Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

FOKUS – Një test gjaku zbulon ndryshimet në tru që lidhen me Alzheimerin

23 December 2025 at 19:51

OSLO, 23 dhjetor /ATSH-AA/ – Norvegjia për herë të parë ka filluar të përdorë analizat e gjakut për të zbuluar ndryshimet në tru të lidhura me sëmundjen Alzheimer, raportoi të martën transmetuesi publik norvegjez NRK.

Testet, të cilat tani janë të disponueshme në spitale për pacientët që shfaqin simptoma njohëse, matin nivelet e një proteine ​​të lidhur me sëmundjen Alzheimer.

Një studim i kohëve të fundit i udhëhequr nga Spitali Universitar i Stavanger analizoi mbi 11.000 mostra gjaku nga njerëz të moshës 57-vjeç e lart.

Rezultatet treguan se një në tre norvegjezë mbi 70-vjeç kanë ndryshime në tru të lidhura me sëmundjen Alzheimer, me më shumë se 60 për qind të atyre mbi 90-vjeç të prekur.

Ekspertët thanë se analiza e gjakut ofron një alternativë më të thjeshtë dhe më pak invazive ndaj metodave të mëparshme, të cilat kërkonin ndërhyrje kurrizore.

Po bëhen plane për ta bërë testin të arritshëm përmes mjekëve të përgjithshëm, duke përmirësuar potencialisht zbulimin e hershëm dhe kujdesin parandalues.

Ilaçe të reja që synojnë ngadalësimin e përparimit të Alzheimerit, të tilla si Leqembi dhe Kisunla, pritet të vlerësohen së shpejti në Norvegji, megjithëse kostoja dhe administrimi në spital mbeten sfida.   /os/

The post FOKUS – Një test gjaku zbulon ndryshimet në tru që lidhen me Alzheimerin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha përfundon fjalën, protestuesit hedhin molotovë drejt kryeministrisë

By: M C
22 December 2025 at 19:57

Pas mbarimit të fjalës së kryedemokratit, protestuesit kanë hedhur molotovë drejt kryeministrisë.

Mbi dhjetëra molotovë ndezën hapësirën përpara kryeministrisë. Pas Berisha përfundoi fjalën e tij u largua nga podiumi, teksa protestuesit filluan përplasjen trup më trup me policinë.

The post Berisha përfundon fjalën, protestuesit hedhin molotovë drejt kryeministrisë appeared first on Albeu.com.

Nga fantashkencë në realitet, kompania amerikane nis prodhimin e makinës fluturuese (Video)

By: armand
18 December 2025 at 17:13

Ajo që deri dje dukej si fantashkencë, sot po hyn zyrtarisht në prodhim. Kompania amerikane Alef Aeronautics ka njoftuar se “makina e parë fluturuese në botë” për përdorim nga publiku i gjerë ka nisur fazën e prodhimit dhe së shpejti do t’u dorëzohet klientëve të parë. Sipas Daily Mail, bëhet fjalë për modelin Alef Model A Ultralight, […]

The post Nga fantashkencë në realitet, kompania amerikane nis prodhimin e makinës fluturuese (Video) appeared first on BoldNews.al.

Sërish përplasje te Kryeministria mes Lapajt dhe mbështetësve të tij ndaj policisë

By: M C
15 December 2025 at 17:32

Sërish kanë vijuar përplasjet te Kryeministria mes Adriatik Lapaj dhe mbështetësve të tij nga policisë.

Shkak kësaj here ka qenë një gardh metalik që forcat e policisë e kanë vendosur në fillim të trotuarit duke larguar nga trotuari Lapajn dhe mbështetësit e tij që qëndrojnë prej disa ditësh në shesh.

Gjithashtu në video, Lapaj dëgjohet të akuzojë policinë se ka dhunuar një protestues ndërsa është kërkuar edhe ndërhyrja e ambulancës.

Gardhi metalik u vendos pasi një tjetër protestë, ajo e Foltores, do zhvillohet në orën 18:00 nga Partia Demokratik dhe Sali Berisha, në sheshin para Kryeministrisë

Lapaj dhe protestuesit aty kanë kundërshtuar vendosjen e gardhit duke u shtyrë me policinë.

The post Sërish përplasje te Kryeministria mes Lapajt dhe mbështetësve të tij ndaj policisë appeared first on Albeu.com.

Protesta përpara kryeministrisë/ Lapaj: Jemi në kufijtë e një dëmtimi të pakthyeshëm të rinisë, qeveria i është turrur GJK për ta imponuar

By: M C
9 December 2025 at 19:55

Kryetari i Partisë Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj ka deklaruar se vendosi të protestojë para Kryeministrisë, pasi rina është në kufijtë e një dëmtimi të pakthyeshëm. Gjatë një prononcimi për mediat, Lapaj u shpreh se nuk ka asgjë për të festuar në kë fundvit, në një vend ku qeveria i është turrur GJK për ta imponuar dhe shoqërisë për të detyruar të gjithë që të mbajë në funksion Ballukun.

Ai tha se kjo të bën qartë të mendosh, se vendi nuk ka një kryeministër të lirë, që nuk vendos vetë dhe për këtë duhet të hapi krahun. Lapaj u shpreh se protestës së tij do ti bashkohen dhe 9 të tjerë sot dhe do ta vazhdojnë pa ndalim, ndërsa shtoi se protestën e nisi për të parë mundësinë sesi qytetarët reagojnë.

“Jam mirë dhe jam për rrugë të gjatë këtu në shesh dhe sigurisht unë vij nga protestat, e njoh mirë protestën dhe besoj se do e menaxhoj në mënyrën e duhur për të pasur sa më shumë jetëgjatësi. Dje në 10 të darkës, pasi pashë që nuk kishte reagim për 8 dhjetorin përballë një gjendje që është dramatike për rininë tonë dhe që është jo frymëzuese, përkundrazi. Jemi në kufijtë e një dëmtimi të pakthyeshëm të rinisë tonë, vendosa të dal dhe të protestoj. Nuk asgjë për të festuar këtë fundit në një vend ku qeveria i është turrur GJK për ta imponuar dhe shoqërisë për të detyruar të gjithë që të mbajë në funksione Ballukun. Një qasje ndryshe kjo që ka bërë Rama me të tjerët.

Kjo të bën qartë të mendosh që nuk është një kryeministër i lirë, që nuk vendos vetë dhe për këtë duhet të hapi krahun. Jemi në kushtet ku shoqëria kërkon impuls që ka një reagim ndaj një mbipushteti të një njeriu që si kanceri në tru ka vrarë çdo qelizë të lirë të këtij vendi. Ky pushtet çdo gjë e ka vendosur në funksion të mbajtjes së vetes në drejtimin e vendit, këta e vjedhin republikën me një mesazh 53 milionë euro, më një të rënë të lapsit 100 milionë euro dhe i përdorur këto para për të deformuar vullnetin politik të vendit. Unë e nisa vetëm për të parë mundësinë sesi qytetarët reagojnë. Protestës time do ti bashkohen dhe 9 të tjerë sot dhe do ta vazhdojmë pa ndalim. Uroj që çdo qytetar të mund të ndjejë nevojën të ballafaqohet”, tha Lapaj.

The post Protesta përpara kryeministrisë/ Lapaj: Jemi në kufijtë e një dëmtimi të pakthyeshëm të rinisë, qeveria i është turrur GJK për ta imponuar appeared first on Albeu.com.

Tensione te protesta para Kryeministrisë, qytetarët përplasen me policinë! Adriatik Lapaj tenton të ngrejë çadër

By: M C
9 December 2025 at 19:30

Adriatik Lapaj ka vijuar protestën e tij para Kryeministrisë, ku gjatë ditës iu bashkuan edhe dhjetëra qytetarë. Protestuesit kanë vendosur çadra në shesh, ndërsa policia u ka kërkuar që t’i heqin dhe të largohen nga zona.

Kërkesa e policisë ka shkaktuar tensione mes të pranishmëve. Disa prej qytetarëve janë dëgjuar të thërrasin “shtet që vret”, duke akuzuar autoritetet për presion dhe dhunë ndaj protestës.

Pavarësisht thirrjeve të policisë, Lapaj dhe mbështetësit e tij deklarojnë se protesta do të vazhdojë.

VIDEO

The post Tensione te protesta para Kryeministrisë, qytetarët përplasen me policinë! Adriatik Lapaj tenton të ngrejë çadër appeared first on Albeu.com.

“Vij sot nga Brazili për t’u garantuar se kemi miq më shumë se kurrë”/ Berisha: Zgjedhja ime në postin e lartë është nderim për sakrificat tuaja

By: M C
24 November 2025 at 19:20

Kreu i PD-së Sali Berisha mbajti fjalën e tij përpara demokratëve në foltoren e radhës këtë të hënë përpara kryeministrisë.

“Një përshëndetje shumë të përzemërt ju, të dashur demokrate e demokratë, opozitare e opozitarë që jeni sot këtu të pranishëm në këtë foltore. Një përshëndetje të përzemërt të gjithë opozitarëve kudo që janë, të gjithë shqiptarëve të cilët me zemër dhe me shpirt dënojnë pa rezerva këtë qeveri, e cila do shkruhet në muret e kohërave si qeveria më antishqiptare, më hajdute që ka njohur ndonjëherë kombi shqiptar.

Unë u sjell këtu ju përshëndetje të përzemërta nga udhëheqja e internacionales së qendrës demokrate, përfaqësues të 115 partive të qendrës së djathtë në të katër kontinentet. Vij sot nga Brazili, nga San Paolo, për t’u garantuar ju se kemi miq më shumë se kurrë. Se ju, demokrate e demokratë, opozitare e opozitarë shqiptarë, në betejën me të keqen që përballemi, nuk jemi vetëm, por jemi me mbështetje të madhe dhe të fuqishme nga njerëzit e lirë, nga njerëzit që duan lirinë dhe të vërtetën në mbarë botën.

Me këtë rast unë dua të shpreh mirënjohjen më të thellë të gjithë juve këtu. Ai nderim që më bëri internacionalja demokrate e qendrës, duke më zgjedhur në postin e lartë të zëvendëspresidentit të saj është nderim për sakrificat tuaja, është nderim për qëndresën tuaj, është nderim për guximin tuaj, është nderim për mbrojtjen që u keni bërë vlerave të lirisë, të demokracisë, të familjes, vlerave të përbashkëta për mbarë njerëzit e lirë në botë,” tha Berisha.

The post “Vij sot nga Brazili për t’u garantuar se kemi miq më shumë se kurrë”/ Berisha: Zgjedhja ime në postin e lartë është nderim për sakrificat tuaja appeared first on Albeu.com.

Përfundon protesta e opozitës përpara Kryeministrisë, Berisha: Kjo foltore nuk ndalet! Themelon lëvizjen e fuqishme që do i japë këtij regjimi ndëshkimin që meriton

By: M C
17 November 2025 at 20:20

Kreu i opozitës, Sali Berisha ka deklaruar në përfundim të protestës se kjo foltore do t’i japë këtij regjim ndëshkimin që meriton. Gjatë fjalimit të tij përmbyllës para Kryeministrisë, Berisha u shpreh se kjo do të realizojë bashkimin e shqiptarëve në një ideal të lartë, në idealin e votës së lirë, në idealin dhe shenjtërinë e familjes shqiptare.

Kreu demokrat falenderoi të gjithë ata që morën pjesë në këtë protëstë dhe i ftoi të shihen në protestën e rradhës.

“Edhe njëherë, mirënjohje të pakufishme. Kjo është foltore themelore. Themelon kjo foltore atë lëvizje të fuqishme që do i japë këtij regjim ndëshkimin që meriton. Ndaj dhe le të përshëndesim ne përzemërsisht dhe me mirënjohje të gjithë ata që morën pjesë, të gjithë ata që e ndoqën këtë foltore, e cila u garantoj unë ju do shndërrohet në një gurrë frymëzimi. Kjo foltore unike në historinë e vendit do të realizojë bashkimin e shqiptarëve në një ideal të lartë, në idealin e votës së lirë, në idealin dhe shenjtërinë e familjes shqiptare. Mirupafshim në foltoren tjetër po në këtë shesh. Tjetrën po në këtë shesh gjer në fitore.” tha Berisha./

The post Përfundon protesta e opozitës përpara Kryeministrisë, Berisha: Kjo foltore nuk ndalet! Themelon lëvizjen e fuqishme që do i japë këtij regjimi ndëshkimin që meriton appeared first on Albeu.com.

Ish-kryetarja e Kuvendit bën thirrje për protestë: Tre kauzat që do të shpalosen para zyrës së Edi Ramës

By: M C
14 November 2025 at 21:33

Deputetja demokrate, Jozefina Topalli, përmes rrjeteve sociale i ka bërë thirrje shqiptarëve që t’i bashkohen protestës së opozitës më 17 Nëntor.

Tubimi do të organizohet përpara kryeministrisë, ndërsa Jozefina Topalli ka treguar edhe kauzat e protestës.

“Për familjen, për ekonominë, për demokracinë”, shkruhet në posterin e publikuar nga Jozefina Topalli.

The post Ish-kryetarja e Kuvendit bën thirrje për protestë: Tre kauzat që do të shpalosen para zyrës së Edi Ramës appeared first on Albeu.com.

“Tradhtarë!”- Partia Socialiste miratoi projektligjin për Barazinë Gjinore, protestë jashtë Kuvendit

By: M C
6 November 2025 at 22:40

Me 77 vota pro, 36 kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar sot pas një seance maratonë projektligjin për Barazinë Gjinore.

Vendimi ka shkaktuar menjëherë reagime të forta jashtë parlamentit, ku dhjetëra qytetarë dhe mbështetës të opozitës u mblodhën në protestë, duke e cilësuar votimin si “turp” dhe duke akuzuar deputetët socialistë për “tradhti”.

Pas përfundimit të seancës, ish-kryeministri Sali Berisha është parë duke folur me protestuesit.

Opozita kundërshtoi projektligjin për Barazinë Gjinore, pasi sipas tyre projektligji shkel vlerat themelore të familjes duke lënë të hapur përhapjen e gjinive dhe orientimeve të tjera seksuale përveç se dy gjinive mashkull, femër.

Projektligji i Barazisë Gjinore dhe aktet e tjera të rendit të ditës kaluan në votim të menjëhershëm, pasi grupi parlamentar i Partisë Socialiste kërkoi ndërprerjen e diskutimeve dhe kalimin menjëherë në votim të projektligjeve në rendin e ditës.

PS kërkoi ndërprerjen e diskutimeve dhe kalimin e votimit pa debat pas deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha ndaj ambasadorit të BE-së në Tiranë.

Seanca maratonë e cila zgjati 12 orë u shoqërua me tensione dhe debate të ashpra mes opozitës dhe mazhorancës.

The post “Tradhtarë!”- Partia Socialiste miratoi projektligjin për Barazinë Gjinore, protestë jashtë Kuvendit appeared first on Albeu.com.

Deputeti “del” nga grupi i socialistëve, i bashkohet protestës së minatorëve para Parlamentit: Të drejtat tuaja janë themelore

By: M C
30 October 2025 at 16:41

Socialisti Erion Braçe është i vetmi i cili është bashkuar sot me minatorët e Spaçit në protestën para parlamentit. Erion Braçe u shpreh në protestë se ministria përgjegjëse duhet të detyrojë kompanitë që të pranojnë kërkesat e minatorëve.

“Ministria e Punës duhet të bëjë atë që i ngarkon ligji: jo të zbusë situatën, por të garantojë zbatimin e Kushtetutës nga kontraktori i shtetit shqiptar për shfrytëzimin e vendburimit.

Pra, duhet të detyrojë kompaninë të njohë sindikatën tuaj dhe përmes saj t’i përfaqësoheni për të gjitha të drejtat tuaja. Kjo është themelore.”-tha Braçe.

Kërkesa e minatorëve është njohja e sindikatës së krijuar prej tyre dhe nënshkrimin e një kontrate kolektive, që sipas tyre do të garantonte paga të drejta dhe kushte të sigurta pune. Mes kërkesave është ajo e njohjes së statusit të minatorit.

“Kërkojmë të drejtat tona. Duam atë që na takon nga shteti shqiptar. Duam kontrata kolektive.”-deklaroi një nga pjesëmarrësit në protestë.

The post Deputeti “del” nga grupi i socialistëve, i bashkohet protestës së minatorëve para Parlamentit: Të drejtat tuaja janë themelore appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet në Holandë, test për ekstremin e djathtë në Evropë

By: xhir jeta
29 October 2025 at 10:28

Holandezët iu drejtohen kutive të votimit të mërkurën për zgjedhjet e parakohshme që shihen si test për fuqinë e ekstremit të djathtë, që ka shënuar rritje të fuqishme në mbarë Evropën.

Sipas sondazheve, politikani kundër migracionit dhe islamit, Geert Wilders, është në garë të ngushtë për të përsëritur suksesin zgjedhor të dy vjetëve më parë me partinë e tij të ekstremit të djathtë, Partia për Liri (PVV).

Por, me gjysmën e votuesve që ende janë të pavendosur, rezultati është i ngushtë dhe nuk mund të parashikohet, teksa tri parti të tjera, sipas sondazheve, e kanë ngushtuar hendekun ditët e fundit.

“Është e pamundur të thuhet tani se kush mund t’i fitojë zgjedhjet sepse janë katër parti që po garojnë për vendin e parë”, tha për AFP-në, Sarah de Lange, profesoreshë për politikat holandeze në Universitetin Leiden.

“Përveç kësaj, mbi 50 për qind e votuesve janë ende të pavendosur.

Megjithatë, një gjë është pothuajse e sigurt: Wilders nuk do të jetë kryeministër, pavarësisht rezultatit. Ai shkaktoi mbajtjen e zgjedhjeve duke rrëzuar Qeverinë paraprake për shkak të mosmarrëveshjeve për migrimin, duke e tërhequr PVV-nënga koalicioni katërpartiakësh.

Të gjitha partitë tradicionale e kanë përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit të ri me të, duke vlerësuar se Wilders është një partner që nuk mund t’i besojnë dhe se qëndrimet e tij janë të papranueshme.

Sistemi i fragmentuar politik holandez nënkupton se asnjë parti nuk mund të arrijë të fitojë 76 ulëset e nevojshme për të qeverisur vetëm, prandaj konsensusi dhe koalicionet janë të nevojshme.

“E ardhmja e kombit tonë është në rrezik”, tha Wilders në një intervistë dhënë për AFP-në para zgjedhjeve.

“Sikurse në mbarë Evropën, njerëzit janë lodhur nga migrimi masiv dhe ndryshimi i kulturës si dhe fluksi i njerëzve që në aspektin kulturor nuk i përkasin kësaj zone”, shtoi ai.

Rezultatet e tij zgjedhore në Holandë – ekonominë e pestë më të madhe në Bashkimin Evropian – do të shihen si matës për fuqinë e ekstremit të djathtë, teksa parti të ngjashme në Francë, Gjermani dhe Britani, sipas sondazheve, janë në epërsi.

Çështja kryesore e fushatës zgjedhore ishte migrimi dhe kriza e banimit që prek veçmas të rinjtë në Holandë.

Teksa partitë e tjera kanë përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit me Wildersin, udhëheqësi i partisë së dytë që do të dalë në zgjedhje, me gjasë do të zgjidhet kryeministër.

Sipas sondazheve aktuale ai është Frans Timmermans, ish-zëvendëspresident i Komisionit Evropian i cili e ka paraqitur veten një politikan që ofron siguri pas muajsh të kaosit politik.

“Holanda është një nga shtetet më të pasura në planet, dhe sërish, vetëbesimi i saj është i ulët”, tha për AFP-në Timmermans, që udhëheq aleancën e krahut të majtë Të Gjelbërit-Laburistët.

Momentum ka edhe për Rob Jetten dhe partinë e tij të qendrës, D66, që sipas sondazheve është rritur falë performacës së mirë mediatike të Jetten, 38 vjeç.

Ai bëri fushatë me mesazhe pozitive dhe optimiste, duke synuar që të përfitojë nga situata pas dy vjetësh të kaosit të nxitur nga Wilders.

Ylli në rritje i qendrës së djathtë, Henri Bontenbal, kryetar i partisë Kristiandemokrate (CDA) po garon me një platformë për stabilitet.

“Dua të besoj se holandezët nuk janë ekstrem në asnjërin krah. Shumica e holandezëve duan politika të moderuara”, tha për AFP-në Bontenbal, 42 vjeç.

Fushata është përshkruar me dhunë dhe dezinformata.

Protestuesit kundër strehimit të azilkërkuesve janë përleshur me policinë në disa qytete dhe disa protesta kundër migrimit të mbajtura në Hagë muajin e kaluar janë përshkruar me dhunë.

Wilders është detyruar që t’i kërkojë falje Timmermansit pasi dy anëtarët e partisë së tij krijuar imazhe me inteligjencë artificiale për të diskredituar udhëheqësin e majtë.
Përderisa rezultati mbetet i pasigurt se si do të jetë, një gjë është e qartë, bisedimet për koalicion do të zgjasin për muaj të tërë. Për formimin e Qeverisë paraprake u deshën 223 ditë negociata.

Deri në zgjedhjen e Qeverisë së re, kryeministri në detyrë, Dick Schoof, do të udhëheqë me Holandën.

Wilders, ndërkaq, ka paralajmëruar se “demokracia do të vdesë” nëse ai i fiton zgjedhjet sërish, por nuk mund të bëhet kryeministër./rel

“Ferreira nuk e ka bërë testin”/ Burime në FSHV informojnë se volejbollistja ka refuzuar

By: xhir jeta
28 October 2025 at 16:08

Sesi do të përfundojë nuk dihet, ndërsa deklarimet janë të ndryshme. Volejbollistja e Dinamos, Najara Ferreira mbetet e pezulluar, dhe burime nga Federata Shqiptare e Volejbollit pohojnë për televizionin se ajo ende nuk e ka bërë testin për testosteronin dhe kromozomet, apo siç quhet testin e gjinisë.

Nga ana tjetër, volejbollistja ka deklaruar në një medie se e ka bërë këtë test.

Këto burime në Federatë informuan për ABC News se deri tani janë caktuar dy data për të bërë testin në një spital privat në Tiranë, dhe se herën e parë Ferreira nuk u paraqit, ndërsa herën e dytë refuzoi ta bënte testin.

Dinamo i ka dalë në mbrojtje sportistes së vet, duke deklaruar se ajo ka luajtur 15 vjet nëpër botë, madje edhe në Europë, dhe se është e licencuar nga Federata Botërore.
Gjithsesi, këto burime nga Federata Shqiptare pohojnë se pezullimi ka ardhur pas kërkesës së dy klubeve të Superligës së volejbollit në vend, dhe pas refuzimit nga ana e Ferreirës për t’iu nënshtruar testit.

Pohohet edhe se ka pasur komunikim me Federatën Botërore të Volejbollit dhe se çdo veprim po kryhet sipas rregulloreve të saj. Nga ana tjetër, Federata jonë ka dalë me deklaratë zyrtare ku ka denoncuar ato që i quan intimidime nga drejtues dhe eksponentë të klubit blu, dhe se i ka referuar ato në Komisionin e Disiplinës.

Burime pranë klubit të volejbollit të Dinamos pohojnë se janë njoftuar sportistja dhe menaxheri i saj, dhe se një test do të kryhet sapo ata të pranojnë për ta bërë diçka të tillë.
Besohet se nëse do të dështojë edhe tentativa e tretë, Ferreira rrezikon përjashtimin nga kampionati dhe klubit mund t’i hiqen pikët në renditje./abcnews.al

Kush ka më shumë shanse ta fitojë lojën e tërheqjes së litarit?

21 October 2025 at 13:26


Një imazh që po qarkullon në rrjete sociale po sfidon përdoruesit të zbulojnë kush do të fitojë mes dy ekipeve që tërheqin litarin.

Në pamje duket një lojë e thjeshtë, por zgjidhja kërkon vëmendje ndaj detajeve dhe logjikë të mprehtë.

Sfida po bëhet virale dhe po përdoret si një test i shpejtë inteligjence në internet. /Telegrafi/

Zgjidhja: Ekipi në të djathtë ka shanse më shumë, pasi ka një palë duar shtesë.

A mund të gjeni 5 dallimet në 45 sekonda?

16 September 2025 at 18:30


Një fotografi me temë kuzhine po bën xhiron e internetit, ku 90% e njerëzve nuk arrijnë të gjejnë të gjitha ndryshimet e fshehura.

Sipas autorëve, vetëm një pjesë e vogël e njerëzve mund t’i dallojë të gjitha pesë ndryshimet për më pak se 45 sekonda.

Ky lloj testi stimulon mendjen dhe mund të përmirësojë aftësitë kognitive si kreativiteti dhe fleksibiliteti i të menduarit. /Telegrafi/

FOKUS – WhatsApp teston heqjen e lajmeve të rreme me anë të IA-së

31 August 2025 at 07:17

NJU JORK, 31 gusht /ATSH-ANSA/ – Meta po punon në një veçori të WhatsApp që u lejon përdoruesve të verifikojnë dezinformimin dhe lajmet e rreme në biseda, në kohë reale dhe pa dalë nga aplikacioni.

Butoni quhet Ask Meta AI dhe u zbulua nga faqja e specializuar e internetit WaBetaInfo në një përditësim të aplikacionit Android, numër 2.25.23.24.

Për të verifikuar përmbajtjen e një lajmi, zgjidhni Ask Meta AI nga menyja e aplikacionit dhe përmbajtja do të përcillet automatikisht te chatbot-i i Metës, të cilit përdoruesi do t’i bëjë një pyetje specifike.

Për momentin, veçoria është e disponueshme vetëm për disa përdorues si provë dhe ajo do të shpërndahet gradualisht për të gjithë.

Kompania e Mark Zuckerberg synon të frenojë përhapjen e dezinformimit, i cili përhapet me shpejtësi përmes bisedave.

Mbetet të shihet se si do të funksionojë ky sistem, i cili mbështetet në inteligjencën artificiale (IA), pa mbikëqyrje njerëzore.

Ndër veçoritë e tjera të reja që vijnë në WhatsApp, sipas faqes së internetit WaBetaInfo, ekziston edhe një cilësim i ri për mesazhet kalimtare që zhduken pas një kohe të caktuar nga përdoruesi dhe që prezanton mundësinë për të zgjedhur kohëmatës më të shkurtër se ata që janë aktualisht në dispozicion, duke prezantuar dy opsione të reja, një dhe dy orë./ a.jor.

The post FOKUS – WhatsApp teston heqjen e lajmeve të rreme me anë të IA-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Testi i acidit” i turizmit, pas suksesit, po vjen rreziku i bumerangut

9 August 2025 at 12:57

Nga një histori suksesi me rritjen dyshifrore të flukseve turistike dy vitet e fundit, turizmi shqiptar po përballet sot me një provë të vështirë: një “test acidi”. Ky është një term i huazuar nga financat, që përdoret për të matur aftësinë e një biznesi për të përballuar detyrimet afatshkurtra duke u mbështetur vetëm te burimet […]

The post “Testi i acidit” i turizmit, pas suksesit, po vjen rreziku i bumerangut appeared first on BoldNews.al.

Trump paralajmëron test gjinor për sportistet në Lojërat Olimpike “Los Angeles 2028”

By: armand
6 August 2025 at 21:52

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar se të gjitha sportistet femra që do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike “Los Angeles 2028” mund t’i nënshtrohen një testimi të detyrueshëm për përcaktimin e seksit përpara se të lejohen të konkurrojnë. Ky njoftim vjen në vazhdën e polemikave që shoqëruan Olimpiadën e fundit në Paris, ku boksieret […]

The post Trump paralajmëron test gjinor për sportistet në Lojërat Olimpike “Los Angeles 2028” appeared first on BoldNews.al.

Përzgjedhja e drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, sot testi me shkrim

TIRANË, 22 korrik/ATSH/ Pranë Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) u zhvillua sot faza e tretë e garës për përzgjedhjen e drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), përkatësisht provimi i zgjeruar me shkrim (eseja) dhe testi për arsyetimin logjik.

Kandidatët në garë janë Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj, Gledis Nano dhe Joni Keta.

Të dy testet zgjatën 1 orë e 45 minuta, përkatësisht eseja, 60 minuta dhe testi i arsyetimit logjik, 45 minuta.

Rregullorja për përcaktimin e procedurave të përzgjedhjes së kandidatit për Drejtor të BKH-së parashikon vlerësimin me 60 pikë për të dy testet, pra 30 pikë për secilin.

Procedura e testeve u zhvillua nën vëzhgimin e anëtarëve të Komisionit të Përzgjedhjes, vëzhguesve ndërkombëtarë dhe stafit teknik mbështetës.

Në përfundim të këtyre fazave të para; testit të aftësive fizike, provimit të zgjeruar me shkrim (esesë) dhe testit për arsyetimin logjik, Komisioni i Përzgjedhjes do të rendisë kandidatët e kualifikuar, të cilët do të vijojnë me fazat e tjera të konkurrimit.

Testi i ardhshëm është ai i poligrafit dhe intervistës në panel, i cili ndiqet nga faza e verifikimit të figurës dhe deklarimit të pasurisë nga Komisioni i Verifikimit të Pasurisë dhe Figurës. /j.p/

The post Përzgjedhja e drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, sot testi me shkrim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Spastrime me “projekt-ligj” në diplomaci, rrezikohet largimi i diplomatëve të karrierës

3 June 2025 at 18:29

Nga Sebi Alla Në gusht të vitit të kaluar, kryeministri Edi Rama shprehu vlerësime për përfaqësuesit diplomatik të Shqipërisë në konferencën “Diplo 2024”. “Diplomacia jonë ka hyrë në një dinamikë të re dhe ka luajur një rol kyç në zhvillimet transformuese të kësaj kohe. Sot Shqipëria negocion anëtarësimin në BE pas një procesi të jashtëzakonshëm skanimi të […]

The post Spastrime me “projekt-ligj” në diplomaci, rrezikohet largimi i diplomatëve të karrierës appeared first on BoldNews.al.

❌
❌