TIRANË, 18 dhjetor /ATSH/ Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u mor sot në pyetje nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në lidhje me hetimet që po kryhen për dosjen e 21 janarit.
Meta u shoqërua në SPAK nga forcat e policisë dhe mor në pyetje për rreth 2 orë e 30 minuta, si person që ka dijeni në lidhje me çështjen. Pas dëshmisë së dhënë u largua nga ambientet e SPAK drejt paraburgimit.
Dëshmia e Metës erdhi pas kërkesës së tij që të pyetej në lidhje me 21 janarin, dosje që po hetohet prokurori Alfred Shehu.
Protesta e 21 Janarit, ku 4 protestues para Kryeministrisë, ndodhi pas publikimit të një video mes zëevdnëskryeministrit Ilir Meta dhe Dritan Priftit, në të cilën flitej për një aferë korruptive.
Në lidhje me hetimet për 21 janarin janë marrë në pyetje më herët edhe ish-kryeministri Sali Berisha, ish-presidenti Bamir Topi si dhe ish-ministri i Brendshëm asokohe, Lulzim Basha.
Në 21 janar të vitit 2011 gjatë protestës që u zhvillua përpara Kryeministrisë u vranë katër qytetarë: Aleks Nika, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Dedaj.
Në 14 nëntor 2023, Gjykata e Strasburgut doli në përfundimin se 21 Janari ishte krim shtetëror dhe duhej të hetohej si i tillë nga drejtësia shqiptare.
Në korrik 2024, Prokuroria e Posaçme (SPAK) nisi zyrtarisht hetimet për 21 Janarin.
Hetimet për 21 Janarin 2011 nisën pas kërkesës së familjarëve të Aleks Nikës, që prej më shumë se një dekadë kërkojnë drejtësi për vrasjen e djalit të tyre, ndërkohë që është e vetmja vrasje pa autor në atë ngjarje.
/m.q/j.p/
The post “21 Janari”, Ilir Meta dëshmon në SPAK appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.