TIRANË, 31 dhjetor /ATSH/ Në prag të festave të fundvitit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka intensifikuar kontrollet dhe këshillimet në terren për garantimin e sigurisë ushqimore, bën të ditur ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla.
Sipas ministrit, kjo nismë po zhvillohet në kuadër të fushatës ndërgjegjësuese “Shijo Festat me Siguri”, e cila synon rritjen e standardeve të sigurisë ushqimore në një periudhë kur konsumi i produkteve ushqimore shënon rritje të ndjeshme.
Qarku i Vlorës ishte ndalesa e radhës e grupeve të AKU-së, ku fokusi kryesor ishte orientimi dhe këshillimi i operatorëve të biznesit ushqimor mbi rëndësinë e etiketimit të saktë të produkteve ushqimore të paketuara.
Salla nënvizoi se etiketimi në përputhje me legjislacionin në fuqi nuk është vetëm një detyrim ligjor për subjektet tregtare, por një element kyç për mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve dhe garantimin e transparencës ndaj tyre.
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bën të ditur se kontrollet dhe aktivitetet informuese të AKU-së do të vijojnë edhe në qarqe të tjera të vendit gjatë gjithë periudhës së festave, në bashkëpunim me operatorët e biznesit ushqimor, me qëllim garantimin e produkteve të sigurta dhe cilësore për qytetarët.
Fushata synon gjithashtu rritjen e ndërgjegjësimit të konsumatorëve për rëndësinë e leximit të etiketave ushqimore dhe zgjedhjen e produkteve që përmbushin standardet e sigurisë. e.xh/j.p/
Në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës (AUV) u mbajt takimi i radhës i Grupit për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, ku u diskutuan aktivitetet e deritanishme, si dhe prioritetet për periudhën e ardhshme.
Drejtori Ekzekutiv i AUV-së, Bekim Hoxha, vlerësoi punën e grupit, duke theksuar se angazhimi i tij ka sjellë rezultate konkrete në terren.
Ai nënvizoi rëndësinë e forcimit të kontrolleve kufitare, veçanërisht për produktet ushqimore që hyjnë në Kosovë përmes pikave kufitare, si mënyrë për të rritur sigurinë ushqimore dhe për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve.
Gjatë takimit, Hoxha falënderoi gjithashtu Nënkolonelin Fazli Rugova për kontributin e tij si udhëheqës i Grupit, duke i uruar pensionim të mbarë dhe duke vlerësuar përkushtimin dhe profesionalizmin e tij gjatë viteve.
Në takim morën pjesë edhe Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Blerim Gashani, përfaqësuesi i EULEX-it, Alan Wilson, si dhe përfaqësues të institucioneve anëtare të Grupit për Menaxhimin e Integruar të Kufirit.
Ky takim riafirmoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional për sigurimin e ushqimeve të kontrolluara dhe menaxhimin e efektshëm të kufijve në Kosovë.
TIRANË, 2 dhjetor /ATSH/ Ekspertë nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) dhe Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve (AKVMB) morën pjesë në takimin rajonal të dedikuar standardeve të sigurisë ushqimore dhe menaxhimit të sëmundjeve që rrezikojnë bujqësinë mesdhetare.
Takimi u zhvillua në rajonin e Pulias, Itali, në Qendrën Ndërkombëtare për Studime të Avancuara Agronomike Mesdhetare (CIHEAM).
Fokusi kryesor i aktivitetit ishte sëmundja bakteriale “Xylella Fastidiosa”, e cila përbën kërcënim serioz për ullishtat dhe një sërë bimësh të tjera në vendet e Mesdheut. Takimi synoi shkëmbimin e praktikave më të mira ndërmjet vendeve pjesëmarrëse dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal për mbrojtjen e bimësisë dhe sigurisë ushqimore.
Në aktivitet morën pjesë përfaqësues nga disa vende të Ballkanit, përfshirë Malin e Zi, Kosovën, Bosnje Hercegovinën, Serbinë dhe Shqipërinë. Delegacioni shqiptar, i përbërë nga ekspertë të AKU dhe AKVMB, kontribuoi me eksperiencën e tyre teknike dhe prezantoi qasjet që po aplikohen në vend për monitorimin dhe parandalimin e përhapjes së sëmundjeve bakteriale.
Gjatë takimit u trajtuan tema të rëndësishme, si: metodat moderne të parandalimit dhe kontrollit të “Xylella Fastidiosa”; legjislacioni dhe rregulloret e Bashkimit Evropian për mbrojtjen e bimëve; gjendja aktuale e dëmtuesit, përfshirë bartësit, simptomat, shpërndarjen dhe epidemiologjinë; zhvillimet e fundit shkencore dhe teknologjike në fushën e fitopatologjisë; aplikimi i praktikave të reja në terren dhe rezultatet e arritura nga vendet pjesëmarrëse; fushatat e ndërgjegjësimit dhe komunikimit për fermerët dhe komunitetet bujqësore.
Pjesëmarrja e ekspertëve shqiptarë në këtë takim shënon një hap të rëndësishëm për forcimin e kapaciteteve profesionale dhe rritjen e përputhshmërisë së standardeve me ato të Bashkimit Evropian në fushën e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së bimëve.
Ky bashkëpunim rajonal pritet të sjellë përfitime të drejtpërdrejta edhe në menaxhimin e rreziqeve fitosanitare në Shqipëri, duke ndihmuar në ruajtjen e prodhimit vendas dhe garantimin e cilësisë së tij. /j.p/
Eksperti Granit Sokoli ka ngritur një paralajmërim serioz për bizneset ushqimore, të mëdha dhe të vogla, të cilat, sipas tij, rrezikojnë të mbyllen me hapjen e kapitullit të BE-së për sigurinë ushqimore nga ana e Shqipërisë.
Sokoli thekson se ky është një realitet që nuk thuhet me zë të lartë, por është krejtësisht i vërtetë.
“Për të plotësuar standardet e Bashkimit Europian, me gjithë dhimbjen që do t’i kushtojë bizneseve, një pjesë e tyre do të mbyllen sidomos për qumështin apo mishin. Do të mbyllen kur ne të jemi anëtarë. Ato që nuk kanë NIPT nuk do të ekzistojnë fare".
"Nëse nuk merrni masa, edhe nëse je një biznes i madh, tregu do të të nxjerrë jashtë, sepse nuk i plotëson kushtet. Bizneset janë të detyruara t’i plotësojnë këto standarde, dhe nëse nuk i përmbushin, janë jashtë. Bizneset kanë kohë të marrin masa dhe të investojnë, pohon Sokoli në A2 CNN.
Eksperti paralajmëron se bizneset kanë kohë për të bërë investimet e nevojshme, për të përmirësuar higjienën, gjurmueshmërinë, dokumentacionin dhe standardet teknike.
TIRANË, 7 nëntor /ATSH/ Politikat mjedisore të Shqipërisë deri në vitin 2030 dhe rruga drejt përafrimit me standardet e Bashkimit Europian ishin në qendër të diskutimeve gjatë Panairit Ndërkombëtar të Tiranës, që po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve.
Në një panel të posaçëm sot mbi “Ekonominë qarkulluese dhe politikat mjedisore të qëndrueshme”, ekspertë dhe përfaqësues të institucioneve publike theksuan rëndësinë e bashkëpunimit mes institucioneve, bizneseve dhe komuniteteve për arritjen e objektivave mjedisore kombëtare.
Ligji i ri për menaxhimin e mbetjeve, hap konkret drejt përafrimit me BE-në
Zëvendësministrja e Mjedisit, Elda Xhumari foli për ligjin e ri për menaxhimin e integruar të mbetjeve, i cili, sipas saj, përbën një nga hapat më konkretë që ka ndërmarrë Shqipëria drejt përafrimit me direktivat e BE-së.
“Ky ligj ka në bazë parimin ‘ndotësi paguan’ dhe parashikon instrumente të qarta për ndërgjegjësimin e qytetarëve, bizneseve dhe institucioneve. Qasja jonë është që strategjitë të kthehen në objektiva të matshëm dhe të arritshëm”, u shpreh Xhumari.
Ajo shtoi se aktualisht janë në proces diskutimi tre projektligje të tjera që ndjekin të njëjtin parim, duke përfshirë gjithashtu stimuj fiskalë dhe penalitete për ata që nuk respektojnë standardet mjedisore.
“Marrim modelet më të mira europiane dhe i përshtatim me realitetin shqiptar. Qëllimi është të motivojmë bizneset për të përdorur materiale të riciklueshme dhe për të reduktuar ndotjen”, theksoi zëvendësministrja.
Roli i komuniteteve dhe edukimit mjedisor
Në panel mori fjalën edhe Gëzim Shuli, drejtor ekzekutiv i shoqatës AlbNatyra, i cili theksoi rolin e rëndësishëm që kanë komunitetet në nismat mjedisore.
“Nuk janë gjithmonë bizneset që nisin iniciativa ‘green’, por njerëzit dhe komunitetet. Kur përfshijmë qytetarët në aktivitete konkrete, ndërgjegjësimi është shumë më i lartë se kur flasim në teori”, u shpreh Shuli.
Ekuilibri mes politikës dhe qytetarit
Eksperti i Institutit të Kërkimeve Urbane, Erni Kocani, e cilësoi zhvillimin e politikave mjedisore si një proces evolucionar social, ku ndërgjegjësimi publik dhe politika ecin paralelisht.
“Në dekadat e fundit, shoqëritë kanë kaluar nga kërkesa për mirëqenie ekonomike drejt kërkesës për të drejta mjedisore. Ligjet lindin si përgjigje ndaj ndërgjegjësimit qytetar, por edhe aktivizimi është shtytës për politikat publike”, tha Kocani. Ai theksoi se bizneset po fillojnë ta shohin mbrojtjen e mjedisit si mundësi zhvillimi ekonomik, duke u orientuar drejt praktikave të qëndrueshme dhe investimeve “green”.
Ekonomia qarkulluese, përtej “greenwashing”
Panelistët ranë dakord se ekonomia qarkulluese po shënon një fazë të re në Shqipëri, ku konceptet e qëndrueshmërisë nuk lidhen më vetëm me imazhin apo marketingun “green”, por me qasje konkrete financiare dhe mjedisore të qëndrueshme.
“Sot qëndrueshmëria nuk është më një luks apo trend, por një domosdoshmëri për zhvillimin ekonomik dhe social të vendit”, u theksua në përfundim të diskutimit.
Siguria Ushqimore në Fokus të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës: Produktet shqiptare më të sigurta se ato të importit
Siguria ushqimore ishte një nga temat kryesore të diskutimit në edicionin e 31-të të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës, organizuar nga Klik Ekspo Group. Ekspertë dhe përfaqësues institucionalë theksuan rëndësinë e teknologjisë dhe kontrolleve digjitale për garantimin e produkteve të sigurta në treg.
Zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Arjan Jaupllari vuri në dukje nevojën për futjen e sistemeve elektronike të gjurmimit të produkteve dhe për rritjen e numrit të profesionistëve në fusha si agronomia, veterinaria dhe bioteknologjia.
“Siguria ushqimore është mision që kërkon teknologji dhe ekspertizë. Duhet t’u japim fermerëve mjetet për ta garantuar atë”, tha ai.
Ndërkohë, përfaqësuesja e Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, Jona Boci, deklaroi se produktet shqiptare janë më të sigurta se ato të importit.
“Shumica e problematikave me pesticide janë gjetur te produktet e importuara, kryesisht nga rajoni. Produktet shqiptare janë më të kontrolluara dhe më të sigurta”, u shpreh Boci.
Nga ana tjetër, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) përmes përfaqësueses Yllka Allaraj, bëri të ditur se sistemi “Alert” funksionon në kohë reale për gjurmimin dhe bllokimin e produkteve të dyshuara, duke garantuar mbrojtjen e konsumatorit.
Alergjitë ushqimore po bëhen gjithnjë e më të shpeshta, dhe keqkuptimet rreth tyre mund të jenë të rrezikshme. Është thelbësore të kuptohen rreziqet reale dhe të mbrohet fëmija në kohë
Me rritjen e rasteve të alergjive ushqimore, janë shtuar edhe besimet e gabuara për to. Disa mite mund të jenë veçanërisht të rrezikshme, si për shembull besimi se Benadryl është po aq efektiv sa auto-injektori i adrenalinës (EpiPen) për ndalimin e një reaksioni alergjik.
Për të mbrojtur fëmijën tuaj, është e rëndësishme të njihni faktet reale rreth alergjive ushqimore.
Ja të vërtetat që qëndrojnë pas disa prej miteve më të zakonshme:
Miti 1: Alergjitë ushqimore nuk janë aq serioze
E vërteta: Alergjitë ushqimore mund të jenë fatale
Nuk janë vetëm një irritim i lehtë ndaj ushqimit. - Alergjitë ushqimore mund të shkaktojnë një reagim të rëndë, potencialisht kërcënues për jetën, të quajtur anafilaksi, ku trupi përjeton shok, shpjegon dr. Amanda Li Pratt, specialiste e alergjisë dhe imunologjisë pediatrike në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit Duke në Durham, Karolina e Veriut.
Gjatë anafilaksisë, tensioni i gjakut bie dhe rrugët e frymëmarrjes ngushtohen, duke e bërë frymëmarrjen të vështirë. Disa fëmijë zhvillojnë skuqje të lëkurës ose puçrra, ndërsa të tjerë ndiejnë nauze dhe vjellin. Nëse nuk trajtohet menjëherë me injeksion epinefrine, mund të jetë fatale, transmeton Telegrafi.
Miti 2: Mjafton Benadryl, nuk ka nevojë për EpiPen
E vërteta: Antihistaminikët, si difenhidramina (Benadryl), nuk ndalin anafilaksinë.
- Epinefrina është “linja e parë e trajtimit”, thekson dr. Christopher Kodispoti, specialist i alergjive dhe imunologjisë në Qendrën Shëndetësore të Universitetit të Teksasit në Houston.
Në rast të një reagimi të rëndë, nevojitet epinefrina, zakonisht në formën e një auto-injektori si EpiPen, sepse vepron shpejt duke hapur rrugët e frymëmarrjes, rregulluar tensionin e gjakut dhe ritmin e zemrës, si dhe ulur kruajtjen dhe puçrrat.
Antihistaminikët mund të përdoren vetëm si shtesë për simptoma të lehta, si rrjedhje hundësh apo kruarje në gojë, shton ai.
Miti 3: Pak ushqim alergjik nuk bën dëm dhe madje mund të ndihmojë trupin të mësohet me të
E vërteta: Edhe një sasi shumë e vogël alergjeni mund të shkaktojë anafilaksi.
Fëmija duhet të shmangë çdo kontakt me ushqimin përkatës. - Trupi mund ta njohë alergjenin edhe në sasi minimale dhe të reagojë, thekson dr. Kodispoti.
Ekspozimi i qëllimshëm ndaj alergjenit duhet të bëhet vetëm nën mbikëqyrjen e mjekut, përmes imunoterapisë orale, që konsiston në dhënien graduale të dozave shumë të vogla për të trajnuar sistemin imunitar pa shkaktuar reaksion.
Miti 4: Intoleranca ushqimore dhe alergjia ushqimore janë e njëjta gjë
E vërteta: Alergjia dhe intoleranca ushqimore janë plotësisht të ndryshme.
Intoleranca mund të jetë e pakëndshme, por rrallëherë kërcënuese për jetën.
- Alergjia ushqimore është një reagim imunitar ndaj një ushqimi, i ndërmjetësuar nga antitrupa, që mund të çojë në simptoma të rrezikshme për jetën, shpjegon dr. Pratt. Ndërsa intoleranca ushqimore mund, por nuk duhet domosdoshmërisht të përfshijë sistemin imunitar, dhe zakonisht shfaq simptoma më të lehta si probleme gastrointestinale, dhimbje koke ose irritime të lëkurës.
Miti 5: Testet për alergjitë ushqimore janë gjithmonë të sakta
E vërteta: Testet e lëkurës dhe të gjakut mund të japin rezultate pozitive të rreme.
Për diagnostikimin e saktë, standardi i artë është testi oral ushqimor, shpjegon dr. Pratt.
Kjo procedurë bëhet nën mbikëqyrje mjekësore: fëmijës i jepen sasi shumë të vogla dhe të kontrolluara të ushqimit të dyshuar, ndërkohë që monitorohet vazhdimisht për çdo shenjë reagimi. Nëse shfaqen simptoma, testi ndërpritet menjëherë dhe aplikohet trajtimi përkatës.
Miti 6: Alergjitë ushqimore shfaqen vetëm në fëmijëri
E vërteta: Alergjitë mund të zhvillohen në çdo moshë.
- Kam diagnostikuar njerëz edhe në moshën 70 apo 80-vjeçare, thekson Kodispoti. Tek të rriturit, alergjitë më të zakonshme janë ndaj peshkut, butakëve, kikirikut dhe frutave të thata.
Miti 7: Fëmija do të ketë gjithmonë alergjinë ushqimore
E vërteta: Disa fëmijë mund ta kapërcejnë alergjinë me kalimin e kohës.
- Rreth 80% e fëmijëve me alergji ndaj vezës ose qumështit e kapërcejnë atë, thotë dr. Pratt. Ndërsa për kikirikët dhe frutat e thata, vetëm 20% e fëmijëve arrijnë ta tejkalojnë. Sa më herët të diagnostikohet alergjia, aq më e madhe është gjasat që ajo të kalojë me kohën.
Miti 8: Nëse një përbërës nuk është i listuar në menynë e restorantit, është i sigurt për konsum
E vërteta: Jo të gjithë përbërësit përmenden në menu, ndaj duhet pasur kujdes.
Gjithmonë pyesni kamerierin ose menaxherin për listën e plotë të përbërësve dhe mënyrën e përgatitjes së ushqimit. - Duhet treguar kujdes ndaj kontaminimit të kryqëzuar gjatë përgatitjes në kuzhinë, paralajmëron Kodispoti.
Përfundim
Alergjitë ushqimore tek fëmijët janë në rritje.
Ato mund të jenë kërcënuese për jetën - mbani gjithmonë me vete epinefrin për çdo rast reagimi.
Fëmija mund ta tejkalojë alergjinë me kalimin e kohës, veçanërisht në rastet e alergjisë ndaj qumështit apo vezëve.
Emisioni “Fiks Fare” zbuloi një tjetër skandal, që cënon rëndë sigurinë ushqimore në Shqipëri. Kafshë të pa kontrolluara dhe pa asnjë certifikatë shëndetësore vijnë kontrabandë nga Maqedonia e Veriut. Pas këtyre informacioneve, grupi i emisionit investigativ udhëtoi në Dibër të Madhe. Kontrabanda bëhet në afërsi të Doganës së Bllatës dhe deri më sot, asnjë institucion […]
Një tjetër rast alarmant i sigurisë ushqimore në Shqipëri. Çokollatat me krimba në Tiranë ka rikthyer vëmendjen te mungesa e kontrolleve sanitare. Rasti i raportuar së fundmi në rrugën “Kristaq Çapo” në Tiranë, ku qytetarët kanë gjetur krimba të gjallë brenda paketimit të çokollatave, ka shkaktuar shqetësim të madh publik. Denoncimi i bërë nga një […]
PARIS, 24 tetor /ATSH/ – Franca bëhet shteti i parë në botë që u kërkon ligjërisht supermarketeve të dhurojnë ushqimin e pashitur për bamirësi tek depot ushqimore, të cilat më vonë ua shpëndajnë njerëzve në nevojë, shkruan thebrayipedia.com.
Sipas ‘’Zero Waste Europe’’, dyqanet më të mëdha se 400 metra katrorë duhet të nënshkruajnë marrëveshje me depot e ushqimit për të rishpërndarë artikujt e pashitur, por të sigurtë për t’u ngrënë.
Këto ushqime përfshijnë prodhime të freskëta, mallra të paketuara që janë pranë datës së skadencës dhe artikuj të tjerë të tepërt.
Ligji gjithashtu ndalon supermarketet të prishin qëllimisht ushqimet, siç është derdhja e solucioneve që përmbajnë kimikate mbi artikujt që duhet të konsumohen nga njerëzit në nevojë.
Ky ligj do të ndihmojë miliona vakte tek njerëzit në nevojë dhe ka frymëzuar politika të ngjashme në të gjithë Evropën.
Kjo e bën Francën një lider botëror në uljen e mbeturinave ushqimore.
Sipas Autoritetit Organik, ligji lejon që bamirësitë të shpërndajnë miliona vakte shtesë çdo vit, duke përmirësuar ndjeshëm aksesin në ushqim për popullatat vulnerabël. /os/
Suedia do të fillojë të mbushë rezervat e saj me ushqime për herë të parë që nga Lufta e Ftohtë, mes frikës së një lufte me Rusinë.
Pasi i dha fund politikës së saj të gjatë të mos-angazhimit ushtarak dhe iu bashkua NATO-s në vitin 2024, vendi skandinav po merr disa masa drastike për të "ndërtuar forcë në mbrojtjen e re totale".
Qeveria e saj njoftoi planet për të investuar 575 milionë korona (rreth 50 milionë euro) - si pjesë e buxhetit të vitit 2026 - për të krijuar rezervat e drithërave, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Ministri i mbrojtjes civile Carl-Oskar Bohlin tha: "Ne jemi të vetëdijshëm se rreziku që Suedia të shkëputet plotësisht është shumë i ulët, por rreziku i ndërprerjes së zinxhirëve kompleksë të furnizimit me pasoja të mëdha dhe të paparashikueshme në rast lufte dhe konflikti është për fat të keq më i mundshëm".
Bohlin tha në një deklaratë se rezervat e para të drithërave emergjente do të jenë në veri të Suedisë, një rajon që rrezikon të izolohet në një konflikt.
Ai theksoi se kjo nuk ishte një zgjedhje “e rastësishme”, duke shtuar: “Vendndodhja e rëndësishme ushtarake-strategjike e Suedisë Veriore e kombinuar me një shkallë të ulët të vetëmjaftueshmërisë në drithëra e bën urgjente vendosjen e magazinimit fizik këtu sa më shpejt të jetë e mundur”.
“Prandaj, qeveria ka përshpejtuar planifikimin dhe zbatimin e këtij grumbullimi pikërisht sepse nuk ka kohë për të humbur”.
Suedia ringjalli strategjinë e saj të "mbrojtjes totale" në vitin 2015 pas aneksimit të Krimesë nga Rusia, dhe më shumë masa u prezantuan pas pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës në vitin 2022.
Ideja është të mobilizohet e gjithë shoqëria, nga autoritetet te qytetarët dhe bizneset, për t'i rezistuar kolektivisht agresionit të armatosur, duke ruajtur funksionet thelbësore.
Kujtojmë se diku tjetër në Evropë, ministrat e mbrojtjes të BE-së do të mblidhen sot në Bruksel për të diskutuar forcimin e aftësisë së aleancës për t'iu kundërvënë inkursioneve ajrore ruse. /Telegrafi/
Policia e Dibrës ka goditur një rast të kontrabandës me mallra të ardhura nga Maqedonia e Veriut. Gjatë aksionit u arrestua në flagrancë një 42-vjeçar nga Maqellarë, i cili transportonte mallra të ndryshme të kontrabanduara, ndërsa në pranga përfundoi edhe një doganier i Degës Doganore Bllatë, i dyshuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Një tjetër […]
Në realitetin e përditshëm, qytetarët po përballen me një barrë ekonomike gjithnjë e më të rëndë. Çmimet e produkteve ushqimore janë rritur ndjeshëm, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë për familjet shqiptare të mbulojnë nevojat bazë të përditshme.
Nga buka dhe qumështi, te frutat dhe perimet, çdo artikull në shportën e përditshme ka shënuar rritje.
Kjo situatë po thellon pasigurinë ekonomike dhe po prek veçanërisht shtresat e mesme dhe të ulëta të shoqërisë.
Të martën edhe Agjencia e Statistikave njoftoi se në gusht çmimet ishin për 4.5 për qind më të larta krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar.
Njohësi i çështjeve ekonomike, Safet Gërxhaliu ka thënë për Telegrafin se inflacioni po e bën çdo ditë e më shumë të vështirë jetën në Kosovë.
"Është vërtetë që agjenda politike në Kosovë është duke e ngulfatur sektorin privat dhe zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm. Vetë fakti që kemi masa ndëshkuese nga Bashkimi Evropian dhe nuk ka projekte të cilat mund të jenë infuzion për mbështetje për zhvillim ekonomik, për mbështetje të sektorit privat është një situatë e vërtetë shqetësuese”, theksoi ai.
Gërxhaliu po ashtu theksoi se edhe mungesa e institucioneve e ka bërë që të rëndohet edhe më shumë situate ekonomike.
“Dhe lind pyetja, po të mos ishte edhe ndihma nga diaspora? Atëherë, çfarë kishte me ndodhë me Kosovën, paramendoni të kemi vetëm pesëdhjetë për qind rënie të remitancave, çfarë situate sociale kish me qenë në Kosovë? vërtet e trishtë. Mirëpo, ajo çka është duke rënduar situatën aktuale në Kosovë është një inflacion, i cili vërtet po e bën dhe po e vështirëson edhe të jetuarit në Kosovë”, nënvizoi ai.
Duke folur për çmimet e larta, Gërxhaliu tha se në Kosovë ka rënë në mënyrë drastike fuqia blerëse.
“Fakti që në mënyrë zyrtare kemi një në inflacion 4 apo 5 përqind ndoshta është më tepër në realitet, atë çfarë e keni blerë para sa vitesh, me njëqind euro sot nuk mjaftojnë 200 euro”, theksoi ai.
Derisa çmimet vazhdojnë të ngritën çdo ditë, Gërxhaliu tha se pagat kanë mbetur të ngrira.
“Dhe në këtë drejtim kemi paga të ngrirura qoftë në sektorin privat, qoftë në administratë dhe kur dihet fakti tjerë, që Kosova është shndërruar në një vend të varur nga importi, kemi rritje enorme të importit, situata aktuale është mjaft shqetësuese”, ka thënë mes tjerash ai.
Ai ka pohuar se e më e keqja është se kjo është si një metastazë që godet më së shumti shtresën e mesme dhe të varfër.
“Duke pasur parasysh faktin që në Kosovë kemi shumë tepër shtresë të nivelit të ulët sesa të lartë, atëherë situata vërtet është mjaft shqetësuese dhe vetë fakti që tani kemi një situatë pa institucione, kemi ngritje të çmimit të energjisë elektrike, deklaroi ai.
Sipas Gërxhaliut, një shtet i varur nga importi, ka pak mundësi për të gjetur zgjidhje për të ulur inflacionin.
“Ky është realiteti që vërtet në Kosovë fuqia blerëse është çdo ditë e me ulët dhe situata është shumë pak shpresëdhënëse, dhe kur e kemi parasysh që politika është shumë tepër e orientuar për pushtet, sesa për qytetarë dhe për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm”, u shpreh ai.
Raporti i Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Agjencia e Statistikës së Kosovës (ASK) ka prezantuar të martën për përdoruesit Vjetarin Statistikor të Republikës së Kosovës për vitin 2025.
Në raport vërehet se produktet ushqimore bazike kanë përjetuar ngritje nga viti në vit.
ASK
Ndërsa janë bërë publike edhe niveli i pagës mesatare bruto dhe neto që nga viti 2012 deri në vitin 2024.
Zyra Komunale për Komunitete dhe Kthim ka shpallur listat e përfituesve për dy kategori të mbështetjes sociale për vitin 2025: shpërndarjen e druve të zjarrit dhe ndarjen e pakove ushqimore e higjienike, përcjell Telegrafi.
Sipas njoftimit, përfituesit janë përzgjedhur në bazë të kritereve të përcaktuara nga Komuna, duke synuar mbështetjen e familjeve më të cenueshme sociale dhe ekonomike, si dhe komuniteteve me nevoja të veçanta.
Lista e përfituesve për të dy kategoritë është publikuar në faqen zyrtare të Komunës së Prizrenit dhe është e qasshme për qytetarët që dëshirojnë të informohen rreth procedurave dhe mënyrës së shpërndarjes.
Ky program mbështetës është pjesë e angazhimit të Komunës së Prizrenit për të ofruar ndihmë të drejtpërdrejtë për qytetarët në nevojë dhe për të përmirësuar mirëqenien e tyre sociale. /Telegrafi/
Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetarja e Komisionit të Çështjeve Europiane, Jorida Tabaku, ka ngritur shqetësimin për sigurinë ushqimore në Shqipëri, pas rasteve të përsëritura ku produkte shqiptare janë bllokuar në kufijtë e Bashkimit Europian për shkak të niveleve të larta të pesticideve. “Çfarë vendosim në tryezat tona çdo ditë nuk është thjesht një zgjedhje […]
Prokuroria e Beratit njoftoi të mërkurën më 10 shtator fillimin e hetimeve ndaj pronarit të kompanisë Era-Fruit, Mariglen Qorri, si dhe ndaj dy inspektorëve të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, AKU, dega Berat, Ronaldo Lika dhe Griselda Doksani, pas bllokimit dhe asgjësimit të ngarkesës me 8 ton domate në Kroaci që dyshohet se përmbanin tej normave […]
Tani që vera po i afrohet fundit, shumë njerëz fillojnë të ëndërrojnë për gatimet e tyre të preferuara si supat, gjellët apo tavat që ngrohin shpirtin gjatë ditëve të ftohta të dimrit. Shumë prej këtyre recetave të dashura kanë si përbërës kryesor patatet, por ruajtja e tyre pa i lënë të mbijnë para kohe mund të jetë një sfidë nëse nuk i dini metodat e duhura.
Karen Lamar, eksperte e ruajtjes së ushqimeve nga Organic Cottonmart, tregon se një nga gabimet më të mëdha që bëjmë është vendosja e patateve në banak, pranë disa perimeve të tjera.
Ajo shpjegon:
“Kur flasim për ruajtje afatgjatë, si patatet ashtu edhe qepët zgjasin më shumë se shumica e perimeve. Kështu që mund të mendohet: ‘Pse të mos i ruajmë bashkë në të njëjtin vend?’ Por kjo nuk është aspak ide e mirë, sepse qepët lëshojnë gaz etilen, i cili i bën patatet të mbijnë më shpejt”.
Si të mbani patatet të freskëta për më gjatë
Shmangni vendosjen pranë qepëve, hudhrave dhe domateve, pasi këto perime lëshojnë sasi të mëdha të etilenit, një hormon natyral që ndihmon pjekjen e frutave dhe perimeve. Për pasojë, patatet fillojnë të mbijnë shumë më shpejt.
Këto perime gjithashtu përmbajnë shumë ujë, që do të thotë se çlirojnë lagështi – dhe kjo mund të çojë në prishjen ose mykjen e patateve.
Vendi më i mirë për ruajtjen e patateve:
Karen këshillon që patatet të mbahen sa më larg dritës së diellit. Sipas saj drita e bën pataten të ‘mendojë’ se ka ardhur koha të mbijë, duke e shtyrë të prodhojë klorofil, i cili i jep ngjyrën jeshile dhe e bën të hidhur në shije.
“Po ashtu, lagështia e lartë është armik i madh i ruajtjes afatgjate. Prandaj, zgjidhja më e mirë është një vend i thatë dhe i errët, si për shembull bodrumi, depo ushqimore, apo ndonjë cep të fshehtë të kuzhinës”. /Telegrafi/
“Rastet konfirmojnë dështimin kriminal të qeverisë në fushën jetike të sigurisë ushqimore.” Kështu është shprehur anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari, në një deklaratë nga selia blu, pasi shtete si Kroacia, Sllovenia, apo Bosnja, kanë bllokuar tonelata ngarkesa me produkte të ardhura nga Shqipëria si pjeshkë, speca apo domate, për shkak se pas analizave […]
“Nuk dimë se çfarë po hamë. Por, dimë që po hapin lloj e lloj sëmundjesh. Nuk po na ikin sëmundjet nga këto pisllëqet që hamë. Nuk kanë të përfunduar virozat”.
Domate me pesticide nga Berati dhe pjeshkë me përmbajtje të metaleve të rënda nga Divjaka… siguria ushqimore në vend është vënë sërish në pikëpyetje. Këtë herë “alerti” vjen nga Kroacia dhe Bosnje-Hercegovina.
Autoritetet e dy shteteve asgjësuan plot 9 ton me produkte ushqimore të importuara nga Shqipëria.
“Menjëherë pas marrjes së njoftimit, rasti i kaloi për ndjekje strukturave të Drejtorisë Rajonale të AKU Fier. U krye inspektim në operatorin eksportues, ku rezultoi se nuk ka gjendje të produktit në magazinat e tij. Subjekti disponon sistem gjurmueshmërie, ku u verifikua se produkti është dërguar i gjithi për eksport dhe nuk është shpërndarë në tregun vendas. Sasia prej 5562 kg pjeshkë janë dërguar drejt Kroacisë, ku dhe janë asgjësuar pas rezultatit të analizës laboratorike”, u shpreh AKU.
Megjithëse Autoriteti Kombëtar i Ushqimit thotë se, të paktën asnjë prej domateve me përmbajtje të helmit që përdoret për të vrarë insektet “chlorfenapyr” nuk është hedhur në tregun vendas, qytetarët janë të shqetësuar.
“Shteti mos të merret me këto çadrat, por të merret me kontrollet e çmimeve dhe cilësisë. Ku ta kontrollojmë ne? Ne mundohemi të blejmë te këta që janë të fshatit”, thotë një qytetare për A2.
“Është shumë shqetësuese. Nuk kemi mundësi të dimë nga vjen ushqimi, si është përgatitur apo sa është i kontrolluar. Ndihen shumë të pasigurt për shëndetin e familjes sonë dhe mezi presim që autoritetet të marrin masa konkrete”, shton një tjetër.
Një udhëtim mes shijes dhe pasigurisë, që tregon se pas çdo fruti të bukur, fshihet një pyetje e madhe: a është ky ushqim i sigurt për ne dhe familjet tona? Kësaj të fundit as tregtarët nuk dinë t’i japin përgjigje: “Ne përpiqemi të ofrojmë ushqime të sigurta, por është shumë e vështirë të kontrollosh çdo produkt që vjen nga furnizuesit. Shpesh marrim dokumentacionin e nevojshëm, por qytetarët nuk e shohin këtë dhe na fajësojnë pa e ditur situatën e plotë. Do të ishte shumë më mirë sikur autoritetet të bënin kontrolle më të shpeshta dhe transparente, në mënyrë që edhe ne, edhe konsumatorët të ndiheshim të sigurt”.
E teksa qytetarët ndihen të pasigurt, tregtarët përpiqen të shpjegojnë diferencat mes produkteve të fushës dhe atyre të serrës, ndërsa sëmundjet dhe pesticidet duket se bëjnë pjesë të përditshmërisë së tavolinës sonë.
“Domatja e fushës ka shije të veçantë dhe është shumë më e natyrshme, por nuk zgjat shumë dhe mund të ketë defekte natyrore. Domatja nga serra është më e bukur në pamje, më uniforme dhe zgjat më shumë në treg, por shpesh ka përdorim plehesh kimikë dhe nuk ka të njëjtën shije. Klientët shpesh nuk e dallojnë këtë diferencë dhe mendojnë se po blejnë diçka të njëjtë, por në fakt janë dy produkte shumë të ndryshme në cilësi dhe shije”, thekson tregtari.
Kjo është hera e disatë që produktet ushqimore shqiptare asgjësohen apo kthehen në pikat kufitare për shkak të përmbajtjes së lartë të pesticideve. Fundvitin e shkuar u bllokuan disa tonelata me mandarina dhe kastravecë për shkak të niveleve të larta të pesticideve.
Vetëm këtë verë, shtetet fqinje kanë kapur disa ngarkesa me produkte shqiptare, të cilat përmbajnë kimikate të rrezikshme jashtë normave. Domate, pjeshkë, speca etj etj. Praktikisht çdo perime apo frut të konsumit të përditshëm. Për të njëjtën periudhë në tregun e brendshëm, Autoriteti ynë i Ushqimit nuk ka kapur asnjë ngarkesë apo parti produkti, jashtë […]
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale lidhur me rastin e fundit të bllokimit të pjeshkëve shqiptare në kufirin me Kroacinë për shkak të nivelit të lartë të kimikateve. Tabaku kujtoi se ky është rasti i radhës pas mandarinave, domateve dhe specave që janë ndaluar më herët në […]