Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Nga përurimi te rrëshqitja e masivit, shembja që zbuloi problemet e rrugës Qukës-Qafë Plloçë

By: armand
10 December 2025 at 17:45

Mëngjesin e 23 nëntorit, disa familjarë nga Tirana nisën një udhëtim drejt Maliqit për të marrë pjesë në një përkujtimore. Ata vendosën të kalonin nga rruga e re Qukës – Qafë Plloçë, pak javë pas ceremonisë inauguruese, ku daullet, veshjet popullore dhe buka me qiqra tipike e juglindjes ishin pjesë e festës. Por të gjitha makinat e nisura […]

The post Nga përurimi te rrëshqitja e masivit, shembja që zbuloi problemet e rrugës Qukës-Qafë Plloçë appeared first on BoldNews.al.

💾

“Kush do jap llogari për shembjen e rrugës Qukës-Qafë Plloçë?”- Ministrat mungojnë në Kuvend, Blushi: Ku përfunduan 260 milionë euro?

By: M C
2 December 2025 at 17:45

Në seancën e sotme plenare, deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka kritikuar ashpër qeverinë, duke kërkuar praninë e ministrave për t’u përgjigjur para Kuvendit.

Blushi deklaroi se seanca e sotme ka rëndësi të veçantë për qytetarët, pasi synimi është llogaridhënia e ekzekutivit dhe kërkoi shpjegime për një sërë çështjesh, duke filluar nga shembja e rrugës Qukës–Qafë Plloçë.

“Qëllimi i kësaj seancë nuk është që deputetët të flasin, është llogaridhënia. Kush do jap llogari meqenëse as zv.kryeministre nuk keni më, pse u shemb rruga Qukës Qafë Plloçë? Kush do jap llogari ku përfunduan 260 milionë euro? Kujt do ja kërkojmë këtë llogari sot?”, tha ai.

Deputeti ngriti edhe shqetësimin për çështjen e përmbytjeve në vend, ku ironizoi duke thënë se fondet e emergjencave civile, “janë të barabarta me bakshishin e Tunelit të Llogarasë.”

Tedi Blushi: Dua t’ju kujtoj nenin 47 të rregullores: Anëtarët e Këshillit të ministrave, kanë të duhet dhe kur u kërkohet, e kanë për detyrë të marrin pjesë në seancë plenare. Unë nuk besoj se ka seancë më të rëndësishme për qytetarët se sa kjo sot. Po qëllimi i kësaj seancë nuk është që deputetët të flasin, është llogaridhënia.

Kush do jap llogari meqenëse as zv.kryeministre nuk keni më, pse u shemb rruga Qukës Qafë Plloçë? Kush do jap llogari ku përfunduan 260 milionë euro? Kujt do ja kërkojmë këtë llogari sot?

Ministrit të Drejtësisë apo ministres së Brendshme? Kujt t’i kërkojmë llogari pse shqiptarët nga veriu në jug janë përmbytur edhe këtë vit dhe se fondit i emergjencave civile ishte i barabartë me bakshishin e Tunelit të Llogarasë. Kush do na e jap këtë sqarim. Kush përgjigjet nga qeveria për këto çështje.

Unë e kuptoj që shumica e ministrave duke filluar nga kryeministri kanë fokusin si e si të vjedhin nga mëngjesi deri në darke, por qëllimi i kësaj seance është llogaridhënia. Kush do jap llogari sot?

Kush do jap llogari kush ja fali tokën publike Mogerinit, ndërkohe që qytetarët ende dyerve të ministrive dhe gjykatave për pronat e tyre. Kush do japi sqarime sot? Kush do flas për këtë çështje? Do flisni ju kryetar, ministri i mjedisit, apo Toni Gogu. Kemi shumë pyetje, për të cilët duhet të vijë kryehajduti të jap sqarime.

The post “Kush do jap llogari për shembjen e rrugës Qukës-Qafë Plloçë?”- Ministrat mungojnë në Kuvend, Blushi: Ku përfunduan 260 milionë euro? appeared first on Albeu.com.

Saga e vjedhjeve/ Rrugët e Belinda Ballukut, që të lënë në rrugë

By: Brisi
26 November 2025 at 20:59

Shembjet e rrugëve të sapoinauguruara po ekspozojnë realitetin e projekteve më të kushtueshme të qeverisë. Nga Qukës–Qafë Plloçë te Korçë–Ersekë, te Rruga e Arbrit dhe tek autostrada Thumanë – Kashar, tejkalimet buxhetore, vonesat dhe punimet me cilësi të dobët janë kthyer në kryefjalë të investimeve infrastrukturore. Kur erdhi në pushtet, Kryeministri Rama premtoi se qeverisja […]

The post Saga e vjedhjeve/ Rrugët e Belinda Ballukut, që të lënë në rrugë appeared first on BoldNews.al.

“Belinda po përpëlitet”/ Gazetari: Aksi Korçë-Ersekë goditja përfundimtare e Ballukut

By: Brisi
24 November 2025 at 21:46

Gazetari, Almer Toska ka deklaruar se Belinda Balluku sipas tij është e zënë ngushtë pas publikimit të skandaleve të njëpasnjëshme ku ajo akuzohet si e implikuar. Sipas Toskës, përpos aksit Qukës-Qafë Plloçë, një tjetër rrugë që do ti kushtojë shumë Belinda Ballukut është aksi “Korçë Ersekë”, që sipas gazetarit do të marrë goditjen përfundimtare. Sipas […]

The post “Belinda po përpëlitet”/ Gazetari: Aksi Korçë-Ersekë goditja përfundimtare e Ballukut appeared first on BoldNews.al.

Shembja në Qukës-Qafë Plloçë/ Kushtoi 260 milionë euro, por u dëmtua menjëherë, banorët të pasigurt në rrugën e re

By: M C
24 November 2025 at 19:56

Një masiv shkëmbor u shkëput përgjatë aksit Qukës–Qafëplloçë një ditë më parë, duke bllokuar plotësisht korsitë e lëvizjes dhe duke krijuar rrezik serioz për udhëtarët.

Qarkullimi i mjeteve u devijua vetëm përmes bypass-it provizor të ndërtuar gati një javë më herët, pasi zona është konsideruar problematike për shkak të formacioneve të dobëta gjeologjike.

Sipas njoftimit të ARRSH, shembja erdhi si pasojë e motit të keq, i cili shkaktoi çarje në skarpatë dhe rrëshqitje gurësh në trup të rrugës, konkretisht në kilometrin e 35 të saj. Një ditë pas ngjarjes, në terren vijojnë punimet për pastrimin dhe stabilizimin e plotë të segmentit, me qëllim rikthimin e qarkullimit normal ndërsa jashtë kamerës punonjësit pohojnë se rreziku i shembjes ishte konstatuar më herët ndaj edhe ishte ndërtuar bypassi.

Megjithëse autoritetet kanë njoftuar se rruga është e kalueshme dhe nuk paraqet rrezik për drejtuesit e mjeteve, situata në terren tregon të kundërtën: lëvizja është ulur, ndërsa shumë udhëtarë zgjedhin të shmangin zonën për shkak të pasigurisë. Banorët e zonës por edhe ata që kalojnë për të fituar kohë kërkojnë më shumë siguri

Kjo situatë ngre sërish pikëpyetje për një nga projektet më të gjata dhe më të kushtueshme të infrastrukturës shqiptare. Për ndërtimin e kësaj rruge, që kap vlerën e afro 260 milionë dollarëve, qytetarët pritën plot 16 vite një pritje e gjatë që sot përballet me problematika serioze sigurie, vetëm pak kohë pas përfundimit të saj.

The post Shembja në Qukës-Qafë Plloçë/ Kushtoi 260 milionë euro, por u dëmtua menjëherë, banorët të pasigurt në rrugën e re appeared first on Albeu.com.

Qukës-Qafë Plloçë, investimi i një dekade që nuk i rezistoi as dy muajve

24 November 2025 at 16:43

Reshjet e dendura të shiut të ditëve të fundit sollën çarje të skarpatës dhe rënie të gurëve në kilometrin e 35-të të rrugës Qukës-Qafë Plloçë.

Në rrjete sociale dhe kanale të tjera të informimit u tha se për shkak të rrëshqitjes së dherave dhe gurëve, kjo rrugë ishte e pakalueshme dhe madje ishte rrezikuar jeta e kalimtarëve. Por ky në fakt ishte një dezinformim për publikun.

Citizens shpjegon se bllokimi i rrugës nuk ka sjellë pasoja në lëvizje, dhe aq më shumë në sigurinë e kalimtarëve, pasi kompania e kontraktuar për punimet kishte hapur një rrugë dytësore paralele “bypass” për t’iu mundësuar kalimtarëve vijimin e rrugës.

Devijimi ishte kryer që rreth një javë më parë, duke i paraprirë situatës së ndodhur ditëve të fundit.

“I gjithë aksi është i hapur, i aksesueshëm pa probleme dhe në monitorim të vazhdueshëm”, u shpreh Autoriteti Rrugor Shqiptar në një komunikim online.

Shembje të një natyre më të vogël janë venë re edhe më herët në këtë rrugë, ndërsa ajo ka rreth dy muaj që është hapur për qarkullim. Segmenti prej 43.4 km u përurua me ceremoni dhe prezencë të përfaqësuesve shtetërorë. Ndërtimi zgjati rreth 16 vite me një kosto totale mbi 235 milionë dollarë.

Terreni në të cilin kalon rruga është i paqëndrueshëm. Kushtet e rënduara atmosferike e bëjnë situatën edhe më të vështirë.

Pavarësisht rastit dizinformues që u shoqërua këto ditë, cilësia e punimeve mbetet në diskutim. Autoritetet duket se nuk kishin finalizuar ende kontratat e mirëmbajtjes, teksa rrëshqitjet e dherave duhet të ishin marrë parasysh që në fazën e projektimit dhe të mbikëqyreshin me kujdes në fazën e punimeve.

Në shtator 2025, ARRSH hapi tender për mirëmbajtjen me fond limit mbi 330 mijë euro me afat për paraqitjen e ofertave fundin e muajit tetor, mirëpo deri më tani ende nuk ka pasur një fitues të shpallur.

Rruga i përket kategorisë C1, me dy karrexhata me 3,75 metra nga secili krah dhe një metër korsi ndihmëse. Ndërsa si vepra arti janë dy tunele, njëri 710 metra dhe tjetri 300 metra dhe 4 ura, dy prej të cilave metalike.

16 vite për 43.4 km rrugë

Odiseja e rrugës Qukës-Qafë Plloçë nis në vitin 2009, kur ish-kryeministri Sali Berisha premtoi ndërtimin e saj.

“Vota së bashku me ne është votë […] për autostradën e re Qukës-Plloçë-Pogradec,” shprehej Berisha asokohe në takime elektorale.

Pas përfundimit të zgjedhjeve, Berisha preu shiritin e nisjes së punimeve. Projekti u cilësua më vonë “pa studim dhe me gabime teknike” nga ekspertët e ARRSH-së.

Ai ishte hartuar me buxhetin e shtetit, por pas ndërprerjes së punimeve dhe pamundësisë financiare, në vitin 2013 për të u mor kredi, e cila do të ishte e para e një serie lëvrimesh të tilla.

Huaja, e cila synonte të përfundonte veprën u mor nga Banka Islamike për Zhvillim (BIZH) dhe Fondit Saudit për Zhvillim (FSZH), ndërsa kishte një vlerë totale prej 125 milionë dollarësh.

Me ardhjen në pushtet të Partisë Socialiste dhe Kryeministrit Edi Rama, projekti u rishikua, duke shtuar kësisoj kosto të tjera financiare.

“Ky ndryshim, ka qenë i domosdoshëm, sepse po të kishim vazhduar me projektin që trashëguam do të ishim në një situatë edhe më katastrofike se me rrugën Tiranë-Elbasan”, shprehej Rama gjatë një inspektimi të punimeve në vitin 2017.

Puna rinisi zyrtarisht në vitin 2015. Në 2018-ën, ish-ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri gjatë një tjetër inspektimi premtoi se rruga do të ishte funksionale në vitin 2019. Mirëpo, edhe pas përfundimit të këtij afati rruga nuk u hap.

Gjatë fjalës së saj në foltoren e Kuvendit, në shtator të vitit 2020, ministrja e pezulluar e Infrastrukturës Belinda Balluku deklaroi se për të përmbyllur punimet nevojiteshin edhe 105.8 milionë dollarë: 56.8 milionë për dy lotet e para dhe 49 për lotin e tretë.

Kjo nevojë u materializua dy vite më vonë, në 2022-in kur qeveria mori tjetër hua nga FSZH me vlerën 49 milionë dollarë për të përfunduar lotin e tretë të rrugës. Lot ky, i cili nuk ishte parashikuar në projektin fillestar.

Sipas ARRSH-së, kostoja fillestare për lotin e parë dhe të dytë ka qenë 38 dhe 63.1 milionë dollarë. Ndërsa sot, loti i parë ka shkuar 74 milionë dhe loti i dytë 95 milionë.

Sa i takon financuesve, sipas ARRSH-së, nga buxheti i shtetit u financuan vetëm 2.9 kilometra. Ndërsa për pjesën tjetër BIZH (30 km) dhe FSZH (10 km).

Qeverisë socialiste iu desh të niste mandatin e katërt për të përfunduar këtë rrugë me kosto të dyfishuar prej fillimit, duke shkuar në mbi 235 milionë dollarë.

Lexo gjithashtu:

The post Qukës-Qafë Plloçë, investimi i një dekade që nuk i rezistoi as dy muajve appeared first on Citizens.al.

Shembja e rrugëve të Ballukut/ Inxhinieri: Janë bërë pa kolaudim! Abuzim me paratë

By: Brisi
24 November 2025 at 16:25

Shemba e rrugës Qukës-Qafë Plloçë dhe dëmtimi i aksit Korçë-Ersekë me shirat e parë të dimrit nxorrën në pah skandalin infrastrukturor të inaguruar me bujë nga Balluku e Rama. Ditën e sotme inxhinieri Romeo Nazarko ka deklaruar se këto projekte janë jashtë standardeve, pa kolaudime dhe pa cilësi. Sa i takon aksit Qukës-Qafë Plloçë inxhinieri […]

The post Shembja e rrugëve të Ballukut/ Inxhinieri: Janë bërë pa kolaudim! Abuzim me paratë appeared first on BoldNews.al.

“Krenarë me vjedhjen”, Berisha ndan VIDEO-n e rrugës 260 mln € Qukës–Qafë Plloçë që u shkatërrua pas shiut

By: Ela
24 November 2025 at 12:25

Kryedemkrati Sali Berisha ka publikuar një video ku rikujton inaugurimin e disa muajve më parë të aksit rrugor Qukës–Qafë Plloçë, ceremoni e zhvilluar nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja e pezulluar nga detyra, Belinda Balluku. Në video shihet momenti kur Rama dhe Balluku inspektojnë rrugën, të pritur me këngë, valle polifonike dhe me kulaç nga […]

The post “Krenarë me vjedhjen”, Berisha ndan VIDEO-n e rrugës 260 mln € Qukës–Qafë Plloçë që u shkatërrua pas shiut appeared first on BoldNews.al.

Shembja e rrugës Qukës–Qafë Plloçë, Lapaj: Skandal, ndodh se tenderat bëhen me telefon!

By: armand
23 November 2025 at 22:54

Kreu i Partisë “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj ka publikuar një video nga rruga Qukës – Qafë Plloçe, e cila sot u bllokua totalisht për shkak të rrëshqitjes së një masivi të madh shkëmbor. Në video, ku Lapaj shfaqet pikërisht në rrugën e bllokuar thotë se “jeta e qytetarëve rrezikohet kur tenderat bëhen me telefon dhe […]

The post Shembja e rrugës Qukës–Qafë Plloçë, Lapaj: Skandal, ndodh se tenderat bëhen me telefon! appeared first on BoldNews.al.

Skandali i Qukës–Qafë Plloçë/ 2T e Sakos dhe Rawafed përlanë 75 mln USD për 9 km rrugë që u shemb pas një muaji

By: armand
23 November 2025 at 21:02

Shembja e lotit 3, segmentit më të kushutueshëm të rrugën Qukës-Qafë Pllocë, vetëm një muaj pas inaugurimit, nxjerr në pah një histori të pamëshirshme plaçkitje të parasë publike, në qendër të të cilit qëndrojnë një kompania nga Arabia Saudite dhe kallauzi i saj në Shqipëri. Kjo e fundit është kompania 2 T, që zotërohet nga […]

The post Skandali i Qukës–Qafë Plloçë/ 2T e Sakos dhe Rawafed përlanë 75 mln USD për 9 km rrugë që u shemb pas një muaji appeared first on BoldNews.al.

‘Qukës-Qafë Plloçë u inagurua vetëm me valle’/ Ironia e Dervishit: Kënga, u dëgjua sot!

By: armand
23 November 2025 at 20:06

Analisti Lutfi Dervishi, ka ironizuar sitatën skandaloze të ndodhur gjatë ditës së sotme në rrugën Qukës-Qafë Plloçë, e cila u bllokua pas rrëshqitjeve të masivit shkëmbor, vetëm 2 muaj nga inagurimi i saj me valle, në prani të kryeministrit Edi Rama dhe zëvendëses së tij, Belinda Balluku. ‘Ndryshe nga inagurimet e tjera, Qukës Qafë Plloçë […]

The post ‘Qukës-Qafë Plloçë u inagurua vetëm me valle’/ Ironia e Dervishit: Kënga, u dëgjua sot! appeared first on BoldNews.al.

‘260 mln euro për 43 km’/ Balliu: Shembja e rrugës Qukës-Qafë Plloçë, krim shtetëror

By: armand
23 November 2025 at 17:16

Shembjen e rrugës Qukës-Qafë Plloçë, deputeti i PD-së, Klevis Balliu ka reaguar duke e cilësuar si krim shtetëror dhe jo si gabim. ‘260 milionë euro për 43 km, dhe rruga Qukës–Qafë Plloç sot shembet’, shkruan Balliu në Facebook. Postimi i plotë: 260 milionë euro për 43 km, dhe rruga Qukës–Qafë Plloç sot shembet. Kjo s’është […]

The post ‘260 mln euro për 43 km’/ Balliu: Shembja e rrugës Qukës-Qafë Plloçë, krim shtetëror appeared first on BoldNews.al.

Skandal në Qukës–Qafë Plloçë, rruga 260 milion euro shembet nga shiu i parë

By: armand
23 November 2025 at 16:23

Rruga Qukës–Qafë Plloçë, një ndër projektet më të gjata, më të kushtueshme dhe më të stërzgjatura të infrastrukturës shqiptare, është shembur vetëm nga një shi i parë i vjeshtës. Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë degradimin e shpejtë të një vepre që sapo ishte inauguruar, masa gjigande shkëmbore të rrëzuara mbi asfalt, barriera të shtrembëruara […]

The post Skandal në Qukës–Qafë Plloçë, rruga 260 milion euro shembet nga shiu i parë appeared first on BoldNews.al.

​Rrëshqitja masive e shkëmbinjve bllokon rrugën Qukës-Qafë Plloçë

23 November 2025 at 15:52


Një rrëshqitje masive e dheut dhe shkëmbinjsh është evidentuar në aksin rrugor Qukës-Qafë Plloçë në afërsi të tuneleve.

Si pasojë e shirave të shumtë është shkëputur një sipërfaqe e madhe mali duke bërë bllokimin e plotë të aksit, raporton tch.

Kompania kontraktuese e mirëmbajtjes është detyruar të vendosi në përdorim bajpas provizor për kalimin e mjeteve.

Kjo është problematika më e madhe e evidentuar nga rrëshqitjet në këtë aks rrugor, ndërsa pritet që autoritetet te marrin masa për hapjen e aksit.

ARRSH: Çarje e skarpatës dhe rënie gurësh në aksin Qukës-Qafë Plloçë

23 November 2025 at 12:15

TIRANË, 23 nëntor/ATSH/ Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi sot se për shkak të reshjeve të dendura të shiut që kanë përfshirë vendin është shkaktuar çarje e skarpatës dhe rënie e gurëve në trup të rrugës në km 35 të aksit Qukës-Qafë Plloçë.

Sipas ARRSH-së, grupet e punës të ndodhura në terren, po bëjnë vlerësimin e situatës dhe kanë marrë të gjitha masat për krijimin e një bypass-i të përkohshëm me qëllim devijimin e trafikut në këtë segment, duke shmangur rrezikun ndaj përdoruesve të rrugës.

ARRSH njofton se gjithë aksi është i hapur, i aksesueshëm pa probleme dhe në monitorim të vazhdueshëm.

Autoriteti Rrugor Shqiptar iu bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve që të ulin shpejtësinë,

të mbajnë distancën e sigurisë, të shmangin frenimet e papritura dhe të udhëtojnë me kujdes.

/e.i/a.f/

The post ARRSH: Çarje e skarpatës dhe rënie gurësh në aksin Qukës-Qafë Plloçë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Aksi Qukës-Qafë Plloçë afera tjetër e Ballukut”/ PD: Si u frynë kostot në 260 mln euro

By: Brisi
23 November 2025 at 12:17

Pas bllokimit të aksit Qukës-Qafë Plloçë dy muaj pas inagurimit, deputeti demokrat Ivi Kaso thotë se ky aks është  afera e radhës e Ballukut që duhet hetuar. Në një postimi në rrjete sociale, Kaso ka publikuar pamjet e rrugës së bllokuar krahas së cilave shkuan se kostot e këtij aksi u frynë në mbi 260 […]

The post “Aksi Qukës-Qafë Plloçë afera tjetër e Ballukut”/ PD: Si u frynë kostot në 260 mln euro appeared first on BoldNews.al.

U përurua para 2 muajsh nga Balluku/ Rrëshqitje dheu në aksin Qukës-Qafë Plloçë, bllokohet një nga korsitë

By: Ela
21 November 2025 at 14:41

Vetëm pak minuta më parë rrëshqitje të reja të dheut janë evidentuar në aksin Qukës-Qafë Plloçë në degëzimin që devijon për në Pogradec. Një masiv i madh dheu është shkëputur duke zënë njërën prej korsive. Aktualisht aty ndodhen grupet e punës për te larguar inertet nga rruga. Ndërkohë qarkullimi bëhet vetëm në njërën korsi. Kujtojmë […]

The post U përurua para 2 muajsh nga Balluku/ Rrëshqitje dheu në aksin Qukës-Qafë Plloçë, bllokohet një nga korsitë appeared first on BoldNews.al.

U përurua para dy muajsh nga Balluku, nis të degradojë rruga Qukës-Qafë Plloçë që kushtoi 260 mln euro

By: Ela
13 November 2025 at 10:03

Një rrëshqitje dherash është regjistruar të mërkurën në mesditë në fillim të aksit të ri rrugor Qukës-Qafë Plloçë, në një prej skarpateve të saj. Rrëshqitja ka shtuar shqetësimet për sigurinë dhe qëndrueshmërinë e kësaj rruge, e cila u përurua pas 14 vitesh punime dhe me një kosto prej 260 milionë eurosh. Rruga e re kombëtare […]

The post U përurua para dy muajsh nga Balluku, nis të degradojë rruga Qukës-Qafë Plloçë që kushtoi 260 mln euro appeared first on BoldNews.al.

Rama ndan opinionet e qytetarëve: Qukës–Qafë Plloçë shkurton distancën, na shpëtoi të gjithëve

7 September 2025 at 08:57

TIRANË, 7 shtator /ATSH/ Aksi rrugor Qukës-Qafë-Plloçë është tashmë i hapur për qarkullimin e automjeteve, duke krijuar një lidhje të rëndësishme për zonën juglindore të vendit.

Kryeministri Edi Rama ndau mëngjesin e sotëm pamje nga rruga e re dhe opinione të qytetarëve të cilët kanë kaluar përmes aksit rrugor më të ri Qukës-Qafë Plloçë, i cili i shërben të gjithë zonës së juglindjes.

Kreu i qeverisë në postimin e tij thekson se aksi ofron një udhëtim të këndshëm dhe në një kohë më të shkurtër.

Sakaq, qytetarët shprehen entuziast për aksin e ri rrugor, i cili sipas tyre ka lehtësuar kalimin, ulur trafikun në zonën e Pogradecit dhe jo vetëm, si dhe ka shkurtuar udhëtimin  nga Shqipëria e mesme drejt juglindjes dhe anasjelltas.

’’Super rrugë, shumë rrugë e mirë, shkurton kohë, shpëtuam edhe ne nga trafiku’’, u shpreh një qytetar.

’’Shumë e mirë! Rruga supërspketakël, na shpëtoi të gjithëve’’, tha një tjetër.

’’Do lidhë juglindjen me Shqipërinë e Mesme, na bëhet qejfi që ja arritëm kësaj dite’’, tha një qytetar tjetër.

Sipas tyre rruga shkurton shumë distancën me zonat e tyre të banimit.

’’Rrugë që i duhej këtij qyteti’’, tha një qytetar.

’’Shumë e mirë shkurton shumë, dolëm në Pogradec për gjysëm orë’’, tha një tjetër.

’’Ne vinim për 2 orë në Pogradec tashme për 20-25 minuta, me këtë rrugë kemi shpëtuar. Falenderojmë kryeministrin për këtë mrekulli që bëri për Mokrën’’, u shpreh një qytetar.

’’Nga Mokra në Pogradec e shumta 30 minuta’’, u shpreh tjetër.

Emigrantët e shohin si mundësi për t’u rikthyer.

’’Unë vij nga Amerika, po rregulloj shtëpitë në fshat për t’u rikthyer, vetëm kjo na ka bërë për tu rikthyer. Është fat i madh’’, tha një qytetar.

’’Na bëhet shumë qejfi që edhe në Shqipëri po bëne shumë përparime për ne që vijmë nga jashtë’’, tha një tjetër.

’’Zonë e Mokrës e kanë ndihmuar shumë’’, u shpreh një qytetar.

Aksi Qukës – Qafë Plloçë është pjesë e Korridorit 8, një arterie e rëndësishme ndërkombëtare që lidh Shqipërinë me vendet fqinje. Segmenti përmban dy karrexhata nga 3.75 m secila, me një metër korsi ndihmëse në të dyja anët, korsi të tretë në zonat me disnivele të theksuara për parakalime të sigurta, dy tunele, me gjatësi totale rreth 1.1 km, katër ura, nga të cilat dy janë ura metalike të varura.

Ky investim përfaqëson një hap tjetër të rëndësishëm drejt modernizimit të infrastrukturës kombëtare dhe përforcimit të lidhjes me Korridorin 8, duke i hapur rrugë një zhvillimi të qëndrueshëm për rajonin dhe vendin.

/m.q//a.f/

The post Rama ndan opinionet e qytetarëve: Qukës–Qafë Plloçë shkurton distancën, na shpëtoi të gjithëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hapet aksi rrugor Qukës-Qafë Plloçë, Balluku: Lehtëson qarkullimin dhe nxit zhvillimin turistik dhe bujqësor

By: redi
5 September 2025 at 19:11

Zv/kryeministrja dhe ministrja Belinda Balluku, bashkë me kryeministrin Edi Rama ishin të pranishëm në hapjen e rrugës së re Qukës-Qafë-Plloçë ku prej ditës së sotme është i aksesueshëm për të gjithë automjetet. Teksa ka ndarë foto nga ky moment, Balluku nënvizon se ky aks jo vetëm do të lehtësojë qarkullimin drejt juglindjes, por krijon mundësi zhvillimi për të gjithë zonën, duke nxitur më tej…

Source

❌
❌