Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Operacioni “Metalurgjiku” në Elbasan: 16 të arrestuar, 8 në kërkim

14 December 2025 at 11:11

TIRANË, 14 dhjetor/ATSH/  Policia e Elbasanit ka finalizuar operacionin policor të koduar “Metalurgjiku”, i ndjekur prej disa muajsh me metoda speciale të hetimit, në bashkëpunim dhe nën drejtimin e Prokurorisë, për goditjen e krimeve kundër mjedisit.

Në njoftimin e Policisë thuhet se janë proceduar penalisht 2 subjekte juridike, “Për përgjegjësinë penale të personave juridikë”, të cilat ushtronin aktivitet të paligjshëm në përpunimin e mbetjeve dhe prodhimin e ferrokromit, duke shkaktuar ndotje të mjedisit.

Policia njofton se janë vënë në pranga 16 shtetas (9 prej tyre shtetas të huaj), me role drejtuese, teknike dhe punonjës, ndërsa u shpallën në kërkim 8 shtetas, aksionerë.

“Në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale kundër mjedisit, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Elbasan dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, pas një hetimi disamujor të ndjekur me metoda speciale, finalizuan operacionin policor të koduar “Metalurgjiku””, thuhet në njoftim.

Si rezultat i operacionit u vunë në pranga 16 shtetasit, J. C., 64 vjeç, shtetas korean, E. F., 48 vjeç, banues në Elbasan, administratorë; B. A., 62 vjeç, E. B., 48 vjeç, të dy banues në Elbasan, drejtorë prodhimi; E. B., 51 vjeç, banues në Elbasan, A. R., 31 vjeç, shtetas indian, inxhinierë/drejtues teknik; R. P., 24 vjeç, S. P., 27 vjeç, D. K., 32 vjeç, R. Y., 38 vjeç, M. S., 43 vjeç, R. P., 24 vjeç, gjithë shtetas indianë, P. K., 32 vjeç, shtetas nepalez, J. K., 63 vjeç, D. Xh., 45 vjeç, të dy banues në Elbasan, përgjegjës turni/operator furre/punëtor; I. D., 60 vjeç, shefi i Sektorit të Mjedisit në Bashkinë Elbasan, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Sipas Policisë Elbasan, u referuan materialet procedurale në Prokurori dhe u shpallën në kërkim shtetasit B. Z., 43 vjeç, D. K., 54 vjeç, F. M., 55 vjeç, Gj. B., 48 vjeç, A. Sh., 72 vjeç, S. O., 67 vjeç, I. L., 53 vjeç, A. K., 38 vjeç, aksionerë të subjekteve tregtare, për veprat penale “Ndotja e ajrit, ujërave dhe e tokës”, “Fshehja e të ardhurave”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim. Po punohet për kapjen e tyre.

Policia thekson në njoftim se nga hetimet intensive, si dhe inspektimet e kryera në bashkëpunim me Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, ka rezultuar se dy subjekte tregtare, të cilat ushtronin aktivitet në zonën e ish-Metalurgjikut, Bradashesh, Elbasan, kanë shkelur legjislacionin mjedisor, duke ndotur ajrin, ujërat dhe tokën, si dhe duke mos respektuar rregullat për menaxhimin e integruar të mbetjeve dhe përpunimin e mbetjeve të baterive.

Gjithashtu, për shkeljet e konstatuara lidhur me menaxhimin e integruar të mbetjeve, gjatë inspektimeve u vendosën masat administrative si 3.000.000 lekë për një nga subjektet dhe 10.000.000 lekë për subjektin tjetër, si dhe u pezulluan aktivitetet e të dy subjekteve deri në përmbushjen e kërkesave ligjore. U sekuestruan celularë dhe DVR.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme.

/e.i/a.f/

The post Operacioni “Metalurgjiku” në Elbasan: 16 të arrestuar, 8 në kërkim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndotje mjedisore e shkelje ligjore/ 16 persona në pranga në Elbasan, në kërkim 8 aksionerë (Emrat)

By: armand
14 December 2025 at 10:28

Policia e Elbasanit ka finalizuar operacionin policor të koduar “Metalurgjiku”,  për goditjen e veprimtarive të paligjshme që dëmtojnë  mjedisin. Si rezultat i operacionit, u morën masa ndaj 16 shtetasve, mes tyre 9 shtetas të huaj, të cilët mbanin funksione drejtuese, teknike dhe operacionale në dy subjekte tregtare që ushtronin aktivitet në zonën e ish-Metalurgjikut, Bradashesh, […]

The post Ndotje mjedisore e shkelje ligjore/ 16 persona në pranga në Elbasan, në kërkim 8 aksionerë (Emrat) appeared first on BoldNews.al.

Bregdeti i Divjakës i mbuluar nga mbetjet, Bashkia pastron vetëm për “show”

By: armand
10 December 2025 at 19:21

Publikimi në media i pamjeve alarmante të tonelatave plehrave urbane që kishin pushtuar plazhin, vuri në lëvizje autoritetet në Divjakë. Por përfaqësues të bashkisë dhe të zonave të mbrojtura duket se aksionin për pastrimin e plazhit e kanë përdorur vetëm sa për shou. Ata kanë punuar për pak orë, sa për t’u filmuar nga kamerat […]

The post Bregdeti i Divjakës i mbuluar nga mbetjet, Bashkia pastron vetëm për “show” appeared first on BoldNews.al.

Alarm mjedisor në Shkodër, tonelata mbetjesh plastike pushtojnë brigjet e Velipojës

By: armand
1 December 2025 at 18:29

Velipoja po përballet me një situatë alarmante mjedisore, pasi bregdeti është mbuluar nga tonelata mbetjesh plastike të sjella në brigjet e saj pas reshjeve të dendura dhe detit të trazuar të ditëve të fundit. Gjatë ditës së hënë, në zonën bregdetare vërehet se disa biznese lokale kishin nisur procesin e pastrimit të rërës, duke ndërhyrë […]

The post Alarm mjedisor në Shkodër, tonelata mbetjesh plastike pushtojnë brigjet e Velipojës appeared first on BoldNews.al.

Jaupaj: Diferencimi në burim, sfida tjetër për menaxhimin e mbetjeve

1 December 2025 at 10:56

TIRANË, 1 dhjetor/ATSH/ Në Impiantin e Përpunimit të Mbetjeve në Tiranë puna vijon pa asnjë ndalesë, ku kryhen të gjitha hallkat e menaxhimit modern të mbetjeve.

Falë investimeve tashmë po rikualifikohet edhe i gjithë peizazhi përreth, ndërsa synimi mbetet rritja e sasisë së mbetjeve të rikuperuara dhe të ricikluara, për të ulur volumin që përfundon në landfill.

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, inspektoi sot punën në terren, ku theksoi se diferencimi në burim do të jetë edhe sfida tjetër për menaxhimin e mbetjeve.

“Nuk mjaftojnë vetëm investimet që kryhen në pikat fundore të mbetjeve. Ministria e Mjedisit është e angazhuar përmes programeve të mëdha për të plotësuar të gjitha nevojat me infrastruktura fundore në të gjithë Republikën”, u shpreh ai.

Por diferencimi në burim, sipas Jaupajt, është një sfidë që Ministria e Mjedisit do e ndjekë me njësitë e qeverisjes vendore që janë përgjegjëse për ta prezantuar në qytete.

Ministri vlerësoi se programi i edukimit mjedisor me nxënës dhe studentë po sjell një energji të re në arritjen e këtij objektivi.

“Iniciativa që keni marrë bashkë me orët mjedisore dhe edukimin me nxënësit krijon një premisë të mirë për ta prezantuar këtë në mënyrë të suksesshme. Qëllimi është që ne të kemi një diferencim më të madh të mbetjeve në mënyrë që ato mbetje që shërbejnë si ekonomi qarkulluese të mund të shiten për të rritur vlerën financiare”, tha Jaupaj.

Ministri theksoi se sasia e mbetjeve që do të depozitohet në landfill duhet të jetë sa më e vogël, minimale, që të rrisë jetëgjatësinë e landfilleve.

“Shqipëria nuk e ka luksin të ketë shumë landfille sepse është një vend shumë i vogël, megjithatë me procesin e diferencimit dhe kapsulimit po bëhet një punë shumë e mirë”, shtoi ai.

/m.m/j.p/

The post Jaupaj: Diferencimi në burim, sfida tjetër për menaxhimin e mbetjeve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Operatorë kombëtarë për ujin dhe mbetjet, menaxhim në nivel tjetër

14 November 2025 at 19:55

TIRANË, 14 nëntor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama u ndal sot gjatë dëgjesës publike me qytetarët e Njësisë Nr.2 në Tiranë, te problematika e ujit të pijshëm.

Në takimin, ku të pranishme ishin edhe kryetarja e komanduar e bashkisë Tiranë, Anuela Ristani, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, si dhe deputetja e PS Ogerta Manastirliu, Rama tha se po punohet rreth një projekti shumë interesant që do të prezantohet së shpejti dhe që lidhet me çështjen e ujit të pijshëm.

“Po përgatisim fazën e fundit të një reforme që ka marrë shumë kohë, po ka qenë e pashmangshme për të krijuar Ndërmarrjen Kombëtare të Ujit. Siç kemi ndërmarrjet e energjisë, te gjenerimit, të shpërndarjes, që sot janë të suksesshme do të kemi edhe Operatorin Kombëtar të Ujit që do na japë mundësinë që ta ngremë nivelin e menaxhimit në një shkallë tjetër”, tha ai.

“Dhe po ashtu do të shfrytëzojmë çdo mundësi për të krijuar partneritet strategjik me kompani të mëdha evropiane që kanë eksperiencë dhe që punojnë jashtë vendit të tyre”, vijoi Rama.

Kryeministri Rama u shpreh se e e njëjta filozofi do të ndiqet edhe për çështjen e mbetjeve.

“Ju e dini që një tjetër pasojë e drejtpërdrejtë e rritjes së Tiranës, është rritja e volumit të mbetjeve. Gjë që ndjehet në Shqipëri shumë fort, në të gjitha territoret ku është rritur turizmi, por në Tiranë shumë fort se nuk është rritur vetëm turizmi, por edhe numri i njësive të banimit dhe njerëzve që banojnë dhe konsumojnë”, tha Rama.

Rama pohoi se po bëhet një reformë për të pasur një operator kombëtar që do të merret me trajtimin e mbetjeve, ndërkohë që çështja e mbledhjes, do t’u mbetet bashkive, dhe në këtë pikë Bashkia Tiranë ka sfidën më të madhe.

“Unë jam shumë besimplot që gjërat të gjitha po vihen në vendin e tyre në një mënyrë të atillë që gjithçka është bërë deri më sot do të konsolidohet, të tjera gjëra që nuk janë bërë do të bëhen. Pa diskutim në fund të këtij mandati në shumëçka duke filluar nga raporti me Evropën dhe pozicioni ynë jo vetëm në kuptimin e dinjitetit dhe respektit, por edhe kuptimin formal, do të jetë një pozicion krejt i ri dhe i pakthyeshëm që do të jetë bekimi i gjithë atyre që janë sot janë fare të rinj ose atyre që do të lindin nesër”, tha Rama.

/e.i/j.p/

The post Rama: Operatorë kombëtarë për ujin dhe mbetjet, menaxhim në nivel tjetër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

47.5 milionë euro për inceneratorë “fantazmë”, mbetjet e Elbasanit dhe Fierit do zhvendosen në Shkodër

By: armand
11 November 2025 at 11:03

Në projektbuxhetin e vitit 2026, Qeveria ka parashikuar një fond prej 1 miliard lekësh që do t’u shpërndahet bashkive në shkallë vendi për menaxhimin e mbetjeve urbane, përmes një transferte të pakushtëzuar sektoriale. Kjo është hera e parë që financimi për këtë qëllim specifik formalizohet si pjesë e mekanizmave fiskalë që mbështesin pushtetin vendor, duke […]

The post 47.5 milionë euro për inceneratorë “fantazmë”, mbetjet e Elbasanit dhe Fierit do zhvendosen në Shkodër appeared first on BoldNews.al.

Lezha nismë të veçantë për menaxhimin e mbetjeve

8 November 2025 at 08:47

TIRANË, 8 nëntor /ATSH/ Një sistem i ri për menaxhimin e mbetjeve po zbatohet këto ditë në Ishull-Lezhë, me synimin e një territori sa më të pastër për qytetarët dhe bizneset.

Kryetari i bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu thekson se kjo metodë e re që po aplikohet, është vetëm fillimi, pasi pritet që ajo të shtrihet në të gjithë Lezhën.

Metoda e re e menaxhimit të mbetjeve përqendrohet në vendosjen e një orari të caktuar për nxjerrjen e mbetjeve, dakordësi nga ana e banorëve për caktimin e një vendi dhe nxjerrjen e mbetjeve me qese një herë në tri ditë.

Ndreu shprehet se një ambient i pastër është shëndet, kulturë dhe respekt për jetën në komunitet.

“Është fillimi i një jete ndryshe”, thekson kreu i Bashkisë Leshë, Pjerin Ndreu.

Mbulimi i gjithë territorit, frekuenca e shtuar e pastrimit në raport me mbetjet që gjenerohen, korrektësia e bashkëpunimit me operatorët e kontraktuar nga bashkia, kanë bërë të mundur që Lezha të jetë një qytet gjithnjë e më i pastër.

/e.i/r.e/a.f/

The post Lezha nismë të veçantë për menaxhimin e mbetjeve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gjenden mbetje kockore në Leskovik, dyshohet të jenë njerëzore, rrethohet zona

1 November 2025 at 21:48

LESKOVIK- Gjenden mbetje kockash në shpellën e Kopiles në Leskovik, në brendësinë e liqenit termik që u zbulua nga çekët disa muaj më parë.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se gjatë një ekspedite nga disa shqiptarë, janë gjetur disa fragmente kockash që dyshohet se janë njerëzore.

Këto mbetje janë zbuluar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme dhe nga ana e policisë është ngritur grupi hetimor.

Fillimisht është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes dhe më pas po kryhen edhe veprimet e tjera hetimore nga policia dhe prokuroria e rrethit gjyqësor Korçë për zbardhjen e mëtejshme të rrethanave./abcnews.al

Bashkitë pranojnë menaxhimin skandaloz: Dhjetëra mijëra tonë mbetjesh shpërndahen në mjedis

By: M C
29 October 2025 at 23:30

Një raport i Anketës Botërore të Riskut nga Lloyd’s Register Foundation e rendit Shqipërinë në listën e 10 vendeve më të këqija në botë për ndarjen e mbeturinave shtëpiake. Sipas raportit, në Shqipëri ka pak struktura për të zbatuar ose stimuluar ndarjen dhe riciklimin. Çdo ndarje që bëhet është kryesisht informale.

Kosova renditet e treta në listën e vendeve ku njerëzit nuk i ndajnë mbeturinat shtëpiake para se t’i hedhin në koshat e mbeturinave, pas Bregut të Fildishtë dhe Gabonit. Mali i Zi dhe Shqipëria ndajnë vendin e nëntë në renditje, me rezultate pak më të mira se Togo, Kameruni, Benini, Liberia dhe Republika e Kongos.

Referuar të dhënave nga Agjencia Kombëtare e Ekonomisë së Mbetjeve (AKEM), një agjenci e krijuar në vitin 2024, e cila ka për detyrë edhe të mbledhë nga pushteti lokal dhe të publikojë statistikat e mbetjeve, gjatë vitit të kaluar u gjeneruan 870 mijë tonë mbetje.

Megjithatë, jo e gjithë kjo sasi shkon në landfille. Vetë bashkitë pranojnë se një pjesë e tyre përfundon në natyrë. Sipas vjetarit statistikor të vitit 2023, në total 8% e mbetjeve nuk u menaxhuan. Kjo do të thotë se çdo vit, një sasi alarmante prej mbi 70 mijë tonë mbetje përhapen të lira në mjedis…

Referuar të dhënave nga vetë bashkitë, qarku me nivelin më të lartë të mbetjeve të pamenaxhuara ishte Gjirokastra me 29,3%, ndjekur nga Elbasani me 27,4% dhe Kukësi me 27,0% të totalit të mbetjeve të gjeneruara.

“Bashki të caktuara menaxhojnë 60 apo 70% të mbetjeve, praktikisht e pranojnë që jo të gjitha mbetjet i menaxhojnë; ka gjithmonë mbetje në natyrë, dhe ato janë të pamenaxhuara, duke dëmtuar jetën e qytetarëve”, u shpreh Klodian Muço, profesor i asociuar i ekonomisë politike.

Këtë shifër të ulët të menaxhimit të mbetjeve ekspertët e lidhin me mungesën e fondeve dhe dekurajimin e qytetarëve nga vetë politikat e gabuara të institucioneve.

“Qeveria shpenzon para për mjedisin, por një pjesë e mirë janë shpenzime operative, jo kapitale. Një pjesë e mirë shkojnë për paga punonjësish, shumë për turizmin, shkonin për pyjet, që hartoheshin plane menaxhimi; prodhojmë shumë dokumenta, shumë shkresa, dhe paratë na ikin te këto shkresa dhe nuk ngelen te investimi në terren”, u shpreh Klodian Muço, profesor i asociuar i ekonomisë politike.

“Në momentin që qytetarët detyrohen t’i ndajnë mbetjet dhe shkon i merr vetëm një makinë, krahas asaj që nuk marrim rezultatet e pritura nga skema që kemi aplikuar, kjo kthehet në mosbesim të qytetarëve. Nëse ne i çojmë mbetjet të padiferencuara, është një gabim, por nëse ne i mbledhim me makinë dhe i bëjmë bashkë, është një gabim më i rëndë se ai i pari, sepse është një gabim që bëhet nga vetë institucionet, dhe qytetarët do të jenë gjithmonë skeptikë”, u shpreh Kristi Bashmilli, ekspert mjedisi.

Ekspertët thonë se, ndonëse kemi firmosur një sërë marrëveshjesh dhe aktesh me qëllim që të reduktojmë mbetjet, të rrisim riciklimin që të bëhemi pjesë e BE-së, siç është Marrëveshja e Parisit, Traktati i Sofjes, Agjenda e Gjelbër 2030, Agjenda që deri në 2050 duhet të bëhemi zero karbon, sërish Shqipëria është shumë larg menaxhimit të duhur të mbetjeve.

“Kemi një sërë nismash dhe detyrimesh që kemi marrë, por jemi shumë mbrapa në këtë aspekt”, u shpreh Klodian Muço, profesor i asociuar i ekonomisë politike./Top Channel

The post Bashkitë pranojnë menaxhimin skandaloz: Dhjetëra mijëra tonë mbetjesh shpërndahen në mjedis appeared first on Albeu.com.

Banorët mes tymit toksik, landfilli i zjarreve që ndot Vlorën duhet të ishte mbyllur që në vitin 2015

By: Elva
29 October 2025 at 22:40

 Këto pamje skandaloze, janë bërë aq të zakonshme, sa nuk i bëjnë më përshtypje askujt. Vetëm në muajt e verës, vatrat e zjarrit u aktivizuan 4 herë. Tymi toksik që dilte nga fusha e vjetër e mbetjeve pushtoi Vlorën e dorëzuar ndaj një fenomeni që zgjat pafundësisht. Dy dekada më parë, Yllka Zanaj, u shpërngul […]

The post Banorët mes tymit toksik, landfilli i zjarreve që ndot Vlorën duhet të ishte mbyllur që në vitin 2015 appeared first on BoldNews.al.

‘Jetë mizerabël’, banorët rrëfejnë skandalin e zjarreve toksike në landfilin e Elbasanit

By: Elva
29 October 2025 at 22:13

Nazmije Muça e ndërtoi këtë banesë mbi shtëpitë e vjetra rreth 30 vite më parë, në fshatin katund i ri në Elbasan. Ajo kujton se asokohe e gjithë zona ishte një fushë e gjelbër. Mbeturinat ende nuk kishin ardhur. Edhe këtë verë malet me mbeturina që depozitohen në këtë zonë u përfshinë nga flakët. ‘Mizerabël, […]

The post ‘Jetë mizerabël’, banorët rrëfejnë skandalin e zjarreve toksike në landfilin e Elbasanit appeared first on BoldNews.al.

Alarmante, 200 vendgrumbullime ilegale mbetjesh, burim ndotje dhe sëmundjesh

By: Elva
29 October 2025 at 21:55

Menaxhimi i mbetjeve është një nga sfidat më të mëdha mjedisore me të cilat përballet Shqipëria, duke e ekspozuar vendin përpara një katastrofe mjedisore. Lumenj, përrenj, rrugë, qytete, fshatra apo dete janë mbushur me mbetje, që dëshmojnë se në këto tri dekadat e fundit politikat e ndjekura për pastrimin e vendit nuk kanë qenë të […]

The post Alarmante, 200 vendgrumbullime ilegale mbetjesh, burim ndotje dhe sëmundjesh appeared first on BoldNews.al.

PARIS – Franca ndalon hedhjen e ushqimit, detyron supermarketet ta shpërndajnë për bamirësi

24 October 2025 at 21:34

PARIS, 24 tetor /ATSH/ – Franca bëhet shteti i parë në botë që u kërkon ligjërisht supermarketeve të dhurojnë ushqimin e pashitur për bamirësi tek depot ushqimore, të  cilat më vonë ua shpëndajnë njerëzve në nevojë, shkruan thebrayipedia.com.

Sipas ‘’Zero Waste Europe’’, dyqanet më të mëdha se 400 metra katrorë duhet të nënshkruajnë marrëveshje me depot e ushqimit për të rishpërndarë artikujt e pashitur, por të sigurtë për t’u ngrënë.

Këto ushqime përfshijnë prodhime të freskëta, mallra të paketuara që janë  pranë datës së skadencës dhe artikuj të tjerë të tepërt.

Ligji gjithashtu ndalon supermarketet të prishin qëllimisht ushqimet, siç është derdhja e solucioneve që përmbajnë kimikate mbi artikujt që duhet të konsumohen nga njerëzit në nevojë.

Ky ligj do të ndihmojë miliona vakte tek njerëzit në nevojë dhe ka frymëzuar politika të ngjashme në të gjithë Evropën.

Kjo e bën Francën një lider botëror në uljen e mbeturinave ushqimore.

Sipas Autoritetit Organik, ligji lejon që bamirësitë të shpërndajnë miliona vakte shtesë çdo vit, duke përmirësuar ndjeshëm aksesin në ushqim për popullatat vulnerabël.   /os/

The post PARIS – Franca ndalon hedhjen e ushqimit, detyron supermarketet ta shpërndajnë për bamirësi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përmet, hapet qendra e rikuperimit të materialeve të riciklueshme

TIRANË, 21 tetor/ATSH/ Në qytetin e Përmetit u hap sot qendra e re e rikuperimit të materialeve të riciklueshme, financuar nga projekti i Bashkimit Europian “BE për Ekonominë Qarkulluese dhe Qytete të Jetueshme”, në bashkëpunim me Gjermaninë.

Ky investim mbron mjedisin dhe shëndetin publik, ndërsa mbështet Shqipërinë në rrugën drejt anëtarësimit në BE, veçanërisht në kuadër të Kapitullit 27 – Mjedisi dhe Ndryshimet Klimatike.

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato i pranishëm në ceremoninë e hapjes tha se “Përmeti po tregon se si mund të duket e ardhmja e ekonomisë qarkulluese në Shqipëri. Kjo qendër e re mban mbetjet larg lumenjve dhe landfilleve, krijon mundësi ekonomike dhe mbështet rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së”.

“Gjithashtu qendra tregon se kur komunitetet lokale, BE-ja dhe partnerët tanë punojnë së bashku, ndryshimi bëhet realitet”, theksoi Gonzato.

Qendra e ndërtuar me ekspertizën e GIZ — do të grumbullojë, ndajë dhe presojë materiale si plastika, letra dhe metali, duke i mbajtur larg landfilleve, lumenjve dhe natyrës.

Këto materiale të riciklueshme mund të shiten më pas tek industria e riciklimit, duke ndihmuar bashkinë të mbulojë kostot operative dhe madje të gjenerojë të ardhura.

Bashkia e Përmetit grumbullon rreth 1700 tonë mbetje në vit dhe pothuajse vetëm një e treta e tyre mund të riciklohet.

/k.s/a.f/r.e/

The post Përmet, hapet qendra e rikuperimit të materialeve të riciklueshme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kontejnerët e dyshuar me mbetje të rrezikshme, 200 metra larg nga zonat e banuara

By: FAKTOJE
13 October 2025 at 11:05

Nga Sebi Alla – “Mbetjet janë aty në ata 102 kontejnerë të mëdhenj, as 200 metra nga banesat, në fillim reaguam, tani u mësuam me helmin”, thotë gati i dorëzuar Fatmiri, banor i Lagjes “Rinia”, një zonë urbane mes Porto Romanos industriale dhe Shën Avlashit.

Plot një vit iu desh Prokurorisë së Durrësit që të kuptonte se në Shqipëri nuk ka asnjë laborator të çertifikuar për kryerjen e analizave të 2100 ton mbetje, të dyshuara të rrezikshme.

Një ditë më parë (9 tetor), ekspertët morën kampione nga 102 kontejnerët dhe i dërguan në një laborator në Itali, duke pritur tashmë përgjigjen zyrtare.

Në një vit hetim nuk ka asnjë person të marrë nën akuzë, ndërsa denoncuesit e kësaj çështje organizatën mjedisore ndërkombëtare BAN dhe drejtorin e saj Jim Puckett, e kanë “përjashtuar” nga hetimi.  

Loja me laboratorët

Me nisjen e hetimeve në tetor të vitit të kaluar, Prokuroria e Durrësit si hap të parë i kërkoi tre institucioneve shtetërore, Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, Fakultetit të Gjeologji Minierave dhe Fakultetit të Shkencave të Natyrës që të merrnin kampionë në këto kontejnerë dhe kryenin analizat nëse mbetjet ishin toksike, apo “oksid hekuri” siç paraqitej në dokumentacion nga kompania transportuese “Sokolaj shpk”.

Reagimi

Përgjigja nuk ishte befasuese, pasi të trija këto institucione i kthyen përgjigje zyrtare Prokurorisë së Durrësit se nuk kishin as laboratorë dhe as ekspertë për kryerjen e kësaj ekspertize.

Faktoje.al, në një botim të zgjeruar disa muaj më parë ngriti pikërisht këtë shqetësim mbi mungesën e laboratorëve specifik për analizimin e mbetjeve toksike. Në Mars të këtij viti, institucioni i akuzës në Durrës shprehu optimizëm se çështjen do e zgjidhte shpejt. “Aktualisht është identifikuar laboratori që plotëson dhe ka infrastrukturën për garantimin e respektimit të të gjitha protokolleve dhe standardeve ndërkombëtare dhe shumë shpejt do procedohet me marrjen dhe analizimin e mostrave”, tha zyrtarisht Prokuroria e Durrësit.

Ecuria

Por çfarë ka ndodhur? Gjashtë muaj më vonë dorëzohet sërish dhe pas plot një viti sorollatje në kërkim të laboratorëve që nuk ekzistojnë në Shqipëri, mori vendimin që ekspertiza të kryhej në Itali.

Oksid Hekuri apo EAFD?

(Photo by Adnan Beci / AFP)
. (Photo by Adnan Beci / AFP)

Organizata mjedisore ndërkombëtare “Basel Action Netëork” (BAN) me qendër në Seatle të Shteteve të Bashkuara, ngriti shqetësimin se në anijen “Molivia” të nisur nga Shqipëria më 4 korrik 2024 nëpërmjet Portit të Durrësit fshiheshin tonelata me mbetje të rrezikshme. Mbetjet dyshohet se janë marrë nga pluhuri i furnaltave të kompanisë Kurum në Elbasan e cila vepron në fushën e përpunimit të skrapit për prodhim hekuri.

BAN mori të dhëna që kjo anije bashkë me (Oksidin e Hekurit) po transportonte EAFD.

Përbërësi EAFD është material i cili vjen nga riciklimi i skrapit të çelikut dhe përmban okside metalike toksike, si (Cadmiumi dhe Kromi), të cilat konsiderohen të dëmshëm për shëndetin dhe mjedisin, çka detyroi vendin pritës Tajlandën që të kthente pas mbetjet, duke e rikthyer anijen sërish në Durrës me 28 shtator të vitit të kaluar.

Dokumentacioni

Kompania transportuese “Sokolaj shpk”, në dokumentacionin shoqërues përcaktonte se ngarkesa ishte me “Oksid Hekuri”, por dyshimet e “Basel Action Netëork”, mbesin se në kontejnerët që mbajnë 2100 ton material ka mbetje të rrezikshme EAFD.

Refuzuan denoncuesit

Drejtori Ekzekutiv i BAN, Jim Puckett erdhi në Shqipëri dhe u vetëofrua që të merrte pjesë në çdo proces të transportimit dhe analizimit të mbetjeve të dyshuara toksike, por hasi në një vështirësi të “pakalueshme”; Prokurorinë e Durrësit, ndonëse zyrtarisht u shprehën se e ftonin BAN për të paraqitur çdo dëshmi dhe dokumentacion.

“Në kuadër të këtij procedimi penal, Bazel Action Netëork dhe Mileukontakt Shqipëri, përfaqësuar nga Jim Puckett, i është drejtuar Prokurorisë Durrës nëpërmjet një emaili duke kërkuar që të pyetet si dëshmitar dhe të marrë pjesë si ekspert dhe vëzhgues gjatë procesit të marrjes së mostrave dhe analizimit”, njoftoi prokuroria, në mars të këtij viti.

Faktoje.al mëson se institucioni i akuzës ka refuzuar marrjen e dëshmisë dhe dokumentacionit që disponon BAN. “Deponimi shkresor i zotit Puckett dhe i BAN nuk është marrë në administrim nga Prokuroria e Durrësit. Pretendimi që ngritën ishte se nuk e parashikon procedura hetimore”, tha për Faktoje.al, drejtoresha ekzekutive e “Mileukontakt Albania”, Valbona Mazreku.

Mbetjet në mes të fushës

Në pjesën lindore të zonës industriale të Porto Romanos ndodhen ende 102 kontejnerët të dyshuara se mund të përmbajnë mbetje toksike.

Fillimisht ambienti është përdorur për automjetet e sekuestruara nga Policia e Durrësit, por pas vendimit për tu vendosur aty, u krye rrethimi i plotë dhe ruhet 24 orë nga një patrullë e Policisë së Shtetit.

“Kanë një vit që qëndrojnë aty, nuk dimë asgjë çfarë bëhet, problem është dhe me frikë jemi”, thotë një i ri, shitës në një market aty pranë.

Zona është lagunore dhe çdo rrjedhje e mundshme dhe dekompozim nga qëndrimi i gjatë në kontejnerë mund të përbëjë rrezik si për kontaminimin e tokës dhe ujërave nëntokësorë, por edhe drejtpërdrejtë për banorët, shtëpitë e të cilëve nuk janë më shumë se 200 metra larg. Ankthi për banorët e zonës ku ndodhen kontenierët mbetet duke pritur përgjigjen përfundimtare të analizave

The post Kontejnerët e dyshuar me mbetje të rrezikshme, 200 metra larg nga zonat e banuara appeared first on Faktoje.al.

Jaupaj: Menaxhim më i mirë përmes Operatorit Kombëtar të Trajtimit të Mbetjeve

TIRANË, 6 tetor/ATSH/ Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj prezantoi sot, në Komisionin e Ekonomisë, Punësimit dhe Financave projektligjin “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, i cili parashikon edhe krijimin e Operatorit Kombëtar të Trajtimit të Mbetjeve.

Jaupaj tha se modeli i Operatorit Kombëtar të Trajtimit të Mbetjeve, (OKTM), nuk është eksperiment por model që është në disa vende të BE-së.

“Hungaria ka një model kombëtar të trajtimit të mbetjeve në të gjitha bashkitë në të gjitha nivelet e pushtetit vendor ka një agjenci kombëtare që merret me çështjen e trajtimit dhe menaxhimit të mbetjeve. Modelet e Suedisë dhe Italisë e disa vendeve të tjera parashikojnë modele të qendërzuara në lidhje me trajtimin e mbetjeve”, theksoi Jaupaj.

“Në Shqipëri modele të ngjashme kemi në fushën e energjetikës, të cilët janë modele të suksesshme siç janë OSSHE, OST e të tjerë, të cilët kanë sjellë një përmirësim të fushës përkatëse”, tha Jaupaj.

Sipas tij, ky model parashikohet që sipas këtij pr/ligji të prezantohet edhe në fushën e menaxhimit të mbetjeve, pasi kemi të bëjmë me një infrastrukturë kritike, e cila ka nevojë për një menaxhim më të mirë.

“Nuk shkel siç e thashë edhe më parë autonominë vendore të bashkive, pasi bashkitë vazhdojnë të jenë përgjegjëset kryesore për menaxhimin e integruar të mbetjeve brenda territorit të tyre. Ajo çfarë Operatori Kombëtar i Trajtimit të Mbetjeve bën është menaxhimi i infrastrukturës fundore dhe trajtimit fundor rajonal të mbetjeve”, shtoi Jaupaj.

Ministri i Mjedisit, Jaupaj bëri të ditur se sot “kemi 7 impiante të trajtimit të mbetjeve rajonale, ku secili prej tyre ka një model menaxhimi të ndryshëm”.

“Kryesisht nuk janë shumica e bashkive ato të cilat menaxhojnë këto impiante rajonale të trajtimit të mbetjeve që ka sjellë edhe një pjesë e mirë e tyre nuk kanë aftësitë financiare apo edhe teknike për të kryer investimet e nevojshme në mënyrë që të jenë operative”, vuri në dukje ai.

Në lidhje me tarifat, Jaupaj sqaroi se “pr/ligji parashikon një vendim të veçantë të Këshillit të Ministrave për metodologjinë e tarifave”.

“Këtë angazhim e kemi marrë së bashku me ekspertë ndërkombëtarë që të parashikojmë një metodologji për përcaktimin e tarifave, e cila të jetë e përshtatshme për Republikën e Shqipërisë dhe të jetë lehtësisht e aplikueshme. Sa i takon tarifave që paguhen nga qytetarët shqiptarë për fushën e menaxhimit të mbetjeve kemi tarifat shumë herë më të ulëta se vendet  e tjera”, tha Jaupaj duke shtuar se menaxhimi i integruar i të mbetjeve është një operacion që kushton.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve lidhur me menaxhimin e mbetjeve, Jaupaj tha se situata është krejt ndryshe nga vitet e shkuara.

“Në vitin 2013 kishim vetëm një landfill rajonal atë të Bushatit. Sot kemi infrastrukturë shumë më moderne për menaxhimin e integruar të mbetjeve. Janë trashëguar gjatë periudhës së tranzicionit 202 venddepozitime ilegale sepse e tillë ishte situata”, theksoi ministri i Mjedisit.

“Gjatë kësaj periudhe është mbyllur një pjesë e mirë e tyre dhe deri në 2030 do të mbyllen të gjitha venddepozitimet ilegale”, theksoi Jaupaj.

Jaupaj vuri në dukje se pr.ligj “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, reflekton standardet më të lartë të BE-së në përputhje me kërkesat e Kapitullit 27 për mjedisin dhe ndryshimet klimatike.

Kapitulli i mjedisit është një nga kapitujt më të rëndësishëm në kuadër të procesit të integrimit, detyrimet e të cilit përcaktojnë nenin 70 të Marrëveshjes të Stabilizim-Asociimit që parashikon domosdoshmërinë e legjislacionit vendas me atë europian.

Jaupaj  u shpreh se në disa rajone të vendit janë ndërtuar dhe janë vënë në funksion disa landfille moderne, të projektuara sipas direktivave të BE-së për sigurinë mjedisore.

“Në të njëjtën kohë janë ngritur impiante të reja të trajtimit të mbetjeve. Këto investime nuk janë vetëm infrastrukturore, por dëshmi e një angazhimi për një Shqipëri më të pastër, më të gjelbër dhe më dinjitoze. Një hap tjetër i rëndësishëm është zhvillimi i impianteve të kompostimit dhe riciklimit”, tha Jaupaj.

/k.s/j.p/

The post Jaupaj: Menaxhim më i mirë përmes Operatorit Kombëtar të Trajtimit të Mbetjeve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rritja e riciklimit, finalizohet në Berat projekti për ndarjen e mbetjeve në burim

8 October 2025 at 11:21

TIRANË, 8 tetor/ATSH/ Në Berat është finalizuar me sukses projekti për ndarjen e mbetjeve në burim, me qëllim rritjen e riciklimit, duke krijuar një shembull të suksesshëm që vlen për t’u përhapur në gjithë vendin.

Kryeministri Edi Rama vlerësoi se kjo iniciativë e përqafuar nga qytetarët dhe bizneset, ka bërë që Berati të kalojë nga modeli “merr-përdor-hidh”, në një ekonomi qarkulluese, ku mbetjet kthehen në materiale të vlefshme për industrinë.

Kryeministri theksoi se kjo ka ndodhur me mbi 120 tonë letër apo mbi 8,6 tonë plastikë të llojeve të ndryshme, të cilat janë shitur përmes ankandeve sipas çdo standardi ndërkombëtar.

Rama shprehu bindjen se reforma në menaxhimin e integruar të mbetjeve do të sigurojë gjithë investimet e nevojshme në qarkun e Beratit, nga impiantet e diferencimit, të kompostimit dhe të trajtimit të ujërave të ndotura e deri te pika fundore, duke mbyllur një herë e mirë venddepozitimet e paligjshme të mbetjeve.

Disa ditë më parë këtë projekt e inspektuan edhe ministri i Mjedisit Sofjan Jaupaj dhe ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo.

Ministri Jaupaj solli në vëmendje faktin se vetëm 3 javë më parë Shqipëria hapi në Bruksel negociatat për kapitullin 27, që është kapitulli “Mjedisi dhe ndryshimet klimatike”.

Sipas ministrit, ky është një nga kapitujt më të vështirë që Republika e Shqipërisë do të negociojë për shkak edhe të rëndësisë që mjedisi ka për Shqipërinë por edhe për BE-në.

Ai vlerësoi bashkinë Berat për rezultatet konkrete të arritura, ndërsa u shpreh se ky është  projekti i parë i suksesshëm në Shqipëri për ndarjen në burim të mbetjeve bashkiake. “Qasja që ne duhet të kemi në menaxhimin e mbetjeve nis pikërisht nga ndarja në burim e mbetjeve bashkiake, më pas duke krijuar të gjithë infrastrukturën e diferencimit të këtyre mbetjeve, kapsulimit dhe bërjes së të gjitha proceseve teknologjike që ne të reduktojmë sa më shumë mbetjet që depozitohen në landfill”, shtoi ai.

Ndërkohë Demo vlerësoi se një komponent shumë i rëndësishëm i menaxhimit të mbetjeve është riciklimi.

/m.m/j.p/

The post Rritja e riciklimit, finalizohet në Berat projekti për ndarjen e mbetjeve në burim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Demo: Berati model për menaxhimin e mbetjeve, 123 tonë të ricikluara në 9 muaj

TIRANË, 7 tetor /ATSH/ Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, së bashku me ministrin e Mjedisit, Sofjan Jaupaj, përfaqësues të Ambasadës suedeze dhe drejtues të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit (AKM), vizituan qendrën e riciklimit të mbetjeve në qytetin e Beratit për të parë nga afër rezultatet e para të një projekti unik dhe inovativ në fushën e menaxhimit të mbetjeve.

Ky projekt pilot, i mbështetur nga qeveria suedeze dhe i menaxhuar 100% nga bashkia Berat, ka arritur të grumbullojë 123 tonë mbetje të riciklueshme në vetëm 9 muaj, nga të cilat gjysma tashmë janë të shitura.

Ministri Demo e cilësoi projektin si një histori suksesi dhe theksoi rëndësinë e modelit “derë më derë” të aplikuar në lagjen historike “Goricë”, ku qytetarët janë bërë pjesë aktive e procesit.

“Tradita dhe inovacioni mund të ecin dorë për dore. Ky është një hap i parë konkret drejt një ekonomie qarkulluese dhe një Shqipërie më të pastër, në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian”, u shpreh Demo.

Projekti i Beratit vjen në një moment kur kapitulli i negociatave për mjedisin në kuadër të procesit të anëtarësimit në BE ka marrë një rëndësi të veçantë, duke e bërë këtë model një shembull që mund të shërbejë për të gjithë vendin.

/e.xh//r.e/a.f/

The post Demo: Berati model për menaxhimin e mbetjeve, 123 tonë të ricikluara në 9 muaj appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

2 October 2025 at 18:08

Projektligji i ri për menaxhimin e mbetjeve urbane shkaktoi debat në Komisionin e Ligjeve, ndërkohë që pyetjet për rritjen e kostove të qytetarëve nuk morën një përgjigje të drejtpërdrejtë nga përfaqësuesit e qeverisë. Komisioni i Ligjeve mori në shqyrtim të enjten projektligjin e ri për “Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve”, i cili parashikon ngritjen e […]

The post Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend appeared first on BoldNews.al.

❌
❌