Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Pirdeni: Forcim i mbrojtjes për sinjalizuesit e shkeljeve të mundshme të ligjit

15 December 2025 at 18:55

TIRANË, 15 dhjetor /ATSH/ Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, prezantoi sot në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike projektligjin “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve”.

Gjatë fjalës së saj, Pirdeni u shpreh se ky projektligj është pjesë thelbësore e angazhimeve të qeverisë për forcimin e shtetit të së drejtës, forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe përmbushjen e detyrimeve që Shqipëria ka marrë në kuadër të procesit të aderimit në Bashkimin Europian.

“Ky projektligj vjen si një qasje e re, e përditësuar dhe gjithëpërfshirëse ndaj institutit të sinjalizimit, duke adresuar mangësitë e konstatuara gjatë zbatimit të ligjit aktual,” tha Pirdeni.

Sipas saj, projektligji synon ndërtimin e një arkitekture të re ligjore, të harmonizuar plotësisht me standardet dhe garancitë që parashikon direktiva e Bashkimit Europian për sinjalizimin.

“Pr/ligji synon ta përafrojë Shqipërinë me standardet më të larta të mbrojtjes së sinjalizuesve,” theksoi ministrja.

Pirdeni nënvizoi se projektligji synon krijimin e një kuadri të qartë dhe funksional ligjor për mbrojtjen, me standardet më të larta tashmë, të individëve që raportojnë shkelje të mundshme të ligjit përmes mekanizmave të sinjalizimit.

“Pr/ligji vendos detyrime të qarta për institucionet publike dhe subjektet private, duke përcaktuar procedurat për sinjalizimin, shqyrtimin dhe trajtimin e rasteve, si dhe mekanizmat mbrojtës kundër veprimeve hakmarrëse”, u shpreh ajo.

Në fjalën e saj, ministrja theksoi se në qendër të këtij ligji qëndron mbrojtja e sinjalizuesit.

“Në zemër të këtij ligji qëndron ideja se sinjalizuesi nuk duhet të jetë i vetëm përballë sistemit, por të ketë garanci ligjore se raportimi i tij do të trajtohet me seriozitet dhe profesionalizëm, pa pasoja të padrejta në jetën e tij profesionale dhe personale, si dhe ndaj personave të lidhur me të”, tha Pirdeni.

Ajo bëri të ditur se projektligji parashikon ngritjen e tre mekanizmave të sinjalizimit: sinjalizimin e brendshëm, sinjalizimin e jashtëm dhe sinjalizimin publik.

“Sinjalizimi i brendshëm realizohet përmes njësive përgjegjëse të ngritura në autoritetet publike dhe private, brenda mjedisit të punës ku individi ka ose ka pasur një marrëdhënie pune”, sqaroi ministrja.

Sipas saj, “sinjalizimi i jashtëm realizohet pranë një autoriteti kompetent, që në rastin tonë është ILDKPKI, duke ofruar kështu një kanal të pavarur jashtë institucionit ku është konstatuar shkelja”.

Pirdeni shpjegoi gjithashtu se sinjalizimi publik konsiston në bërjen publike të informacionit mbi shkeljen.

“Pr/ligji përfshin edhe rastet kur sinjalizuesi i drejtohet mediave ose platformave të tjera publike, pasi ka ezauruar më parë një nga format e tjera të sinjalizimit”, u shpreh ajo.

Ministrja theksoi se ligji parashikon detyrimin për ngritjen e njësive përgjegjëse për sinjalizimin në çdo autoritet publik dhe subjekt privat me më shumë se 50 punonjës, duke ulur pragun nga 80 punonjës për çdo institucion publik dhe nga 100 punonjës për strukturat private. “Kjo zgjeron ndjeshëm zbatimin e strukturave që janë përgjegjëse për sinjalizimin,” tha Pirdeni.

Sipas saj, projektligji parashikon edhe risi të rëndësishme, si garantimin e qartë të konfidencialitetit të sinjalizuesit, mbrojtjen e burimit të informacionit, ndalimin e çdo forme hakmarrjeje dhe të drejtën për të përfituar ndihmë juridike falas.

Duke u ndalur te mbrojtja nga veprimet hakmarrëse, Pirdeni u shpreh se, “ndalohet çdo veprim ose çdo mosveprim i drejtpërdrejtë apo i tërthortë, i ndërmarrë në një kontekst pune, që ndodh pas sinjalizimit dhe që shkakton ose mund t’i shkaktojë dëm sinjalizuesit”.

Ajo shtoi se ligji liston qartë rastet e hakmarrjes, duke përfshirë largimin nga puna, pezullimin, transferimin apo uljen në detyrë, si dhe dëmtimin e reputacionit të sinjalizuesit.

/gj.m/j.p/

 

The post Pirdeni: Forcim i mbrojtjes për sinjalizuesit e shkeljeve të mundshme të ligjit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kuvendi rishpall vakancën për zëvendësimin e Elsa Toskës në Kushtetuese

10 December 2025 at 13:40

Komisioni parlamentar i Ligjeve vendosi të mërkurën që të rihapë garën për një anëtar me mandat të plotë në Gjykatën Kushtetuese, i cili do të zëvendësojë Elsa Toskën e larguar me dorëheqje nga detyra në mesin e mandatit të saj. Vakanca u hap për herë të parë nga Kuvendi në fund të shtatorit 2024, por […]

The post Kuvendi rishpall vakancën për zëvendësimin e Elsa Toskës në Kushtetuese appeared first on Reporter.al.

Endri Shabani drejt postit të Avokatit të Popullit me votat e PS

By: armand
9 December 2025 at 16:27

Komisioni i Ligjeve ka miratuar me 9 vota pro dhe 3 kundër raportin për t’ia dërguar seancës plenare gjashtë kandidatët që plotësojnë kriteret për t’u votuar për Avokat të Popullit. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se opozita nuk do të marrë pjesë në procesin e zgjedhjes në Parlament të Avokatit të Popullit. “Ne […]

The post Endri Shabani drejt postit të Avokatit të Popullit me votat e PS appeared first on BoldNews.al.

Komisioni i Ligjeve nis sot dëgjesat me kandidatët për Avokatin e Popullit

12 November 2025 at 08:05

TIRANË, 12 nëntor /ATSH/ Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike do të nisë sot zhvillimin e seancave dëgjimore publike me kandidatët për pozicionin e Avokatit të Popullit.

Në njoftimin e publikuar nga Kuvendi bëhet e ditur se, pas shpalljes së vakancës me vendimin nr. 2/2025, datë 13 tetor 2025, dhe përfundimit të afatit për paraqitjen e kandidaturave më 3 nëntor, në total janë depozituar 26 kandidatura për këtë funksion kushtetues.

Në zbatim të ligjit, “Për Avokatin e Popullit”, të ndryshuar, Komisioni i Ligjeve do të organizojë dëgjesa publike me secilin prej kandidatëve.

Seancat dëgjimore do të zhvillohen në datat 12 dhe 13 nëntor 2025, në orën 14:00, në sallën e Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, pranë Kryesisë së Kuvendit.

Sipas njoftimit, në ditën e parë të dëgjesave, më 12 nëntor, do të paraqiten kandidatët:
Adriana Kalaja, Anton Kosteri, Anton Lleshaj, Aranita Brahaj, Besim Ndregjoni, Dardan Mustafaj, Endri Papajorgji, Endri Shabani, Fatjona Male, Genta Tafa, Gerti Shella, Gëzim Allaraj dhe Ismail Tafani.

Procesi i dëgjesave publike do të vijojë edhe më 13 nëntor, me prezantimin e kandidatëve të mbetur, përpara se Komisioni të përgatisë raportin përfundimtar me vlerësimin e tyre.

Avokati i Popullit zgjidhet nga Kuvendi me tre të pestat e votave të të gjithë deputetëve, për një mandat pesëvjeçar.

/a.f/r.e/

The post Komisioni i Ligjeve nis sot dëgjesat me kandidatët për Avokatin e Popullit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Komisionet miratojnë mes debatesh draftin për “Barazinë Gjinore”

4 November 2025 at 17:22

Pas debateve publike dhe politike që u përqendruan tek terminologjia e përdorur për gjininë, projektligji i qeverisë për “Barazinë Gjinore” u miratua në disa komisione parlamentare të martën me ndryshime minimale, ndërkohë që Partia Socialiste u tërhoq nga dhjetra amendamente të mëparshme për këtë nismë. Kundërshtimet e opozitës dhe përfaqësuesve të komuniteteve fetare u fokusuan […]

The post Komisionet miratojnë mes debatesh draftin për “Barazinë Gjinore” appeared first on Reporter.al.

Korreshi në Komisionin e Ligjeve: Nëpunësit civilë me teserë partie, demokratët të përjashtuar

By: armand
20 October 2025 at 12:02

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka hedhur kritika në Komisionin e Ligjeve lidhur me politizimin e administratës publike dhe moszbatimin e vendimeve gjyqësore për rikthimin në punë të punonjësve të pushuar padrejtësisht. Gjate raportimit të Komisioneres  për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, Pranvera Strakosha, deputeti demokrat përmendi edhe institucionet publike që janë jashtë mbikëqyrjes së […]

The post Korreshi në Komisionin e Ligjeve: Nëpunësit civilë me teserë partie, demokratët të përjashtuar appeared first on BoldNews.al.

“Represiv”, Prokurori i Përgjithshëm rrëzon draft-kodin e ri për Penal

15 October 2025 at 18:13

Duke raportuar të martën para Komisionit të Ligjeve në Kuvend, Çela, tha se Kodi Penal në fuqi mund të ketë pasur nevojë për përmirësime, por jo ndryshim të bazave të tij, duke e gjetur të pabazuar argumentin e përdorur nga nismëtarët se kodi në fuqi është i vjetëruar pasi është miratuar nga viti 1995 “Fryma […]

The post “Represiv”, Prokurori i Përgjithshëm rrëzon draft-kodin e ri për Penal appeared first on Reporter.al.

Kreu i SPAK: Akuzat politike frymëzojnë kërcënimet e grupeve kriminale

15 October 2025 at 14:53

Në komisionet parlamentare bënë raportimet vjetore gjatë tetorit të gjitha institucionet e pavarura dhe të krijuara me ligj, por raportimi i Prokurorisë së Posaçme, SPAK, mori një interes të veçantë nga deputetët dhe publiku. Të martën pasdite, i treti në radhën e raportimeve para Komisionit të Ligjeve dhe Komisionit të sapokrijuar për “Nismat Qytetare Bashkëpunimin […]

The post Kreu i SPAK: Akuzat politike frymëzojnë kërcënimet e grupeve kriminale appeared first on Reporter.al.

Manja: Të respektohen afatet e hetimit ndaj kujtdo, pavarësisht veprës penale

14 October 2025 at 22:39

TIRANË, 14 tetor /ATSH/ Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja u shpreh sot se puna e SPAK dhe trupës së prokurorëve të këtij institucioni duhet përgëzuar. Komentet Manja i bëri në përfundim të seancës maratonë në komision ku rapoortuan drejtuesit e institucioneve të Drejtësisë.

Në përfundim të seancës me drejtuesin e SPAK, Altin Dumani, Manja e falënderoi për 328 procedimet e reja penale që ky institucion ka hetuar gjatë vitit 2024 si dhe procedimet e mbartuara, që në raport me volumin është një punë kolosale që përballohet nga një trup modeste prej 20 prokurorësh.

“Kërkesa që ju keni për adresimin e ndryshimeve ligjore në nivelin kushtetues që ka të bëjë me të ardhmen e statusit tuaj, nuk është lëmoshë. Është një kërkesë e ligjshme, për të siguruar barazi juridike në trajtimin kushtutues dhe ligjor njësoj siç e kanë gjyqtarët e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”, vijoi Manja.

Sipas Manjës, të kërkosh të drejtën për rikandidimin kur trupa përzgjedhëse është një organ tjetër kushtetues është një kërkesë më se legjitime.

“Do duhet të ketë një përgjigje nga Kuvendi. Nuk ka arsye të komentohet sikur trupa e prokurorëve që u mbaron mandati në 2028 apo të tjerëve që do u mbarojë pak më vonë, po kërkojnë privilegj personal. Çështja e statusit tuaj është e zgjidhur që nga emërimi dhe kalimi i filtrave të vetingut. Ju gëzoni mbrojtje ligjore, me përjashtim kur shkelni rëndë detyrën. Tërë këtë seancë maratonë, të raportimit kërkohet të nxirret sikur prokurorët e SPAK kanë ardhur këtu të kërkojnë privilegje personale”, pohoi Manja.

“Nuk dua të bëj ndarje mes krimit të organizuar dhe korrupsionit, por ju meritoni vlerësime për punën kur 263 persona të botës së errët të krimit sot janë nën hetim nga SPAK, dhe 195 prej tyre janë sot me masë sigurimi arrest në burg. Ka rënë me 11% numri i kërkesave për arrest me burg që prokurorët e SPAK kanë bërë gjatë vitit 2024. Numri i të paraburgosurve për llogari të SPAK zë një përqidje të papërfillshme në numrin total të të paraburgosurve në Shqipëri”, cilësoi ai.

Manja iu drejtua prokurorëve të SPAK duke kërkuar që të respektohen afatet e hetimit, pasi sipas tij kjo është vija e demarkacionit në veprimtarinë e prokurorit.

Manja kërkoi që të respektohet afatet e hetimit ndaj çdo subjekti pavarësisht nga vepra që ka kryer, brenda parashikimeve që ka kodi i procedurave penale.

“Edhe zgjatjet e pajustifikuara të hetimit nuk t’i jep gjykata, por ju duhet të rrisni përpjekjet, edhe pse janë çështjr të komplikuara, duhet të respektoni në maksimum të drejtat dhe liritë e palëve në proces”, tha Manja.

/e.i/j.p/

The post Manja: Të respektohen afatet e hetimit ndaj kujtdo, pavarësisht veprës penale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dumani: SPAK institucion i maturuar, prokurorët e posaçëm të kenë mundësinë e rikandidimit

14 October 2025 at 19:44

TIRANË, 14 tetor/ATSH/ Altin Dumani, kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsioni dhe Krimit të Organizuar, u shpreh se nuk do të rikandidojë në postin e kreut të SPAK, me përfundimin e mandatit 9-vjeçar.

Dumani u shpreh gjatë prezantimit të raportit vjetor të punës së SPAK gjatë 2024-ës, se prokurorët duhet ta kenë mundësinë e rikandidimit pas mandatit 9-vjeçar.

“Në përfundim të mandatit tim nuk do rikandidoj. Unë flas në emër të institucionit, të paktën 11 prokurorëve të posaçëm u mbaron mandati brenda 1 viti. Mund ta imagjinoni boshllëkun që krijohet. Vlerësoj se nuk kemi aq shumë burime njerëzore, se po të kishim s’do duhej gjithë ajo reformë, sa t’i zëvendësojmë këta prokurorë, 11 prokurorë në një vit. E dyta është tjetra, këta prokurorë kanë çështje që i ndjekin me vite të tëra dhe në një moment të bukur ti i thua mandati yt mbaroi, s’ke më punë me çështjen, pengohen hetimet në këtë drejtim. Shteti shqiptar, BE dhe SHBA kanë investuar në këtë trupë prokurorësh për t’u rritur profesionalisht për të krijuar imunitet ndaj politikës, biznesit e krimit të organizuar dhe megjithëse është bërë gjithë ky investim, i thuhet prokurorit të posaçëm, pa paragjykuar prokurorët e përgjithshëm”, tha Dumani.

“Nuk kemi luksin që një prokuror i specializuar për hetimin e një kategorie të veçantë krimesh ta çojmë në një prokurori të përgjithshme, dhe nga një krim i sofistikuar të fillojë të hetojë vjedhje të thjeshta, kanosjen, shkeljet e rregullave të qarkullimi rrugor”, vijoi ai.

Nga ana e tij, deputeti i PS-së, Damian Gjiknuri e pyeti Dumanin, nëse SPAK do të vazhdojë të jetë permanent në goditjen e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit apo do të ketë fatin e dinosaurit.

Kreu i SPAK vlerësoi arritjet e institucionit që ai drejton, duke e konsideruar si një institucion të maturuar dhe me perspektivë të mirë.

“Ajo që SPAK ka arritur, ato rezultate modeste, janë produkt i punës së prokurorëve të posaçëm, të hetuesve të BKH dhe hetuesve financiarë që i kanë dedikuar këtij profesioni jetën e tyre, kam pasur fatin si drejtues të punoj me kolegët prokurorë. Unë jam thjesht dhe vetëm drejtues. Realisht kontributorët realë janë prokurorët”, tha ai.

“Perspektivën e SPAK e shoh të mirë, institucioni është maturuar, nga pikëpamja profesionale vlerësoj se është në gjendje të ecë para. E vetmja gjë është momenti kur 11 prokurorë ikin njëherësh. Duhet të mendoni si ligjvënës me këtë moment”, theksoi Dumani.

Dumani foli edhe për vështirësitë gjatë punës në vitin 2024, duke veçuar se SPAK përballet me presione mediatike, politike, por edhe nga krimi i organizuar.

“Doja të veçoja presionin e jashtëm nga aktorë politikë, mediatikë, dhe krimi i organizuar që rrezikon integritetin institucional dhe të prokurorëve, duke kërkuar një reagim të koordinuar institucional për mbrojtjen e pavarësisë kushtetuese”, theksoi Dumani.

Duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit demokrat Klevis Balliu, Dumani pohoi se prokurorët kanë rënë pre e kërcënimit nga organizatat kriminale.

“Kërcënime serioze jo sa për të thënë. Megjithatë prokurorët e kanë përballuar dhe janë përballur me ta duke ndërtuar ngritje penale të suksesshme”, tha drejtuesi i SPAK, Altin Dumani.

Deputetët e opozitës në Komisionin e Ligjeve pyetën Dumanin për të ashtuquajturën çështje “Aruba”. I pyetur nga deputetja e PD, Elda Hoti nëse SPAK ka nisur hetim mbi këtë çështje, Dumani iu përgjigj se nuk njeh asnjë çështje me emrin Aruba.

“Nuk njoh çështje me emrin Aruba, s’kam asgjë për të ndarë me Kuvendin dhe opinionin publik”, tha kreu i SPAK.

/e.i/j.p/

The post Dumani: SPAK institucion i maturuar, prokurorët e posaçëm të kenë mundësinë e rikandidimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dumani: Taskforca e 11 majit nuk ka dështuar, regjistruam 44 procedime penale

14 October 2025 at 19:10

TIRANË, 14 tetor/ATSH/ Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani u shpreh se taskforca e ngritur nga SPAK për zgjedhjet e 11 majit, nuk ka dështuar, por ka vend për përmirësim.

Gjatë raportimit të aktivitetit vjetor të SPAK për 2024-ën në Komisionin e Ligjeve, Dumani iu përgjigj pyetjes së ngritur nga deputeti i opozitës, Oerd Bylykbashi lidhur me fenomenin e shitblerjes së votës dhe mosfunksionimin sipas Bylykbashit të taskforcës gjatë zgjedhjeve të 2025.

“Ngritëm taskforcë për hetimin e krimit zgjedhor në të gjithë Shqipërinë. Kjo nuk ka dështuar, por ka vend për përmirësim. Ne kemi marrë seriozisht çdo kallëzim nga partitë apo qytetarët. Janë regjistruar procedimet penale nga ana ligjore”, tha Dumani.

“Nga 194 materiale të administruara, ka rezultuar se subjektet politike kanë depozituar 56 materiale kallëzuese, Policia e Shtetit 35, shërbimi i brendshëm i burgjeve 1 material,  ndërsa kallëzime nga shtetasit rreth 80 materiale. 10 raste janë regjistruar nga Prokuroria e Posaçme. Ne kemi vlerësuar të gjitha referimet e ardhura nga qytetarë dhe institucionet, ndërsa janë regjistruar 44 procedime penale dhe nën hetim janë 38 procedime”, vijoi ai.

Kreu i SPAK tha se këto nuk janë shifra që përmbushin pritshmëritë e institucionit që ai drejton, por nga ana e SPAK, sipas Dumanit, janë bërë të gjitha veprimet e nevojshme.

“Aktualisht kemi një kryetar bashkie të pandehur për korrupsion aktiv. Kemi edhe një tjetër për korrupsion gjatë zgjedhjeve 2025. Kemi arrestuar edhe disa persona. Ka vend për të bërë më tepër. SPAK ka vetëm 20 prokurorë, s’jemi Policia e Shtetit, kemi detyrim ligjor të ushtrojmë ndjekjen penale”, pohoi Dumani.

“Kemi arrestuar disa persona për zgjedhjet 2025. Disa janë për hetim dhe gjykim. Janë dhe procedime penale që shpresojmë të kemi rezultat konkret. Kemi detyrim të ushtrojmë ndjekje penale”, vijoi ai.

Dumani u shpreh se janë dërguar hetues dhe prokurorë në kohë reale, edhe në mes të natës pasi janë marrë sinjalizime për shitblerje votash.

“Rezultati është që kur bëni denoncim dhe ne sa bëjmë një punë për hetim, ju thoni po blihen vota, kërkon organizim ajo punë. Sa organizojmë punën, shikojmë në media me titra që në filan vend po blihen vota. Kapacitetet këto janë. Kemi pasur një problematikë tek denoncimi te faqja që hapëm, me sugjerimin e një deputeti opozitar ndryshuam faqen se kërkonim kartën e identiteti në rastin e denoncimit. Që ka punuar faqja gjatë kohës e kam me grafikë, me klikime, e vetmja gjë që nuk ka funksionuar pas orës 19:00 të datës 11 maj ka qenë telefoni i gjelbër, se e kishim në kontratë”, tha Dumani.

/e.i/j.p/

The post Dumani: Taskforca e 11 majit nuk ka dështuar, regjistruam 44 procedime penale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

TEC-et “Tigri 1” dhe “Tigri 3”, Dumani: Do të ketë ndjekje penale nëse…

By: Elva
14 October 2025 at 19:40

Kreu i SPAK, Altin Dumani, raportoi sot në Komisionin e Ligjeve në Kuvend për veprimtarinë e institucionit dhe iu përgjigj pyetjeve të deputetëve mbi hetimet për pastrimin e parave dhe abuzimet me TEC-et lundruese në Vlorë. Për TEC-et “Tigri 1” dhe “Tigri 3”, Dumani u shpreh se nëse evidentohen prova për abuzime, SPAK do të […]

The post TEC-et “Tigri 1” dhe “Tigri 3”, Dumani: Do të ketë ndjekje penale nëse… appeared first on BoldNews.al.

Dumani: 65.5 milionë euro pasuri u sekuestruan gjatë vitit 2024, u hetuan 33 ish-zyrtarë të lartë

14 October 2025 at 16:54

TIRANË, 14 tetor/ATSH/ Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani prezantoi sot në Komisionin e Ligjeve, veprimtarinë gjatë vitit 2024 të institucionit që ai drejton.

Dumani tha se SPAK ka përgatitur një raport vjetor për vitin 2024, raport i cili i është dërguar Kuvendit në muajin mars të këtij viti.

“Gjatë vitit 2024, SPAK ka pasur në vëmendje ndjekjen e rekomandimeve të BE-së, të rezolutës së Kuvendit të Shqipërisë si edhe të rekomandimeve prioritare të Këshillit të Ministrave në luftën kundër korrupsionit dhe kriminalitetit. Janë marrë në konsideratë jo vetëm indikatorë sasiorë, por sidomos ata cilësorë. Progresraporti i Komisionit Evropian i vitit 2024 ka vlerësuar arritjet e SPAK në hetimin e rasteve të korrupsionit në nivel të lartë dhe mbrojtjen e interesave financiare të BE-së. Ky raport thekson nivelin e mirë të bashkëpunimit mes SPAK dhe organizmave ndërkombëtarë në luftën kundër krimit të organizuar”, tha Dumani.

Kreu i SPAK nënvizoi se “në indeksin global të korrupsionit për vitin 2024, Shqipëria ka përmirësuar rezultatin me pesë pikë, ndërsa Transparency International ka vlerësuar rolin e SPAK në publik”.

“Numri i prokurorëve gjatë vitit 2024 u rrit nga 17 në 20, u shtua ekspertiza e BKH-së, si edhe u rritën trajnimet ndërkombëtare. Kjo u reflektua me rritje 8% të çështjeve në hetim dhe me 21% të numrit të personave të hetuar krahasuar më vitin 2023. Numri i procedimeve të reja shënoi një ulje me 15%. U intensifikuara sekuestrimi dhe konfiskimi i aseteve kriminale duke arritur në 65.5 milionë euro, me një rritje prej 60% krahasuar me vitin 2023, si pasuri të paluajtshme, llogari bankare dhe transaksione në kriptovaluta”, theksoi Dumani.

Dumani shtoi se janë krijuar 10 skuadra të reja hetimore të përbashkëta me Interpol, Europol, Eurojust, ndërsa vazhdon puna me 27 të tjerat ekzistuese.

Sipas Dumanit, zbatimi i hetimeve financiare u forcua me miratimin e  udhëzimit të përgjithshëm në nëntor 2024, i cili unifikon standardet e punës për prokurorët, Byronë Kombëtare të Hetimit dhe sektorin e hetimit financiar.

“Vetëm 9.7% e të paraburgosurve në Shqipëri janë persona nën hetim nga SPAK, duke shmangur abuzimin me masat e sigurisë”, tha ai.

“Sa i takon hetimit të krimeve zgjedhore, në janar të vitit 2025 SPAK miratoi strategjinë e hetimit të krimit zgjedhor për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 duke garantuar hetim proaktiv. Gjatë vitit 2024 janë trajtuar 128 kërkesa për informacion nga publiku dhe janë intensifikuar çështjet me ndjeshmëri të lartë”, pohoi Dumani.

Kreu i SPAK tha se në fund të vitit 2024 ishin 114 punonjës, ndërsa BKH ishte në proces rekrutimi për 102 vende vakante, ndërsa procesi për zgjedhjen e drejtorit të BKH-së është në fazë përmbyllëse.

“Është rritur ndjeshëm cilësia e hetimit për korrupsion, në 33 ish-zyrtarë të lartë të proceduar, dhe 19 çështje të dërguara në gjykatë, me një rritje me 8% të çështjeve nën hetim. Janë 65 hetime proaktive me 10 skuadra të përbashkëta hetimore të reja me partnerë ndërkombëtare. Numri i çështjeve nën hetim për veprën penale të trafikimit të narkotikëve në kuadër të grupit të strukturuar kriminal është rritur në masën 3.3%”, tha Dumani. /e.i/j.p/

The post Dumani: 65.5 milionë euro pasuri u sekuestruan gjatë vitit 2024, u hetuan 33 ish-zyrtarë të lartë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dumani: Korrupsioni është në nivel të lartë, ka rritje të abuzimeve me fondet dhe tenderat

By: Elva
14 October 2025 at 17:20

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, raportoi sot në Komisionin e Ligjeve. Dumani theksoi se veprat penale me rrezikshmëri më të lartë gjatë viteve 2023-2024 janë pastrimi i parave dhe shkelja e barazisë në tendera, duke treguar një abuzim të vazhdueshëm me fondet publike. Ai vuri në dukje se korrupsioni i funksionarëve publikë ruan […]

The post Dumani: Korrupsioni është në nivel të lartë, ka rritje të abuzimeve me fondet dhe tenderat appeared first on BoldNews.al.

Dumani: Kemi hasur pengesa në hetimin dhe gjurmimin e kriptovalutave, duhen ndryshime ligjore!

By: armand
14 October 2025 at 17:06

Kreu i Prokurorisë së Posaçme tha gjatë raportimit të tij te Komisioni i Ligjeve se një problematikë e dukshme mbetet hetimi dhe gjurmimi i kriptovalutave, si në aktivitetin kriminale të operimit ë tyre, por edhe të veprimtarisë së organizatave që kryejnë pastrimin e parave duke i konvertuar kryesisht në kripto fitimet e tyre. Altin Dumani […]

The post Dumani: Kemi hasur pengesa në hetimin dhe gjurmimin e kriptovalutave, duhen ndryshime ligjore! appeared first on BoldNews.al.

Dumani tek Ligjet: SPAK ka presion nga politika, janë goditur 10 grupe kriminale shqiptare në BE

By: Elva
14 October 2025 at 17:03

Kreu i SPAK, Altin Dumani, raportoi sot në Komisionin e Ligjeve dhe Nismat Qytetare për veprimtarinë e institucionit gjatë vitit 2024. Dumani u shpreh se SPAK përballet me presione nga politika, media dhe krimi i organizuar, të cilat mund të rrezikojnë integritetin e prokurorëve dhe vijimësinë e hetimeve. “Doja të veçoja presionin e jashtëm nga […]

The post Dumani tek Ligjet: SPAK ka presion nga politika, janë goditur 10 grupe kriminale shqiptare në BE appeared first on BoldNews.al.

Dumani raporton tek “Ligjet”: Janë sekuestruar 65.5 mln euro dhe po heton 33 zyrtarë të lartë për korrupsion

By: Elva
14 October 2025 at 16:51

Kreu i SPAK, Altin Dumani, raportoi sot në Komisionin e Ligjeve dhe Nismat Qytetare për veprimtarinë e institucionit gjatë vitit 2024. Dumani bëri me dije se gjatë vitit të kaluar janë sekuestruar 65.5 milion euro pasuri, duke përfshirë pasuri të paluajtshme, llogari bankare dhe kriptovaluta, një rritje prej 60% krahasuar me vitin 2023. “Gjatë vitit […]

The post Dumani raporton tek “Ligjet”: Janë sekuestruar 65.5 mln euro dhe po heton 33 zyrtarë të lartë për korrupsion appeared first on BoldNews.al.

Vështirësitë e SPAK/ Dumani kërkon ndryshime ligjore për ruajtjen e kriptovalutave: Kemi sekuestruar 11 milionë euro

By: Rovena
14 October 2025 at 16:46

Kreu i SPAK, Altin Dumani prezantoi raportin e vitit 2024 në Komisionin e Ligjeve. Gjatë fjalës së tij kreu i SPAK renditi problematikat dhe vështirësitë që janë hasur gjatë vitit 2024. Përveç presionit nga faktorë të jashtë, si faktorë politikë, mediatike e nga grupet kriminale, Dumani kërkoi ndryshime ligjore për ruajtjen e kriptovalutave.

“Presioni i jashtë nga faktorë të jashtëm politikë, mediatike dhe krimi i organizuar, që kërcënon integritetin e prokurorëve dhe që cenojnë vijimësinë e hetimeve. Përfundimi elektronik i çështjeve është ende në proces. SPAK bën 6 vite dhe është e nevojshme ngritja e një njësie analize.

Kompetencat për njohjen e kompetencave të huaja janë problematike, ekstradimet nga jashtme, pasi këto kompetenca i takojnë Prokurorisë së Përgjithshme. Ekstradimi i shtetasve nga Emirateve e Bashkuara Arabe në Shqipëri, ka qenë problematike, gati e pamundur, të cilët ishin në kërkim për çështje kriminale në llogari të SPAK. Ndryshime ligjore sa i takon ligjit 1902, sa i takon ruajtjes së kriptomonedhave, pasi ne si institucion nuk kemi një portofol për të ruajtur kriptomonedhat në kriptovalutave të sekuestruara.

Vetëm gjatë vitit 2024 kemi konfiskuar 11 milion euro pasuri në kripto. Jemi në proces të grirjes së një shume më të madhe se 11 milionë euro, jemi në proces për sekuestrim, po kemi vështirësi”, tha kreu i SPAK./abcnews.al

Raporti i SPAK 2024, Dumani: Numri i çështjeve të përfunduara është rritur me 13%, masa më të ashpra për krimin e organizuar

By: Rovena
14 October 2025 at 16:29

Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani, prezantoi sot para Komisionit të Ligjeve raportin vjetor për vitin 2024, duke vënë në dukje sfidat, arritjet dhe problematikat e institucionit gjatë këtij viti.

Ai raportoi gjithashtu përmirësime në luftën ndaj krimeve zgjedhore dhe krimit të organizuar, duke sjellë në vëmendje se 105 persona janë dënuar për krim të organizuar dhe 206 janë dënuar me burgim, ndërsa 140 persona janë shpallur në kërkim. Dumani vuri në dukje se masat e sigurimit të dhëna nga SPAK përbëjnë 9.5% të totalit, dhe se numri i çështjeve të përfunduara ka shënuar rritje me 135 krahasuar me vitin e kaluar.

“Krimet zgjedhore. Nga këto të dhëna tregojnë përmirësim. Masat e sigurimit, numri i të burgosurve nga hetimet të SPAK përbën vetëm 9.5% të totalit. 105 persona rezultojnë të dënuar për krim të organizuar. Referuar të dhënat rezulton s enjë numër i konsideruar i personave, 40% e personave 2024, tregon që krimi i organizuar ka marrë një masë të ashpër. Gjatë vitit 2024 janë ekzekutuar, 94 masa arresti, 206 persona janë dënuar me burgim. Në vitin 2024 SPAK ka shpallur në kërkim, 140 persona. Numri i çështjeve të përfunduara nga SPAK u rri me 135 krahasuar me vitin e kaluar”, tha Altin Dumani./abcnews.al

Ironia e Saimir Korreshit: Kryeprokurori si magazinier, s’bën dot hyrje-daljet, t’i shtohen kompetencat

By: V K
14 October 2025 at 15:57

Ditën e sotme, deputeti i PD-së, Saimir Korreshi nga Komisioni i Ligjeve nuk i ka kursyer ironitë, teksa raportonte kryeprokurori Olsjan Çela.

Demokrati deklaroi se; Çela më shumë i dukej si magazinier, pa mall.

“Do e nis nga Fieri, se e ke transferuar në këtë qytet hartën e re. Më lejo që ta nis nga Fieri këtë herë. I nderuar zoti prokurori, po më dukeni një magazinier, pa magazinë. Sepse dukeni sikur keni rolin e inventarizuesit, por s’bën dot hyrje dhe dalje. Sot meqë kemi bonus për t’u shprehur, pyetja ime do tëishte e drejtë; a sheh prokurori i përgjithshëm për të marrë pak kompetenca, jo ato të heqjes dhe vënies së prokurorive, se s’të lënë KLD. Pra të gjendet një e mesme.

Perceptimi i shqiptarëve për reformën në drejtësi, duket se është SPAK, por për mua kjo reformë ka dështuar. Ne kemi më shumë të dënuar për vepra penal, qoftë dhe kundërvajtjet, duke cënuar jetën e të rinjve. A duhet të kemi ne ndërhyrje në ligjin për Prokurorin e Përgjithshëm, që jo të kthehet atje ku ishte, por kompetenca kontrolluese ndaj prokurorëve më të ulët.

Duket sikur është vanitur kompetenca e kryeprokurorit. A keni konstatuar ju apo ju kanë thënë shoqata e avokatëve, që mërziten prokurorët kur bën memo, kur kërkon rikthimin e çështjeve. A ju ka qëlluar që të dënohen për dhunë në familje, të dënohen me paragrafin 4. Pra deklaron gruaja që në sy të fëmijës 1 muajsh, u qëllua me pëllëmbë nga burri. E pa fëmija 1 muajsh.

Ti mos u mërzit, (i kthehet Manjës) se ti prokuror ke qenë. Meqë qeveria ka ndërmend të votojë ligjin për hashashin, dënohet njeriu për 1 cigare hashash dhe një tjetër për 1 ton del nga burgu. Ça bëhet me këto raste?! A nuk duhet të kemi një parim. Zoti Ulsi, mos u mërzisni. Nuk mërzitem unë që jam hero dhe jo ti që je armik. Dale, një sekondë, mos u mërzisni, se ora e pilafit shkoi. Kaq kisha (qeshin në sallë)”, shprehet ai.

The post Ironia e Saimir Korreshit: Kryeprokurori si magazinier, s’bën dot hyrje-daljet, t’i shtohen kompetencat appeared first on Albeu.com.

❌
❌