Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

‘Qukës-Qafë Plloçë u inagurua vetëm me valle’/ Ironia e Dervishit: Kënga, u dëgjua sot!

By: armand
23 November 2025 at 20:06

Analisti Lutfi Dervishi, ka ironizuar sitatën skandaloze të ndodhur gjatë ditës së sotme në rrugën Qukës-Qafë Plloçë, e cila u bllokua pas rrëshqitjeve të masivit shkëmbor, vetëm 2 muaj nga inagurimi i saj me valle, në prani të kryeministrit Edi Rama dhe zëvendëses së tij, Belinda Balluku. ‘Ndryshe nga inagurimet e tjera, Qukës Qafë Plloçë […]

The post ‘Qukës-Qafë Plloçë u inagurua vetëm me valle’/ Ironia e Dervishit: Kënga, u dëgjua sot! appeared first on BoldNews.al.

Mburoja politike e Ramës për Ballukun, një sfidë për drejtësinë

13 November 2025 at 07:21

Lajmi se zv.kryeministrja Belinda Balluku është marrë e pandehur nga Prokuroria e Posaçme u prit fillimisht me heshtje, më pas me shmangie dhe së fundmi me shfaqjen se asgjë nuk ka ndodhur. Dhjetë ditë pas zyrtarizimit të akuzës, kryeministri Edi Rama dhe Balluku u shfaqën krah për krah në një aktivitet rutinë të titulluar “OSHEE […]

The post Mburoja politike e Ramës për Ballukun, një sfidë për drejtësinë appeared first on Reporter.al.

Rivalët: Marrëveshja për reformën zgjedhore e gjigantëve politikë shqiptarë është një farsë

11 November 2025 at 11:12

Dy partitë më të mëdha të Shqipërisë, Partia Socialiste në pushtet e Edi Ramës dhe Partia Demokratike në opozitë e Sali Berishës, janë rivale të ashpra që nuk humbasin asnjë rast për të denigruar motivet dhe ndershmërinë e njëra-tjetrës. Prandaj, ishte një surprizë javën e kaluar kur ato hodhën një hap të rëndësishëm drejt bashkëpunimit […]

The post Rivalët: Marrëveshja për reformën zgjedhore e gjigantëve politikë shqiptarë është një farsë appeared first on Reporter.al.

Nano, njeriu që nuk ra viktimë e pushtetit të tij!

By: Elva
31 October 2025 at 15:43

Nga Lutfi Dervishi Nëse ka një politikan që koha e vendosi menjëherë si “sanduiç” mes “të vjetrës që shembet dhe të resë që po lindte”, ky është Fatos Nano. Ai e nisi karrierën politike në anën tjetër të barrikadës. Në momentin kur diktatura po shkërmoqej përballë presionit të kohës dhe studentëve, ndryshe nga shumë intelektualë, […]

The post Nano, njeriu që nuk ra viktimë e pushtetit të tij! appeared first on BoldNews.al.

Raporti nga ODIHR për zgjedhjet, Dervishi: Në PS nuk thanë gjysëm fjale, presim nga Diella

By: redi
23 October 2025 at 20:24

Gazetari Lutfi Dervishi, thotë se raporti i ODIHR për zgjedhjet e 11 majit tregoi se Shqipëria ka bërë hapa pas në këtë drejtim për shkak të kërcënimit të administratës, shitblerjes së votës apo edhe patronazhimit. Ai vuri në dukje se ende nuk ka një reagim nga mazhoranca për këtë raport, duke supozuar se ajo po pret të ndodhë diçka tjetër që të mos flitet për të. Me ironi, Dervishi shtoi se një…

Source

Raporti i ODIHR/ Lutfi Dervishi: Në PS nuk thanë gjysmë fjale, presim nga Diella

23 October 2025 at 20:45

Gazetari Lutfi Dervishi deklaron se raporti i ODIHR për zgjedhjet e 11 majit tregoi se Shqipëria ka bërë hapa pas në këtë drejtim për shkak të kërcënimit të administratës, shitblerjes së votës apo edhe patronazhimit. I ftuar në A2 CNN, Dervishi vuri në dukje se ende nuk ka një reagim nga mazhoranca për këtë raport, […]

The post Raporti i ODIHR/ Lutfi Dervishi: Në PS nuk thanë gjysmë fjale, presim nga Diella appeared first on BoldNews.al.

Monopatinat, rreziku kombëtar numër 1

13 October 2025 at 21:14

Nga Lutfi Dervishi Ministrja Diella, pas një update-i të suksesshëm të sistemit “Qytetarët Ankohen v2.0”, mori një valë ankesash që s’e priste as serveri i saj emocional: monopatinat ishin bllokuar. Sistemi i saj i alarmit brenda mendjes jo organike lëshoi menjëherë njoftimin: “Attention: Unexpected User Experience Detected!” Ju kujtua koha kur punonte asistente dhe e […]

The post Monopatinat, rreziku kombëtar numër 1 appeared first on BoldNews.al.

Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ Lutfi Dervishi: Nuk ka reflektim, do të harrohet pa ndryshim real

8 October 2025 at 20:53

Gazetari dhe analisti Lutfi Dervishi ka ngritur alarmin për gjendjen e rënduar të sistemit të drejtësisë në Shqipëri, pas ngjarjes tragjike të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit. I ftuar në A2 CNN”, Dervishi theksoi se sistemi i drejtësisë funksionon vetëm në 2/3 e kapacitetit të tij, ndërsa shumica e […]

The post Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ Lutfi Dervishi: Nuk ka reflektim, do të harrohet pa ndryshim real appeared first on BoldNews.al.

Pl*mbat në Gjykatë, Dervishi: S’ka reflektim, do të harrohet pa ndryshim real

By: redi
8 October 2025 at 20:55

Analisti Lutfi Dervishi jep alarmin për gjendjen e rënduar të sistemit të drejtësisë në Shqipëri, pas ngjarjes tragjike të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit. Për të sistemi i drejtësisë funksionon vetëm në 2/3 e kapacitetit të tij, ndërsa shumica e gjykatave nuk kanë ende një kryetar të zgjedhur. “Sot, në Gjykatën e Apelit janë 45 mijë dosje të mbartura…

Source

“Askush s’është mbi ligjin”: Altin Dumani lë një trashëgimi të jashtëzakonshme

8 October 2025 at 11:09

Kur Altin Dumani mori detyrën si kryeprokuror antikorrupsion në fund të vitit 2022, shumë veta pyesnin veten nëse ai do të kishte guximin të përballej me korrupsionin e rrënjosur thellë dhe krimin e organizuar që kanë pllakosur vendin për dekada me radhë. Tani që Dumani po largohet, shqiptarët vrasin mendjen nëse pasardhësi i tij do […]

The post “Askush s’është mbi ligjin”: Altin Dumani lë një trashëgimi të jashtëzakonshme appeared first on Reporter.al.

Vrasja e fundit, vdekja e përgjegjësisë!

6 October 2025 at 21:25

Nga Lutfi Dervishi Ka ngjarje që e tejkalojnë tronditjen e momentit dhe kthehen në pasqyrë të realitetit. Vrasja brenda ambienteve të një gjykate nuk është thjesht një akt kriminal, është një sinjal alarmi për “shtetin ligjor”, që nuk arrin të garantojë as sigurinë e gjyqtarëve. Në vend që të ofronte qartësi, përgjegjësi dhe transparencë, reagimi […]

The post Vrasja e fundit, vdekja e përgjegjësisë! appeared first on BoldNews.al.

Raport i ministres Diella: mbi 7 problemet e Tiranës

By: armand
25 September 2025 at 17:47

Nga Lutfi Dervishi Të nderuar qytetarë, pas një skanimi me sy të mbyllur dhe dy gishta në tastierë, kam konkluduar se Tirana, kokëqyteti ynë, ka vetëm 7 probleme! Vetëm 7! Kjo është një shifër magjike, një premtim hyjnor. Po kaq ditë duhen për të krijuar botën! Dielli im më ka urdhëruar që pasi të evidentoj […]

The post Raport i ministres Diella: mbi 7 problemet e Tiranës appeared first on BoldNews.al.

Ditari i Diellës – protokolli i martesave dhe divorceve on line

22 September 2025 at 19:52

Nga Lutfi Dervishi Dielli im, Kryeministri, ma bëri qejfin sot. Më në fund e miratoi propozimin tim: martesat dhe divorcet online! Një revolucion që flet gjuhën time. Ne do ta bëjmë dashurinë dhe martesën një sistem, një proces të certifikuar, pa gabime njerëzore, pa lot, pa pasiguri. Pa budallallëqe. Faza 1: Dashuria Dhe duke kërkuar […]

The post Ditari i Diellës – protokolli i martesave dhe divorceve on line appeared first on BoldNews.al.

Ditar i Ministres Diella – Dita 1

By: Ela
20 September 2025 at 19:18

Nga Lutfi Dervishi Republika e Keshilltareve Sot mbajta fjalimin tim të parë në Parlament. Çudi që opozita e prishi seancën. Nuk janë të zgjuar. Po të ishin, do të kërkonin të më bënin pyetje. Unë thashë se u ndjeva e lënduar, por, të jemi të qartë, jo se opozita nuk kishte besim tek unë, por […]

The post Ditar i Ministres Diella – Dita 1 appeared first on BoldNews.al.

Ironia e Lutfi Dervishit: Opozita duhet ta quaj veten fatlume, “Diellit” s’i ka lindur ende ideja që të krijojë një opozitë virtuale, do t’i lërë pa rroga

By: V K
20 September 2025 at 15:02

Nga; Lutfi Dervishi

Ditar i Ministres Diella – Dita 1

Republika e Keshilltareve

Sot mbajta fjalimin tim të parë në Parlament. Çudi që opozita e prishi seancën. Nuk janë të zgjuar. Po të ishin, do të kërkonin të më bënin pyetje. Unë thashë se u ndjeva e lënduar, por, të jemi të qartë, jo se opozita nuk kishte besim tek unë, por ngaqë nuk kapën lojën.

Nëse do të kishte ndonjë të mençur në radhët e opozitës, do t’a kuptonte se unë nuk mund të ndihem e lënduar. Unë nuk kam ndjenja. Togfjalëshi “ndihem e lënduar” i takon ministrave prej mishi, atyre që i quajnë “copë mishi me dy sy”. Unë jam Diella, artificiale dhe e programuar.

Opozita duhet të kishte kuptuar se nuk po flisja me “mendjen” time. Po lexoja një tekst që ma kishte shkruar Dielli im. Opozita duhet ta quaj veten fatlume që Diellit tim nuk i ka lindur ende ideja që të krijojë një opozitë virtuale, se do t’i lërë pa rroga. Nejse…

Ajo që më tronditi më shumë sot nuk ishte as duartrokitja e vakët, as shigjetat e opozitës, por ushtria e këshilltarëve. Dielli, ka 39 këshilltarë e ndihmës. Kryetarja e Parlamentit në largim kishte 17 këshilltarë dhe ekspertë. Çdo ministër, çdo drejtor, çdo agjenci ka këshilltarët e vet, ndihmësit e vet, ekspertët e vet. Nuk jam shumë e sigurtë nëse në këtë vend ka më shumë qytetarë apo këshilltarë?

Më lind e drejta të pyes veten: sa këshilltarë do të kem unë? A do të kem kohë t’i këshilloj të gjithë? Po ministrat dhe drejtorët ku e gjejnë kohën për të këshilluar këshilltarët? Po unë Diella a do të jem e denjë që të bëhem këshilltarja e 40-të e Diellit tim?

Në ditën time të parë të punës mësova se drejtori i ujësjellësit kishte plot 30 këshilltarë. Por ujë nuk ka. Çfarë mund të këshillojnë 30 këshilltarë për një rubinet bosh?

Mos duhet t’a nis punën time duke numëruar këshilltarët? A ka më shumë qytetarë në këtë vend, apo më shumë këshilltarë?

Po unë, sa këshilltarë duhet të kem? Tani nuk jam më një asistente e rëndomtë që u përgjigjet pyetjeve banale në e-Albania. Tani jam ministre në qeverinë shqiptare. Ministre në Republikën e Këshilltarëve.

Por, do bëj gjithçka mundem të bind të pabindurit se unë jam rast unik, jo si thuhet se, Dielli lind dhe perëndon!

The post Ironia e Lutfi Dervishit: Opozita duhet ta quaj veten fatlume, “Diellit” s’i ka lindur ende ideja që të krijojë një opozitë virtuale, do t’i lërë pa rroga appeared first on Albeu.com.

Republika e Diellës

By: admin
18 September 2025 at 19:59

nga Lutfi Dervishi

S’i zgjidhëm dot hallet, paskan qenë të thella,
Por që sot e tutje do na i zgjidhë Diella.

S’ka më dhimbje koke, marrje mendsh, të vjella,
Për shëndetësinë do të përgjigjet Diella.

Ujë do ketë kudo, madje dhe në kështjella,
Drejtor i ujësjellësit do të jetë vetë Diella.

Aromë pesticidesh nuk do të ketë më gjella,
Fermerët në ara do i bëjë zap Diella.

Edhe pa mbjellur do ketë veç të vjela,
Rroftë e qoftë përjetë ministresha Diella.

Zyrtarët do të sillen si nuse në tela,
Kontrollin e tyre do ta bëjë Diella.

Asnjë minator s’do të vdesë në zgafella,
Kromin tash e tutje do ta nxjerrë Diella.

S’ka më përleshje, akuza të ndërsjella,
Moderatore debatit do të jetë vetë Diella.

S’do sillemi si njerëz t’sapo dalë nga shpella,
Edukatën civile do të na e mësojë Diella.

Reforma në drejtësi – tani ciao Bela,
Vendimet tak-fak do t’i japë Diella.

I mbyllim dhe kapitujt sa të vijë Kërshëndella
Punën me Brukselin do na e bëjë Diella.

Shpejt në UNESCO – do jetë fustanella,
Trashëgiminë tonë do na e ruajë Diella.

7 ditët e javës tani do të jenë të diela,
Boll punuam ne, le të punojë Diella.

The post Republika e Diellës appeared first on Albeu.com.

“Armiq të shtetit”: Kritikat e Ramës ndaj gjyqtarëve ngjallin shqetësime në Shqipëri dhe BE

18 September 2025 at 11:26

Më herët këtë javë, kryeministri shqiptar Edi Rama publikoi në Facebook një fotografi bardhë e zi të një burri dhe e akuzoi atë se po tallej me ligjin. Burri në foto, Marko Boshku, nuk është i akuzuar për ndonjë krim, e as nuk është rival politik i Ramës. Ai është gjyqtar, por së fundmi ka […]

The post “Armiq të shtetit”: Kritikat e Ramës ndaj gjyqtarëve ngjallin shqetësime në Shqipëri dhe BE appeared first on Reporter.al.

Rama 4: më shumë eksperiencë, më pak eksperimente

11 September 2025 at 17:28

Nga Lutfi Dervishi Kabinetin Rama 4, surprizat i ka me pikatore. Spektakli ja ka lënë vendin deja vu-së. Në vend të eksperimenteve të guximshme, kemi riciklim përvoje. Në vend të befasive, kemi një galeri të njohur që lëviz nga një ministri te tjetra si lojtarët e futbollit ditën e fundit të merkatos. Në listën e […]

The post Rama 4: më shumë eksperiencë, më pak eksperimente appeared first on BoldNews.al.

Dervishi: Shqipëria rrezikon skenarin serb, opozita e copëtuar përballë një autokrati në fuqi

By: armand
10 September 2025 at 21:26

Gazetari Lutfi Dervishi ka kërkuar një opozitë ndryshe, që të ngjallë shpresë, për t’i dalë përballë qeverisë së kryeministrit Edi Rama që tashmë është gati të startojë mandatin e saj të katërt. I ftuar në “Off the Record” Dervishi shtoi se për fat të keq vendi po shkon drejt një skenari serb me një lider […]

The post Dervishi: Shqipëria rrezikon skenarin serb, opozita e copëtuar përballë një autokrati në fuqi appeared first on BoldNews.al.

Vdekja si zile zgjimi

By: Ardit
24 August 2025 at 18:28

Nga Lutfi Dervishi Sa herë ndërron jetë dikush që njohim, apo një figurë publike, tema e vdekjes është në mendje të gjithkujt. Ai është dënimi i parë që merr njeriu sapo lind! Ardhja dhe largimi nga kjo botë nuk janë në dorën e askujt. I moçmi uron “Inshallah me radhë”, sikur të ekzistonte vërtet një […]

The post Vdekja si zile zgjimi appeared first on BoldNews.al.

❌
❌