Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Mashtroi aksionerët për përfitimin e mbi 1 mln eurove/ Apeli liron nga masa e arrestit Elisabeta Dostin

By: Brisi
24 December 2025 at 14:10

Gjykata e Apelit ka liruar nga arresti i shtëpisë përkundrejt garancisë pasurore, biznesmenen Elisabeta Dosti. Dosti u dënua nga Gjykata me masën ‘arrest shtëpie’, nën dyshimin se kishte përvetësuar dhe transferuar në mënyrë të paligjshme pasuritë e një shoqërie të privatizuar, duke përfituar mbi 1 milion euro ndaj aksionerëve të tjerë, por Apeli ka vendosur […]

The post Mashtroi aksionerët për përfitimin e mbi 1 mln eurove/ Apeli liron nga masa e arrestit Elisabeta Dostin appeared first on BoldNews.al.

Dy tendera për të njëjtën rrugë në Ksamil/ Oltion Çaçi i Sarandës ndan për miqtë e tij 2 mln euro

By: Brisi
24 December 2025 at 11:11

Nga Boldnews.al Kryetari i Bashkisë së Sarandës, Oltion Çaçi, e ka shpallur si prioritet të punës së tij përmirësimin e infrastrukturës së qytezës bregdetare të Ksamilit. Por, kjo dëshirë e shprehur prej tij publikisht, duket se e ka rrëmbyer aq shumë kryebashkiakun, sa ka vendosur të zgjidhë “qesen” e fondeve publike, duke i shpenzuar dy […]

The post Dy tendera për të njëjtën rrugë në Ksamil/ Oltion Çaçi i Sarandës ndan për miqtë e tij 2 mln euro appeared first on BoldNews.al.

Përgjimet e Ballukut/ Kush është k*rva, që kish rënë dakord me R-në për të marrë tenderin

By: Brisi
17 December 2025 at 16:51

Kryetari i Partisë Demokratike ka publikuar përgjime të reja nga hetimet ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Ndonëse Berisha ja atribuoi gabimisht përgjimet tenderave të Unazës, në fakt bëhet fjalë për një grup tjetër tenderash. është supervizioni i mirëmbajtjes me performancë të akseve nacionale të Shqipërisë. Në bisedat e zhvilluara Balluku e pyet me habi Evis Berberin […]

The post Përgjimet e Ballukut/ Kush është k*rva, që kish rënë dakord me R-në për të marrë tenderin appeared first on BoldNews.al.

Nesër ‘vuloset’ fati i Ballukut/ Rama shton presionin ndaj Gjykatës Kushtetuese

By: Brisi
1 December 2025 at 16:39

Një kolegj prej 3 gjyqtarësh të Gjykatës Kushtetuese do të mblidhet të martën për të marrë në shqyrtim kërkesën e kryeministrit Edi Rama për të shfuqizuar vendimin e Gjykatës së Posaçme për pezullimin nga detyra të zv. kryeministres Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur për veprën penale të “shkeljes së barazisë në tendera”. […]

The post Nesër ‘vuloset’ fati i Ballukut/ Rama shton presionin ndaj Gjykatës Kushtetuese appeared first on BoldNews.al.

Abuzoi sek*ualisht me vajzën e tij të mitur, dënohet me burg 53-vjeçari në Greqi

By: Brisi
29 November 2025 at 16:58

Një baba 53-vjeçar u shpall unanimisht fajtor për akte seksuale kundër vajzës së tij tre vjeçe e gjysmë, raportojnë mediat greke. Gjykata e Apelit Kretë, në Hania të Greqisë, e dënoi me 5.5 vjet burg. Pavarësisht provave dhe 14 raporteve të ekspertëve që konfirmonin abuzimin, i pandehuri vazhdoi të mohonte gjithçka. Rasti kishte të bënte […]

The post Abuzoi sek*ualisht me vajzën e tij të mitur, dënohet me burg 53-vjeçari në Greqi appeared first on BoldNews.al.

Incest, dhunë dhe varfëri ekstreme/ Historia tronditëse e familjes nga Librazhdi

By: Brisi
28 November 2025 at 21:11

Një shtëpi thuajse e rrënuar, ku një nënë rrit e vetme tre fëmijët e saj, mes varfërisë ekstreme dhe pamundësisë për t’i edukuar dhe arsimuar siç duhet. Mjedisi tipik i rrëfenjave migjeniane, ku krahas skamjes ka zënë vend edhe dhuna, abuzimi e padyshim indiferenca e institucioneve që mbyllin sy e veshë përballë realitetit që do […]

The post Incest, dhunë dhe varfëri ekstreme/ Historia tronditëse e familjes nga Librazhdi appeared first on BoldNews.al.

Tronditëse në Greqi/ Nëna shqiptare dhunon vajzën 14-vjeçare shtatzënë, adoleshentja humb foshnjën

By: gaze tare
28 November 2025 at 11:12

Një ngjarje tejet e rëndë ka ndodhur në zonën e Menidit në Greqi, ku një vajzë 14-vjeçare me origjinë shqiptare është dhunuar brutalisht nga e ëma, duke përjetuar pasoja tragjike. E mitura ishte shtatzënë dhe dhuna e ushtruar ndaj saj çoi në një abort spontan.

Sipas raportimeve të medias greke protothema.gr, nëna 54-vjeçare, për arsye ende të paqarta, ka ushtruar dhunë të fortë fizike ndaj vajzës së saj. Goditjet e shumta kanë shkaktuar humbjen e menjëhershme të shtatzënisë, duke lënë adoleshenten në një gjendje të rëndë fizike dhe psikologjike.

Ngjarja mori një kthesë edhe më të rëndë kur vajza, e traumatizuar dhe pa asnjë mbështetje, u paraqit në komisariat duke mbajtur fetusin në një qese. Menjëherë pas kësaj, policia arrestoi nënën 54-vjeçare për lëndime të rënda trupore dhe dhunë në familje.

Autoritetet greke po hetojnë motivet e këtij akti ekstrem, ndërsa vajza është dërguar në Departamentin e Fëmijëve për kujdes mjekësor dhe mbështetje psikologjike. Mjekët dhe specialistët e shëndetit mendor pritet të vlerësojnë gjendjen e saj pas traumës së rëndë të përjetuar.

Ngjarja ka tronditur opinionin publik në Greqi dhe komunitetin shqiptar, duke rikthyer vëmendjen te rastet e dhunës ekstreme brenda familjes dhe mbrojtja e fëmijëve në situata të rrezikshme.

The post Tronditëse në Greqi/ Nëna shqiptare dhunon vajzën 14-vjeçare shtatzënë, adoleshentja humb foshnjën appeared first on iconstyle.al.

Shembja e rrugëve të Ballukut/ Inxhinieri: Janë bërë pa kolaudim! Abuzim me paratë

By: Brisi
24 November 2025 at 16:25

Shemba e rrugës Qukës-Qafë Plloçë dhe dëmtimi i aksit Korçë-Ersekë me shirat e parë të dimrit nxorrën në pah skandalin infrastrukturor të inaguruar me bujë nga Balluku e Rama. Ditën e sotme inxhinieri Romeo Nazarko ka deklaruar se këto projekte janë jashtë standardeve, pa kolaudime dhe pa cilësi. Sa i takon aksit Qukës-Qafë Plloçë inxhinieri […]

The post Shembja e rrugëve të Ballukut/ Inxhinieri: Janë bërë pa kolaudim! Abuzim me paratë appeared first on BoldNews.al.

Mori 20 mijë euro për të “zgjidhur punë” në shtet, arrestohet ish-punonjësi i Gardës

By: armand
3 November 2025 at 17:36

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka ekzekutuar masa sigurie ndaj dy personave të dyshuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë. Në pranga ka rënë ish-oficeri i Gardës së Republikës, Z. M., i cili në kohën e kryerjes së veprës penale mbante gradën Komisar. Gjykata ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest […]

The post Mori 20 mijë euro për të “zgjidhur punë” në shtet, arrestohet ish-punonjësi i Gardës appeared first on BoldNews.al.

Abuzoi në makinë 29-vjeçaren, kapet autori! E pësojnë edhe shokët. Policia sekuestron armë dhe lëndë narkotike

By: redi
3 November 2025 at 16:01

Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Marrëdhënia seksuale me dhunë me të rritura”. Armando Mirashi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 29-vjeçare, në mjetin e tij dhe më pas ka shkuar në lokalin e Ersel…

Source

Abuzimi me 16-vjeçaren në Këlcyrë/ Skandali përfshin Policinë, 4 urdhër-arreste nga Prokuroria

By: armand
18 September 2025 at 15:56

Detaje të reja dalin lidhur me rastin e e abuzimit seksual të një 16-vjeçareje në Përmet. Përmes një reagimi publik, Policia e Gjirokastrës, bën me dije se ka rënë në pranga njerku i 16-vjeçares, shtetasi P. B., 55 vjeç, banues në Këlcyrë, punonjës i Komisariatit të Policisë Përmet, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, për […]

The post Abuzimi me 16-vjeçaren në Këlcyrë/ Skandali përfshin Policinë, 4 urdhër-arreste nga Prokuroria appeared first on BoldNews.al.

E rëndë në Elbasan/ Abu*oi sek*ualisht me mbesën e tij, nisin hetimet për 51-vjeçarin

By: D Marku
23 August 2025 at 14:35

Një rast i rëndë është raportuar sot nga Elbasani.

Policia ka nisur hetimet për një 51-vjeçar pasi është kallëzuar nga mbesa e tij se ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.

Nuk dihen ende detaje të tjera për ngjarjen e rëndë.

“Proceduan penalisht një 51-vjeçar, pasi ka kallëzuar mbesa e tij, 22 vjeçe, se ky shtetas rreth 1 muaj më parë dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me 22-vjeçaren pa dëshirën e saj.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për verifikimin e kallëzimit”, sipas policisë.

The post E rëndë në Elbasan/ Abu*oi sek*ualisht me mbesën e tij, nisin hetimet për 51-vjeçarin appeared first on Albeu.com.

S’kanë fund abuzimet e AKSHI-t/ KLSH zbuloi rritje kostosh me 2 mln € për 3 tendera te Fondi i Sigurimeve

By: Ela
12 August 2025 at 12:39

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), nën drejtimin e Mirlinda Karçanajt, është bërë një nga institucionet më të kritikuara për mënyrën se si administrohen fondet publike për projektet e teknologjisë së informacionit. Tenderë të përsëritur për të njëjtat kompani, skualifikim i ofertave më të lira, projekte me kosto të fryra deri dhjetë herë mbi […]

The post S’kanë fund abuzimet e AKSHI-t/ KLSH zbuloi rritje kostosh me 2 mln € për 3 tendera te Fondi i Sigurimeve appeared first on BoldNews.al.

E rëndë në Kukës! 5 persona abuzojnë seksualisht prej gjashtë muajsh me 15-vjeçaren

By: gaze tare
7 August 2025 at 11:45

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Policinë e Kukësit, për abuzim me një të mitur. Katër persona janë vënë në pranga, pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një 15-vjeçare.

Një 17-vjeçar, mbetet në kërkim nga policia, po ashtu si i përfshirë në këtë vepër penale. Të rinjtë e arrestuar janë të moshave 20, 22, 23 dhe 28 vjeç.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës vunë në pranga shtetasit M. Sh., 20 vjeç, E. Sh., 22 vjeç, Sh. P., 28 vjeç dhe S. Ç., 23 vjeç, si dhe shpallën në kërkim një 17-vjeçar, pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një 15- vjeçare. Punohet për kapjen e 17-vjeçarit”, njofton policia.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Lusen dhe dyshohet se pesë personat e kanë kryer aktin prej gjashtë muajsh.

The post E rëndë në Kukës! 5 persona abuzojnë seksualisht prej gjashtë muajsh me 15-vjeçaren appeared first on iconstyle.al.

E rëndë në Fier: Abuzohet seksualisht një 13-vjeçare, në kërkim një 30-vjeçar dhe procedohen dy të mitur

By: gaze tare
29 July 2025 at 13:42

Një ngjarje e rëndë me përfshirje të të miturve është zbuluar në Fier, ku një vajzë vetëm 13 vjeçe dyshohet se është abuzuar seksualisht nga tre persona.

Policia e Fierit ka bërë të ditur sot se ka shpallur në kërkim një 30-vjeçar dhe ka nisur procedimin penal ndaj dy 15-vjeçarëve. Të tre personat dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e mitur.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier: shpallën në kërkim shtetasin F. S., 30 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për dy 15-vjeçarë, pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare. Punohet për kapjen e 30-vjeçarit” thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë.

Ndaj të dyshuarve rëndojnë akuzat për marrëdhënie seksuale me të mitur, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje./REFORMA

The post E rëndë në Fier: Abuzohet seksualisht një 13-vjeçare, në kërkim një 30-vjeçar dhe procedohen dy të mitur appeared first on iconstyle.al.

Kanye West përballet me akuza të reja tronditëse për sulm seksual nga ish-asistentja

By: gaze tare
11 July 2025 at 14:14

Lauren Pisciotta, ish-asistentja personale e Kanye West, ka dorëzuar një padi të zgjeruar kundër reperit, duke e akuzuar për sulm seksual dhe detyrim.

Sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga revista PEOPLE, Pisciotta deklaron se ngjarjet ndodhën gjatë periudhës kur ajo punonte për West, nga viti 2021 deri në 2022. Ndër akuzat përfshihen raste të ngacmimeve të përsëritura, përfshirë një episod të konsideruar si përdhunim oral, dhe situata ku ai ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.

Kjo padi e re vjen më shumë se një vit pas asaj fillestare, ku Pisciotta kishte ngritur akuza për sjellje të papërshtatshme seksuale, mesazhe eksplicite dhe video të pahijshme.

Ndërkohë, artisti i njohur ligjërisht si “Ye” nuk ka reaguar ende publikisht ndaj akuzave të reja. Rasti pritet të shqyrtohet në gjykatë në muajt në vijim.

The post Kanye West përballet me akuza të reja tronditëse për sulm seksual nga ish-asistentja appeared first on iconstyle.al.

Vdekja e 27-vjeçarit/ Reagon Kurti: Abuzuesit nuk do të kenë strehë në institucione

By: Oldi
9 July 2025 at 18:41

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar lidhur me rastin tragjik të vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në Lipjan, në duart e pesë policëve të Kosovës. Kurti kërkoi hetim të thellë dhe të shpejtë për ngjarjen, duke theksuar se nuk do të ketë asnjë tolerancë për ata që kanë tejkaluar kompetencat apo kanë […]

The post Vdekja e 27-vjeçarit/ Reagon Kurti: Abuzuesit nuk do të kenë strehë në institucione appeared first on BoldNews.al.

Vajza e mitur u abuzua nga babai, flet gjyshi i të miturës

By: user 8
7 July 2025 at 15:22

Pas një ngjarjeje të rëndë familjare që ka tronditur qytetin e Fierit, një baba i arrestuar për abuzim ndaj vajzës së mitur ka lënë pas një familje në gjendje të rënduar sociale dhe ekonomike.

Gjyshi i 7 fëmijëve, mes tyre një fëmijë i vetëm 1-vjeçar ka treguar se pas arrestimit të babait, fëmijët kanë mbetur pa kujdes prindëror dhe vajza e mitur që ka qenë viktimë e abuzimit është marrë në mbrojtje nga shteti. Ai tha se nëna e fëmijëve, vajza e tij, ndodhet në pamundësi për të punuar për shkak të moshës së vogël të fëmijëve dhe mungesës së një mbështetjeje të strukturuar.

“Këta 7 fëmijë tani quhen jetimë. Vajzën që ai e ka abuzuar e ka marrë shteti tani. Vajza ime nuk ka asnjë të ardhur. Ne kërkojmë nga shteti, sepse këta fëmijë kanë nevojë për një zgjidhje afatgjatë, për një shtëpi pranë qendrës spitalore dhe kopshtin. Bashkia ka ofruar një punësim për vajzën time, por nuk mund të punojë sepse ka fëmijë të vegjël.
Ne po të dinim se çfarë do ndodhte, do vepronim ndryshe si familje. Jemi shokuar dhe shumë të prekur nga kjo që ka ndodhur. Nuk kemi pasur asnjë kontakt me mbesën, por dimë që është në duar të sigurta, në duart e shtetit dhe do kontaktojmë me të më pas,” u shpreh gjyshi i vajzës.

Ai shton se ndihma e deritanishme prej 200 mijë lekësh të reja dhe mbulimi i qerasë për një banesë që ende nuk është siguruar, nuk janë të mjaftueshme për të përballuar nevojat minimale të jetesës.

The post Vajza e mitur u abuzua nga babai, flet gjyshi i të miturës appeared first on Lapsi.al.

“Po të isha kryeministër…”/ Luiz Ejlli shpërthen i revoltuar ndaj babait mostër që ab*zoi me vajzën e tij të mitur

3 July 2025 at 11:52

Zamir Meta, 36-vjeçari shqiptar që abuzoi me vajzën e tij të mitur, ka përfunduar pas hekurave ditën e sotme. Ngjarja ka tronditur mbarë opinionin publik, ndërsa së fundmi ka reaguar ashpër edhe këngëtari Luiz Ejlli.

Në një postim në InstaStory, nëse do të ishte kryeministër, Luizi shkruan se Metën “nuk do të kishte nen kushtetute që ta mbronte” dhe se do ta varrte me duart e tij, pasi këta njerëz, “nuk kanë as shpirt, as zemër, as fytyrë njeriu”.

“Mbërriti në gjykatë ai që abuzoi me gocën e tij” Po të isha unë kryeministër, nuk do priste ai as polici, as prokuror, as gjykatë. S’do kishte nen kushtetute që ta mbronte.

Do t’ia lidhja vetë litarin rreth qafës dhe do ta VARJA në mes të sheshit ditën me diell, para gjithë popullit! Dhe mos më flisni për të drejta. Ata s’kanë as shpirt, as zemër, as fytyrë njeriu.

Ky vend ka nevojë për një tërmet drejtësie! S’ka më “prit se do flasë shteti”. Jo! Shteti jemi ne. Një komb që hesht kur preken fëmijët, është i vdekur përpara se të vritet. Drejtësia nuk vjen nga tavolina me letra, por nga zemra që digjet kur sheh padrejtësi. Dhe po, “më mirë një popull i egër për drejtësi sesa një shoqëri e butë që hesht përballë monstruozitetit”

The post “Po të isha kryeministër…”/ Luiz Ejlli shpërthen i revoltuar ndaj babait mostër që ab*zoi me vajzën e tij të mitur appeared first on Sot News | Lajme.

Dyshohet se abuzoi me vajzën e tij 12-vjeçe, mbërrin në gjykatë babai monstër

By: V K
2 July 2025 at 10:36

Ditën e djeshme, një ngjarje tronditëse ka ndodhur në fshatin Sheqishtë në Fier, ku specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Zamir Meta, 36-vjeç, i cili dyshohet se ka kryer marrëdhënie s*k*uale me vajzën e tij 12-vjeçare.

Këtë të mërkurë, 36-vjeçari Zamir Meta, ka mbërritur në gjykatën e shkallës së parë të rrethit gjyqësor Fier, ku pritet të japë dëshminë e tij për akuzat e abuzimit s*k*ual ndaj vajzës së tij të mitur, 12-vjeçare.

Meta, babai i shtatë fëmijëve, ka pranuar para policisë se ka kryer këtë akt të neveritshëm vetëm një herë.

Ngjarja ka tronditur thellë opinionin publik dhe po ndiqet me vëmendje nga autoritetet.

The post Dyshohet se abuzoi me vajzën e tij 12-vjeçe, mbërrin në gjykatë babai monstër appeared first on Albeu.com.

❌
❌