Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 23 December 2025Main stream

Ditë e pestë e grevës, Sindikata e KRU Hidrodrinit paralajmëron vazhdim deri në adresimin e kërkesave

23 December 2025 at 10:25


Punëtorët e KRU “Hidrodrini” po vazhdojnë grevën paralajmëruese, e cila sot hyri në ditën e pestë, si pjesë e ushtrimit të së drejtës për grevë në përputhje me ligjin.

Në një njoftim për media, Shoqata Sindikale e Punëtorëve të KRU “Hidrodrini” theksoi: "Greva gëzon përkrahje të gjerë nga punëtorët, por rrugët e dialogut dhe negociatave mbeten të hapura për adresimin e kërkesave të punëtorëve, në kuadër të kompetencave të palëve përgjegjëse".

Greva zhvillohet çdo ditë nga ora 09:00 deri në 10:00 dhe do të vazhdojë deri në ndërmarrjen e hapave konkretë për zgjidhjen e kërkesave ose deri në një njoftim tjetër zyrtar nga Këshilli i Grevës.

Në njoftim bëhet e ditur se greva po zhvillohet në qytete të ndryshme, përfshirë Pejë, Deçan, Klinë dhe Istog, ndërsa Shoqata Sindikale ka publikuar edhe fotografi nga aktiviteti.

Këshilli i Grevës njofton se qëllimi i grevës është të sigurojë respektimin e të drejtave të punëtorëve dhe adresimin e kërkesave të tyre në mënyrë ligjore dhe transparente. /Telegrafi/

Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në disa zona të Pejës

23 December 2025 at 09:54


KRU “Hidrodrini” ka njoftuar se për shkak të rjedhjeve të mëdha të ujit në gypin kryesor, sot do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm në disa zona të qytetit të Pejës.

Sipas njoftimit zyrtar, ndërprerja do të zgjasë nga ora 10:00 deri në ora 14:00 dhe do të prekë lagjen B.T. “Fidanishte”, si dhe rrugët “Agim Qelaj”, “Konferenca e Bujanit”, “Myrvete Maksutaj”, “Hasan Riza” dhe disa rrugë dytësore përreth.

Nga KRU “Hidrodrini” bëhet e ditur se ekipet teknike janë në terren dhe po punojnë për sanimin e defektit, me qëllim rikthimin e furnizimit me ujë sa më shpejt që të jetë e mundur.

Ndërmarrja u ka kërkuar mirëkuptim qytetarëve të zonave të prekura për shqetësimet e shkaktuara gjatë kësaj periudhe. /Telegrafi/


Before yesterdayMain stream

ROMA – Gasperini: “Stili i lojës me shumë pasime mbrapa nuk pëlqehet nga publiku. Zgjodha Romën sepse ishte më sfiduese se Juventusi”

By: nik
20 December 2025 at 17:55

Trajneri Gian Piero Gasperini ka shpjeguar zgjedhjen e tij për të drejtuar Romën në vend të Juventusit, duke theksuar se projekti te verdhekuqtë ishte më sfidues. Ai shprehu kënaqësinë për vendimin dhe e konsideron ndeshjen e ardhshme kundër Juventusit si thelbësore për garën në krye të renditjes, pavarësisht historikut të vështirë të Romës në Torino. Gasperini theksoi se Juventusi mbetet një ekip…

Source

Gasperini e konfirmon: E refuzova Juventusin për Romën

19 December 2025 at 17:28


Trajneri i Romës, Gian Piero Gasperini, ka konfirmuar se verën e kaluar refuzoi Juventusin për të marrë drejtimin e Giallorossëve, pasi sipas tij, sfida në kryeqytet ishte “më e vështirë”, ndërsa përballjet me bardhezinjtë mbeten gjithmonë të forta për shkak të cilësisë së lartë që ata posedojnë.

Gasperini foli në një konferencë për shtyp të premten, në prag të ndeshjes së Serie A ndaj Juventusit në “Allianz Stadium” në Torino.

Roma e emëroi Gasperinin trajner verën e kaluar, por në atë periudhë u raportua se Drejtori i Juventusit, Damien Comolli, i kishte ofruar gjithashtu stolin e “Zonjës së Vjetër”. Tashmë, tekniku italian ka shpjeguar arsyen pse zgjodhi Romën dhe jo Juventusin.

“Sepse ishte më e vështirë. Jam i kënaqur me mënyrën se si shkoi gjithçka”.

Ai më pas u ndal te përballja e radhës ndaj Juventusit, duke theksuar rëndësinë dhe vështirësinë e saj.

“Tani na pret kjo ndeshje e rëndësishme. Juventusi mbetet një skuadër e madhe, sigurisht e fortë dhe gjithmonë e aftë të përforcohet. Fitimi është në ADN-në e tyre. Ne vijmë në këtë ndeshje pas një paraqitjeje të mirë ndaj Comos dhe në Glasgow dhe duam ta testojmë veten kundër kësaj skuadre”.

Gasperini vlerësoi edhe ecurinë e Romës gjatë sezonit, duke nënvizuar stabilitetin e ekipit.

“Mendoj se kemi qenë mirë: 15 ndeshje janë një seri e mirë për të dhënë disa tregues. Nuk e di nëse jemi mes më të mirëve, por djemtë kanë qenë të shkëlqyer pothuajse në çdo ndeshje, edhe kur nuk kemi arritur të fitojmë”.

Tekniku i Romës theksoi se kjo periudhë e sezonit është vendimtare, sidomos për shkak të renditjes aktuale.

“Është e rëndësishme që ata të përpiqen të na afrohen dhe për ne të ruajmë ose të rrisim avantazhin. Jemi më 19 dhjetor, përqendrimi është maksimal dhe është shumë emocionuese ta luash këtë ndeshje me këtë renditje. Të tjerat mund të presin, ky nuk është momenti”.

Roma aktualisht mban vendin e katërt në renditjen e Serie A, me katër pikë më shumë se Juventusi i vendit të pestë, çka e bën përballjen e së shtunës kyçe në garën për një vend në Ligën e Kampionëve.

Gasperini u pyet edhe për raportin e tij me trajnerin e Juventusit, Luciano Spalletti, i cili mori drejtimin e bardhezinjve në fund të tetorit, pas largimit të Igor Tudorit.

“Sigurisht që është miqësor. Kur ai ishte te Interi, na ndodhte të hanim darkë bashkë dhe shpesh flisnim edhe kur ishte me kombëtaren”.

“Tani flasim më pak, por do të përshëndetemi me korrektësi. Nuk është e lehtë të emërohesh në mes të sezonit, por ai po përpiqet të sjellë idetë e tij. Të përballesh me ta është gjithmonë e vështirë, sepse kanë lojtarë të nivelit të lartë”.

Në fund, Gasperini foli edhe për rivalitetin me Juventusin dhe rëndësinë që ka pasur ky klub në karrierën e tij.

“Rivaliteti me Juventusin ndihet në çdo qytet. Kam qenë në klub si trajner i moshave dhe përballja e vazhdueshme me kundërshtarë të motivuar e forconte ekipin. Në vend që të jetë disavantazh, kthehet në avantazh. Juventusi ka qenë gjithmonë një pikë referimi në karrierën time. Kur i mposht, do të thotë se je konkurrues, edhe në sezonet më pak të suksesshme; ata mbeten gjithmonë mes skuadrave më të mira”./Telegrafi

Shërbime më të lehta për qytetarët, KRU “Hidrodrini” zgjat orarin e punës

19 December 2025 at 15:33


KRU “Hidrodrini” njofton konsumatorët se, për të përmirësuar shërbimet dhe për të lehtësuar qasjen gjatë periudhës së fundvitit, arkët do të jenë të hapura edhe ditët e shtuna, më 20 dhe 27 dhjetor 2025.

Orari i punës për këto ditë do të jetë nga ora 08:00 deri në 16:00.

Ky vendim synon të përballojë kërkesat e shtuar të qytetarëve dhe të sigurojë efikasitet maksimal në ofrimin e shërbimeve.

“Kjo masë është marrë për t’iu përgjigjur kërkesave të shtuar dhe për të përmirësuar shërbimin ndaj qytetarëve. Falenderojmë qytetarët për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin", thuhet në njoftim. /Telegrafi/


Letër nga Brukseli: Skandali kërcënon kryeqytetin e eurokratëve

18 December 2025 at 14:06

Përshëndetje nga Brukseli, ku ditët janë të shkurtra dhe qielli gri. Çuditërisht, nuk është veçanërisht ftohtë apo me shi. Kjo është diçka e mirë për faturat tona të energjisë elektrike, të cilat u rritën ndjeshëm në vitin 2022, kur lufta në Ukrainë shkaktoi një krizë gazi. Faturat tona të gazit tani nuk janë aq të […]

The post Letër nga Brukseli: Skandali kërcënon kryeqytetin e eurokratëve appeared first on Reporter.al.

Sanohen pesë prishje në rrjetin e ujësjellësit në Klinë

16 December 2025 at 16:44


Ekipet e terrenit të KRU “Hidrodrini” Sh.A. – Njësia Operative në Klinë, të mbështetura edhe me teknikë të rëndë, kanë sanuar pesë prishje serioze në rrjetin e ujësjellësit, duke parandaluar humbje të mëdha të ujit dhe duke përmirësuar furnizimin për disa lagje të qytetit.

Sipas njoftimit të kompanisë, ndërhyrjet janë realizuar në tri lagje të Klinës. Në lagjen “Arbëria”, në rrugën “Lekë Marleku”, është riparuar një dëmtim në gypin e ujësjellësit me dimension 160 milimetra.

Po ashtu, në lagjen “Tikvesh” janë sanuar dy prishje të tjera, të cilat kishin shkaktuar dëme të konsiderueshme në oborret e banorëve dhe në infrastrukturën rrugore, konkretisht në rrugët “Mic Sokoli” dhe “Shaban Sadiku”.

Nga KRU “Hidrodrini” bëhet e ditur se intervenimet janë kryer me sukses dhe se situata në këto zona tashmë është stabilizuar.

Kompania ka vlerësuar angazhimin e punëtorëve të terrenit për reagimin e shpejtë dhe profesional në sanimin e këtyre prishjeve.

Punëtorët e KRU “HIDRODRINI” nesër nisin grevën, kërkojnë rritje të pagave prej 110 euro

16 December 2025 at 14:37


Shoqata Sindikale e Punëtorëve të KRU “HIDRODRINI” ka njoftuar se do të mbajë grevën paralajmëruese më 17 dhjetor 2025, nga ora 09:00 deri në 10:00, në objektin e zyrave qendrore të ndërmarrjes në rrugën “Lekë Dukagjini” në Pejë.

Sipas njoftimit thuhet se vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit të Grevës më 11 dhjetor 2025 dhe, sipas sindikatës, vjen si pasojë e mungesës së përgjigjeve zyrtare nga menaxhmenti i kompanisë dhe institucionet përgjegjëse, pavarësisht shkresave dhe negociatave të zhvilluara deri më tani.

Punëtorët kërkojnë rritje lineare të pagave në vlerë prej 110 euro për të gjithë punonjësit, barazim të shujtës së mëngjesit me ndërmarrjet e tjera të sektorit në vlerë prej 5 euro, si dhe pagesën e pagës së 13-të për të gjithë të punësuarit në KRU “HIDRODRINI”.

Nga Shoqata Sindikale kanë paralajmëruar se, nëse pas grevës paralajmëruese nuk ndërmerren hapa konkretë për adresimin e kërkesave të tyre, veprimet sindikale do të përshkallëzohen deri në grevë të përgjithshme.

Sindika ka theksuar se mbetet e hapur për dialog, por e vendosur në mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve. /Telegrafi/

DEMOGRAFI – Holanda për herë të parë ka më shumë të moshuar sesa të rinj

16 December 2025 at 15:32

AMSTERDAM, 16 dhjetor /ATSH-AA/ – Holanda, për herë të parë ka regjistruar numër më të lartë të personave të moshës 65-vjeç e lart, krahasuar me ata nën 20-vjeç, sipas të dhënave të publikuara sot nga Statistikat e Holandës (CBS).

Në fillim të këtij viti, vendi numëronte rreth 3.76 milionë persona të moshës 65-vjeç e lart, krahasuar me 3.72 milionë persona nën 20-vjeç, tha CBS duke shtuar se hendeku pritet të zgjerohet ndjeshëm në dekadat e ardhshme. Parashikimet tregojnë se deri në vitin 2070, Holanda do të ketë rreth 5.4 milionë të moshuar ndërsa numri i të rinjve pritet të arrijë në 4.1 milionë.

Numri i personave të moshës 80-vjeç e lart parashikohet të rritet ndjeshëm nga më shumë se 900 mijë këtë vit në rreth 2.1 milionë në vitin 2070. Gjatë së njëjtës periudhë, popullsia e moshës 99-vjeç e lart pritet të rritet nga afërsisht 4.400 në më shumë se 38 mijë.

CBS ia atribuoi trendin e plakjes kryesisht rritjes së jetëgjatësisë dhe rënies së shkallës së lindjeve. Holanda regjistroi për herë të fundit më shumë se 200 mijë lindje në vitin 2002 ndërsa rreth 166 mijë fëmijë lindën vitin e kaluar.

Ekspertët kanë ngritur shqetësime në lidhje me ndikimin ekonomik dhe social të popullsisë në plakje, veçanërisht rrezikun e mungesës së fuqisë punëtore, pasi numri i pensionistëve rritet më shpejt se popullsia në moshë pune. Mungesa e personelit në sektorin e kujdesit shëndetësor pritet të përkeqësohet në vitet e ardhshme ndërsa kërkesa për kujdes rritet.

CBS vlerëson se popullsia totale e Holandës mund të arrijë në 20.6 milionë deri në vitin 2070 ndërsa thekson se parashikimi mbetet i pasigurt. Rritja e ardhshme e popullsisë do të varet nga faktorë të tillë si tendencat e migrimit, jetëgjatësia dhe shkallët e fertilitetit.   /os/

The post DEMOGRAFI – Holanda për herë të parë ka më shumë të moshuar sesa të rinj appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KRU “Hidrodrini” realizon debllokime të rrjetit të kanalizimit në Pejë dhe Deçan

15 December 2025 at 15:23


Ekipet e KRU “Hidrodrini” – Sektori i Kanalizimit nga Peja kanë kryer punime pastrimi dhe debllokimi në shtatë lokacione të qytetit dhe një intervenim në Njësinë e Deçanit.

Siç njofton zyra për media e KRU “Hidrodrini”, intervenimet janë kryer për shkak të bllokimeve në sistem, të shkaktuara nga gjësende të ngurta, mbeturina dhe ushqime të hedhura në mënyrë të papërshtatshme, të cilat dëmtojnë funksionimin normal të rrjetit.

Debllokimet kanë përfshirë rrugët: Tahir Demaj, Myrvete Maksutaj, Halil Turku, Mbreti Bardhyl, Bekim Berisha-Abeja, Serbeze Gashi dhe Luigj Gurakuqi.

Sipas KRU “Hidrodrini”, qëllimi i këtyre veprimeve është përmirësimi i rrjedhshmërisë së ujërave të zeza dhe ruajtja e funksionalitetit të sistemit kanalizues, duke garantuar shërbim më të mirë për qytetarët.

Në Njësinë e Deçanit, ekipet kanë kryer po ashtu mirëmbajtje të pusetave dhe rrjetit të kanalizimit, duke parandaluar bllokime të mundshme në të ardhmen.

Zyra për Media e KRU “Hidrodrini” apelon tek qytetarët që të mos hedhin në rrjet gjësende të ngurta apo mbeturina, duke respektuar funksionimin e sistemit të kanalizimit. /Telegrafi/


Punëtorët e KRU “Hidrodrini” paralajmërojnë për grevë

11 December 2025 at 14:55


Shoqata Sindikale e Punëtorëve të KRU “Hidrodrini” ka njoftuar se pas mbledhjes së Këshillit të Grevës, të mbajtur më 11 dhjetor 2025, është marrë vendim për organizimin e një greve paralajmëruese, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Grevë paralajmëruese do të mbahet më 17 dhjetor 2025, nga ora 09:00 deri në 10:00.

Sipas sindikatës, ky vendim është marrë për shkak të mungesës së përgjigjeve zyrtare ndaj kërkesave të punëtorëve, pavarësisht shkresave dhe negociatave të zhvilluara me menaxhmentin dhe institucionet përgjegjëse.

Kërkesat kryesore të punëtorëve përfshijnë:

  • rritje lineare të pagave prej 110 euro për të gjithë punonjësit;
  • barazim të shujtës së mëngjesit me ndërmarrjet tjera të sektorit, në vlerë 5 euro;
  • pagesën e pagës së 13-të për të gjithë punonjësit e KRU “Hidrodrini”.

Sindikatat paralajmërojnë se, nëse pas grevës paralajmëruese nuk ndërmerren hapa konkretë për adresimin e kërkesave, veprimet sindikale do të përshkallëzohen deri në grevë të përgjithshme.

Shoqata Sindikale thekson se mbetet e hapur për dialog, por e vendosur për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve. /Telegrafi/

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi: Të rinjtë, aleatë në luftën kundër diskriminimit

8 December 2025 at 18:49

TIRANË, 8 dhjetor/ATSH/ Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi vlerëson të rinjtë si aleatë të rëndësishëm në luftën kundër pabarazisë dhe sjelljeve diskriminuese, ndërsa sot në vend shënohet Dita Kombëtare e Rinisë.

Komisioneri vlerëson se rinia ka një rol të pazëvendësueshëm në promovimin e tolerancës dhe ndërtimin e një shoqërie më të drejtë.

Megjithëse janë forca më dinamike e shoqërisë, sipas KMD-së, të rinjtë shpesh përballen me diskriminim për shkaqe të ndryshme, duke përfshirë gjininë, origjinën etnike, orientimin seksual, bindjet politike apo gjendjen shëndetësore.

Për këtë arsye, Komisioneri siguron se do të jetë në vijën e parë të mbrojtjes së të drejtave të tyre.

Me një moshë mesatare të popullsisë 38 vjeç, Shqipëria mbetet një vend me potencial të madh rinor, ku fuqizimi i të rinjve lidhet ngushtë me përfshirjen e tyre në vendimmarrje dhe zhvillimin e aftësive.

/r.e/

The post Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi: Të rinjtë, aleatë në luftën kundër diskriminimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Rrugët e Rinisë 2030”, Kuvendi aktivitet për nxitjen e dialogut midis të rinjve dhe institucioneve

8 December 2025 at 14:11

TIRANË, 8 dhjetor /ATSH/ Në kuadër të Ditës së Rinisë, në sallën plenare të Kuvendit u zhvillua sot takimi vjetor i Këshillave Rinorë Vendorë dhe Këshillave Studentorë, me pjesëmarrjen e të rinjve nga i gjithë vendi.

Aktiviteti, i organizuar nga Kuvendi, nën kujdesin e veçantë të Kryetarit Niko Peleshi, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Rinisë, synoi nxitjen e dialogut midis të rinjve dhe institucioneve, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes demokratike.

Takimi u përshëndet nga nënkryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu dhe drejtorja e Agjencisë Kombëtare të Rinisë, Sara Bode, të cilat vlerësuan angazhimin e të rinjve në proceset vendimmarrëse, forcimin e demokracisë dhe rolin e tyre në ndërtimin e një shoqërie të qëndrueshme dhe europiane.

Në fjalën e saj, Spahiu prezantoi platformën e angazhimit rinor dhe qytetar të Kuvendit, e cila prej tre vitesh realizohet përmes Shërbimit të Edukimit Qytetar, duke u ofruar të rinjve mundësi për t’u njohur nga afër me punën parlamentare dhe për të kontribuar në çështje me interes publik.

Ajo theksoi se energjia, kreativiteti dhe vizioni i brezit të ri janë thelbësore për një Shqipëri më moderne dhe gjithëpërfshirëse, ndërsa pjesëmarrja aktive dhe kërkimi i llogarisë mbeten shtylla të demokracisë funksionale.

Spahiu inkurajoi të rinjtë të vazhdojnë angazhimin për të sjellë ndryshime pozitive dhe të shfrytëzojnë mundësitë për të ndikuar në politikat dhe legjislacionin që prekin jetën e tyre të përditshme.

Deputetët e legjislaturës së re, Sara Mila, Adi Qose, Kiduina Zaka, Erjo Mile, Marjana Koçeku, Zegjine Çaushi, Tedi Mula dhe Erjona Ismaili, ndanë përvojat e tyre me këshillat rinorë, duke diskutuar sfidat e përfaqësimit dhe mënyrat konkrete se si rinia mund të ndikojë në proceset vendimmarrëse.

Të rinjtë patën mundësinë të shprehnin prioritetet dhe shqetësimet e tyre, duke u fokusuar te pjesëmarrja demokratike, arsimi cilësor, karriera, inovacioni, siguria, shëndeti mendor dhe mirëqenia.

Aktiviteti u përmbyll me një tur në sallat kryesore të Kuvendit, ku pjesëmarrësit u njohën nga afër me funksionimin dhe kulturën parlamentare.

/gj.m/r.e/

The post “Rrugët e Rinisë 2030”, Kuvendi aktivitet për nxitjen e dialogut midis të rinjve dhe institucioneve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dita e rinisë, pa të rinj! Në 13 vite tkurren me 45% nga emigracioni i lartë

By: lindita
8 December 2025 at 09:35

Më shumë se një e katërta e të rinjve shqiptarë gjenden në të 30-tat e tyre pa asnjë zanat, arsim profesional apo të lartë të përfunduar dhe për më tepër nuk janë në asnjë lloj pune. Ky trend, që ka mbetur kokëfortë në dy dekadat e fundit, është pasqyra më e qartë se qeveritë dhe shoqëria nuk kanë arritur të edukojnë dhe formojnë të rinjtë së paku për të qenë të zotët e vetes.

Source

Rama e favorizoi me kontrata 21 milionë euro, si përfundoi projekti i Mogherinit në duart e kompanisë “Fusha”

By: Elva
5 December 2025 at 21:30

Lajmi i ndalimit të Federica Mogherinit nga policia belge bëri bujë të madhe në fillim të kësaj jave në të gjithë Evropën. Zonja Mogherini, që ishte rektore e Kolegjit të Evropës në Bruges, u shoqërua në polici së bashku me një anëtar të stafit të kolegjit dhe një tjetër zyrtar të Komisionit Evropian, lidhur me […]

The post Rama e favorizoi me kontrata 21 milionë euro, si përfundoi projekti i Mogherinit në duart e kompanisë “Fusha” appeared first on BoldNews.al.

Sa pa fat Rama, edhe miqtë ndërkombëtarë i dalin të korruptuar

By: Elva
5 December 2025 at 16:23

Nga Boldnews.al Ose ka një fat dreqi, ose dreqi i korruptuar është brenda tij, saqë çdo shqiptar e të huaj që zgjedh, do i shfaqet në një aferë korruptive. Ky është “fati i keq” i kryeministrit Rama, pas shpinës së të cilit hanë dardha e kumbulla edhe zyrtarët e lartë europianë. Të martën, ish-përfaqësuesja e […]

The post Sa pa fat Rama, edhe miqtë ndërkombëtarë i dalin të korruptuar appeared first on BoldNews.al.

KRU “Hidrodrini” paralajmëron qytetarët për kujdes ndaj ujëmatësve me ardhjen e dimrit

5 December 2025 at 11:34


Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” ka lëshuar një njoftim për konsumatorët, duke u bërë thirrje për kujdes të shtuar ndaj ujëmatësve dhe tubacioneve të ujit me fillimin e sezonit Vjeshtë/Dimër.

Sipas kompanisë, tubacionet dhe ujëmatësit që janë të ekspozuar ndaj temperaturave të ulëta kanë rrezik të ngrirjes, sidomos ata të vendosur në mure të paizoluar, garazhe, bodrume ose nën sipërfaqe të tokës.

KRU “Hidrodrini” u rekomandon qytetarëve të bëjnë izolimin e ujëmatësve dhe tubave, si brenda pronës ashtu edhe në pusetat ku janë të vendosur matësit kryesorë, përcjell Telegrafi.

Vendosja e materialeve që pengojnë depërtimin e ajrit të ftohtë dhe shtimi i izolimit në muret e jashtme ndihmon në parandalimin e dëmtimeve.

“Ju jeni përgjegjës për mbrojtjen e ujëmatësve dhe tubacioneve në pronën tuaj. Kujdesi paraprak mund të shmangë ndërprerje të furnizimit dhe dëmtime të mëdha,” njoftoi Zyra për Media e KRU “Hidrodrini”. /Telegrafi/


Të rinj, ekstremë dhe të dhunshëm – cilat janë arsyet?

By: Ela
5 December 2025 at 08:45

15 dhe 17-vjeçarët, të cilët e identifikuan veten me organizatën terroriste “Shteti Islamik” (IS), planifikuan të vrisnin sa më shumë njerëz të ishte e mundur me një kamion. Synimi i tyre ishte tregu i Krishtlindjeve në Leverkusen. Dy ditë para sulmit të planifikuar, adoleshentët u arrestuan pasi policia mësoi për bisedat e tyre në internet. Të miturit, të cilët janë […]

The post Të rinj, ekstremë dhe të dhunshëm – cilat janë arsyet? appeared first on BoldNews.al.

Jep dorëheqjen Federica Mogherini!

By: gaze tare
4 December 2025 at 14:36

Federica Mogherini ka dhënë dorëheqjen nga posti i Rektores së Kolegjit të Europës, pasi u arrestua në Belgjikë nën dyshimet për mashtrim dhe korrupsion. Lajmin ajo e ka bërë të ditur përmes një e-maili drejtuar stafit dhe studentëve të institucionit në Bryzh, ku thekson se vendimi erdhi për të respektuar rregullin dhe korrektësinë me të cilat pretendon se ka ushtruar detyrën.

“Në përputhje me rregullin dhe korrektësinë maksimale me të cilat kam ushtruar gjithmonë detyrat e mia, sot kam vendosur të jap dorëheqjen nga posti i Rektorit të Kolegjit të Europës dhe Drejtoreshës së Akademisë Diplomatike të Bashkimit Europian”, shkroi Mogherini.

Ish përfaqësuesja e lartë e BE për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë u ndalua të martën së bashku me dy persona të tjerë si pjesë e një hetimi penal mbi keqpërdorimin e fondeve në Shërbimin Europian të Veprimit të Jashtëm dhe në Kolegjin e Europës. Të tre u liruan në orët e para të së mërkurës, pasi u morën në pyetje dhe u njohën zyrtarisht me akuzat që përfshijnë mashtrim dhe korrupsion në prokurim, konflikt interesi, shkelje të sekretit profesional dhe konkurrencë të pandershme. Sipas gjyqtarëve belgë, ata u lanë në gjendje të lirë pasi nuk konsiderohen rrezik për arratisje.

Dorëheqja e Mogherinit pason atë të Stefano Sannino, një prej të akuzuarve të tjerë, i cili një ditë më parë njoftoi largimin nga pozita e tij si Drejtor i Përgjithshëm për Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut dhe Gjirin në Komisionin Europian, pas përfshirjes në të njëjtën çështje.

Mogherini drejtonte tre kampuset e Kolegjit të Europës, përfshirë atë të Bryzhit, Natolin në Poloni dhe degën e re në Tiranë. Dhe pikërisht këto lidhje të saj me Shqipërinë e vendosin edhe Tiranën në një dritë të pakëndshme pas shpërthimit të skandalit.

Në vitet e fundit Mogherini është paraqitur si një aleate e afërt e qeverisë shqiptare. Ajo ka vizituar disa herë Tiranën, ka marrë nënshtetësinë shqiptare nga kryeministri Edi Rama dhe ka luajtur rol kryesor në hapjen e degës së Kolegjit të Europës në kryeqytet në vitin 2024. Vetëm në shtator 2025 ajo u prit zyrtarisht në Rezidencën Studentore Universitare Nr.1, ku vlerësoi bashkëpunimin me autoritetet shqiptare dhe projektet e financuara nga qeveria për akomodimin e studentëve të huaj.

Pjesa më e madhe e këtyre marrëdhënieve u paraqitën si shembull suksesi për ndërkombëtarizimin e arsimit shqiptar, ndërsa qeveria shqiptare u angazhua të financojë bursa vjetore dhe ndërtimin e kampusit të Kolegjit në Tiranë. Por arrestimi dhe tashmë dorëheqja e Mogherinit e ngre në pikëpyetje transparencën dhe integritetin e këtyre bashkëpunimeve, të lidhura ngushtë me një emër që tani po hetohet për abuzim me fonde publike.

Mogherini ka mbajtur edhe pozicione politike që kanë prodhuar debate në rajon, veçanërisht gjatë kohës kur drejtonte diplomacinë europiane dhe ndërmjetësonte dialogun Kosovë Serbi. Ndërkohë në Shqipëri ajo është shfaqur disa herë duke minimizuar krizën politike dhe duke përshëndetur qeverinë për proceset e reformës në drejtësi, deklarata që në atë kohë u kritikuan si të njëanshme.

Skandali që tronditi institucionet e BE nuk ngre pikëpyetje vetëm për menaxhimin e fondeve europiane, por edhe për afërsinë e Tiranës zyrtare me figura që tashmë janë nën hetim për korrupsion. Largimi i Mogherinit nga posti i rektores sjell pasoja të menjëhershme për Kolegjine e Europës, por hap një debat të ri dhe të domosdoshëm për mënyrën si qeveria shqiptare ka ndërtuar partneritetet e saj ndërkombëtare.

Në Shqipëri, ku Mogherini ka pasur rol të drejtpërdrejtë akademik dhe politik, ky zhvillim pritet të risjellë në qendër të vëmendjes përgjegjësinë institucionale për lidhjet me një drejtues që tani akuzohet për mashtrim dhe korrupsion./REFORMA

The post Jep dorëheqjen Federica Mogherini! appeared first on iconstyle.al.

Federica Mogherini jep dorëheqjen si rektore e Kolegjit të Evropës

By: Re Nato
4 December 2025 at 13:30

Federica Mogherini, ish-diplomatja më e lartë e BE-së, ka dhënë dorëheqjen nga roli i saj si rektore e Kolegjit të Evropës, pasi u emërua e dyshuar në një hetim për mashtrim për favorizim të dyshuar në trajnimin diplomatik të financuar nga BE-ja.

Në një deklaratë pas një takimi të Komitetit Ekzekutiv të Kolegjit të enjten, ajo tha: “Në përputhje me rigorozitetin dhe drejtësinë më të madhe me të cilën kam kryer gjithmonë detyrat e mia, sot kam vendosur të jap dorëheqjen si rektore.”

Vërejtja vjen një ditë pasi zyrtari i lartë i BE-së, Stefano Sannino, tha se do të tërhiqej në fund të dhjetorit, siç u raportua për herë të parë nga Euractiv, pasi ishte emëruar gjithashtu si i dyshuar në hetim. Ai është kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Komisionit për Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut dhe Gjirin.

Hetimi, i udhëhequr nga prokurori i BE-së, përqendrohet në një kontratë njëvjeçare të dhënë Kolegjit të Evropës në kuadër të një tenderi për të hapur një akademi të re për trajnimin e diplomatëve të rinj kombëtarë dhe nëpunësve civilë të BE-së për role të ardhshme në përfaqësimin e Evropës jashtë vendit.

Prokurorët dyshojnë se, në vitet 2021–22, Kolegji dhe shërbimi diplomatik i BE-së mund të kenë bashkëpunuar për të drejtuar në mënyrë të papërshtatshme fondet e BE-së drejt projektit, duke përfshirë edhe duke i dhënë Kolegjit informacion paraprak për tenderin. Tenderi u hap zyrtarisht për universitetet në të gjithë Evropën.

Mogherini mbetet e pafajshme ndërsa hetimi vazhdon.

❌
❌