Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Gjendja e Pediatrisë, deputeti poston pamjet dhe apelon qytetarët: Merrni çadër kur të shkoni

By: redi
2 February 2026 at 15:56

Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi reagon me ironi për gjendjen e Pediatrisë në spitalin e Lushnjës, duke postuar pamje ku dallohet lagështirë dhe rrjedhje uji në ambientet e pavionit. Për të qytetarët duhet të tregojnë kujdes kur vizitojnë Pediatrinë dhe të marrin edhe çadër me vete. ”Kujdes kur të shkoni në Pediatrinë e Spitalit në Lushnjë. Ju lutem merrni dhe ombrellë me vete”, shkruan deputeti…

Source

Deputeti Korreshi: Protesta tregoi mllefin qytetar, reagimi i policisë ishte i tepruar

By: redi
29 January 2026 at 15:57

Deputeti i PD, Saimir Korreshi komenton protestën e së shtunës së kaluar, duke theksuar se aksioni ishte një shprehje e mllefit qytetar dhe jo pjesë e një skenari të organizuar. Ai u ndal tek debati për pezullimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese, duke kritikuar komisionin dhe qeverinë për mungesë transparence. ”Askush nuk foli për shtyrje për shkak të Gjykatës Kushtetuese, por u mbyll pa datë…

Source

Korreshi krahason ministrat me perimet: Rama si patëllxhan, kurse ”speci i kuq” i qeverisë është…

By: redi
28 January 2026 at 21:54

Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi i krahason ministrat e qeverisë ”Rama 4” me perime. Ai e krahasoi kryeministrin Edi Rama me “patëllxhanin”, ministren e Brendshme me “specin e kuq”, ministren e Shëndetësisë me “qitron”, ndërsa ministren e Turizmit me “limonin”. Për ministren Mirela Kumbaro, përdori krahasimin me lulelakrën, ndërsa Elisa Spiropalin e krahasoi me “hudhrën”. Korreshi u ndal te…

Source

“Do na çoni në ‘Uropë’ ju?”, Korreshi ironi me Gogun te ‘Ligjet’: Nuk shkohet me çizme me baltë dhe brekë të grisura

By: Ela
28 January 2026 at 12:29

Deputeti demokrat Saimir Korreshi ironizoi socialistët në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, ku po diskutohet për programin e financimit Interreg Europe për bashkëpunimin ndërajonal. Korreshi theksoi se 3.6 milionë eurot e parashikuara do të përfundojnë si milionat për blerjen e çokollatave nga AKSHI dhe fondet IPARD, që u ngrinë nga autoritetet evropiane për […]

The post “Do na çoni në ‘Uropë’ ju?”, Korreshi ironi me Gogun te ‘Ligjet’: Nuk shkohet me çizme me baltë dhe brekë të grisura appeared first on BoldNews.al.

Korreshi – socialistëve në Kuvend: Po na çani dërrasat, sistemin e drejtësisë e keni të kalbur

By: Ela
27 January 2026 at 22:47

Deputeti demokrat Saimir Korreshi ka ngritur tonet gjatë fjalës së tij në Kuvend ndaj deputetëve të PS, duke u shprehur sistemi i drejtësisë në vend është ‘i kalbur’ dhe i ‘mbaruar’. “Sot edhe SPAK bën hetim penal për të gjithë policët që kalojnë kufirin me 50 mijë lekësha. Ju thoni ndërtimet pa leje. Kush i […]

The post Korreshi – socialistëve në Kuvend: Po na çani dërrasat, sistemin e drejtësisë e keni të kalbur appeared first on BoldNews.al.

Saimir Korreshi: Po prishen provat dhe intimidohen dëshmitarët, zarfi i SPAK për Ballukun ishte i fshehtë, si e dinte Rama se çfarë kishte? Peleshi e hapi dhe USB-në…

By: V K
13 January 2026 at 15:56

Ditën e sotme, deputeti demokrat Saimir Korreshi, tha se drejtësia po sfidohet, ku Kuvendi dhe mazhoranca jo vetëm shtyjnë jashtë afateve ligjore dhe në mënyrë të paligjshme mbledhjen e Këshillit të Imuniteteve, por po tentojnë të mbrojnë zv/kryeministren Belinda Balluku, të akuzuar nga SPAK për abuzime me tenderët dhe me masë sigurie nga GJKKO, deri dhe pezullim nga detyra.

Ligjvënësi denoncoi se po prishen provat dhe po intimidohen dëshmitarët gjatë kësaj periudhe zvarritjeje proceduriale dhe politike nga ana e qeverisë dhe mazhorancës me dosjen e SPAK që është dërguar në Kuvend.

Gjithashtu, ai akuzoi edhe kryeparlamentarin Niko Peleshi si autor të zvarritjes dhe jo vetëm, duke ngritur dyshime të forta se mund ta ketë hapur zarfin me USB-në e Prokurorisë ku gjenden provat ndaj Ballukut dhe ato t’ia ketë dërguar kryeministrit Edi Rama.

“Po prishen provat dh po intimidohen dëshmitarët. Zarfi është hapur në Kuvend dhe USB është hapur nga kryeparlamentari Niko Peleshi, që më pas ia ka çuar shokut Rama, sepse ndryshe kryeministri nuk kishte se si ta dinte që brenda USB-së ishte e gjithë arkiva e Ministrisë së Brendshme. Shoku Rama ka zbuluar veten me këtë deklaratë dhe SPAK duhet ta verifikojë, sepse ndryshe nga e dinte. Ata thanë se USB ishte e fshehtë, por na rezulton se Peleshi do ia ketë dërguar Ramës. Kryeministri e dinte përmbajtjen e provave në dosje”, tha Korreshi për “News 24”.

Deputeti demokrat theksoi se provat e SPAK ndaj Ballukut, janë të qarta dhe e lidhin atë në afera korruptive dhe abuzime me fondet e buxhetit.

Korreshi iu referua përgjimeve, bisedave dhe dokumenteve që ndodhen në dosje, edhe pse ky material në USB çuditërisht nuk u është vënë në dispozicion nga Kuvendi, edhe pse SPAK dha leje.

“Ka prova që e lidhin Ballukun me gjërat e tjera dhe personat e tjerë, ka përgjime, ka biseda dhe komunikime mes njërit e tjetrit që gjykohen se janë prova. Sa të vlefshme janë mbetet për fazë tjetër, por ka prova që mund ta arrestojnë. Emri Ramës në dosje mbetet sekret hetimor, por deri tani ka dalë si “palloshi i gjatë”. Pjesë e dosjes janë komunikime e përgjime të Ballukut. Por duket se Rama ia ka futur Ballukut”, tha ai.

Në fund deputeti denoncoi mazhorancën se po sfidon hapur drejtësinë.

“Kjo është një sfidë e hapur ndaj drejtësisë”, nënvizoi deputeti.

Por si e komenton Korreshi shtyrjen e mbledhjes së Këshillit të Mandateve në Kuvend nga Peleshi për më 28 janar?

“Unë e mendoj një veprim prej frikacaku. Këta na kujtojnë se të gjithë deputetët e këtij Parlamenti janë punëtorë të Nikos. Niko është drejtori i ndërmarrjes që na ka marrë në punë e na jep rrogën dhe ne s’duhet të bëjmë asgjë, si të gdhihet Niko. E kanë kthyer Kuvendin në një lojë kungulleshkash. Ne provuam disa herë rrugën institucionale. Me kërkesë të gjysmës së Këshillit, duhet të mblidhet mbledhja. Dyerve të Kuvendit Niko i kishte vënë drynin dhe siç duket ishte duke ngrënë ende gjelin. Ata po luajnë me drejtësinë. SPAK kërkoi që të shqyrtohej si çështje për 3 ditë. SPAK kishte ndryshuara masën e sigurimit për Ballukun. Nuk ka ndodhur ndonjëherë, edhe pse avokati i palës, së zonjës Balluku, kërkoi 3 javë, afati kaloi. Afati mbaroi më 6 janar. Nuk kishte më kuptim që opozita të bënte prapë kërkesë, pasi administrata nuk i përgjigjej”, tha ai.

Dhe më pas sqaroi denoncimin ndaj Peleshit me kallëzim:

“Ne jemi detyruar që të drejtohemi për të bërë kallëzim penal ndaj Peleshit. Pasi kur kërkon gjysma mbledhjen e Këshillit, duhet të realizohet. Ne nuk mundet të mos t’i shkojmë gjerat deri në fund. Duhet të ndjekim rregullat ligjore, ndaj bëmë kallëzim. Zoti Niko, edhe pse duhej të ishte pushim, pasi do të priste vendimin e Kushtetueses, që s’ka lidhje me atë se ç’ka kërkohej, ia futi gjumit dhe e mori me ‘lente-lente’. Ai është koshient që është në kundërshtim flagrant me ligjin, duke trajtuar administratën sikur është e tija personale”, shprehet Korreshi.

The post Saimir Korreshi: Po prishen provat dhe intimidohen dëshmitarët, zarfi i SPAK për Ballukun ishte i fshehtë, si e dinte Rama se çfarë kishte? Peleshi e hapi dhe USB-në… appeared first on Albeu.com.

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, Korreshi: Këshilli i Mandateve duhet të veprojë pa pritur GJK

By: armand
23 December 2025 at 15:55

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi i përshkroi si “dramë” informacionet nga relacioni i SPAK depozituar në Kuvend për t’i hequr imunitetin Belinda Ballukut, e marrë e pandehur për shkelje të barazisë në tendera për tunelin e Llogarasë dhe nën hetim edhe për procedura të tjera tenderuese. Sipas tij, ankimimi i qeverisë në Gjykatën Kushtetuese […]

The post SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, Korreshi: Këshilli i Mandateve duhet të veprojë pa pritur GJK appeared first on BoldNews.al.

Kaosi në Kuvend, Korreshi: Këta të vjedhin, të rrahin dhe të dënojnë. Hajde gjeje ti këtë logjikë

By: redi
18 December 2025 at 20:48

Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi hedh akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë, duke deklaruar se në Shqipëri është kryer “gjenocid me buxhetin e shtetit”. Ai komentoi ngjarjet e tensionuara në Parlament dhe situatën politike në vend. Duke iu referuar përplasjes në Kuvend, Korreshi theksoi se ajo që ndodhi nuk ishte rastësi, por reagim i natyrshëm ndaj një situate që sipas tij nuk…

Source

Opozita pret me skepticizëm ligjin e ri për “bilbilfryrësit”

15 December 2025 at 16:56

Nisma, e njohur ndryshe dhe si ligji i “bilbilfryrësve” vjen gati një dekadë pas miratimit të ligjit në fuqi, i cili deri më sot nuk duket se ia ka dalë të ndërtojë një mekanizëm funksional të sinjalizimit për shkeljet ligjore dhe korruptive brenda administratës publike. I konsideruar si një mekanizëm shumë i rëndësishëm në luftën […]

The post Opozita pret me skepticizëm ligjin e ri për “bilbilfryrësit” appeared first on Reporter.al.

“Duhet të kalosh testin neuro-psikiatrik”, Zegjineja përplaset me Korreshin, Manja i tërheq vëmendjen

By: Ela
15 December 2025 at 14:08

Me debate është shoqëruar Komisioni i Ligjeve, gjatë diskutimeve për “për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve, të ndryshuar”, ku këtë herë nisi pas fjalës që iu dha Saimir Korreshit. Pas marrjes së fjalës nga ky i fundit, Zegjine Çaushi ka ndërhyrë, por kryetari i komisionit Ulsi Manja i ka tërhequr disa herë vëmendjen. Saimir Korreshi: […]

The post “Duhet të kalosh testin neuro-psikiatrik”, Zegjineja përplaset me Korreshin, Manja i tërheq vëmendjen appeared first on BoldNews.al.

“Hidheni firmën vët-vët”/ Debate për avokatin e popullit, Korreshi: Listave të para s’iu është dhënë tagri

By: Brisi
9 December 2025 at 12:06

Është shoqëruar me debate mbledhja në Komisionin e Ligjeve, aty ku po diskutohet në lidhje me Avokatin e Popullit. Deputeti i PD-së, Sajmir Korreshi deklaroi se aktualisht PD nuk ka kandidatë për Avokatin e Popullit, ndërsa shtoi se lista e parë pasi iu është bërë filtri i parë, nuk iu është dhënë tagri. Ai ironizoi […]

The post “Hidheni firmën vët-vët”/ Debate për avokatin e popullit, Korreshi: Listave të para s’iu është dhënë tagri appeared first on BoldNews.al.

“Ka vajt m**i në gju”/ Korreshi raporton problemet e Lushnjes: Viti i ri do të na gjejë duke dh*erë…

By: Brisi
2 December 2025 at 19:51

Deputeti demokrat, Saimir Korreshi ka ironizuar, gjendjen në të cilën ndodhet qyteti i Lushnjes. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, ai tha se ndryshe nga kolegët socialistë që flisnin për hapje kapitujsh, ai do të tregonte gjendjen në të cilën ndodheshin banorët e qytetit që ai përfaqëson. Korreshi u shpreh se Lushnja ka probleme me […]

The post “Ka vajt m**i në gju”/ Korreshi raporton problemet e Lushnjes: Viti i ri do të na gjejë duke dh*erë… appeared first on BoldNews.al.

Korreshi te Komisioni i Ligjeve: Gruaja s’do të shkojë me mua, por me deputetin! A është konflikt interesi?

By: Ela
2 December 2025 at 14:28

Deputeti demokrat Saimir Korreshi si ka ndalur batutat në komisionin e Ligjeve teksa po shqyrtohet projektligji “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”. Korreshi tha se dje një shok i kishte falur dy qen, të cilët sipas tij duhej të deklaronte nëse ia kishte dhuruar si deputet apo për shkak të […]

The post Korreshi te Komisioni i Ligjeve: Gruaja s’do të shkojë me mua, por me deputetin! A është konflikt interesi? appeared first on BoldNews.al.

PD mbledh grupin parlamentar pas bojkotit të komisioneve/ Korreshi: Të ngujohemi te zyra e Peleshit

By: Ela
10 November 2025 at 13:17

Pas bojkotit të komisioneve, Partia Demokratike ka mbledhur grupin parlamentar në selinë blu. Në hyrje të mbledhjes, deputeti i PD Sajmir Korreshi deklaroi: “Unë e kam dhënë mendimin, që në seancën e parë që shoku Meleshi nuk na lejoi fjalën. Duhet t’i kishim shkuar te zyra. Ne nuk mund të kthehemi, ka disa teori të […]

The post PD mbledh grupin parlamentar pas bojkotit të komisioneve/ Korreshi: Të ngujohemi te zyra e Peleshit appeared first on BoldNews.al.

“Nuk është me dashje qejfi, e detyruar!”/ Korreshi: Nëse Balluku nuk shkon në SPAK, do merren masa të tjera!

By: armand
29 October 2025 at 15:52

Paraqitja në SPAK nuk është me dashje qejfi, por me detyrim dhe Belinda Balluku do të shkojë atje, ndërsa ka edhe hapa proceduriale që ndiqen. Kështu u shpreh deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, në lidhje me zhvillimet më të fundit në vend, hetimi dhe thirrja në Prokurorinë e Posaçme e zv/kryeministres për çështjen e […]

The post “Nuk është me dashje qejfi, e detyruar!”/ Korreshi: Nëse Balluku nuk shkon në SPAK, do merren masa të tjera! appeared first on BoldNews.al.

Sabotim i SPAK-ut? Korreshi: Pajisja e AKEP ka përgjuar Task Forcë-n e ngritur për zgjedhjet

23 October 2025 at 22:31

Javën e kaluar kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani paraqiti në Kuvend raportin vjetor për vitin 2024 të institucionit të drejtësisë. Një nga pyetjet që e kapi të papërgatitur Altin Dumanin, ishte ajo e bërë nga deputeti i PD-së, Saimir Korreshi. Ky i fundit e pyeti kreun e SPAK nëse kishte informacion që punonjës të AKEP […]

The post Sabotim i SPAK-ut? Korreshi: Pajisja e AKEP ka përgjuar Task Forcë-n e ngritur për zgjedhjet appeared first on BoldNews.al.

Korreshi në Komisionin e Ligjeve: Nëpunësit civilë me teserë partie, demokratët të përjashtuar

By: armand
20 October 2025 at 12:02

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka hedhur kritika në Komisionin e Ligjeve lidhur me politizimin e administratës publike dhe moszbatimin e vendimeve gjyqësore për rikthimin në punë të punonjësve të pushuar padrejtësisht. Gjate raportimit të Komisioneres  për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, Pranvera Strakosha, deputeti demokrat përmendi edhe institucionet publike që janë jashtë mbikëqyrjes së […]

The post Korreshi në Komisionin e Ligjeve: Nëpunësit civilë me teserë partie, demokratët të përjashtuar appeared first on BoldNews.al.

Denoncimi i Korreshit në Komision: Apartamentet shiten 2-3 herë përmes mashtrimeve noteriale

By: armand
14 October 2025 at 13:18

Tensioni në Komisionin e Ligjeve u rrit ndjeshëm kur deputeti Saimir Korreshi, pas një serie komentesh ironike për mungesën e kryeministrit, kaloi në një denoncim të rëndë për abuzimet në sistemin e noterisë. Ai zbardhi një skemë mashtrimi ku qytetarët bien pre e shitjes së shumëfishtë të së njëjtës pronë. Sipas deputetit, shumë noterë veçanërisht […]

The post Denoncimi i Korreshit në Komision: Apartamentet shiten 2-3 herë përmes mashtrimeve noteriale appeared first on BoldNews.al.

Korreshi ironi tek “Ligjet”: Ku është Kryeministri ta puthim njëherë! Manja: Edhe nëse vjen, ti se arrin dot

By: Ela
14 October 2025 at 11:14

Deputeti demokrat Samir Korreshi ka ironizuar tek “Ligjet”, teksa u shpreh se kryeministri Edi Rama s’është paraqitur ndonjëherë në Komision. “Ta puthim se na mori malli o burrë i dheut”, u shpreh ai teksa iu drejtua kryetarit të Komisionit dhe ish-ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, i cila ia kthen se “nuk e mbërrin dot”. Korreshi: […]

The post Korreshi ironi tek “Ligjet”: Ku është Kryeministri ta puthim njëherë! Manja: Edhe nëse vjen, ti se arrin dot appeared first on BoldNews.al.

Kush i merr vendimet në PD, Berisha, Bardhi apo Noka? E zbulon deputeti Korreshi

By: redi
24 September 2025 at 20:45

Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi ka sqaruar mënyrën se si merren vendimet brenda partisë më të madhe të opozitës. “Vendimet në parlament i merr grupi parlamentar. Po deshët ejani dhe i shihni. Vendimet i merr grupi parlamentar. Ne dëgjohemi të gjithë. Unë kam qenë më radikal se të tjerët, por prevalon shumica dhe unë i bindem”-tha Korreshi.

Source

❌
❌