Pas akuzave nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera, institucionet e Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH) dhe të KESH kanë pësuar ndryshime të rëndësishme.
Gentian Gjyli, i cili është marrë i penduar nga SPAK dhe aktualisht ndodhet në “arrest shtëpie” me vendim të Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO), është larguar nga drejtimi i ARRSH. Në vend të tij është emëruar Ami Kozeli, i cili më parë ka shërbyer si zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.
Ndërkohë, Viola Haxhiademi është emëruar në krye të KESH, duke zëvendësuar Erald Elezin, i cili gjithashtu ndodhet në “arrest shtëpie” i akuzuar për shkelje të barazisë në tendera. Haxhiademi ka një përvojë të gjatë në ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, ku ka shërbyer si drejtoreshë e Kabinetit të Ministres dhe që nga viti 2019 si Sekretare e Përgjithshme.
Sakaq, nga detyra si zv/ministër në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë u shkarkua edhe Besjan Kadiu.
Pavarësisht këtyre lëvizjeve, si Haxhiademi ashtu edhe Kozeli do të jenë ende nën varësinë e zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila po ashtu akuzohet nga SPAK, i cili kërkon edhe autorizimin për arrestimin e saj.
Sipas SPAK, drejtori i KESH, Erald Elezi, akuzohet për shkelje të barazisë në tendera për dy projekte me vlerë 210 milionë euro: Tunelin e Llogarasë dhe lotin 4 të Unazës së Madhe. Ai ka qenë gjithashtu Drejtor i Drejtorisë së Planifikimit Strategjik dhe Operacioneve në ARRSH për tenderin e Llogarasë dhe anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave për tenderin e Unazës së Madhe.
Kreu i ARRSH, Gentian Gjyli, akuzohet gjithashtu nga SPAK për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike, ndërsa masa e sigurisë i është caktuar vetëm për tenderin e Tunelit të Llogarasë.
Gazetari Artan Hoxha ka komentuar zhvillimet e fundit që lidhen me hetimet e SPAK ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku, duke folur për mënyrën e funksionimit të institucioneve dhe përmasat e dyshuara të abuzimeve. I ftuar në emisionin “Kjo Javë”, ai vlerësoi se deri tani është zbardhur vetëm një pjesë e vogël e asaj që mund të […]
Dhjetëra qytetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile zhvilluan sot një protestë para Kryesisë së Kuvendit ku u kërkua heqja e imunitetit për zëvendëskryeministren Belinda Balluku.
Protesta e thirrur në rrjetet sociale, u shoqërua me një organizim të dytë mbështetës nga partia “Mundësia”.
Njëzëri ata kërkuan përgjegjësi nga nivelet më të larta të pushtetit duke kërkuar kështu që fatura e korrupsionit të paguhet edhe nga Kryeministri Edi Rama. Kjo, pasi sipas tyre, përgjegjësia nuk mund të ndalet te një emër i vetëm.
“Belinda Balluku është vetëm alibia për të mbrojtur Edi Ramën,” deklaroi deputeti i “Mundësisë”, Erald Kapri sipas së cilit korrupsioni është sistemik dhe i mbrojtur politikisht.
Aktivisti Andi Tepelena renditi arsyet e protestës, duke përmendur shpopullimin dhe zgjedhjet e kontestuara. Ai foli edhe për mungesën e reformave ekonomike, korrupsionin dhe grabitjen e pasurisë publike.
“Askush nuk është mbi ligjin, përfshirë Ramën, Ballukun, Veliajn, Agaçin, Metën dhe Berishën,” deklaroi Tepelena, i cili theksoi se barazia para ligjit është test real për drejtësinë.
Në protestë morën pjesë edhe qytetarë të indinjuar nga kushtet sociale dhe ekonomike. Disa prej tyre jetojnë në emigrim dhe mbështesin familjet në Shqipëri.
“Prindërit e mi nuk jetojnë dot me pensionet që kanë. Sa herë vijmë, mbajmë familjet me paratë tona,” tha Brunilda Sota, e cila e konsideroi situatën si pasojë të keqqeverisjes afatgjatë.
Partia Demokratike kërkoi sot që mbledhja e Këshillit të Mandateve, e cila u thirr për të diskutuar kërkesën e SPAK-ut për heqjen e imunitetit, të ishte e hapur. Por, kërkesa u refuzua nga shumica dhe nga vetë prokurorët e SPAK.
SPAK kërkon heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres për shkak të dyshimeve të arsyeshme se ajo mund të ndërhyjë dhe pengojë apo prishë hetimet.
Prokuroria pretendon se Balluku ka ndikuar në manipulimin e 12 procedurave tenderuese. Zv.kryeministrja nuk u paraqit në seancë dhe u përfaqësua nga avokati i saj.
Më 31 tetor 2025, ajo deklaroi se beson në një proces transparent dhe të drejtë. Balluku dhe disa ish-drejtues të Autoritetit Rrugor akuzohen për manipulim tenderësh.
Disa nga çështjet kryesore lidhen me Tunelin e Llogarasë dhe Unazën e Jashtme të Tiranës, me vlerë 210 milionë euro. Për këtë arsye, GJKKO e pezulloi Ballukun nga detyra më 20 nëntor.
Rasti pritet të jetë një test i rëndësishëm për besueshmërinë e drejtësisë së re.
TIRANË, 9 dhjetorit /ATSH/ Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se po vijon me ritme të shpejta rikonstruksioni i Urës së Milotit.
Sipas ARRSH-së, aktualisht po punohet për mbrojtjen e themeleve të 32 pilave të urës; dhe rehabilitimin e mbistrukturës.
Gjithashtu punime po kryhen edhe në riparimin e trotuareve, riparimin dhe lyerjen e parapeteve metalike dhe riparimin e fugave.
Sipas ARRSH-së, deri tani janë realizuar mbi 60% të punimeve. Bazuar në grafikun dhe ecurinë aktuale, pritet që ura të hapet për qarkullim brenda muajit dhjetor.
Partia Demokratike ka denoncuar sot një tjetër skandal korruptiv, kësaj here në Burrel ku unaza e qytetit është çarë përpara se të përfundojë ndërtimi. Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, shprehet në një konferencë nga selia blu, se ditët e këqija për propagandën false të kryeministrit Edi Rama nuk po marrin fund. Më 22 tetor, […]
Një nga gjërat që ndikoi te rënia e sistemit në kolaps në 21 qershor 2024 në vendin tonë ishte edhe mungesa e planifikimit të projekteve infrastrukturore në raport me projektet energjitike, projekte të cilat janë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme. Duhet theksuar se ndërtimi i rrugëve të reja kërkon spostime dhe ndryshime në linjat […]
Zgjerimi i superstradës Tiranë-Durrës nisi si një plan që do t’i mundësonte Tiranës një lidhje më të shpejtë me aeroportin e Rinasit dhe bregdetin. Por projekti po zhvillohet në kurriz të mijëra këmbësorëve që e përdorin çdo ditë këtë rrugë.
Heqja e katër prej shtatë mbikalimeve ka izoluar komunitete të tëra në Kashar, Fushë-Kashar dhe Yzberisht, duke i detyruar qytetarët të ecin dhjetëra minuta për të shkuar në punë apo dhe për shërbimet bazë.
Projekti prej miliarda lekësh, i ndarë në disa faza dhe shoqëruar me kritika për mungesë konkurrence, ekspozon boshllëqet e planifikimit urban dhe mungesën e një strategjie afatgjatë për lëvizjen e sigurt.
Në këtë terren të brishtë, neglizhenca institucionale po shndërrohet në barrë të përditshme për qytetarët.
Punimet u ndërlikuan jetën e këmbësorëve
Në shtator të vitit 2024 filloi jetëzimi i projektit për zgjerimin e rreth 6.5 kilometrave rrugë të superstradës nga mbikalimi i Kamzës deri në mbikalimin e Kasharit.
Projekti, i cili pritet të përfundojë përgjatë vitit 2027, ka si synim zgjerimin e rrugës për të reduktuar trafikun, por duket se ka harruar këmbësorët. Punimet kanë hequr mbikalimet duke ua vështirësuar përditshmërinë e banorëve anës rrugës.
Përgjatë këtij segmenti kanë qenë 7 mbikalime që përdoreshin nga këmbësorët për të arritur në stacionet e transportit publik, vendet e punës, ose për të marrë shërbimet e tjera.
Zgjerimi i rrugës, ka hequr momentalisht 4 mbikalime duke i detyruar qytetarët të përshkojnë distanca të gjata në këmbë për të plotësuar nevojat e përditshme.
Mungesa e përgjegjshmërisë në planifikimin urban në të cilin do të duhej të merreshin parasysh të gjitha nevojat e përdoruesve të rrugës, ka sjellë si pasojë lindjen e këtij problemi të ri.
Punimet në superstradën Tiranë-Durrës heqin mbikalimet e këmbësorëve/Foto: Vjolanda Peca.
Për urbanistin Artan Kacani, situata është shqetësuese pasi dy anët e zonës në fjalë kanë të përqendruara aktivitetet industriale dhe të sipërmarrjeve më të mëdha në vend, në të cilat janë të punësuar mijëra punonjës.
“Mëngjes për mëngjes [punëtorët] duhet të kalojnë peripecitë e kalimit të kësaj autostrade ku asgjë s’është bërë përsa i përket të drejtave të këmbësorëve,” thotë Kacani, sipas së cilit heqja e mbikalimeve ka vënë në vështirësi edhe banorët.
Mbikalimet që janë hequr përdoreshin nga këmbësorët për të kaluar mbi superstradë në nyjet që lidhin rrugët dytësore industriale dhe stacionet e urbanit Vorë-Tiranë.
Më konkretisht ato shërbenin për t’iu qasur stacioneve të Katundit të Ri, Domjes, Yrshekut dhe Mëzezës në pika të njohura kryesisht prej sipërmarrjeve që janë aty pranë si: “PSZ Albania”, “QTU”, “Coca Cola” dhe “Vodafone Albania”.
Më të prekurit nga heqja e mbikalimeve janë banorët e Kasharit, si Fushë-Kashari dhe Yzberisht.
Mbikalimet qenë vendosur në këto pika për shkak se përballë tyre ka shkolla, universitete, ndërmarrje, fabrika dhe magazina.
Heqja e tyre i ka detyruar punëtorët dhe studentët, të ecin kryesisht mbi 30 minuta në këmbë drejt mbikalimit më të afërm.
“Është e nevojshme të krijohen korsi të dedikuara, hapësira të dedikuara vetëm për këmbësorët, kryesisht nënkalime të sigurta nga përmbyjtjet apo siguria rrugore,” analizoi urbanisti Kacani.
Sipas tij zona ka një gërshetim mes industrisë, banimit dhe bujqësisë duke e bërë të detyrueshëm një infrastrukturë më gjithëpërfshirëse.
Myslym Fera, nga Kamza, prej tre vitesh punon në njërin prej bizneseve në rrugën dytësore të Katundit të ri në Kashar. Ai shprehet i shqetësuar për heqjen e mbikalimeve, sepse e detyrojnë të përshkojë distanca më të gjata duke e detyruar të ecë me bicikletë 20 minuta më tepër për në mbikalimin më të afërt që ndodhet në domje,konkretisht përballë “BMË Albania”.
“Kam kaluar atje sipër te mbikalimi i ‘Coca Cola’-s, tani vij dhe kaloj këtu dhe shkoj prapë lart. Vonohem gjysmë ore. Më duket se do ta heqin edhe këtë, e kanë lënë përkohësisht.” u shpreh Fera.
Autoriteti Rrugor Shqiptar tha për Citizens.al se është menduar vendosja e mbikalimeve të reja në pothuaj të njëjtat pozicione që kanë qenë ekzistueset, por nuk tregoi se kur do të rivendosen ato, duke mos iu përgjigjur shqetësimeve të qytetarëve që kanë të drejtë ta përdorin rrugën.
“[…] mbikalimet janë hequr për shkak se pengonin realizimin e punimeve në këtë objekt. Gjatë fazës së kryerjes së punimeve nuk ka një plan menaxhimi për lëvizjen e këmbësoreve për të mos futur në kolaps trafikun dhe ecurinë e punimeve” tha ARRSH.
“I kanë marrë në qafë. Gjithë kjo zonë të izolohet?! Unë e kam punën thuajse te QTU-ja, e bëj rrugën dy herë se do të shkoj e do të kthehem prapë në këmbë,” tregoi Bujari, i cili banon në Kashar.
Punimet në superstradën Tiranë-Durrës heqin mbikalimet e këmbësorëve/Foto: Vjolanda Peca.
Heqja e katër mbikalimeve në fazën e parë është tregues që e njëjta gjë do të ndodhë edhe me tre mbikalimet ekzistuese në vijimin e punimeve.
“Hoqën atë lart, e hoqën te QTU-ja, hoqën këtë aty poshtë, si do të shkojnë këta njerëz, a kanë orar? Edhe ata kanë familje, janë gra me fëmijë. Gjithë Yrsheku janë gra me fëmijë, shkojnë të shkretat në shi e në të ftohtë, po vjen dimri,” tha me shqetësim për Citizens.al një pensioniste, banore e Kasharit e cila shtoi se “për popullin nuk mendon njeri”.
Qeveria pa plane urbanistike afatgjata
Punimet për zgjerimin e superstradës Tiranë-Durrës nisën gjatë vitit 2024. Ato u përqendruan nga kthesa e Kamzës deri në nyjën e Kasharit, për këtë segment punimet janë ndarë në tre faza.
Rreth 1.7 miliardë lekë u vunë në dispozicion nga buxheti i shtetit për fazën e parë, e cila u fitua nga “Bami Holding” në bashkëpunim me “Curri shpk”.
Faza e dytë u fitua nga një tjetër ortakëri: Elmazaj Konstruksion”, “Nderimi shpk” dhe “Ndregjoni”. Edhe kjo fazë kishte thuajse të njëjtin fond limit: rreth 1.7 miliardë lekë.
Financimi për fazën e tretë u rrit ndjeshëm, duke arritur afro 2.5 miliardë lekë – 50% më shumë se fondi i fazave të para dhe parashikon ndërtimin e një nyje lidhëse në Laknas me superstradën Tiranë-Durrës. Kompania që u kontraktua për këto punime ishte “Alb-Building shpk”.
Platforma e Openprocurement.al – një projekt i Institutit Shqiptar të Shkencës (AIS) – i ka vlerësuar këto procedura tenderuese me flamuj të kuq, për shkak se në të tria rastet ofertat më të ulëta janë skualifikuar.
Eksperti i sigurisë rrugore, Artur Sulçe tha për Citizens.al se ndërtimi i konstruksioneve metalike që shërbejnë si mbikalime duhet të ishte menduar që prej fillimit të punimeve.
“[…] një pjesë e qytetarëve mund të kenë dhe nga krahu majtë dhe nga krahu djathtë i rrugës pjesë të pronave,” kujtoi ndër të tjera arsye për të pasur mbikalime eksperti rrugor Sulçe
Gjatë inspektimit në kantierin e aksit rrugor Tiranë-Durrës, Kryeministri Rama, i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja Belinda Balluku u shpreh se për superstradën është i nevojshëm “një mur dekorativ” ose “një lloj ndarëse dekorative”.
Ky koment i tiji konfirmon sërish se planifikimi urban nuk është i qëndrueshëm në Shqipëri. Ai varet ose nga interesat e sipërmarrësve të mëdhenj në vend, ose nga vetë shijet e kryeministrit.
Zhvillimi i Tiranës si një qytet amorf, është përhapur si model në qytetet e tjera kryesore të vendit si Durrësi, Vlora, Shkodra etj.
Heqja e mbikalimeve në Kashar është një detaj i vogël në këtë amulli zhvillimi urban, por që tregon qartë vështirësitë me të cilat përballen qytetarët.
Pa një planifikim të qartë dhe afatgjatë, çdo investim publik rrezikon të kthehet në shpërdorim, e gjitha në kurriz të taksapaguesve, të cilët vuajnë edhe pasoja direkte në përditshmërinë e tyre.
Gentian Gjyli, kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe një nga vartësit e Belinda Ballukut është paraqitur në SPAK. Më herët gjatë ditës së sotme në Prokurorinë e Posaçme u paraqit edhe Drejtori i KESH, Erlad Elezi. Edhe Gjyli, ashti si drejtori i KESH janë me masë “arrest shtëpie”, ndërsa Belinda Balluku eshte pezulluar nga detyra […]
Më 10 shtator 2021, vetëm pesë ditë para mbylljes së afatit për dorëzimin e ofertave në shtatë tenderë për segmentet e Unazës së Madhe të Tiranës – një paketë prokurimesh me vlerë rreth 18 miliardë lekësh, apo 148 milionë euro me kursin e kohës, ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku thirri me urgjencë në zyrë Evis […]
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka reaguar pas shembjes të aksit rrugor Qukës-Qafë Plloçë. Ai theksoi se ky është një lloj korrupsioni që vret, dhe sipas tij, është rrezik kush kalon atje “Mjerë kush kalon aty me familjen! Ky është korrupsioni që vret. Këto janë rrugët e lëna rrugëve o Narkos.”, tha […]
TIRANË, 23 nëntor/ATSH/ Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi sot se për shkak të reshjeve të dendura të shiut që kanë përfshirë vendin është shkaktuar çarje e skarpatës dhe rënie e gurëve në trup të rrugës në km 35 të aksit Qukës-Qafë Plloçë.
Sipas ARRSH-së, grupet e punës të ndodhura në terren, po bëjnë vlerësimin e situatës dhe kanë marrë të gjitha masat për krijimin e një bypass-i të përkohshëm me qëllim devijimin e trafikut në këtë segment, duke shmangur rrezikun ndaj përdoruesve të rrugës.
ARRSH njofton se gjithë aksi është i hapur, i aksesueshëm pa probleme dhe në monitorim të vazhdueshëm.
Autoriteti Rrugor Shqiptar iu bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve që të ulin shpejtësinë,
të mbajnë distancën e sigurisë, të shmangin frenimet e papritura dhe të udhëtojnë me kujdes.
Në verën e këtij viti, pas një zvarritje prej 15 vitesh dhe një vlere prej 400 milionë dollarësh, më në fund u inaugurua rruga Qukës – Qafë Plloçë. Disa firma u shpërblyen për “punë të mirë”, madje morën disa herë shtesa kontratash apo fituan tenderat e rrugëve lidhëse. “Dorën” e fundit e dha kompania 2T, […]
Kreu i ARRSH, Gentian Gjyli, dhe Erald Elezi, aktualisht drejtor i KESH, kanë shkuar mëngjesin e së shtunës në GJKKO, ku pritet të mbahet seanca për verifikimin e masës së sigurisë
Ata janë lënë në arrest shtëpie pasi akuzohen për shkelje të barazisë në tendera për ndërtimin e tunelit të Llogarasë.
Elezi është i dyshuar edhe për tenderin e lotit 4 të Unazës së Madhe.
TIRANË, 20 nëntor /ATSH/ Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë dy masa sigurie për zv.kryeministren Belinda Ballukun, pezullim i ushtrimit të detyrës dhe funksionit si zëvendës Kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe ndalim i daljes jashtë vendit.
Sipas medieve vendimi është dhënë nga gjyqtari Erion Çela, i kërkuar nga prokurori Dritan Prençi, nën akuzën e shkeljes së barazisë në tendera.
Po sipas raportimit në medie, akuzat për shkelje të barazisë në tendera lidhen me çështjen e tunelit të Llogorasë dhe për lotin 4 të Unazës së Madhe në Tiranë.
Ndërkohë në një reagim zyrtar, GJKKO njoftoi se: “lidhur me lajmin e publikuar në media për caktimin e masave të sigurisë ndaj Zëvendëskryeministres, Belinda Balluku, në kushtet që masa e sigurimit kanë karakter sekret, gjykata në këtë moment nuk ka njoftim zyrtar për të ndarë me median dhe publikun. Në momentin e duhur procedural do të njoftoheni zyrtarisht nga ana e gjykatës”.
Gjithashtu janë vendosur dhe dy masa sigurie “arrest në shtëpie” për dy funksionarë të tjerë, Erald Elezin, kreu i Koorporatës Elektroenergjitike Shqiptare (KESH), dhe Gentian Gjyli, kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), njoftojnë mediet.
TIRANË, 20 nëntor/ATSH/ Gjatë natës, intensiteti i reshjeve ka pësuar ulje në të gjithë vendin, ndërkohë që sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH) kontraktorët kanë vijuar punën për pastrimin e akseve nga rënia e inerteve dhe gurëve nga skarpatet në disa segmente rrugore.
Konkretisht probleme kanë paraqitur akset Tropojë-Bajram Curri-Valbonë, Bajram Curri-Fierzë, Sopot-Kam, Dushaj-Lekbibaj, Kukës-U. Zapotit-Shishtavec, Kukës-Krumë, Pukë-Fushë Arrëz-Fushë Dukagjin, Skurraj-Peshkopi, si dhe Elbasan-Qafë Thanë, por ARRSH informon se akset janë hapur.
Po ashtu, sipas Autoritetit, vazhdon prezenca e ujit në disa segmente të tjera të rëndësishme, si Laç-Ura e Drojes, Qafë Gjashtë-Shën Vasil dhe Krane-Syri i Kaltër, Tepelenë-Shtëpez.
Në aksin Maliq-Lozhan, në km 13, në zonën e Moglicës, është raportuar rënie gurësh dhe prani inertesh dhe aluvionesh, që shkaktuan bllokimin e rrugës. Menjëherë, informoi ARRSH, është ndërhyrë për pastrimin dhe hapjen e këtij aksi, i cili tashmë është rikthyer në normalitet.
Aktualisht të gjitha akset nacionale janë të hapura për qarkullimin e mjeteve, dhe autoritetet vijojnë monitorimin e situatës.
Emisioni Vetting Më 19 Qershor 2020, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të hapte garën ndërkombëtare për rishikimin e studimit të fizibilitetit dhe hartimin e projektit inxhinierik “Ndërtimi i Tunelit të Llogarasë” me fond limit 624 milionë lekë ose 6 milionë euro. Në garën për projektimin e tunelit morën pjesë 8 kompani, nga të cilat […]
TIRANË, 9 nëntor/ATSH/ Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) apeloi drejtuesit e mjeteve për kujdes, pasi qarku i Gjirokastrës prej orëve të para të paradites është përfshirë nga reshje shiu me intensitet të lartë, të shoqëruara me rënie gurësh në disa segmente rrugore.
Sipas ARRSH-së, problematika janë evidentuar në akset Skërficë, Tepelenë dhe Nivicë, ku kompanitë e mirëmbajtjes ndodhen në terren dhe po punojnë për të siguruar që qarkullimi të vijojë normalisht.
Autoriteti u bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të ulin shpejtësinë, të mbajnë distancën e sigurisë dhe të shmangin frenimet e papritura, për të garantuar sigurinë në qarkullim gjatë kushteve të vështira atmosferike. /j.p/
Nga Vladimir Karaj Më 28 maj 2021, tre ditë përpara se të merrte një nga postet më të rëndësishme në infrastrukturën e vendit, Evis Berberi merr një mesazh të gjatë nga ministrja Belinda Balluku. Mesazhi, i zbardhur në dosjen hetimore të SPAK, nuk është thjesht një urim për emërimin, por një ftesë për një pakt […]
Janë zbardhur detja të tjera nga dosja e SPAK që përfshin zëvendëskryeministren Belinda Balluku dhe ish-kreun e ARRSH-së, Evis Berberi, lidhur me tenderin e tunelit të Llogarasë me vlerë rreth 190 milionë euro. Në një nga bisedat e datës 2 nëntor 2021, Berberi i shkruan Ballukut për organizimin e takimit me Abdulkadir Kart, pronar i […]
Tenderi për tunelin e Llogarasë ka qenë i paracaktuar në detaje nga numri 2 i qeverisë SPAK ka dokumentuar nga momenti kur turqit i dërguan sms Belinda Ballukut se ishin plotësisht gati për tenderin e tunelit të Llogarasë përpara datës së tenderit, ardhja e turqeve në Shqipëri, e jo vetëm. Gjithçka është koordinuar me Evis […]