Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Muzhaqi: Kuvendi, rol substancial në procesin e integrimit në BE

21 November 2025 at 13:58

TIRANË, 21 nëntor /ATSH/ Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme shqyrtoi sot projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 15, datë 5.03.2015 “Për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian” i ndryshuar”.

Ky projektligj vjen si nismë e dy deputetëve, Taulant Balla dhe Bora Muzhaqi.

Në fjalën e saj Muzhaqi u shpreh se ky projektligj ndërtohet mbi katër shtylla kryesore.

Së pari, theksoi Muzhaqi, ai bën përditësimin konceptual të ligjit ekzistues. Duke filluar nga titulli dhe terminologjia, kalojmë nga një ligj që flet në mënyrë të përgjithshme për “integrimin” drejt një ligji që i referohet qartë “procesit të negociatave dhe anëtarësimit”, duke reflektuar fazën konkrete ku ndodhemi sot”.

“Objekt i ligjit tashmë është përcaktimi i rregullave dhe procedurave për rolin e Kuvendit në këtë fazë, ndërsa fusha e veprimit përfshin jo vetëm marrëdhëniet dhe bashkëpunimin me Këshillin e Ministrave dhe Kryenegociatoren, por edhe monitorimin e kuadrit normativ të politikave, të asistencës financiare të BE-së dhe të vetë procesit të negociatave”, tha deputetja e PS.

Së dyti, vijoi Muzhaqi, “projektligji vendos një arkitekturë më të qartë procedurash për ta kthyer rolin e Kuvendit nga formal në substancial. Përmes ndryshimeve të propozuara, përcaktohen instrumente konkrete: përkufizohen qartë grupimet e kapitujve, qëndrimi i përbashkët i BE-së, piketat e hapjes, të ndërmjetme dhe të mbylljes, si dhe plani i përafrimit”.

Muzhaqi theksoi se, “parashikohen rregulla të posaçme për shqyrtimin e pozicioneve negociuese, afate të detyrueshme për përfshirjen e tyre në kalendarin e komisionit përgjegjës për çështjet për Europën dhe miratimin e raporteve me rekomandime”.

Po kështu, shtoi Muzhaqi, sanksionohet procedura e përshpejtuar për ligjet e përafrimit dhe marrëveshjet që lidhen me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit dhe me detyrimet nga negociatat, në mënyrë që Kuvendi të mos mbetet peng i procedurave të gjata kur bëhet fjalë për detyrime konkrete të anëtarësimit”.

Së treti, nënvizoi Muzhaqi, “projektligji forcon mekanizmat e llogaridhënies, bashkëpunimit dhe transparencës. Këshilli i Ministrave detyrohet të bashkëpunojë dhe bashkëveprojë me Kuvendin për çështjet që lidhen me negociatat, përafrimin e legjislacionit, projektmarrëveshjet me BE-në, angazhimet që rrjedhin nga traktatet dhe përdorimin e fondeve të BE-së”.

“Ministri përgjegjës për negociatat dhe/ose kryenegociatori do të raportojnë periodikisht në komisionin përgjegjës për çështjet për Europën për progresin në përafrimin me acquis, ecurinë e negociatave dhe ndjekjen e rekomandimeve të Kuvendit. Në të njëjtën linjë, riformulohen rregullat për raportimin e institucioneve të pavarura, si dhe përcaktohen qartë formatet e bashkëpunimit me shoqërinë civile dhe grupet e interesit, për të garantuar transparencën dhe gjithëpërfshirjen e tyre në proces”, tha Muzhaqi.

Muzhaqi shtoi se, një element tjetër i rëndësishëm lidhet me rolin dhe përbërjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian.

“Projektligji, jo vetëm e qartëson Këshillin si forum të posaçëm bashkërendimi midis forcave politike, institucioneve shtetërore, institucioneve të pavarura dhe shoqërisë civile, por parashikon edhe bashkëdrejtimin e tij nga mazhoranca dhe opozita, duke garantuar balancë politike, dialog të strukturuar dhe vijimësi të procesit përtej çdo legjislature”, tha Muzhaqi.

Në këtë kuadër, theksoi deputetja e PS, “forcohet edhe dimensioni ndërparlamentar i procesit të anëtarësimit, përmes nxitjes së bashkëpunimit të Kuvendit me Parlamentin Europian dhe parlamentet e vendeve anëtare, si pjesë e drejtpërdrejtë e mbështetjes politike të rrugëtimit tonë drejt BE-së”.

Relatorja e çështjes, Sara Mila, theksoi se, projektligji respekton parimet kryesore si atë të ndarjes dhe të balancimit të pushteteve, duke njohur përgjegjësinë e Këshillit të Ministrave dhe strukturave negociatore, si ushtruese të pushtetit ekzekutiv për ndjekjen dhe administrimin e procesit të negociatave, dhe nga ana tjetër gjithëpërfshirjen dhe rritjen e pjesëmarrjes së të gjitha grupeve parlamentare politike, por edhe të shoqërisë civile dhe të grupeve të interesit, sipas pozicioneve negociuese apo sipas kapitujve, dhe rritjen e transparencës nga ana e Kuvendit në këtë proces.

Mbledhja vazhdoi me diskutime dhe komente të ndryshme, dhe më pas anëtarët e komisionit e miratuan projektligjin në parim, nen për nen dhe në tërësi. /j.p/

The post Muzhaqi: Kuvendi, rol substancial në procesin e integrimit në BE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Muzhaqi shpalos detajet: Roli vendimtar i Kuvendit në rrugën drejt BE-së

By: melisa
21 November 2025 at 14:08

Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme shqyrtoi sot projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 15, datë 5.03.2015, për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian”, nismë e dy deputetëve Taulant Balla dhe Bora Muzhaqi. Në fjalën e saj, Muzhaqi theksoi se projektligji ndërtohet mbi katër shtylla kryesore: Përditësimi konceptual i ligjit…

Source

Estrada/ Bora Muzhaqi u drejtohet fansave: Ika si ministre se i realizova të gjitha premtimet

12 September 2025 at 14:50

Bora Muzhaqi, ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët në kabinetin qeveritar “Rama 3”, thotë se po largohet nga detyra, pasi i përmbushi të gjitha premtimet. Muzhaqi, e cila prej vitit 2021 mbante një post ministri pranë Edi Ramës, duket se u harrua fare nga ky i fundit, kur prezantoi qeverinë e re, të enjten […]

The post Estrada/ Bora Muzhaqi u drejtohet fansave: Ika si ministre se i realizova të gjitha premtimet appeared first on BoldNews.al.

Muzhaqi: Kinemaja e hapur verore, tjetër hapësirë komunitare kulturore në Përrenjas

1 September 2025 at 20:23

TIRANË, 1 shtator/ATSH/ Qendra e qytetit të Përrenjasit u kthye në një hapësirë komunitare kulturore, ku kinemaja e hapur verore bëri bashkë prindër e fëmijë.

Aktiviteti u realizua nga “Cool Ambassadors”, në bashkëpunim me bashkinë Përrenjas dhe me mbështetjen e Ministrit të Shtetit për Rininë dhe Fëmijët përmes Agjencisë Kombëtare të Rinisë.

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi ndau sot fotografi të këtij aktiviteti i cili mundësoi përfshirjen e fëmijëve dhe prindërve në një eksperiencë të përbashkët artistike dhe argëtuese.

“Ky organizim synoi promovimin e jetës komunitare, ndërveprimin ndërmjet brezave dhe aksesin e fëmijëve në aktivitete kulturore në ambient të hapur”, u shpreh Muzhaqi.

/m.m/r.e/j.p/

The post Muzhaqi: Kinemaja e hapur verore, tjetër hapësirë komunitare kulturore në Përrenjas appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Muzhaqi: Përzgjidhen delegatët rinorë të Shqipërisë në OKB

28 August 2025 at 16:56

TIRANË, 28 gusht /ATSH/ Që prej vitit 2019, Programi i Delegatëve Rinorë, i zhvilluar nga UNAA me mbështetjen e qeverisë shqiptare, u ka dhënë të rinjve shqiptarë mundësinë të jenë pjesë e zërit të rinisë shqiptare në Kombet e Bashkuara.

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi mori pjesë sot në “Europe House”, ku u zhvillua debati final mes katër kandidatëve: Martina Qepa, studente e Shkencave Politike e angazhuar në diplomaci dhe vullnetarizëm; Ema Meçaj, studente e Mjekësisë dhe aktiviste në advokimin rinor e politikën ndërkombëtare; Edmirjano Preçi, sipërmarrës në fushën e teknologjisë dhe promovues i përfshirjes digjitale; dhe Alesia Dodaj, studente e Drejtësisë e përkushtuar ndaj fuqizimit të rinisë dhe përfshirjes sociale.

Finalistët ndanë vizionet e tyre mbi multilateralizmin, paqen e sigurinë, barazinë, ndryshimet klimatike, teknologjitë e reja dhe rolin e rinisë në arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm.

Në përfundim, u përzgjodhën dy të rinjtë që do të përfaqësojnë Shqipërinë në OKB për vitet 2025–2026, Ema Meçaj dhe Alesia Dodaj.

/gj.m/r.e//a.f/

The post Muzhaqi: Përzgjidhen delegatët rinorë të Shqipërisë në OKB appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

3,314 të rinj aplikuan në programin e praktikave të punës, numri më i lartë në 10 vite

27 August 2025 at 14:00

TIRANË, 27 gusht /ATSH/ 3,314 të rinj kanë aplikuar në programin e praktikave të punës që përbën numrin më të lartë në 10 vite.

Lajmi u dha sot nga ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, e cila u shpreh se, ky është një sinjal i fortë se rikonceptimi i programit ka funksionuar.

“Këtë vit kemi arritur një rekord të ri. 3.314 të rinj kanë aplikuar në Programin Kombëtar të Praktikave të Punës. Numri më i lartë në 10 vite. Ky është një sinjal i fortë, se rikonceptimi i programit ka funksionuar. Aplikimet janë më të shumta, më cilësore dhe konkurrenca është më e fortë se çdo vit”, tha Muzhaqi.

“Tani, të gjitha institucionet po bëjnë vlerësimet dhe brenda 10 ditësh do të njoftohen të gjithë kandidatët e suksesshëm. Suksese të gjithë të rinjve që kanë aplikuar. Dhe faleminderit për besimin që na keni treguar tek ky program”, u shpreh ministrja Muzhaqi.

/gj.m/j.p/

The post 3,314 të rinj aplikuan në programin e praktikave të punës, numri më i lartë në 10 vite appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Harrojeni inceneratorin: Elbasani në kërkim të një landfilli të ri

8 August 2025 at 10:26

Administratori i kompanisë Eco-Elb, Leli Kaja, që menaxhon zonën e trajtimit të mbetjeve në Elbasan, duket se hoqi dorë njëherë e mirë nga vënia në punë e inceneratorit, ndërsa e konsideroi situatën emergjente gjatë një interpelance me Këshillin Bashkiak të qytetit më 29 korrik. “Duhet ndërtuar një landfill i ri. Sasia e mbetjeve ka arritur […]

The post Harrojeni inceneratorin: Elbasani në kërkim të një landfilli të ri appeared first on Reporter.al.

Kreshnik Loka, përzgjidhet Zëvendës Sekretar i Përgjithshëm i RYCO

7 August 2025 at 11:17

TIRANË, 7 gusht /ATSH/ Kreshnik Loka është përzgjedhur Zëvendës Sekretar i Përgjithshëm i RYCO (Zyra Rajonale e Bashkëpunimit Rinor).

Lajmin e dha ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, e cila theksoi se, Loka ka mbi 10 vite përvojë në fushën e politikave rinore, bashkëpunimit rajonal dhe ndërtimit të paqes.

Kreshnik Loka ka qenë një nga zërat më të qëndrueshëm dhe vizionarë të angazhimit rinor në rajon.

Si Drejtues i Zyrës Vendore të RYCO në Tiranë që prej vitit 2017, ai ka menaxhuar një portofol grantesh me mbi 35 projekte rajonale rinore, ka bashkëorganizuar mbi 100 aktivitete me aktorë nga i gjithë Ballkani, ka garantuar fonde deri në 1.5 milion €, ka ndërtuar partneritete të qëndrueshme me aktorë kombëtarë, rajonalë dhe europianë, ka përfaqësuar RYCO-n në tryeza ndërkombëtare për rininë, paqen dhe pajtimin.

Përtej rolit të tij në RYCO, ai ka kontribuar si ekspert për organizata ndërkombëtare, dhe ka qenë një nga nismëtarët e themelimit të vetë RYCO-s, përfaqësues i qeverisë shqiptare në grupin punues që e krijoi.

Kreshnik Loka mban një Master në të Drejtat e Njeriut nga London School of Economics, si dhe Master dhe Bachelor në Jurisprudencë nga Universiteti i Tiranës.

“RYCO forcohet edhe më shumë si një strukturë e pavarur rajonale që dëgjon, përfaqëson dhe fuqizon të rinjtë, dhe me Kreshnikun në këtë rol kyç, drejtimi është i sigurt”, thekson mw tej Muzhaqi.

/gj.m//a.f/

The post Kreshnik Loka, përzgjidhet Zëvendës Sekretar i Përgjithshëm i RYCO appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Marrëveshja mes AKR-ASPA, ministrja Muzhaqi: 250 më të mirët do të përfitojnë një kontratë pune 1-vjeçare

By: redi
31 July 2025 at 19:16

Agjencia Kombëtare e Rinisë (AKR) dhe Shkolla Shqiptare e Administratës Publike (ASPA) kanë nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi që synon përmirësimin e cilësisë së formimit profesional të të rinjve pjesëmarrës në Programin Kombëtar të Praktikave të Punës. Programi Kombëtar i Praktikave të Punës, i shpallur nga Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët është një nismë konkrete për…

Source

“Sfidat e migracionit të parregullt”, Muzhaqi dhe ambasadori Abbot takim me të rinjtë

TIRANË, 22 korrik/ATSH/ “Rrënjët e Mia” titullohet Konkursi Kombëtar ku të rinjtë shprehën përmes fotografisë artin e tyre, të cilin e shndërruan në zë për identitetin, komunitetin dhe sfidat e migracionit.️

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Nicholas Abbot dhe drejtoresha e IOM Albania, Alma Jani zhvilluan sot një takim me të rinjtë pjesëmarrës në këtë konkurs.

Në fokus të takimit ishin sfidat e migracionit të parregullt dhe rëndësia e krijimit të mundësive për ta zhvilluar të ardhmen pranë vendit.

Përmes fotografisë të rinjtë shprehën lidhjen me identitetin dhe komunitetin, duke reflektuar mbi sfidat e migracionit të parregullt dhe mundësitë për të ndërtuar të ardhmen në vendin e tyre.

“Një nismë frymëzuese për përfshirjen rinore, në kuadër të projektit “Forcimi i Kapaciteteve Institucionale Vendore për Migracionin në Shqipëri”, mbështetur nga Qeveria”, u shpreh ministrja Muzhaqi.

/m.m/r.e/

The post “Sfidat e migracionit të parregullt”, Muzhaqi dhe ambasadori Abbot takim me të rinjtë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

RinCamp2025, njohje me programe dhe mundësi për të rinjtë në administratën publike

TIRANË, 5 korrik /ATSH/ Kampi veror RinCamp2025 në sesionin e tij përmbyllës bëri bashkë shumë të rinj, por edhe përfaqësues të pushtetit vendor dhe atij qendror.

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi tha se në këtë sesion përmbyllës të RinCamp2025 morën pjesë Enkelejda Muça, zv.ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës, Eriselda Sefa, kryetare e bashkisë Lushnjë, Besfort Lamallari, zv.ministër i Brendshëm etj.

Muzhaqi tha se u prezantuan programet dhe mundësitë që ofrohen për të rinjtë në administratën publike, pushtetin vendor dhe në fushën e teknologjisë, përmes projekteve inovative dhe përfshirjes aktive në vendimmarrje.

Ministrja Muzhaqi shtoi se në këtë kamp veror u diskutua gjërësisht për procesin e negociatave në sektorë të ndryshëm, dhe si të rinjtë mund të bëhen faktorë në këto procese të rëndësishme.

Ky kamp, tashmë një traditë e përvitshme, mbledh në Jalë 100 të rinj nga e gjithë Shqipëria, dhe shërben si një platformë e mirë për të rritur socializimin dhe ndërveprimin rinor, përmes shkëmbimit të përvojave, përfshirjes në trajnime dhe aktivitete që fuqizojnë aftësitë e tyre personale, emocionale dhe shoqërore.

Përmes sesioneve të hapura të diskutimit me profesionistë të fushave të ndryshme, diskutime me përfaqësues të pushtetit lokal dhe të institucioneve qendrore, RinCamp 2025 synon të kthehet në një hapësirë frymëzuese ku të rinjtë jo vetëm marrin dije, por edhe japin ide dhe propozime konkrete për përmirësimin e politikave rinore.

RinCamp 2025 mbetet një shembull i mirë se si institucionet mund të krijojnë ura komunikimi të vërtetë me brezin e ri, duke e vlerësuar si partner strategjik në ndërtimin e një Shqipërie më të fortë, më të shëndetshme dhe më të përfshirë për të gjithë.

Nga sesioni përmbyllës i kampit veror RinCamp2025
1 nga 15

/e.i//r.e/

The post RinCamp2025, njohje me programe dhe mundësi për të rinjtë në administratën publike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOTO/ RinCamp, ministrja Muzhaqi: Mundësi për rininë në administratën publike

By: redi
5 July 2025 at 17:38

Kampi veror RinCamp2025 në sesionin e tij përmbyllës bëri bashkë shumë të rinj, por edhe përfaqësues të pushtetit vendor dhe atij qendror. Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi tha se në këtë sesion përmbyllës të RinCamp2025 morën pjesë Enkelejda Muça, zv.ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës, Eriselda Sefa, kryetare e bashkisë Lushnjë, Besfort Lamallari, zv.

Source

RinCamp 2025, Muzhaqi: Në qendër të vëmendjes shëndeti mendor i të rinjve

TIRANË, 4 korrik/ATSH/ Ministria për Rininë dhe Fëmijët dhe Agjencia Kombëtare e Rinisë nisën kampin veror RinCamp 2025, i cili zhvillohet në Jalë nga data 2 deri më 6 korrik.

Ky kamp, tashmë një traditë e përvitshme, mbledh 100 të rinj nga e gjithë Shqipëria, dhe shërben si një platformë e mirë për të rritur socializimin dhe ndërveprimin rinor, përmes shkëmbimit të përvojave, përfshirjes në trajnime dhe aktivitete që fuqizojnë aftësitë e tyre personale, emocionale dhe shoqërore.

Përmes sesioneve të hapura të diskutimit me profesionistë të fushave të ndryshme, diskutime me përfaqësues të pushtetit lokal dhe të institucioneve qendrore, RinCamp 2025 synon të kthehet në një hapësirë frymëzuese ku të rinjtë jo vetëm marrin dije, por edhe japin ide dhe propozime konkrete për përmirësimin e politikave rinore.

Shëndeti mendor është përzgjedhur si temë qendrore e takimit të këtij viti si një nga çështjet më shqetësuese të brezit të ri.

Të rinjtë kanë mundësi që në një letër, në mënyrë krejt anonime të artikulojnë problemin e tyre, i cili do të trajtohet nga psikologë të ftuar gjatë ditëve të organizimit të kampit. Kjo nismë synon që të fuqizojë të rinjtë të mposhtin frikën dhe madje të jenë aktiv në përballimin e problemeve dhe vështirësive që hasin.

Ministrja për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi vlerësoi se ky takim rinor është një moment shumë i mirë për tu informuar mbi nisma dhe përpjekje në shërbim të tyre.

“Mbi të gjitha ky kamp shërben për të nxitur socializimin mes të rinjve nga e gjithë Shqipëria që mund të përkthehet në nisma rajonale rinore mes tyre”, tha Muzhaqi.

RinCamp 2025 vjen si pjesë e një sërë nismash dhe program është ndërmarra nga Ministria për Rininë dhe Fëmijët dhe Agjencia Kombëtare e Rinisë, që synojnë fuqizimin e të rinjve dhe përfshirjen e tyre aktive në zhvillimet shoqërore, arsimore dhe ekonomike të vendit.

Ministria e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, së fundmi kaloi në Këshillin e Ministrave ndryshimet në Programin Kombëtar të Praktikave të Punës.

Këto ndryshime ndërtojnë një platformë të konsoliduar për integrimin e të rinjëve në administratënshtetërore dhe trajtimin financiar të tyre. Programe të tjera të rëndësishme si program i nismave komunitare dhe i talenteve kanë marrë udhë dhe janë një investim shumë i rëndësishëm për zhvillimin dhe fuqizimin e të rinjve.

RinCamp 2025 mbetet një shembull i mirë se si institucionet mund të krijojnë ura komunikimi të vërtetë me brezin e ri, duke e vlerësuar si partner strategjik në ndërtimin e një Shqipërie më të fortë, më të shëndetshme dhe më të përfshirë për të gjithë.

 

/k.s/j.p/

 

The post RinCamp 2025, Muzhaqi: Në qendër të vëmendjes shëndeti mendor i të rinjve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zjarr në landfillin e mbetjeve në Elbasan, shkak temperaturat dhe tejmbushja

1 July 2025 at 19:52

Fusha e mbetjeve në Elbasan u përfshi nga zjarri rreth orës 15:00 të së hënës, në një kohë kur një makineri e kompanisë publike që menaxhon landfillin ishte duke punuar brenda tij. Flakët, të një zjarri të përsëritur në tre vitet e fundit, u përhapën me shpejtësi. Leli Kaja, administratori i EcoElb, kompanisë publike që […]

The post Zjarr në landfillin e mbetjeve në Elbasan, shkak temperaturat dhe tejmbushja appeared first on Reporter.al.

Miratohet projektligji “Për vullnetarizmin”, Muzhaqi: Përputhje me legjislacionin e BE-së

TIRANË, 30 qershor /ATSH/ Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e sotme projektligjin “Për vullnetarizmin”.

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi u shpreh se, pas dy vitesh punë intensive, sot u miratua në qeveri projektligji i ri për vullnetarizmin.

Muzhaqi theksoi se “ky projektligj është një detyrim për përputhje me legjislacionin e BE-së, por mbi të gjitha një angazhim ndaj të rinjve tanë”.

Ky projektligj sjell disa risi, si ndarje për herë të parë mes vullnetarizmit afatshkurtër dhe afatgjatë; Programe mbështetëse financiare nga qeveria për ofruesit; Skemë kompensimi për sigurimin e detyrueshëm të vullnetarëve; Njohje të eksperiencës vullnetare si përvojë pune; Platformë dhe regjistër elektronik, si dhe certifikatë zyrtare për çdo vullnetar.

Ky projektligj, theksoi Muzhaqi, u finalizua në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Muzhaqi shtoi se “ky është një akt i mirëmenduar dhe i përparuar, që forcon kuadrin ligjor për vullnetarizmin dhe na çon një hap më pranë Evropës – në mendim dhe në qasje sociale”.

Në vendimin e qeverisë thuhet se, ky ligj përcakton parimet bazë, rregullat për kryerjen e vullnetarizmit, të drejtat dhe detyrimet e vullnetarëve e të ofruesve të vullnetarizmit, kontratën e vullnetarizmit, organet shtetërore përgjegjëse dhe mekanizmat për nxitjen, mbështetjen e mbikëqyrjen e vullnetarizmit në Republikën e Shqipërisë.

Ky ligj ka për qëllim të krijojë një kuadër rregullator e institucional të favorshëm për kryerjen e vullnetarizmit dhe nxitjen e pjesëmarrjes së individëve në vullnetarizëm, zhvillimin e vlerave njerëzore dhe solidaritetin shoqëror.

Ky ligj zbatohet për të gjitha subjektet që kryejnë, ofrojnë ose përfitojnë vullnetarizëm në Republikën e Shqipërisë, vullnetarizmin afatgjatë dhe afatshkurtër.

Ky ligj nuk zbatohet për kryerjen e punëve ose të shërbimeve, që janë të zakonshme në familje, shoqëri apo në marrëdhëniet e fqinjësisë; dhurimin e gjakut; realizimin e detyrimeve të caktuara me vendim gjykate të formës së prerë; angazhimin në një program trajnimi apo formimi profesional, përpara lidhjes së kontratës së punës; përcaktimin e metodologjisë së prodhimit të statistikave zyrtare mbi vullnetarizmin; partitë politike; kryerjen e punëve ose të shërbimeve nga sindikatat apo shoqatat e tjera ekonomike, profesionale dhe tregtare, që synojnë realizimin e objektivave dhe të veprimtarive në interes të anëtarësisë së tyre, në bazë të parashikimeve të statutit; angazhimin dhe trajtimin e vullnetarëve në fushën e mbrojtjes civile, që kryhet sipas legjislacionit në fuqi për mbrojtjen civile.

Propozimi i projektligjit “Për vullnetarizmin”, i kalon për shqyrtim dhe miratim Kuvendit.

/gj.m//r.e/a.f/

The post Miratohet projektligji “Për vullnetarizmin”, Muzhaqi: Përputhje me legjislacionin e BE-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Programi i praktikave të punës, Muzhaqi: Pagesë në formë kompensimi financiar për 600 të rinj

By: redi
27 June 2025 at 15:47

Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi ka shpallur hapjen e Thirrjes së X-të të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, një nismë konkrete për përgatitjen profesionale dhe integrimin e të rinjve në administratën publike. Programi do të qëndrojë i hapur për aplikime për 45 ditë dhe ofron mundësi të zgjeruara për 600 të rinj nga e gjithë Shqipëria.

Source

Praktikë pune në administratë, hapen aplikimet për 600 të rinj

TIRANË, 27 qershor/ATSH/ Ditën e sotme janë hapur aplikimet për të rinjtë që kanë përfunduar studimet në ciklin e parë “Bachelor” dhe Master dhe duan të angazhohen në praktikë pune në institucionet publike.

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi në një video në rrjetet sociale theksoi se, “thirrja e dhjetë e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës është hapur. Do të qëndrojë e hapur për 45 ditë dhe këtë herë me më shumë mundësi se më parë”.

“600 të rinj nga 21–29 vjeç, të cilët kanë përfunduar studimet në ciklin “Bachelor” dhe Master do të mund të aplikojnë dhe të kryejnë praktikën e tyre të punës në Administratën Publike, duke përfituar një trajnim të dedikuar nga Shkolla Shqiptare e Administratës Publike, si dhe kompensim financiar për shpenzimet gjatë praktikës”, tha Muzhaqi.

Ndërkohë që 250 më të mirët do të mund të përfitojnë kontratën 1-vjeçare të punës pranë institucionit ku do të zhvillojnë praktikën.

Periudha e praktikës do të përfshihet në periudhën shtator–dhjetor 2025 dhe për t’u bërë pjesë e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës të rinjtë duhet të aplikojnë online.

Qëllimi i Programit Kombëtar të Praktikave të Punës është përfitimi i një përvoje kualifikuese, që ndikon në zhvillimin e kompetencave profesionale, akademike dhe personale. Programi mundëson njohjen me institucionet e administratës shtetërore dhe institucione të tjera publike apo private.

Institucionet bëjnë përzgjedhjen e praktikantëve që do të punësohen me kontratë 1- vjeçare, duke u bazuar te performanca e vlerësimit të praktikantëve si dhe nevojave të secilit institucion.

/k.s//r.e//a.f/

The post Praktikë pune në administratë, hapen aplikimet për 600 të rinj appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Praktika e punës në administratë, aplikimet nga 27 qershori – 10 gusht për 600 vende

TIRANË, 23 qershor/ATSH/ Të rinjtë që kanë përfunduar studimet në ciklin e parë “Bachelor” dhe duan të angazhohen në praktikë pune në institucionet publike mund të aplikojnë nga 27 qershori deri në 10 gusht.

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi në një postim në rrjetet sociale tha se, “thirrja e dhjetë e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës është pothuajse gati. Aplikimi është i hapur për të rinjtë 21–29 vjeç dhe periudha e praktikës do të përfshihet në periudhën shtator–dhjetor 2025”.

Muzhaqi tha se edicioni i 2025-s do të sjellë 600 vende praktike në administratë dhe institucione publike, kompensim financiar gjatë praktikës, trajnim i dedikuar nga Shkolla Shqiptare e Administratës Publike (ASPA) dhe mundësi kontrate pune për 250 praktikantë.

Për t’u bërë pjesë e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës të rinjtë duhet të aplikojnë online.

Qëllimi i Programit Kombëtar të Praktikave të Punës është përfitimi i një përvoje kualifikuese, që ndikon në zhvillimin e kompetencave profesionale, akademike dhe personale. Programi mundëson njohjen me institucionet e administratës shtetërore dhe institucione të tjera publike apo private.

Institucionet bëjnë përzgjedhjen e praktikantëve që do të punësohen me kontratë 1- vjeçare, duke u bazuar te performanca e vlerësimit të praktikantëve si dhe nevojave të secilit institucion.

/k.s//r.e//a.f/

The post Praktika e punës në administratë, aplikimet nga 27 qershori – 10 gusht për 600 vende appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rin Camp, ministrja Muzhaqi: Nga 2-5 korrik në Jalë, ndajmë ide dhe rrjete bashkëpunimi

By: redi
20 June 2025 at 17:27

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi bën me dije çeljen e aplikimeve për në “Rin Camp 2025”. Duke u bërë apel të rinjve të marrin pjesë në këtë kamp veror, Muzhaqi tha se të gjithë të rinjtë 18–25 vjeç që duan të rriten profesionalisht, të fuqizohen dhe të bëhen pjesë e ndryshimit të aplikojnë deri më 22 qershor 2025. “A je gati të provosh një përvojë që të sfidon dhe…

Source

“Rin Camp 2025″, Muzhaqi: Nga 2-5 korrik në Jalë, ndajmë ide dhe rrjete bashkëpunimi

TIRANË, 20 qershor/ATSH/ Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi njoftoi sot çeljen e aplikimeve për në “Rin Camp 2025”.

Duke u bërë apel të rinjve të marrin pjesë në këtë kamp veror, Muzhaqi tha se “të gjithë të rinjtë 18–25 vjeç që duan të rriten profesionalisht, të fuqizohen dhe të bëhen pjesë e ndryshimit të aplikojnë deri më 22 qershor 2025”.

“A je gati të provosh një përvojë që të sfidon dhe frymëzon? Nga 2-5 korrik rikthehemi me Rin Camp. Do flasim për çështje që na prekin, do mësojmë nga njëri-tjetri dhe do të ndërtojmë projekt ide dhe rrjete bashkëpunimi. Dhe po do ia kalojmë super bashkë, trajnime, art, sport, shëndet mendor. Të folurit në publik dhe plot të ftuar interesantë. Të gjitha këto në një kamp të vetëm, nëse do që zëri yt të dëgjohet dhe idetë e tua të marrin jetë, kjo është thirrja jote. Apliko tani vendet janë të kufizuara. Dhe të presim në Jalë”, tha Muzhaqi në një video të publikuar në rrjetet sociale.

RinCamp është një aktivitet që ka në qendër të rinjtë dhe synon të aktivizojë dhe të mbështesë angazhimin e tyre në sferën rinore, ngritjen e kapaciteteve personale dhe profesionale, fuqizimin e të rinjve etj.

Përgjatë këtyre ditëve, të rinjtë do të angazhohen në një sërë aktivitetesh të cilat do të kenë në fokus përfshirjen rinore dhe shëndetin mendor.

Gjithashtu, ata do të trajtojnë e zgjerojnë njohuritë e tyre në kohezion të plotë me qëllimet dhe objektivat specifikë të Strategjisë Kombëtare të Rinisë 2022-2029.

/k.s/a.f/r.e/

The post “Rin Camp 2025″, Muzhaqi: Nga 2-5 korrik në Jalë, ndajmë ide dhe rrjete bashkëpunimi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌