Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Ushqehej me mbeturina”/ Elton Ilirjani për Parashqevi Simakun: Po punojmë që të rregullohet me të birin

By: gaze tare
24 December 2025 at 17:35

Në emisionin “Shqipëria Live” ishte i ftuar Elton Ilirjani, ku foli për situatën e këngëtares se njohur Parashqevi Simakut, duke e përshkruar atë si një nga zërat më të rrallë dhe më të dashur të muzikës shqiptare, që megjithatë mbetet e pavlerësuar nga institucionet.

“Parashqevia ka kaluar 10 vite në rrugë dhe është lënë në harresë, nuk kishte te hante, ushqehej me mbeturina. Imagjino edhe personat që atë e kane parë në rrugë atëherë edhe e dinin ku ishin, i thonin ‘fol moj ti shqip’. Unë di që edhe kolegët e saj e urrenin. Ajo është një artiste e përmasave të mëdha, një zë i rrallë që nuk do të rikthehet më në Shqipëri. Prisja që institucioni i presidentes t’i jepte një titull, por kjo nuk ndodhi. Ndërkohë, disa artiste në Tiranë e kanë marrë titullin dhe janë bërë meme,” tha Ilirjani.

Ai shtoi se populli e do shumë Parashqevi Simakun dhe e kanë quajtur “Artiste e Popullit”. “Ajo do të mbetet në histori. Artistët e tjerë nuk e duan, ajo ka kaluar një tragjedi. Është bërë një padrejtësi e madhe për të,” tha Ilirjani, duke theksuar se ajo është ende shumë e vlerësuar nga qyteti i saj dhe nga publiku.

Gjithashtu ai kujtojë një moment kur Parashqevia fa folur në telefon me Alfred Moisiun: “Ishte duke iu dridhur dora edhe kur unë e mbylla telefonin më tha pse e mbylle telefonin, duhet të kesh respekt të madh për të. Kur e takoi Alfred Moisiun dhe hodha videon në YouTube, ajo u gëzua si fëmijë dhe u përlot. I dridhej dora dhe më tha: ‘Të lutem, duhet të jesh 100% i respektueshëm për Moisiun’”.

Ilirijani tregoi gjithashtu lidhjen e veçantë që ka me Parashqevinë: “Unë atë e kam si nënën time, atë nuk e lë më. Ka ndryshuar shumë, është më e qetë, ka fituar besimin te unë dhe te Elvira që kujdeset për të. I është rikthyer buzëqeshja dhe po punojmë për ta ndihmuar të rregullojë jetën personale me të birin.”

Ai theksoi se Parashqevia dëshiron të rikthehet në skenë dhe të japë koncerte dhe dëshiron shumë që të vijë në Tiranë: “Për këtë gjë unë po punoj jam duke folur me avokatet e saj, te cilët e njohin shumë mirë atë”./TopChannel

The post “Ushqehej me mbeturina”/ Elton Ilirjani për Parashqevi Simakun: Po punojmë që të rregullohet me të birin appeared first on iconstyle.al.

VIDEO/ ”Qytetare Nderi” e Kavajës, Parashqevi Simaku: Guri i rëndë në vend të vet

By: redi
23 December 2025 at 21:28

Këngëtarja Parashqevi Simaku ka reaguar pasi mori titullin ”Qytetar Nderi” në Kavajë, vend ku ajo është rritur. Me anë të një video-mesazhi nga New York, këngëtarja ka kujtuar vitet e fëmijërisë në Kavajë, duke u shprehu se edhe pse ka kënduar në skena botërore, sërish ka përfaqësuar vendin e saj me thjeshtësi, kënaqësi dhe ndershmëri. ”Është bërë gati një vit që kur dëgjova Fisnik Qosjan…

Source

Parashqevi Simaku shpallet ‘Qytetare Nderi’ në Kavajë, këngëtarja: Guri i rëndë në vend të vet!

By: armand
23 December 2025 at 19:42

Këngëtarja e mirënjohur, Parashqevi Simaku ka reaguar pasi mori titullin ‘Qytetar Nderi’ në Kavajë, vend ku ajo është lindur dhe rritur. Me anë të një video-mesazhi nga New York, këngëtarja ka kujtuar vitet e fëmijërisë në Kavajë, duke u shprehu se edhe pse ka kënduar në skena botërore, sërish ka përfaqësuar vendin e saj me […]

The post Parashqevi Simaku shpallet ‘Qytetare Nderi’ në Kavajë, këngëtarja: Guri i rëndë në vend të vet! appeared first on BoldNews.al.

"Guri i rëndë në vend të vet, unë akoma jam kavajase", Parashqevia në Sofrën e Kavajës kur u nderua qytetare nderi

23 December 2025 at 11:38


Elton Ilirjani ka publikuar një video të Parashqevi Simakut gjatë Sofrës së Kavajës, ku këngëtarja u nderua me titullin Qytetar Nderi i Kavajës.

Ai gjatë videos tha: “Parashqevi Simaku është gjithmonë kënaqësi të të kem pranë. Sonte është një ditë e veçantë sepse është Sofra e Kavajës dhe kavajasit e tu duan që ti t’u japësh një përshëndetje”.

Në fjalën e saj, Parashqevia tha: “Është bërë gati një vit që kur dëgjova Fisnik Qosjen, një djalë aq i hijshëm, si zog i trembur, mori Elton Ilirjanin dhe i tha: ‘Çfarë më të bëj për Parashqevinë të lutem, më thuaj!’ Edhe më ka ngelur në shpirt, se gjithë këtë kohë që jam rikuperuar nga gjithë këto ngjarje që ndodhën, dua ta falënderoj për këtë nder të madh që më ka bërë sonte.

Screenshot/YouTube

Fisnik Qosja, të falënderoj me gjithë shpirtin që më dhe mundësinë që të tregoj që jam kavajëse, sepse mund ta nxjerrësh Parashqevinë nga Kavaja, por nuk e nxjerr dot Kavajën nga Parashqevia. Jam me ju me gjithë zemër, me gjithë shpirt”.

Ajo kujtoi se ka nisur të këndojë që në fëmijëri, duke u mësuar nga gjyshërit dhe daja i saj, dhe më pas u prezantua për herë të parë me maestron e madh Rexhep Asimin, përmes të cilit mësoi të ruajë traditën muzikore të Kavajës, të cilën e konsideron fisnike dhe me rrënjë të thella.

Parashqevia theksoi edhe mësuesit e saj fisnikë, si Terezina Levi, dhe provat që bënte me ta, si dhe mbështetjen që ka marrë gjatë karrierës. “Edhe pse kam kënduar kudo në Shqipëri dhe botë, thelbi im mbetet shpirti dhe tradita e Kavajës, të cilën e përfaqësoj me thjeshtësi dhe përkushtim”, tha ajo.

Parashqevia përfundoi: “Guri i rëndë në vend të vet, themi ne. Kështu që unë akoma jam kavajësja, pavarësisht se kam kënduar kudo, në Shqipëri, në botë edhe këtu. Gjithmonë kudo që shkoj e përfaqësoj Kavajën me atë thjeshtësi, me atë ndershmërinë, me atë kënaqësinë që i ka dhënë kënga popullore të gjithë shqiptarëve. Kështu që i qofsha falë, si të them, djepit që më ka lindur e rritur kavajëse”. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Një vit nga gjetja e Parashqevisë, Elton Ilirjani: Nuk do të jesh kurrë në rrugë

By: gaze tare
16 December 2025 at 17:31

Një vit më parë, pamjet e Parashqevi Simakut në një televizion amerikan tronditën opinionin publik shqiptar. Ikona e muzikës shqiptare u shfaq me emrin “Nolfe”, duke rrëfyer një realitet të dhimbshëm, jetesën në rrugë dhe betejën e përditshme për mbijetesë, larg skenës dhe lavdisë që dikur e karakterizonin.

Rrëfimi i saj preku thellë shqiptarët kudo në botë, të cilët reaguan me ndjeshmëri dhe solidaritet. Viti 2025, megjithatë, solli një kthesë pozitive në jetën e artistes. Parashqevi Simaku u ribashkua me djalin e saj, Lukën, dhe arriti të gjejë strehim në Manhattan, falë ndihmës së një biznesmeni kosovar.

Megjithatë, pavarësisht këtij hapi të rëndësishëm, pasiguritë mbi stabilitetin e jetës së saj mbetën ende prezente. Pyetjet për të ardhmen dhe frika e rikthimit në një realitet të vështirë vazhduan të shqetësonin publikun dhe ata që e mbështesnin.

Për t’i dhënë fund këtyre paqartësive, Elton Ilirjani, ka reaguar publikisht në rrjetet sociale, duke bërë një premtim të fortë dhe të drejtpërdrejtë. Ai është zotuar se do të marrë përsipër personalisht çdo nevojë financiare të Parashqevi Simakut, nga qiraja e banesës te shpenzimet e përditshme të jetesës.

“Të kam shumë xhan! Ti nuk do të jesh kurrë më në rrugë apo në problem. Zotohem që çdo gjë do të financohet nga unë personalisht: qiraja e shtëpisë, jetesa jote e përditshme dhe çdo gjë tjetër që do të të duhet,” është shprehur ai.

“Ne nuk kemi më nevojë për asgjë tjetër,” ka shtuar Ilirjani, duke lënë të kuptohet se artistja tashmë ka një mbështetje të sigurt dhe afatgjatë.

The post Një vit nga gjetja e Parashqevisë, Elton Ilirjani: Nuk do të jesh kurrë në rrugë appeared first on iconstyle.al.

Një vit nga gjetja e Parashqevisë, Elton Ilirjani bën një premtim: Nuk do të jesh kurrë në rrugë apo në problem

16 December 2025 at 14:30


Ka kaluar një vit që kur ikona e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku, shokoi opinionin publik me pamjet e saj në një televizion amerikan.

Në atë intervistë, ajo u prezantua me emrin 'Nolfe' dhe tregoi betejën e përditshme për mbijetesë në rrugë, një imazh që preku zemrat e shqiptarëve kudo.

Viti 2025 solli ndryshime pozitive për të: Parashqevi u ribashkua me djalin, Lukën, dhe gjeti strehim në Manhattan falë një biznesmeni kosovar.

Foto: Instagram

Por pati sërish pasiguri sa i përket jetesës së saj dhe kthimit në realitet, për një jetë normale.Për të siguruar që kjo të mos ndodhë, miku i saj, Elton Ilirjani, ka bërë një premtim të fortë në rrjetet sociale.

“Të kam shumë xhan! Ti nuk do jesh kurrë në rrugë apo në problem! Sepse zotohem që çdo gjë do financohet nga unë personalisht! Qera shtëpie, jetesa jote e përditshme dhe çdo gjë që do ti".

Foto: Instagram

"Nuk kemi nevojë më për asnjë gjë", tha ai ndër tjerash.

Me këtë veprim, Simaku siguron të mos përballet edhe një herë tjetër me atë që përjetoi, ndonëse shqiptarët shprehën gatishmëri dhe u mobilizuan për të. /Telegrafi/

Foto: Instagram

“Deri sa do ta mbajmë ne?”/ Elton Ilirjani flet për situatën delikate dhe të rënduar të Parashqevi Simakut

By: gaze tare
12 November 2025 at 16:33

Elton Ilirjani në një lidhje direkte me emisionin “Shqipëria Live” me Sidorela Gjoni, ka treguar se situata me këngëtaren Parashqevi Simaku është në një moment delikat. Ai shprehet se ajo pasi ka dalë nga spitali, nuk ka pranuar që të mjekohet dhe as që të nxjerrë një kartë të identiteti që është e nevojshme për jetën e saj. Sipas tij ajo ka nevojë për ndihmë pas i duhet ndihmë mjekësore, ndërsa shtoi se i biri nuk ka më komunikim me të.

“Nëse do të marrë mjekim ajo do të rikthehet. Nëse dikush nuk pranon të bëjë një kartë ID, kupton që kjo nuk do të çojë asgjëkundi sepse nuk do të përfitosh asgjë pa një kartë. Duhet të jetë në gjendje që të përfitojë ato që shteti amerikan i detyrohet një personi si ajo.

Situata me të nuk është ok, sepse kemi 11 muaj që përpiqemi t’iu fitojmë besimin, por ajo nuk pranon të bëjë asgjë nga ato që ne i kërkojmë. Doli nga spitali pa mjekim. Nuk është çështje parash ose se ne nuk e mbajmë dot, por problemi është deri sa do ta mbajmë ne? Sepse ajo refuzon të shkojë në spital…

Nuk mund të bëjë deklarata për shëndetin e dikujt, por di të them dhe të nënkuptoj që një person që nuk pranon të ketë një kartë ID dhe të qëndrojë në rrugë, ka nevojë për ndihmë, ndoshta dhe mjekësore. Mendoj se ajo duhet të marrë mjekim.

Me arsyetimin e saj ajo mendon se nuk është e divorcuar, dhe se çdo gjë është një lojë, dhe të tjerët janë munduar ta dëmtojnë. I biri i saj nuk dëshiron më të flasë më të dhe thotë që e dua nënën time në rikthyer në jetën normale”, tha Ilirjani.

The post “Deri sa do ta mbajmë ne?”/ Elton Ilirjani flet për situatën delikate dhe të rënduar të Parashqevi Simakut appeared first on iconstyle.al.

Mesazhi prekës i Parashqevi Simakut për të birin: Edhe nëse më mohon, unë do të jem gjithmonë nëna jote

By: Elva
11 November 2025 at 19:43

Këngëtarja e njohur Parashqevi Simaku ka prekur ndjekësit me një rrëfim të ndjerë në rrjetet sociale, ku ka ndarë dhimbjen për mungesën e të birit, Luka, me të cilin thotë se nuk është takuar prej më shumë se 11 muajsh. Në postimin emocional, artistja tregon se gjatë kësaj kohe ka folur me të vetëm tri […]

The post Mesazhi prekës i Parashqevi Simakut për të birin: Edhe nëse më mohon, unë do të jem gjithmonë nëna jote appeared first on BoldNews.al.

“11 muaj pa të takuar”, Parashqevi Simaku emocionon me fjalë që burojnë nga shpirti: Do të pres gjithmonë biri im, do më kuptosh kur të bëhesh prind

By: M C
11 November 2025 at 18:34

Këngëtarja Parashqevi Simaku ka prekur zemra e të gjithëve me postimin e fundit në rrjete sociale, ku i dedikohet të birit, Luka.

Parashqevi Simaku thekson se ndjen dhimbje çdo ditë që nuk e ka pranë të birin ndërsa bën me dije se kanë kaluar 11 muaj që nuk e ka parë djalin.

Një plagë që nuk shërohet e quan Parashqevi Simaku mungesën e të birit ndërsa thekson se ai do ta kuptojë vetëm kur të bëhet vetë prind.

Reagimi i plotë i Parashqevi Simakut

Luke, biri im… më dhemb çdo ditë kur nuk të kam pranë. Kanë kaluar 11 muaj që nuk të kam parë, dhe kjo erdhi pas gati një dekade që nuk e kemi parë njëri-tjetrin.

Çdo ditë pa ty është një plagë që nuk shërohet. Rrethanat na ndanë, jo dashuria. Ndoshta jeta nuk na la mundësi të qëndronim bashkë, por të dish se unë do të jetoja me ty edhe në gjemba, vetëm të ishim pranë njëri-tjetrit.

Edhe ato tre herë që kemi folur në telefon, fjala jote ishte e ftohtë, si e drejtuar ndaj një të huaji, jo ndaj nënës që do jepte jetën për ty. E megjithatë, çdo fjalë e jotja, sado e largët, për mua kishte peshën e botës.

Ende kujtoj momentin kur më përqafove — ishte sikur bota ndaloi për pak çaste. Aty ndjeva se gjithçka kishte kuptim, se çdo vuajtje bëhej më e lehtë kur të kisha afër.

Nuk të mbaj inat, as nuk të gjykoj. Vetëm të dua, në heshtje, siç di ta dojë një nënë. Edhe nëse më mohon, unë do të jem gjithmonë nëna jote, Luke — ajo që të pret, që të fal, dhe që s’pushon kurrë së dashuruari.

Mos harro, biri im, një ditë edhe ti do të bëhesh prind. Atëherë do ta kuptosh se çfarë ndjen një nënë, se sa shumë do të kalonte oqeane dhe vite të tëra vetëm që fëmija i saj të ishte i lumtur.

The post “11 muaj pa të takuar”, Parashqevi Simaku emocionon me fjalë që burojnë nga shpirti: Do të pres gjithmonë biri im, do më kuptosh kur të bëhesh prind appeared first on Albeu.com.

Parashqevi Simaku nuk është mirë/ Flet biznesmeni: I biri refuzon ta takojë, thotë se mamaja ka…

By: V K
11 November 2025 at 11:38

Teksa ka kaluar rreth një vit, nga koha kur ikona e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku, u gjet rastësisht rrugëve të New York-ut në një gjendje të mjerueshme, e pastrehë dhe që rronte vetëm me ndihma vullnetare, gjendja e saj nuk njeh shumë përmirësime.

Gjatë ditës së djeshme, në studion e Opinion, biznesmeni Elton Ilirjani, tha se “këngëtarja e madhe nuk është mirë emocionalisht dhe nga ana psikologjike”.

Sipas tij, Simaku nuk beson se është divorcuar ndonjëherë, duke ia atribuar Inteligjencës Artificiale fundin e martesës së saj me Robert Nofle, me të cilin ka një djalë.

“Ajo nuk është mirë me jetën e saj sociale, nuk takohet më me të birin. Janë takuar vetëm një herë kur keni parë videot në televizion në janar të këtij viti. Kanë bërë tre ose katër telefonata dhe i biri nuk ka pranuar të vijë, thotë që mamaja e tij duhet të mjekohet në spital. Unë kam biseduar edhe me ish-bashkëshortin e saj. Parashqevia beson se është ende e martuar dhe thotë se çdo gjë e ka bërë Inteligjenca Artificiale”, tha Ilirjani.

Më tej, i bëri një thirrje direkte nga studioja.

“Unë jam i dyzuar, mendoj se ajo nuk e beson fare te procesi i divorcit, sepse nuk ka qenë pjesë, ka qenë e përfaqësuar nga një avokat i caktuar nga shteti. Parashqevia ka nevojë të merret me veten, i bëj një thirrje të drejtpërdrejtë, ka ardhur momenti të bësh maksimumin tënd, të merresh me veten!

Jam i bindur që po më ndjek, e di se i ndjek emisionet një nga një, nuk ta ka marrë Inteligjenca Artificiale Robertin, e kam dosjen tënde, ti nuk je më bashkëshortja e tij, nuk ka ndodhur asgjë në mënyrë artificiale. Duhet të ringrihemi bashkë dhe ti të jesh e zonja të këndosh dhe ta bësh djalin tënd krenar, që të bashkohet me ty”.

Sipas Ilirjanit, Simaku nuk kërkon që ti rikthehet jetës normale, ndërsa refuzon që të bëjë qoftë edhe një kartë identiteti.

“Asaj nuk i duhen para dhe shtëpi, asaj i duhet që të kthehet në jetën normale. Ajo nuk pranon se nuk beson që ka diçka që nuk shkon me të, s’pranon të bëjë edhe qoftë një kartë identiteti. Qeraja e saj është e paguar deri në fund të Janarit të vitit të ardhshëm, dhe më pas ne nuk mund të bëjmë një kontratë qeraje për të. Ajo nuk shkon dot në asnjë vend, pa një mjet identifikimi, ajo nuk pranon të shkojë dhe të marrë as ID amerikane. Parashqevia ka qenë në spital për 15 ditë, dhe më pas nuk pranoi që të merrte mjekim, edhe pse i bëri shumë mirë”, rrëfeu biznesmeni.

The post Parashqevi Simaku nuk është mirë/ Flet biznesmeni: I biri refuzon ta takojë, thotë se mamaja ka… appeared first on Albeu.com.

Elton Ilirjani alarmon për gjendjen shëndetësore dhe financiare të Parashqevi Simakut: Prej 11 muajsh nuk ka asnjë përmirësim

11 November 2025 at 10:24


Biznesmeni dhe aktivisti Elton Ilirjani, mik i këngëtares së njohur shqiptare Parashqevi Simaku, ka bërë publike situatën alarmante të artistes, duke paralajmëruar për rreziqet shëndetësore dhe vështirësitë financiare me të cilat po përballet.

Në një intervistë për emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, që do të transmetohet sonte në orën 23:00, Ilirjani do të ndajë detaje tronditëse mbi gjendjen e Simakut.

Një video promo e publikuar paraprakisht ka nxjerrë në pah disa nga aspektet më shqetësuese.

Elton Ilirjani & Parashqevi Simaku (Screenshot)

Sipas tij, këngëtarja ndodhet “në situatën më të vështirë” dhe prej 11 muajsh nuk ka asnjë përmirësim.

Ilirjani shtoi se Simaku aktualisht nuk merr asnjë mjekim dhe, pas daljes nga spitali, është izoluar plotësisht.


“Njeri që rri gjithë ditën në shtëpi. Nuk ka më motivim”, u shpreh ai. Ai shtoi se këngëtarja “thotë se IA (Inteligjenca Artificiale) e ndau” dhe se ndonëse është e divorcuar, nuk e pranon këtë fakt, si dhe djalin nuk e takon.

Përveç krizës shëndetësore, situata financiare paraqitet po aq kritike. Ilirjani tregoi se e vetmja ndihmë ka ardhur përmes një “GoFund-it”, ndërsa qeraja e banesës së saj, që deri tani është paguar nga Kadri Morina, përfundon në fund të Janarit 2026.

“Nga shkurti 2026 nuk ka asgjë”, tha ai, duke shtuar se problemi më i madh lidhet me mungesën e dokumenteve. “As ID që mund të aplikojë. Nuk pranon t’i bëjë”.

Elton Ilirjani theksoi se ka bërë gjithçka që ka mundur për t’i ardhur në ndihmë, duke organizuar emisione dhe duke kontaktuar persona që i kanë ofruar shtëpi në Shqipëri, por situata kërkon ndërhyrje institucionale.

“I duhet ndihma e shtetit shqiptar që të marrë mjekimin dhe t’i bëjë letrat, ID-në amerikane, ID-në shqiptare. Dikush të merret me këtë zonjë”, përfundoi ai apelin e tij. /Telegrafi/

Elton Ilirjani: Parashqevi Simaku rrezikon të kthehet aty ku ishte, e pastrehë!

By: gaze tare
10 November 2025 at 20:53

Elton Ilirjani ka ngritur shqetësimin për gjendjen e këngëtares Parashqevi Simaku, duke deklaruar se ajo rrezikon të mbetet sërish e pastrehë, nëse nuk ndërhyhet urgjentisht. Në një intervistë me Blendi Fevziun, Ilirjani u shpreh se situata e artistes nuk ka pësuar asnjë përmirësim gjatë 11 muajve të fundit dhe se, sipas tij, Parashqevia nuk po merr trajtimin dhe mbështetjen e nevojshme.

 

Ai bëri thirrje për ndërhyrje institucionale, duke theksuar se çështja nuk mund të zgjidhet vetëm me donacione të rastësishme, por kërkon angazhim konkret nga shteti shqiptar.

Parashqevi Simaku rrezikon të kthehet aty ku ishte, e pastrehë!

Parashqevia është në situatën më të vështirë, sepse kanë kaluar 11 muaj dhe nuk ka asnjë përmirësim.

Ajo nuk merr as mjekim, doli nga spitali, nuk është mirë. Një njeri që rri gjithë ditën në shtëpi, nuk ka motivim, që thotë “inteligjenca artificiale më ndau”. Ajo është e ndarë por nuk pranon që është e ndarë. Përveç “GoFund” përpara 11 muajsh, ajo nuk ka marrë asnjë ndihmë tjetër.

Ka qenë z.Kadri Morina që ka paguar deri në fund të janarit dhe që nga 1 shkurti do të kthehet atje ku ishte sepse ajo nuk ka as ID që mund të aplikojë. Unë mendoj që ndihma ime ka qenë maksimale, duke folur dhe me persona që kanë ofruar shtëpi këtu në Kavajë, ajo që i duhet asaj është ndihma e shtetit shqiptar, për të bërë të mundur që të shkojë dhe të marrë mjekimin dhe të bëjë letrat, të bëjë ID-në amerikane, të bëjë ID-në shqiptare, dikush të vijë dhe të merret me këtë zonjë.”

The post Elton Ilirjani: Parashqevi Simaku rrezikon të kthehet aty ku ishte, e pastrehë! appeared first on iconstyle.al.

Parashqevi Simaku me dedikim prekës për të birin: Largësia nuk e zbeh kurrë dashurinë e një nëne

16 October 2025 at 09:22


Këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, ka ndarë një dedikim plot emocion për djalin e saj, Luke.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo shkroi: “Luke... largësia nuk e zbeh kurrë dashurinë e një nëne, çdo ditë të mendoj me mall dhe krenari. Edhe pse nuk je pranë, zemra ime të ndjen afër gjithmonë”.

Këngëtarja shtoi: “Je gjithçka që një nënë mund të ëndërrojë – drita, forca dhe shpresa ime. Të dua pafund, sot dhe gjithmonë”.

Fjalët e saj prekëse janë pritur me shumë komente dhe reagime nga ndjekësit, të cilët i kanë dërguar fjalë mbështetjeje për lidhjen e veçantë nënë-bir.

Simaku, e cila prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka kaluar periudha të vështira larg familjes. Në fillim të këtij viti, ajo u ribashkua me të birin pas shumë kohësh.

Artistja, e njohur për hitet e paharrueshme nga vitet ’80 dhe ’90, është rikthyer kohët e fundit në vëmendjen e publikut jo vetëm për muzikën, por edhe për historinë e saj të jetës, periudhën si e pastrehë në ShBA.

Pavarësisht gjithçkaje, mesazhet e saj të fundit tregojnë forcën, dashurinë dhe shpresën që ajo ruan për djalin e saj dhe për jetën. /Telegrafi/

Parashqevi Simaku emocionon me mesazhin për djalin e saj, Luke: Largësia s’e zbeh dashurinë e një nëne!

By: gaze tare
15 October 2025 at 23:01

Këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, ka prekur zemrat e ndjekësve të saj me një postim emocionues për djalin e saj, Luke. Përmes një mesazhi të ndjerë në rrjetet sociale, ajo ka shprehur dashurinë e pafund dhe mallin që ndien për të birin, edhe pse largësia i ndan.

“Luke… largësia nuk e zbeh kurrë dashurinë e një nëne, çdo ditë të mendoj me mall dhe krenari. Edhe pse nuk je pranë, zemra ime të ndjen afër gjithmonë. Je gjithçka që një nënë mund të ëndërrojë, drita, forca dhe shpresa ime. Të dua pafund, sot dhe gjithmonë,” ka shkruar artistja, duke shoqëruar fjalët me simbole dashurie dhe zemre.

Ky postim i Simakut ka marrë një sërë komentesh pozitive nga ndjekësit e saj, të cilët janë prekur nga fjalët e nënës dhe kanë vlerësuar lidhjen e fortë mes saj dhe Luke. Pavarësisht largësisë, dashuria e nënës është një forcë e pakufishme dhe këtë e ka theksuar artistja në çdo fjalë të saj. Ky moment ka shtuar më shumë admirues dhe ka bërë që shumë prej ndjekësve të ndajnë mesazhe urimi dhe dashurie për Simakun dhe familjen e saj.

 Ky mesazh ka treguar se dashuria e nënës është e pashtershme dhe gjithmonë do të mbetet një lidhje e fortë dhe e pandarë, pavarësisht pengesave që mund të sjellë jeta.

The post Parashqevi Simaku emocionon me mesazhin për djalin e saj, Luke: Largësia s’e zbeh dashurinë e një nëne! appeared first on iconstyle.al.

Parashqevi Simaku anulon vizitën në Tiranë, zbulohet shkaku

By: V K
5 October 2025 at 14:27

Këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, e cila prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale ndaj disa deklaratave të bëra së fundmi në media, që sipas saj janë të pavërteta dhe shpifëse.

Ndërkaq, bëhet me dije se për momentin këngëtarja ka pezulluar edhe vendimin për t’u rikthyer në Shqipëri, pas deklaratave të shumta që ka pasur rreth emrit të saj muajt e fundit.

Ndonëse u fol se ajo do të mbërrinte në Shqipëri në vjeshtë, mesa duket këngëtarja ka ndryshuar mendim, duke preferuar që të rrijë sa më e distancuar nga vendlindja e saj, duke zgjedhur që të vijojë jetën në SHBA, larg projekteve për një karrierë të re në Shqipëri.

Simaku shprehet se prej rreth 10 muajsh emri i saj, është vënë në shënjestër nga persona që kërkojnë të tërheqin vëmendje përmes akuzave të pabaza.

Ajo i cilëson këto sulme si përpjekje të ulëta për të fituar klikime, duke theksuar se një sjellje e tillë, në fund, ul vetëm ata që e bëjnë.

“Nëse për disa klikime zgjedh të ulësh dikë tjetër me shpifje, jini të sigurt: në atë moment, e ulni vetëm veten”, – shkruan artistja në reagimin e saj. Duke kujtuar përvojat e ngjashme që ka përjetuar gjatë karrierës, Simaku përmend vitet 1985–1988, kur sipas saj, edhe pse fitonte çmime me përkushtim dhe sakrificë, përballej me zili dhe mllef nga ata që nuk e duronin suksesin e saj.

Megjithatë, ajo thotë se, as atëherë dhe as sot, nuk ka lejuar që sulmet ta ndalin. E bindur në rrugën e saj, Simaku thekson se publiku e njeh mirë dhe e di se çfarë ajo përfaqëson.

“Mua nuk më bëni dot asgjë. Publiku im më njeh prej vitesh dhe e di shumë mirë kush jam, çfarë kam dhënë dhe çfarë përfaqësoj”, – shprehet ajo.

Gjithçka nisi pas disa deklaratave të forta nga Shqipja. Gjatë një interviste, Shqipja është shprehur e shokuar për ato ç`ka kishte dëgjuar për të shkuarën e saj.

“Diçka që më ka bërë më tepër përshtypje, është që kam dëgjuar që Parashqevi Simaku ka qenë një nga ato persona që u merrte burrat të tjerave. Po të flas çfarë kam dëgjuar. Unë jam shokuar kur e mora vesh. Kështu ajo ka mbetur rrugëve. Unë nuk e besova, mendova që është femër e bukur, ka pasur karrierë… Po, ka pasur karrierë deri në momentin që familjet nisën të mos e merrnin më. Se shqiptarët e Amerikës flasin me njëritjetrin shumë, çfarë di unë, di dhe ti. Më kanë thënë që ka ndodhur shumë herë. Nuk po flas për pjesën e artistes, po them për thashethemet që kam dëgjuar. Këtë nuk e dinë shqiptarët që kanë emigruar tani, që kanë 1-2 apo 5 vite, po flas në kohën e atëhershme që ka bërë bujë. Merrej nëpër dasma, deri në momentin që nuk u mor më dhe u zhduk. Nuk është e bukur ta thuash, edhe unë nuk e pata të bukur ta dëgjoja”, – deklaroi ajo.

 

The post Parashqevi Simaku anulon vizitën në Tiranë, zbulohet shkaku appeared first on Albeu.com.

Parashqevi Simaku e ashpër pas deklaratave të rënda për të: Të ulëta, nuk kanë asnjë lidhje me realitetin

1 October 2025 at 08:45


Këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, ka reaguar pas një deklarate të rëndë që bëri ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 2, Shqipe Hysenaj.

Në një intervistë, ajo u shpreh: “Kam dëgjuar që Parashqevi Simaku ua merrte burrat të tjerave, për atë ngeli në rrugë”.

E kjo duket se ngjalli reagime të mëdha ku një i tillë u bë edhe nga vetë protagonistja.

E njëjta theksoi se nuk do të mund të ulin asnjëherë pavarësisht shpifjeve, duke i dhënë forcë edhe më shumë të ecë përpara.

Postimi i plotë i Simakut (pa ndërhyrje):

“Prej 10 muajsh, emri im është përdorur si tabelë qitjeje nga njerëz që përpiqen të tërheqin vëmendje përmes shpifjeve dhe të pavërtetave. Asnjëherë nuk e kam menduar se do të më duhej të reagoja për gjëra kaq të ulëta, që nuk kanë asnjë lidhje me realitetin.

Por në fakt, kjo nuk është hera e parë që ndodh. Edhe në vitet 1985–1988 flitej për mua – për çmimet që kisha fituar me shumë punë, përkushtim dhe sakrifica – por shumë nga ata flisnin me mllef dhe zili. Edhe atëherë, si sot, zgjodha të mos ndalem.

Sot dua t’ju them vetëm kaq: Mua nuk më bëni dot asgjë. Publiku im më njeh prej vitesh dhe e di shumë mirë kush jam, çfarë kam dhënë dhe çfarë përfaqësoj.

Nëse për disa klikime zgjedh të ulësh dikë tjetër me shpifje, jini të sigurt: në atë moment, e ulni vetëm veten.

Unë vazhdoj rrugën time me dinjitet dhe të vërtetën në krah. Kjo është forca ime”. /Telegrafi/

Parashqevi Simaku: Prej 10 muajsh emri im po përdoret si tabelë qitjeje nga persona që duan vëmendje

30 September 2025 at 22:42

Këngëtarja shqiptare, Parashqevi Simaku, ka reaguar në lidhje me akuzat dhe shpifjet që sipas saj, prej disa muajsh qarkullojnë për të në rrjetet sociale dhe disa media online. Me një reagim të gjatë në profilin e saj, ajo shprehet se nuk do të lejojë askënd ta përdorë emrin e saj për qëllime të ulëta dhe […]

The post Parashqevi Simaku: Prej 10 muajsh emri im po përdoret si tabelë qitjeje nga persona që duan vëmendje appeared first on BoldNews.al.

Deklarata e Shqipe Hysenajt për Parashqevi Simakun ngjall reagime: Elton Ilirjani paralajmëron gjyq

30 September 2025 at 09:59


Një deklaratë e Shqipe Hysenajt, e bërë dje si e ftuar në Top Albania Radio, ka shkaktuar bujë të madhe dhe reagime të forta në rrjet.

Ajo u shpreh se kishte dëgjuar se Parashqevi Simaku ishte nga ata persona që u merrte burrat njerëzve dhe se për këtë arsye kishte mbetur rrugëve.

Sipas saj, kur ajo ishte në New York, shqiptarët atje flisnin për këtë gjë dhe kjo kishte bërë që këngëtarja të mos kishte më koncerte.

Foto: Elton Ilirjani/InstaStory

Deklarata ka nxitur indinjatë të madhe tek komentuesit, të cilët e kanë cilësuar si ofenduese dhe të papranueshme.

Për këtë çështje ka reaguar publikisht në Instagram Elton Ilirjani, i cili ka qenë afër Parashqevi Simakut që nga momenti që ajo u gjet duke fjetur në rrugë në New York.

Foto: Elton Ilirjani/InstaStory

Ai fillimisht postoi një fotografi të Shqipe Hysenajt me mbishkrimin: “Një kqyqezim për të gjithë shpifësit/thashethemexhinjtë e lagjes dhe të kafeneve”.

Më tej, Ilirjani shkroi: “Parashqevi Simaku është legjenda e muzikës shqiptare. Një nga figurat më të dashura të të gjithë shqiptarëve. Të merresh me llafe dashakeqase apo aq më ulët për klikime është çnjerëzore! Kjo bëhet edhe më e rëndë kur vjen nga ‘ASKUSHËT’!”

Foto: Elton Ilirjani/InstaStory

Në një video të postuar më pas, ai u shpreh: “Më vjen shumë keq që më duhet të flas për këtë, se si mund të kthehet Parashqevia, si mund të ketë një jetë më të mirë, si mund të rregullohet jeta e saj, ndërkohë që duhet të merremi me këto llafazanet e Shqipërisë. Nuk dua të përmend emra. Në këtë rast të Shqipes, të cilën e quaj ‘askush’ dhe ‘llafazane’, si dikush që e do Parashqevinë si nënën e vet është e pamundur të mos flas”.

Ai shtoi se e kishte menduar gjatë dhe kishte vendosur ta çonte rastin në gjykatë: “Nuk do të merrem direkt me këta abuzues. Por do të çoj rastin në gjykatë. Më kanë thënë avokatët e mi në Shqipëri që shpifjet dhe përbaltjet ndiqen në gjykatë. Më duket se ka edhe një ligj të ri që është edhe më i rreptë kundër përbaltjeve dhe shpifjeve dhe në rastin e Parashqevi Simakut, kjo është edhe më e rëndë sepse ajo është në një gjendje të caktuar emocionale, të cilat mund t’i faktoj në gjykatë në Shqipëri”.

Ilirjani u shpreh se në Shqipëri ka njerëz që bëjnë gjithçka për vëmendje: “Janë në gjendje të ecin nëpër njerëz të vdekur, të mos respektojnë ceremonitë mortore, të mos respektojnë asnjë standard njerëzor, këtë e bëjnë sepse janë askushër, nuk kanë talent… Por dua t’u them të kenë kujdes sepse ka ligje dhe rregulla. Nuk mund të dalësh edhe të gënjesh publikisht dhe për klikime të shpifesh”.

Ai e mbylli reagimin duke sfiduar deklaratat: “Në rastin e Parashqevisë, a është ky askushi dhe kjo askushja në gjendje t’i vërtetojnë këto gjëra? Cilat familje i ka prishur Parashqevi Simaku? Cilat burra ka marrë? Dhe cilat gra i ka lënë të vetmuara? Le të dalin t’i thonë publikisht. Edhe sikur t’i kenë thënë, ti duhet t’i vërtetosh. Parashqevi Simaku është ndarë nga skena për arsye të tjera më madhore, për të cilat nuk mund të flas unë. Ajo nuk është larguar nga skena sepse ia ka marrë burrin dikujt”.

Në fund, Ilirjani kërkoi nga ndjekësit që të mos e shajnë Shqipe Hysenajn, pavarësisht fjalëve të saj të ashpra ndaj saj, duke theksuar se qëllimi i tij është të mbrojë dinjitetin e Parashqevi Simakut. /Telegrafi/

“Parashqevi Simaku u merrte burrat të tjerave”/ Elton Ilirjani paralajmëron gjyq ndaj Shqipe Hysenajt

By: gaze tare
29 September 2025 at 21:25

Në emisionin “Live From Tirana” ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Shqipe Hysenaj, ka habitur publikun me një deklaratë të papritur, ku përmendi emrin e këngëtares së njohur shqiptare, Parashqevi Simaku. Gjatë bisedës në studio, Shqipe tha se gjatë qëndrimit të saj në Shtetet e Bashkuara kishte dëgjuar thashetheme të rënda lidhur me jetën private të artistes.

“Kam dëgjuar që Parashqevi Simaku ka qenë një nga ato persona që u merrte burrat të tjerave”, u shpreh ajo.

“Mendova që ishte një femër e bukur dhe kishte karrierë… Po, ka pasur karrierë deri në momentin që familjet nisën të mos e merrnin më.”

Sipas saj, në fillimet e karrierës Simaku ka qenë shumë e mirëpritur në rrethin muzikor dhe shoqëror, por me kalimin e viteve gjërat kishin ndryshuar. “Shqiptarët e Amerikës flasin shumë me njëri-tjetrin, çfarë di unë, di dhe ti. Më kanë thënë që ka ndodhur shumë herë”, u shpreh Hysenaj.

Deklarata e ish-banores nuk kaloi pa reagime. Biznesmeni i njohur Elton Ilirjani reagoi publikisht duke marrë në mbrojtje Simakun dhe duke paralajmëruar pasoja ligjore. Ai tha se kjo çështje do të përfundojë në gjyq, ndërsa për Shqipen u shpreh me tone të forta, duke e quajtur “askushi”.

Sipas Ilirjanit, shpifjet e tilla janë të papranueshme dhe nuk mund të kalojnë pa përgjegjësi.

Deklarata e Shqipes dhe reagimi i menjëhershëm i Ilirjanit kanë ndezur diskutime të shumta në rrjet. Ndjekësit janë ndarë mes atyre që e quajnë deklaratën e Hysenajt si të tepruar dhe ofenduese, dhe të tjerëve që e shohin si një opinion personal të saj, edhe pse i bazuar në thashetheme.

The post “Parashqevi Simaku u merrte burrat të tjerave”/ Elton Ilirjani paralajmëron gjyq ndaj Shqipe Hysenajt appeared first on iconstyle.al.

❌
❌