Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 10 January 2026Main stream

Përfshihet nga flakët traileri me karburant në Rrugën e Kombit

By: V K
10 January 2026 at 10:59

Mbrëmjen e djeshme, një trailer-autobot që transportonte karburant, është përfshirë nga zjarri në Rrugën e Kombit, në kilometrin e 34-të të autostradës.

Flakët shpërthyen në pjesën e pasme të mjetit dhe situata u konsiderua me rrezik të lartë, për shkak të sasisë së madhe të karburantit që ndodhej në depozitë.

Zjarri u lokalizua dhe u fik pa u përhapur në rezervuarët e karburantit, duke shmangur një shpërthim të mundshëm.

Për momentin nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa ende nuk ka informacion zyrtar për shkaqet e zjarrit.

The post Përfshihet nga flakët traileri me karburant në Rrugën e Kombit appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Grabitje me armë zjarri në një pikë karburanti në Fushë-Krujë

By: Elva
5 January 2026 at 20:24

Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e së hënës në një pikë karburanti në Fushë-Krujë. Sipas A2CNN, një person që lëvizte me një automjet taksi ka kërcënuar me armë punonjësit e karburantit dhe ka marrë xhiron ditore. Pas kryerjes së grabitjes, autori ka braktisur taksinë dhe është larguar në drejtim të fshatrave përreth […]

The post Grabitje me armë zjarri në një pikë karburanti në Fushë-Krujë appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Përfshihet nga flakët rafineria e madhe e karburanteve në Rusi

By: Re Nato
25 December 2025 at 19:04

Në qytetin Novoshakhtinsk në rajonin rus të Rostovit, banorët raportuan një seri shpërthimesh dhe një zjarr të madh në një rafineri nafte lokale.

Guvernatori i rajonit konfirmoi se shkaku i shpërthimeve ishte një sulm ajror, shkruan Ukrainska Pravda.

Në rrjetet sociale u publikuan fotografi dhe video që tregojnë një kolonë të dendur tymi mbi zonën ku ndodhet objekti.

“Si pasojë e sulmit ajror, ka pasur shpërthime në zonën e qytetit Novoshakhtinsk. Sipas informacioneve të para, nuk ka të vdekur apo të lënduar. Informacionet po verifikohen. Shërbimet e emergjencës janë në terren dhe po organizohet fikja e zjarrit,” deklaroi guvernatori Jurij Sljusar.

The oil refinery in Novoshakhtinsk, southern Russia, has reportedly just been hit.

It has been targeted by Ukrainian drones multiple times before.
📹 Exilenova+ pic.twitter.com/xAlvYcQBc9

— Euromaidan Press (@EuromaidanPress) December 25, 2025

 

Punonjësit e Bashkisë së Vlorës, vjedhin karburant nga mjetet e punës në pikën e grumbullimit të mbetjeve

By: Elva
25 December 2025 at 13:12

Tre punonjës të Bashkisë së Vlorës janë pezulluar nga detyra që prej 19 dhjetorit 2025, pasi dyshohet se kanë marrë karburant nga mjetet e punës në Pikën e Grumbullimit të Mbetjeve. Gjithashtu është nisur procedim disiplinor edhe ndaj një efektivi të Policisë Bashkiake, i cili duhej të kontrollonte zonën. Rasti u evidentua pasi u ngritën […]

The post Punonjësit e Bashkisë së Vlorës, vjedhin karburant nga mjetet e punës në pikën e grumbullimit të mbetjeve appeared first on BoldNews.al.

Përdorën karburantin e punës në shkelje, pezullohen nga detyra tre punonjës së Bashkisë Vlorë

By: V K
25 December 2025 at 12:57

Tre punonjës të Bashkisë së Vlorës, janë pezulluar nga detyra që prej datës 19 dhjetor 2025, pasi dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë marrë karburant nga mjetet e punës në Pikën e Grumbullimit të Mbetjeve.

Në lidhje me këtë ngjarje, ka nisur procedim disiplinor edhe ndaj një efektivi të Policisë Bashkiake.

Ngjarja u regjistrua më 19 dhjetor, kur punonjësi i Policisë Bashkiake, I.Dh., njoftoi Përgjegjësin e Sektorit, E.V., se shoferi i një kamioni të ushtrisë, i parkuar brenda territorit të Pikës së Grumbullimit të Mbetjeve dhe i angazhuar në pastrimin e rrjetit të kanalizimeve të qytetit, kishte konstatuar shenja të dyshimta që mund të tregonin marrjen e karburantit nga mjeti i punës.

Pas njoftimit, Përgjegjësi i Sektorit së bashku me efektivin P.M. shkuan në ambientet e Pikës së Grumbullimit të Mbetjeve.

Pas kontaktit me komandantin përgjegjës të mjeteve të ushtrisë, u siguruan dhe u verifikuan pamjet e kamerave të sigurisë në zonën ku ishte parkuar kamioni.

Nga verifikimi i pamjeve filmike rezultoi se kamera monitoruese që mbulonte këtë zonë ishte spostuar qëllimisht.

Një situatë e ngjashme u konstatuan edhe në një tjetër interval kohor, gjatë të cilit me shërbim ishte efektivi i Policisë Bashkiake M.J.

Sipas deklarimit të tij, kamerat u lëvizën pasi dy punonjës të ndërmarrjes së pastrimit, me iniciale A.B. dhe B.H., kishin kërkuar zhvendosjen e pamjes për të furnizuar automjetin e tyre me një bidon naftë.

Policia Bashkiake, ka nisur procedim disiplinor ndaj efektivit M.J. për shkelje gjatë kryerjes së detyrës, ndërsa hetimet administrative vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Megjithatë, pavarësisht masave të marra, punonjësit e përfshirë kanë kërkuar të paraqiten sërish në punë.

The post Përdorën karburantin e punës në shkelje, pezullohen nga detyra tre punonjës së Bashkisë Vlorë appeared first on Albeu.com.

Prishet karburanti pa leje, nuk ndalet puna për lirimin e hapësirave publike

20 December 2025 at 13:17

TIRANË, 20 dhjetor/ATSH/ Pikat e shitjes së karburanteve të ndërtuara pa leje pranë qendrave të banuara përveç uzurpimit të hapësirave publike përbëjnë kërcënim edhe për jetën e banorëve.

Në fokus të nismës së ndërmarrë nga qeveria për lirimin e hapësirave publike kanë qenë po ashtu edhe pikat e karburanteve dhe lavazhot e makinave të ndërtuara në shkelje të ligjit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot momente nga aksioni për prishjen e një karburanti pa leje, ndërsa theksoi se puna për lirimin e hapësirave publike vijon në çdo ditë të javës.

Sipas ligjit, pikat e karburanteve duhet të marrin një licencë të posaçme që lëshohet nga autoritetet vendore dhe certifikon plotësimin e kushteve teknike për ushtrimin e kësaj veprimtarie.

Subjekti i interesuar duhet të paraqesë ekstraktin historik dhe tregtar të regjistrit tregtar, nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit, ku të ketë të përcaktuar veprimtarinë e tregtimit të nënprodukteve të naftës bruto.

Po ashtu, nga subjekti kërkohet certifikata e përdorimit të objektit të lëshuar nga institucionet përkatëse, si dhe vërtetimi për kontrollin e objektit, për respektimin e kushteve teknike.

/m.m/a.f/

The post Prishet karburanti pa leje, nuk ndalet puna për lirimin e hapësirave publike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

EMRI/ Arrestohet 25-vjeçari në Korçë, pagoi karburant me para false

By: Elva
19 August 2025 at 10:51

Një 25-vjeçar, i identifikuar si Kledion Bregu, është arrestuar në Korçë pasi pagoi furnizimin e automjetit me karburant duke përdorur një kartëmonedhë të dyshuar të falsifikuar. Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij, u sekuestruan disa kartëmonedha të falsifikuara dhe katër pasaporta që 25-vjeçari kishte deklaruar të humbura. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së […]

The post EMRI/ Arrestohet 25-vjeçari në Korçë, pagoi karburant me para false appeared first on BoldNews.al.

SOFT NEWS – A mund ta harrosh fëmijën në një pikë karburanti?

17 August 2025 at 08:00

MYNIH, 17 gusht /ATSH-DPA/ – Një familje harroi njërin nga dy djemtë e saj në një pikë karburanti, ndërsa udhëtonte me makinë për pushime në Austri, tha policia gjermane.

Familja nga qyteti perëndimor i Offenburgut kishte ndaluar për karburant në autostradën A8 pranë Holzkirchen në Bavari.

Më i vogli nga dy djemtë shkoi në tualet, ndërsa prindërit vazhduan drejt Austrisë, me vëllain e tij që flinte.

Vetëm pas rreth gjysmë ore nëna dhe babai kuptuan se vetëm njëri nga djemtë e tyre ishte në makinë.

Kur ata telefonuan policinë, oficerët i qetësuan shpejt, pasi 10-vjeçari ishte afruar te stafi në stacion, të cilët më pas kontaktuan policinë.

Djali u lejua të hipte në një makinë patrullimi deri në stacionin e policisë, ku prindërit e tij e morën.

Sipas policisë, djali e zotëroi qetësisht situatën./ a.jor.

The post SOFT NEWS – A mund ta harrosh fëmijën në një pikë karburanti? appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

NJU JORK – OKB: Gaza furnizohet me karburant, për herë të parë pas 130 ditësh

10 July 2025 at 22:25

NJU JORK, 10 korrik /ATSH– DPA/ – Kombet e Bashkuara kanë dorëzuar karburant në Rripin e Gazës për herë të parë pas më shumë se katër muajsh, ndërsa fushata ushtarake e Izraelit në këtë territor vazhdon të marrë çdo ditë jetë njerëzish, sipas burimeve palestineze.

Zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric tha se në Gaza u dorëzuan 75 000 litra karburant, në një zonë të shkatërruar nga lufta dhe ku qindra mijëra njerëz kanë nevojë urgjente për ndihmë humanitare.

“Një ekip i Kombeve të Bashkuara ka dërguar rreth 75,000 litra karburant në Gazë, dërgesa e parë e tillë pas 130 ditësh, tha sot zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric në Nju Jork.

“Kjo sasi nuk është e mjaftueshme për të mbuluar as edhe një ditë të nevojave për energji. Karburanti po mbaron dhe shërbimet do të ndërpriten nëse vëllime shumë më të mëdha nuk dërgohen menjëherë”, u tha Dujarric gazetarëve.

Karburanti është jetik për të furnizuar me energji gjeneratorët e spitaleve, furrave të bukës dhe objekteve të tjera esenciale në Gazë, e cila mbetet nën bllokadë izraelite.

Dujarric paralajmëroi për pasojat e mungesës së vazhdueshme të karburantit, duke theksuar se brenda disa ditësh, mungesa e karburantit mund të ndërpresë furnizimin me ujë të pijshëm për rreth 44 000 fëmijë”, tha ai. /Ad.Ab./ /a.i/

The post NJU JORK – OKB: Gaza furnizohet me karburant, për herë të parë pas 130 ditësh appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shpërthim i fuqishëm në një pikë karburanti, raportohen të plagosur (VIDEO)

4 July 2025 at 18:36

Shpërthimi, i cili ndodhi gjatë furnizimit me karburant këtë të premte, çliroi tym të zi të dendur në qiell, të dukshëm nga i gjithë qyteti.

Një shpërthim i fuqishëm në një pikë karburanti në lagjen Centocelle të Romës plagosi të paktën 25 persona, përfshirë disa oficerë policie dhe një zjarrfikës.

Dëshmitarët thanë se vala e goditjes goditi shtëpitë aty pranë “si një tërmet”. Tetë oficerë pësuan djegie në një seri shpërthimesh që pasuan shpërthimin fillestar. Të gjitha lëndimet raportohet se nuk janë kërcënuese për jetën.

Ekipet e zjarrfikësve punuan në nxehtësi të madhe për të kontrolluar flakët, të cilat u përhapën në automjetet aty pranë dhe në një depo.

 

The post Shpërthim i fuqishëm në një pikë karburanti, raportohen të plagosur (VIDEO) appeared first on Sot News | Lajme.

Shiste karburant të kontrabanduar, arrestohet 47-vjeçari në Paskuqan, i bllokohet dhe biznesi

By: Elva
20 June 2025 at 13:37

Policia e Tiranës ka arrestuar një 47-vjeçar, pasi është kapur duke shitur në karburantin e tij lëndë hidrokarbure, pa kuponë, për të cilat nuk disponoheshin as fatura blerjeje. 47-vjeçari me iniciale B.M e ushtronte biznesin në rrugën “Hasan Zylfia”, në Paskuqan. Ndërkohë karburanti është bllokuar deri në verifikimin e plotë të rastit. “Si rezultat i kontrolleve […]

The post Shiste karburant të kontrabanduar, arrestohet 47-vjeçari në Paskuqan, i bllokohet dhe biznesi appeared first on BoldNews.al.

Furnizonte me karburant mjete lundruese pa kasë fiskale, në hetim administratori i karburantit në Himarë

TIRANË, 18 qershor /ATSH/ Administratori dhe menaxheri i një karburanti në portin e Himarës janë vënë në hetim nga policia pasi furnizonin me karburant mjete lundruese pa përdorur kasë fiskale.

Policia njoftoi se “gjatë kontrollit, u konstatua se përfaqësuesit e këtij subjekti po ju shisnin pronarëve/përdoruesve të mjeteve lundruese që ndodheshin në këtë port, rreth 6000 litra benzinë, me autobot, pa pajisje fiskale automatike, në kundërshtim me ligjin për fiskalizimin”.

“Në përfundim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë ku nisi procedimi penal për shtetasit S.  K., 40 vjeç, banues në Krujë, administrator i karburantit dhe M. R., 51 vjeç, banues në Himarë, menaxher i karburantit, në Himarë”, njoftoi policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. /j.p/

The post Furnizonte me karburant mjete lundruese pa kasë fiskale, në hetim administratori i karburantit në Himarë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Protestë në Porto Romano, shoferët nga Kosova kundërshtojnë pritjet e gjata në kontrollet doganore

By: Ela
11 June 2025 at 15:39

Dhjetëra drejtues të autoboteve të karburantit nga Kosova kanë protestuar sot për orët e gjata të pritjes këtu në pikën doganore të Porto Romanos ku është dhe pika e shpërndarjes me shumicë të karburanteve. Ata ankohen se autoritetet doganore zvarrisin procedurat, por njëkohësisht edhe gjatë lëvizjes në autostradë drejt Kosovës, policia i bllokon dhe ka […]

The post Protestë në Porto Romano, shoferët nga Kosova kundërshtojnë pritjet e gjata në kontrollet doganore appeared first on BoldNews.al.

FOKUS – Qeliza e re e karburantit mban tre herë më shumë energji sesa bateritë me litium-jon

MASAÇUSETS, 2 qershor /ATSH-AA/ – Studiuesit në SHBA po punojnë për një qelizë karburanti që mund të mbajë tre herë më shumë energji për njësi peshe krahasuar me bateritë litium-jon të përdorura në automjetet elektrike.

Një hulumtim i zhvilluar në Institutin e Teknologjisë në Massachusetts (MIT) prodhoi një prototip të qelizës së karburantit me performancë të lartë. Në eksperimentet e kryera me prototipin, studiuesit zbuluan se qeliza e karburantit mund të mbajë tre herë më shumë energji për njësi peshe krahasuar me bateritë litium-jon të përdorura në pothuajse të gjitha automjetet elektrike.

Qeliza e karburantit, e cila prodhon energji elektrike përmes një reaksioni elektro-kimik, mund të rimbushet shpejt me karburant. Një pjesë tjetër e pajisjes përmban ajër të zakonshëm, i cili përdoret si burim i atomeve të oksigjenit ndërsa një elektrodë brenda pajisjes lejon që natriumi të reagojë kimikisht me oksigjenin dhe të prodhojë energji elektrike.

Në testet, u prodhuan afërsisht 1 700 W/h energji për kilogram, që korrespondon me më shumë se 1 000 W/h në të gjithë sistemin.

Studiuesit sugjeruan se emetimet nga oksidi i natriumit të lëshuara gjatë funksionimit të pajisjes do të thithin dioksidin e karbonit në atmosferë dhe deklaruan se komponimet do të kombinohen shpejt me lagështinë në ajër për të formuar hidroksid natriumi, i cili më pas do të kombinohet lehtësisht me dioksidin e karbonit për të formuar karbonat natriumi, një substancë e ngurtë.

Rezultatet e hulumtimit u botuan në revistën “Joule”./  /os/

The post FOKUS – Qeliza e re e karburantit mban tre herë më shumë energji sesa bateritë me litium-jon appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Korçë/ U plagos në aksident pas përplasjes me karburantin, merret nën akuzë 20-vjeçari

By: Oldi
28 May 2025 at 15:43

Tre persona janë marrë nën akuzë nga policia e Korçës, ku një prej tyre shkaktoi aksidentin rrugor ditën e djeshme, ku mbeti i plagosur edhe vetë pasi shkatërroi një nga distributorët e karburantit me të cilin u përplas. Dy të dyshuarit e tjerë akuzohen për mosbindje ndaj Policisë Rrugore për të dorëzuar dokumentet e mjetit […]

The post Korçë/ U plagos në aksident pas përplasjes me karburantin, merret nën akuzë 20-vjeçari appeared first on BoldNews.al.

Aksident i rëndë në Pogradec-Maliq, makinë përplaset me karburantin

By: fra nc
27 May 2025 at 14:30

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të hënë në aksin Pogradec-Maliq, pranë fshatit Podgorie. Një automjet tip “Nissan”, i drejtuar nga një i ri, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përfunduar brenda një pike karburanti, duke përplasur makinën e furnizimit me lëndë djegëse.

Fatmirësisht, nuk ka pasur shkëndija zjarri dhe është shmangur një shpërthim i mundshëm që mund të kishte sjellë pasoja tragjike për jetën e drejtuesit dhe personave të tjerë pranë vendit të ngjarjes.

Drejtuesi i automjetit ka marrë disa plagë në fytyrë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka marrë masa për të izoluar pikën e karburantit dhe për të mbyllur përkohësisht furnizimin me lëndë djegëse, në pritje të sqarimit të plotë të rrethanave të aksidentit dhe pastrimit të zonës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. Paraprakisht dyshohet se humbja e kontrollit nga ana e drejtuesit ka qenë rezultat i shpejtësisë ose mungesës së vëmendjes në drejtimin e mjetit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Aksident i rëndë në Pogradec-Maliq, makinë përplaset me karburantin appeared first on Euronews Albania.

Arrestohet 54-vjeçari në Dibër/ Tentoi të kontrabandonte nga Maqedonia e Veriut 412 litra karburant…

14 May 2025 at 11:19

Tentoi të kontrabandonte nga Maqedonia e Veriut, 412 litra karburant, 54-vjeçari është arrestuar nga Policia Kufitare Dibër. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Blutë kanë sekuestruar 17 bidonë me benzinë dhe naftë dhe automjetin me të cilin i transportonte 54-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare Dibër, në vijim të monitorimit të kufirit dhe kontrollit të imtësishëm, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, kanë bërë të mundur goditjen e një rasti të tentativës për të kontrabanduar në Shqipëri, mallra për të cilat paguhet akcizë. Shërbimet e Policisë Kufitare Bllatë, në hyrje të RSh-së, kanë ndaluar për kontroll automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin P. Ç., në të cilin u gjetën 17 bidonë të mbushur me 412 litra benzinë dhe naftë, që ky shtetas po tentonte t’i fuste në vendin tonë, pa i deklaruar.

Sasia e karburantit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashku me automjetin, ndërsa drejtuesi i tij, shtetasi P. Ç., 54 vjeç, banues në Tiranë, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

The post Arrestohet 54-vjeçari në Dibër/ Tentoi të kontrabandonte nga Maqedonia e Veriut 412 litra karburant… appeared first on Sot News | Lajme.

Tentoi të kontrabandonte 412 litra karburant nga Maqedonia, arrestohet 54-vjeçari në Dibër

By: Ela
14 May 2025 at 11:25

Një 54-vjeçar është arrestuar nga Policia Kufitare Dibër pasi tentoi të kontrabandonte nga Maqedonia e Veriut, 412 litra karburant. Blutë kanë sekuestruar 17 bidonë me benzinë dhe naftë dhe automjetin me të cilin i transportonte 54-vjeçari. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare Dibër, në vijim të monitorimit të kufirit dhe kontrollit të imtësishëm, me qëllim […]

The post Tentoi të kontrabandonte 412 litra karburant nga Maqedonia, arrestohet 54-vjeçari në Dibër appeared first on BoldNews.al.

Makina përplaset me muret e karburantit në aksin Maliq-Korçë, plagoset shoferi

26 April 2025 at 18:19

Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e kësaj të shtune, rreth orës 17:40 në aksin rrugor “Maliq-Korçë”, në fshatin Vloçisht. Autoritetet policore raportojnë se shtetasi O. K., 45 vjeç, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Siç shihet edhe nga fotot, automjet […]

The post Makina përplaset me muret e karburantit në aksin Maliq-Korçë, plagoset shoferi appeared first on BoldNews.al.

❌
❌