Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Deri në 40 minuta pritje te Dheu i Bardhë

21 December 2025 at 19:12


Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e përditësuara lidhur me gjendjen dhe pritjet në pikat e kalimit kufitar, sipas përditësimit të bërë më 21 dhjetor 2025, në ora 19:03.

Sipas këtyre të dhënave, në shumicën e pikave kufitare qarkullimi po zhvillohet pa vonesa të theksuara, ndërsa fluks më i madh vërehet në disa kalime, kryesisht në hyrje të territorit të Kosovës.

Në pikën kufitare Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje për automjete arrijnë nga 30 deri në 40 minuta, me kolona deri në 150 metra, ndërsa në dalje nuk raportohet pritje.

Edhe në pikën Jarinje ka fluks më të theksuar, ku pritjet në hyrje janë 20–30 minuta, ndërsa në dalje 10–15 minuta, me kolona që shkojnë deri në 200 metra në hyrje dhe 50 metra në dalje.

Në pikën Merdarë, pritjet në hyrje janë 15–20 minuta, ndërsa në dalje nga 3 deri në 5 minuta, pa kolona të evidentuara. Situatë e ngjashme raportohet edhe në Mutivodë, ku pritjet në hyrje janë 15–20 minuta, ndërsa në dalje minimale.

Në pikat e tjera kufitare si Bërnjak, Kullë, Vërmicë, Qafë e Morinës, Qafë e Prushit, Muçibabë, Hani i Elezit, Glloboqicë dhe Stançiq, qarkullimi zhvillohet pothuajse normal, me pritje të shkurtra prej disa minutash dhe pa kolona të konsiderueshme./Telegrafi/

Rritet fluksi në pikat kufitare, pritje mbi 3 orë në Merdar

21 December 2025 at 08:30


Me afrimin e festave të fundvitit dhe zgjedhjeve që do të mbahen më 28 dhjetor, është rritur ndjeshëm fluksi i qytetarëve në pikat e kalimit kufitar, duke shkaktuar kolona dhe pritje më të gjata në disa prej tyre.

Sipas të dhënave të fundit të përditësuara në orën 08:15 nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata janë regjistruar në pikën kufitare Merdar, ku për hyrje të automjeteve pritjet arrijnë mbi 3 orë, ndërsa në dalje pritjet janë më të shkurtra, rreth 3 deri në 5 minuta.

Në pikën kufitare Dheu i Bardhë, qytetarët po përballen me pritje prej 30 deri në 40 minuta në hyrje, ku është krijuar edhe kolonë automjetesh rreth 150 metra, ndërsa në dalje pritjet janë 3 deri në 5 minuta.

Në pikat tjera kufitare si Bërnjak, Jarinjë, Kullë, Hani i Elezit, Qafë e Morinës dhe Qafë e Prushit, pritjet për automjete janë më të shkurtra, kryesisht nga 1 deri në 10 minuta, pa kolona të theksuara.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të informohen rregullisht për gjendjen në kufi dhe të planifikojnë udhëtimet për të shmangur pritjet e gjata. /Telegrafi/

VARSHAVË – Polonia zgjat zonën e ndalimit përgjatë kufirit me Bjellorusinë

4 December 2025 at 22:25

VARSHAVË, 4 dhjetor /ATSH-DPA / – Polonia po zgjat zonën e ndalimit përgjatë kufirit të saj lindor me Bjellorusinë, që shtrihet për 400 kilometra për tre muaj, deri më 5 mars të vitit të ardhshëm, njoftoi sot Ministria e Brendshme polake.

Ministria theksoi si arsye “rrezikun e vazhdueshëm nga presioni i migracionit nga Bjellorusia”.

Polonia dhe Bashkimi Evropian akuzojnë liderin bjellorus, Aleksandër Lukashenko se po dërgon qëllimisht migrantë nga rajone në krizë drejt kufirit për të ushtruar presion mbi Poloninë dhe BE-në.

Shumë prej këtyre migrantëve synojnë të udhëtojnë më tej nga Polonia drejt Gjermanisë dhe vendeve të tjera të BE-së.

]Në verën e vitit 2022, Polonia forcoi kufirin me një gardh 5,5 metra të lartë dhe sensorë elektronikë, por kjo nuk ka ndaluar tentativat e migrantëve për të kaluar kufirin e jashtëm të BE-së.

Që nga fillimi i shtatorit, Ministria e Brendshme ka regjistruar më shumë se 4 600 tentativa kalimi të paligjshme.

Zona e përjashtimit u krijua në qershor 2024 për të kufizuar migracionin e parregullt dhe për të përmirësuar kushtet për rojet kufitare, policinë dhe ushtrinë.

Ajo ka një thellësi prej 200 metrash, por në disa vende shtrihet deri në katër kilometra./  /Ad.Ab./

The post VARSHAVË – Polonia zgjat zonën e ndalimit përgjatë kufirit me Bjellorusinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Fermerët grekë në protestë, bllokohet sërish pasditen e sotme aksi Kakavijë-Janinë

4 December 2025 at 10:53

TIRANË, 4 dhjetor /ATSH/ Policia Kufitare Kakavijë njoftoi sërish sot se autoritetet greke kanë paralajmëruar bllokimin e përkohshëm të aksit rrugor Kakavijë-Janinë nga ora 19:00 deri në 22:00 (me orën greke, 18:00-21:00 me orën tonë).

Policia Kufitare Kakavijë njoftoi sot qytetarët mbi këtë bllokim, ndërsa bëri të ditur se do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

“Nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 19:00 deri në orën 22:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në fshatin Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët”, njoftoi policia.

Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.

/m.q/j.p/

The post Fermerët grekë në protestë, bllokohet sërish pasditen e sotme aksi Kakavijë-Janinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Fermerët grekë nesër në protestë, bllokohet për katër orë aksi Kakavijë-Janinë

29 November 2025 at 20:23

TIRANË, 29 nëntor /ATSH/ Policia Kufitare Kakavijë njoftoi sot se autoritetet greke kanë paralajmëruar bllokimin e përkohshëm të aksit rrugor Kakavijë-Janinë nesër, datë 30 nëntor, nga ora 18:00 deri në 22:00 (me orën greke, 17:00-21:00 me orën tonë).

Ky bllokim vjen si pasojë e një proteste të fermerëve në zonë.

Gjatë këtij intervali kohor qarkullimi do të jetë i ndaluar për të gjitha automjetet, përveç atyre që paraqesin emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë u bën thirrje qytetarëve të tregojnë mirëkuptim dhe t’i planifikojnë udhëtimet në orare të tjera, për të shmangur pritjet dhe vështirësitë në kalimin e kufirit.

Autoritetet do të vijojnë të informojnë publikun në kohë reale për çdo zhvillim të mëtejshëm.

/gj.m/r.e/

The post Fermerët grekë nesër në protestë, bllokohet për katër orë aksi Kakavijë-Janinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KFOR-i deklarohet pas rrëmbimit të shtetasit të Kosovës në kufi nga xhandarmëria serbe

3 November 2025 at 22:16


KFOR-i ka reaguar pas njoftimit të Policisë së Kosovës se një shtetas serb i Kosovës dyshohet të jetë plagosur dhe rrëmbyer nga xhandarmëria serbe brenda territorit të Kosovës.

Në përgjigjen e dhënë të hënën, KFOR-i ka bërë të ditur se është në dijeni për rastin, ndërsa ka theksuar se situata e sigurisë përgjatë vijës kufitare administrative mbetet e qetë.

“Policia e Kosovës ka nisur hetime dhe vazhdon të jetë në kontakt të ngushtë me disa entitete, përfshirë KFOR-in. Policia e Kosovës e ka koordinuar aktivitetin e vet në anën kosovare të vijës kufitare administrative me KFOR-in”, thuhet në reagimin e misionit të NATO-s.

Ndërkohë, autoritetet e Kosovës kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e incidentit dhe për të verifikuar nëse rrëmbimi ka ndodhur vërtet brenda territorit të Kosovës./Telegrafi/

Rikthehet regjimi i lëvizjes së automjeteve pa kontrolle mes Shqipërisë dhe Kosovës, ja deri kur zgjat

By: D Marku
2 November 2025 at 15:54

Në pikat kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës është rikthyer regjimi i lëvizjes pa kontrolle për mjetet me targa shqiptare dhe kosovare. Ky regjim ka hyrë në fuqi më 1 nëntor dhe do të mbetet në zbatim deri në fund të muajit shkurt të vitit të ardhshëm.

Gjatë kësaj periudhe, kontrollet kufitare do të aplikohen vetëm për mjetet me targa të huaja, por me një procedurë të përshpejtuar, për të shmangur radhet dhe pritjet e gjata në pikat e përbashkëta, veçanërisht në Morinë dhe Vermicë.

Regjimi pa kontrolle u rikthye pas një pezullimi njëmujor gjatë tetorit, periudhë gjatë së cilës u krye regjistrimi dhe kontrolli i mjeteve e udhëtarëve. Edhe në atë periudhë, në fundjavë dhe gjatë festave zyrtare, nuk janë aplikuar kontrolle për qytetarët dhe automjetet me targa të Shqipërisë dhe Kosovës.

Marrëveshja për lëvizje të lirë mes dy shteteve synon të lehtësojë qarkullimin dhe të shmangë trafikun e rënduar në kufi. Ajo ka dhënë rezultate të dukshme, sidomos gjatë sezonit veror, kur fluksi i udhëtimeve rritet ndjeshëm.

Sipas marrëveshjes, periudhat e lëvizjes pa kontrolle ose me kontrolle të reduktuara janë.Nga 1 maj deri më 30 shtator, dhe nga 1 nëntor deri më 28 shkurt.

Në total, qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës përfitojnë nga 9 muaj në vit me regjim të lehtësuar kalimi kufitar, ndërsa për 3 muajt e mbetur (mars, prill dhe tetor) zbatohen kontrolle të rregullta me përjashtim të fundjavave dhe festave zyrtare të të dy vendeve.

The post Rikthehet regjimi i lëvizjes së automjeteve pa kontrolle mes Shqipërisë dhe Kosovës, ja deri kur zgjat appeared first on Albeu.com.

Grevë të hënën në kufirin grek, bllokohet lëvizja e automjeteve në Kakavijë

TIRANË, 25 tetor/ATSH/- Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se më datë 27.10.2025, nga ora 06:00 deri në orën 10:00 (me orën shqiptare), në këtë pikë kufitare nuk do të lejohet lëvizja e mjeteve, për shkak të grevës së doganierëve.

Policia bën të ditur se do të lejohen të qarkullojnë vetëm këmbësorët pa bagazhe dhe automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete në orare të tjera të ditës.

The post Grevë të hënën në kufirin grek, bllokohet lëvizja e automjeteve në Kakavijë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tejkaluan ditët e qëndrimit në BE, kompania “Maxhari Tours” konfirmon ndalimin e disa shtetasve kosovarë në Kroaci, përshfirë dy shoferë të saj

19 October 2025 at 11:32


Shtatë persona u raportua mëngjesin e sotëm se janë ndaluar në kufirin Serbi-Kroaci, përfshirë dy shoferë të kompanisë “Maxhari Tours” dhe pesë pasagjerë.

Nga kompania kanë konfirmuar për portalin Telegrafi se janë të vërteta raportimet.

“Po e vërtet janë ndalu shoferët edhe disa pasagjer në Kroaci, tu hy në Kroaci”, kanë deklaruar nga kompania.

Tutje u tha se rasti ka ndodhur të shtunën në mbrëmje.

“Rasti ka ndodhur dje në mbrëmje. Disa prej pasagjerëve kanë pas ndalës edhe kanë kaluar 3 mujorshin e qëndrimit ne BE”, kanë thënë tutje nga kompania “Maxhari Tours” për Telegrafin.

Nga kompania kanë theksuar se të njëjtit ka mundësi që lirohen sot ose nesër.

"Po besoj sot eventualisht nesër vetëm se i lirojnë i kthejnë mbrama ne Serbi edhe vazhdojnë mbrapa për Kosovë", ka shtuar tutje.

Sipas raportimeve, autobusi i kompanisë “Maxhari Tours” u bllokua për më shumë se nëntë orë në kufi, ndërsa policia kroate arrestoi dy shoferë dhe pesë pasagjerë. /Telegrafi/

Raportohet se shtatë kosovarë janë ndaluar në kufirin Serbi-Kroaci

19 October 2025 at 09:01


Shtatë shtetas kosovarë raportohet se janë ndaluar në kufirin Serbi-Kroaci, nën dyshimin për trafikim me njerëz dhe pastrim parash.

Një pasagjere që ishte në autobusin e kompanisë “Maxhari Tours”, për “Jepi zë” ka rrëfyer ngjarjen.

Ajo tregon se autobusi i kompanisë në fjalë u bllokua për më shumë se nëntë orë në kufirin ndërmjet Serbisë dhe Kroacisë, ku Policia kufitare kroate arrestoi dy shoferët dhe pesë pasagjerët.

Ajo tha se “Ne kemi qëndruar në kufi për nëntë orë. Shoferët u kapën duke trafikuar njerëz, ndërsa policia arrestoi edhe disa pasagjerë.”

Autoritetet përkatëse deri më tani nuk kanë dhënë një deklaratë zyrtare lidhur me këtë rast.

Telegrafi ka provuar të kontaktoi me kompaninë “Maxhari Tours” por të njëjtit nuk kanë qenë të qasshëm. /Telegrafi/


Izraeli pritet të rihapë pikën kufitare të Rafahut

15 October 2025 at 18:39

Pika e vetme kufitare mes Gazës dhe Egjiptit pritet të hapet për të lejuar qindra kamionë që mbajnë ndihma urgjentisht të nevojshme të hyjnë në territorin palestinez të shkatërruar. Agjencitë e ndihmës thanë të mërkurën, 15 tetor, se po shpresonin për një rritje të asistencës humanitare, veçanërisht në veri të Gazës, ku më shumë se […]

The post Izraeli pritet të rihapë pikën kufitare të Rafahut appeared first on BoldNews.al.

Rinas – Goditen 6 raste paligjshmërish në kufi, sekuestrohen mbi 22 mijë euro

8 October 2025 at 17:41

TIRANË, 8 tetor /ATSH/ Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit kanë goditur 6 raste të paligjshmërive, si rezultat i kontrolleve të imtësishme të ushtruara në dalje të Republikës së Shqipërisë.

Gjatë operacionit u sekuestruan 22 805 euro, 2600 dinarë maqedonas dhe 6 dokumente të dyshuara si të falsifikuara, ndërsa autorët e rasteve u proceduan penalisht.

Sipas njoftimit të Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës, janë evidentuar 2 raste të mosdeklarimit të të hollave në kufi dhe 4 raste të tentativës për të udhëtuar me dokumente të falsifikuara.

Në përfundim të veprimeve procedurale, materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme në ngarkim të:
– shtetasit A. J., 33 vjeç, nga Maqedonia e Veriut, i cili do të udhëtonte drejt Norvegjisë dhe u kap me 11 800 euro dhe 2600 dinarë maqedonas të padeklaruar;
– shtetasit B. I., 43 vjeç, nga Maqedonia e Veriut, me 11 005 euro të padeklaruara;
– shtetasit A. R., 30 vjeç, banues në Kamzë, me 1 kartë identiteti dhe 1 leje drejtimi polake të dyshuara si false;
– shtetasit K. S., 20 vjeç, banues në Shkodër, me 1 kartë identiteti dhe 1 pasaportë polake të dyshuara si false;
– shtetasit A. K., 36 vjeç, banues në Fier, me 1 leje drejtimi braziliane të dyshuar si false;
– shtetases L. M., 33 vjeçe, me shtetësi braziliane, me 1 leje drejtimi italiane të dyshuar si false.

Policia Kufitare e Rinasit njofton se kontrollet dhe verifikimet do të vijojnë, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi.

/a.f/

The post Rinas – Goditen 6 raste paligjshmërish në kufi, sekuestrohen mbi 22 mijë euro appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nuk deklaroi mbi 20 mijë euro që kishte me vete, procedohet 51-vjeçari në Kakavijë

8 October 2025 at 11:59

Një 51-vjeçar është proceduar penalisht pasi u kap në Pikën Kufitare të Kakavijës duke tentuar të nxirrte jashtë Shqipërisë një shumë të konsiderueshme parash pa e deklaruar konform ligjit. Gjatë një procedure rutinë shërbimet e Policisë Kufitare kanë ushtruar kontroll në çantën e shtetasit të identifikuar me inicialet F. S., banues në Greqi, ku kanë […]

The post Nuk deklaroi mbi 20 mijë euro që kishte me vete, procedohet 51-vjeçari në Kakavijë appeared first on BoldNews.al.

BE heq dorë nga vulosja e pasaportave, hyn në fuqi sistemi i ri digjital në kufij

7 October 2025 at 22:18

Bashkimi Europian po përgatitet të zëvendësojë vulosjen e pasaportave me një sistem të ri digjital për menaxhimin e kufijve, i cili pritet të hyjë në fuqi gradualisht duke nisur nga e diela, 12 tetor. Qytetarët australianë dhe të vendeve të tjera jashtë BE-së që udhëtojnë drejt Europës mund të përballen me sistemin e ri të […]

The post BE heq dorë nga vulosja e pasaportave, hyn në fuqi sistemi i ri digjital në kufij appeared first on BoldNews.al.

Tanket ruse nuk u bënë gati për sulm në kufirin polak

By: FAKTOJE
24 September 2025 at 10:18

Pretendimi: Tanket ruse në kufi me Poloninë janë bërë gati për luftë

Verdikti: Mungon konteksti

Barbara Halla

Më datë  10 shtator, disa dronë rusë hynë në hapësirën ajrore polake. Dronë ruse u panë po ashtu në ditët në vijim edhe në Rumani, një tjetër antare e NATO-s, duke shkaktuar ankth te qytetarët. Informacione dhe spekulime të ndryshme mbi këtë sulm dhe pasojat e tij qarkulluan në media shpesh edhe pa verifikime të mëtejshme. Në këtë situatë paniku, rrjetet sociale shqiptare shpërndanë lajmin se tanke ruse janë parë në kufirin që ndan Poloninë nga Bjellorusia. 

Në disa raste, ky lajm është publikuar me tituj që ngjallin panikun tek lexuesi pasi flitet për këtë veprim si një shpallje lufte. Në fakt, pamjet nga tanket ruse  janë pjesë e disa ushtrime që Rusia po kryen me Bjellorusinë, dhe nuk tregojnë se Rusia po bëhet gati të pushtojë Poloninë, apo se ka nisur një luftë e re botërore. 

Midis datës 12 dhe 16 shtator 2025, Rusia dhe Bjellorusia zhvilluan stërvitje të përbashkëta ushtarake masive të quajtura “Zapad-2025” në Bjellorusi, të cilat përfshinin tanke dhe pajisje të tjera ushtarake. Pamjet e këtyre tankeve u kapën në një vend stërvitjeje pranë Barysaw, Bjellorusi, rreth 100 milje larg kufirit polak. Një transportues i blinduar rus BTR-22 u vu re gjithashtu në Grodno, qytet bjellorus pranë kufirit me Poloninë. Ndërsa këto manovra rritën tensionet, asnjë tank rus nuk kaloi në territorin polak ose nuk u dislokua në kufi. 

Në mediat sociale, lajmi u përhap jo nga burime më të sigurta si CNN apo Reuters që kanë shkruar gjerësisht mbi çfarë po ndodh në Bjellorusi. Lajmi vjen vetëm nga një kanal në Telegram që përfaqësohet si kanal që i përket opozitës bjelloruse. Më pas ai është shpërndarë gjerësisht nëpër portale nëpër botë, duke përfshirë disa portale dhe tabloide. 

Kjo nuk është hera e parë që Rusia ka bërë manovra të paligjshme në Poloni, por ky ka qënë rasti më i rëndë që nga fillimi i luftës në Ukrainë.  Me hyrjen në hapësirat ajrore polake dhe rumune, Rusia duket se po teston limitet dhe durimin e NATO-s dhe kjo ka shkaktuar shqetësime të shumta si në Poloni dhe në NATO më gjerësisht. “Nuk ka dyshim se nga pikëpamja e Polonisë, ky provokim është, në mënyrë të pakrahasueshmë, më i rrezikshëm se të gjitha provokimet e mëparshme”, tha kryeministri polak Donald Tusk. “Kjo situatë na sjell të gjithëve më afër një konflikti të hapur, më afër se kurrë që nga Lufta e Dytë Botërore,” ka pranuar ai.

The post Tanket ruse nuk u bënë gati për sulm në kufirin polak appeared first on Faktoje.al.

Fluksi në pikat kufitare, vazhdojnë pritjet e gjata në Merdar dhe te Dheu i Bardhë

25 August 2025 at 08:20

Qarkullimi në pikat kufitare të Kosovës vazhdon të jetë përgjithësisht i qetë në shumicën e kalimeve, por në dy prej tyre Merdar dhe Dheu i Bardhë, është shënuar fluks më i lartë dhe pritje të zgjatura për dalje nga vendi.

Në pikën kufitare Merdar, në dalje regjistrohen pritje deri në 60 minuta ndërsa kolona ka arritur në rreth 700 metra.

Në hyrje, pritja është më e shkurtër rreth 5–10 minuta, pa kolonë të dukshme.

Ngjashëm, edhe në Dheun e Bardhë automjetet që dalin nga Kosova po përballen me pritje deri në 40 minuta dhe kolonë rreth 400 metra, ndërsa hyrja është pa vonesa të mëdha.

Në të gjitha pikat e tjera kufitare situata paraqitet e qetë me pritje mes 3 deri në 5 minuta dhe pa kolona.

Edhe për kamionët, në të gjitha pikat nuk ka raportime për vonesa apo kolona, me kohë të hyrjes dhe daljes që variojnë nga 3 deri në 5 minuta. /Telegrafi/

 

The post Fluksi në pikat kufitare, vazhdojnë pritjet e gjata në Merdar dhe te Dheu i Bardhë appeared first on Telegrafi.

Arrestohen dy shtetas në Morinë, u kapën me kanabis në automjet

21 August 2025 at 11:13

TIRANË, 21 gusht /ATSH/ Dy shtetas janë vënë në pranga pasi tentuan të kalonin kufirin me një automjet në të cilin kishin fshehur lëndë narkotike.

Gjithashtu janë sekuestruar doza kanabisi, sasi kanabisi në formë çokollate dhe automjeti.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të kontrolleve për goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSh-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar, automjetin tip “Suzuki Vitara”, me drejtues shtetasin R. V. dhe pasagjer shtetasin M. C.

Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën të fshehur në kroskot, një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, ndërsa gjatë kontrollit fizik, shtetasit R. V. iu gjet një sasi lënde e dyshuar kanabis në formë çokollate. Lënda e dyshuar narkotike kanabis u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Kukës arrestuan në flagrancë shtetasit R. V., 29 vjeç, dhe M. C., 31 vjeç, të dy banues në Gjermani, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Jurdiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

/gj.m//a.f//r.e/

The post Arrestohen dy shtetas në Morinë, u kapën me kanabis në automjet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Iu gjetën armë zjarri dhe armë të ftohta në makinë, ndalohet në Qafë Thanë shtetasi polak

17 August 2025 at 22:40

Një shtetas polak është ndaluar në pikën kufitare të Qafë Thanës, pasi ka tentuar të kalojë kufirin me armë në mjet.

Arma u zbulua pas kontrolleve të policisë kufitare në doganë. Në mjet i janë gjetur armë zjarri dhe armë të ftohta, (1 sëpatë, 2 thika dhe 4 radio dore).

Hetimet vijojnë për zbardhjen të plotë të rastit.

/abcnews.al/

Tri orë pritje në Merdar për të dalë nga Kosova, kolona arrin 2 kilometra

17 August 2025 at 08:38

Pika kufitare në Merdar vazhdon të jetë më e ngarkuara për dalje nga Kosova, me pritje që arrijnë deri në 200 minuta (rreth 3 orë e 30 minuta), ndërsa kolona e automjeteve në dalje është e gjatë rreth 2 kilometra.

Sipas të dhënave më të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit, kjo situatë është pjesë e fluksit të zakonshëm të verës, kur shumë bashkatdhetarë nisen drejt vendeve ku jetojnë pas pushimeve në Kosovë.

Pritje të theksuara janë regjistruar edhe në pikën kufitare të Dheu i Bardhë, me një kohë pritjeje prej 60 minutash dhe një kolonë prej rreth 450 metrash për dalje nga Kosova.

Në pikat e tjera kufitare, situata është e qetë.

Në shumicën e tyre, koha e pritjes për hyrje dhe dalje është minimale mes 3 deri në 5 minuta, pa kolona të theksuara.

Përditësimet e fundit rreth fluksit në pikat kufitare mund ti gjeni KËTU. /Telegrafi/

The post Tri orë pritje në Merdar për të dalë nga Kosova, kolona arrin 2 kilometra appeared first on Telegrafi.

❌
❌