Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 23 December 2025Main stream

FOKUS – Një test gjaku zbulon ndryshimet në tru që lidhen me Alzheimerin

23 December 2025 at 19:51

OSLO, 23 dhjetor /ATSH-AA/ – Norvegjia për herë të parë ka filluar të përdorë analizat e gjakut për të zbuluar ndryshimet në tru të lidhura me sëmundjen Alzheimer, raportoi të martën transmetuesi publik norvegjez NRK.

Testet, të cilat tani janë të disponueshme në spitale për pacientët që shfaqin simptoma njohëse, matin nivelet e një proteine ​​të lidhur me sëmundjen Alzheimer.

Një studim i kohëve të fundit i udhëhequr nga Spitali Universitar i Stavanger analizoi mbi 11.000 mostra gjaku nga njerëz të moshës 57-vjeç e lart.

Rezultatet treguan se një në tre norvegjezë mbi 70-vjeç kanë ndryshime në tru të lidhura me sëmundjen Alzheimer, me më shumë se 60 për qind të atyre mbi 90-vjeç të prekur.

Ekspertët thanë se analiza e gjakut ofron një alternativë më të thjeshtë dhe më pak invazive ndaj metodave të mëparshme, të cilat kërkonin ndërhyrje kurrizore.

Po bëhen plane për ta bërë testin të arritshëm përmes mjekëve të përgjithshëm, duke përmirësuar potencialisht zbulimin e hershëm dhe kujdesin parandalues.

Ilaçe të reja që synojnë ngadalësimin e përparimit të Alzheimerit, të tilla si Leqembi dhe Kisunla, pritet të vlerësohen së shpejti në Norvegji, megjithëse kostoja dhe administrimi në spital mbeten sfida.   /os/

The post FOKUS – Një test gjaku zbulon ndryshimet në tru që lidhen me Alzheimerin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

Qeveria shpërndan shpërblime për fundvit, ja cilat kategori përfitojnë

By: V K
22 December 2025 at 10:16

Këshilli i Ministrave, ka miratuar Aktin Normativ të Fundvitit për disa ndryshime në buxhetin e vitit 2025. Nga ky akt normativ, do të shperndahet një bonus prej 15 mijë lekësh të reja për familje që përfitojnë ndihmë ekonomike, si edhe personat me aftësi ndryshe apo kujdestarët e tyre.

Në total nga kjo nismë do të përfitojnë rreth 148 500 qytetarë me një fond total prej rreth 2.2 miliardë lekësh.

“Disa nga çështjet kryesore që miratuam nëpërmjet këtij akti normativ janë: mbështetje financiare për familjet që përfitojnë ndihmë ekonomike si dhe për personat me aftësi të kufizuar, apo dhe kujdestarët e tyre.

Masa e mbështetjes financiare, në formën e bonusit të fundvitit do të jetë 15 mijë lekë, apo 150 euro. Në total nga kjo nismë do të përfitojnë rreth 148 mijë e 500 qytetarë”, tha Petrit Malaj.

The post Qeveria shpërndan shpërblime për fundvit, ja cilat kategori përfitojnë appeared first on Albeu.com.

Mbrojtja e gazetarëve, Kuvendi konsultim për iniciativën e ndryshimeve në Kodin Penal

15 December 2025 at 15:29

TIRANË, 15 dhjetor/ATSH/ Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik zhvilloi sot një debat dhe konsultim të hapur për iniciativën e ndryshimeve në Kodin Penal “Për mbrojtjen ndaj gazetarëve”.

Kryetarja e këtij komisioni Jorida Tabaku tha se liria e shprehjes në të gjitha raportet e fundit ndërkombëtare e cenon Shqipërinë jo vetëm në procesin e integrimit.

“E di që ka shumë punë në këtë drejtim sa i përket lirisë së shprehjes, disa ndryshime në kod nuk kanë për ta përmirësuar situatën e medies në Shqipëri, por ndryshimet në kod paralelisht me punën që kemi rënë dakord për sa i përket padive strategjike kundër gazetarëve, punës së ligjit për mediet audiovizive, por edhe në gjykimin tonë sa i përket një ligji që përcakton statusin e gazetarit pasi sot ne flasim për ndryshime në kod, por nuk ka një koncept dhe një përkufizim se çfarë është gazetaria”, theksoi Tabaku.

E gjitha paralelisht, vijoi Tabaku, mund të ecin në drejtimin e të paktën një kuadri ligjor rregullativ të përmirësuar sepse për zbatimin nuk mbajmë përgjegjësi ne dhe nuk mban përgjegjësi ky grup njerëzish që kemi sot këtu.

“Gazetarët luajnë rolin jo vetëm të denoncuesit, por edhe të rojës publike, por edhe të transparencës që fatkeqësisht mungon gjithnjë e më shumë, por luajnë edhe role të tjera. Ne gjykimin tim edhe si përfaqësuese e opozitës dhe drejtuese e këtij komisioni janë role që duhet t’i mbrojmë dhe t’u japim një mbrojtje të veçantë. Unë nuk kam bërë asnjëherë padi për një gazetar, por ka pasur padi pafund për gazetarë që janë me vite akoma në për gjyqe, por shpesh edhe kundërvajtje penale të larta, të cilat janë të papërballueshme nga gazetarët”, nënvizoi Tabaku.

Këto, shtoi Tabaku, janë disa ndërhyrje fillestare që duhet të realizohen në këtë draft të kodit, ndërkohë që kodi i ri sheh dritën edhe rrugën e miratimit që besoj do të jetë e gjatë dhe nuk ka për të qenë e shkurtër.

“Si përfaqësuese e opozitës detyra ime është t’ju siguroj që qëllimi kryesor është mbrojtja e gazetarëve, mbrojtja e lirisë së shprehjes dhe mbrojtja e fjalës së lirë që vjen edhe nga puna e gazetarëve”, tha Tabaku.

Dekani i Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë, profesor Mark Marku si anëtar i grupit të ekspertëve tha se “as tek platforma as si grup ekspertësh as nuk e kemi diskutuar dhe as nuk mund ta diskutojmë një çështje për statusin e gazetarit”.

“Unë personalisht jam kundër një ligji për statusin e gazetarit, nga pikëpamja profesionale e shikoj të pamundur të behet pa cenuar disa interesa”, tha Marku.

Bleriana Bino, Drejtore Ekzekutive, SCiDEV tha se ka një konfuzion me kodin penal aktual dhe me draftin e ri. “Analiza që ne kemi bërë dhe publikuar është për draftin e ri, ka tjetër formulim dhe tjetër kontekst nga aktuali”, u shpreh ajo.

“Jemi të lumtur që komisioni dhe gjithë kuvendi do të ketë vullnetin për të shfuqizuar nenin 119 dhe 120 për fyerjen dhe shpifjen. Me aq sa dëgjova do të doja të ishim më të kujdesshëm për shprehjet ksenofobike dhe raciste sepse lidhen me gjuhën e urrejtjes dhe nuk kanë të bëjnë me lirinë e shprehjes në kuptimin që i kemi advokuar ne. Nuk duhet të nxitohemi t’i shfuqizojmë, por duhet parë se çfarë thotë Këshilli i Europës për gjuhën e urrejtjes dhe me nenet e tjera që ka Kodi Penal me nxitjen e gjuhës së urrejtjes”, tha Bino.

Deputetja e PS-së, Iris Luarasi duke u ndalur tek dispozita e nenit 120 tha se “kjo dispozitë ka tre elementë të rëndësishme, përhapja e shpifjes duhet të jetë e qëllimshme, përhapja  e shpifjes bëhet për informacionet që autori e di që janë të rreme, e treta thëniet janë të tilla që cenojnë dinjitetin dhe nderin e një personi që preket, këto janë ato të treja që kemi aktualisht dhe që mendojmë t’i zhdukim nga Kodi Penal. Jam plotësisht dakord që këto të treja të ikin nga Kodi Penal për gazetarët”.

Luarasi tha se “ndoshta duhet të bëjmë vetëm një dispozitë dhe të përjashtohet komuniteti i gazetarëve nga kjo gjë”.

Tabaku në përfundim të mbledhjes deklaroi se miratimi do të mbetet për seancën e fillimit të janarit.

“Ky draft siç është bërë, puna e ekspertëve dhe komentet do t’i çojmë në Komisionin Europian në Bruksel sepse do të ketë konsultim jo vetëm këtu, por edhe atje”, përfundoi ajo. /k.s/j.p/

 

The post Mbrojtja e gazetarëve, Kuvendi konsultim për iniciativën e ndryshimeve në Kodin Penal appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama bën ndryshime në Qeveri, lëvizje te ministria e Arsimit dhe Agjencia e Bregdetit

By: armand
3 December 2025 at 18:03

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, Orjana Osmani është miratuar si zëvendësministre e re Arsimit. Ajo mbante postin e zv.ministres së Arsimit dhe Sportit, por me ndryshimin e portofolit dhe kalimin e Sportit në Ministrinë e Turizmit dhe Kulturës, Osmani do jetë zëvendëse e Mirela Kumbaros për Arsimin në vend. Vendimi është firmosur mbledhjen e […]

The post Rama bën ndryshime në Qeveri, lëvizje te ministria e Arsimit dhe Agjencia e Bregdetit appeared first on BoldNews.al.

Ndryshime në ligjet e drejtësisë/ PS propozon amendamentet: Ashpërsohen kriteret për anëtarët e KLGJ dhe KLP

By: xhir jeta
27 November 2025 at 15:06

Socialistët propozojnë ndryshime në reformën në drejtësi. Amendamentet e depozituara në Kuvend dhe që mbajnë firmën e deputetit Olsi Komici parashikojnë korrigjime në dy ligje të sistemit të drejtësisë, atë “për statusin e prokurorëve dhe gjyqtarëve” dhe “Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.

Ndërhyrja kryesore është ashpërsimi i kritereve të pasurisë dhe integritetit të figurës për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor, që vijnë nga jashtë sistemit të drejtësisë. Kandidatët do ti nënshtrohen një verifikimi të thelluar duke nisur nga avokati I popullit, inspektoriati I larte I kontrollit të pasurive, prokuroritë, tatimet etj

Verifikimi i plotë i pasurisë dhe figurës përfshin, vlerësimin e saktësisë së deklarimit dhe kontrollin e pasurive, ligjshmërinë e burimit të krijimit të tyre, përmbushjen e detyrimeve financiare, përfshirë interesat privatë për kandidatin për magjistrat dhe për personat e lidhur të tij, identifikimin e kontakteve të papërshtatshme të kandidatëve me personat e përfshirë në krimin e organizuar, si dhe identifikimin e sjelljeve të papërshtatshme etike dhe morale të kandidatëve, të cilat cenojnë besimin e publikut në sistemin e drejtësisë.

Ligji parashikon që asnjë gjyqtar apo prokuror që ka marrë një masë disiplinore nuk mund të vendoset në krye të gjykatave apo prokurorive përkatëse. Një rol thelbësor në përzgjedhjen e tyre do të ketë dhe prokurori I përgjithshëm I cili do japë opinion mbi kandidaturat.

Përfshirja e Prokurorit të Përgjithshëm, në formën e dhënies së një opinioni, për vlerësim të mëtejshëm nga KLP së bashku me kriteret e tjera ligjore, i shërben ushtrimit të kompetencave të tij në mbarëvajtjen e punës organizative dhe administrative në prokurori si dhe në drejtim të vlerësimit të performancës së zyrave të prokurorisë .

Projekligji parashikon që përmes një dispozite kalimtare, deri sa të kryhet procesi i zgjedhjeve të drejtuesve të rinj, kryetaret aktuale të gjykatave dhe prokurorive që nuk kanë një emer të rregullt do të konsiderohen të zgjedhur deri ne 31 dhjetor 2028.

Nëntë vite nga reforma në drejtësi, kjo është hera e parë, që kuvendi po diskuton korrigjime në dy prej ligjeve të drejtësisë edhe pse kjo iniciative I ka zanafillat qe ne 2022. Per miratimin e tyre kwrkohen 84 vota.

Në relacionin e shumicës thuhet se kwto ndryshime janë bazuar tek rekomandimet e institucioneve të drejtësisë dhe kanë pëlqimin e Bashkimit Europian dhe misionit amerikan OPDAT.

Ata synojnë të garantojne  pavaresine, paanesise dhe logaridhenies se magistrateve me qëllim ndertimin e nje sistemi drejtesie te pavarur, te paanshem, te pergjegjshme, te drejte, profesionale, te besueshme dhe te orientuar drejt sherbimit ndaj qytetarit.

Ndryshime në kabinetin qeveritar, emërohen zv.ministra të rinj – EMRAT

By: Brisi
26 November 2025 at 18:29

Këshilli i Ministrave, gjatë mbledhjes së zhvilluar këtë të mërkurë (26 nëntor) ka miratuar disa emërime dhe lirime nga detyra për funksionarë të disa institucioneve në kabinetin qeveritar. Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave: -Oltjon Muzaka është emëruar, zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. -Entela Ramosaçaj, që mbante postin e zëvendësministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes […]

The post Ndryshime në kabinetin qeveritar, emërohen zv.ministra të rinj – EMRAT appeared first on BoldNews.al.

Risi e guximshme nga produksioni i “Big Brother Vip”, zbulohet kush do të jenë dy opinionistet, njëra këngëtare e tjetra aktore

By: M C
15 November 2025 at 19:30

Më 17 Nëntor nis edicioni i katërt i Big Brother Vip Kosova ndërsa në këtë format ka një ndryshim mjaft të rëndësishëm. Bëhet fjalë për opinionistët. Këtë herë, një lëvizje mjaft e guximshme nga produksoni.

Leonora Jakupi dhe Olta Gixhati do të jenë dy opinionistet e këtij edicioni. Emra surprizë pritet të ketë edhe nga VIP-at që do të jenë konkurrentë ndërsa drejtuesit e emisionit do të jenë të njëjtët, Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi.

Karriget e opinionistëve ashtu si në çdo edicion kanë prodhuar jo pak debat, pasi kritikat dhe tërheqjet e veshit ndaj konkurrentëve nuk mungojnë.

The post Risi e guximshme nga produksioni i “Big Brother Vip”, zbulohet kush do të jenë dy opinionistet, njëra këngëtare e tjetra aktore appeared first on Albeu.com.

Ndryshime zëvendësministrash tek Ekonomia dhe Arsimi

5 November 2025 at 17:35

TIRANE, 5 nëntor/ATSH/ Këshilli i Ministrave vendosi në mbledhjen e sotme disa lëvizje në nivel zëvendësministrash.

Kështu, mbi bazën e ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi emërimin e Armela Bakës, zëvendësministre të Arsimit.

Po ashtu në mbledhjen e sotme u miratua edhe emërimi i Martin Kajos zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit.

Ndërkohë me vendime të veçanta Këshilli i Ministrave liroi Endrit Hoxhën nga detyra e  zëvendësministrit të Arsimit dhe Sportit dhe Sokol Dumën nga detyra e zëvendësministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

/m.m/a.f/r.e/

The post Ndryshime zëvendësministrash tek Ekonomia dhe Arsimi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama bën ndryshime në qeveri, shkarkime dhe emërime te Arsimi dhe Ekonomia

By: armand
5 November 2025 at 17:32

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, kryeministri Edi Rama ka propozuar disa ndryshime në përbërjen e ekzekutivit. Sipas vendimeve të miratuara, janë bërë lëvizje si në Ministrinë e Arsimit, ashtu edhe në Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit. Armela Baka është emëruar zëvendësministre e Arsimit, ndërsa Endrit Hoxha, që mbante detyrën e zëvendësministrit të Arsimit dhe […]

The post Rama bën ndryshime në qeveri, shkarkime dhe emërime te Arsimi dhe Ekonomia appeared first on BoldNews.al.

Këshilli i Ministrave miraton ndryshime në disa institucione: Emërime dhe shkarkime në “Arsim” dhe “Ekonomi”

5 November 2025 at 17:47

Në mbledhjen e sotme të qeverisë Këshillit të Ministrave ka miratuar disa vendime dhe projektligje. Në njoftimin zyrtar sqarohet gjithashtu se në mbledhjen e sotme u propozuan edhe disa ndryshime në përbërjen e disa institucioneve.

Armela Baka emërohet zëvendësministre e Arsimit dhe Endrit Hoxha lirohet nga kjo detyrë.

Ndërsa Martin Kajo emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit, ndërsa Sokol Duma lirohet nga detyra.

Gjithashtu në njoftimin zyrtar nënvizohet;

– Znj. Armela Baka emërohet zëvendësministër i Arsimit.

– Z. Endrit Hoxha, zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit, lirohet nga kjo detyrë.

– Z. Martin Kajo emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit.

– Z. Sokol Duma, zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, lirohet nga kjo detyrë.

– Znj. Majlinda Angoni, prefekt i Qarkut të Shkodrës, lirohet nga kjo detyrë.

– Znj. Holta Duda emërohet prefekt i Qarkut të Shkodrës.

– Z. Odise Kote, prefekt i Qarkut të Gjirokastrës, lirohet nga kjo detyrë.

– Znj. Albana Hasanaj emërohet prefekt i Qarkut të Gjirokastrës.

– Lirimin e z. Ermal Nufi, anëtar i këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe emërimin e znj. Viola Haxhiademi anëtar të këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

– Lirimin e z. Alban Mësonjësi, anëtar i këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, dhe emërimin e z. Dritan Palnikaj anëtar të këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Ndryshime në Policinë e Shtetit, emrat e drejtuesve të rinj, kush ikën dhe kush vjen

By: V K
31 October 2025 at 14:00

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, ka kryer një sërë ndryshimesh në drejtimin e disa komisariateve në Tiranë dhe në rrethe, me qëllim forcimin e eficiencës dhe rritjen e performancës në strukturat vendore të policisë.

Kryekomisar Besmir Qibini, nga Shef i Komisariatit të Policisë Kukës, emërohet Shef i Komisariatit nr. 3, Tiranë;

Komisar Besmir Dervishi, nga Shef i Komisariatit nr. 3, Tiranë, emërohet Shef i Komisariatit nr. 5, Tiranë;

Kryekomisar Idriz Daulle, nga Shef i Komisariatit nr. 5, Tiranë, emërohet Shef i Komisariatit nr. 7, Tiranë;

Kryekomisar Ervis Sançolli, nga Shef i Komisariatit Mat, emërohet Shef i Komisariatit Lezhë;

Kryekomisar Robert Losha, nga Shef i Komisariatit nr. 7, Tiranë, emërohet Shef i Komisariatit Mat;

Komisar Oltion Gjoni, nga Shef i Komisariatit Lezhë, emërohet Shef i Komisariatit Kukës.

The post Ndryshime në Policinë e Shtetit, emrat e drejtuesve të rinj, kush ikën dhe kush vjen appeared first on Albeu.com.

Ndryshime në Policinë e Shtetit, Dhimitraq Ziu emërohet Drejtor i Sigurisë Publike

By: lindita
17 October 2025 at 13:17

Dhimitraq Ziu është emëruar Drejtor i Departamentit për Sigurinë Publike në Policinë e Shtetit, pasi doli fitues në procesin e konkurrimit për këtë pozicion. Me këtë emërim, ai merr edhe gradën “Drejtues i Lartë”. Drejtues i Parë Rebani Jaupi, që ushtronte detyrën e Drejtorit të Departamentit për Sigurinë Publike, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit…

Source

Trafiku në autostradën Tiranë–Durrës/ ARRSH njofton planin e ri të menaxhimit: Bllokim natën nga ora 23:00 deri në 06:00

By: M C
14 October 2025 at 20:23

Autoriteti Rrugor Shqiptar në koordinim me Policinë e Shtetit ka vendosur të ndryshojë planin e menaxhimit të trafikut në autostradën Tiranë – Durrës, për të mundësuar ndërhyrjen rehabilituese në pjesēn nga Vora deri te ura e Dajlanit.

Në një njoftim të publikuar në faqen e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë thuhet se “nisur nga situata e trafikut të rënduar në autostradën Tiranë–Durrës, si pasojë e ndërhyrjeve për riparimin e shtresave asfaltike në segmentin rrugor Vorë–Ura e Dajlanit, Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH), në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Shtetit, ka hartuar një Plan të ri të Menaxhimit të Trafikut me qëllim lehtësimin e qarkullimit dhe garantimin e sigurisë rrugore gjatë fazës së punimeve”.

Sipas këtij plani, duke filluar nga sonte, datë 14 tetor, në orën 23:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit, do të zbatohet bllokimi i përkohshëm i qarkullimit në drejtimin Vorë–Durrës, në këto segmente:

* Vorë – Maminas
* Maminas – Sukth
* Sukth – Fllakë
* Fllakë – Mbikalimi i Shkozetit
* Mbikalimi i Shkozetit – Ura e Dajlanit

Kohëzgjatja e punimeve parashikohet të jetë 1 deri në 2 ditë për çdo segment, në varësi të kushteve atmosferike dhe progresit të punës. Gjatë orareve të mbylljes së qarkullimit, përdoruesit e rrugës do të duhet të ndjekin rrugën alternative: Vorë- Maminas- Katër rrugët e Shijakut- Durrës.

Pas përfundimit të punimeve në drejtimin Vorë–Durrës, do të vijojë ndërhyrja edhe në kahun tjetër të autostradës, Ura e Dajlanit- Vorë, duke ndjekur të njëjtin plan pune dhe afat kohor për çdo segment.

ARRSH në njoftimin e saj thekson se ndërhyrja në këtë aks rrugor është e domosdoshme për rehabilitimin e infrastrukturës dhe rritjen e cilësisë së shërbimit për përdoruesit. Institucioni kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve, duke i ftuar të përdorin rrugët alternative në oraret e planifikuara të punimeve, për të kontribuar në mbarëvajtjen e procesit.

Në përfundim të ndërhyrjes, autostrada Tiranë- Durrës do të ofrojë një standard më të lartë sigurie dhe komoditeti, duke reduktuar ndjeshëm problematikat aktuale të trafikut dhe amortizimit të shtresave rrugore.

The post Trafiku në autostradën Tiranë–Durrës/ ARRSH njofton planin e ri të menaxhimit: Bllokim natën nga ora 23:00 deri në 06:00 appeared first on Albeu.com.

Ndryshime në Polici/ Altin Qato largohet nga drejtimi i “Rrugores”, ja kush e zëvendëson (EMRI)

8 October 2025 at 18:33

Altin Qato pritet të largohet nga drejtimi i Policisë Rrugore, detyrë të cilën e mban prej 4 vitesh. Lajmi konfirmohet nga burime për mediat, teksa mësohet se ndryshimet në radhët e uniformave blu pritet të zyrtarizohen ditët në vijim. Sipas të njëjtave burime, Qato do të zëvendësohet në krye të “Rrugores” nga Perlat Vatoci, i […]

The post Ndryshime në Polici/ Altin Qato largohet nga drejtimi i “Rrugores”, ja kush e zëvendëson (EMRI) appeared first on BoldNews.al.

Lëvizje të furishme në Policinë e Shtetit, ndryshimet nga Shkodra në Tiranë

By: M C
8 October 2025 at 19:27

Pas ndryshimeve në Policinë Rrugore që pritet të zyrtarizohen në ditët në vijim, lëvizje janë bërë dhe në sektorin e Narkotikëve në Tiranë si dhe në Policinë e Shkodrës.

Shefi i Sektorit të Narkotikëve në Tiranë, Arbër Zemani, është larguar nga posti dhe është emëruar Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Kufirit në Shkodër.

Ndërkohë drejtori Rajonal i Kufirit në Shkodër, Adrit Elmazi, është emëruar Specialist në Drejtorinë Strategjike pranë Drejtorisë së Përgjithshmë të Policisë së Shtetit.

Emërimet dhe shkarkimet

Shefi i Sektorit të Narkotikëve Tiranë Arbër Zemani – largohet nga detyra/ emërohet Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Kufirit Shkodër

Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Kufirit Shkodër Adrit Elmazi – largohet nga detyra/ emërohet Specialist në Drejtorinë Strategjike në DPPSH

The post Lëvizje të furishme në Policinë e Shtetit, ndryshimet nga Shkodra në Tiranë appeared first on Albeu.com.

Ky ndryshim në çift rrit shanset e divorcit

By: gaze tare
5 October 2025 at 22:19

Kur flasim për suksesin apo dështimin e një marrëdhënieje, shpesh mendojmë për dashurinë, komunikimin apo tradhtinë. Por studimet e fundit tregojnë se ndonjëherë shkaku kryesor që çon çiftet drejt ndarjes është shumë më i thjeshtë dhe shpesh i padukshëm: ndryshimi në mënyrën si partnerët evoluojnë emocionalisht dhe personalisht me kalimin e kohës.

Sipas një kërkimi të publikuar në “Journal of Personality and Social Psychology”, çiftet që nuk zhvillohen në të njëjtin drejtim emocional apo jetësor kanë shumë më pak gjasa të mbeten bashkë. Kjo ndodh sepse, ndërsa njëri partner rritet, ndryshon prioritetet, qëndrimet apo vlerat, tjetri mund të mbetet i njëjtë duke krijuar një boshllëk që dashuria vetë nuk mund ta mbushë.

Ekspertët e marrëdhënieve e quajnë këtë fenomen “mosrrafshimi emocional”, ku partnerët nuk ecin më me të njëjtin ritëm në zhvillimin e tyre si individë. Kjo mund të ndodhë për shumë arsye: ndryshim karriere, interesash, mënyre jetese, qëndrimesh ndaj jetës apo dëshirash për të ardhmen.

Në fillim, ndryshimet duken të vogla njëri bëhet më ambicioz, tjetri kërkon më shumë qetësi; njëri do të eksplorojë, tjetri preferon rutinën. Por me kalimin e kohës, këto dallime krijojnë distancë emocionale, mungesë mirëkuptimi dhe ndjenjën se partneri “nuk është më i njëjti person”.

Psikoterapistët theksojnë se dashuria nuk mjafton nëse mungon rritja e përbashkët. Çiftet që flasin hapur për ndryshimet, që përpiqen të kuptojnë njëri-tjetrin dhe të përshtaten, kanë më shumë gjasa të ruajnë lidhjen e tyre. Por ata që e injorojnë ose e shtypin ndryshimin, zakonisht përfundojnë duke u ndarë.

Ndryshimi nuk është armiku i dashurisë mungesa e sinkronizimit është. Të duash dikë nuk do të thotë të qëndrosh i pandryshuar, por të rritesh bashkë me të, jo larg tij.

The post Ky ndryshim në çift rrit shanset e divorcit appeared first on iconstyle.al.

Ndryshime në qeveri/ Kush janë dy zëvendësministrat që largohen, emri i ri që vjen

By: V K
2 October 2025 at 12:22

Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, janë miratuar disa ndryshime në përbërjen e kabinetit qeveritar.

Miriam Shyti, është caktuar në detyrën e zëvendësministres për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Në të njëjtën kohë, Endrit Yzeiraj, është liruar nga ky post dhe është transferuar në Ministrinë e Financave, ku do të ushtrojë funksionin e zëvendësministrit.

Ai zëvendëson Erjona Bejlerin, e cila është larguar nga posti që mbante më parë në këtë ministri.

Vendimi i marrë nga Këshilli i Ministrave:

Miriam Shyti emërohet zëvendësministre për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Endrit Yzeiraj lirohet nga detyra si zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe emërohet zëvendësministër i Financave.

Erjona Bejleri lirohet nga detyra si zëvendësministre e Financave.

The post Ndryshime në qeveri/ Kush janë dy zëvendësministrat që largohen, emri i ri që vjen appeared first on Albeu.com.

Ndryshime në Polici/ Emërohet drejtori i ri për Kufirin dhe Migracionin në Tiranë (EMRAT)

By: V K
1 October 2025 at 12:13

Policia e Shtetit, ka bërë lëvizje në radhët e drejtuesve të saj. Drejtues Edvin Ndreu, është emëruar në detyrën e Drejtorit të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin në qarkun Tiranë.

Ndërkohë, Drejtuese Silvana Alimadhi, është transferuar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ku ka marrë detyrën e Shefes së Sektorit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme.

The post Ndryshime në Polici/ Emërohet drejtori i ri për Kufirin dhe Migracionin në Tiranë (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Zbuloni 3 shenjat e horoskopit që do përjetojnë ndryshime të mëdha financiare në tetor

By: V K
30 September 2025 at 09:12

Brenda një realiteti ekonomik të paqëndrueshëm, yjet parashikojnë një periudhë transformimi dhe bollëku për disa shenja të zodiakut.

Tetori sjell mundësi të reja për të shlyer borxhet dhe për të ndërtuar stabilitet financiar afatgjatë.

Sipas astrologëve, tranzitet e planetëve kryesorë si Jupiteri, Saturni dhe Urani krijojnë një konfiguracion unik që favorizon Gaforren, Akrepin dhe Bricjapin.

Këto tre shenja do të kenë mundësinë të shkëputen nga e kaluara financiare dhe të nisin një cikël të ri zhvillimi personal dhe ekonomik.

Gaforrja-Intuita si çelës i suksesit

Për të lindurit në shenjën e gaforres, muaji tetor do të jetë vendimtar. Intuita e fortë do të ndihmojë në marrjen e vendimeve të rëndësishme financiare dhe në negociata të suksesshme. Krahas mundësive për ristrukturim borxhesh, gaforret mund të zbulojnë burime të reja të ardhurash, të lidhura me talentet dhe aftësitë e tyre personale.

Akrepi-Fitime të papritura dhe rinegociata të favorshme

Akrepët do të përjetojnë një periudhë dinamike, të mbushur me energji, guxim dhe vendime të guximshme. Tranzitet planetare favorizojnë negociatat e borxheve, shlyerjen e detyrimeve të vjetra dhe madje edhe fitime të papritura. Besimi në vetvete dhe menaxhimi i zgjuar i burimeve do t’i ndihmojë të hedhin një hap të madh drejt stabilitetit financiar.

Bricjapi-Disiplina sjell mirëqenie

Bricjapët janë të njohur për seriozitetin dhe vetëkontrollin, dhe tetori do të jetë muaji ideal për të vënë në praktikë këto cilësi. Me një qasje më konservatore, ata do të arrijnë të organizojnë më mirë shpenzimet, të përdorin me efektivitet mjetet e menaxhimit financiar dhe të investojnë në mënyrë të mençur për të garantuar siguri afatgjatë.

The post Zbuloni 3 shenjat e horoskopit që do përjetojnë ndryshime të mëdha financiare në tetor appeared first on Albeu.com.

Kush do zëvendësojë ish-deputetin në krye të QSUT, ministrja e re me “dorë të hekurt”, shkarkon Mira Rakacollin dhe emëron Tominin

By: M C
23 September 2025 at 18:18

Ndryshime të furishme kanë ndodhur së fundmi në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza. Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Florenc Spaho, i cili prej muajsh qëndronte në krye të QSUT vendosi papritur që të japë dorëheqjen nga drejtimi institucionit më të madh spitalor.

Ndërkohë mësohet se “karrigen” e Spahos e ka zënë Anxhela Paparizo, e cila mesa duket ka vendosur që të rikthehet në Shqipëri pas një karrierë të gjatë larg atdheut.

Ndryshimet nuk ndalen vetëm në QSUT. Ministrja e re e Shëndetësisë, Evis Sala, ka ndërmarrë menjëherë disa lëvizje në strukturat drejtuese të ministrisë. Ajo ka shkarkuar nga detyra zëvendësministren Mira Rakacolli dhe në vend të saj ka emëruar Eugena Tominin.

Me këtë vendim, Tomini largohet nga drejtimi i Institutit të Shëndetit Publik dhe merr detyrën e re si zëvendësministre e Shëndetësisë.

Gjithashtu, me urdhër të ministres Sala, është liruar nga detyra edhe drejtoresha e Barnave në QSUT, Mirela Rexhepi. Deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, ende nuk është bërë i ditur emri i personit që do ta pasojë në këtë pozicion.

The post Kush do zëvendësojë ish-deputetin në krye të QSUT, ministrja e re me “dorë të hekurt”, shkarkon Mira Rakacollin dhe emëron Tominin appeared first on Albeu.com.

❌
❌