Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Sala: Qytetarët meritojnë shërbim më të mirë shëndetësor

12 December 2025 at 15:26

TIRANË, 12 dhjetor /ATSH/ – Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, tha sot se integriteti në shëndetësi është një angazhim strategjik dhe standard europian që Shqipëria synon ta përmbushë.

Gjatë aktivitetit të organizuar në kuadër të “Javës së Integritetit në Shëndetësi”, Sala theksoi se shëndetësia kërkon institucione të forta, transparencë dhe përgjegjshmëri, pasi “pa etikë dhe integritet nuk ka mjekësi që funksionon”.

Ajo nënvizoi se digjitalizimi i shërbimeve po rrit cilësinë dhe besueshmërinë e sistemit, duke përmendur recetën elektronike që përdoret çdo ditë nga 20 mijë qytetarë dhe sistemin e referimit ku përfshihen rreth 7 mijë pacientë.

“Shëndetësia është kontrata më e drejtpërdrejtë mes shtetit dhe qytetarit. Ne jemi të vendosur që kjo kontratë të jetë e drejtë dhe pa kompromis”, u shpreh Sala.

Aktiviteti u organizua nga Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, në bashkëpunim me Ambasadën e Zvicrës dhe “Institutin mbi Qeverisjen” (Basel).

/k.s/a.f/r.e/

The post Sala: Qytetarët meritojnë shërbim më të mirë shëndetësor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Rrugët e Rinisë 2030”, Kuvendi aktivitet për nxitjen e dialogut midis të rinjve dhe institucioneve

8 December 2025 at 14:11

TIRANË, 8 dhjetor /ATSH/ Në kuadër të Ditës së Rinisë, në sallën plenare të Kuvendit u zhvillua sot takimi vjetor i Këshillave Rinorë Vendorë dhe Këshillave Studentorë, me pjesëmarrjen e të rinjve nga i gjithë vendi.

Aktiviteti, i organizuar nga Kuvendi, nën kujdesin e veçantë të Kryetarit Niko Peleshi, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Rinisë, synoi nxitjen e dialogut midis të rinjve dhe institucioneve, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes demokratike.

Takimi u përshëndet nga nënkryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu dhe drejtorja e Agjencisë Kombëtare të Rinisë, Sara Bode, të cilat vlerësuan angazhimin e të rinjve në proceset vendimmarrëse, forcimin e demokracisë dhe rolin e tyre në ndërtimin e një shoqërie të qëndrueshme dhe europiane.

Në fjalën e saj, Spahiu prezantoi platformën e angazhimit rinor dhe qytetar të Kuvendit, e cila prej tre vitesh realizohet përmes Shërbimit të Edukimit Qytetar, duke u ofruar të rinjve mundësi për t’u njohur nga afër me punën parlamentare dhe për të kontribuar në çështje me interes publik.

Ajo theksoi se energjia, kreativiteti dhe vizioni i brezit të ri janë thelbësore për një Shqipëri më moderne dhe gjithëpërfshirëse, ndërsa pjesëmarrja aktive dhe kërkimi i llogarisë mbeten shtylla të demokracisë funksionale.

Spahiu inkurajoi të rinjtë të vazhdojnë angazhimin për të sjellë ndryshime pozitive dhe të shfrytëzojnë mundësitë për të ndikuar në politikat dhe legjislacionin që prekin jetën e tyre të përditshme.

Deputetët e legjislaturës së re, Sara Mila, Adi Qose, Kiduina Zaka, Erjo Mile, Marjana Koçeku, Zegjine Çaushi, Tedi Mula dhe Erjona Ismaili, ndanë përvojat e tyre me këshillat rinorë, duke diskutuar sfidat e përfaqësimit dhe mënyrat konkrete se si rinia mund të ndikojë në proceset vendimmarrëse.

Të rinjtë patën mundësinë të shprehnin prioritetet dhe shqetësimet e tyre, duke u fokusuar te pjesëmarrja demokratike, arsimi cilësor, karriera, inovacioni, siguria, shëndeti mendor dhe mirëqenia.

Aktiviteti u përmbyll me një tur në sallat kryesore të Kuvendit, ku pjesëmarrësit u njohën nga afër me funksionimin dhe kulturën parlamentare.

/gj.m/r.e/

The post “Rrugët e Rinisë 2030”, Kuvendi aktivitet për nxitjen e dialogut midis të rinjve dhe institucioneve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sinjalizuesit, arma më e fortë kundër korrupsionit

PRISHTINË, 8 dhjetor/ATSH/- Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) dhe Forumi Konsultativ me Shoqërinë Civile, në shënim të Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, kanë kërkuar rikthim të fokusit në integritetin institucional, forcim të llogaridhënies dhe eliminim të praktikave korruptive në sektorin publik.

Drejtori i APK, Yll Buleshkaj tha në hapje të aktivitetit se integriteti duhet të jetë detyrim i secilit institucion dhe se sinjalizuesit mbeten një shtyllë thelbësore në identifikimin e shkeljeve.

Udhëheqësi i divizionit për integritet dhe strategji në APK, Burim Sadiku prezantoi raportin e monitorimit të planeve të integritetit në institucionet publike, duke theksuar nevojën për cilësi më të lartë të raporteve.

Profesori universitar, Bekim Baliqi foli për sfidat e implementimit të rregulloreve dhe planeve të integritetit, duke theksuar se mungesa e burimeve e vështirëson zbatimin real të tyre. /Kosovapress/

The post Sinjalizuesit, arma më e fortë kundër korrupsionit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Creative Europe fuqizon krijuesit dhe profesionistët e kulturës

5 December 2025 at 15:49

TIRANË, 5 dhjetor/ATSH/ Creative Europe Desk Albania përmbylli me sukses sesionin e mentorimit të mbajtur në ambientet e HangArt Kinostudio në Tiranë. Këto sesione, të mentoruara nga Arlinda Dudaj, Arben Papadhopulli dhe Geron Kamberi, u fokusuan në mbështetjen e krijuesve, profesionistëve kulturorë dhe organizatave që po përgatisin aplikime konkurruese për programin e Bashkimit Evropian – Creative Europe.

Aktiviteti u zhvillua në kuadër të projektit “Creative Europe Desk Albania 2025–2027”, një nismë që bashkëfinancohet nga Bashkimi Evropian dhe drejtohet nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, me synim për të fuqizuar sektorin kulturor dhe kreativ shqiptar përmes rritjes së kapaciteteve, partneriteteve ndërkombëtare dhe mundësive financuese.

Gjatë dy ditëve të aktivitetit, pjesëmarrësit morën udhëzime të personalizuara dhe praktike në lidhje me zhvillimin dhe formulimin e projektit; përputhjen e projekteve me prioritetet dhe fushat tematike të Creative Europe; kriteret e vlerësimit dhe elementet që e bëjnë një aplikim konkurrues; hartimin e buxhetit dhe strukturimin e partneriteteve ndërkombëtare; qartësimin e planit të punës dhe menaxhimin e rezultateve të synuara.

Sesioni u ndërtua mbi një qasje interaktive, ku aplikantët potencialë punuan mbi idetë e tyre konkrete dhe morën këshillim sipas nevojave specifike, duke rritur ndjeshëm cilësinë e aplikimeve në proces.

Kjo iniciativë synon të forcojë zinxhirin krijues në vend, të rrisë prezencën e artistëve shqiptarë në rrjetet evropiane, si dhe të nxisë bashkëpunimet ndërkombëtare në fushën e kulturës, medias dhe audiovizualit.

Gjatë vitit 2026, Creative Europe Desk Albania do të vijojë të ofrojë asistencë teknike dhe informim për thirrjet e ardhshme të programit, duke mbështetur komunitetin krijues në të gjitha fazat e zhvillimit të projekteve.

Aktiviteti nga Creative Europe Desk Albania
1 nga 10

/e.i/a.f/

The post Creative Europe fuqizon krijuesit dhe profesionistët e kulturës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Jaupaj: Të gjitha zonat e mbrojtura me plan menaxhimi deri në 2030-ën

TIRANË, 5 dhjetor/ATSH/ Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj deklaroi sot se “Ministria e Mjedisit dhe Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura ka dorëzuar dosjen e aplikimit për përfshirjen në UNESCO të liqenit të Shkodrës”.

Në aktivitetin ”Për Ty Natyrë”, ku u diskutua mbi prioritetet e mjedisit dhe pyjeve, të cilat do të hyjnë në një fazë të re në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian Jaupaj tha se “Liqeni i Shkodrës është një tjetër pasuri natyrore e Shqipërisë që do t’i bashkohet pasurive botërore të UNESO-s”.

Ai shprehu mirënjohjen ndaj Unionit Ndërkombëtar të Mbrojtjes së Natyrës dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm me UNESCO-s për rezultatet që kanë arritur gjatë këtyre viteve.

Jaupaj u shpreh se “këto rezultate na motivojnë të bëjmë më shumë në radhë të parë për qytetarët dhe integrimin europian”.

“Deri në 2030 synojmë që 100% të zonave të mbrojtura të kenë planet e tyre të menaxhimit, të finalizojmë rrjetin Natyra 2000 si një kriter i qartë i nënkapitullit të natyrës me BE-në dhe zonat e mbrojtura të shndërrohen në qendra të zhvillimit lokal dhe turizmit dhe inovacionit natyror”, nënvizoi Jaupaj.

Ministri Jaupaj bëri të ditur edhe nisjen e një strategjie për pyjet, që sipas tij “vjen si harmonizim i shkencës, restaurimit ekologjik, digjitalizmit dhe pyllëzimit inovatv”.

“Në buxhetin e Ministrisë së Mjedisit për 2026 kemi një zë të veçantë për programin e pyllëzimeve me dron, të cilat do të zhvillohen si fillim në Parkun Kombëtar të Dajtit, në bredhin e Hotovës në Përmet, Parkun Kombëtar Lurë, Mali i Dejës, duke garantuar rigjenerim të saktë dhe më të shpejtë”, informoi Jaupaj.

Jaupaj tha se “zonat e mbrojtura, pyjet, ujërat, biodiversiteti përkufizojnë atë që quhet identiteti ekologjik i Shqipërisë dhe janë aseti ynë kombëtar”.

Për këtë arsye pas 10 vitesh pas krijimit të AKZM, moratoriumit të pyjeve që dha rezultate duke kthyer qetësinë me mbi 1 milionë ha pyje, sipas tij, ka ardhur momenti për të krijuar një model të ri që i përgjigjet sfidave, por edhe ambicieve të kohës.

Jaupaj tha se “e mendojmë të udhës që standardet e mbrojtjes dhe ruajtjes së natyrës të unifikohen në një zinxhir të qartë përgjegjësish me struktura të qarta, por edhe me vizionin inovativ për të zhvilluar një ekonomi të qëndrueshme”.

Jaupaj tha se përmes kësaj qasjeje që fillon në janar të 2026 “mund të sigurojmë një menaxhim unik të pyjeve dhe zonave të mbrojtura, një vendimmarrje të bazuar në të dhëna shkencore, një monitorim të biodiversitetit dhe kontroll të qartë të territorit”.

“Me punë gjatë këtyre viteve kemi treguar që zonat e mbrojtura mund të jenë katalizator të zhvillimit lokal dhe përfitues janë komunitetet që jetojnë në këto zona. Parku Kombëtar i Vjosës është një shembull i jashtëzakonshëm, pasi është pjesë e pasurisë botërore të UNESCO-s”, tha Jaupaj.

/k.s/j.p/

The post Jaupaj: Të gjitha zonat e mbrojtura me plan menaxhimi deri në 2030-ën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

VanHorn: Dhoma Amerikane e Tregtisë mbetet kyçe në forcimin e zërit të biznesit

TIRANË, 3 nëntor/ATSH/ Dhoma Amerikane e Tregtisë kremtoi mbrëmjen e sotme 25-vjetorin e krijimit.

Në aktivitetin e organizuar me këtë rast ishin të pranishëm Presidenti Bajram Begaj, E ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Nancy VanHorn, drejtori ekzekutiv i Dhomës Amerikane të Tregtisë Neritan Mullaj, përfaqësues të parlamentit, institucioneve shtetërore, trupit diplomatik, përfaqësues të biznesit etj.

Në fjalën e saj VanHorn theksoi se Dhoma Amerikane e Tregtisë mbetet kyçe në forcimin e zërit të biznesit dhe forcimin e bashkëpunimit mes vendeve.

VanHorn u shpreh se “teksa festojmë së bashku më kujtohet një shprehje e Presidentit Trump që thotë: “Mua më pëlqen të mendoj gjëra të mëdha. Nëse doni të mendoni, mendoni gjëra të mëdha”. Kështu që mendoj se kjo përfshin frymën ambicioze, inovatore që shtyn përpara partneritetet e Shteteve të Bashkuara me mbarë botën”.

“25 vite më parë Dhoma Amerikane e Tregtisë u themelua me një vizion të guximshëm, që të shërbejmë si një urë mes komuniteteve amerikane dhe shqiptare dhe për të nxitur një mjedis që bën që kompanitë të konkurrojnë me drejtësi dhe të lulëzojnë. Presidenti Trump ka për zemër marrëveshjet e drejta për të garantuar kompeticionin, luftën kundër korrupsionit dhe çuarjen përpara të transparencës, duke bërë të mundur që bizneset amerikano-shqiptare të operojnë dhe të kenë sukses dhe të tërheqin më tepër investime nga Shqipëria”, theksoi VanHorn.

/k.s/a.f/r.e/

The post VanHorn: Dhoma Amerikane e Tregtisë mbetet kyçe në forcimin e zërit të biznesit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Begaj: Investimet amerikane në rritje, potencial i madh për bashkëpunim ekonomik

TIRANË, 3 dhjetor/ATSH/ Presidenti Bajram Begaj mori pjesë sot në ceremoninë e 25-vjetorit të Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri.

Në fjalën e mbajtur në këtë ceremoni, Kreu i Shtetit theksoi rëndësinë e forcimit të partneritetit strategjik midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.

“Kjo marrëdhënie strategjike është shprehur qartë edhe në mbështetjen e vazhdueshme që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë forcimit të shtetit të së drejtës, sundimit të ligjit, luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kjo është një mbështetje vendimtare për përparimin tonë demokratik dhe konsolidimin e institucioneve”, theksoi Begaj.

Ndërsa vlerësoi misionin dhe veprimtarinë e Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri për zhvillimin e vendit në fusha, si: arsimi, kultura dhe turizmi, Begaj theksoi edhe kontributin e saj në forcimin e bashkëpunimit ekonomik Shqipëri- SHBA.

Presidenti Begaj nënvizoi gjithashtu rritjen e ndjeshme të shkëmbimeve ekonomike gjatë viteve të fundit mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara dhe rritjen e investimeve të drejtpërdrejta amerikane në Shqipëri.

Në këtë kontekst, Begaj u shpreh se arritjet e deritanishme dëshmojnë se potenciali i bashkëpunimit ekonomik është akoma më i madh dhe duhet parë si pjesë e një partneriteti afatgjatë dhe strategjik, ashtu siç konsiderojmë edhe partneritetin tonë politik, atë të sigurisë dhe të mbrojtjes.

Presidenti Begaj vlerësoi dhe rëndësinë e bashkëpunimit në fusha si teknologjitë e reja, inovacion dhe Inteligjencë Artificiale, pasi këto do të sjellin transferim dijesh, shkëmbime ekspertizash, rritje të produktivitetit të bizneseve dhe mundësi të reja investimi.

1 nga 2

/k.s/r.e/a.f/

The post Begaj: Investimet amerikane në rritje, potencial i madh për bashkëpunim ekonomik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kaçi: Edukimi financiar dhe digjitalizimi, çelësi për rritjen e aksesit në financë në rajon

2 December 2025 at 22:40

TIRANË, 2 dhjetor/ATSH/ Drejtoresha e përgjithshme ekzekutive e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Mimoza Kaçi mori pjesë në Forumin Ekonomik të Brezovicës 2025, organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës në bashkëpunim me Dhomat e Tregtisë të Ballkanit Perëndimor.

Ky aktivitet, i cili shërbeu si një platformë rajonale dialogu, mblodhi përfaqësues të komunitetit të biznesit, drejtues të institucioneve financiare, dhe rregullatorë nga vendet e Ballkanit Perëndimor për të diskutuar mbi mundësitë për investime dhe zhvillim ekonomik.

Kjo konferencë e parë e këtij formati, u përshëndet nga përfaqësuesi i Komisionit Europian, i cili theksoi mbështetjen e KE për nxitjen e investimeve, forcimin e kapaciteteve dhe avancimin e integrimit europian të rajonit.

Në panelin “Qasja në financa dhe mundësitë për investime”, të moderuar nga Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, krahas Kaçit morën pjesë përfaqësues të lartë të institucioneve financiare dhe bankave qendrore të rajonit, përfshirë Bankën e Shqipërisë dhe Bankën Qendrore të Maqedonisë së Veriut.

Kaçi paraqiti zhvillimet e tregjeve financiare jobankare në Shqipëri, përfshirë sfidat dhe nismat e AMF-së për lehtësimin e aksesit në financë, zgjerimin e gamës së instrumenteve financiare, si dhe orientimin e bizneseve drejt tregut të kapitaleve si mundësi alternative financimi.

Ajo vuri në dukje gjithashtu rëndësinë e edukimit financiar – veçanërisht për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme – si dhe atë të digjitalizimit, si prioritete dhe mekanizma kyçe për rritjen e aksesit në financa.

Më tej, Kaçi theksoi se bashkëpunimi rajonal është thelbësor për zhvillimin dhe integrimin e tregjeve të Ballkanit Perëndimor.

Përfaqësimi në Forumin Ekonomik të mbajtur në Brezovicë, dëshmon angazhimin e AMF-së për të thelluar dhe forcuar bashkëpunimin rajonal, si pjesë e përpjekjeve institucionale për zgjerimin dhe modernizimin e tregjeve financiare jo bankare si dhe rritjen e stabilitetit dhe qëndrueshmërisë së tyre.

/r.e/a.f/

The post Kaçi: Edukimi financiar dhe digjitalizimi, çelësi për rritjen e aksesit në financë në rajon appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – NYT analizon Trump: Më pak takime dhe më i lodhur krahasuar me mandatin e parë

28 November 2025 at 07:37

NJU JORK, 28 nëntor /ATSH-ANSA/ – Pothuajse një vit në mandatin e tij të dytë, amerikanët po e shohin Trumpin më pak se më parë. Manjati ka më pak ngjarje publike të planifikuara dhe udhëton shumë më pak brenda vendit sesa në këtë pikë të vitit të tij të parë në detyrë, në 2017, megjithëse po bën më shumë udhëtime jashtë vendit.

Ky është përfundimi i ”New York Times”, që bën një analizë të agjendës së përditshme të presidentit amerikan.

Edhe pse Trump e ka reklamuar forcën fizike dhe energjinë një nga pikat e tij të forta, duke tallur shpesh paraardhësin e tij Joe Biden, agjenda e tij është më pak e ngjeshur dhe paraqitjet e tij publike janë më të shkurtra se në të kaluarën, me shumicën e paraqitjeve të tij publike që zhvillohen mesatarisht midis mesditës dhe orës 17:00.

“Realiteti është më i ndërlikuar: Trump, 79 vjeç, është personi më i moshuar, i zgjedhur ndonjëherë në presidencë dhe ai po plaket”, shkruan ”New York Times”.

Sipas analizës së NYT të kalendarëve zyrtarë presidencialë në një bazë të dhënash të mirëmbajtur nga Roll Call, ngjarja e parë zyrtare e Trump fillon më vonë gjatë ditës.

Në vitin 2017, vitin e parë të mandatit të tij të parë, ngjarjet e planifikuara të Trump fillonin mesatarisht në orën 10:31. Në të kundërt, në mandatin e tij të dytë, manjati i filloi ngjarjet e tij të planifikuara mesatarisht pasdite, pas orës 12:00. Ngjarjet e tij përfundojnë mesatarisht në të njëjtën kohë si në vitin e parë të mandatit të tij të parë, pak pas orës 17:00.

Numri i përgjithshëm i paraqitjeve zyrtare të Trump është ulur me 39%.

Në vitin 2017, Trump zhvilloi 1 688 aktivitete zyrtare midis 20 janarit dhe 25 nëntorit të atij viti. Gjatë së njëjtës periudhë të këtij viti, Trump u shfaq në 1 029 ngjarje zyrtare.

Dhe kur është në publik, bateria e tij ndonjëherë tregon shenja rënieje.

Ashtu si gjatë një eventi në Zyrën Ovale që filloi rreth mesditës më 6 nëntor, kur Trump u ul në tavolinën e tij për rreth 20 minuta, ndërsa drejtuesit qëndronin përreth tij duke diskutuar ilaçet për humbje peshe.

Në një moment, qepallat e Trumpit u ulën derisa u mbyllën pothuajse plotësisht, dhe ai dukej sikur dremiti për disa sekonda.

Ndërkohë, Trump reagoi duke sulmuar ”New York Times”.

Manjati i lartëson arritjet e tij dhe shkruan në Truth Socail se “pavarësisht të gjithave këtyre, të çmendurit radikalë të krahut të majtë në ‘New York Times’, e cila së shpejti do të mbyllet, shkruan një artikull kundër meje, duke thënë se ndoshta po humbas energjinë time, pavarësisht fakteve që vërtetojnë pikërisht të kundërtën”.

”Autorja e artikullit, Katie Rogers, e caktuar të shkruajë vetëm gjëra negative për mua, është një gazetare e dorës së tretë, e shëmtuar si brenda ashtu edhe jashtë. Pavarësisht të gjithave këtyre, unë kam shifrat e mia më të mira në sondazhe dhe me investimet rekord që po bëhen në Amerikë, ato duhet vetëm të rriten. Do të vijë një ditë kur do të kem më pak energji, u ndodh të gjithëve”, shkruan Trump./  a.jor.

The post FOKUS – NYT analizon Trump: Më pak takime dhe më i lodhur krahasuar me mandatin e parë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Monodrama “Një grua për shtëpi”, reflektim mbi dhunën me bazë gjinore

26 November 2025 at 21:20

TIRANË, 26 nëntor/ATSH/ Në Teatrin e Korçës u zhvillua sot aktiviteti sensibilizues në kuadër të fushatës “Jo Martesa të Hershme”, pjesë e nismës globale “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës në Familje me Bazë Gjinore”.

Me rastin e kësaj nisme për herë të parë për publikun korçar u shfaq premiera e monodramës “Një grua për shtëpi”, një vepër e fuqishme që përmes artit ngre zërin kundër martesave të hershme dhe çdo forme dhune me bazë gjinore.

Kryetari i bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo në një postim në rrjetet sociale tha se “Korça do të vijojë të jetë zë i fortë për mbrojtjen e vajzave dhe grave dhe për ndërtimin e një komuniteti më të sigurt, më të drejtë dhe më të ndërgjegjshëm”.

Monodrama “Një grua për shtëpi”, e bazuar në tekstin e Franca Rame, sjell në skenë historitë e grave, martesat e hershme dhe pritshmëritë e padrejta që shoqëria vendos mbi to.

Një bashkëshorte, nënë, bijë, viktimë, të mbijetuar.

Një aktore, shumë zëra, një histori që të detyron të reflektosh mbi dhunën me bazë gjinore dhe rolet që shoqëria u imponon grave dhe vajzave.

Ky aktivitet u organizua nga Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Shëndetin Seksual dhe Riprodhues (UNFPA) dhe Agjencisë Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim.

Fushata “16 Ditët e Aktivizmit” vjen si një apel i fortë për zero tolerancë ndaj dhunës dhe një angazhim i përbashkët për të ndërtuar një komunitet më të sigurt dhe më të drejtë për të gjithë, veçanërisht për gratë dhe vajzat.

1 nga 4

/k.s/r.e/

The post Monodrama “Një grua për shtëpi”, reflektim mbi dhunën me bazë gjinore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bashkia Elbasan nis fushatën “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës në Familje dhe me Bazë Gjinore”

26 November 2025 at 16:53

TIRANË, 26 nëntor /ATSH/ Bashkia Elbasan në bashkëpunim me aktorët lokalë, zhvilloi një aktivitet sensibilizues në kuadër të fushatës “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës në Familje dhe me Bazë Gjinore”.

Kjo fushatë synon rritjen e ndërgjegjësimit dhe nxitjen e një debati të hapur në komunitet mbi këtë problematikë sociale.

Fushata, që do të zgjasë deri më 10 dhjetor, parashikon një sërë aktivitetesh informuese dhe ndërgjegjësuese, me fokus te Mekanizmi i Koordinuar i Referimit dhe te shërbimet mbështetëse që ofrohen në territorin e bashkisë Elbasan për parandalimin, mbrojtjen dhe riintegrimin e rasteve të dhunës në familje.

Gjatë aktivitetit u theksua rëndësia e bashkëpunimit mes institucioneve, organizatave dhe komunitetit lokal për të garantuar një reagim sa më efektiv ndaj rasteve të dhunës, si dhe nevoja për informimin e vazhdueshëm të qytetarëve mbi kanalet e raportimit dhe shërbimet e disponueshme.

Fushata “16 Ditët e Aktivizmit” vjen si një apel i fortë për zero tolerancë ndaj dhunës dhe një angazhim i përbashkët për të ndërtuar një komunitet më të sigurt dhe më të drejtë për të gjithë, veçanërisht për gratë dhe vajzat.

1 nga 4

/k.s/r.e/

The post Bashkia Elbasan nis fushatën “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës në Familje dhe me Bazë Gjinore” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Parlamenti aktivitet në Ditën Botërore të Fëmijëve Prematurë

17 November 2025 at 19:39

TIRANË, 17 nëntor /ATSH/ Në Ditën Botërore të Fëmijëve Prematurë, Kuvendi i Shqipërisë ka hapur dyert për të përkujtuar dhe mbështetur fëmijët që lindin prematurë, si dhe prindërit dhe personelin mjekësor që kujdeset për ta.

Në këtë aktivitet morën pjesë ekipe nga maternitetet “Koço Gliozheni” dhe “Mbretëresha Geraldinë”, duke ofruar një moment të veçantë për të vlerësuar punën e palodhur të neonatologëve, infermierëve dhe gjithë stafit që kontribuon në sigurimin e një fillimi të shëndetshëm për jetën e çdo fëmije.

Ky aktivitet theksoi rëndësinë e përkushtimit të përditshëm të profesionistëve të shëndetësisë dhe rolin e tyre jetik në mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve prematurë, si dhe nevojën për mbështetje dhe ndërgjegjësim të vazhdueshëm për sfidat me të cilat përballen prindërit dhe personeli i spitalit.

Nëpërmjet këtij momenti simbolik, Parlamenti rikujtoi rëndësinë e bashkëpunimit institucional për të siguruar kushtet më të mira për rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve të vegjël, që me lindjen e tyre para kohe kërkojnë kujdes të veçantë.

Eventi i organizuar sot shërbeu gjithashtu si një apel për vëmendje dhe mbështetje më të madhe ndaj familjeve dhe stafit që punon në njësitë e kujdesit neonatal, duke nënvizuar rëndësinë e një shoqërie që rrit dhe mbështet më të vegjëlit dhe më të ndjeshmit.

/e.xh/a.f/r.e/

The post Parlamenti aktivitet në Ditën Botërore të Fëmijëve Prematurë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lezhë, aktivitet sensibilizues për reagimin ndaj fatkeqësive natyrore

14 November 2025 at 15:53

TIRANË, 14 nëntor/ATSH/ Qarku i Lezhës iu bashkua fushatës kombëtare “Mbrojtja Civile në Turne 2025”, e organizuar nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe Institucioni i Prefektit, me mbështetjen e Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (PNUD) në Shqipëri.

Në këtë aktivitet sensibilizues morën pjesë strukturat operacionale të sistemit të mbrojtjes civile në nivel qarku dhe në nivel vendor.

Gjatë aktiviteti u improvizuan raste emergjente për të testuar dhe përmirësuar reagimin e e strukturave përgjegjëse në përballimin e emergjencave civile, veçanërisht në rastet e fatkeqësive natyrore.

Po ashtu u shpërndanë dhe fletë informuese për qytetarët, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe gatishmërisë për reagim në kohë në rast emergjencash.

/m.m/a.f/r.e/

The post Lezhë, aktivitet sensibilizues për reagimin ndaj fatkeqësive natyrore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Celibashi: Nxitja e pjesëmarrjes së të rinjve në proceset zgjedhore, prioritet i KQZ-së

TIRANË, 3 nëntor/ATSH/ Rreth 47% e të rinjve votues për herë të parë e ushtruan këtë të drejtë në zgjedhjet për Kuvend të 11 majit 2025, duke shënuar një rritje të pjesëmarrjes në krahasim me zgjedhjet e kaluara.

Të rinjve që votuan brenda vendit, iu shtuan për herë të parë në këtë zgjedhje edhe 4.356 votues për herë të parë nga Diaspora.

Këto të dhëna u prezantuan sot si pjesë e diskutimeve të tryezës së zhvilluar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me fokus rritjen e edukimit të të rinjve mbi zgjedhjet.

Aktiviteti zhvillohet si pjesë e bashkëpunimit të KQZ me Agjencinë Kombëtare të Arsimit Parauniversitar (AKAP) dhe Akademinë e Studimeve Politike (ASP), për edukimin e rreth 20.000 maturantëve në shkollat e mesme në të gjithë vendin, që fituan të drejtën e votës.

Fushata zbatohet në kuadër të projektit të Këshillit të Evropës “Fuqizimi i Integritetit të Zgjedhjeve në Shqipëri” dhe mbështetet financiarisht nga Republika Federale e Gjermanisë.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, theksoi se nxitja e pjesëmarrjes së të rinjve në proceset zgjedhore dhe edukimi i tyre zgjedhor është prioritet i KQZ-së, reflektuar kjo edhe në projektet dhe programet e edukimit zgjedhor.

“Ndaj, ky projekt i përbashkët ka shumë rëndësi për rritjen e njohurive të të rinjve mbi vlerën e votës, rëndësinë e pjesëmarrjes së tyre në proceset vendimmarrëse të vendit dhe nxitjen e pjesëmarrjes aktive në procest zgjedhore. Rezultatet e deritanishme të projektit do të na ndihmojnë të kuptojmë ku duhet të fokusohemi dhe çfarë duhet të bëjmë më mirë në të ardhmen”, tha Celibashi.

Gjithashtu Celibashi vuri në dukje nevojën për një qasje më sistematike për edukimin e votuesve për herë të parë dhe shtrirjen e edukimit zgjedhor tek komisionerët dhe trajnerët e ardhshëm, duke kontribuar në rritjen e standardeve të zgjedhjeve.

Kreu i Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, Giulia Re, shprehu vlerësimin për rezultatet e programit të edukimit të të rinjve dhe njëkohësisht shprehu vijimin e mbështetjes për KQZ-në për çdo iniciativë që kontribuon në rritjen e standardeve të proceseve demokratike të vendit.

Zv.ambasadori gjerman, Thilo Schroeter, nënvizoi se pjesëmarrja e të rinjve ka rëndësi themelore për proceset zgjedhore.

“Pjesëmarrja në zgjedhje do të thotë që ju të merrni përgjegjësi për të ardhmen e vendit tuaj. E ardhmja e vendit varet nga përgjegjësia që ju merrni duke marrë pjesë në votim dhe nga zgjedhjet që ju bëni në mënyrë të pavarur nga familjarët apo rrtehi juaj shoqëror. Ju duhet të ushtroni vullnetin tuaj të votës në mënyrë të lirë. Të votosh nuk është vetëm përgjegjësi por edhe privilegj”, theksoi Schroeter.

Ndërsa drejtuesi i Akademisë së Studimeve Politike, Erjon Tase, prezantoi në vijim një analizë të pyetësorëve të zhvilluar me mësuesit dhe maturantët e përfshirë në fushatën e edukimit për zgjedhjet e 11 majit.

Si mësuesit ashtu edhe nxënësit, vënë në dukje se shkolla është burimi kryesor i informacionit mbi zgjedhjet dhe rekomandojnë që ky edukim të jetë i vazhdueshëm si pjesë e programit mësimor dhe nevojitet të nisë në një moshë më të hershme.

Diskutimet e aktorëve të tjerë të pranishëm në tryezë u përqendruan në përmirësimin e shtrirjes së aktiviteteve tek të rinjtë dhe përfshirjen formale të edukimit zgjedhor brenda kurrikulës së edukimit qytetar në sistemin parauniversitar 9-vjeçar.

Tryeza shërbeu si një mundësi e mëtejshme për të promovuar pjesëmarrjen e të rinjve që votojnë për herë të parë në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit për kryetar bashkie në Vlorë, Tepelenë, Mat, Cërrik dhe Berat.

/k.s/j.p/r.e/

The post Celibashi: Nxitja e pjesëmarrjes së të rinjve në proceset zgjedhore, prioritet i KQZ-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Muaji i lindjes së At Gjergj Fishtës, një udhëtim mes traditës dhe mikpritjes shqiptare

TIRANË, 24 tetor/ATSH/- Në muajin e lindjes së At Gjergj Fishtës, Bashkia e Lezhë së bashku me gjithë banorët dhe bujtinat e fshatit kanë hapur dyert për të mikpritur të gjithë me shprehjen: “Mirë se ju ka pru Zoti”.

“Shtegu i poezisë Fishtjane”, është një udhëtim magjik përmes fjalës së At Gjergj Fishtës, ku i gjithë fshati Fishtë hap dyert e shtëpive dhe bujtinave për të pritur miqtë, vizitorë dhe të apasionuar pas poezisë dhe gastronomisë tradicionale.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale videomesazhin e banorëve të fshatit Fishtë nga ku, muaji i lindjes së At Gjergj Fishtës kthehet në një udhëtim poetik mes traditës, vargjeve dhe mikpritjes shqiptare.

Shtegu fillon pranë shtëpisë ku ka banuar At Gjergj Fishta, tek memoriali, bujtina, ferma, restorante apo dhe shtëpi të fishtjanëve. Gjatë këtij itinerari mund të lexosh me qindra vargje të Homerin shqiptar.

Gjatë gjithë shtegut të shoqëron mikpritja e banorëve dhe bujtinave duke ofruar prodhime tradicionale vendase dhe ky udhëtim poetik e shpirtëror vijon përgjatë bukurive të fshatit.

Poeti, shkrimtari, përkthyesi dhe publiçisti At Gjergj Fishta është një nga vazhduesit autentikë dhe të drejtpërdrejtë të Rilindjes Kombëtare, shprehës i idealeve atdhetare dhe demokratike në kushtet e krijuara në shekullin e njëzet dhe kjo shprehet në mënyrë të dukshme edhe në mënyrat e pasqyrimit të jetës në krijimtarinë e tij, si vazhdim i natyrshëm i teknikës letrare të Rilindjes, ku mbizotëron romantizmi, realizmi dhe klasicizmi.

Shkrimtari i madh që u la shqiptarëve veprën madhështore “Lahuta e Malcisë”, lindi më 23 tetor të vitit 1871, në fshatin Fishtë të Zadrimës.

Gjergj Fishta ishte i pari shkrimtar shqiptar, i propozuar për çmim ‘Nobel’, prozator, poet, përkthyes; “Militant i letërsisë shqipe” – cilësuar nga Lasgush Poradeci dhe “Poet kombëtar i shqiptarëve” nga Eqrem Çabej.

Ndërthurjet e ndryshme të mitologjisë me realitetin, ashpërsia e stilit, mendimi i fuqishëm filozofik, dramaciteti i veprës kanë bërë që Fishta të krahasohet në këtë lëmë me Gëten e Danten.

The post Rama: Muaji i lindjes së At Gjergj Fishtës, një udhëtim mes traditës dhe mikpritjes shqiptare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kuzhina kineze me shije autentike dhe aroma tradicionale, në Tiranë

27 September 2025 at 12:37

TIRANË, 27 shtator /ATSH/ Aktiviteti “Taste of China” shënoi edhe mbylljen e Javës Kulturore Kineze që u mbajt këto ditë në Tiranë ku kuzhina kineze, e famshme në të gjithë botën u shijua nga qytetarët në shëtitoren “Murat Toptani” në kryeqytet.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja ndau momente nga kjo ngjarje që nxiti kureshtje dhe pati pjesëmarrje nga qytetarët,

Gonxhja tha se  “përmes gatimeve të përzgjedhura dhe teknikave të trashëguara brez pas brezi, publiku përjetoi kuzhinën jo vetëm si ushqim, por si një art që përcjell histori, filozofi dhe harmoni”.

Java Kulturore Kineze, u mbajt nga data 22-26 shtator, e organizuar nga Ambasada e Republikës Popullore të Kinës, me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit.

Aktivitetet e zhvilluara gjatë këtyre ditëve, sollën një program të pasur organizimesh në Tiranë dhe Elbasan, që synuan të afrojnë dy kulturat dhe të krijojnë mundësi për shkëmbim dhe mirëkuptim mes popujve.

/e.i/j.p/

The post Kuzhina kineze me shije autentike dhe aroma tradicionale, në Tiranë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Java Kulturore Kineze, çelet ekspozita e dy artistëve Wu Jun dhe Lin Zhaoyang

22 September 2025 at 20:33

TIRANË, 22 shtator/ATSH/ Në ambientet e galerisë Fab në kryeqytet, u çel sot ekspozita “Close as Distant Horizons”. Artistët e njohur kinezë, Wu Jun dhe Lin Zhaoyang sollën për publikun artadashës, 40 nga veprat më të veçanta që pasqyrojnë ndërthurjen e estetikës tradicionale kineze me elementë bashkëkohorë.

Në çeljen e ekspozitës ishin të pranishëm jo vetëm dy artistët protagonistë, por edhe qytetarë dhe artdashës të shumtë.

Artisti Jun, në fjalën përshëndetëse për të pranishmit, u shpreh entuziast për angazhimin në këtë aktivitet kulturor që mbahet në Tiranë. Ai nuk i kurseu vlerësimet për mikpritjen, artin, kulturën dhe gjithçka tjetër gjeti në kryeqytetin shqiptar gjatë këtyre ditëve të qëndrimit.

Në ceremoni morën pjesë edhe ambasadorja e Republikës Popullore të Kinës, Pang Chunxue, rektori i Universitetit të Arteve, prof. dr. Erald Bakalli dhe përfaqësuesja e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Brisi Trajko.

Ekspozita, vjen si një mundësi e shkëlqyer për të eksploruar simbolikën dhe historinë që fshihet pas kompozimeve të tyre, të cilat reflektojnë mbi kuptimin e jetës dhe dimensionet e ekzistencës.

Nga data 22 deri më 26 shtator, Shqipëria do të ketë mundësinë të përjetojë një udhëtim unik nëpërmjet artit, muzikës, vallëzimit dhe shijes kineze.

Në kuadër të Javës Kulturore Kineze, Ambasada e Republikës Popullore të Kinës, me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, sjell një program të pasur aktivitetesh në Tiranë dhe Elbasan, që synon të afrojë dy kulturat dhe të krijojë mundësi për shkëmbim dhe mirëkuptim mes popujve.

Në fund të Javës Kulturore Kineze, më 26 shtator, Tiranës do t’i ofrohet një shije autentike e kulinarisë kineze.

Aktivitetet që do organizohen këto ditë në Tiranë, në kuadër të Javës Kulturore Kineze,  janë të hapura dhe pa pagesë për publikun.

Zhanret artistike, nga piktura, baleti dhe gastronomia janë një mundësi për të eksploruar dhe përjetuar thelbin e një kulture mijëravjeçare, si edhe një tjetër provë e bashkëpunimit të ngushtë mes Kinës dhe Shqipërisë.

1 nga 14
Çelet ekspozita e veprave të piktorëve kinezë, Qu Jun dhe Lin Zhaoyang: "Close as distant horzons", Foto Florian Abazaj

/e.i/a.f/r.e/

The post Java Kulturore Kineze, çelet ekspozita e dy artistëve Wu Jun dhe Lin Zhaoyang appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Java Evropiane e Lëvizshmërisë, fëmijët njihen me pedalimin dhe riciklimin

17 September 2025 at 12:42

TIRANË, 17 shtator/ATSH/ Java Evropiane e Lëvizshmërisë synon ndërgjegjësimin e qytetarëve për të përdorur sa më pak mjetet që ndotin mjedisin dhe të përqafojnë qasjet e reja të transportit alternativ, duket ecur ose pedaluar më shumë.

Gjatë kësaj jave në kryeqytet, nga 16-22 shtator, do të zhvillohen një sërë aktivitetesh për nxitjen e qytetarëve në përdorimin sa më shumë të biçikletës dhe për ta bërë atë një mjet popullor në kryeqytet.

Ditën e djeshme në Tiranë u zhvilluan aktivitete rekreative me nxënës të shkollave të ndryshme të qytetit.

Fëmijët përveç se kanë shëtitur me biçikletat e tyre kanë marrë pjesë edhe në një punëtori të riparimit të biçikletave, një nismë e përbashkët e Agjencisë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve (AKEM), Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit dhe Shkollës së Biçikletave.

Punëtoria e biçikletave u kthye në një eksperiencë vërtet argëtuese dhe edukative për fëmijët, duke i afruar më shumë me konceptin e ripërdorimit dhe rëndësinë e lëvizjes së qëndrueshme.

Java Evropiane e Lëvizshmërisë do të vijojë me aktivitete të veçanta deri më 22 shtator edhe në qytete të ndryshme të vendit.

Në periudhën 16-22 shtator të çdo viti, me nismën e Bashkimit Europian, organizohet Java Europiane e Qarkullimit, e cila finalizohet në datën 22 shtator.

Kjo nismë europiane e ka zanafillën në Francë në 1998. U deshën vetëm katër vjet që ajo të bëhej një nga manifestimet me përfshirje më të madhe në fushën e mbrojtjes së mjedisit.

Qëllimi i kësaj nisme është pikërisht ndërgjegjësimi për ndërmarrjen e politikave të suksesshme urbane nga vendimmarrësit, për të mundësuar rritjen e transportit me mjete miqësore me mjedisin.

Shkarkimet nga automjetet dhe transporti urban kanë kontributin kryesor në ndotjen e ajrit. Llojet e grimcave ndotëse, gazrat toksikë që rrjedhin nga djegia e karburanteve nga mjetet e transportit, përveç ndotjes së ajrit urban shkaktojnë edhe efekte negative në shëndetin e njerëzve.

Kjo fushatë është një mundësi për të paraqitur alternativa të qëndrueshme të lëvizshmërisë për qytetarët dhe për të bërë të njohura sfidat me të cilat ndeshen qytetet për të ndryshuar sjelljen e njerëzve drejt një strategjie më të qëndrueshme të transportit.

1 nga 5

/k.s/r.e/

The post Java Evropiane e Lëvizshmërisë, fëmijët njihen me pedalimin dhe riciklimin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shkodër, mbi 80 sportistë nga rajoni në edicionin e 13-të të “Triathlon Labeat”

7 September 2025 at 18:45

TIRANË, 7 shtator /ATSH/ Bashkia Shkodër njoftoi mbajtjen e edicionit të 13-të të garës sportive “Triathlon Labeat 2025”, e cila mblodhi mbi 80 sportistë nga Shqipëria dhe rajoni.

Gara u zhvilluan në tri disiplina sportive – çiklizëm, not dhe vrapim – përgjatë brigjeve të liqenit të Shkodrës. Aktiviteti, tashmë i kthyer në traditë, solli emocione të forta për pjesëmarrësit dhe publikun, duke promovuar njëkohësisht edhe vlerat natyrore të liqenit më të madh në Ballkan.

“Triathlon Labeat” konsiderohet një nga aktivitetet sportive më të rëndësishme në Shkodër, që tërheq çdo vit sportistë profesionistë e amatorë, duke e pozicionuar qytetin si një destinacion të rëndësishëm sportiv dhe turistik.

/a.f/

The post Shkodër, mbi 80 sportistë nga rajoni në edicionin e 13-të të “Triathlon Labeat” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Muzhaqi: Kinemaja e hapur verore, tjetër hapësirë komunitare kulturore në Përrenjas

1 September 2025 at 20:23

TIRANË, 1 shtator/ATSH/ Qendra e qytetit të Përrenjasit u kthye në një hapësirë komunitare kulturore, ku kinemaja e hapur verore bëri bashkë prindër e fëmijë.

Aktiviteti u realizua nga “Cool Ambassadors”, në bashkëpunim me bashkinë Përrenjas dhe me mbështetjen e Ministrit të Shtetit për Rininë dhe Fëmijët përmes Agjencisë Kombëtare të Rinisë.

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi ndau sot fotografi të këtij aktiviteti i cili mundësoi përfshirjen e fëmijëve dhe prindërve në një eksperiencë të përbashkët artistike dhe argëtuese.

“Ky organizim synoi promovimin e jetës komunitare, ndërveprimin ndërmjet brezave dhe aksesin e fëmijëve në aktivitete kulturore në ambient të hapur”, u shpreh Muzhaqi.

/m.m/r.e/j.p/

The post Muzhaqi: Kinemaja e hapur verore, tjetër hapësirë komunitare kulturore në Përrenjas appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌