Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Kapja e AKSHI nga interesa kriminale rrezikon sigurinë kombëtare

19 December 2025 at 08:00

Prokuroria e Posaçme njoftoi të martën për goditjen e një grupi të dyshuar kriminal në krye të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, AKSHI, duke vendosur 8 persona nën akuzë për një seri veprash penale, mes të cilëve edhe drejtoreshën e kësaj Agjencie, Mirlinda Karçanaj. Sipas hetimit, Ergys Agasi, një personazh kontrovers dhe biznesmeni Ermal […]

The post Kapja e AKSHI nga interesa kriminale rrezikon sigurinë kombëtare appeared first on Reporter.al.

Kaosi në Kuvend/ Peleshi përjashton Balliun dhe Nokën

By: Ela
18 December 2025 at 10:51

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi përjashtoi nga seanca e sotme plenare deputetin e Partisë Demokratike, Klevis Balliu për kaosin e krijuar në Kuvend. Ai zuri një nga karriget e ministrave si edhe hodhi dhe kartona drejt tyre. Pas masës ndëshkimore të marrë ndaj deputetit të PD Klevis Balliu, kreu i Kuvendit Niko Peleshi ka përjashtuar […]

The post Kaosi në Kuvend/ Peleshi përjashton Balliun dhe Nokën appeared first on BoldNews.al.

Balliu: Rama ofensivë të hapur ndaj drejtësisë! Ka frikë se i zbulohen aferat

By: Brisi
14 December 2025 at 19:23

Deputeti demokrat, Klevis Balliu, ka deklaruar se Edi Rama po përdor të gjithë pushtetin e tij për të ushtruar presion ndaj drejtësisë. Sipas tij këto sulme nuk janë vetëm mbrojtje për Belinda Ballukun, por edhe frikë dhe vetëmbrojtje politike për veten e tij pasi pas aferave të Ballukut qëndron përgjegjësia direkte e Ramës. Ai akuzon […]

The post Balliu: Rama ofensivë të hapur ndaj drejtësisë! Ka frikë se i zbulohen aferat appeared first on BoldNews.al.

Kushtetuesja riktheu në detyrë Ballukun, PD: Kthehet super-hajdutja për të vazhduar aferat me Ramën

By: Elva
13 December 2025 at 10:14

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që pezulloi vendimin e GJKKO-së për zv.kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku. Në një postim në rrjetet sociale, Balliu akuzoi qeverinë dhe ministren Balluku për korrupsion dhe keqpërdorim të fondeve publike, duke e cilësuar vendimin si “rikthim të aferave qeveritare”. “Kthehet […]

The post Kushtetuesja riktheu në detyrë Ballukun, PD: Kthehet super-hajdutja për të vazhduar aferat me Ramën appeared first on BoldNews.al.

Gjykata Kushtetuese pezulloi vendimin e GJKKO-së për Belinda Ballukun, deputeti i PD-së shpërthen keq ndaj saj: Hajdutja rikthehet për të vijuar abuzimet me paratë e qytetarëve (VIDEO)

By: V K
13 December 2025 at 10:29

Në një postim në rrjetet sociale, deputeti i PD-së, Klevis Balliu, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e vendimit të GJKKO-së për Belinda Ballukun, u shpreh se zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës po rikthehet, sipas tij, për të vijuar me aferat korruptive.

Gjithashtu, ligjvënësi demokrat thekson se Balluku, të cilën e quan një super-hajdute, po rikthehet për të vijuar abuzimet me paratë e qytetarëve.

“Kthehet Bela për të vazhduar aferat me Ramën. Patronazhistët hedhin fishekzjarre, mbase nga “gëzimi”, sepse rikthehet skema e vjedhjes së popullit më të varfër në Europë.

Ndërkohë që qeveria merret me sulme ndaj opozitës, super-hajdutja e kryehajdutit rikthehet për të vijuar abuzimet me paratë e qytetarëve.

Qeveria financon propagandën dhe sulmet politike ndaj opozitës vetëm për të mbuluar vjedhjet e saj ndaj shqiptarëve”, shkruan Balliu.

 

The post Gjykata Kushtetuese pezulloi vendimin e GJKKO-së për Belinda Ballukun, deputeti i PD-së shpërthen keq ndaj saj: Hajdutja rikthehet për të vijuar abuzimet me paratë e qytetarëve (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

“Korrupsioni në nivel alarmant”/ Balliu: Kryehajduti është Edi Rama! Bela kurban i tij

By: Brisi
1 December 2025 at 18:46

Deputeti demokrat, Klevis Balliu ka mbajtur fjalën në protestën që po zhvillohet këtë të hënë para Kryeministrisë, ku kërkohet dorëheqja e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut. Balliu ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë Rama, teksa e ka cilësuar situatën aktuale politike si një moment kritik për vendin, ku, sipas tij, korrupsioni, kapja e institucioneve […]

The post “Korrupsioni në nivel alarmant”/ Balliu: Kryehajduti është Edi Rama! Bela kurban i tij appeared first on BoldNews.al.

Noka: Asnjë vëmendje shtetërore ndaj pasojave të fatkeqësive natyrore

25 November 2025 at 13:45

TIRANË, 25 nëntor /ATSH/ Në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, paraqiti sot projektbuxhetin e vitit 2026.

Gjatë paraqitjes së projektbuxhetit, deputetët e opozitës ngritën shqetësimin në lidhje me përmbytjet e shkaktuara ditët e fundit si dhe menaxhimin e situatës nga Emergjencat Civile.

“Në të gjitha këto situata kritike shteti ka dështuar. Nuk e di sa duhet të jetë temperatura që qeveria të mirëqeverisë. Ne kemi pajisjet 40 deri në 50 vjet më të vjetra së Kosova dhe Maqedonia, arsyeja pse ndodhin këto është korrupsioni. Përgjegjësia kryesore e kësaj situate është e qeverisë”, u shpreh deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu.

Deputeti Flamur Naka bëri përgjegjës qeverinë për situatën e zjarreve dhe përmbytjeve.

“Në këto vitet e fundit në Shqipëri është bërë e udhës që kur ndodhin zjarret qeveria nuk ka faj, edhe kur ndodhin përmbytjet qeveria nuk ka faj. Për të gjitha qeveritë e botës kur ndodhin situata të tilla përgjegjësia merret nga qeveria. Ju kanë lënë ju që për faqe të zezë si askund tjetër, sheh zjarrfikës që të dhimbsen duke fikur zjarre me thupra. Me thupra do të fiken zjarret?! Nuk ka asnjë vëmendje shtetërore. Është dramatike, kjo situatë. Cinizmi që ka ndaj fatkeqësisë njerëzore. U premtuan avionë, nuk kemi avionë. Si shpjegohet se këto ura pa mbaruar dy vite duhen ribërë se i merr lumi?!”, tha Noka.

Në përgjigje të tyre, Çako tha se “flota e zjarrfikësve është përtërirë dhe vazhdon përtërihet. Ka dhe mjete të vjetra, nuk është bërë e mundur riaftësimi i të gjitha mjeteve në një kohë reale. Tirana ka mjetet më bashkëkohorë të mundshme”.

Deputeti Isuf Çelaj ngriti shqetësimin për dëmet nga fatkeqësitë natyrore në bashkitë e qarkut të Kukësit, ku sipas tij në këto bashki fondet janë minimale.

“Bashkitë Tropojë, Has dhe Kukës, që janë të ekspozuara ndaj përmbytjeve, rrëshqitjeve të dherave, nga dëbora apo edhe nga zjarre, vijojnë të financohen me logjikën e 10 viteve më parë. Fondet për përcaktuar janë minimale. Bashkitë e vogla nuk kanë mundësi dhe kapacitete njerëzore për t’i përballuar”, tha Çelaj.

Çako sqaroi se bashkitë “kanë qenë përfituese të projekteve për parandalimin e fatkeqësive natyrore”.

Gjithashtu Çako shtoi se ka një plan për ngritjen e qendrave rajonale në veri.

Në përgjigje të shqetësimit të ngritur nga deputeti i Partisë Socialiste Ardit Bido, i cili kërkoi që të alokohet një fond emergjence për bashkitë Sarandë, Delvinë, Finqi, për dëmet nga përmbytje, Çako tha se “duhet të konstatohen fillimisht dëmet pastaj të bëhen dëmshpërblimet”.

“Jemi pothuajse në situatë emergjence pasi sot nesër dhe pasnesër janë tre ditë që parashikojnë të kenë reshje të konsiderueshme, jo në të njëjtat nivele që kanë qenë nga data 17 deri në 23. Tre bashkitë më të ekspozuara janë Saranda, Delvina dhe Finiqi, ku është përqendruar dhe gjitha kapaciteti i forcave operacionale për t’u ardhur në ndihëm banorëve”, tha Çako.

/m.q/j.p/

The post Noka: Asnjë vëmendje shtetërore ndaj pasojave të fatkeqësive natyrore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

‘260 mln euro për 43 km’/ Balliu: Shembja e rrugës Qukës-Qafë Plloçë, krim shtetëror

By: armand
23 November 2025 at 17:16

Shembjen e rrugës Qukës-Qafë Plloçë, deputeti i PD-së, Klevis Balliu ka reaguar duke e cilësuar si krim shtetëror dhe jo si gabim. ‘260 milionë euro për 43 km, dhe rruga Qukës–Qafë Plloç sot shembet’, shkruan Balliu në Facebook. Postimi i plotë: 260 milionë euro për 43 km, dhe rruga Qukës–Qafë Plloç sot shembet. Kjo s’është […]

The post ‘260 mln euro për 43 km’/ Balliu: Shembja e rrugës Qukës-Qafë Plloçë, krim shtetëror appeared first on BoldNews.al.

Klevis Balliu: Belinda Balluku do ketë çështje të tjera, në radhë rruga Korçë-Ersekë, 12 mln euro kilometri, sa herë që bie shi, shembet

By: V K
22 November 2025 at 12:23

Gjatë një interviste për “News 24”, deputeti i Partisë demokratike, Klevis Balliu,  u shpreh se zv/kryeministrja Belinda Balluku, do të ketë çështje të tjera penale përveç atyre që është marrë tashmë e pandehur dhe me masë sigurie pezullim nga detyra, bllokim pasaporte e ndalim të daljes jashtë shtetit, të vendosura nga GJKKO me kërkesë të SPAK.

Balliu nënvizoi se një prej dosjeve është edhe ajo e rrugës Korçë-Ersekë, që përveç skandalit financiar me 12 mln euro kilometri, ka edhe atë të sigurisë ku shembet sa herë bie shi dhe është pa kolauduar ende.

Gjithashtu, ligjvënësi demokrat tha se ndaj Ballukut do të shtohen dosjet penale, përveç tunelit të Llogarasë dhe Unazës së Madhe, pasi Partia Demokratike ndaj saj ka bërë edhe denoncimin për disa rrugë, ente energjetike dhe koncesione.

“Belinda Balluku do të ketë edhe çështje të tjera nën hetim. Ka të tjera denoncime, që i kemi bërë ne, PD. Do të jetë edhe rruga Korçë-Ersekë, që e kemi denoncuar më parë. Tenderi i abuzimit me miliona euro, e çfarë rruge, ra shi dhe u shemb menjëherë. Sa herë bie shi, prishet rruga, dhe do ndodhi hataja atje, sepse është pa kolauduar dhe ka ndërruar projekti. Një rrugë që e nisi PD me 12 mln euro në total, por tani e ka çuar në 12 mln euro kilometri”, tha Balliu.

 

 

Por ai theksoi se të gjitha hetimet që nisin nga SPAK për abuzimet qeveritare janë denoncime të selisë blu.

Balliu shtoi se lufta kundër korrupsioni dhe kësaj qeverie do të vijonte, psi edhe kryeministri Edi Rama është i përfshirë në aferë, e jo vetëm balluku.

“Nuk ka denoncim të PD-së që nuk ka rezultuar i vërtetë. Demokratët janë penalizuar, janë hequr nga puna dhe arrestuar për denoncimet që janë bërë. Dhe të gjitha këto çështje e arrestime janë bërë për shkak të luftës që demokratët kanë bërë me këtë qeveri”, u shpreh ai.

Ligjvënësi apeloi për rrëzimin e kësaj qeverie duke u bashkuar të gjithë qytetarët shqiptarë, teksa shprehet se tani situata ka ndryshuar dhe korrupsioni ka dalë sheshit.

“Tashmë korrupsioni ka dalë sheshit. Ka zero vlerë se çfarë ore hyn dhe del Balluku, për sa kohë ajo nuk është në burg. Për akuza të njëjta, personazhe të tilla, dhe më pak të rëndësishme, kanë përfunduar në burg. Nëse Balluku meriton një ditë burg, një vit meriton Rama. Belinda Balluku nuk i njihte turqit, por Rama. Atë e çoi Rama atje. 7 orë takim në kryeministri, ka qenë kërcënim nga ana e Ballukut që “unë të marr me vete, se s’jam Veliaj”. Nëse Rama nuk jep dorëheqje, është detyrë kombëtare nxjerrja e tij me hir apo pahir nga ajo zyrë. Ndaj i ftojmë qytetarët sot që ditën e hënë të vinë në protestë. Situata tani ka ndryshuar. Balluku nuk mund ta bënte këtë vetëm. Është e pasinqertë që të them se fajin dhe vjedhjet i ka kryer Balluku, por vetë Rama. I kam thënë Ballukut që të shkojë të bëhet ‘pentito’. Burimet thonë se ka rreth 60 sms të Ramës me Berberin”, tha ai mes të tjerash.

Në fund deputeti demokrat siguroi mbështetësit se nuk do tradhtoheshin në kauzën e nisur, duke vënë në dukje se për shkak të denoncimeve të përsëritura shumë prej demokratëve janë arrestuar, larguar nga puna apo penalizuar.

“Nuk e tradhtojmë as kauzën e as demokratët, por do duhet të bashkohemi sepse nuk bëhet vetëm. Nuk them se kemi qenë engjëj në kohën që kemi qeverisur, por këta shikoni, e bëjnë kilometrin me 12 mln euro, kur ne e kishim të njëjtën rrugë me një fond total 12 mln euro”, përfundoi ai.

The post Klevis Balliu: Belinda Balluku do ketë çështje të tjera, në radhë rruga Korçë-Ersekë, 12 mln euro kilometri, sa herë që bie shi, shembet appeared first on Albeu.com.

“Lubia fle në krim”, Balliu: Djali i Ballukut mori dhuratë shtëpi 133 m²

By: Elva
19 November 2025 at 19:44

Deputeti demokrat Klevis Balliu i është përgjigjur zv/kryeministres Belinda Balluku, e cila e akuzoi se familjarët e tij dikur kanë përfituar fonde nga shteti. Duke folur për mediat jashtë kuvendit, Balliu tha se djali i Ballukut ka marrë një shtëpi dhuratë prej 133 metra katrorësh, megjithëse jeton në Vienë, ndërsa shumë të rinj shqiptarë nuk […]

The post “Lubia fle në krim”, Balliu: Djali i Ballukut mori dhuratë shtëpi 133 m² appeared first on BoldNews.al.

“Buxheti i shkon ministrisë që vjedh më shumë”, Balluku i përgjigjet Balliut: Vjedhjen e ke pasur edukatë familjare

19 November 2025 at 18:36


Gjatë seancës së kësaj të mërkure në Kuvend, pati një përplasje mes deputetit të Partisë Demokratike, Klevis Balliu dhe zv.kryeministres, Belinda Balluku.

“Vjedhjet me aeroportin, vjedhja në tunelin e Llogarasë. Pse nuk çoheni ju ministrat e tjerë? Sepse jeni bashkëpunëtor në krim. Juve nuk iu intereson për qytetarët. Qëkur ky buxhet i jepet ministrisë me vjedhjet më të mëdha. Ju keni rritur kostot e jetesës”, tha ndër të tjera Balliu.

Gjatë replikës, Balluku iu përgjigj: “Do ikni a do rrini në sallë? Kur flitet për vjedhje, Klevis Balliun duhet ta dëgjoni më vëmendje, sepse është i masterizuar. Është rritur në një familje që vjedhja ka qenë pjesë e edukatës familjare. Është rasti unik kur tezja ose e dashur kunatë e Fari Balliut ishte sekretare e përgjithshme e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe njëkohësisht administratore e kompanisë “Alpin Bau”, e sajuar me një serb dhe nga ana tjetër, zonja, sekretarja e përgjithshme, Blegina Agolli, tezja e Klevisit… Dëgjojeni për vjedhje se është i masterizuar. Sekretarja e përgjithshme e një ministrie merrte fonde. Shpresoj t’i ketë ngrënë me Klevisin. Po të ishte SPAK-u në kohën e tezes tënde, do të ishte akoma në burg sot”.

Balliu kërkoi fjalën për procedurë, por pas përplasjeve të shumta, zv.kryeparlamentarja i hoqi të drejtën e fjalës, ku ndërhyri dhe garda./tch/

Tensione në Kuvend! Balliu debat me Spahiun, ndërhyn Garda

By: Elva
19 November 2025 at 16:39

Deputeti i PD, Klevis Balliu, ka debatuar sot me nënkryetaren e Kuvendit, Klodiana Spahiu, duke shkaktuar tension në sallë. Balliu u drejtua drejt foltores për të marrë fjalën, por Spahiu e ndaloi, duke i kujtuar se ai e kishte të pezulluar të drejtën e fjalës për këtë seancë. Deputeti nuk pranoi të largohej dhe vazhdoi […]

The post Tensione në Kuvend! Balliu debat me Spahiun, ndërhyn Garda appeared first on BoldNews.al.

“Në çdo vrasje ka një polic”/ Balliu te “Mbrojtja”: Strukturën e shtetit e keni të lidhur me krimin

By: Brisi
17 November 2025 at 13:57

Deputeti demokrat, Klevis Balliu, ka ngritur akuza ditën e sotme se strukturat e shtetit janë të lidhura me krimin. Në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen ku po diskutohej buxheti i vitit 2026 për drejtuesit e burgjeve, AMP dhe policisë së shtetit, Balliu përmendi rastin e atentatit të Rinasit, teksa u shpreh se në […]

The post “Në çdo vrasje ka një polic”/ Balliu te “Mbrojtja”: Strukturën e shtetit e keni të lidhur me krimin appeared first on BoldNews.al.

Ka 4 dosje në hetim nga SPAK! Balliu: Kolegët vënë bast për Ceno Klosin, do e marrin sot apo nesër

By: Elva
14 November 2025 at 22:40

Deputeti Klevis Balliu sqaroi në emisionin Kjo Javë dhe përplasjen që pati me socialistin Ceno Klosin këtë javë në komisionin parlamentar, teksa e akuzoi se ka lejuar si drejtor i tatimeve trafikimin e kokainës. Balliu u shpreh: “Një njeri që ka 4 dosje në hetim, edhe kolegët vënë bast se do e marrin sot apo […]

The post Ka 4 dosje në hetim nga SPAK! Balliu: Kolegët vënë bast për Ceno Klosin, do e marrin sot apo nesër appeared first on BoldNews.al.

Përplasje në komision, Balliu-Ceno Klosit: Je hajdut dhe kriminel! Ke kaluar tonelata me drogë në dogana

By: armand
12 November 2025 at 13:42

Një debat i ashpër ka shpërthyer sot gjatë mbledhjes së Komisionit për Burimet Natyrore dhe Infrastrukturën, ku deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, akuzoi rëndë deputetin socialist Ceno Klosi për përfshirje në veprimtari kriminale. Gjatë diskutimeve në komision, Balliu e akuzoi Klosin për “lidhje me krimin dhe trafik droge”, duke e quajtur “hajdut dhe kriminel”. […]

The post Përplasje në komision, Balliu-Ceno Klosit: Je hajdut dhe kriminel! Ke kaluar tonelata me drogë në dogana appeared first on BoldNews.al.

Antentati mafioz në Rinas/ Balliu: Kjo është Shqipëria ‘e sigurt’ e Ministres Koçiu!

By: Brisi
11 November 2025 at 16:49

Deputeti Klevis Balliu, ka reaguar pas atentatit mafioz në Rinas, ku mbeti viktimë Gilmando Dani dhe u plagos rëndë Muçi Shaljani, i cili mësohet se është punonjës i AMP-së. Në një reagim në rrjete sociale, Balliu ironizon ministren, Albana Koçiu e cila u shpreh sot në mbledhjen e Komisionit Komisionit të Punëve të Brendshme se […]

The post Antentati mafioz në Rinas/ Balliu: Kjo është Shqipëria ‘e sigurt’ e Ministres Koçiu! appeared first on BoldNews.al.

Balliu: Situata e sigurisë alarmante, policia merret me monopatinat

11 November 2025 at 10:58

TIRANË, 11 nëntor /ATSH/ Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes zhvilloi sot një seancë dëgjimore referuar kërkesës së një të katërtës së deputetëve të opozitës me ministren e Brendshme Albana Koçiu, në lidhje me gjendjen aktuale të sigurisë publike në vend si dhe masat e ndërmarra deri tani nga Ministria e Brendshme dhe strukturat vartëse.

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu parashtroi kërkesën e opozitës, duke u shprehur se “është bërë si rrjedhojë e një situate alarmante që ka të bëjë me situatën e sigurisë”.

Balliu renditi disa raste të ngjarjeve kriminale të ndodhura në vend, duke nisur që nga rasti i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në detyrë.

Balliu gjithashtu u shpreh se, Policia e Shtetit nuk ka ekzekutuar 241 fletarreste të urdhëruara nga SPAK.

Balliu gjithashtu denoncoi rastet e armëmbajtjes pa leje.

“Policia e Shtetit në një situatë të tillë dhe Ministria e Brendshme do të duhet të ishte duke bërë aksione në lidhje me këto çështje dhe jo me monopatinat apo me ndërtimet pa leje”, tha ai.

Ai u shpreh se, “për sa kohë e shikoj Ministrinë e Brendshme të gjithën të angazhuar tek lufta me monopatinat, tregon që s’ka shumë punë, ndërkohë që duhet të kishte pasur ndonjë punë tjetër, në lidhje me këto kërkesa që kemi bërë ne”.

“Kërkesa jonë është e lidhur me sigurinë në institucione, me sigurinë e territorit”, tha ai.

/gj.m/r.e/a.f/

The post Balliu: Situata e sigurisë alarmante, policia merret me monopatinat appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ish-deputeti i PD në përgjimet e Ballukut, Balliu: Ishte i Lulit ai

By: Elva
6 November 2025 at 22:51

Deputeti i PD, Klevis Balliu, i ftuar në emisionin Log, në News24 u pyet në në lidhje me  ish deputetin e PD Ardian Agalliu që u përmend në përgjimet e zv.kryeministres Belinda Balluku. Ai  tha se këtë rast e kanë denoncuar 3 vite më parë. Ai shton se ky nuk është një skenar i ri […]

The post Ish-deputeti i PD në përgjimet e Ballukut, Balliu: Ishte i Lulit ai appeared first on BoldNews.al.

Deputeti Balliu: S’ka doktor që të merr përsipër! Replikon Zegjine Çaushi: Dëgjo këtu ti bukurosh, yt at dhe tezja jote…

By: redi
6 November 2025 at 19:49

Deputetja e PS-së Zegjine Çaushi iu drejtua me ironi deputetit të PD, Klevis Balliut, duke i thënë se ai është i fundit që mund të flasë për administratën dhe të akuzojë mazhorancën. ”Si mund të dalë një bukurosh këtu dhe të na flasë për administratën. Ti je i fundit që mund të dalësh këtu dhe të flasësh. Më dëgjo bukurosh, më dëgjo se do të rifreskoj memorien ty dhe kolegëve. Ti përveç se vjen…

Source

Akuzat e Balliut për aferën e ‘Llogarasë’, Zegjineja flet me fjalët e Ballukut: O bukurosh…

By: Brisi
6 November 2025 at 18:44

Deputetja e cila me zor arriti të siguronte mandatin në zgjedhjet e 11 Majit, Zegjine Caushi ka replikuar me deputetin Klevis Balliu gjatë seancës së sotme plenare në Kuvend. Teksa Balliu po e cilësonte administratën si të korruptuar dhe akuzonte Ballukun për tenderin abuziv të tunelit të Llogarasë, Caushi i doli menjëherë në mbrojte zv.ministres […]

The post Akuzat e Balliut për aferën e ‘Llogarasë’, Zegjineja flet me fjalët e Ballukut: O bukurosh… appeared first on BoldNews.al.

❌
❌