Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 25 December 2025Main stream

Ben Blushi: Si janë përdorur fetë nga burrat kundër grave

25 December 2025 at 17:13


Gjatë një bisedë për promovimin e romanit të tij “Jam Musliman”, shkrimtari dhe analisti Ben Blushi ka diskutuar për karakterin shumë mashkullor të feve dhe mënyrën se si ato kanë përdorur autoritetin për të nënshtruar gratë.

Blushi ka theksuar se, sipas tij, fetë kryesore, përfshirë Krishtërimin dhe Islamin, i kanë dhënë burrave privilegje mbi gratë, duke vendosur rregulla të cilat kufizojnë liritë e tyre dhe kërkojnë nga gratë të mbulojnë trupin e të ulin shikimin, ndërsa burrat nuk i nënshtrohen të njëjtave rregulla

Ai ka argumentuar se nëse fetë do të kishin kërkuar nga të dyja gjinitë të respektonin këto rregulla, shumë dhunë dhe krime ndaj grave do të ishin shmangur gjatë historisë.

Blushi ka folur edhe për mungesën e grave në klerikatin fetar, duke vënë në dukje se asnjë prift, imam apo profet i madh nuk është grua dhe se kjo ka krijuar një strukturë patriarkale që ka privilegjuar burrat.

Ai ka lidhur këtë temë me romanin e tij, ku trajtohet edhe një rast i një martese mes një burri 70-vjeçar dhe një vajze 12-vjeçare, duke treguar pasojat e këtij modeli mashkullor në praktikë.

Sipas Blushit, fetë janë përdorur për të ruajtur interesat tokësore të burrave dhe për të dominuar marrëdhëniet brenda familjes dhe shoqërisë, ndërsa gratë kanë pasur role të kufizuara dhe shpesh të pashembullta. Ai ka argumentuar se edhe koncepti i Zotit është vizatuar sipas tipareve mashkullore, duke refuzuar një përfaqësim më të balancuar gjinor.

Blushi ka përfunduar duke vënë në dukje se, edhe pse feja e krishterë ka shenjtore, ato shpesh shihen vetëm pas vdekjes dhe jo gjatë jetës, duke treguar se gratë nuk kanë pasur një rol aktiv në modelimin e fesë./Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Përjashtimi i deputetëve, Blushi: Atentat ndaj pluralizmit politik, po na motivoni për vijimin e betejës tonë

By: redi
23 December 2025 at 16:31

Sekretari i Përgjithshëm i Partia e Lirisë, Tedi Blushi e cilësoi përjashtimin e deputetëve të opozitës nga Komisioni i Etikës si një “atentat ndaj pluralizmit politik”, duke deklaruar se ky vendim vetëm sa e motivon më tej qëndresën e opozitës. Në një konferencë për shtyp, Blushi u shpreh se afera e AKSHI-t, ka hequr çdo maskë dhe ka konfirmuar rrëmbimin e shtetit nga mafia.

Source

Librat që lexuam këtë vit

20 December 2025 at 07:53

Një ditë tjetër, libri autobiografik i gazetares Mira Kazhani dhe libri polemizues Jam mysliman nga Ben Blushi ishin dy librat absolutisht më të shitur te Shtëpia e Librit këtë vit, libra që tërhoqën vëmendjen e lexuesit falë zhurmës mediatike që i parapriu dhe pasoi publikimin e tyre. Kazhani rrëfen përballjen e saj me sëmundjen dhe […]

The post Librat që lexuam këtë vit appeared first on Reporter.al.

Blushi: Asnjë masë për zbatimin e rekomandeve të Avokatit të Popullit mbi trajtimin e Metës në burg

By: redi
17 December 2025 at 15:32

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka paraqitur zyrtarisht kërkesë për interpelancë në Kuvend me Ministrin e Drejtësisë, Besfort Lamallari. Ligjvënëse thotë se ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nuk kanë marrë asnjë masë për përmirësimin e kushteve dhe trajtimit të ish-presidentit Ilir Meta në burgun 313 në Tiranë, ku ndodhet prej më shumë se një…

Source

PL kërkon interpelancë me ministrin e Bujqësisë, Blushi: Fermerët prag falimentimi

By: redi
16 December 2025 at 14:52

Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka depozituar një kërkesë zyrtare për interpelancë me Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andi Salla, lidhur me masat e marra për zhbllokimin e fondeve IPARD, të cilat për të tretin vit radhazi rrezikojnë t’u mohohen fermerëve shqiptarë. Blushi thekson se fondet IPARD janë instrument financiar i Bashkimit Europian për zhvillimin rural dhe nuk janë…

Source

Opozita pret me skepticizëm ligjin e ri për “bilbilfryrësit”

15 December 2025 at 16:56

Nisma, e njohur ndryshe dhe si ligji i “bilbilfryrësve” vjen gati një dekadë pas miratimit të ligjit në fuqi, i cili deri më sot nuk duket se ia ka dalë të ndërtojë një mekanizëm funksional të sinjalizimit për shkeljet ligjore dhe korruptive brenda administratës publike. I konsideruar si një mekanizëm shumë i rëndësishëm në luftën […]

The post Opozita pret me skepticizëm ligjin e ri për “bilbilfryrësit” appeared first on Reporter.al.

Blushi: Mazhoranca, kapitull të ri të rrënimit të ekonomive familjare

11 December 2025 at 18:46

TIRANË, 11 dhjetor/ATSH/ Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi u shpreh sot në seancën plenare të Kuvendit se me ndryshimet e sjella për miratim, mazhoranca nuk do të bëjë gjë tjetër veçse do ligjërojë praktikat korruptive koncesionare për të hapur një kapitull të ri, sipas tij, të grryerjes dhe rrënimit jo vetëm të buxhetit të shtetit, por edhe të ekonomive familjare.

Në vijim ai u ndal tek presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta I cili ndodhet në paraburgim, duke e cilësuar si denoncues kryesor i koncesioneve dhe PPP-ve korruptive.

Sipas Blushit, Meta është i burgosur politik.

Blushi solli në vëmendje se Avokati i Popullit, ka konstatuar të paktën katër shkelje shumë të rënda të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, se kufizimi i takimeve të Metës në katër takime dhe pa lejuar deputetët dhe eurodeputetët ta takojnë, është shkelje e Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Blushi u bëri thirrje të gjithë deputetëve të opozitës që të kërkojnë takime me Metën, pasi këtë, siç tha ai, ua mundëson Konventa, Kushtetuta dhe së fundmi edhe raporti i Avokatit të Popullit.

The post Blushi: Mazhoranca, kapitull të ri të rrënimit të ekonomive familjare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ben Blushi: Komunizmi ka vdekur!

By: redi
8 December 2025 at 16:20

Nga Ben Blushi 35 vjet më parë në 9 dhjetor 1990 në mëngjes po shkoja në Fakultetin ku studjoja kur pashë për herë të parë një protestë. Ishin rreth 200 studentë që kishin zbritur nga konviktet e Tiranës dhe kishin bllokuar rrugën e Elbasanit. Ne qëndruam në kryqëzimin e Liceut për disa orë pa lëvizur, derisa dikush shtiu me armë në ajër dhe u shpërndamë me vrap pa ditur ku do shkonim.

Source

Blushi: Strehimi, një nga sfidat e të rinjve

8 December 2025 at 11:49

TIRANË, 8 dhjetor/ATSH/ Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi deklaroi sot se “programi i PL për familjet e reja i jep fund shpopullimit”.

Në aktivin e Tiranës organizuar nga Lëvizja Rinore për Integrim në Ditën e Rinisë, Blushi tha se të rinjtë përballen sot me shumë sfida dhe një prej tyre mbetet ajo e strehimit.

“Edhe pse kanë një pagë mbi mesatare dhe disa kursime minimale, blerja e një shtëpie, sidomos në Tiranë, për një të ri apo një çift të ri, kërkohet që në fakt duhen 60 deri 70 vite punë. Sot janë 85% deri 95% e të rinjve që nuk kanë një mundësi reale për të blerë një shtëpi në kryeqytet”, u shpreh ai.

Blushi theksoi se “vendi sot ndodhet përballë një skenari shumë të rrezikshëm për të rinjtë, veçanërisht nëse rrotacioni politik do të vonojë. Ky është skenari i trishtë i rritjes së kostos së jetesës shumë herë më shumë se sa pagat, një skenar ku të rinjtë rrezikojnë të bëhen gjithnjë e më shumë të varur nga ndihma familjare, duke e shtyrë pavarësinë e tyre deri në moshën 35 deri 40 vjeç”.

Sipas tij, buxheti për arsimin është shumë poshtë mesatares së Bashkimit Europian në nivelin 5% dhe shumë poshtë vendeve të rajonit dhe mjafton t’i referohemi Kosovës, që financon arsimin me të paktën 4.4% të PBB-së.

Ndaj, sipas tij, “i vetmi skenar pozitiv që mundëson ndryshimin e vërtetë, rrënjësor, garanton një reformë të thellë ekonomike dhe sociale, politika zhvillimore dhe mbështetëse që i vendosin të rinjtë në qendër dhe jo në periferi të vendimmarrjes, është vetëm vënia në jetë e programit të Partisë së Lirisë”.

“5 prioritete për 4 milionë shqiptarë plus, që e shndërron Shqipërinë njëherë e përgjithmonë në shtëpinë e të rinjve, jo vetëm duke ju garantuar uljen e kostos së jetesës, por sigurisht një arsim cilësor, punë të sigurt dhe të mirëpaguar dhe mbështetje konkrete në çdo hap të jetës”, tha ai.

Blushi solli edhe njëherë në vëmendje pikat kryesore të programit të PL-së, duke nisur nga pagesa 70 deri 100% për nënat për dy vitet pas lindjes; 3- fishimin e bonusit të bebes; uljen e taksave për nënat me më shumë fëmijë; kredi deri në 20 mijë euro pa interes për çiftet e reja etj.

Ky vizion, sipas tij, “garanton një program strehimi sipas modeli hungarez dhe një fond të posaçëm për banesa për çiftet e reja, në mënyrë që asnjë çift I ri të mos ngelet pa shtëpi”.

1 nga 3

/m.m/ /a.g/

The post Blushi: Strehimi, një nga sfidat e të rinjve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Blushi flet për Metën në Kuvend: I kanë mohuar takimet me familjen dhe drejtuesit e partisë

By: redi
4 December 2025 at 17:19

Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi thotë se kreut të partisë, Ilir Metës i janë mohuar disa nga të drejtat themelore, përfshirë lirinë e shprehjes, takimet me familjarët dhe kontaktet me drejtuesit e partisë. ”Mohimi i së drejtës së fjalës, pamundësia për t’u takuar me familjarët dhe drejtuesit e Partisë së Lirisë, përbëjnë një shkelje flagrante të Konventës për të Drejtat e Njeriut”…

Source

Debat në Kuvend/ Blushi: Nuk pres që e mençura Zegjine të ketë eksperiencën e Dritëro Agollit! Deputetja e PS ironizon Metën në burg: Ai që të çon SMS, e përshëndesim

By: M C
2 December 2025 at 19:04

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, debatoi sot në Kuvend me deputeten socialiste Zegjine Çaushi.

Gjatë fjalës së tij nga foltorja, Blushi ironizoi socialistët dhe qeverinë e cila sipas tij po jep lëmoshë për pensionistët.

Ai tha se “duhet ta kesh vajzën ose djalin deputet të PS që babai të marrë pension dinjitoz”.

Në një moment Blushi u ndal te Zegjine Çaushi.

Blushi tha: “Duhet ta kesh vajzën ose djalin deputet të PS që babai të marrë pension dinjitoz, duhet t‘i themi pensionistëve që këtë vit iu ka akorduar aq sa vjedh Balluku dhe Rama me një dorë vetëm në tunelin e Llogarasë. Çuditem ku është zëri i atyre që iu kanë zgjedhur juve si deputetë.

Unë sigurisht nuk pres që e mençura Zegjine të ketë eksperiencën e Dritëro Agollit, por si nuk doli xhanëm një burrë nga ju t’i thotë ndal kësaj qeverie. A keni prindër, gjyshër, fëmijë, a ju vjen turp kur shkoni në shtëpi, kur dilni në zonë? Si nuk doli një nga ju të flas për rritjen e pensioneve, për pagat”.

Në replikën e saj Çaushi iu drejtua Blushit, duke ironizuar Ilir Metën, i cili ndodhet në qeli.

“I dashur Tedi për ty nuk kam asnjë lloj komenti, sepse atë përgjigje dhe koment që do kisha do t’ja jap atij personi që nuk është këtu, se fatkeqësisht dhe fatmirësisht ai është te vendi ku meriton të jetë dhe nuk kam ça përgjigje ti jap atij dhe këto mesazhet e tua që t’i çon në telefon. Po të ishte këtu do ia jepja atij përgjigjen. Atë e përshëndesim nga atje ku është dhe ndoshta na sheh”, u shpreh Çaushi.

Pjesë nga debati

Tedi Blushi: 650 milionë euro me të cilat pensionistët do të kishin vitin e ardhshëm jo 60 lekë në ditë ata që qytet dhe as 20 lekë në ditë ata në fshat, por të paktën pensione 6 herë më të rritura. Çudi, ku është zëri atyre që u kanë zgjedhur ju si deputetë.

Duhet ta kesh vajzën ose djalin deputet të PS që babai të marrë pension dinjitoz farë duhet t‘i themi pensionistëve që këtë vit iu ka akorduar aq sa vjedh Balluku dhe Rama me një dorë vetëm në tunelin e Llogarasë. Çuditem ku është zëri i atyre që iu kanë zgjedhur juve si deputetë.

Unë sigurisht nuk pres që e mençura Zegjine të ketë eksperiencën e Dritëro Agollit, por si nuk doli xhanëm një burrë nga ju t’i thotë ndal kësaj qeverie. A keni prindër, gjyshër, fëmijë, a ju vjen turp kur shkoni në shtëpi, kur dilni në zonë? Si nuk doli një nga ju të flas për rritjen e pensioneve, për pagat.

Zegjine Çaushi: I dashur Tedi për ty nuk kam asnjë lloj komenti, sepse atë përgjigje dhe koment që do kisha do t’ja jap atij personi që nuk është këtu, se fatkeqësisht dhe fatmirësisht ai është te vendi ku meriton të jetë dhe nuk kam ça përgjigje ti jap atij dhe këto mesazhet e tua që t’i çon në telefon. Po të ishte këtu do ia jepja atij përgjigjen. Atë e përshëndesim nga atje ku është dhe ndoshta na shef.

The post Debat në Kuvend/ Blushi: Nuk pres që e mençura Zegjine të ketë eksperiencën e Dritëro Agollit! Deputetja e PS ironizon Metën në burg: Ai që të çon SMS, e përshëndesim appeared first on Albeu.com.

“Kush do jap llogari për shembjen e rrugës Qukës-Qafë Plloçë?”- Ministrat mungojnë në Kuvend, Blushi: Ku përfunduan 260 milionë euro?

By: M C
2 December 2025 at 17:45

Në seancën e sotme plenare, deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka kritikuar ashpër qeverinë, duke kërkuar praninë e ministrave për t’u përgjigjur para Kuvendit.

Blushi deklaroi se seanca e sotme ka rëndësi të veçantë për qytetarët, pasi synimi është llogaridhënia e ekzekutivit dhe kërkoi shpjegime për një sërë çështjesh, duke filluar nga shembja e rrugës Qukës–Qafë Plloçë.

“Qëllimi i kësaj seancë nuk është që deputetët të flasin, është llogaridhënia. Kush do jap llogari meqenëse as zv.kryeministre nuk keni më, pse u shemb rruga Qukës Qafë Plloçë? Kush do jap llogari ku përfunduan 260 milionë euro? Kujt do ja kërkojmë këtë llogari sot?”, tha ai.

Deputeti ngriti edhe shqetësimin për çështjen e përmbytjeve në vend, ku ironizoi duke thënë se fondet e emergjencave civile, “janë të barabarta me bakshishin e Tunelit të Llogarasë.”

Tedi Blushi: Dua t’ju kujtoj nenin 47 të rregullores: Anëtarët e Këshillit të ministrave, kanë të duhet dhe kur u kërkohet, e kanë për detyrë të marrin pjesë në seancë plenare. Unë nuk besoj se ka seancë më të rëndësishme për qytetarët se sa kjo sot. Po qëllimi i kësaj seancë nuk është që deputetët të flasin, është llogaridhënia.

Kush do jap llogari meqenëse as zv.kryeministre nuk keni më, pse u shemb rruga Qukës Qafë Plloçë? Kush do jap llogari ku përfunduan 260 milionë euro? Kujt do ja kërkojmë këtë llogari sot?

Ministrit të Drejtësisë apo ministres së Brendshme? Kujt t’i kërkojmë llogari pse shqiptarët nga veriu në jug janë përmbytur edhe këtë vit dhe se fondit i emergjencave civile ishte i barabartë me bakshishin e Tunelit të Llogarasë. Kush do na e jap këtë sqarim. Kush përgjigjet nga qeveria për këto çështje.

Unë e kuptoj që shumica e ministrave duke filluar nga kryeministri kanë fokusin si e si të vjedhin nga mëngjesi deri në darke, por qëllimi i kësaj seance është llogaridhënia. Kush do jap llogari sot?

Kush do jap llogari kush ja fali tokën publike Mogerinit, ndërkohe që qytetarët ende dyerve të ministrive dhe gjykatave për pronat e tyre. Kush do japi sqarime sot? Kush do flas për këtë çështje? Do flisni ju kryetar, ministri i mjedisit, apo Toni Gogu. Kemi shumë pyetje, për të cilët duhet të vijë kryehajduti të jap sqarime.

The post “Kush do jap llogari për shembjen e rrugës Qukës-Qafë Plloçë?”- Ministrat mungojnë në Kuvend, Blushi: Ku përfunduan 260 milionë euro? appeared first on Albeu.com.

Tedi Blushi: Rama që dikur shkarkoi një zv.ministre për një arkë me peshk, sot refuzon të shkarkojë zv.kryeministren të kapur me “presh në dorë”

By: V K
30 November 2025 at 12:23

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka bërë një reagim në rrjetin e tij social “Facebook”, përmes të cilit komenton qendrimin e kryeministrit Edi Rama lidhur me çështjen e zv.kryeministres Belinda Balluku, ndaj të cilës GJKKO ka vendosur masat; pezullim nga detyra dhe bllokim të pasaportës.

Duke iu referuar deklaratave që Rama bëri sot në podkastin e tij, Blushi kujton kohën kur kryeministri shkarkoi zv.ministren e Brendshme Rovena Voda dhe zëvendësministrin e Brendshëm Andi Mahila, ndërkohë që sot sipas tij refuzon të shkarkojë një Zv/kryeministre të kapur me “presh në dorë” për vjedhjen e qindra miliona euro.

“I njëjti Edi Rama që shkarkoi një Zv/ministre vetëm pse pranoi dhuratë një arkë me peshk apo një tjetër pse piu një cigare në një ambient publik, sot refuzon të shkarkojë një Zv/kryeministre të kapur me “presh në dorë” për vjedhjen e qindra miliona euro”, shkruan Tedi Blushi në Facebook.

Sipas Blushit, sot Rama nuk po mbron Kushtetutën, por po kërkon të mbrojë bashkëvjedhjet dhe hajdutëritë e veta me duart e Belindës.

“Sot, Edi Rama nuk po mbron Kushtetutën. Kërkon të mbrojë bashkëvjedhjet dhe hajdutëritë e veta me duart e Belindës, e cila mesa duket është gati t’i zbulojë të gjitha, nëse Kryeministri do të guxojë ta braktisë. Kaq është e vërteta”, përfundon Blushi.

Në podkastin e tij, Rama citoi sot Komisionin e Venecias dhe Gjykatën e Strasburgut, që sipas tij një gjykatë nuk mund të pezullojë një ministër.

Rama u shpreh se në këto raste një ministër mund të shkarkohet nga kryeministri, ose nëse vendimi është i formës së prerë.

Sipas Ramës, një vendim i tillë nga nje gjykate i hap rrugë presioneve politike ndaj qeverisë, destabilizimit institucional dhe manipulimit të ekzekutivit përmes proceseve penale.

“Prandaj ministri ose rri në detyrë, ose largohet nga detyra me dorëheqje, nga Kryeministri, apo in extremis me dënim të formës së prerë sipas ligjit. Tjetër nuk ka. Prokuroritë e Gjykatat nuk hyjnë fare në këtë mes dhe nuk e bëjnë kurrësesi këtë. Asnjëherë. Askund në Europë”, tha Rama.

Duke iu referuar Komisionit të Venecias dhe Gjykatës Evropiane të Strasburgut, Rama tha se këto institucione e quajnë cënim të balancës së pushteteve shkarkimin e një ministri.

“E nëse Shqipëria do të hynte në analet e historisë së drejtësisë europiane me një shpikje të tillë, kjo do të ishte, largqoftë, një shfaqje ulëritëse papjekurie demokratike dhe institucionale. Uroj që Gjykata Kushtetuese t’ia kursejë këtë shfaqje Shqipërisë”, u shpreh Rama.

Postimi i Blushit:

𝐄𝐝𝐢 𝐑𝐚𝐦𝐚 𝐧𝐮𝐤 𝐩𝐨 𝐦𝐛𝐫𝐨𝐧 𝐚𝐬 𝐁𝐞𝐥𝐢𝐧𝐝𝐞̈𝐧 𝐝𝐡𝐞 𝐚𝐬 𝐊𝐮𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐮𝐭𝐞̈𝐧, 𝐩𝐨𝐫 𝐡𝐚𝐣𝐝𝐮𝐭𝐞̈𝐫𝐢𝐭𝐞̈ 𝐞 𝐯𝐞𝐭𝐚

I njëjti Edi Rama që shkarkoi një Zv/ministre vetëm pse pranoi dhuratë një arkë me peshk apo një tjetër pse piu një cigare në një ambient publik, sot refuzon të shkarkojë një Zv/kryeministre të kapur me “presh në dorë” për vjedhjen e qindra miliona euro.

I njëjti Edi Rama që i “dhemb zemra” për Kushtetutën, ndërkohë që ndër vite Gjykata Kushtetuese e ka çertifikuar si shkelësin më të madh të saj, nga vendimi për Teatrin Kombëtar, te ligjet e qepura me porosi për oligarkët e deri te mandati i Olta Xhaçkës.

Është i njëjti “dashnor” i Kushtetutës që Komisioni i Venecias e ka damkosur të paktën pesë herë për shkelje të saj.

I njëjti Kryeministër që donte të shkarkonte Presidentin e Republikës pse mbronte Kushtetutën, tani kërkon të mos shkarkojë Zv/Kryeministren që e çoi kilometrin e rrugëve të florinjta, që shemben si thes kashte, 5-6 herë më shtrenjtë se në vendet e BE.

Sot, Edi Rama nuk po mbron Kushtetutën.

Kërkon të mbrojë bashkëvjedhjet dhe hajdutëritë e veta me duart e Belindës, e cila mesa duket është gati t’i zbulojë të gjitha, nëse Kryeministri do të guxojë ta braktisë.
Kaq është e vërteta!

 

The post Tedi Blushi: Rama që dikur shkarkoi një zv.ministre për një arkë me peshk, sot refuzon të shkarkojë zv.kryeministren të kapur me “presh në dorë” appeared first on Albeu.com.

Dita e Çlirimit, Partia e Lirisë homazhe pranë monumentit “Nëna Shqipëri”

29 November 2025 at 11:41

TIRANË, 29 nëntor /ATSH/ Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, kreu sot homazhe pranë monumenti “Nëna Shqipëri” në nderim të Dëshmorëve të Atdheut të rënë për Çlirimin e Shqipërisë.

Në 81-vjetorin e Çlirimit të vendit nga nazi-fashistët, Blushi dhe deputetët e Partisë së Lirisë, vendosën kurora me lule pranë monumentit “Nëna Shqipëri”.

“Sot përulemi me mirënjohje, me respekt dhe me nderimin më të thellë para të gjithë të rinjve dhe të rejave, nga Mujo Ulqinaku dhe të gjithë ata të rinj, të cilët që ditën e parë të pushtimit të Shqipërisë, kundërshtuan dhe luftuan me armë në dorë bishën nazi-fashiste”, tha Blushi.

Blushi theksoi se “nderojmë Qemal Stafën, Margarita Tutulanin, Vojo Kushin dhe mijra të rinj dhe të reja që në lule të rinisë dhanë jetën në luftë me pushtuesin për t’i rikthyer lirinë, pavarësinë dhe sovranitetin Shqipërisë”.

Sipas Blushit “ky përvjetor çlirimi e gjen sot vendin të uzurpuar nga një sekt, i cili jo vetëm ka tradhëtuar vlerat e lirisë, jo vetëm e ka shndërruar Shqipërisë në një vend me të burgosur politik, por dhe në një vend ku më shumë se kurrë të rinjtë dhe të rejat në radhë të parë, duhet të marrin në dorë fatet e tyre për t’i rikthyer njëherë e përgjithmonë lirinë të gjithë shqiptarëve”.

“Ndaj ky është dhe do të jetë misioni i Partisë së Lirisë, t’u rikthejmë lirinë të gjithë shqiptarëve”, u shpreh Blushi.

Këtë datë politika e feston e ndarë. Të majtët respektojnë 28 Nëntorin si Ditën e Pavarësisë dhe 29 Nëntorin si Ditën e Çlirimit, ndërkohë që të djathtët i përkujtojnë të dy festat më 28 Nëntor.

Pas Çlirimit të Tiranës, më 17 nëntor dhe pjesës kryesore të Shqipërisë së Veriut, qyteti i Shkodrës ishte i fundit që u çlirua. Gjatë Luftës së Dytë Botërore shqiptarët u radhitën në krah të koalicionit antifashist dhe zhvilluan luftë çlirimtare.

Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare është një ndër ngjarjet më të lavdishme të vendit tonë, jo vetëm pse u çlirua vendi nga okupatori nazifashist, por kjo fitore e radhiti Shqipërinë në krahun e forcave fituese të luftës, krah aleatëve të mëdhenj.

1 nga 4

/m.q/ /a.g/

The post Dita e Çlirimit, Partia e Lirisë homazhe pranë monumentit “Nëna Shqipëri” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ben Blushi: Sot dita e ndarjes nga sëmundja jonë më e madhe otomanizmi

By: redi
28 November 2025 at 18:42

Nga Ben Blushi Sot është dita jonë e Madhe e Pavarësisë që u arrit pas 500 vjet pushtimi barbar nga otomanët dhe platforma e tyre otomanizmi. Po çfarë është otomanizmi? Otomanizmi është një doktrinë fetare dhe racore për të asimiluar popujt e pushtuar. Otomanizmi na hoqi dashurinë për punën, për artet, për gjuhën si dhe na krijoi një raport të shtrembër me kohën. Otomanët na bindëm se vonesa nuk…

Source

​Vendimi që ndryshoi fatin e kombit, apeli i Blushit për ndërtesën e Kongresit të Manastirit

23 November 2025 at 11:05


Në Ditën e Alfabetit, shkrimtari dhe politikani Ben Blushi ka kujtuar rëndësinë historike të Kongresit të Manastirit të vitit 1908, duke e cilësuar atë si “momentin kur lindi Shqipëria moderne nga shkronjat”.

Në një reagim publik, Blushi theksoi se delegatët e Kongresit u përballën me tre alternativa për alfabetin e shqipes: atë latin, grek dhe arab.

Sipas tij, vendimi për të zgjedhur alfabetin latin ishte një akt politik, jo vetëm gjuhësor, që përcaktoi orientimin perëndimor të shqiptarëve shumë përpara se vendi të kishte shtet të pavarur apo institucione europiane.

SI LINDI SHQIPËRIA NGA SHKRONJAT DHE KONGRESI I MANASTIRIT

Sot është dita e Kongresit të Manastirit i cili në nëntor të vitit 1908 vendosi që gjuha shqipe të shkruhej me një alfabet të vetëm. Historia e atyre ditëve të Kongresit të Manastirit është një sintezë e historisë së Shqipërisë. Në tavolinën e delegatëve që vendosën se me çfarë alfabeti do shkruhej gjuha shqipe ishin tre mundësi.

Një alfabet me shkronja latine, një alfabet me shkronja greke dhe një alfabet me shkronja arabe. Për këtë arsye Kongresi i Manastirit nuk ishte një takim gjuhëtarësh, por një parlament. Ai parlament vendosi që Shqipëria të shkonte me Perëndimin. Në atë kohë nuk kishte Europë, nuk kishte BE dhe as institucione. Shqipëria nuk ishte shtet i pavarur dhe i vetmi isntitucion që përcaktonte përkatësinë në një bashkësi politike ishte gjuha. Prandaj vendimi i Kongresit të Manastirit është akti i parë pro evropian që ka marrë elita shqiptare që nga vdekja e Skënderbeut.

Që të kuptohet sa i guximshëm ishte ky vendim duhet kujtuar se vetë Turqia, vendi që na kishte pushtuar për 500 vjet e ndryshoi alfabetin e vet nga arab në latin në vitin 1928, 20 vjet më vonë se Shqipëria.

Në një kuptim provinca udhëhoqi edhe Perandorinë e saj. Siç ndodh edhe sot dhe siç nuk mund të mos ndodhte, në Kongresin e Manastirit kishte një pakicë që kërkonte që shqipja të shkruhej me alfabet arab. Këta ishin islamikët shqiptarë, mbeturina të të cilëve ka ende sot nëpër Shqipëri. Për fat të mirë aty u ndanë myslimanët dhe islamikët. Shumë hoxhallarë të ndritur dhe patriotë myslimanë u bashkuan me Gjergj Fishtën, Mit’hat Frashërin, Luigj Gurakuqin dhe Ndre Mjedën për të votuar pro shkronjave latine.

Myslimanët zgjodhën Shqipërinë, islamikët zgjodhën Islamin. Të parët zgjodhën Perëndimin, të dytët Lindjen. Imagjinoni për një çast sikur islamikët të kishin fituar. Ndoshta Shqipëri nuk do kishte, gjuha shqipe do ishte një variant arab dhe gjithë kultura jonë do ishte primitive e deformuar dhe shumë e varfër. Mund të mos kishim fare letërsi, art dhe filma.

Në vend të shqiponjës, në flamur do kishim një syre nga Kurani, siç vërtet ka pasur shumë islamikë që e kanë kërkuar me zell të madh. Kongresi i Manastirit e ndau Shqipërinë nga Perandoria Osmane që është fatkeqësia më e madhe e historisë sonë. Të gjithë ata që thonë se Perandoria Osmane na shpëtoi nga asimilimi sepse nuk u bëmë grekë apo serbë janë islamikë të mjerë. Kjo është një tezë e shëmtuar që justifikon pushtimin dhe ata që janë me pushtimin janë edhe më të kqëqinj se vetë pushtuesit.

E kundërta është e vërtetë. Shqipëria u copëtua padrejtësisht nga fqinjët serbë dhe grekë sepse u konsiderua një Turqi e vogël e cila e humbi luftën bashkë me Perandorinë Osmane. Kur rrëzohen, Perandoritë thyhen si copa pasqyrash të mëdha, duke marrë me vete dhe vazot e vogla përreth.

Ky është rasti jonë. Ne ramë bashkë me vetratën dhe u thërmuam. Nëse nuk do kishte ndodhur kështu, sot Kosova do ishte Shqipëri bashkë me gjysmën e Maqedonisë, Janinën, dhe një pjesë të Malit të Zi.

I humbëm këto territore si bashkëpuntorë të një Perandorie humbëse dhe primitive e cila e shkretoi Shqipërinë në mënyrën barbare. Evropa e pranoi dhe e certifikoi ndarjen tonë duke na paragjykuar padrejtësisht si osmanë. Kjo është e vërteta e hidhur e historisë sonë. Stërgjyshi im nga nëna, Simon Shuteriqi ishte njëri nga 50 delegatët e Kongresit të Manastirit.

Kur mendoj se ai ishte një djalë 25 vjecar që votoi kundër Perandorisë Osmane mbushem me krenari. Një vit më vonë turqit ia morrën hakun dhe e sakatuan në Elbasan, kur zbuluan se ai ishte pjesë e një shoqërije sekrete që po organizohej për të marrë armët kundër tyre.

Duke rikujtuar të parët e mi më vjen mirë të them se gjithmonë kemi zgjedhur të jemi në anën e duhur të historisë. Kemi qenë gjithmonë kundër pushtuesve. Kjo është dhe dita për t’i kërkuar shtetit shqiptar të bëjë ç’mos për ta marrë në administrim godinën e Kongresit të Manastirit që ndodhet e rrënuar në Bitola të Maqedonisë. Ajo godinë na takon. Aty është historia jonë. Aty është muzeu i qëndresës sonë. Aty do punoja si ciceron për t’i mësuar të rinjve se si Shqipëria lindi nga shkronjat.

Ja cila është kërkesa që Gjergj Luca ka për Ben Blushin

By: berti
22 November 2025 at 15:56

Nga Sevilja, ku ndodhet për angazhime pune, sipërmarrësi Gjergj Luca ka reaguar ndaj shkrimit të sotëm të Ben Blushit, me titull “Si lindi Shqipëria nga shkronjat dhe Kongresi i Manastirit”. Luca e vlerëson prej kohësh Blushin për qëndrimin e tij të palëkundur ndaj çështjeve kyçe që kanë shënjuar e shënjojnë ende zhvillimet shoqërore, kulturore dhe politike të vendit. Në reagimin e tij publik…

Source

Blushi: Situatë problematike nga përmbytjet, nevojiten ndërhyrje të menjëhershme

22 November 2025 at 13:52

TIRANË, 22 nëntor/ATSH/ Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, reagoi sot lidhur me përmbytjet e ditëve të fundit që kanë prekur disa qarqe të vendit.

Blushi theksoi se reshjet intensive kanë shkaktuar dëme në banesa, tokë bujqësore, infrastrukturë dhe kanë izoluar disa zona.

“Shqipëria sot është nën ujë sepse qeveria zgjodhi të financojë afera korruptive në vend të mbrojtjes së jetës dhe pronave të qytetarëve” deklaroi Blushi në në dalje për mediet.

Sipas tij, situata paraqitet problematike në qarqet Korçë, Lezhë, Vlorë, Fier, Dibër, Shkodër, Berat, Gjirokastër dhe Elbasan, ku janë raportuar përmbytje, rrëshqitje dherash, prishje urash dhe bllokim segmentesh rrugore.

Blushi i kërkon institucioneve përgjegjëse të ndërhyjnë me masa emergjente, të sigurojnë ndihma ushqimore për familjet e prekura, ushqim për bagëtitë, funksionimin e hidrovoreve, si dhe të garantojnë komunikim të vazhdueshëm me publikun dhe autoritetet lokale për menaxhimin e situatës.

/gj.m/j.p/

The post Blushi: Situatë problematike nga përmbytjet, nevojiten ndërhyrje të menjëhershme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Blushi: Buxheti 2026 antisocial, thellon varfërinë

19 November 2025 at 23:51

TIRANË, 19 nëntor/ATSH-Maela Marini/ Sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, njëherësh kryetar i grupit parlamentar të kësaj partie, deklaroi sot në Kuvend se buxheti 2026 thellon varfërinë dhe pabarazinë sociale.

Ndërsa deklaroi votën kundër të Partisë së Lirisë për projektbuxhetin 2026, Blushi tha se “ky buxhet nuk ka dritë në fund të tunelit në raport me interesin publik”.

“Nuk është buxheti i mirëqenies dhe as i zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm. Është buxheti më antisocial që u jep gjithçka atyre që kanë më tepër dhe zhyt shqiptarët në kufijtë e mbijetesës”, tha Blushi.

Ky buxhet, sipas tij, “nuk garanton rritje reale të ndjeshme dhe të prekshme të pensioneve dhe nuk jep zgjidhje për fermerët dhe minatorët”.

“Një buxhet që godet me më shumë agresivitet më të dobtit dhe shpërblen më të fortët.
Ndaj vota e PL-së do të jetë kundër këtij buxheti”, tha Blushi.

Sipas tij, “fermerët vazhdojnë të përballen me mungesë fondesh dhe me asnjë masë mbështetëse për bujqësinë”. Kjo sipas tij, reflektohet me rënien e eksporteve.

/r.e/

The post Blushi: Buxheti 2026 antisocial, thellon varfërinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ish-nr.2 i LIBRA akuza Blushit: Mori 265 mijë € nga fondet e partisë! Pastroi 8 mln € paga nga Top Channel

By: Ela
15 November 2025 at 20:25

Neritan Seferkolli, një nga ish zyrtarët e lartë të Partisë LIBRA të Ben Blushit, ku edhe garoi për kryetar, përmes një komunikimi publik në rrjetet sociale ka akuzuar shkrimtarin për përvetësim të fondeve publike. Ai shkruan se Ben Blushi është hiti i Panairit të Librit këtë vit me librin ku provokon myslimanët dhe e akuzon […]

The post Ish-nr.2 i LIBRA akuza Blushit: Mori 265 mijë € nga fondet e partisë! Pastroi 8 mln € paga nga Top Channel appeared first on BoldNews.al.

❌
❌