Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Orteku bllokon rrugën Qafë Thore-Theth, ndalohet qarkullimi i të gjitha automjeteve

By: Elva
5 February 2026 at 12:36

Rruga në aksin Qafë Thore–Theth është bllokuar plotësisht si pasojë e rënies së ortekëve. Raportohet se, qarkullimi është i ndaluar për të gjitha automjetet, përfshirë edhe mjetet borëpastruese, pasi zona konsiderohet me rrezik të lartë për kalim. Si pasojë e motit të keq, lëvizja në zonat e veriut të vendit është vështirësuar. Më herët, u […]

The post Orteku bllokon rrugën Qafë Thore-Theth, ndalohet qarkullimi i të gjitha automjeteve appeared first on BoldNews.al.

Punimet në aksin “Librazhd–Korçë”/ Ndalohet qarkullimi në këtë fashë orare, ja rruga alternative

By: Brisi
3 February 2026 at 14:59

Policia Rrugore e Elbasanit ka njoftuar se për shkak të punimeve që do të kryhen në aksin rrugor “Librazhd–Korçë”, në zonën e fshatit Dragostunjë, qarkullimi i automjeteve do të bllokohet përkohësisht gjatë orëve të natës. Sipas njoftimit zyrtar, bllokimi do të zbatohet nga data 3 shkurt 2026 deri më 5 shkurt 2026, në intervalin kohor […]

The post Punimet në aksin “Librazhd–Korçë”/ Ndalohet qarkullimi në këtë fashë orare, ja rruga alternative appeared first on BoldNews.al.

Bizneset në kolaps/ Fronti i “SelfCare” ende i bllokuar, institucionet heshtin

By: Brisi
2 February 2026 at 15:26

Sot shënohet dita e 15-të e bllokimit të sistemit të fiskalizimit SelfCare, i cili siç raportojnë ekonomistët dhe bizneset që nga data 20 janar nuk arrin të funksionojë siç duhet. Edhe pas njoftimeve të AKSH-it dhe Tatimeve për funksionim të sistemit, bizneset dhe ekonomistët ngritën sërish shqetësimin për mosfunksionimin të rregullt të tij. Sot ekonomistët […]

The post Bizneset në kolaps/ Fronti i “SelfCare” ende i bllokuar, institucionet heshtin appeared first on BoldNews.al.

“Shpëtuam për mrekulli”/ Shembja e gurëve në aksin Librazhd-Qafë Thanë, qytetari: Më sinjalizoi dikush me drita…

By: armand
1 February 2026 at 15:44

Dëshmi tronditëse vijnë nga Kthesat e Dragostunjës, aty ku një rrëshqitje dherash ka paralizuar totalisht juglindjen, dhe bllokuar kalimin në të dy anët e rrugës. Një prej qytetarëve ka deklaruar se ka qenë një mrekulli dhe sinjalizimi nga një shofer përpara tij që e ka sinjalizuar me drita, ajo që mund të ketë shmangur një […]

The post “Shpëtuam për mrekulli”/ Shembja e gurëve në aksin Librazhd-Qafë Thanë, qytetari: Më sinjalizoi dikush me drita… appeared first on BoldNews.al.

20 km radhë makinash/ Qytetarët me orë të tëra të bllokuar në Librazhd: Jemi të sëmurë…

By: Brisi
1 February 2026 at 15:34

Vijon të jetë i bllokuar prej paradites së sotme, aksi Librazhd- Qafë Thanë, ndërsa është krijuar një radhë prej 20 km me automjete. Dhjetëra qytetarë kanë mbetur të bllokuar, ndërsa disa prej tyre kanë folur për mediat dhe kanë treguar rrezikun e atij momenti. Një qytetare tregon se ishte nisur nga Tirana drejt Maqedonisë pasi […]

The post 20 km radhë makinash/ Qytetarët me orë të tëra të bllokuar në Librazhd: Jemi të sëmurë… appeared first on BoldNews.al.

Aksi Librazhd-Qafë Thanë mbi 3 orë i bllokuar/ Dyshime për neglizhencë nga kompania “ANK”

By: Brisi
1 February 2026 at 14:28

Aksi Librazhd-Qafë Thanë, vijon të jetë i bllokuar prej më shumë se tre orësh, si pasojë e një masivi shkëmbor që ka rënë në zonën e Dragostunjës. Situata raportohet mjaft problematike, ndërsa radhë të gjata automjetesh kanë mbetur të bllokuara duke shkaktuar shqetësim dhe indinjatë te shoferët. Sipas burimeve në terren, kompania ANK, e cila […]

The post Aksi Librazhd-Qafë Thanë mbi 3 orë i bllokuar/ Dyshime për neglizhencë nga kompania “ANK” appeared first on BoldNews.al.

FOKUS – Kamionistë nga Ballkani bllokojnë kufijtë e BE-së për shkak të rregullave të qëndrimit

26 January 2026 at 22:22

BEOGRAD, 26 janar /ATSH-DPA/ – Shoferët e kamionëve nga Serbia, Bosnjë-Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi po protestojnë kundër rregullave të rrepta të qëndrimit në BE duke bllokuar kalimet kufitare.

”Që nga mesdita e sotme, shoferët kanë ndaluar trafikun e mallrave në kufijtë e vendeve të tyre me fqinjët e BE-së, Hungarinë, Kroacinë dhe Bullgarinë”, raporton media serbe.

Veprimi drejtohet kundër zbatimit gjithnjë e më të rreptë të një rregulloreje të BE-së për qëndrimin, sipas së cilës shtetasit joBE nga vendet evropiane lejohen të qëndrojnë në BE vetëm 90 ditë brenda një periudhe 180-ditore.

Shoferët e kamionëve që udhëtojnë pothuajse çdo ditë midis vendit të tyre dhe shteteve të BE-së thonë se kjo rregullore është praktikisht e pamundur për t’u respektuar.

Rregulli ekziston prej kohësh, por më parë nuk zbatohej për shoferët e kamionëve dhe punonjësit që kalojnë kufirin çdo ditë.

Situata ndryshoi kur autoritetet kufitare të BE-së filluan të përdorin kompjuterë për të regjistruar hyrjet e shtetasve joBE në kufijtë e jashtëm, duke regjistruar saktësisht kohëzgjatjen e qëndrimit të tyre.

Shoqatat e transportit nga Ballkani ankohen se muajt e fundit qindra shoferë kamionësh janë ndaluar nga policia në vendet e BE-së për tejkalim të kohës së qëndrimit të lejuar dhe janë deportuar si migrantë të parregullt.

“Nëntëdhjetë ditë brenda gjashtë muajsh thjesht nuk mjafton”, tha Nedjo Mandiç nga Shoqata Serbe e Transportit për televizionin serb “N1”.

“Shoferët tanë nuk mund të fitojnë mjaftueshëm para në këtë periudhë, nuk mund të mbulojmë kostot tona dhe jemi të detyruar të ndalojmë operacionet”, shtoi ai.

Një zëdhënës i Komisionit Evropian në Bruksel tha se BE-ja është e vetëdijshme për shqetësimet e shprehura nga kompanitë e transportit në rajonin e Ballkanit.

“Jemi të vetëdijshëm për shqetësimet e ngritura nga operatorët e transportit në Ballkanin Perëndimor. Po ndjekim situatën nga afër dhe jemi në kontakt me partnerët tanë në rajon”, tha ai./   /Ad/.Ab./ a.jor

 

The post FOKUS – Kamionistë nga Ballkani bllokojnë kufijtë e BE-së për shkak të rregullave të qëndrimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pas Hanit të Hotit, bllokohet edhe qarkullimi i mallrave në pikat kufitare me Maqedoninë e Veriut

By: Elva
25 January 2026 at 11:37

Pas bllokimit të qarkullimit të mjeteve të tonazhit të rëndë në Han të Hotit për shkak të protestës së kamionistëve në Malin e Zi, kufizime të ngjashme do të aplikohen edhe në pikat kufitare me Maqedoninë e Veriut. Autoritetet kanë njoftuar se për shkak të një proteste të paralajmëruar nga një shoqatë e transportit të […]

The post Pas Hanit të Hotit, bllokohet edhe qarkullimi i mallrave në pikat kufitare me Maqedoninë e Veriut appeared first on BoldNews.al.

AKU tërheq nga tregu produktin e qumështit formulë për foshnjat me prani bakteri

22 January 2026 at 12:39

TIRANË, 22 janar /ATSh/ Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njoftoi sot se ka tërhequr nga tregu produktin “NAN 1 OPTIPRO”, qumësht formulë për foshnjat, pasi rezulton me prani të bakterit cereulide.

Pas kryerjes së kontrolleve dhe ndjekjes së gjurmueshmërisë, AKU ka bllokuar të gjithë sasinë në gjendje të produktit dhe atë të kthyer nga tregu, me destinacion asgjësimin e tij, ose kthimin në vendin e origjinës.

Referuar subjektit importues në Shqipëri, mbi tërheqjen nga tregu të lotit të formulës për foshnjë “NAN 1 OPTIPRO” 800g, njoftim ky i bërë nga kompania prodhuese “Nestle”, si masë parandaluese pas zbulimit të pranisë së bakterit cereulide në këtë produkt në subjektin prodhues në Holandë, AKU ka bllokuar të gjithë sasinë në gjendje të produktit.

Gjithashtu, AKU informon se nga verifikimet në terren është konstatuar se është kryer afishimi i njoftimit për konsumatorin në supermarketet ku është tregtuar ky produkt.

/e.i/a.f/r.e/

The post AKU tërheq nga tregu produktin e qumështit formulë për foshnjat me prani bakteri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Reshjet e dëborës në vendin tonë/ Qindra automjete mbeten të bllokuara në Rrugën e Arbrit

By: V K
21 January 2026 at 10:00

Këtë të mërkurë, Rruga e Arbrit, është bllokuar për momentin për shkak të pranisë së borës në segmentin e Xibrit në Klos.

Qindra automjete kanë mbetur të bllokuar që nga tunelet e fshatit Shkallë, e deri tek tuneli Murrizit.

E njëjta situatë paraqitet edhe në anën e Tiranës, ku ka prani të dëborës në fshatin Bastar Murrize e për pasojë automjetet janë bllokuar pa hyrë në tunel.

 

The post Reshjet e dëborës në vendin tonë/ Qindra automjete mbeten të bllokuara në Rrugën e Arbrit appeared first on Albeu.com.

Hiqet masivi shkëmbor/ Nis qarkullimi në aksin rrugor Qukës-Qafë Plloçë, fillimisht për banorët e zonës

18 January 2026 at 14:50

Në orët e mesditës së sotme është bërë e mundur hapja e aksit rrugor Qukës-Qafë Plloçë.

Nga pamjet e siguruara nga ABC News, shihet që subjekti ka kryer gjithë pastrimi masivit shkëmbor që u bë shkak i bllokimit të aksit rrugor.

Fillimisht aksi rrugor është i hapur vetëm për mjetet e banorëve të zonës.

Ndërkohë, prej ditës së nesërme pritet të jetë i hapur për të gjitha mjetet.

Aktualisht bëhet edhe inspektimi i këtij aksi rrugor dhe për të përforcuar relievet shkëmbore me rrjeta./abcnews.al

Rruga Qukës- Qafë Plloçë e bllokuar

12 January 2026 at 14:46

Gjatë raportimit në mbledhjen e Komitetit Ndërministror të Emergjencave Kombëtare, ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, deklaroi se pavarësisht motit të keq, të gjitha rrugët kombëtare ishin të hapura.

“Kemi arritur të sigurojmë që akset rrugore kombëtare të jenë të hapura gjatë gjithë kohës…”- deklaroi Balluku.

Por pak minuta pas kësaj deklarate, informacionet zyrtare nga Prefektura e Korçës vërtetonin tjetër gjë. Në raportimin e orës 09:30 të mëngjesit të 9 janarit, Prefektura njoftonte se aksi Qafë Plloçë – Qukës ishte i bllokuar dhe vijonte puna për pastrimin e inerteve.

Edhe verifikimet e Faktoje në terren atë ditë tregojnë qartë se rruga, e sapoinaguruar, nuk ishte e kalueshme.  

Rruga Qukës –Qafë Plloçë, 9 janar 2025

Madje, jo vetëm atë ditë. Ky aks kombëtar vijon të jetë i bllokuar prej pesë ditësh për shkak të rrëshqitjeve të dherave dhe inerteve në rrugë. Për të shmangur rreziqet autoritetet vendore kanë pezulluar qarkullimin e automjeteve fill pas aksidentit të ndodhur më 7 janar.

Policia e Qarkullimit Rrugor e Korçës dhe Elbasanit orientojnë mjetet drejt rrugës së vjetër, duke vendosur patrulla në hyrje të Qafë Plloçës dhe Qukësit. Rruga do të qëndrojë e mbyllur deri në pastrimin e plotë të dherave dhe inerteve nga firma kontraktore dhe nuk dihet se sa do të zgjasë ky proces.

Bllokim pas bllokimi

Aksi Qukës – Qafë Plloçë, i gjatë 43,4 km, nisi të ndërtohej 16 vite më parë dhe kushtoi rreth 242.6 milionë dollarë. Ndonëse u inaugurua me daulle dhe bukë me qiqra, Faktoje verifikoi se rruga u hap për qarkullim e papërfunduar.

Problemet me rrugën që u inagurua në shtator të vitit të shkuar nisën që në javët e para. Por pamjet e çarjes të skarpatës dhe rënies masive të gurëve dy muaj më pas treguan degradimin e shpejtë të veprës më të shtrenjtë dhe më të stërzgjatur të infrastrukturës në Shqipëri.

Prej katër muajsh, ky aks ka shfaqur probleme të vazhdueshme me rrëshqitjet e dherave, veçanërisht gjatë reshjeve intensive.

https://faktoje.al/nga-perurimi-te-rreshqitja-e-masivit-shembja-qe-zbuloi-problemet-e-rruges-qukes-qafe-plloce

Përfundim

Bazuar në të dhënat e mbledhura nga prefektura e Korçës, ARRSH dhe verifikimet në terren, deklarata e ministres Belinda Balluku se “të gjitha akset kombëtare janë të kalueshme” kategorizohet e pavërtetë. Aksi Qukës – Qafë Plloçë, segment strategjik i rrjetit rrugor kombëtar, vijon të jetë i bllokuar.

The post Rruga Qukës- Qafë Plloçë e bllokuar appeared first on Faktoje.al.

Pesë minatorë të minierës së Trepçes bllokohen 9 orë nën tokë

By: D Marku
11 January 2026 at 18:10

Pesë pompistë kujdestarë të Ndërmarrjes “Trepça” kanë mbetur për disa orë brenda minierës si pasojë e problemeve teknike me furnizimin me energji elektrike.

Kryesindikalisti i Trepçës, Ibrahim Jonuzi, ka konfirmuar se punëtorët kanë qëndruar rreth 8–9 orë në vendet e tyre të punës, deri në stabilizimin e situatës.

“Janë pesë pompistë kujdestarë, të cilët kanë mbetur në vendet e tyre të punës në minierë për shkak të problemeve teknike me energjinë elektrike. Ata kanë qëndruar rreth 8–9 orë”, ka deklaruar Jonuzi.

Ai ka bërë të ditur se të gjithë pompistët kanë dalë nga miniera pa asnjë incident dhe janë kthyer në shtëpitë e tyre. Sipas Jonuzit, gjendja e tyre shëndetësore është e mirë dhe nuk raportohet për asnjë pasojë.

The post Pesë minatorë të minierës së Trepçes bllokohen 9 orë nën tokë appeared first on Albeu.com.

Reshjet e dendura bllokojnë shtëpi dhe rrugë në lagjen “Meshari” në Fushë Kosovë

11 January 2026 at 16:19

PRISHTINË, 11 janar/ATSH/ Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje edhe në lagjen “Meshari” ku jetojnë minoritetet në komunën e Fushë Kosovës. Uji ka përmbytur rrugët dhe disa shtëpi, duke hyrë deri në bodrume, raporton KosovaPress.

Banorët thonë se furnizimi me ujë të pijshëm është plotësisht i ndërprerë, ndërsa problemet me energjinë elektrike janë të vazhdueshme, duke e bërë situatën edhe më të vështirë për familjet që jetojnë në ketë lagje.

Shumë prej shtëpive të prekura janë të pabanuara, në zona më të ulëta, ku uji grumbullohet më lehtë.

Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga autoritetet komunale për të siguruar furnizim me ujë dhe për të parandaluar dëmet materiale.

Edhe mbrëmë banorët e kësaj lagje përjetuan tmerrin e nga vërshimet. Sipas disa fotove dhe videove të dërguara nga banorët, shtëpitë e tyre ishin të përmbytura nga uji dhe balta./KosovaPress/

The post Reshjet e dendura bllokojnë shtëpi dhe rrugë në lagjen “Meshari” në Fushë Kosovë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rëndohet situata në aksin Përmet–Çarçovë, bllokohet rruga drejt juglindjes

9 January 2026 at 09:56


Situata është rënduar në aksin rrugor Përmet–Çarçovë, ku segmenti pranë urës së Çarçovës ndodhet në një pikë kritike.

Si pasojë, janë izoluar lëvizjet e banorëve dhe është ndërprerë qarkullimi i automjeteve drejt Shqipërisë juglindore.

Autoritetet raportojnë se përkeqësimi i kushteve ka bërë të pamundur kalimin e mjeteve, duke krijuar vështirësi të mëdha për banorët e zonës dhe udhëtarët që përdorin këtë aks.

Strukturat përkatëse ndodhen në terren dhe po monitorojnë situatën, ndërsa u bëhet thirrje drejtuesve të mjeteve të shmangin këtë segment rrugor deri në një njoftim të dytë. /Tch/

Vijon të jetë i bllokuar aksi Prrenjas-Elbasan, paralizohet qarkullimi (VIDEO)

By: V K
2 January 2026 at 19:33

Aksi kombëtar Përrenjas–Elbasan, vijon të jetë i bllokuar prej orësh, duke lënë mijëra qytetarë të izoluar në automjete.

Qarkullimi është thuajse i paralizuar në disa segmente, ndërsa temperaturat nën zero po e vështirësojnë edhe më tej situatën.

Sipas informacioneve nga terreni, radhët e automjeteve shtrihen nga ura e Bushtricës deri në zonën e Labinotit, duke krijuar trafik të rënduar dhe lëvizje të pamundur në këtë aks të rëndësishëm kombëtar.

Drejtuesit e mjeteve raportojnë pritje të gjata pa asnjë mundësi lëvizjeje, ndërsa shqetësimi rritet për sigurinë dhe kushtet e qëndrimit në automjete, veçanërisht për fëmijët dhe të moshuarit.

Deri më tani, nuk ka një njoftim zyrtar nga autoritetet për shkaqet e bllokimit apo masat që po merren për normalizimin e qarkullimit, ndërsa situata mbetet problematike dhe pa zgjidhje të menjëhershme.

 

The post Vijon të jetë i bllokuar aksi Prrenjas-Elbasan, paralizohet qarkullimi (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

AKU bllokon 5 tonë djathë Gouda dhe 944 kilogramë fileto pule të kompanisë “Tona”/ Produktet nuk kishin kundraetiketë në gjuhën shqipe, gjobë ndaj subjektit

By: M C
24 December 2025 at 17:43

Drejtoria Rajonale e AKU-së në Tiranë ka ndërmarrë këtë të mërkurë një aksion kontrolli, ku ka bllokuar rreth 5 tonë djathë Gouda dhe 944 kilogramë fileto pule, produkte të kompanisë “Tona alb shpk”.

Sipas AKU-së, bllokimi është vendosur pasi produktet nuk ishin të pajisura me kundraetiketë në gjuhën shqipe, në kundërshtim me rregullat në fuqi.

Përveç bllokimit të mallrave, subjekti është ndëshkuar edhe me masë administrative gjobë, për shkelje të kërkesave ligjore që lidhen me etiketimin dhe gjurmueshmërinë e produkteve ushqimore.

The post AKU bllokon 5 tonë djathë Gouda dhe 944 kilogramë fileto pule të kompanisë “Tona”/ Produktet nuk kishin kundraetiketë në gjuhën shqipe, gjobë ndaj subjektit appeared first on Albeu.com.

Policia plan masash për protestën e PD-së, bllokim i disa akseve rrugore

22 December 2025 at 12:04

TIRANË, 22 dhjetor /ATSH/ Partia Demokratike do të zhvillojë sot në orën 18:00 një protestë para Kryeministrisë.

Në kuadër të këtij tubimi, policia e Tiranës njoftoi se ka ndërmarrë të gjitha masat me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së tubimit.

Sipas Policisë së Shtetit, në zbatim të këtyre masave, me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së tubimit, ditën e sotme do të kufizohet lëvizja në disa akse/segmente rrugore.

Policia cilëson se nga ora 14:00, nuk do të lejohen të parkohen automjetet në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”, në sheshin “Nënë Tereza, në rrugën “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rrugova”, në rrugën “Papa Gjon Pali II”, në bulevardin ”Zhan D’Ark” dhe bulevardin ”Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

Nga ora 14:00 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Policia bën të ditur se në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore. Në rast bllokimi, për të ndihmuar qytetarët që do të qarkullojnë në këto akse, Policia e Tiranës ka marrë masa për të devijuar qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative.

Policia e Tiranës apelon për qytetarët që të shmangin lëvizjen me automjete në akset rrugore që do të bllokohen dhe të përdorin rrugë alternative, për të mos penguar lëvizjen e lirë të pjesëmarrësve në tubim.

/e.i/

The post Policia plan masash për protestën e PD-së, bllokim i disa akseve rrugore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

GREQI – Fermerët bllokojnë pikat doganore në veri të vendit

17 December 2025 at 18:41

SELANIK, 17 dhjetor /ATSH-ANA/ – Fermerët vazhduan sot me bllokadat që kanë ngritur në pikat doganore Evzoni dhe Niki, në kufirin e Greqisë me Maqedoninë e Veriut, si edhe në Promachonas dhe Exochi, në kufirin me Bullgarinë.

Fermerët në pikën doganore të Promachonasit vazhduan për shumë orë bllokimin e zonës, ku mobilizimi preku vetëm kamionët e transportit ndërkombëtar. Automjetet private dhe autobusët u lejuan të kalonin lirshëm.

Shoferët e kamionëve ndodheshin në vendngjarje, ndërsa bllokada po përforcohej edhe nga përfaqësues të sindikatave të tjera, të cilët kishin paralajmëruar praninë e tyre.

Në të njëjtën kohë, në koordinim të plotë me kolegët e tyre në Promachonas, fermerë dhe blegtorë nga Nevrokopi  po zhvillojnë gjithashtu një bllokadë tetëorëshe.

Gjatë kësaj periudhe ndalohet hyrja dhe dalja e kamionëve të të gjitha llojeve, ndërsa automjetet e pasagjerëve dhe autobusët turistikë devijohen në rrugë alternative.

Në një veprim të papritur sot, fermerët protestues në prefekturën e Serresit vendosën të përshkallëzojnë veprimet e tyre duke bllokuar pa afat pikën doganore të Promachonasit, në kufirin me Bullgarinë, për të gjithë kamionët e transportit ndërkombëtar.

Fermerët protestojnë për mosshlyerjen e 30% të mbetur të subvencioneve kryesore që u detyrohen, duke u ankuar se Agjencia e Sigurimeve Bujqësore (ELGA), në vend që të kryejë pagesat, ka zgjedhur fillimisht të mbajë kontributet.

Ata thanë se do të mbajnë asamble në intervale të rregullta për të vendosur nëse do të lehtësojnë përkohësisht trafikun e rënduar në pikën doganore të Promachonasit./    /Ad.Ab./ a.jor.

 

The post GREQI – Fermerët bllokojnë pikat doganore në veri të vendit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BRUKSEL – Hungaria bllokon deklaratën e BE-së për anëtarësimin e Ukrainës

16 December 2025 at 19:33

BRUKSEL, 16 dhjetor /ATSH-DPA/ – Hungaria po bllokon dokumentin vjetor të Bashkimit Evropian mbi procesin e zgjerimit për shkak të refuzimit të saj për negociatat e anëtarësimit të Ukrainës në BE, tha sot ministrja daneze për Çështjet Evropiane, Marie Bjerre.

Sipas Bjerre, qeveria e kryeministrit Viktor Orban ka deklaruar se nuk do të mbështesë një vlerësim pozitiv të zhvillimeve në Ukrainë, por ky element i vlerësimit nuk mund të hiqej pasi ishte i mbështetur nga të gjitha shtetet e tjera të BE-së.

Danimarka mban presidencën e radhës të BE-së.

“Ne kemi 26 shtete anëtare që tregojnë mbështetje të fortë për Ukrainën, dhe Ukraina po jep rezultate”, shpjegoi Bjerre gjatë konsultimeve në Bruksel”.

“Formulimi për Ukrainën është i drejtë dhe i balancuar”, theksoi ajo.

Përfaqësuesi gjerman, Gunther Krichbaum, kritikoi sjelljen e Hungarisë dhe akuzoi Budapestin se po ngadalëson proceset e BE-së.

Për Ukrainën, vetoja e Hungarisë nënkupton se nuk mund të shpresojë më për fillimin e raundeve formale të negociatave për anëtarësim në BE.

Qeveria aktuale hungareze justifikon refuzimin e anëtarësimit të Ukrainës me nevojat e mëdha financiare të këtij vendi dhe pretendimin se pakica hungareze në Ukrainë po diskriminohet.

Me Hungarinë në mes të një fushate zgjedhore, nuk pritet që Orban të ndryshojë qëndrim dhe të heqë bllokadën deri pas zgjedhjeve të prillit./  /Ad.Ab./

The post BRUKSEL – Hungaria bllokon deklaratën e BE-së për anëtarësimin e Ukrainës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌