.f/r.e/

The post Skemë mashtrimi me TVSH, shpallen fajtorë gjashtë persona appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Si u zbulua skema e mashtrimit të 2 kinezëve në Shqipëri përmes Postës Shqiptare

By: V K
3 November 2025 at 11:32

Drejtoria e Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit, ka parandaluar vjedhjen e të dhënave të mbi 5 mijë shtetasve shqiptarë në operacionin e pak ditëve më parë ku u arrestuan 2 kinezët, Cunfeng Fan, 51-vjeç, dhe Haike Yan, 45-vjeç.

Burime pranë policisë bëjnë me dije se përllogaritja e shumës që rrezikonte të vidhej përmes skemës mashtruese të kinezëve në falsifikimin e faqeve të Postës Shqiptare shkojnë rreth 5 miliardë lekë, apo 50 milionë euro, nga llogaritë bankare të shqiptarëve. 2 kinezët, pasi erdhën në Tiranë për të vijuar aktivitetin kriminal, u akomoduan në një hotel shumë afër qendrës së kryeqytetit, vend ku u gjetën me dhjetëra sende materiale me rëndësi për hetimin.

Ata kishin planifikuar që të qëndronin për disa ditë në Shqipëri, do largoheshin dhe pas ngritjes së infrastrukturës për marrjen e të dhënave të shtetasve shqiptarë, paratë do të tërhiqeshin nga jashtë vendit.

Krimi Kibernetik, ka rënë në gjurmët e grupit të kinezëve nëpërmjet monitorimit të vazhdueshëm të “darkweb” dhe burimeve të hapura në internet, të cilat pasi janë verifikuar kanë çuar në identifikimin e 2 kinezëve.

Si rezultat, u çel një procedim me metoda speciale hetimi, i cili përfundoi me sukses. Hetimi është në vijim dhe nuk përjashtohet mundësia të ketë edhe bashkëpunëtorë të tjerë.

The post Si u zbulua skema e mashtrimit të 2 kinezëve në Shqipëri përmes Postës Shqiptare appeared first on Albeu.com.

“Posta e Rreme”/ Goditet një grup i huaj që zhvasnin shqiptarët përmes mashtrimit, në pranga 2 kinezë

1 November 2025 at 13:09

Policia e Shtetit ka goditur një grup me shtetas të huaj që mashtronte qytetarët shqiptarë përmes faqeve të falsifikuara të Postës Shqiptare, ku janë arrestuar dy shtetas kinezë. Në kuadër të operacionit të koduar “Posta e Rreme” janë vënë në pranga shtetasit e huaj C. F., 51 vjeç, dhe H. Y., 45 vjeç. Hetimet kanë […]

The post “Posta e Rreme”/ Goditet një grup i huaj që zhvasnin shqiptarët përmes mashtrimit, në pranga 2 kinezë appeared first on BoldNews.al.

Krijuan faqe të rreme ‘Posta Shqiptare’/ Si funksiononte skema e mashtrimit? Goditet grupi i huaj, në pranga dy shtetas kineze

1 November 2025 at 12:59

TIRANË- Dy shtetas kineze janë arrestuar nga policia, pas një operacioni të zhvilluar nga Policia e Shtetit. Nga hetimet u zbulua një grup i huaj që mashtronte qytetarët shqiptarë përmes faqeve të falsifikuara të Postës Shqiptare.

Hetimet kanë zbuluar se këta shtetas kishin hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë më datë 27 tetor 2025 dhe kishin krijuar një faqe interneti identike me atë të Postës Shqiptare, për të mashtruar qytetarët dhe për të mbledhur të dhëna personale e bankare.

Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientin ku qëndronin, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 17 telefona, 1 laptop, 12 pasaporta, 11 karta bankare, 7 karta identiteti, 1 patentë dhe shuma parash në valuta të ndryshme.

Ndërkohë vijon puna hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal dhe identifikimin e mundshëm të autorëve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, “Ndërhyrja në të dhëna kompjuterike” dhe “Falsifikimi kompjuterik”.

Sakaq, Policia e Shtetit i bën apel qytetarëve që të tregojnë kujdes maksimal ndaj çdo mesazhi apo faqeje që kërkon të dhëna personale apo bankare dhe apelon:

📍 Mos klikoni në lidhje (linke) të dyshimta të dërguara përmes email-it, SMS-ve apo rrjeteve sociale;
📍 Mos jepni asnjëherë të dhëna personale, numra kartash, PIN apo fjalëkalime në faqe që nuk janë zyrtare;
📍 Kontrolloni gjithmonë adresën e saktë të faqes përpara se të kryeni çdo veprim online;
📍 Në rast dyshimi, raportoni menjëherë pranë Policisë së Shtetit ose Drejtorisë së Hetimit të Krimit Kibernetik.

“Diplomë brenda javës”/ 45-vjeçari paguan 2 mijë euro për një dokument fals

31 October 2025 at 22:30

Mashtrim me “kursin e anglishtes”, qytetari humbet 2 mijë euro për një dokument që nuk ekzistonte Një 45-vjeçar, i kthyer nga Anglia në vitin 2023, ka rënë pre e një mashtrimi, pasi pagoi 2,000 euro për një dokument gjoja zyrtar që do t’i duhej për punësim jashtë vendit. Sipas dëshmisë së tij për “Piranjat”, mashtruesja, […]

The post “Diplomë brenda javës”/ 45-vjeçari paguan 2 mijë euro për një dokument fals appeared first on BoldNews.al.

Skemë mashtrimi çajniku dhe tostiera dhuratë nga Neptun

28 October 2025 at 23:08

Pretendimi: Neptun po shpërndan sete luksoze dhuratash falas

Verdikti: E pavërtetë, Skemë mashtrimi

———————————————————————–

Një postim nga një llogari e quajtur “Neptun Al” njofton se “Neptun po shpërndan sete luksoze dhuratash PLOTËSISHT FALAS!” 

Postimi shpjegon se “me rastin e ardhjes së parë të markës Smeg në Shqipëri, Neptun dhuron për të gjithë një set fantastik me çajnik dhe tostierë Smeg” duke i ftuar përdoruesit të klikojnë një lidhje ku do t’u përgjigjen disa pyetjeve për të marrë dhuratat.

Megjithatë, me të klikuar ridrejtohemi në një faqe e cila identifikohet nga databaza e anti-virusit Avast si një dyqan i rremë online: një skemë e krijuar për të vjedhur të dhënat personale apo fjalëkalime.

Kjo faqe është bllokuar. Adplumbingheatingandelectrical mund të jetë një dyqan i rremë online. Hakerat krijojnë dyqane të rrme online për t’u përngjarë dyqaneve të vërteta, në mënyrë që të përpiqen t’u vjedhin të dhënat personale ose para.

Ndërkaq, vetë kompania Neptun Albania, në faqen e saj zyrtare në Facebook, ka përgënjeshtruar një tjetër postim të faqes së rreme, duke rikujtuar përdoruesit se “ofertat dhe komunikimet zyrtare vijnë vetëm nga kanalet zyrtare.”

Lexuesit duhet të bëjnë kujdes nga oferta të tilla në rrjetet sociale, ku skema mashtrimi përdorin identitetin dhe emrat e kompanive të njohura për përfitime të ndryshme. 

“Faktoje” ka identifikuar një numër skemash të tjera mashtrimi që qarkullojnë herë pas here në rrjete sociale.

The post Skemë mashtrimi çajniku dhe tostiera dhuratë nga Neptun appeared first on Faktoje.al.

Agjencia e mashtroi te metrat e apartamentit, prokurori Edmond Koloshi mbylli çështjen

23 October 2025 at 21:59

Në Durrës, qytetarja Gjinovefa Menalla u përball me një mashtrim nga agjencia imobiliare “Dita Real Estate”. Ajo kishte rënë dakord të blinte një apartament në zonën e plazhit, me sipërfaqe 58 m² brenda dhe 67 m² me ambientet e përbashkëta, për çmimin 70 mijë euro. Por, në momentin e fundit rezultoi se apartamenti ishte vetëm 52 […]

The post Agjencia e mashtroi te metrat e apartamentit, prokurori Edmond Koloshi mbylli çështjen appeared first on BoldNews.al.

Misione sekrete dhe lëvizje me shofer / Si u mashtruan të rinjtë nga “prokurori” mashtrues i SPAK

By: V K
19 October 2025 at 12:40

Albano Muco, 49-vjec për disa javë provoi t`i dukej vetja person i rëndësishëm, arriti të mashtrojë disa qytetarë duke u hequr si prokurori i SPAK.

Sipas dosjes hetimore, ai kishte krijuar një grup për të hetuar persona të ndryshme, madje mbante dhe një shofer për të lëvizur dhe hante dreka dhe darka cilësore dhe dhoma hoteli, por pa paguar asnjëherë.

Një skemë e mirëfilltë mashtrimi u zbardh, ku 49-vjeçari Albano Muco përdorte titullin e prokurorit të SPAK-ut për përfitime personale.

Ai shfrytëzonte njerëz si shoferë, por edhe lokale dhe restorante për gatime të shtrenjta.

Sipas dosjes hetimore, Muco kishte mashtruar të paktën tre persona, të cilët, sipas tij, ishin pjesë e një “minisoni” të Ministrisë së Drejtësisë. Nëse kushërinjtë e tyre flisnin me persona të tjerë, urdhri i supozuar i prokurorit ishte i prerë, duke parashikuar denimin me 10 vjet burg për nxjerrje të sekreteve.

Pasi krijoi rrjetin, mashtruesi, i prezantuar si prokuror me emrin Luan Muco, hapi një grup në WhatsApp të titulluar “Gjuetia”. Në grup ruheshin procesverbale me shkrim dore për vëzhgimet në terren dhe për personat që do të arrestoheshin. Madje, ata kishin një kontratë pune me të ashtuquajturin prokuror, ku për çdo mision të kryer parashikoheshin përfitime financiare deri në 600,000 lekë.

Përveç lëvizjeve të kryera me shofer personal, 49-vjeçari kujdesej edhe për ushqimin e shtrenjtë. Sipas dëshmisë së një gruaje, qiradhënëse e tij, Albano Muco i ishte prezantuar si prokuror në Tiranë. Pagesa e qirasë ishte 60,000 lekë në muaj, dhe për ushqimin 50,000 lekë, në total 110,000 lekë në muaj. Më datë 2, kur duhej të bëhej pagesa e qirasë, ai nuk i dha lekët, pasi kishte frikë mos personi ishte vërtet prokuror dhe të mund të bënte ndonjë gjë të keqe.

Ai i kërkoi gruas të gatuante gjëra të shtrenjta, si mish dhe peshk, dhe vetëm për ushqimin shpenzoi rreth 200,000 lekë. Për ta bërë rolin e tij më të besueshëm, prokurori i supozuar, i prezantuar si Hermes Muco, lëvizte me shofer personal në vende të ndryshme në Tiranë dhe rrethina.

Sipas dëshmisë së shoferit, ai vizitonte institucione si Gjykata e Apelit, SPAK, Ministria e Drejtësisë dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Në të gjitha këto institucione qëndronte afërsisht 5 deri në 10 minuta dhe dilte gjithmonë me fletë formati në duar, të cilat dukeshin si dokumente zyrtare.

Përveç këtyre vizitave, prokurori i supozuar lëvizte edhe në qytete të tjera dhe kryente shëtitje me Jet-Ski. Kjo skemë u zbulua pas disa kallëzimeve, dhe më pas ndodhi arrestimi i tij në flagrancë.

The post Misione sekrete dhe lëvizje me shofer / Si u mashtruan të rinjtë nga “prokurori” mashtrues i SPAK appeared first on Albeu.com.

“Madeira Club”/ Mashtrim 300 mln euro me kripto, bllokohen kompanitë hoteliere të spanjollëve në Shqipëri

18 October 2025 at 13:21

Nga Boldnews.al Gjykata e Posaçme ka urdhëruar sekuestrimin e dy kompanive shqiptare të një grupi personash nga Spanja, të dyshuar se janë përfshirë në një skemë ndërkombëtare mashtrimi me kriptomonedha, raporton “Boldnews.al”. Autoritetet financiare në Madrit besojnë se viktima të mashtrimit kanë rënë rreth 27 mijë persona, të gjithë me potenciale të mëdha financiare. Vlera […]

The post “Madeira Club”/ Mashtrim 300 mln euro me kripto, bllokohen kompanitë hoteliere të spanjollëve në Shqipëri appeared first on BoldNews.al.

Murgjit e rremë shqiptarë nuk zbuluan shërimin nga diabeti

16 October 2025 at 16:31

Pretendimi: Murgjit shqiptarë kanë zbuluar një recetë që shëron diabetin

Verdikti: E pavërtetë, Skemë mashtrimi

———————————————————–

Mjekimet për sëmundje të ndryshme që qarkullojnë si këshilla mjekësore në mediat online duhet të merren gjithmonë me rezerva. “Faktoje” verifikoi një tjetër artikull që sugjeron një bar për kurimin e diabetit, me histori dhe fotografi të rreme.

Artikulli në një faqe, që është dizenjuar për t’u dukur si një media e mirëfilltë online, pretendon se “murgjit shqiptarë shërojnë diabetin në 30 ditë” dhe “receta e tyre sekrete më në fund është zbuluar.”

Në brendësi të ‘artikullit’, të gjitha rrugët të çojnë tek një produkt, të cilin mund ta blejë dhe vetë lexuesi për vetëm 9750 lekë, ose 3900 lekë me ulje.

Sipas artikullit, “At Gjoni, abati i manastirit [të Ardenicës] për më shumë se 40 vjet, për herë të parë pranoi të fliste publikisht për recetën e lashtë, të mbajtur sekret nga breza të tërë murgjish.”

Megjithatë, nga një kërkim në rrjet nuk rezulton që “At Gjoni, abati i manastirit të Ardenicës” të ekzistojë.

Njësoj, nëse përdorim motorin e kërkimit pamor Google Lens për të gjetur ‘fotot’ e murgut të përdorura në artikull, ato nuk rezultojnë të jenë botuar ndokund tjetër në rrjet. Kjo, bashkë me elemente karakteristike si sfumimi i elementëve në sfond dhe ndriçimi i panatyrshëm, na bën të mendojmë se me gjasa këto imazhe janë gjeneruar me programe të inteligjencës artificiale (AI).

Vlen të përmendet se, paçka bartësve të lajmeve të mira që kanë diçka për të shitur, konsensusi mjekësor është se, deri tani, nuk ka një kurë për shërimin e diabetit tip 2, por vetëm mënyra për ta menaxhuar atë.

Diabeti mellitus (DM) një sëmundje kronike, e cila shfaqet kur pankreasi nuk prodhon aspak ose prodhon një sasi të pamjaftueshme insuline, karakterizohet nga hiperglicemia (rritja e sheqerit në gjak), si rezultat i sasisë së pamjaftueshme ose absolute të insulinës (një ndër hormoneve kryesore që prodhon pankreasi). Vlerat normale të sheqerit në gjak janë nga 70-110 mg/dl. Për një person me diabet, vlerat e sheqerit 2 orë pas buke, duhet të jetë > 140 mg/dl. Diabeti është një sëmundje që prek një numër të madh personash në të gjithë botën.

Studimet e kryera së fundmi tregojnë se nuk ka një kurë për diabetin deri më tani, por vetëm trajtime për ta mbajtur nën kontroll. Shkencëtarët po ndërmarrin hapa për të ndërtuar një të ardhme ku diabeti nuk do të shkaktojë asnjë dëm.

Terapitë dhe stili i jetesës mund të ndikojë në reduktimin e efekteve të diabetit te njeriu. Aktualisht nuk ekziston një kurë për diabetin, por sëmundja mund të shkojë në remision. Kur diabeti kalon në remision, kjo do të thotë se trupi nuk shfaq asnjë shenjë diabeti, megjithëse sëmundja teknikisht është ende e pranishme.

Faktoje ka verifikuar një sërë këshillash dhe kurash të rreme që kanë qarkulluar online për të kuruar diabetin.

Përdorimi i mediave online për të shitur produkte të caktuara për shëndetin është kthyer në një shqetësim serioz. Në një sërë artikujsh, Faktoje ka treguar se si portalet po përpiqen të mashtrojnë qytetarët, duke përdorur mjekë të rremë, me qëllim që t’i bëjnë sa më të besueshme për lexuesit produktet e tyre.

The post Murgjit e rremë shqiptarë nuk zbuluan shërimin nga diabeti appeared first on Faktoje.al.

Mjekë të rremë për trajtimin që largon rrudhat në 14 ditë

16 October 2025 at 10:35

Pretendimi: Dermatologia Arta Dervishi prezonton shpikjen e saj që do të ndalojë rrudhat për 14 ditë.

Verdikti: E pavërtetë, Skemë mashtrimi

—————————————————

Një faqe interneti e dizenjuar për të ngjarë si një portal i mirëfilltë lajmesh mbi shëndetin jep lajmin e mirë se një dermatologe e quajtur Arta Dervishi, ka shpikur “një metodë natyrale 14-ditore për rinimin radikal të lëkurës.”

Megjithatë, çfarëdo që të klikosh në këtë faqe, do të të dërgojë tek produkti i reklamuar nga artikulli. Kjo pjesë e dizenjos së faqes tregon se ajo shënjestron sidomos përdoruesit që nuk janë shumë familjarë me teknologjinë.

Me anë të motorrit të kërkimit pamor Google Lens, Faktoje gjeti se foto e pretenduar e Arta Dervishit në fakt tregon një mjeke dermatologe serbe të quajtur Svetlana Durisic.

Më tej, disa nga fotot e pretenduara që dëshmojnë ndryshimin para dhe pas përdorimit janë foto stok të marra nga interneti.

Një prej tyre është marrë nga interneti dhe më pas modifikuar shkel e shko për të eleminuar pamjen e rrudhave!

Foto e modifikuar (majtas) dhe origjinale (djathtas)

Përdorimi i mediave online për të shitur produkte të caktuara për shëndetin është kthyer në një shqetësim serioz. Në një sërë artikujsh, Faktoje ka treguar se si profile online po përpiqen të mashtrojnë qytetarët, duke përdorur mjekë të rremë, me qëllim që ta bëjnë sa më të besueshëm për lexuesit produktin që shesin.

The post Mjekë të rremë për trajtimin që largon rrudhat në 14 ditë appeared first on Faktoje.al.

Mashtruesi që jetoi me dy emra/ Kush është “prokurori i rremë i SPAK-ut” që u arrestua në Sarandë

9 October 2025 at 20:37

Në një operacion të koduar “Deceiver” (Mashtruesi), Policia e Sarandës arrestoi sot një 49-vjeçar që prej muajsh prezantohej si prokuror i SPAK-ut, duke mashtruar qytetarë, zyrtarë dhe biznese në disa qytete të vendit. Por pas këtij emri të rremë fshihet një figurë e njohur për organet e drejtësisë: Alban Muço, mashtruesi që ka ndërtuar një […]

The post Mashtruesi që jetoi me dy emra/ Kush është “prokurori i rremë i SPAK-ut” që u arrestua në Sarandë appeared first on BoldNews.al.

Kushtoi 3.7 mln euro/ Berisha nxjerr mashtrimin e Ramës për “Parkun Eden”: Kur gënjen, bën çdo gjë!

27 September 2025 at 21:43

Sali Berisha, në një postimi në rrjetet sociale, ka publikuar një video, ku nxjerr zbuluar mashtrimin e Edi Ramës, në lidhje me “Parkut Eden” të ndërtuar në oborrin e Qeverisë. Në një prononcim për gazetarët, Edi Rama në shtator të vitit 2022 mohonte kategorikisht se qeveria kishte shpenzuar para për këtë instalacion. “Qeveria nuk ka […]

The post Kushtoi 3.7 mln euro/ Berisha nxjerr mashtrimin e Ramës për “Parkun Eden”: Kur gënjen, bën çdo gjë! appeared first on BoldNews.al.

Mashtronin shqiptarët në XUEX, arrestohet organizatori i skemave piramidale online

22 September 2025 at 20:49

Policia e Shtetit njofton se kanë ndaluar një prej të shpallurve në kërkim, në kuadër të operacionit për goditjen e skemave piramidale online, ku mashtronin qytetarët përmes platformës “XUEX”. Në pranga është vënë shtetasi Ereledio Shebeku, 35 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim së bashku me partneren e tij,  Alma Shebeku. Çifti Shebeku dyshohet […]

The post Mashtronin shqiptarët në XUEX, arrestohet organizatori i skemave piramidale online appeared first on BoldNews.al.

Kujdes nga faqja mashtruese e Komisionit Europian

17 September 2025 at 14:33

Pretendimi: Kjo faqe në Facebook është faqja zyrtare e Komisionit Europian

Verdikti: E pavërtetë

————————————————————

Një postim në Facebook nga faqja Podpora Komisije (përkthyer nga sllovenishtja: “Mbështetja e Komisionit”) pretendon se ajo është faqja e Komisionit Europian dhe nxit përdoruesit ta ndjekin atë “për më shumë informacion mbi pagesat dhe ndihmën.”

Ky pretendim është qartësisht i pavërtetë, dhe me gjasa pjesë e ndonjë skeme mashtrimi online që synon marrjen e të dhënave personale ose përfitim financiar nga persona që mendojnë se do të marrin njëfarë pagese apo ndihme nga Komisioni Europian.

Një tregues i zakonshëm i faqeve mashtruese është numri i ndjekësve dhe vjetërsia e faqes. Faqja në fjalë ka vetëm 33 ndjekës në kohën e shkrimit të këtij artikulli, dhe është krijuar një ditë më parë, më 16 shtator 2025.

Faqja zyrtare në Facebook e Komisionit Europian ka 1.5 milionë ndjekës dhe është krijuar 15 vite më parë, në vitin 2010.

Ajo mund të aksesohet nga faqja zyrtare e internetit e Komisionit Europian.

Njësoj, faqja zyrtare e Komisionit Europian në Slloveni ka 23 mijë ndjekës dhe është krijuar në vitin 2010.

Ajo, gjithashtu, mund të aksesohet nga faqja zyrtare e internetit e Komisionit Europian në Slloveni.

The post Kujdes nga faqja mashtruese e Komisionit Europian appeared first on Faktoje.al.

❌
❌