Të dalluar kanë qenë shumë, por ndoshta jo aq sa ata. Mirlind Daku dhe Medon Berisha, të dy shqiptarë me origjinë nga Kosova, kanë shkëlqyer mbi të tjerët gjatë kësaj gjysme sezoni në Europë.
Për shërbimet e tyre për ekipet kanë fituar edhe çmimin e rëndësishëm të lojtarit të ndeshjes, dhe Daku e Berisha ia kanë dalë më shumë sesa të gjithë futbollistët e tjerë të kombëtares.
Sulmuesi që luan me Rubinin e Kazanit është shpallur 4 herë Lojtari i Ndeshjes këtë sezon në Premier Ligën e Rusisë. Kjo ka ndodhur në sfidat ndaj Ahmatit të Groznit, Dinamos së Mahaçkallës, Orenburgut dhe Soçit.
Ylli kuqezi është kandidat për Këpucën e Artë këtë edicion në kampionatin rus, duke shënuar 9 gola në 17 javë, plus një asist, vetëm dy gola larg vendit të parë.
Medon Berisha ka qenë gjithashtu tepër I dalluar, madje në një kampionat shumë më të vështirë, në Serinë A të Italisë.
Për nivelin e paraqitur, vlera e kartonit iu rrit nga 1.5 në 6 milionë euro pikërisht në 23 dhjetor nga agjencia e njohur “transfermarkt”.
Mesfushori kuqezi e ka fituar tri herë çmimin e futbollistit të ndeshjes në kampionatin italian.
Kjo ka ndodhur fillimisht në duelin ndaj Fiorentinës, kur shënoi edhe golin e fitores, pastaj kundër Veronës, dhe për të tretën herë u veçua në sfidën përballë Torinos, duke shërbyer dy asistë.
Berisha ka dy gola e tre asistë në 13 ndeshje në Serinë A. /abcnews.al
Drejtoria Rajonale e Agjencisë Kombëtare të Ushqimit në Tiranë ka bllokuar 5 ton djathë të llojit Gouda dhe 944 kilogramë fileto pule.
A2 CNN raporton se masat janë marrë për shkak të mungesës së kundra-etiketave në gjuhën shqipe, duke mos respektuar kërkesat ligjore për etiketimin dhe gjurmueshmërinë e produkteve ushqimore.
Subjekti përgjegjës është penalizuar gjithashtu me një masë administrative gjobe për veprimet në kundërshtim me ligjin.
Drejtoria Rajonale e Agjencisë Kombëtare të Ushqimit Tiranë, ka bllokuar 5 ton djathë Gouda dhe 944 kg fileto pule. Kjo masë ka ardhur për mos pajisje me kundra etikete në gjuhën shqipe. Mësohet se është penalizuar subjekti me masë administrative gjobë për veprime në kundërshtim me kërkesat e etiketimit dhe të gjurmueshmërisë.
Drejtoria Rajonale e AKU-së në Tiranë ka ndërmarrë këtë të mërkurë një aksion kontrolli, ku ka bllokuar rreth 5 tonë djathë Gouda dhe 944 kilogramë fileto pule, produkte të kompanisë “Tona alb shpk”.
Sipas AKU-së, bllokimi është vendosur pasi produktet nuk ishin të pajisura me kundraetiketë në gjuhën shqipe, në kundërshtim me rregullat në fuqi.
Përveç bllokimit të mallrave, subjekti është ndëshkuar edhe me masë administrative gjobë, për shkelje të kërkesave ligjore që lidhen me etiketimin dhe gjurmueshmërinë e produkteve ushqimore.
Në emisionin “Shqipëria Live” ishte i ftuar Elton Ilirjani, ku foli për situatën e këngëtares se njohur Parashqevi Simakut, duke e përshkruar atë si një nga zërat më të rrallë dhe më të dashur të muzikës shqiptare, që megjithatë mbetet e pavlerësuar nga institucionet.
“Parashqevia ka kaluar 10 vite në rrugë dhe është lënë në harresë, nuk kishte te hante, ushqehej me mbeturina. Imagjino edhe personat që atë e kane parë në rrugë atëherë edhe e dinin ku ishin, i thonin ‘fol moj ti shqip’. Unë di që edhe kolegët e saj e urrenin. Ajo është një artiste e përmasave të mëdha, një zë i rrallë që nuk do të rikthehet më në Shqipëri. Prisja që institucioni i presidentes t’i jepte një titull, por kjo nuk ndodhi. Ndërkohë, disa artiste në Tiranë e kanë marrë titullin dhe janë bërë meme,” tha Ilirjani.
Ai shtoi se populli e do shumë Parashqevi Simakun dhe e kanë quajtur “Artiste e Popullit”. “Ajo do të mbetet në histori. Artistët e tjerë nuk e duan, ajo ka kaluar një tragjedi. Është bërë një padrejtësi e madhe për të,” tha Ilirjani, duke theksuar se ajo është ende shumë e vlerësuar nga qyteti i saj dhe nga publiku.
Gjithashtu ai kujtojë një moment kur Parashqevia fa folur në telefon me Alfred Moisiun: “Ishte duke iu dridhur dora edhe kur unë e mbylla telefonin më tha pse e mbylle telefonin, duhet të kesh respekt të madh për të. Kur e takoi Alfred Moisiun dhe hodha videon në YouTube, ajo u gëzua si fëmijë dhe u përlot. I dridhej dora dhe më tha: ‘Të lutem, duhet të jesh 100% i respektueshëm për Moisiun’”.
Ilirijani tregoi gjithashtu lidhjen e veçantë që ka me Parashqevinë: “Unë atë e kam si nënën time, atë nuk e lë më. Ka ndryshuar shumë, është më e qetë, ka fituar besimin te unë dhe te Elvira që kujdeset për të. I është rikthyer buzëqeshja dhe po punojmë për ta ndihmuar të rregullojë jetën personale me të birin.”
Ai theksoi se Parashqevia dëshiron të rikthehet në skenë dhe të japë koncerte dhe dëshiron shumë që të vijë në Tiranë: “Për këtë gjë unë po punoj jam duke folur me avokatet e saj, te cilët e njohin shumë mirë atë”./TopChannel
Nuk është vendas, nuk luan për një klub të madh të elitës, dhe kjo padyshim që ndikon. Edhe pse Mirlind Daku është një nga kandidatët më të fortë për Këpucën e Artë në Premier Ligën e Rusisë, ai nuk arriti më shumë se vendi I gjashtë në anketën e së përditshmes “Sport Ekspres” për Futbollistin e vitit në vendin e madh euroaziatik.
Sulmuesi I kombëtares shqiptare, autor i 9 golave në 16 ndeshje në kampionat, mori 28 pikë në votimin ku merrnin pjesë gazetarët, trajnerët dhe menaxherët e futbollit.
Lojtari I vitit në Rusi u zgjodh ylli i ri i Lokomotivës moskovite, Aleksei Batrakov, që mori 243 pikë.
Gjithsesi, Daku pati sukses sepse la pas emra të njohur në futbollin rus, ndërsa votimi përfshinte edhe ata që luajnë jashtë vendit.
Ylli I Monakos, Golovin, dhe portieri i Paris SG, Safonov, që u bë hero në finalen e Kupës Interkontinentale duke pritur 4 penallti, morën më pak pikë sesa shqiptari I Kosovës.
Sulmuesi Xhon Kordoba I kampiones Krasnodar, që ka shënuar një gol më pak sesa ai, u rendit në vend të tretë, ndërsa është I vetmi që mund të krahasohet me ritmin e rrjetave të Dakut, që kur ky mbërriti në Premier Ligën e Rusisë, duke shënuar vetëm një më shumë se Mirlindi.
Finalizohet faza e katërt e operacionit policor të koduar “Neonët 4”. Shkon në 7 numri i ambienteve të zbuluara dhe të goditura në kuadër të këtij operacioni.
Gjatë këtij operacioni është arrestuar Gjovalin Binaku 22 vjeç, dhe u ndalua shtetasi Robert Vata.
22-vjeçari kishte marrë me qira një banesë në Velipojë dhe e kishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave.
Në pranga ka rënë edhe 1 punonjës i OSHEE-së, ndërsa 2 punonjës të tjerë u proceduan penalisht për shpërdorim detyre, kryer në bashkëpunim.
U sekuestruan 300 bimë të dyshuara narkotike kanabis, një sasi kanabisi, 125 pajisje elektrike që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike, 4 celularë dhe një përforcues grushti.
Nga kontrollet në një ambient (banesë), në Velipojë, të përshtatur për kultivimin dhe tharjen e bimëve narkotike kanabis, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 308 bimë të dyshuara kanabis, 85 gramë të kësaj lënde të tharë, 122 pajisje elektrike që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike dhe 4 celularë.
Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Robert Vata, u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 3 llamba dhe një përforcues grushti.
Vijon puna intensive për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.
Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.
Këngëtarja Parashqevi Simaku ka reaguar pasi mori titullin ”Qytetar Nderi” në Kavajë, vend ku ajo është rritur. Me anë të një video-mesazhi nga New York, këngëtarja ka kujtuar vitet e fëmijërisë në Kavajë, duke u shprehu se edhe pse ka kënduar në skena botërore, sërish ka përfaqësuar vendin e saj me thjeshtësi, kënaqësi dhe ndershmëri. ”Është bërë gati një vit që kur dëgjova Fisnik Qosjan…
OSLO, 23 dhjetor /ATSH-AA/ – Norvegjia për herë të parë ka filluar të përdorë analizat e gjakut për të zbuluar ndryshimet në tru të lidhura me sëmundjen Alzheimer, raportoi të martën transmetuesi publik norvegjez NRK.
Testet, të cilat tani janë të disponueshme në spitale për pacientët që shfaqin simptoma njohëse, matin nivelet e një proteine të lidhur me sëmundjen Alzheimer.
Një studim i kohëve të fundit i udhëhequr nga Spitali Universitar i Stavanger analizoi mbi 11.000 mostra gjaku nga njerëz të moshës 57-vjeç e lart.
Rezultatet treguan se një në tre norvegjezë mbi 70-vjeç kanë ndryshime në tru të lidhura me sëmundjen Alzheimer, me më shumë se 60 për qind të atyre mbi 90-vjeç të prekur.
Ekspertët thanë se analiza e gjakut ofron një alternativë më të thjeshtë dhe më pak invazive ndaj metodave të mëparshme, të cilat kërkonin ndërhyrje kurrizore.
Po bëhen plane për ta bërë testin të arritshëm përmes mjekëve të përgjithshëm, duke përmirësuar potencialisht zbulimin e hershëm dhe kujdesin parandalues.
Ilaçe të reja që synojnë ngadalësimin e përparimit të Alzheimerit, të tilla si Leqembi dhe Kisunla, pritet të vlerësohen së shpejti në Norvegji, megjithëse kostoja dhe administrimi në spital mbeten sfida. /os/
Këngëtarja e mirënjohur, Parashqevi Simaku ka reaguar pasi mori titullin ‘Qytetar Nderi’ në Kavajë, vend ku ajo është lindur dhe rritur. Me anë të një video-mesazhi nga New York, këngëtarja ka kujtuar vitet e fëmijërisë në Kavajë, duke u shprehu se edhe pse ka kënduar në skena botërore, sërish ka përfaqësuar vendin e saj me […]
Pak para nisjes së debatit politik, përfaqësuesi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka deklaruar se kjo parti po krijon hapësirë që kryeministri Albin Kurti të shprehë qëndrimet e tij në një debat të hapur politik.
Haziri tha se fillimisht nuk e kishte planifikuar të ishte pjesë e debatit, por kishte vendosur të bashkohej për të diskutuar dallimet politike mes partive.
“Unë nuk kam pasur qëllim të jem pjesë e debatit, por vendosa të bashkëngjitem për të diskutuar dallimet dhe për të debatuar mbi to,” deklaroi Haziri.
Qëndrim të ngjashëm ka shprehur edhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK).
Nënkryetarja e kësaj partie, Vlora Çitaku, ishte mysafirja e parë që mbërriti në emisionin politik Politiko, pak para nisjes së debatit mes përfaqësuesve të partive politike.
Duke folur për rëndësinë e përballjes politike, Çitaku theksoi se PDK-ja nuk i është shmangur asnjëherë debateve dhe se ato janë thelbësore për funksionimin e demokracisë.
“Debati në demokraci është i domosdoshëm dhe PDK nuk i ikën debateve,” tha Çitaku, duke shtuar se shpreson që edhe kryeministri Albin Kurti të tregojë gatishmëri dhe t’i përgjigjet ftesës për një debat të hapur politik.
Thirrjet nga LDK dhe PDK vijnë në kohën kur debati publik mes partive opozitare dhe kryeministrit Kurti ka munguar, ndërsa kërkesat për transparencë dhe përballje politike po shtohen./Telegrafi.
Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka reaguar pas skandalit të zbuluar te AKSHI me abuzimet me tenderat. Tabaku thekson në një reagim në rrjete sociale se shqiptarët janë drejtuar nga Ergys Agasi, duke iu referuar si një “zëvendës kryeministër në hije”, i cili është në kërkim nga SPAK për një sërë akuzash lidhur me këtë dosje. […]
Elton Ilirjani ka publikuar një video të Parashqevi Simakut gjatë Sofrës së Kavajës, ku këngëtarja u nderua me titullin Qytetar Nderi i Kavajës.
Ai gjatë videos tha: “Parashqevi Simaku është gjithmonë kënaqësi të të kem pranë. Sonte është një ditë e veçantë sepse është Sofra e Kavajës dhe kavajasit e tu duan që ti t’u japësh një përshëndetje”.
Në fjalën e saj, Parashqevia tha: “Është bërë gati një vit që kur dëgjova Fisnik Qosjen, një djalë aq i hijshëm, si zog i trembur, mori Elton Ilirjanin dhe i tha: ‘Çfarë më të bëj për Parashqevinë të lutem, më thuaj!’ Edhe më ka ngelur në shpirt, se gjithë këtë kohë që jam rikuperuar nga gjithë këto ngjarje që ndodhën, dua ta falënderoj për këtë nder të madh që më ka bërë sonte.
Screenshot/YouTube
Fisnik Qosja, të falënderoj me gjithë shpirtin që më dhe mundësinë që të tregoj që jam kavajëse, sepse mund ta nxjerrësh Parashqevinë nga Kavaja, por nuk e nxjerr dot Kavajën nga Parashqevia. Jam me ju me gjithë zemër, me gjithë shpirt”.
Ajo kujtoi se ka nisur të këndojë që në fëmijëri, duke u mësuar nga gjyshërit dhe daja i saj, dhe më pas u prezantua për herë të parë me maestron e madh Rexhep Asimin, përmes të cilit mësoi të ruajë traditën muzikore të Kavajës, të cilën e konsideron fisnike dhe me rrënjë të thella.
Parashqevia theksoi edhe mësuesit e saj fisnikë, si Terezina Levi, dhe provat që bënte me ta, si dhe mbështetjen që ka marrë gjatë karrierës. “Edhe pse kam kënduar kudo në Shqipëri dhe botë, thelbi im mbetet shpirti dhe tradita e Kavajës, të cilën e përfaqësoj me thjeshtësi dhe përkushtim”, tha ajo.
Parashqevia përfundoi: “Guri i rëndë në vend të vet, themi ne. Kështu që unë akoma jam kavajësja, pavarësisht se kam kënduar kudo, në Shqipëri, në botë edhe këtu. Gjithmonë kudo që shkoj e përfaqësoj Kavajën me atë thjeshtësi, me atë ndershmërinë, me atë kënaqësinë që i ka dhënë kënga popullore të gjithë shqiptarëve. Kështu që i qofsha falë, si të them, djepit që më ka lindur e rritur kavajëse”. /Telegrafi/
Gazetari Armand Shkullaku, i ftuar në emisionin “Çim Peka LIVE” në SYRI TV, e ka përshkruar situatën aktuale në Shqipëri si një shembje të plotë të shtetit dhe kapje mafioze të institucioneve. Duke iu referuar skandaleve të fundit që përfshijnë Belinda Ballukun dhe dosjen e AKSHI-t, Shkullaku tha se faktet e bëra publike shpjegojnë qartë […]
Dashi Sezoni i Bricjapit i vendos ambiciet tuaja në plan të parë, duke ju kërkuar të reflektoni mbi koston e suksesit tuaj, Dashi. Me diellin, Afërditën dhe Mërkurin që lëvizin nëpër shtëpinë tuaj të 10-të të karrierës dhe autoritetit këtë sezon, jeta juaj e punës bëhet më e dukshme. Kjo mund të shfaqet duke kërkuar për […]
Nga Basir Çollaku Hapur kundër SPAK. Edi Rama njofton se ska shqyrtim kërkesës së Prokurorisë deri me 22 janar 2026, kur ai pret vendinin e Kushtetueses për pezullumin ose jo nga detyra të zëvlndëses së tij. Ndonëse kërkesat nuk ngjajnë as ndryshojnë udhën e njëra-tjetrës, Rama ka zgjedhur të çojë në ekstrem kundërshtinë me drejtësinë. […]
TIRANË, 21 dhjetor /ATSH/ Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e cilësoi ngritjen e Bankës Kombëtare të Zhvillimit, si një institucion që rrezikon të kthehet në një lavatriçe financiare, një instrument i rrezikshëm pa asnjë kontroll real, përmes të cilit mund të abuzohen qindra miliona euro nga paratë e qytetarëve.
Sipas Tabakut, problemi nuk është ideja e bankës, por arkitektura e saj e qëllimshme për të vjedhur në hije.
Deputetja renditi disa nga shqetësime kryesore sipas saj.
“Sipas ligjit të miratuar, kjo bankë funksionon si një “ishull financiar” ku qeveria bën çfarë të dojë: nuk mbikëqyret nga Banka e Shqipërisë; nuk i nënshtrohet kontrollit teknik të KLSH-së për kreditë që jep dhee më e rrezikshmja do të mbledhë kursimet tuaja në postë për t’ua dhënë si kredi klientëve të qeverisë”, theksoi Tabaku.
Tabaku nënvizoi, se ndryshe nga Shqipëria, bankat e zhvillimit në vendet europiane janë tërësisht të kontrolluara.
“Në Gjermani, KfW kontrollohet deri në qindarkën e fundit nga Banka Qendrore dhe Parlamenti. Në Itali, çdo investim i Cassa Depositi e Prestiti kalon në sitën e institucioneve të pavarura. Në asnjë vend serioz nuk ekziston një bankë që menaxhon para publike pa një palë të tretë që i vendos frenat. Por këtu, frenat i ka hequr qeveria që t’i japë gaz korrupsionit”, tha Tabaku.
Tabaku shtoi se Shqipëria sot nuk ka nevojë për një tjetër “gropë financiare” që i shërben një pakice klienteliste.
Sipas saj “ka nevojë për institucione që mbrojnë djersën e qytetarëve, jo për një bankë që financon PPP-të dhe dështimet e radhës me kursimet e prindërve tanë”. /m.q/j.p/
Para se ta fajësoni stresin, kontrolloni këto sinjale nga stomaku
Lodhja e pashpjegueshme, rraskapitja dhe mungesa e energjisë nuk janë domosdoshmërisht shenja të mbingarkesës apo stresit. Shkaku i këtyre shqetësimeve, që ndikojnë ndjeshëm në cilësinë e jetës, mund të jetë një problem shëndetësor i sistemit tretës. Ekspertët rikujtojnë se ekziston një lidhje e fortë midis stomakut dhe trurit, nëse një organ i tretjes nuk funksionon siç duhet, mund të ndihemi thellësisht të lodhur.
Sistemi tretës si themel i energjisë sonë
Gretchen Evans, gastroenterologe interventive, thekson se sistemi tretës shtrihet nga goja deri te anusi dhe përfshin një sërë organesh komplekse. Ai është themeli i energjisë sonë, nënvizon ajo. Stomaku dhe zorrët përpunojnë dhe përthithin ushqimin, ndërsa flora e zorrëve përmban triliona baktere - i ashtuquajturi mikrobiom.
Mikrobioma përfshin mikroorganizma (baktere, viruse, kërpudha) dhe materialin e tyre gjenetik që jetojnë në zorrë. Kur flora e zorrëve është e ekuilibruar, tretja funksionon mirë, imuniteti është më i fortë dhe edhe shëndeti mendor përmirësohet; ndërsa disbioza (mbizotërimi i baktereve “të këqija”) rrit rrezikun për sëmundje.
Shumica e mikrobiomës formohet rreth lindjes
Organe si mëlçia dhe pankreasi ndihmojnë në prodhimin e energjisë, mbështesin metabolizmin, rregullojnë enzimat dhe largojnë toksinat. Sipas dr. Evans, një mikrobiom i shëndetshëm bashkëpunon me sistemin tretës në procesin e tretjes dhe mbron zorrët nga depërtimi i substancave të dëmshme.
– Sistemi tretës është “shtëpia” e baktereve të zorrëve. Kur organet e tretjes janë të shëndetshme dhe ushqehemi drejt, mikrobioma forcohet dhe niveli i energjisë rritet, thotë ajo, duke shtuar se njohuritë tona për ndikimin e baktereve janë ende të kufizuara.
– Sapo kemi gërvishtur sipërfaqen e kompleksitetit të mikrobiomës. Shumë produkte reklamohen si transformuese të mikrobiomës, por e vërteta është se pjesa më e madhe e mikrobiomës formohet rreth lindjes, thekson dr. Evans, transmeton Telegrafi.
Si ta përmirësojmë florën e zorrëve?
Kjo nuk do të thotë se nuk mund të bëjmë asgjë. Ushqyerja e shëndetshme, përdorimi i kontrolluar i antibiotikëve dhe një stil jetese aktiv ndihmojnë ndjeshëm. Me hapa të thjeshtë mund të përmirësojmë funksionin e zorrëve, të rrisim energjinë dhe të forcojmë imunitetin.
– Konsumoni çdo ditë perime, veçanërisht perime me gjethe jeshile. Shmangni pijet e ëmbëlsuara (përfshirë lëngjet) dhe ëmbëlsuesit artificialë. Kufizoni ushqimet e përpunuara, ato me shumë sheqer dhe yndyrna shtazore. Zgjidhni proteina të dobëta dhe yndyrna bimore si vaji i ullirit dhe avokado. Ushqimet e fermentuara (p.sh. kos grek, lakër turshi), si dhe probiotikët dhe prebiotikët, ndikojnë pozitivisht në sistemin tretës, këshillon dr. Evans.
Ajo shton edhe një pikë të rëndësishme: kufizoni “ngrënien pa pushim”. Ushqimi është stresor për sistemin tretës.
– Duhet t’i japim sistemit tretës pushim më të gjatë se katër orë, që të rikuperohet dhe të forcohet. Ky “pushim për stomakun” vepron ngjashëm me një gjumë të mirë për trurin, shpjegon ajo.
Dr. Evans këshillon përdorimin racional të antibiotikëve vetëm sipas rekomandimit mjekësor, aktivitet fizik të rregullt, hidrimin e mjaftueshëm, si dhe menaxhimin e stresit (meditim, frymëmarrje e thellë), pasi stresi dëmton florën e zorrëve dhe nxit inflamacionin.
Lodhja si pasojë e mungesës së hekurit ose vitaminës B12
Lodhja e pashpjegueshme mund të lidhet edhe me nivele të ulëta të hekurit, magnezit dhe vitaminës B12. Këshillohet konsultë me mjekun dhe analiza laboratorike për të vlerësuar mungesat. Nëse konstatohet deficit (p.sh. hekur), planifikoni plotësimin e kontrolluar me mjekun.
– Këto strategji janë më të besueshme sesa marrja e probiotikëve pa rregull. Bakteret “e mira” nuk do të mbijetojnë nëse ushqyerja bazë është e gabuar, thekson dr. Evans.
shutterstock
Tre forma të shpeshta të problemeve të stomakut që shterojnë energjinë
Nëse shfaqen shqetësime të stomakut të shoqëruara me lodhje, duhet konsultë mjekësore dhe diagnostikë e përshtatshme. Më të shpeshtat janë:
Infeksioni me Helicobacter pylori Bakter që shkakton dhimbje stomaku dhe pengon përthithjen e lëndëve ushqyese (p.sh. hekurit), të domosdoshme për energjinë. Zbulohet dhe trajtohet relativisht lehtë. Mund të përhapet brenda familjes; prandaj rekomandohet testim dhe trajtim i të gjithë anëtarëve kur njëri rezulton pozitiv. Infeksioni prek stomakun dhe duodenin, është shkak kryesor i gastritit dhe ulcerës dhe transmetohet përmes kontaktit të drejtpërdrejtë ose ujit/ushqimit të kontaminuar.
Mëlçia e dhjamosur (steatoza) Mëlçia është kyçe për rregullimin e energjisë dhe largimin e toksinave. Kur mbingarkohet me yndyrë, aftësia e saj për “pastrim” dhe furnizim energjie bie. Me kalimin e kohës, grumbullimi i yndyrës (>5% e indit të mëlçisë) mund të çojë në dëmtime serioze, deri në cirrozë.
Kapsllëku kronik (opstipacioni) Shfaqet me jashtëqitje të rralla (më pak se 3 herë në javë), ngërçe, fryrje, ndjesi ngopjeje, dhimbje gjatë defekimit dhe lodhje. Rritni marrjen e ujit dhe fibrave, aktivizohuni fizikisht; nëse nuk ka përmirësim, kërkoni këshillë mjekësore.
Kur duhet të paraqitemi urgjentisht te mjeku?
Disa gjendje serioze shfaqen me lodhje të theksuar dhe kërkojnë vlerësim të menjëhershëm, si: zverdhja e lëkurës/syve, jashtëqitje që zgjojnë nga gjumi, vështirësi në gëlltitje, ndjesi bllokimi të ushqimit në kraharor, diarre e zgjatur, jashtëqitje e zezë ose e kuqe me erë metalike, mungesë lëndësh ushqyese, të vjella me gjak ose humbje e pavullnetshme peshe.
Dr. Evans këshillon që personat mbi 45 vjeç, sidomos ata me histori familjare të kancerit të zorrës së trashë, të konsultohen për kolonoskopi, pasi zbulimi i hershëm e bën trajtimin më të suksesshëm dhe më të lehtë. /Telegrafi/
TIRANË, 20 dhjetor/ATSH-Maela Marini/ Deputetja e Partisë Demokratike, njëherazi kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik, reagoi sot ndaj nismës së qeverisë për të kryer një analizë të burimeve të investimeve të huaja në vend.
Përmes një videomesazhi, Tabaku u shpreh se ky është një legjislacion që pak muaj më parë e ka propozuar në parlament, ndërkohë që sipas saj në nismën e propozuar nga qeveria “djalli ndodhet në detaje”.
Tabaku tërhoqi vëmendjen për dy elementë kryesorë të kësaj nisme ligjore. Së pari, ajo nënvizoi se analizë e sigurisë së burimeve të kompanive që do të vijnë këtu në Shqipëri do ta bëjë vetë qeveria, që sot zyrtarisht është nën akuzë dhe nën hetim si grup i strukturuar kriminal.
“Së dyti kjo analizë do të fokusohet vetëm tek medie. Po çfarë do të ndodhë me gjithë sektorët e tjerë, me infrastrukturën, me energjinë, me teknologjinë e informacionit? A do të hetohen, do të analizohen investitorët e huaj që vijnë në këto sektorë?”, u shpreh Tabaku.
Ajo mori si shembull projektin e fundit që qeveria po zhvillon për sa i përket kamerave “smart city”.
“Cilët janë nënkontraktorët dhe si do të sigurohemi ne që këta investitorë që po vijnë janë nga burime dhe vende të sigurta. Pra, një grup i cili zyrtarisht është nën akuzë si grup i strukturuar kriminal, përveçse të dhënave të gjendjes civile, e-Albania, dosjeve hetimore, mund të ketë nesër edhe këto të kamerave të qytetarëve”, tha ajo.
Ky, sipas Tabakut, është një problem i jashtëzakonshëm sepse lidhet jo vetëm me një angazhim për procesin e integrimit dhe për një ligj që na duhet për procesin e integrimit për analizën e investimeve të huaja, por lidhet edhe me një detyrim, me norma, standarde dhe vlera që duhet të ketë Shqipëria.