Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

PS zvarrit pa afat vendimmarrjen për imunitetin e Ballukut

19 December 2025 at 17:36

Pas 5 orësh mbledhje, ku mbizotëroi një debat procedural mes opozitës dhe mazhorancës për lejimin apo jo të mediave në sallën e mbledhjes, kryetari i Kuvendit Niko Peleshi njoftoi ndërprerjen e mbledhjes pa caktuar asnjë datë për vijimin e saj. Për të mbrojtur kërkesën e SPAK para Kuvendit, në mbledhje morën pjesë kryetari Klodian Braho, […]

The post PS zvarrit pa afat vendimmarrjen për imunitetin e Ballukut appeared first on Reporter.al.

Përgjimet e Ballukut/ Kush është k*rva, që kish rënë dakord me R-në për të marrë tenderin

By: Brisi
17 December 2025 at 16:51

Kryetari i Partisë Demokratike ka publikuar përgjime të reja nga hetimet ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Ndonëse Berisha ja atribuoi gabimisht përgjimet tenderave të Unazës, në fakt bëhet fjalë për një grup tjetër tenderash. është supervizioni i mirëmbajtjes me performancë të akseve nacionale të Shqipërisë. Në bisedat e zhvilluara Balluku e pyet me habi Evis Berberin […]

The post Përgjimet e Ballukut/ Kush është k*rva, që kish rënë dakord me R-në për të marrë tenderin appeared first on BoldNews.al.

Zbardhen detajet, u gjet i djegur brenda mjetit të tij në Llogara, viktima një ish-efektiv policie

15 December 2025 at 21:33


Detaje të tjera kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Llogara në Vlorë, ku një person, i dyshuar si Artjol Xhelo, u gjet i vdekur brenda një makine që ishte përfshirë nga flakët.

Siç mësohet brenda automjetit nuk janë gjetur as armë dhe as gëzhoja, që mund të vërtetonin kryerjen e një vrasje.

Mësohet se pista e cila qëndron më tepër është vetëvrasja. Dyshohet se personi që humbi jetën ka qenë ish-efektiv policie.

Ndërkohë që dyshohet të ketë kryer aktin e vetëvrasjes në kushtet e depresionit, ndërsa origjina e tij është nga Berati.

Janë verifikuar kamerat e sigurisë në bizneset aty pranë dhe është parë se ka qenë i vetëm kur ka hyrë në Llogora.

Dyshimet janë se ka spërkatur mjetin me benzinë dhe është futur brenda tij, teksa është shkrumbuar nga flakët.

Ndërkohë Policia në vendngjarje pritet të konfirmojë nëse është kjo pista.

Po ashtu po hetohet dhe për ndonjë vrasje, dhe me pas e kane djegur personin. Ndërkohë qe po verifikohet shasia e mjetit tip BMW sepse targat janë shkrire nga zjarri.

Dosja Balluku, Bushati: Hera e parë që SPAK heton një tender të lidhur direkt me Ramën

By: Elva
24 November 2025 at 22:01

Gazetari Andi Bushati, në një intervistë për ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka komentuar rastin e Ballukut dhe hetimin e SPAK-ut për tenderin e Llogarasë, duke e cilësuar si të veçantë për shkak se lidhet direkt me kryeministrin Edi Rama. Sipas Bushatit, rastet e mëparshme që kishin përfshirë zyrtarë të tjerë si Ahmetaj, Beqja […]

The post Dosja Balluku, Bushati: Hera e parë që SPAK heton një tender të lidhur direkt me Ramën appeared first on BoldNews.al.

“Belinda po përpëlitet”/ Gazetari: Aksi Korçë-Ersekë goditja përfundimtare e Ballukut

By: Brisi
24 November 2025 at 21:46

Gazetari, Almer Toska ka deklaruar se Belinda Balluku sipas tij është e zënë ngushtë pas publikimit të skandaleve të njëpasnjëshme ku ajo akuzohet si e implikuar. Sipas Toskës, përpos aksit Qukës-Qafë Plloçë, një tjetër rrugë që do ti kushtojë shumë Belinda Ballukut është aksi “Korçë Ersekë”, që sipas gazetarit do të marrë goditjen përfundimtare. Sipas […]

The post “Belinda po përpëlitet”/ Gazetari: Aksi Korçë-Ersekë goditja përfundimtare e Ballukut appeared first on BoldNews.al.

Mandati që nuk e shpëton Ballukun, kufijtë kushtetues të një iluzioni politik

By: Brisi
23 November 2025 at 14:05

Nga Av. Florian Bonjaku Debati mbi ligjshmërinë e pezullimit nga detyra të zv/kryeministres dhe ministres Belinda Balluku ka rikthyer në qendër të vëmendjes një çështje më të thellë sesa vetë rasti: mënyrën se si konceptohet juridikisht dallimi ndërmjet një funksioni të zgjedhur dhe një funksioni të emëruar brenda rendit tonë kushtetues. Në mënyrë paradoksale, argumentet […]

The post Mandati që nuk e shpëton Ballukun, kufijtë kushtetues të një iluzioni politik appeared first on BoldNews.al.

“Balluku” vjedhje me armë, Rama si kobure

By: Brisi
23 November 2025 at 13:35

Nga Basir Çollaku Të plasi trapi.. Palloshi.. Ti them atij kurvës.. Eshtë ky i PD, mos ta shoh të marrë më asnjë tender në Shqipëri.. Prite pak atë po thuaj ske shanse vetëm me eut.. dhe e ke prej gimit..po sdo marrë më.asnjë punë tjetër Hidhe tunelin se plasa.. Po e anuloj direkt po deshe […]

The post “Balluku” vjedhje me armë, Rama si kobure appeared first on BoldNews.al.

“Kompaninë turke e njihte Rama jo Balluku”/ Balliu: 60 sms me Berberin në burg

By: Brisi
22 November 2025 at 12:01

Deputeti demokrat, Klevis Balliu ka akuzuar Edi Ramën si të përfshirë në aferën e Tunelit të Llogarasë për të cilën është marrë e pandehur e besuara e tij Belinda Balluku. Sipas Balliut, kompaninë turke që u përfshi në tenderin e tunelit të Llogarasë e njihte Rama dhe jo Balluku, ndërsa theksoi se kjo e fundit […]

The post “Kompaninë turke e njihte Rama jo Balluku”/ Balliu: 60 sms me Berberin në burg appeared first on BoldNews.al.

Caktohet data/ Ja kur do të mbahet seanca e verifikimit të kushteve për masat ndaj Ballukut

By: Brisi
21 November 2025 at 12:51

Gjykata e Posaçme ka vendosur datën për seancën e verifikimit të kushteve për masat e caktuara ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku. Seanca është caktuar të mbahet nesër ditë e shtunë, ora 09:00. Sipas raportimeve, pë mbajtjen e seancës janë njoftuar SPAK dhe palët në proces. Ditën e djeshme gjykata caktoi dy masa sigurie ndaj Ballukut. Pezullimin […]

The post Caktohet data/ Ja kur do të mbahet seanca e verifikimit të kushteve për masat ndaj Ballukut appeared first on BoldNews.al.

“O tr*p, e ke shok…”/ Tenderi i Unazës së Madhe, përgjimet e reja mes Berberit dhe bashkëpunëtorit të Ballukut

By: Brisi
20 November 2025 at 14:52

Detaje të reja janë zbardhur nga dosja e Belinda Ballukut dhe vartësit të saj Evis Berberi si dhe zyrtarëve të tjerë të përfshirë në aferën e tenderit të Tunelit të Llogarasë. Në dosjen e publikuar nga gazetarja Klodiana Lala, zbardhen komunikimet mes ish-kreut të ARRSH-së, tashmë të arrestuar dhe biznesmenit Valter Begaj, bashkëpunëtor dhe ky […]

The post “O tr*p, e ke shok…”/ Tenderi i Unazës së Madhe, përgjimet e reja mes Berberit dhe bashkëpunëtorit të Ballukut appeared first on BoldNews.al.

Jo vetëm tuneli i Llogarasë, Prokuroria e Posaçme ngre akuzë të re ndaj Belinda Ballukut

By: V K
20 November 2025 at 12:20

Prokuroria e Posaçme, ka ngritur akuzë të re sa përket zëvendënës kryeministres Belidna Balluku.

Gazetarja Klodiana Lala, raporton se akuza është dy herë per shkelje e barazisë në tendera, për tunelin e Llogarasë dhe lotin 4 të Unazës së Madhe.

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion, ka vendosur sot 2 masa sigurie ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku, pezullim nga detyra dhe ndalim i daljes jashtë vendit.

Zv.kryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, u mor zyrtarisht e pandehur për shkelje të barazisë në tendera publike në 31 tetor 2025. Hetimi lidhet me procedurën e tenderit për Ndërtimin e tunelit të Llogarasë, në seksionin rrugor Orikum-Himarë, pjesë e autostradës SH8 (Vlorë-Sarandë). Tenderi fillimisht u hap më 11 dhjetor 2020, u anulua dhe u rihap më 22 qershor 2021, me fond limit 18,967,810,952.08 lekë pa TVSH.

Hetimi ka nisur pas një kontrolli në banesën e ish-Drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberi, nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit në shkurt 2024, ku u sekuestruan telefona, pajisje kompjuterike dhe dokumente. Ekspertimi i këtyre pajisjeve ka mundësuar rikuperimin e komunikimeve të Berberit dhe bashkëshortes së tij, Adela Ruko, të cilat sollën më pas krijimin e një dosjeje që lidhet edhe me kryetarin e Bashkisë Shkodër, Benet Beci, dhe përfshirjen e Ballukut në hetime.

Mësohet se Balluku ka rënë në rrjetën e komunikimeve me vartësin e saj Ervis Berberi gjatë kohës kur ai drejtonte ARRSH-në, ndërsa roli i saj në paracaktimin e fituesve të tenderave publikë mbetet objekt hetimi.

Tenderi i tunelit të Llogarasë, i hapur nga ministria e Infrastrukturës në 1 dhjetor 2021, u fitua në mars 2022 nga bashkimi i kompanive “Hill International N.V” dhe “Net-Group”, pasi kompanitë “Stucky L.T.D” dhe “Gjeokonsult & CO” u skualifikuan për shkelje të kushteve të tenderit. SPAK dyshon se kjo skualifikim mund të ketë qenë i qëllimshëm për favorizimin e fituesve, për shkak të lidhjeve mes Berberit, biznesmenit Valter Begaj dhe ministres Belinda Balluku.

Hetimet kanë përfshirë gjithashtu tërheqjen e dokumenteve nga ARRSH për praktikën e prokurimit që lidhet me mbikëqyrjen e punimeve në tunelin e Llogarasë, si dhe verifikimin e aksioneve të kompanisë “Net-Group”, të cilat më 4 dhjetor 2024 iu dhuruan bashkëshortes së Valter Begajt, Loreta Vallja.

The post Jo vetëm tuneli i Llogarasë, Prokuroria e Posaçme ngre akuzë të re ndaj Belinda Ballukut appeared first on Albeu.com.

Tenderi i Ballukut, ndërmjetësimi i Berberit dhe çmimi i fiksuar nga greku

By: armand
18 November 2025 at 19:02

Tenderi me vlerë 2 milion euro, që parashikoi mbikëqyrjen e punimeve që po kryheshin nga kompania “Gjoka Konstruksion” për hapjen e tunelit të Llogarasë, konsiderohet në SPAK si një nga skemat më flagrante të abuzimit financiar dhe klientelizmit. Një skemë që tregon qartë se tenderi ishte dhe u hap në 2021 nga Ministria e Infrastrukturës […]

The post Tenderi i Ballukut, ndërmjetësimi i Berberit dhe çmimi i fiksuar nga greku appeared first on BoldNews.al.

Balluku udhëtim sekret në SHBA, kërkon mbrojtje ekstraligjore përballë akuzave të SPAK!

By: Brisi
18 November 2025 at 11:49

Përballë dosjes së kopsitur të SPAK për korrupsionin me miliona euro në tunelin e Llogarasë, Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku publikisht është shfaqur e qetë, duke marrë pjesë në aktivitete brenda dhe jashtë vendit, sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Po publikisht ajo ka shmangur komentet në lidhje me hetimet dhe akuzat e ngritura nga SPAK, ndërsa […]

The post Balluku udhëtim sekret në SHBA, kërkon mbrojtje ekstraligjore përballë akuzave të SPAK! appeared first on BoldNews.al.

Berisha: Balluku e dyta, kryepazarexhiu është Rama 

By: Elva
17 November 2025 at 22:53

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Rama si përgjegjësin kryesor për çështjen e tunelit të Llogarasë, duke përjashtuar zv/kryeministren Belinda Balluku nga përgjegjësia kryesore. I ftuar në emisionin “Opinion”, Berisha tha se pas tunelit të Llogarasë qëndron “faktori kryesor Edi Rama”, i cili, sipas tij, ka drejtuar të gjitha vendimet dhe marrëveshjet […]

The post Berisha: Balluku e dyta, kryepazarexhiu është Rama  appeared first on BoldNews.al.

E pandehur nga SPAK, Belinda Ballukut i thurin poezi: S’më prek shpatulla qime floku, jam vajzë Tirane lindur te Blloku…

By: V K
17 November 2025 at 14:55

Marrja e pandehur nga SPAK, të numrit dy të qeverisë Rama, Belinda Balluku, ka sjellë reagime edhe nga qytetarët e thjeshtë.

Gjatë emisionit të mëngjesit në News24, një qytetar ka telefonuar dhe ka thurur disa vargje për Ballukun, ku vinte në dukje vjedhjen e hapur dhe shpërdorimin e parave të shqiptarëve.

Mes rreshtash, me ironi nuk mungon pa përmendur edhe kryeministrin Edi Rama.

Poezia e qytetarit:

“Sa shpejt i rrëmbeve e nuk u ngute,

Paratë tona ku i fute?

Ku i çove moj, ku i zhduke?

Moj Belinda, moj balluke.

Poshtë fustanit mamasë, te tuneli i Llogarasë.

Hip e zbrit në Himarë, nga Thumana në Qafë Kashar

Lumenj parash ndarë nëpër rrugë,

Nga veriu deri në jug.

Mbyllni gojën mos bëni shamatë,

I ka ndarë me palloshin e gjatë.

Të plasin nga sytë ata që më kanë inat, nga Vermoshi në Lazarat.

Mua Berisha më thotë ‘Lubi’,

O buf i shpifur unë jam flori.

S’më prek shpatulla qime floku,

Jam vajzë Tirane lindur te Blloku.

Do vjedh në ajër, në ujë, në bregdet,

Më ka rritur partia me kimet.

Nuk m’i fut dot këmbët në një këpucë,

Jam balenë unë s’jam hardhucë.

Jam vetë e para në qeveri, do t’i ditën e zi.

S’mundet qeveria, as vetë Rama,

Po hyra në burg brenda është Rama”.

The post E pandehur nga SPAK, Belinda Ballukut i thurin poezi: S’më prek shpatulla qime floku, jam vajzë Tirane lindur te Blloku… appeared first on Albeu.com.

Të pandehurës hajdute Balluku i thurin një poezi

By: Brisi
17 November 2025 at 14:30

Marrja e pandehur nga SPAK, të numrit dy të qeverisë Rama, Belinda Balluku ka sjellë reagime edhe nga qytetarët e thjeshtë. Gjatë emisionit të mëngjesit në News24, një qytetar ka telefonuar dhe ka thurur disa vargje për Ballukun, ku vinte në dukje vjedhjen e hapur dhe shpërdorimin e parave të shqiptarëve. Mes rreshtash, me ironi […]

The post Të pandehurës hajdute Balluku i thurin një poezi appeared first on BoldNews.al.

Sapo fituan tenderin, “Net Group” dhe “Hill Internacional V.N.” ndryshuan 98% të stafit që do mbikëqyrte punimet në Llogara

By: Ela
15 November 2025 at 16:06

“…Ne jemi në këtë projekt për shkakun tënd dhe për ty. Thjesht më trego çfarë të bëj, dhe unë do të ndjek plotësisht këshillat e tua…” Ky është vetëm një nga shumë mesazhet e dërguara përmes aplikacionit “Signal” nga inxhinieri grek Ioannis Kirkinezis tek ish-kreu i ARRSH-së, Evis Berberi. Në muajin maj 2022, ai i […]

The post Sapo fituan tenderin, “Net Group” dhe “Hill Internacional V.N.” ndryshuan 98% të stafit që do mbikëqyrte punimet në Llogara appeared first on BoldNews.al.

Skandali me tenderat! Si i fshehu Balluku ankesat e kompanive dhe favorizoi kompanitë turke

By: Elva
13 November 2025 at 20:45

Emisioni Vetting Më 19 Qershor 2020, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të hapte garën ndërkombëtare për rishikimin e studimit të fizibilitetit dhe hartimin e projektit inxhinierik “Ndërtimi i Tunelit të Llogarasë” me fond limit 624 milionë lekë ose 6 milionë euro. Në garën për projektimin e tunelit morën pjesë 8 kompani, nga të cilat […]

The post Skandali me tenderat! Si i fshehu Balluku ankesat e kompanive dhe favorizoi kompanitë turke appeared first on BoldNews.al.

‘Paralizohet’ Tuneli i Llogarasë

By: Brisi
13 November 2025 at 19:25

Trafik i rënduar është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjte në hyrje të Tunelit të Llogarasë. Radhë të gjata automjetesh kanë mbetur të bllokuara për shkak të punimet që bëheshin anës rrugës për largimin e dherave dhe inerteve që kishin rënë në këtë aks. Burime për mediat bëjnë me dije se firma e cila mirëmban […]

The post ‘Paralizohet’ Tuneli i Llogarasë appeared first on BoldNews.al.

Mburoja politike e Ramës për Ballukun, një sfidë për drejtësinë

13 November 2025 at 07:21

Lajmi se zv.kryeministrja Belinda Balluku është marrë e pandehur nga Prokuroria e Posaçme u prit fillimisht me heshtje, më pas me shmangie dhe së fundmi me shfaqjen se asgjë nuk ka ndodhur. Dhjetë ditë pas zyrtarizimit të akuzës, kryeministri Edi Rama dhe Balluku u shfaqën krah për krah në një aktivitet rutinë të titulluar “OSHEE […]

The post Mburoja politike e Ramës për Ballukun, një sfidë për drejtësinë appeared first on Reporter.al.

❌
❌