Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Shfrytëzonte 2 shtetase kineze si punonjëse s*ksi, arrestohet tutorja 47-vjeçare në Tiranë!

By: armand
6 November 2025 at 08:50

Një rast i shfrytëzimit të prostitucionit është goditur në Tiranë. Një shtetase kineze 47-vjeçare, F. Z., është arrestuar për akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit. Ajo dyshohet se ka organizuar dhe përfituar nga veprimtaria e dy bashkëkombëseve të saj, të cilat ushtronin prostitucion në apartamentin ku banonin. Ndaj dy shtetaseve të tjera kineze, D. W., 44 […]

The post Shfrytëzonte 2 shtetase kineze si punonjëse s*ksi, arrestohet tutorja 47-vjeçare në Tiranë! appeared first on BoldNews.al.

Do hakoheshin të dhënat e 5 mijë shqiptarëve me ‘darkweb’ nga Posta Shqiptare, dy kinezët do vidhnin 5 mld lekë/ Detaje

By: Ela
3 November 2025 at 11:23

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me arrestimin e dy shtetasve kinezë pak ditë më parë në Tiranë, të akuzuar për mashtrim kompjuterik dhe vjedhjen e të dhënave të shtetasve shqiptarë. Mësohet se Krimi Kibernetik ka parandaluar vjedhjen e të dhënave të mbi 5 mijë shqiptarëve. Sipas burimeve, përllogaritja e shumës që rrezikonte të vidhej […]

The post Do hakoheshin të dhënat e 5 mijë shqiptarëve me ‘darkweb’ nga Posta Shqiptare, dy kinezët do vidhnin 5 mld lekë/ Detaje appeared first on BoldNews.al.

“Posta e Rreme”/ Goditet një grup i huaj që zhvasnin shqiptarët përmes mashtrimit, në pranga 2 kinezë

1 November 2025 at 13:09

Policia e Shtetit ka goditur një grup me shtetas të huaj që mashtronte qytetarët shqiptarë përmes faqeve të falsifikuara të Postës Shqiptare, ku janë arrestuar dy shtetas kinezë. Në kuadër të operacionit të koduar “Posta e Rreme” janë vënë në pranga shtetasit e huaj C. F., 51 vjeç, dhe H. Y., 45 vjeç. Hetimet kanë […]

The post “Posta e Rreme”/ Goditet një grup i huaj që zhvasnin shqiptarët përmes mashtrimit, në pranga 2 kinezë appeared first on BoldNews.al.

Mashtronin qytetarët përmes faqeve false të Postës Shqiptare, arrestohet 2 shtetas kinezë!

By: Fax Web
1 November 2025 at 13:10

Dy shtetas kinezë kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohen se mashtronin qytetarët shqiptarë përmes faqeve false të Postës Shqiptare.

Këta shtetas të cilët kishin hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë më datë 27 tetor 2025  kishin krijuar një faqe interneti identike me atë të Postës Shqiptare, për të mashtruar qytetarët dhe për të mbledhur të dhëna personale e bankare.

Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientin ku qëndronin, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 17 telefona, 1 laptop, 12 pasaporta, 11 karta bankare, 7 karta identiteti, 1 patentë dhe shuma parash në valuta të ndryshme.

Njoftimi i Policise

Goditet një grup i huaj që mashtronte qytetarët shqiptarë përmes faqeve të falsifikuara të Postës Shqiptare. Vihen në pranga dy shtetas kinezë.

Sekuestrohen 17 telefona, 1 laptop, 12 pasaporta, 11 karta bankare, 7 karta identiteti, 1 patentë dhe shuma parash në valuta të ndryshme.

Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik, në bashkëpunim me Drejtorinë Operacionale të Policisë së Shtetit dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas njoftimeve të marra nga qytetarë për dërgimin e SMS-ve mashtruese që imitonin faqen zyrtare të Postës Shqiptare, me qëllim përfitimin e të dhënave personale dhe bankare të përdoruesve, finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “Posta e Rreme”, me objektiv identifikimin e autorëve dhe dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal.

Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore dhe teknike, u identifikuan dhe u vunë në pranga shtetasit e huaj C. F., 51 vjeç, dhe H. Y., 45 vjeç.

Hetimet kanë treguar se këta shtetas kishin hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë më datë 27 tetor 2025 dhe kishin krijuar një faqe interneti identike me atë të Postës Shqiptare, për të mashtruar qytetarët dhe për të mbledhur të dhëna personale e bankare.

Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientin ku qëndronin, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 17 telefona, 1 laptop, 12 pasaporta, 11 karta bankare, 7 karta identiteti, 1 patentë dhe shuma parash në valuta të ndryshme.

Vijon puna hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal dhe identifikimin e mundshëm të autorëve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, “Ndërhyrja në të dhëna kompjuterike” dhe “Falsifikimi kompjuterik”.

Policia e Shtetit rikujton qytetarët të tregojnë kujdes maksimal ndaj çdo mesazhi apo faqeje që kërkon të dhëna personale apo bankare dhe apelon:

📍 Mos klikoni në lidhje (linke) të dyshimta të dërguara përmes email-it, SMS-ve apo rrjeteve sociale;
📍 Mos jepni asnjëherë të dhëna personale, numra kartash, PIN apo fjalëkalime në faqe që nuk janë zyrtare;
📍 Kontrolloni gjithmonë adresën e saktë të faqes përpara se të kryeni çdo veprim online;
📍 Në rast dyshimi, raportoni menjëherë pranë Policisë së Shtetit ose Drejtorisë së Hetimit të Krimit Kibernetik.

⚠ Thirrje për qytetarët:
Nëse ndonjë qytetar i është përgjigjur mesazheve mashtruese dhe ka vendosur të dhënat e tij personale apo bankare në faqet e falsifikuara, i bëjmë thirrje të paraqitet sa më shpejt në Drejtorinë e Hetimit të Krimit Kibernetik, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit në Tiranë, ose të kontaktojë menjëherë për të raportuar rastin dhe për të marrë ndihmën e nevojshme.

Policia e Shtetit mbetet e angazhuar për të mbrojtur qytetarët nga veprimtaritë e paligjshme në hapësirën digjitale dhe për të rritur ndërgjegjësimin publik mbi sigurinë kibernetike.

SHBA në alarm! Sulme kibernetike në rrjetet federale, dyshohet për hakera kinezë

By: Elva
15 October 2025 at 20:46

Shtetet e Bashkuara janë vënë në alarm pas një sulmi të madh kibernetik që ka goditur rrjetet federale të disa agjencive qeveritare. Autoritetet amerikane kanë dhënë urdhër emergjent për të forcuar mbrojtjen kibernetike, pasi hakerët kanë arritur të depërtojnë në sistemet e një prej institucioneve federale, në atë që duket si një fushatë spiunazhi ndërkombëtare. […]

The post SHBA në alarm! Sulme kibernetike në rrjetet federale, dyshohet për hakera kinezë appeared first on BoldNews.al.

Prostitucion në banesën e plazhit, arrestohen dy shtetase kineze

By: dan iela
12 October 2025 at 12:17

Dy shtetase kineze jane arrestuar nga policia për ushtrim prostitucioni, në qytetin e Durrësit.

Bëhet me dije se në lagjen nr. 13, në rrugën “Venecia”, u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Prostitucion” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”, shtetaset me iniciale M. Y., 41 vjeçe, dhe L. H., 48 vjeçe, të dyja kineze.

Në gjendje të lirë janë proceduar tre shtetas, nga Librazhdi, Durrësi dhe Burreli, që u gjetën në apartamentin e marrë me qira nga dy shtetaset kineze në zonën e Shkëmbit të Kavajës.

Të dyja gratë rezultojnë se janë arrestuar edhe më parë për të njëjtin aktivitet, ndërkohë që është shpallur në kërkim një tjetër shtetase kineze me iniciale J. L., 53 vjeçe, për veprën penale “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”.

 

Kuzhina kineze me shije autentike dhe aroma tradicionale, në Tiranë

27 September 2025 at 12:37

TIRANË, 27 shtator /ATSH/ Aktiviteti “Taste of China” shënoi edhe mbylljen e Javës Kulturore Kineze që u mbajt këto ditë në Tiranë ku kuzhina kineze, e famshme në të gjithë botën u shijua nga qytetarët në shëtitoren “Murat Toptani” në kryeqytet.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja ndau momente nga kjo ngjarje që nxiti kureshtje dhe pati pjesëmarrje nga qytetarët,

Gonxhja tha se  “përmes gatimeve të përzgjedhura dhe teknikave të trashëguara brez pas brezi, publiku përjetoi kuzhinën jo vetëm si ushqim, por si një art që përcjell histori, filozofi dhe harmoni”.

Java Kulturore Kineze, u mbajt nga data 22-26 shtator, e organizuar nga Ambasada e Republikës Popullore të Kinës, me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit.

Aktivitetet e zhvilluara gjatë këtyre ditëve, sollën një program të pasur organizimesh në Tiranë dhe Elbasan, që synuan të afrojnë dy kulturat dhe të krijojnë mundësi për shkëmbim dhe mirëkuptim mes popujve.

/e.i/j.p/

The post Kuzhina kineze me shije autentike dhe aroma tradicionale, në Tiranë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tirana përjeton magjinë e artit kinez me “Graceful Rhythms in Motion”

24 September 2025 at 21:09

TIRANË, 24 shtator /ATSH/ Me rastin e Javës së Kulturës Kineze, u mbajt sot në Universitetin e Arteve të Bukura në Tiranë shfaqja e veçantë e operas dhe vallëzimit kinez “Graceful Rhythms in Motion”.

Solistë, balerinë dhe artistë të ardhur nga Kina performuan para publikut kryeqytetas muzikë klasike kineze, ndërsa performuan kërcime të veçanta, duke përfaqësuar një pjesë të vendit dhe historisë së tyre.

Të pranishëm në këtë event të rëndësishëm kulturor ishin ambasadorja e Kinës në Shqipëri, Pang Chunxue, zv.ministrja e Turizmit, Kulturës dhe Sportit Lira Pipa, si dhe personalitete të tjerë të fushës, artdashës dhe spektatorë të shumtë.

Programi u hap me duetin “Ejani në Anhui-n e bukur”, një valle tradicionale Huagu Lantern, që solli atmosferën festive dhe frymën e kulturës popullore kineze.

Kjo shfaqje përcolli emocione për publikun dhe shfaqi një panoramë të pasur të artit dhe traditës kineze, me performanca nga opera Kunqu, vallëzime tradicionale dhe etnike, si dhe një përvojë të veçantë me grimin dhe kostumet tradicionale kineze.

Publiku mundi të përjetojë magjinë e këtyre formave artistike dhe të shijojë një dialog kulturor mes Lindjes dhe Perëndimit.

Gjithashtu kjo shfaqje u shndërrua në një vend takim të kulturës kineze, duke lidhur historinë dhe modernitetin, kujtesën dhe vitalitetin bashkëkohor.

Në kuadër të Javës Kulturore Kineze, që po zhvillohet nga data 22-26 shtator, Ambasada e Republikës Popullore të Kinës, me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, po sjell një program të pasur aktivitetesh në Tiranë dhe Elbasan, që synon të afrojë dy kulturat dhe të krijojë mundësi për shkëmbim dhe mirëkuptim mes popujve.

Shfaqje e veçantë nga Opera dhe vallëzimi kinez, Foto; Andrin Hoxha
1 nga 10

/a.f//r.e/

The post Tirana përjeton magjinë e artit kinez me “Graceful Rhythms in Motion” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Java Kulturore Kineze, çelet ekspozita e dy artistëve Wu Jun dhe Lin Zhaoyang

22 September 2025 at 20:33

TIRANË, 22 shtator/ATSH/ Në ambientet e galerisë Fab në kryeqytet, u çel sot ekspozita “Close as Distant Horizons”. Artistët e njohur kinezë, Wu Jun dhe Lin Zhaoyang sollën për publikun artadashës, 40 nga veprat më të veçanta që pasqyrojnë ndërthurjen e estetikës tradicionale kineze me elementë bashkëkohorë.

Në çeljen e ekspozitës ishin të pranishëm jo vetëm dy artistët protagonistë, por edhe qytetarë dhe artdashës të shumtë.

Artisti Jun, në fjalën përshëndetëse për të pranishmit, u shpreh entuziast për angazhimin në këtë aktivitet kulturor që mbahet në Tiranë. Ai nuk i kurseu vlerësimet për mikpritjen, artin, kulturën dhe gjithçka tjetër gjeti në kryeqytetin shqiptar gjatë këtyre ditëve të qëndrimit.

Në ceremoni morën pjesë edhe ambasadorja e Republikës Popullore të Kinës, Pang Chunxue, rektori i Universitetit të Arteve, prof. dr. Erald Bakalli dhe përfaqësuesja e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Brisi Trajko.

Ekspozita, vjen si një mundësi e shkëlqyer për të eksploruar simbolikën dhe historinë që fshihet pas kompozimeve të tyre, të cilat reflektojnë mbi kuptimin e jetës dhe dimensionet e ekzistencës.

Nga data 22 deri më 26 shtator, Shqipëria do të ketë mundësinë të përjetojë një udhëtim unik nëpërmjet artit, muzikës, vallëzimit dhe shijes kineze.

Në kuadër të Javës Kulturore Kineze, Ambasada e Republikës Popullore të Kinës, me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, sjell një program të pasur aktivitetesh në Tiranë dhe Elbasan, që synon të afrojë dy kulturat dhe të krijojë mundësi për shkëmbim dhe mirëkuptim mes popujve.

Në fund të Javës Kulturore Kineze, më 26 shtator, Tiranës do t’i ofrohet një shije autentike e kulinarisë kineze.

Aktivitetet që do organizohen këto ditë në Tiranë, në kuadër të Javës Kulturore Kineze,  janë të hapura dhe pa pagesë për publikun.

Zhanret artistike, nga piktura, baleti dhe gastronomia janë një mundësi për të eksploruar dhe përjetuar thelbin e një kulture mijëravjeçare, si edhe një tjetër provë e bashkëpunimit të ngushtë mes Kinës dhe Shqipërisë.

1 nga 14
Çelet ekspozita e veprave të piktorëve kinezë, Qu Jun dhe Lin Zhaoyang: "Close as distant horzons", Foto Florian Abazaj

/e.i/a.f/r.e/

The post Java Kulturore Kineze, çelet ekspozita e dy artistëve Wu Jun dhe Lin Zhaoyang appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Java Kulturore Kineze, udhëtim mes traditave, artit dhe shijeve

22 September 2025 at 15:41

TIRANË, 22 shtator/ATSH/ Në zemër të Tiranës, Java Kulturore Kineze, sjell artin, muzikën, traditat dhe shijet e këtij vendi të largët.

Mozaiku i pasur kulturor do të bashkojë shekuj historie me krijimtarinë bashkëkohore.

Aktiviteti që çel këtë javë është ekspozita “Close as Distant Horizons”.  Ekspozita prezanton punimet e piktorëve të njohur Wu Jun dhe Lin Zhaoyang, duke ofruar një udhëtim vizual mes ndjeshmërisë artistike kineze.

Aktivitetet e Javës Kineze do të zhvillohen edhe jashtë kryeqytetit.

Koncerti “Melodies Along the Silk Road” do të zhvillohet nesër, në teatrin “Skampa” të Elbasanit, duke sjellë thelbin e kulturës kineze përmes muzikës, traditën mijëravjeçare dhe shprehjet moderne vokale e instrumentale.

“Graceful Rhythms in Motion” do të ofrojë një panoramë të kulturës kineze përmes muzikës, operës, vallëzimit dhe përvojave interaktive dhe do të zhvillohet në Hollin e Universitetit të Arteve.

Publiku do të mund të shijojë edhe shijet autentike të kuzhinës kineze, përmes një udhëtimi gastronomik të ofruar nga “The Taste of China”. Aktiviteti do të zhvillohet në shëtitoren “Murat Toptani”, Tiranë dhe ashtu sikurse aktivitetet e tjera, do të jetë i hapur për gjithkënd.

Me 20 shtete pjesëmarrëse, një numër gjithnjë e më të madh artistësh vendas dhe ndërkombëtarë, dhe një kalendar të pasur me aktivitete nga veriu në jug, Javët Kulturore Ndërkombëtare 2025 do të sjellin një atmosferë të veçantë në çdo cep të Shqipërisë.

/j.p/

The post Java Kulturore Kineze, udhëtim mes traditave, artit dhe shijeve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kinezet kthejnë apartamentin në Durrës në “fole” p*ostitucioni, arrestohen 3 shtetase

By: Elva
22 September 2025 at 09:45

Tre shtetase kineze, të moshave 41, 43 dhe 47 vjeçe, u arrestuan  në Durrës pasi kishin marrë me qira një apartament në lagjen nr. 13, Plazh, dhe e kishin përshtatur për ushtrimin e prostitucionit. Gjithashtu, pesë shtetas u proceduan penalisht në gjendje të lirë për të njëjtën vepër penale. Gjatë kontrollit, në apartament u sekuestruan […]

The post Kinezet kthejnë apartamentin në Durrës në “fole” p*ostitucioni, arrestohen 3 shtetase appeared first on BoldNews.al.

Dy kompani kineze do të bashkëpunojnë me firma lokale për të lansuar shërbime robotaxi në Singapor

21 September 2025 at 15:07


Dy kompani kineze thanë të shtunën se do të bashkëpunojnë me firma lokale për të lansuar shërbime robotaxi në Singapor, ndërsa qyteti-shtet po zgjerohet me “drejtimin autonom”.

Operatori i shërbimit të transportit Grab tha se do të bashkëpunojë me WeRide të Kinës për të filluar shërbimet vitin e ardhshëm.

Pony.ai dhe ComfortDelGro thanë se po bashkëpunonin për shërbime të ngjashme dhe po prisnin miratimin rregullator, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Grab theksoi në një deklaratë se është zgjedhur nga autoritetet lokale për të operuar dy linja autonome të shërbimit të transportit në zonën Punggol.

Do të fillojë të marrë pasagjerë në modele automjetesh me pesë dhe tetë vende nga WeRide nga fillimi i vitit 2026 pas një faze fillestare njohjeje për automjetet për të studiuar rrugët në detaje.

Në korrik, WeRide mori një leje nga qeveria komunale e Shangait për të operuar shërbime autonome të shërbimit të transportit me robotaxi.

Pony.ai tha në një deklaratë se gjithashtu planifikon të fusë shërbime autonome në Punggol me rrugë fikse përpara se të zgjerohet në zona të tjera.

Ajo tha se shërbimet do të fillojnë në muajt e ardhshëm pas marrjes së miratimit rregullator.

Pony.ai tani operon robotaxi komercial në katër nga qytetet më të mëdha të Kinës - Pekin, Shangai, Guangzhou dhe Shenzhen.

Kompania e mbështetur nga Toyota ka qenë duke eksploruar vendosjen e shërbimit të saj pa shofer në Korenë e Jugut, Luksemburg, Lindjen e Mesme dhe vende të tjera, pasi mblodhi 260 milionë dollarë nga lista e saj në Nasdaq në nëntor.

Ajo ka thënë se planifikon të rrisë flotën e saj të robotaxi në 1,000 deri në fund të këtij viti.

Qeveria e Singaporit ka qenë duke eksploruar teknologjinë e drejtimit autonom, me ministrin e transportit Jeffrey Siow që vizitoi disa kompani drejtimi autonom në Kinë në qershor. Singapori tashmë ka zona më të vogla që po testojnë teknologjinë. /Telegrafi/

E rëndë në Durrës/ Gjendet pa shenja jete në një taksi 57-vjeçarja kineze

By: M C
13 September 2025 at 22:00

Një 57-vjeçare me origjinë kineze është dërguar pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Durrësit. Blutë bëjnë me dije se 57-vjeçarja është gjetur në një taksi, pranë “Urës së Dajlanit”. Ndërkohë grupi hetimor po vijon veprimet për këqyrjen e trupit të 57-vjeçares, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave.

Njoftimi i Policisë:

Spitali Rajonal Durrës ka njoftuar se është dërguar pa shenja jete një shtetase 57-vjeçare me shtetësi kineze, e cila është gjetur në një taksi, pranë “Urës së Dajlanit”. Grupi hetimor po vijon veprimet për këqyrjen e trupit të 57-vjeçares, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave.

The post E rëndë në Durrës/ Gjendet pa shenja jete në një taksi 57-vjeçarja kineze appeared first on Albeu.com.

Kinezja gjendet pa shenja jete në një taksi pranë “Urës së Dajlanit”

By: Ela
13 September 2025 at 21:22

Një 57-vjeçare kineze, e cila është gjetur në një taksi pranë “Urës së Dajlanit” në Durrës, është dërguar në spital pa shenja jete. Deri më tani nuk dihen detaje të tjera nga ngjarja. “Spitali Rajonal Durrës ka njoftuar se është dërguar pa shenja jete një shtetase 57-vjeçare me shtetësi kineze, e cila është gjetur në […]

The post Kinezja gjendet pa shenja jete në një taksi pranë “Urës së Dajlanit” appeared first on BoldNews.al.

Berisha: Në 2015, Rama fluturoi drejt Hong Kong me një avion të shërbimeve kineze…

By: Ela
9 September 2025 at 13:38

Kryedemokrati Sali Berisha vijoi akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me dosjen amerikane për ish-agjentin e FBI, Charles McGonigal. Gjatë konferencës për shtyp nga selia blu, Berisha tha se në vitin 2015 Rama fluturoi me një avion special të shërbimeve të zbulimit kinez për të marrë pjesë në një ekspozitë për piktura. Ai shton më […]

The post Berisha: Në 2015, Rama fluturoi drejt Hong Kong me një avion të shërbimeve kineze… appeared first on BoldNews.al.

Berisha zbulon detaje: Në 2015, kryeministri fluturoi drejt Hong Kong me një avion të shërbimeve kineze

By: V K
9 September 2025 at 13:58

Gjatë konferencës për shtyp nga selia blu, kryetari i PD, Sali Berisha, vijoi akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, lidhur me dosjen amerikane për ish-agjentin e FBI, Charles McGonigal.

Berisha tha se; “në vitin 2015 Rama fluturoi me një avion special të shërbimeve të zbulimit kinez për të marrë pjesë në një ekspozitë për piktura”. “Kompania me interesa të thella nafte në Shqipëri, i prenoton, i paguan shpenzimet e ekspozitës së shkarravinave, të cilat, me pikturat gjoja të Edi Ramës, në sallën më prestigjioze të Hong Kongut, ku metri katror në mure për ekspozim, kushton qimet e kokës dhe aty varen shkarravinat e Edi Ramës, të cilat për nivelin artistik, siç kanë vlerësuar dy kritikë të njohur të artit të Bienales së Venecias, janë të një cilësie të shkarravinave të një adoleshenti të droguar”, tha Berisha.

Sali Berisha:Por ku del përveçse me Dorian Duçkën, Edi Rama në dosjen kineze? Në dosjen kineze Edi Rama është më i hershëm. Në vitin 2015, një aeroplan special, i veçantë, i agjencisë së zbulimit të Kinës, për aq sa vlerësohet tani CEFC, vjen në Rinas dhe merr Edi Ramën në një fluturim 13-15 orë Tiranë-Hong Kong. Dhe, po kjo kompani, presidenti dhe kryetari i fondacionit që do dënoheshin më vonë në SHBA sepse kishin korruptuar në Afrikë politikanë, për ata që thonë se ligji amerikan nuk vepron, ligji amerikan vepron kudo që është korrupsioni.

Pra, për korruptimin e liderëve afrikanë, u arrestuan të dy në një operacion të përsosur të organizuar nga FBI, duke bajpasuar si McGonigalin, ashtu edhe burimet e tyre të tjera, dhe Dorian Duçkën.

Edi Rama, pikërisht me avion special të këtyre, të kryetarit Jang Xemin dhe Patrick Ho, ndërmerr fluturimin Tiranë-Hong Kong.

Dhe jo vetëm kaq, por kompania me interesa të thella nafte në Shqipëri, i prenoton, i paguan shpenzimet e ekspozitës së shkarravinave, të cilat, me pikturat gjoja të Edi Ramës, në sallën më prestigjioze të Hong Kongut, ku metri katror në mure për ekspozim, kushton qimet e kokës dhe aty varen shkarravinat e Edi Ramës, të cilat për nivelin artistik, siç kanë vlerësuar dy kritikë të njohur të artit të Bienales së Venecias, janë të një cilësie të shkarravinave të një adoleshenti të droguar.

Ky është vlerësimi artistik i një mediokri që nuk ka ekspozuar kurrë në jetën e tij, përveçse kur u bë kryeministër.

Për të vjedhur, nuk ka njeri në botë që të ketë dorë në vjedhjen e veprave të artit, ikonave siç ka ky. Shitës ikonash të vjedhura.

Po vetë, asnjë krijim. Ky është dimensioni”, u shpreh Berisha.

The post Berisha zbulon detaje: Në 2015, kryeministri fluturoi drejt Hong Kong me një avion të shërbimeve kineze appeared first on Albeu.com.

“Qendra” dyshohet jashtë vendit/ Kthyen dy apartamente në “fole” prostitucioni, në pranga pronari dhe dy kineze në Durrës

6 August 2025 at 10:54

Një tjetër veprimtari e shfrytëzimit të prostitucionit është goditur pas një operacioni të zhvilluar në Durrës.

Gjatë këtij operacioni janë arrestuar dy shtetase kineze. Gjithashtu në pranga ka rënë edhe pronari i apartamenteve, pasi sipas policisë i kishte dhënë ambientet me qira, pa kontrata.

Shtatë shtetas të tjerë, dy kinezë dhe 5 shqiptarë janë proceduar penalisht.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan pasaporta të shtetaseve kineze, shuma parash, celularë, karta krediti, etj.

Nga veprimet hetimore të kryera në kuadër të këtij procedimi, rezultoi se dy shtetaset kineze të arrestuara kishin marrë me qira, pa kontrata, 2 apartamente në lagjen nr. 13, të cilat i kishin përshtatur për shfrytëzim të prostitucionit.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë hetimet, pasi dyshohet se ka shtetas të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari, e cila dyshohet se e ka qendrën jashtë vendit, pasi rezultoi se telefonatat kryheshin nëpërmjet call center-it.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Shkencëtarët kinezë krijojnë bletën robotike, për çfarë do përdoret “spiunja”

By: Ela
28 July 2025 at 22:14

Shkencëtarët në Institutin e Teknologjisë të Pekinit vendosën një kontrollues në trurin e bletëve për t’i shndërruar me sukses për herë të parë në “robotë”. Bletët mund të mbajnë nektarin që peshon rreth 80 përqind të masës së trupit të tyre për 5 km (3 milje) pa pushuar, kështu që ato nuk kanë problem të mbajnë […]

The post Shkencëtarët kinezë krijojnë bletën robotike, për çfarë do përdoret “spiunja” appeared first on BoldNews.al.

FOKUS – Dronë të prodhimit kinez janë përdorur nga ana e Rusisë në Ukrainë

23 July 2025 at 19:25

KIEV, 23 korrik /ATSH/ – Një dron “mashtrues” rus, i përbërë tërësisht nga pjesë kineze, zbulon bashkëpunimin në rritje mes Pekinit dhe Moskës, sipas gazetes “The Telegraph”.

Është zbuluar se një dron i ri “mashtrues” rus, i përdorur për të depërtuar në mbrojtjen ajrore të Ukrainës, është ndërtuar tërësisht nga pjesë kineze, një zhvillim i rëndësishëm që shënon  për herë të parë që Rusia përdor armë të prodhuara vetëm me komponentë nga Kina.

Ky zbulim u bë nga shërbimet sekrete ukrainase, të cilat arritën të kapin dhe çmontojnë dy dronë të tillë të rinj pa pilot (UAV).

Droni CBTS.611000 përdoret kryesisht për zbulim dhe si mjet mashtrues, por gjithashtu mund të mbajë një lëndë shpërthyese deri në 15 kg.

Gati gjysma e pjesëve të njërit prej dronëve ishin prodhuar nga kompania kineze “CUAV Technology”, me seli në provincën Guangdong, e cila reklamohet si ofrues i zgjidhjeve me burim të hapur për dronët. Komponentët përfshinin, kontrolluesin e fluturimit me autopilot, module navigimi dhe antena, sensorin e shpejtësisë së ajrit, si dhe një tub “pitot” (sensor për matjen e shpejtësisë së erës).

Pavarësisht se “CUAV Technology” në vitin 2022 kishte njoftuar ndalimin e eksporteve të produkteve të saj drejt Rusisë dhe Ukrainës për të parandaluar përdorimin ushtarak, këto pajisje po shfaqen sërish në armatimin rus.

Sipas inteligjencës ukrainase, përveç”CUAV Technology”,  në dron u gjetën një motor dhe një modul ndezjeje elektronike nga “Mile Haoxiang Technology”, një kamerë “FPV” nga “Foxeer Technology”, dhe një kopje kineze e modulit australian të transmetimit të të dhënave RFD900X nga RFDesign, i aftë të transmetojë të dhëna deri në 40 km largësi.

“Ky sistem krijon një kanal transmetimi të të dhënave nga UAV në stacionin tokësor apo mes UAV-ve, duke përmirësuar ndjeshëm aftësinë e tyre për zbulim”, njoftoi  burimi  shërbimeve secrete të Ukrainës.

Ajo ka vlerësuar më parë se 80% e elektronikës në dronët rusë është me origjinë nga Kina, një pretendim që është mbështetur edhe nga Departamenti i Shtetit i SHBA-së.

Ndërkohë , Kina ka mohuar vazhdimisht se furnizon me armë vdekjeprurëse ndonjë palë në konflikt dhe këmbëngul se kontrollon me rigorozitet eksportin e produkteve me përdorim të dyfishtë (civil dhe ushtarak).

Në një postim në “Telegram”, shërbimet secrete  ukrainase thanë se dronët kanë formë delta, të ngjashme me dronët Shahed-136 iranianë, të cilët Rusia i përdor me emrin Geran-2, por që janë më të vegjël në përmasa.

Më herët këtë muaj, pamje të një Geran-2 të dëmtuar zbuluan gjithashtu se pjesë të tij ishin prodhuar nga një kompani mekanike në provincën Suzhou në Kinë.

Ky rast nënvizon rritjen e ndihmës teknologjike dhe indirekte që Rusia mund të jetë duke marrë nga Kina, pavarësisht deklaratave publike për neutralitet. /Ad.Ab./

 

The post FOKUS – Dronë të prodhimit kinez janë përdorur nga ana e Rusisë në Ukrainë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Policia ndalon dy prostituta kineze në Kavajë, nën hetim 6 klientë shqiptarë

By: user 5
5 July 2025 at 13:54

Një tjetër rast prostitucioni me protagoniste shtetase të huaja është goditur nga policia, në Qerret të Kavajës.

Dy gra me kombësi kineze u arrestuan në flagrancë në një apartament në Qerret të Kavajës, ku dyshohet se ushtronin aktivitet të paligjshëm përmes shërbimeve seksuale me pagesë.

Operacioni policor i koduar “Baza”, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Komisariati i Policisë Kavajë, erdhi pas një hetimi dyjavor të ndjekur me metoda proaktive. Gjatë veprimeve hetimore, u dokumentua plotësisht mënyra se si dy shtetaset C. Y., 42 vjeçe, dhe Y. Sh., 41 vjeçe, kishin marrë me qira një apartament në zonën turistike të Qerretit dhe përmes rrjeteve sociale, siguronin klientë shqiptarë duke ofruar shërbime seksuale në këmbim të shumave që varionin nga 80 deri në 200 euro.

Kinezet kishin hyrë në Shqipëri si turiste, por qëllimi i tyre ishte fitimi përmes një aktiviteti të paligjshëm. Krahas arrestimit të tyre, u proceduan penalisht në gjendje të lirë edhe 6 shtetas shqiptarë që dyshohet se përfituan shërbime seksuale.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma parash në euro dhe dollarë, si dhe dy telefona celularë të përdorur për komunikime me klientët. Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme procedurale.

The post Policia ndalon dy prostituta kineze në Kavajë, nën hetim 6 klientë shqiptarë appeared first on Lapsi.al.

❌
❌