Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 6 dhjetor 2025

By: Elva
5 December 2025 at 23:01

Dashi Gjatë kësaj dite do ndiheni mjaft të lumtur pranë atij që dashuroni. Në krahët e tij do përjetoni kënaqësi pa fund dhe do ju duket vetja si një princeshë. Beqarët do realizojnë një takim vendimtar në orët e mesditës. Mirë do jetë që t’i merrni gjërat shtruar. Në planin financiar planetët do krijojnë kushtet […]

The post Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 6 dhjetor 2025 appeared first on BoldNews.al.

Nuk do të nxjerrësh asnjë fjalë nga kjo shenjë e zodiakut edhe nëse e torturon!

By: gaze tare
4 December 2025 at 11:39

Akrepi njihet prej kohësh si një nga shenjat më misterioze të zodiakut, dhe astrologët theksojnë se kjo natyrë enigmatike nuk është aspak e rastësishme. Muri mbrojtës që ai ndërton rreth vetes, sipas tyre, lidhet ngushtë me botën e pasur emocionale që Akrepi ruan me fanatizëm. Edhe pse përjeton ndjenja të thella, ai rrallë i shpreh hapur, nga frika se mund të lëndohet, të tradhtohet ose të zbulojë më shumë sesa dëshiron.

Ekspertët shpjegojnë se kur dikush përpiqet ta detyrojë një Akrep të flasë, reagimi i parë është heshtja. Ai mbyllet menjëherë, duke ngritur një mur të padepërtueshëm. Ndryshe nga shenjat e tjera që shprehen impulsivisht, Akrepi vëzhgon me kujdes, analizon situatën dhe ruan çdo detaj për ta përdorur më vonë në avantazhin e tij. Fshehtësia për të nuk është mungesë besimi ndaj personit përballë, por një mekanizëm i natyrshëm vetëmbrojtës.

Astrologët ia atribuojnë këtë sjellje ndikimit të Plutonit, planetit të transformimit, forcës së brendshme dhe sekreteve. Nën energjinë e Plutonit, Akrepi nuk flet kurrë më shumë sesa duhet dhe zbulon vetëm atë që ai vetë e sheh të arsyeshme. Ai peshon me kujdes çdo fjalë dhe nuk hapet kurrë nga presioni, por vetëm nga zgjedhja personale.

Kjo aftësi për të kontrolluar emocionet, për të ruajtur veten dhe për të mbajtur distancë kur është e nevojshme, është pikërisht ajo që e bën Akrepin të fuqishëm dhe të pazakontë. Në botën astrologjike, ai konsiderohet si mjeshtër i sekreteve dhe i forcës së brendshme që nuk zhveshet lehtë.

The post Nuk do të nxjerrësh asnjë fjalë nga kjo shenjë e zodiakut edhe nëse e torturon! appeared first on iconstyle.al.

Horoskopi për ditën e nesërme, e enjte 4 Dhjetor 2025

By: Elva
3 December 2025 at 22:58

Dashi Pas një periudhe kaq te gjate do rikthehet entuziazmi dhe harmonia ne jetën tuaj ne çift. Shprehini me tepër ndjenjat dhe do ndiheni akoma me mire. Beqaret do kenë disa takime te cilat mund te shndërrohen shume shpejt ne lidhje serioze dhe afatgjata. Shfrytëzojini mundësitë qe do iu jepen. Ne planin financiar nuk duhet […]

The post Horoskopi për ditën e nesërme, e enjte 4 Dhjetor 2025 appeared first on BoldNews.al.

Horoskopi ditor, 25 nëntor 2025/ Ja çfarë parashikojnë yjet për të gjitha shenjat

By: Elva
24 November 2025 at 22:59

Dashi Do jeni shume diskrete gjate kësaj dite me personin qe keni ne krah dhe te tjerët qe ju rrethojnë nuk do ju kuptojnë. Për ju e rëndësishme duhet te jete qe te merreni vesh vetëm me partnerin. Beqaret do e takojnë shpirtin e tyre binjak dhe do fillojnë një histori te bukur dashurie. Ne […]

The post Horoskopi ditor, 25 nëntor 2025/ Ja çfarë parashikojnë yjet për të gjitha shenjat appeared first on BoldNews.al.

Dy shenjat më pak me fat këtë fundjavë: çfarë duhet të presin?

By: gaze tare
22 November 2025 at 10:24

Astrologët paralajmërojnë se fundjava pritet të sjellë energji të trazuar për dy shenja të zodiakut, të cilat mund të përballen me pengesa, keqkuptime dhe vendime të vështira. Edhe pse ndikimet janë të përkohshme, këto ditë kërkojnë kujdes të shtuar.

Akrepi

Për Akrepin, fundjava vjen me tensione emocionale dhe lodhje mendore. Një situatë e mbetur pezull mund të rikthehet papritur, duke i bërë të ndihen të mbingarkuar. Në marrëdhënie, keqkuptimet mund të lindin nga gjëra të vogla, prandaj komunikimi i qetë është kyç. Financiarisht, është e këshillueshme të shmangen vendimet impulsive, pasi yjet nuk favorizojnë rrezikun. Akrepët duhet të ruajnë qetësinë dhe të rezervojnë kohë për veten.

Ujori

Ujori mund të ndjejë sikur gjërat nuk po ecin sipas planit. Planet e fundjavës rrezikojnë të prishen për shkak të vonesave, anulimeve ose detyrimeve të papritura familjare. Energjia e tyre është më e ulët se zakonisht, ndaj pushimi dhe mosngarkimi me përgjegjësi të tepërta është thelbësor. Në aspektin sentimental, një bisedë e ndjeshme mund të sjellë debat nëse nuk trajtohet me kujdes.

Astrologët theksojnë se ndikimet janë të përkohshme dhe se java e ardhshme hap energji më pozitive për të dy shenjat (Akrep, Ujor). Deri atëherë, durimi dhe vetëkontrolli janë arma më e mirë…

The post Dy shenjat më pak me fat këtë fundjavë: çfarë duhet të presin? appeared first on iconstyle.al.

Çfarë do të ndodhë me ty nëse e tradhton Akrepin?

By: D Marku
12 November 2025 at 16:19

Sipas astrologëve, Akrepi është një nga shenjat më komplekse dhe më të thella të zodiakut, e njohur për intensitetin emocional, besnikërinë e fortë dhe reagimet e ashpra ndaj zhgënjimit. Në interpretimin e tyre, kjo shenjë ujore udhëhiqet nga planeti Pluton, që lidhet me transformimin, misterin dhe ndjenjat ekstreme.

Ekspertët e astrologjisë shpjegojnë se një Akrep mund të jetë partner shumë i përkushtuar dhe i ndjeshëm, por edhe jashtëzakonisht i ndjeshëm ndaj tradhtisë apo mungesës së vëmendjes. “Kur ndien se është lënduar, ai nuk e fsheh dhimbjen, por e kthen në forcë mbrojtëse, që shpesh shihet si hakmarrje,” thuhet në analizat astrologjike.

Sipas tyre, Akrepi e përjeton çdo marrëdhënie me intensitet të lartë dhe kërkon transparencë absolute. Një vonesë në komunikim, një fjalë e keqkuptuar apo një gjest i ftohtë mund të perceptohen si mungesë ndjenje. Kjo shpjegon pse kjo shenjë shpesh përshkruhet si “e pamëshirshme”, ndonëse në thelb ajo udhëhiqet nga frika e humbjes dhe nevoja për siguri emocionale.

Astrologët këshillojnë që, për të ruajtur një marrëdhënie të qëndrueshme me një Akrep, nevojiten ndershmëri, durim dhe respekt i thellë për hapësirën e tij emocionale, pasi, megjithëse është i fortë, është gjithashtu një nga shenjat që dashuron më sinqerisht. Pra herën tjetër mendohu dy herë kur të merresh me një, akrep!

The post Çfarë do të ndodhë me ty nëse e tradhton Akrepin? appeared first on Albeu.com.

Je me fat nëse ke këto tre shenja të zodiakut i ke miq

By: Elva
1 November 2025 at 15:56

Luani Ai është mbrojtësi i grupit. Ai kërkon vazhdimisht që të tjerët të ndiejnë se dikush kujdeset dhe kujdeset për ta. Ai është ai që do të na japë vetëbesim para një interviste të rëndësishme pune dhe që do të na përqafojë pas një ndarjeje. Gjithashtu, në ndryshim nga miqësitë që ofrojnë shenjat e tjera, […]

The post Je me fat nëse ke këto tre shenja të zodiakut i ke miq appeared first on BoldNews.al.

Rritje financash dhe takime romantike, zbuloni 3 shenjat e horoskopit që do të kenë fat gjatë muajit Nëntor

By: V K
30 October 2025 at 12:39

Muaji nëntor vjen me bollëk dhe fat për 3 shenja të horoskopit. Jupiteri, planeti i fatit dhe bollëkut, do të qëndrojë në gaforre gjatë gjithë muajit, duke sjellë energji pozitive, por edhe reflektime të thella.

Binjakët

Për binjakët, nëntori është muaji i bollëkut! Jupiteri në Gaforre ndikon direkt në shtëpinë tuaj të dytë, atë të financave dhe vetëvlerësimit, duke sjellë rritje ekonomike dhe mundësi profesionale. Venusi, deri më 6 nëntor, ndikon në marrëdhëniet dhe miqësitë, mund të ketë një romancë që lind nga një miqësi e vjetër.

Nga 6 nëntori, kur Venusi hyn në akrep, vëmendja kthehet te puna dhe shëndeti. Kjo është periudha ideale për të përmirësuar rutinën, për të fituar një pozicion të ri, apo për të rritur të ardhurat.

Në fund të muajit, kur venusi kalon në shigjetar, binjakët do të përjetojnë një periudhë të bukur në dashuri. Hëna e Plotë në dem ndihmon në çlirimin e energjive të vjetra dhe hap rrugën për fillime të reja profesionale.

Peshorja

Peshoret janë në qendër të vëmendjes! Jupiteri në shtëpinë e dhjetë të karrierës dhe reputacionit sjell rritje profesionale, njohje dhe suksese që mund t’i keni pritur prej kohësh. Është koha për të dalë në pah dhe për të marrë vlerësimin që meritoni.

Venusi, që qëndron në shenjën tuaj në fillim të muajit, ju jep një shkëlqim të veçantë, jeni më karizmatikë dhe tërhiqni vëmendje pozitive nga të tjerët. Kur Venusi kalon në akrep, në shtëpinë tuaj të dytë, do të ketë përmirësime të qarta në financa dhe stabilitet material.

Hëna e Plotë në dem mund të sjellë lajme të mira për një çështje financiare, ndërsa Hëna e Re në akrep hap një kapitull të ri në të ardhura.

Akrepi

Nëntori është muaji juaj! Jupiteri ndodhet në shtëpinë tuaj të nëntë, fushë që lidhet me udhëtimet, studimet dhe zgjerimin e horizonteve. Ky pozicion ju sjell mundësi të reja për të mësuar, për të udhëtuar, apo për të krijuar lidhje me njerëz që mund të ndryshojnë rrjedhën e jetës tuaj.

Kur Venusi hyn në shenjën tuaj më 6 nëntor, ju bëheni magnetikë dhe të parezistueshëm. Kjo është periudha ideale për dashuri, romanca dhe rritje personale. Në fund të muajit, venusi kalon në shigjetar, duke vënë në fokus financat dhe vetëvlerësimin.

The post Rritje financash dhe takime romantike, zbuloni 3 shenjat e horoskopit që do të kenë fat gjatë muajit Nëntor appeared first on Albeu.com.

Horoskopi, 30 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

By: Elva
29 October 2025 at 23:02

Dashi Do ndiheni shume mire sot pranë atij qe dashuroni dhe nuk do keni çfarë te kërkoni me shume. Mosmarrëveshjet e se kaluarës i keni lënë pas krahëve. Beqaret do jene me te vendosur se kurrë te fillojnë një histori dashurie me personin qe ka kohe qe i josh. te ardhurat duhet menaxhuar me shume […]

The post Horoskopi, 30 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj appeared first on BoldNews.al.

Horoskopi, 28 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

By: Elva
27 October 2025 at 22:56

Dashi Partneri do ju tregoje sot se është një kënaqësi e madhe t’iu kesh pranë ju. Nuk do mungojnë surprizat dhe propozimet interesante. Beqaret do tërhiqen mjaft nga një person qe ka tashme një lidhje. Mos hidhni hapa te nxituara për te cilat do pendoheni mjaft. Financat duhet t’i menaxhoni me maturi dhe kujdes te […]

The post Horoskopi, 28 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj appeared first on BoldNews.al.

Njihuni me këto 3 shenja të horoskopit që e nisin javën mbarë

By: V K
27 October 2025 at 09:53

Duke nisur nga dita e sotme 27 tetor, e deri të premten, 31 tetor 2025, vjen me energji pozitive dhe mundësi të reja për shumë prej nesh, por veçanërisht për tre shenja të zodiakut, të cilat duket se do të kenë fat në çdo fushë të jetës.

Astrologët theksojnë se këto ditë favorizojnë ndryshimet, fillimet e reja dhe zhvillimet e papritura, ndërsa këshillojnë të gjitha shenjat të jenë më të hapura ndaj ideve dhe mundësive që shfaqen.

Por cilat janë shenjat që do të ndihen më me fat këtë javë?

Akrepi
Për Akrepin, Hëna e Re në shenjën e tij sjell mundësi për të nisur diçka të re. Është koha për vendime të guximshme, si në aspektin personal ashtu edhe në atë profesional. Çdo kontakt apo njohje e re mund të rezultojë e favorshme, ndërsa ndikimi i Hënës së Re ndihmon Akrepin të lërë pas gjithçka që nuk i shërben më.

Demi
Demi ndikohet nga opozita e Diellit me Uranin, duke sjellë zhvillime të papritura, por pozitive. Planet që dukeshin të bllokuara mund të marrin kthesë të re, ndërsa shfaqen mundësi në fusha ku nuk priteshin. Këshilla e javës për Demin: qëndro i hapur ndaj ndryshimeve! Fleksibiliteti është çelësi i suksesit dhe i fatit këtë periudhë.

Luani

Luani shijon ndikimin e Venusit në shenjën e tij, që i shton sharmin, vetëbesimin dhe magnetizmin personal. Kjo është java ideale për kontakte shoqërore, njohje të reja dhe zhvillime romantike. Venusi ndihmon luanin të shkëlqejë dhe të tërheqë vëmendjen, si në dashuri, ashtu edhe në punë.

The post Njihuni me këto 3 shenja të horoskopit që e nisin javën mbarë appeared first on Albeu.com.

Shenjat më të fuqishme të zodiakut gjatë sezonit të Akrepit 2025

By: gaze tare
25 October 2025 at 17:23

Ndërsa Dielli lëviz në Akrep, energjia ndryshon dukshëm. Atmosfera bëhet më e thellë dhe më magnetike, ditët shkurtohen dhe gjendja shpirtërore bëhet më introverte. Kjo periudhë, e cila zgjat nga 22 tetori deri më 21 nëntor 2025, tradicionalisht shoqërohet me intensitet, transformim dhe forcë të brendshme. Vështrimi kthehet jo vetëm tek ajo që është e dukshme, por kryesisht tek ajo që fshihet nën sipërfaqe. Të vërtetat e fshehura mund të zbulohen dhe situatat e vjetra mund të mbyllen, duke hapur rrugën për fillime të reja.

Akrepi, si një shenjë e fiksuar uji, sjell energji që është e thellë, e vazhdueshme dhe e pashtershme. Kjo është një kohë kur dëshira për eksplorim të brendshëm dhe zhvillim personal është rritur. Ndërsa të gjitha shenjat preken nga sezoni i Akrepit, shenjat e fiksuara pritet ta përjetojnë këtë periudhë më intensivisht.

Për këto katër shenja të zodiakut , kjo kohë mund të shënojë ndryshime përcaktuese, zbulime personale dhe fuqizim emocional.

Akrepi
Ndërsa Dielli ndriçon këtë shenjë, energjia kthehet nga brenda. Intensiteti fizik, depërtimi dhe vendosmëria rriten, duke dhënë një ndjesi fuqie dhe pranie që nuk kalon pa u vënë re. Kjo periudhë është ideale për të filluar qëllime të reja ose për të mbyllur qarqet që nuk i shërbejnë më zhvillimit personal.

Me Plutonin, bashkësundimtarin e shenjës, që kontribuon energjikisht, konceptet e mbarimeve dhe rilindjes marrin një rëndësi të veçantë. Është një kohë e mirë për të marrë vendime të guximshme dhe për të vendosur kufij të qartë. E tëra çfarë kërkohet është të jeni të kujdesshëm ndaj tendencave kontrolluese ose obsesive, pasi fuqia që ofrohet nga kjo kohë duhet të kanalizohet me vetëdije dhe pjekuri.

Demi
Kundërshtimi i shenjës me Akrepin sjell një tension të veçantë, i cili shprehet përmes marrëdhënieve, çështjeve materiale dhe vlerave më të thella. Kjo periudhë inkurajon një ekuilibër midis nevojës për stabilitet dhe gatishmërisë për të ndryshuar. Mund të ketë zbulesa ose ndryshime në fushën e marrëdhënieve personale ose profesionale, duke kërkuar përshtatshmëri. Dinamika e Akrepit nxjerr në pah gjithashtu çështje të financave, burimeve të përbashkëta ose investimeve. Mund të jetë e nevojshme të ripërcaktohen prioritetet ose të lirohen lidhjet që nuk shërbejnë më. Përmes këtij procesi, zbulohet forca e brendshme e shenjës, e cila nuk bazohet vetëm në siguri, por edhe në aftësinë për të rikrijuar.

Luani
Sezoni i Akrepit aktivizon sektorin e shtëpisë dhe bazës emocionale. Interesi kthehet tek e kaluara, marrëdhëniet familjare ose çështjet e brendshme të pazgjidhura. Është një mundësi për pastrim emocional, rilidhje me një ndjenjë sigurie dhe ristrukturim të themeleve që lidhen me identitetin personal. Kombinimi i forcës së brendshme dhe kreativitetit mund të çojë në ripërtëritje dhe rigjallërim shprehës, qoftë artistikisht apo personalisht.

Ujori
Fokusi është te karriera, imazhi shoqëror dhe qëllimet afatgjata. Sezoni i Akrepit sjell zhvillime në botën profesionale, duke nxjerrë në dritë mundësi për njohje, si dhe sfida që kërkojnë një rishikim të strategjive. Intuita natyrore dhe mendimi inovativ përmirësohen, duke siguruar sfondin e duhur për vendime me përmbajtje dhe perspektivë. Sezoni inkurajon një rishikim të marrëdhënies me suksesin dhe bën thirrje për një dialog të brendshëm: a lindin këto qëllime nga pasioni apo thjesht nga zakoni? Përgjigja mund të sjellë ndryshime vendimtare të kursit dhe një ndjenjë të re qëllimi.

The post Shenjat më të fuqishme të zodiakut gjatë sezonit të Akrepit 2025 appeared first on iconstyle.al.

Zbuloni 3 shenjat e horoskopit që duhet të bëjnë kujdes gjatë muajve të parë të vitit 2026

By: V K
24 October 2025 at 13:32

Jupiteri, planeti i fatit dhe zgjerimit, do të lëvizë retrograd nga 11 nëntori deri më 26 mars 2026, duke ndikuar në mënyrë të ndryshme shenjat e horoskopit.

Për disa prej tyre, kjo periudhë mund të sjellë sfida dhe trazira të brendshme.

Sipas astrologëve, Jupiteri retrograd do të jetë në shenjën emocionale të Gaforres, duke sjellë rishikime dhe reflektime mbi shtëpinë, familjen dhe sigurinë personale. Kjo mund të aktivizojë plagë të vjetra dhe pasiguri për disa shenja.

Tre shenjat më të prekura:

Luani 

Jupiteri ndikon në shtëpinë e 12-të, e cila lidhet me nënndërgjegjen dhe konfliktet e brendshme. Kjo mund të sjellë tension emocional dhe nevojën për izolim dhe reflektim.

Akrepi 

Në shtëpinë e 9-të, Jupiteri retrograd mund të shkaktojë rishqyrtim të besimeve, filozofisë dhe qëllimeve personale, duke sjellë trazira emocionale.

Ujori

Jupiteri ndikon në shtëpinë e 6-të, që lidhet me rutinën, shëndetin dhe punën. Kjo periudhë mund të sjellë vështirësi në balancimin e jetës personale dhe profesionale, si dhe ankth ose probleme shëndetësore.

The post Zbuloni 3 shenjat e horoskopit që duhet të bëjnë kujdes gjatë muajve të parë të vitit 2026 appeared first on Albeu.com.

Shenjat e zodiakut që tërheqin fat dhe para deri në fund të muajit

By: gaze tare
23 October 2025 at 17:43

Gjatë kësaj kohe, universi duket se është veçanërisht i favorshëm për tre shenja të zodiakut , duke u dhënë atyre mundësi për bollëk, përparim dhe sukses para fundit të tetorit 2025. Sipas astrologes Amy Demure, megjithëse këto shenja mund të kenë përballuar vështirësi pjesën tjetër të muajit, energjia e pjesës tjetër të tetorit do t’i ndihmojë ato të lënë pas atë që nuk funksionon dhe të mirëpresin bekimet dhe fillimet e reja. Është një kohë e mirë për t’u çliruar nga kufizimet dhe për të hapur zemrën ndaj ndryshimeve që premtojnë yjet.

Dashi
Hëna e Plotë në shenjën e tyre në fillim të këtij muaji veproi si një buton rivendosjeje. Ajo solli qartësi dhe çlirim nga ngarkesat emocionale, duke u dhënë atyre hapësirë ​​për të ecur përsëri përpara. Që në 13 tetor, Venusi hyri në sektorin e marrëdhënieve, duke përmirësuar partneritetet dhe lidhjet. Është një periudhë kur dashuria dhe komunikimi fitojnë vrull të ri. Universi i thërret ata të shprehin atë që duan vërtet. Në të njëjtën kohë, planet profesionale fitojnë vrull: është koha për të paraqitur ide, për të kërkuar mundësi të reja dhe për të ndërmarrë hapin tjetër me besim.

Peshorja
Hëna e Re në shenjën e tyre më 21 tetor shënon një fillim krejt të ri të mbushur me bollëk dhe sukses. Nëse muajt e mëparshëm dukeshin të ndenjur, fundi i tetorit premton një rigjallërim, me mundësi në çështjet financiare, profesionale dhe emocionale. Është koha për të vendosur qëllime të qarta dhe për të ndërmarrë hapa të vegjël e të qëndrueshëm drejt ndryshimit që dëshirojnë. Ata do të ndihen përsëri të gjallë, të ekuilibruar dhe me nevojën për të investuar në njerëz dhe situata që u përshtaten vërtet.

Akrepi
Tetori u sjell Akrepëve një ndjesi “fuqie të pastër”. Marsi në shenjën e tyre rrit guximin, pasionin dhe vendosmërinë, duke siguruar karburantin që u nevojitet për të tërhequr bollëk dhe sukses. Me Mërkurin gjithashtu në Akrep deri në fund të muajit, komunikimi i tyre bëhet i papërmbajtshëm. Në të njëjtën kohë, Afërdita në Peshore nxjerr në sipërfaqe dëshirat që nuk mund të injorohen më. Është koha t’u besojnë instinkteve të tyre, të marrin iniciativë dhe të kërkojnë pozicionin që meritojnë.

The post Shenjat e zodiakut që tërheqin fat dhe para deri në fund të muajit appeared first on iconstyle.al.

2026: Shenjat e zodiakut që do të ndahen përgjithmonë dhe nuk do të kthehen më kurrë

By: gaze tare
20 October 2025 at 10:58

Viti 2026 sjell tronditje të mëdha emocionale për disa shenja të zodiakut, duke shënuar fundin përfundimtar të marrëdhënieve që nuk kanë më kuptim. Ndarjet që do të ndodhin këtë vit nuk janë rastësore, ato vijnë si pasojë e krizave të grumbulluara, lodhjes emocionale dhe pamundësisë për të ecur përpara së bashku.

Akrepi i dekadës së tretë do të përjetojë lëkundje të mëdha në jetën personale. Me Uranin që qëndron në shtëpinë e 7-të deri më 26 prill 2026, priten ndarje të papritura dhe përfundimtare, sidomos nëse lidhja ka qenë toksike apo e lodhur.

Shigjetari i ditëve të para do të jetë në qendër të ndryshimeve pas 26 prillit, kur Urani kalon në Binjakë. Marrëdhëniet e tyre do të përballen me kriza të papritura dhe vendime të shpejta, që mund të çojnë në ndarje.

Peshorja e fillimit të dekadës së parë do të ketë përballë Saturnin dhe Neptunin në Dash. Kjo përballje planetare sjell zgjidhje të dhimbshme: ndarje nga marrëdhënie pa baza të forta dhe pa të ardhme.

Luani, veçanërisht ata të lindur në fillim të dekadës së parë, do të ndikohet nga Plutoni në Ujor. Nëse marrëdhënia ka pasur çarje më parë, 2026 do të sjellë ndarjen përfundimtare dhe të pashmangshme.

Ky vit kërkon guxim për të lënë pas të vjetrën dhe për të hapur rrugën drejt rilindjes emocionale.

The post 2026: Shenjat e zodiakut që do të ndahen përgjithmonë dhe nuk do të kthehen më kurrë appeared first on iconstyle.al.

Zbuloni 3 shenjat e horoskopit më me pak fat për vitin 2026

By: V K
15 October 2025 at 14:41

Çdo vit i ri sjell mundësi, ndryshime dhe sigurisht sfida. Viti 2026 nuk bën përjashtim dhe për disa shenja të zodiakut, energjia e vitit do të jetë kërkuese.

Tre shenja në veçanti do t’i vënë marrëdhëniet, vendimet dhe kufijtë personalë nën mikroskop. Nuk është domosdoshmërisht një vit i keq, por është një vit zgjimi, pjekurie dhe përshtatjeje ndaj sfidave.

Tre shenjat e horoskopit që do të testohen më shumë në vitin 2026.

Akrepi
Për akrepët, viti 2026 do të jetë një vit i vetëanalizës së thellë. Çështjet e marrëdhënieve dhe partneritetit dalin në pah, ndërsa vonesat ose pengesat në plane mund të shkaktojnë acarim. Akrepët duhet të ruajnë qetësinë dhe të mos lejojnë që emocionet të diktojnë vendimet e tyre. Qëndroni të vendosur në qëllimet tuaja, gjysma e dytë e vitit do t’ju justifikojë.

Shigjetari
Liria është elementi i shigjetarit, por viti 2026 do t’u kujtojë atyre rëndësinë e disiplinës. Komunikimi i papritur, vonesat në udhëtime ose studime, si dhe ulje-ngritjet emocionale mund të sjellin pasiguri. Durimi dhe fleksibiliteti do të jenë sekreti për të shmangur keqkuptimet dhe për të parë qartë se cilët njerëz ia vlejnë të qëndrojnë në jetën tuaj.

Peshorja
Peshoret do të thirren për të ripërcaktuar marrëdhëniet dhe partneritetet. Viti 2026 mund të sjellë konflikte ose përçarje që do të jenë të dobishme në planin afatgjatë. Ky vit do t’ju mësojë të vendosni kufij, të thoni “jo” kur është e nevojshme dhe të mbështeteni më shumë te vetja.

The post Zbuloni 3 shenjat e horoskopit më me pak fat për vitin 2026 appeared first on Albeu.com.

Tre shenja të zodiakut po tërheqin personin e ëndrrave të tyre këtë sezon

By: gaze tare
15 October 2025 at 13:26

Demi

Jeta dashurore e Demit hyn në kulmin e saj gjatë dimrit. Sharmi dhe shkëlqimi që rrezatoni gjatë kësaj periudhe tërheqin njerëz të rinj, jo vetëm në një nivel romantik, por edhe në një nivel shoqëror dhe profesional. Midis këtyre njohjeve, njëri dallohet si ai që i afrohet më shumë partnerit ideal. Në disa raste, marrëdhëniet që fillojnë gjatë kësaj periudhe mund të çojnë në një angazhim serioz apo edhe martesë. Megjithatë, edhe për ata që nuk kërkojnë një lidhje romantike, kjo periudhë mund të sjellë miqësi për gjithë jetën.

Virgjëresha

Fokusimi në rritjen personale dhe karrierën ka qenë një përparësi kohët e fundit, me jetën dashurore që po lë në plan të dytë. Megjithatë, ky sezon sjell një ndryshim fokusi. Virgjëreshat po fillojnë të vënë re shenja se diçka po ndryshon. Universi po tregon se koha e duhur për mbërritjen e një personi të veçantë po afron.

Akrepi

Për Akrepët, kjo stinë shoqërohet me njohje të reja përmes ngjarjeve dhe aktiviteteve shoqërore. Sipas Brobeck, është e mundur që një njohje e rëndësishme të ndodhë gjatë një ngjarjeje të gëzueshme në dimër. Personi i ri mund të sjellë me vete edhe mundësi profesionale ose personale që hapin shtigje të reja. Sfida qëndron në të qenit i hapur ndaj të panjohurës dhe në pranimin e rrezikut që sjell çdo fillim i ri.

The post Tre shenja të zodiakut po tërheqin personin e ëndrrave të tyre këtë sezon appeared first on iconstyle.al.

Zbuloni 3 shenjat e horoskopit që do përjetojnë ndryshime të mëdha financiare në tetor

By: V K
30 September 2025 at 09:12

Brenda një realiteti ekonomik të paqëndrueshëm, yjet parashikojnë një periudhë transformimi dhe bollëku për disa shenja të zodiakut.

Tetori sjell mundësi të reja për të shlyer borxhet dhe për të ndërtuar stabilitet financiar afatgjatë.

Sipas astrologëve, tranzitet e planetëve kryesorë si Jupiteri, Saturni dhe Urani krijojnë një konfiguracion unik që favorizon Gaforren, Akrepin dhe Bricjapin.

Këto tre shenja do të kenë mundësinë të shkëputen nga e kaluara financiare dhe të nisin një cikël të ri zhvillimi personal dhe ekonomik.

Gaforrja-Intuita si çelës i suksesit

Për të lindurit në shenjën e gaforres, muaji tetor do të jetë vendimtar. Intuita e fortë do të ndihmojë në marrjen e vendimeve të rëndësishme financiare dhe në negociata të suksesshme. Krahas mundësive për ristrukturim borxhesh, gaforret mund të zbulojnë burime të reja të ardhurash, të lidhura me talentet dhe aftësitë e tyre personale.

Akrepi-Fitime të papritura dhe rinegociata të favorshme

Akrepët do të përjetojnë një periudhë dinamike, të mbushur me energji, guxim dhe vendime të guximshme. Tranzitet planetare favorizojnë negociatat e borxheve, shlyerjen e detyrimeve të vjetra dhe madje edhe fitime të papritura. Besimi në vetvete dhe menaxhimi i zgjuar i burimeve do t’i ndihmojë të hedhin një hap të madh drejt stabilitetit financiar.

Bricjapi-Disiplina sjell mirëqenie

Bricjapët janë të njohur për seriozitetin dhe vetëkontrollin, dhe tetori do të jetë muaji ideal për të vënë në praktikë këto cilësi. Me një qasje më konservatore, ata do të arrijnë të organizojnë më mirë shpenzimet, të përdorin me efektivitet mjetet e menaxhimit financiar dhe të investojnë në mënyrë të mençur për të garantuar siguri afatgjatë.

The post Zbuloni 3 shenjat e horoskopit që do përjetojnë ndryshime të mëdha financiare në tetor appeared first on Albeu.com.

E dinit? Kjo është shenja më dyshuese dhe e mbyllur e horoskopit!

By: gaze tare
26 September 2025 at 11:14

Nëse keni pasur ndonjëherë ndjesinë se po flisni me dikë që nuk i beson asgjëje dhe askujt, ka shumë gjasa që të keni përballë një Akrep. Kjo shenjë e zodiakut është e njohur për natyrën e saj të rezervuar, dyshuese dhe tejet të vëmendshme. Edhe nëse përpiqesh ta bindësh për diçka me argumente logjike ose emocionale, një Akrep do ta analizojë çdo fjalë, do të kërkojë prapaskena dhe rrallë do të marrë gjërat siç duken.

Kjo nuk vlen vetëm për ata që kanë diellin në Akrep, por edhe për ata me Hënën ose ashendentin në këtë shenjë, të cilët shpesh sillen po njësoj. Ata nuk janë të lehtë për t’u lexuar.

Fjalët e bukura nuk i bëjnë për vete. Në fakt, optimizmi i tepërt mund t’i bëjë të të shohin si naiv apo edhe si të padijshëm. Ata nuk vlerësojnë lehtësinë me të cilën të tjerët japin besim, për ta, kjo është një rrezik.

Akrepët janë strategë të lindur, gjithmonë përgatiten për më të keqen dhe përpiqen të jenë disa hapa përpara çdo situate. Nuk e pranojnë kollaj që gabojnë, dhe kur bien në konflikt, rrallë tërhiqen. Ata janë thellësisht emocionalë, por këtë ndjeshmëri e fshehin nën një maskë ftohtësie dhe kontrolli të plotë.

Për t’ju afruar një Akrepi, duhet kohë, durim dhe mbi të gjitha, sinqeritet absolut.

The post E dinit? Kjo është shenja më dyshuese dhe e mbyllur e horoskopit! appeared first on iconstyle.al.

Kjo është shenja më e pafat e zodiakut nga të gjitha

By: D Marku
25 September 2025 at 17:00

Nëse supozojmë se çdo shenjë e zodiakut ka karakteristikat e veta dhe çdo person e formon, deri në një farë mase, fatin e vet, atëherë me të vërtetë ka shenja zodiaku më me fat dhe më pa fat. Lajmi i mirë është, megjithatë, se edhe nëse i përkasim më pafatëve, duke ndryshuar disa modele sjelljeje, ne mund ta ndryshojmë, në një masë të madhe, fatin tonë.

Pra, le të shohim shenjën më të pafat të zodiakut , më me fat dhe ku renditen pjesa tjetër e shenjave të zodiakut.

Shenja më e pafat e zodiakut: Akrepi

Planeti i tyre sundues është Plutoni, i cili shoqërohet me tragjedi dhe mësime traumatike të jetës. Megjithatë, Akrepët kanë një “talent” unik për të shfrytëzuar sfidat dhe vështirësitë për t’u zhvilluar me to, duke e transformuar kështu “fatkeqësinë” e tyre në fat.

I sunduar nga Jupiteri, planeti i lidhur me fatin e mirë, bujarinë dhe bollëkun, jeta është një arkë thesari plot me përvoja dhe aventura të paçmuara për Shigjetarin. Natyra e tyre kurioze kombinohet me optimizëm dhe mendim pozitiv, pasi ata kanë tendencë të shohin anën pozitive të çdo gjëje që ndodh.

Shenjat e mbetura të zodiakut, nga më me fat tek më pa fat, janë si më poshtë:

Bricjapi
Luani
Demi
Peshqit
Peshorja
Ujori
Dashi
Binjakët
Virgjëresha
Gaforrja

The post Kjo është shenja më e pafat e zodiakut nga të gjitha appeared first on Albeu.com.

❌
❌