Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 21 January 2026Main stream

“Drejtësi jo politikë” – Më 17 shkurt protestohet në Prishtinë për ish-krerët e UÇK-së

21 January 2026 at 14:47

Më 17 shkurt, përvjetorin e pavarësisë së Kosovës, në Prishtinë do të mbahet një protestë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që gjenden në Hagë.

Protesta organizohet nga platforma “Liria ka emër”, ndërsa në kohën kur në Hagë pritet të jepen fjalët përfundimtare, qytetarët do të dalin në rrugët e kryeqytetit.

Ismail Tasholli nga kjo platformë ka thënë se protesta do të jetë paqësore.

Në ditën kur Kosova shpalli pavarësinë e saj më 17 shkurt, nën udhëheqjen e shpallësit të saj Hashim Thaçi, e paralajmëroj një protestë paqësore për drejtësi në Prishtinë, sepse pikërisht tani, ku pas më shumë se pesë vitesh procesi në Hagë ka hyrë në fazën përmbyllëse, është momenti të ngritet zëri qytetar në mbrojtje të çlirimtarëve dhe vetë parimit të drejtësisë. Prandaj këtu jemi për të njoftuar për këtë protestë dhe për të shpjeguar pse është bërë e domosdoshme”, ka thënë Tasholli.

Ai ka nënvizuar shqetësimet që lidhen me zvarritjen e procesit dhe rrjedhjen e dokumenteve nga Serbia gjatë viteve.

“Procesi në Hagë është krijuar për të sjellë drejtësi, por me kalimin e viteve në opinionin publik është krijuar perceptim i mjegullt, proces i zvarritur, procedura të ndërlikuara, informacione kontradiktore, ndikim i diskursit politik dhe një ndjenjë se drejtësia po humb fokusin e saj juridik. Gjykata u krijua në rrethana të jashtëzakonshme politike, vet origjina e saj ka prodhuar debat publik. A është kjo drejtësi e pastër, apo e ndikuar nga rrethanat politike? Kjo pyetje nuk është propagandë e as retorikë, por është shqetësim real qytetar. Qytetarët kanë parë ndër vitet rrjedhjen e dokumenteve që vijnë nga Serbia, ankesa për të drejtat e mbrojtjes, zvarritje të proceseve, mungesë komunikimi të qartë me opinionin publik dhe një diskurs ku politika shpesh flet më shumë se ligji”, ka shtuar Tasholli.

Ndërsa Eliza Hoxha ka bërë të qartë mesazhin e këtij marshimi dhe proteste paqësore, duke theksuar se kërkohet një gjykim i drejtë dhe drejtësi pa presion e pa ndikim në prova.

“Është e rëndësishme të theksojmë se nuk marshojmë as nuk protestojmë kundër drejtësisë; thjesht ne protestojmë dhe kërkojmë drejtësi reale. Protestojmë sepse nuk duam standarde të dyfishta. Nuk duam procese të pafundme, nuk duam gjykime që duken të porositura, nuk duam drejtësi selektive. Ne kërkojmë verdikt juridik dhe jo politik. Kërkojmë vendime të bazuara në prova dhe jo në agjenda. Mesazhi ynë është i qartë sepse kërkojmë drejtësi pa presion, pa ndikim, pa skenar. Drejtësi për të gjithë. Kërkojmë që procesi në fund të mbyllet me vendim ligjor që respekton parimin e gjykimit të drejtë dhe mos të mbetet peng i politikës. Prandaj, më 17 shkurt, ju ftojmë të gjithëve të na bashkoheni në marshim dhe protestë paqësore dhe dinjitoze me mesazhin tonë të qartë”, ka thënë Hoxha.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “Drejtësi jo politikë” – Më 17 shkurt protestohet në Prishtinë për ish-krerët e UÇK-së appeared first on Sinjali.

Ndryshimet ligjore – Kryegjyqtarët në detyrë deri në 2028-ën, veting anëtarëve jomagjistratë në KLP e KLGJ

21 January 2026 at 14:28

TIRANË, 21 janar /ATSh/ Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike miratoi sot në parim dhe nen për nen projektligjin për disa ndryshime në ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, dhe projektligjin për “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.

Nisma ligjore për disa ndryshime në ligjin për “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve” ka në fokus garantimin e pavarësisë, paanësisë dhe llogaridhënies së magjistratëve, me qëllim ndërtimin e një sistemi drejtësie të pavarur, profesional, të besueshëm dhe të orientuar drejt shërbimit ndaj qytetarit.

Projektligji është hartuar në përputhje me rekomandimet e Komisionit Evropian për Shqipërinë për periudhën 2021-2025 dhe udhërrëfyesin për shtetin e së drejtës, duke synuar përmbushjen e piketave të ndërmjetme të Kapitullit 23, “Gjyqësori dhe të drejtat themelore”.

Ndryshimet e propozuara adresojnë problematika të konstatuara gjatë zbatimit të ligjit aktual, veçanërisht mungesën e drejtuesve të përhershëm në gjykata dhe prokurori, nevojën për rritjen e transparencës së vendimmarrjes së Këshillave, si dhe forcimin e mekanizmave të kontrollit të integritetit të kandidatëve për magjistratë.

Gjithashtu ndryshimet e propozuara parashikojnë dispozitë tranzitore për drejtuesit aktualë të gjykatave dhe prokurorive, që parashikon qëndrimin e tyre në detyrë deri më 31 dhjetor 2028, me kusht kalimin e vetingut dhe vlerësim pozitiv të performancës.

Po ashtu në ndryshime parashikohet rritje të transparencës në lëvizjet paralele dhe ngritjet në detyrë, përmes detyrimit për publikimin e vendimeve të KLGj-së dhe KLP-së, duke respektuar legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave personale.

Përfshirje të opinionit të Prokurorit të Përgjithshëm në procesin e përzgjedhjes dhe rizgjedhjes së kryetarëve të prokurorive, si dhe përjashtimin nga kandidimi të magjistratëve me masa disiplinore në fuqi.

Gjithashtu ndryshime parashikohen edhe në rregullat e komandimit të magjistratëve pranë Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, duke zgjatur afatin maksimal të komandimit deri në 15 vjet dhe duke krijuar stimuj për rritjen e aplikimeve, përfshirë njohjen e përvojës si vlerë e shtuar në karrierë.

Nga ana tjetër projektligji për disa ndryshime në ligjin “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, synon korrigjimin e paqartësive ligjore dhe plotësimin e boshllëqeve normative të evidentuara gjatë zbatimit të reformës në drejtësi, duke rritur efektivitetin, transparencën dhe integritetin në qeverisjen e sistemit të drejtësisë.

Projektligji, i cili përbëhet nga 38 nene, parashikon që edhe anëtarët jomagjistratë, qoftë në Këshillin e Lartë Gjyqësor, po ashtu edhe në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, të kalojnë nëpër filtra të thelluar verifikimi, të ngjashëm me procesin e vetingut të magjistratëve.

Ky mekanizëm synon krijimin e një barazie mes anëtarëve magjistratë dhe atyre jomagjistratë dhe garantimin e integritetit institucional.

Sipas projektligjit procedura për përzgjedhjen e kandidatëve nga fusha e avokatisë, fillon nga Avokati i Popullit, vijon me një verifikim të detajuar nga Komisioni i Pavarur Ad hoc, i cili ka kompetenca të zgjeruara për akses në të gjitha institucionet shtetërore dhe subjekte private, për të kontrolluar kriteret e pasurisë dhe figurës. Bazë e këtij verifikimi janë raportet e ILDKPKI-së dhe AKSIK-së.

Pas përfundimit të këtij procesi, kandidatët e kalifikuar ose të skualifikuar shqyrtohen në një filtër të dytë nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, i cili kontrollon përputhshmërinë e raportit me dokumentacionin e dosjes.

E njëjta procedurë zbatohet për kandidatët që vijnë nga fusha e pedagogëve, ku kompetenca të zgjeruara marrin Dekani dhe Këshilli i Shkollës së Magjistraturës, si dhe Komisioni Ad hoc, i cili kryen verifikime të detajuara dhe administron raportet përfundimtare të ILDKPKI-së dhe AKSIK-së.

Në rastin e kandidatëve nga shoqëria civile, dokumentacioni grumbullohet nga Avokati i Popullit, ndërsa Komisioni i Shoqërisë Civile ka kompetenca për verifikim dhe ka akses në institucione shtetërore dhe subjekte private, duke përfunduar me një raport përfundimtar.

Ndryshimet ligjore synojnë të rrisin besueshmërinë, transparencën dhe standardet e integritetit për të gjithë anëtarët jomagjistratë të organeve të qeverisjes së sistemit të drejtësisë.

/m.q/r.e/a.f/

The post Ndryshimet ligjore – Kryegjyqtarët në detyrë deri në 2028-ën, veting anëtarëve jomagjistratë në KLP e KLGJ appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Pavarësimi i gjyqësorit nuk zhduku hijen e padrejtësisë mbi “21 janarin”

21 January 2026 at 10:32

TIRANË, 21 janar /ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në ceremoninë e përkujtimit të 4 viktimave të 21 janarit se, pas 15 vitesh ende nuk është bërë drejtësi për ngjarjen e 21 Janarit.

Duke folur përpara familajrëve të 4 viktimave të “21 Janarit” Aleks Nikës, Ziver Veizit, Faik Myrtajt dhe Hekuran Dedës, Rama u shpreh se, “vetëm Zoti e di se me çfarë guri në zemër unë vij për në këtë godinë kur del drita e ditës së “21 Janarit””.

“Është një gur që bëhet gjithnjë e më i madh dhe që më tregon përmes një sëkëlldije të madhe se sa më i madh bëhet në çdo 21 janar zhgënjimi juaj të dashur familjarë të 4 Dëshmorëve, hidhërimi juaj, pengu juaj  për mosardhjen e drejtësisë”, tha Rama.

“15 vjet pa drejtësi për “21 Janarin” janë 15 vjetët e një padrejtësie të madhe, jo thjesht për disa, por mbi Shqipërinë dhe mbi popullin shqiptar”, u shpreh Rama.

“Ndërsa, për ju familjarët e Dëshmorëve të “21 Janarit”, 15 vjetët e këtij boshllëku të pangushëllueshëm janë sa një jetë e tërë e jetuar në ankth, dëshpërim dhe poshtërim”, iu drejtua Rama familjarëve të viktimave.

“Atyre ndër ju që ishin gjyshër iu ka ardhur koha për t’u bërë stërgjyshër. Atyre që ishin fëmijë iu ka ardhur koha për t’u bërë prindër, ndërsa atyre 4 pjesëve të shpirtit tuaj të cilave u janë tretur trupat në dhe’, nuk u ka ardhur koha ende të prehen të qetë sepse as përmbysja e sistemit të vjetër të drejtësisë, as pavarësimi i pushtetit gjyqësor dhe as rënia e kultit të pandëshkueshmërisë së individëve të veshur me pushtet politik nuk kanë mjaftuar deri më sot për ta zhdukur hijen e padrejtësisë mbi “21 Janarin””, tha Rama.

Sot shënohen 15 vite nga 21 janari 2011, kur gjatë një proteste të Partisë Socialiste, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë, u vranë katër protestues.

Gjatë protestës u vranë Aleks Nika, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda. Katër viktimat e 21 Janarit 2011 u shpallën Dëshmorë të Atdheut.

Në korrik të vitit 2024 Prokuroria e Posaçme (SPAK) rinisi zyrtarisht hetimet për 21 Janarin, pasi Gjykata e Strasburgut urdhëroi Strukturën e Posaçme të hetonte kallëzimin e bërë nga Rajmonda Nika, bashkëshortja e Aleks Nikës, ndaj Sali Berishës, ish-kryeministër, Lulzim Bashës, ish-ministër i Brendshëm dhe Ndrea Prendit, ish-kreu i Gardës së Republikës.

Gjykata e Strasburgut e ka cilësuar vrasjen e katër protestuesve si “krim shtetëror që duhej zbardhur”.

/gj.m/a.f/

 

The post Rama: Pavarësimi i gjyqësorit nuk zhduku hijen e padrejtësisë mbi “21 janarin” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Yesterday — 20 January 2026Main stream

Balla: Shqiptarët dhe familjet e të rënëve të 21 Janarit duan drejtësi

20 January 2026 at 22:51

TIRANË, 20 janar /ATSH/ Nesër shënohen 15 vite nga 21 janari 2011, kur gjatë një proteste të Partisë Socialiste, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë, u vranë katër protestues nga Garda e Republikës.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste , Taulant Balla u shpreh sot se, shqiptarët dhe familjet e të rënëve të 21 Janarit duan drejtësi.

“Gjykata e Lartë, në dritën e vendimit historik të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, ka konkluduar me emra të përveçëm”, theksoi Balla duke sjellë vendimin e gjykatës.

“Asnjëherë nuk është tentuar për të shtrirë hetimet – lidhur me “ngjarjen e 21 janarit” – ku mbeten të vrarë katër demostrues dhe të plagosur dhjetëra të tjerë – nga zjarri i armëve të përdorura nga efektive të Gardës…, përtej nivelit të mirëfilltë ekzekutues të krimit (krimeve) – të sipërcituar (efektivë dhe drejtues të Gardës) – por edhe të paballafaquar minimalisht (në të njëjtën kohë) me indiciet individualizuese – evidentuese të implikimit të nivelit më të lartë drejtues shtetëror – përfshirë Kryeministrin dhe Ministrin e Brendshëm të kohës – përtej atij të mirëfillte ekzekutues – të vëna në dispozicion të organit të procedimit”, thuhet në vendim.

Gjatë protestës së 21 Janarit 2011 u vranë Aleks Nika, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda. Katër viktimat e 21 Janarit 2011 u shpallën Dëshmorë të Atdheut.

Në korrik të vitit 2024 Prokuroria e Posaçme (SPAK) nisi zyrtarisht hetimet për 21 Janarin, pasi Gjykata e Strasburgut urdhëroi Strukturën e Posaçme të hetonte kallëzimin e bërë nga Rajmonda Nika, bashkëshortja e Aleks Nikës, ndaj Sali Berishës, ish-kryeministër, Lulzim Bashës, ish-ministër i Brendshëm dhe Ndrea Prendit, ish-kreu i Gardës së Republikës.

Gjykata e Strasburgut e ka cilësuar vrasjen e katër protestuesve si “krim shtetëror që duhej zbardhur”.

/gj.m/j.p/

The post Balla: Shqiptarët dhe familjet e të rënëve të 21 Janarit duan drejtësi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tarran takon Brahon: OSBE mbështet institucionet e drejtësisë në Shqipëri

20 January 2026 at 17:55

TIRANË, 20 janar /ATSH/ Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Michel Tarran, u takua sot me drejtuesin  e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Klodjan Brahon.

Ambasadori Tarran e përgëzoi Brahon për zgjedhjen në detyrë dhe i uroi suksese në marrjen e këtij roli të rëndësishëm dhe sfidues.

Ambasadori Tarran ripohoi mbështetjen e fortë të Prezencës së OSBE-së për SPAK-un dhe rolin e tij kyç në procesin e reformës në drejtësi në Shqipëri, duke theksuar rëndësinë e këtij institucioni në forcimin e shtetit të së drejtës dhe rritjen e besimit të publikut tek institucionet demokratike të Shqipërisë.

Gjatë takimit, Tarran dhe Braho diskutuan bashkëpunimin aktual dhe të ardhshëm ndërmjet Prezencës së OSBE-së dhe SPAK-ut, përfshirë mbështetjen përmes veprimtarive të rritjes së kapaciteteve, këshillimit për politika dhe shkëmbimit të praktikave më të mira ndërkombëtare.

Kryetari i Prezencës ritheksoi angazhimin e vijueshëm të Prezencës së OSBE-së për të mbështetur institucionet e drejtësisë në Shqipëri dhe mirëpriti pikëpamjet e Brahos mbi mënyrat se si bashkëpunimi mund të forcohet më tej për të adresuar në mënyrë efektive korrupsionin dhe krimin e organizuar.

/gj.m/j.p/

The post Tarran takon Brahon: OSBE mbështet institucionet e drejtësisë në Shqipëri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zvarritja e vendimit për Ballukun është ‘standard europian’, sipas qeverisë

20 January 2026 at 17:18

Prej dy muajsh, Kuvendi i Shqipërisë po zvarrit procedurat për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për autorizimin e arrestimit për zv.kryeministren Belinda Balluku, ndërsa kjo e fundit është marrë e pandehur dhe po hetohet për veprën penale të ‘shkeljes së barazisë në tendera’ në disa procedura me vlerë qindra-milionë euro. Por për ministrin […]

The post Zvarritja e vendimit për Ballukun është ‘standard europian’, sipas qeverisë appeared first on Reporter.al.

Komici: Emërimi i kryetarëve të gjykatave deri në vitin 2028, që KLGJ të mos zvarrisë procedurat

20 January 2026 at 11:48

TIRANË, 20 janar /ATSh/ Deputeti Olsi Komici në Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale iu përgjigj sot shqetësimit të ngritur nga Shoqata e Gjyqtarëve në lidhje me emërimin e kryetarëve të gjykatave.

Teksa shqyrtohej projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 96/2016 ‘Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë’”, Komici tha se është lënë një afat që kryetarët e gjykatave të rrinë në detyrë deri në fund të vitit 2028, por kjo pikë është e diskutueshme.

Komici theksoi se viti 2028 është vendosur për të caktuar një afat për KLGJ-në, në mënyrë që mos të krijohet një vakuum institucional.

“Në rast se bëhet fjalë për ‘deadline’ në lidhje me kryetarët e gjykatave, që është dhe shqetësimi kryesor i Shoqatës së Gjyqtarëve, është lënë një afat që kryetarët e gjykatave apo zëvendëskryetarët të rrinë në detyrë deri në fund të vitit 2028. Që kur bëra prezantimin e nismave ligjore, e lashë si pikë për ta diskutuar, hapa kartat e diskutimit në këtë komision. Logjika dhe ideja ime ka të bëjë me faktin se vërtetë nga ana e KLGJ është miratuar në rregulloren përkatëse për zgjedhjen e kryetarëve të gjykatave, por unë mbaj parasysh që procesi i vlerësimit të pasurisë, integriteti dhe aftësive profesionale të të gjithë kandidatëve për kryetarë gjykatash, është një proces që do të dojë një kohë të konsiderueshme.

“Pra ne mund të dimë datën se kur do të fillojë ky proces, por nuk mund të dimë datën se kur përfundon ky proces, i cili mund të vazhdojë për muaj, por mund të vazhdojë dhe për një 1 vit apo 2 vite. Është një proces realisht mjaft kompleks, ku përveç marrjes së analizës së informacionit që bëjnë Këshillat përkatëse, ka të bëjë me faktin me ndërthurjen e këtij informacioni dhe pika më e vështirë është në vlerësimin përfundimtar që u bëhet kandidaturave.

“Pikërisht, për të shmangur këtë vakuum që mund të krijohet, në kohë dhe institucional, kam propozuar që të vendoset një afat, pra që është viti 2028, në mënyrë që mos të lëmë bosh institucionin e kryetarit të gjykatës, pra të këtë një vazhdimësi ky institucion, ky rol, qoftë ligjor dhe kushtetues, por nga ana tjetër përcaktojmë dhe një afat për KLGJ-në. Pra në bazë të Rregullores, ke të drejtën ta fillosh procesin, por jo ta zgjasësh pafund. Kam vendosur vitin 2028, por që është i diskutueshëm, është relativ”, tha Komici.

Komici shtoi se “ligji përcakton afatin 3-vjeçar të atyre që janë në detyrë, por deadline (afati i fundit) është që mos të zvarrisin pafund procedurat”.

“Një propozim mund të jetë që KLGJ të nisë procedurën për zgjedhjen e kryetarit dhe mos të kalojë afati 3-vjeçar i atyre që janë në detyrë”, tha ai.

Deputetët e Partisë Demokratike nuk morën pjesë në mbledhjen e komisionit.

/m.q/r.e/a.f/

The post Komici: Emërimi i kryetarëve të gjykatave deri në vitin 2028, që KLGJ të mos zvarrisë procedurat appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

Prokuroria: Dy nga katër të arrestuarit janë zyrtarë të MPB-së, lëshuan leje të armëve jashtë rregullave

19 January 2026 at 16:41

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka lëshuar një komunikatë në lidhje me aksionin e sotëm, ku u arrestuar katër persona.

Prokuroria ka konfirmuar se dy nga të arrestuarit janë zyrtarë të MPB’së që dyshohet se kanë lëshuar certifikata për pajisje me leje armësh për qytetarët pa iu nënshtruar procedurave.

Po ashtu janë arrestuar edhe dy persona për “Pranim të ryshfetit në sektorin privat”.

Komunikata e plotë:

Prokuroria  Themelore në Prishtinë- Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se, me urdhër të Gjykatës kompetente dhe në bazë të kërkesës me shkrim të Prokurorit të Shtetit, sot është zbatuar një urdhër-kontroll në kuadër të një hetimi penal.

Deri më tani, janë arrestuar dy persona zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), për vepren penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, sipas nenit 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosoves, të cilët dyshohen se kanë lëshuar çertifikata për pajisje me leje armësh për qytetarë, pa iu nënshtruar procedurave të nevojshme ligjore.  Poashtu, janë arrestuar edhe dy persona të tjerë për veprën penale ‘’Pranimi i ryshfetit në sektorin privat’’, sipas  nenit 309 të KPRK-së.

Gjatë ezekutimit të urdhër-kontrollit janë sekuestruar disa dokumente  të nevojshme,  të cilat do të shërbejnë për zhvillimin e mëtejmë të hetimeve lidhur me këtë çështje penale.

Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor, do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës të sigurisë ndaj të pandehurve.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim dhe koordinim të plotë më Policinë e Kosovës, mbetet e përkushtuar në luftimin e kryerjes se veprave penale dhe në sundimin e ligjit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Prokuroria: Dy nga katër të arrestuarit janë zyrtarë të MPB-së, lëshuan leje të armëve jashtë rregullave appeared first on Sinjali.

Aksidenti me tre të vdekur në Qubrel, polici që e shkaktoi aksidentin dënohet me 6 vjet burgim

19 January 2026 at 16:11

Gjykata Themelore në Mitrovicë, Dega në Skenderaj, ka shpallur aktgjykimin ndaj të pandehurit E.R., i cili është dënuar për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”, me pasojë vdekjen e tre personave.

Gjyqtari i vetëm gjykues, Leotrim Gashi, pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor, e ka shpallur fajtor E.R., sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Mitrovicë të datës 18 qershor 2025.

Vepra penale për të cilën është dënuar parashihet nga neni 370 paragrafi 9, lidhur me paragrafët 8 dhe 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, që parasheh dënim nga një deri në tetë vjet burgim.

Gjykata i ka shqiptuar të pandehurit dënim me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë vjet e gjashtë muaj, si dhe dënim plotësues ndalim të drejtimit të automjeteve të kategorisë B për një periudhë prej dy vjetësh.

Ky ndalim do të fillojë të zbatohet pas përfundimit të vuajtjes së dënimit me burgim.

Sipas aktakuzës, më 26 janar 2025, rreth orës 18:45, në rrugën rajonale Mitrovicë–Pejë, në fshatin Qubrel të Komunës së Skenderajt, E.R. nga pakujdesia nuk e kishte përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës, duke shkelur dispozitat e Ligjit për Trafikun Rrugor. Si pasojë, ai kishte humbur kontrollin mbi automjetin, kishte kaluar në shiritin e kundërt dhe ishte përplasur me një veturë VW Golf IV.

Nga ky aksident kishin pësuar lëndime fatale A.G., G.G. dhe Z.G., ndërsa lëndime të rënda trupore kishte pësuar vetë i pandehuri, pasagjerët e tij D.E. dhe B.H., si dhe pasagjeri i veturës tjetër, fëmija L.G.

Arsyetimi i plotë i aktgjykimit pritet t’u dorëzohet palëve me vendimin e shkruar, ndërsa ndaj këtij aktgjykimi ekziston e drejta e ankesës brenda afatit ligjor, duke filluar nga dita e pranimit të tij.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Aksidenti me tre të vdekur në Qubrel, polici që e shkaktoi aksidentin dënohet me 6 vjet burgim appeared first on Sinjali.

Gucati: Protestat dhanë efekt në gjykatë, Thaçit po i lejohet të flasë në ‘zoom’ me familjen 

18 January 2026 at 19:53

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka folur për ndikimin e protestave të zhvilluara kundër Gjykatës Speciale.

Ai tha se protestat kanë pasur efekt pozitiv dhe se ky është një informacion që kanë marrë nga mbrojtja e grupit, Thaçi dhe të tjerët, duke sjellë ndryshime të dukshme brenda gjykatës.

“Protestat kanë pasur efektin e vet në mënyrën pozitive, ky është një informacion që e kemi marrë nga mbrojtja e grupit, Thaçi dhe të tjerët, që ka pasur efekt shumë të mirë. Dhe kanë fillu edhe disa gjëra që të kenë ndryshim të madh drastik brenda gjykatës. Thaçit po i lejohet të flasë në zoom me familjen”, tha Gucati në Klan Kosova.

Kryetari shprehu optimizëm që procesi të përfundojë me një rezultat pozitiv dhe tha: “Shpresoj që në pranverën e vonshme ta festojmë lirimin e tyre”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Gucati: Protestat dhanë efekt në gjykatë, Thaçit po i lejohet të flasë në ‘zoom’ me familjen  appeared first on Sinjali.

Rasti i krerëve të UÇK-së: Më 19 janar dorëzohen dosjet përfundimtare në Speciale

17 January 2026 at 07:38

Të hënën, më 19 janar, në Gjykatën Speciale të Hagës do të dorëzohen dosjet përfundimtare në rastin ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Prokuroria, avokati i viktimave dhe ekipet mbrojtëse të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit do t’i dorëzojnë dosjet përkatëse trupit gjykues.

Pas dorëzimit të këtyre dosjeve, mbetet fjala përfundimtare, e cila pritet të mbahet nga 9 deri më 18 shkurt, ndërsa me përfundimin e saj procesi gjyqësor konsiderohet zyrtarisht i mbyllur.

Krerët e UÇK-së ndodhen në paraburgim që nga nëntori i vitit 2020, pa asnjë mundësi lirimi nga paraburgimi deri në këtë fazë të procedurës.

Pas përfundimit të fjalëve përfundimtare, gjykatësit do të kenë një afat prej tre muajsh për të shpallur vendimin e shkallës së parë, me mundësi shtyrjeje edhe për dy muaj të tjerë.

Detajet për procesin:

Në nëntor 2020, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi u arrestuan pas konfirmimit të një aktakuze dhe lëshimit të fletarrestimeve nga një gjykatës. Prokuroria pretendon se të akuzuarit mbajnë përgjegjësi individuale për rrëmbimin, keqtrajtimin dhe vrasjen e qindra civilëve dhe personave që nuk merrnin pjesë në luftime. Pretendohet se këtu përfshiheshin persona që konsideroheshin se bashkëpunonin me forcat jugosllave dhe kundërshtarë politikë.

Gjatë fazës paraprake, Prokuroria i tregoi Mbrojtjes mijëra faqe prova. Mbrojtja kreu hetimet e veta dhe ngriti kundërshtime ligjore ndaj aktakuzës dhe juridiksionit të gjykatës. Viktimat aplikuan për të marrë pjesë. Në proces marrin pjesë 155 viktima. Midis prillit 2023 dhe prillit 2025, Prokuroria thirri 125 dëshmitarë. Midis shtatorit dhe nëntorit 2025, ekipet e Mbrojtjes thirrën 7 dëshmitarë. Secila palë pati mundësinë të bëjë pyetje dhe të kundërshtojë dëshmitë e dëshmitarëve të thirrur nga pala tjetër.

Sipas ligjit, një i akuzuar mund të mbahet në paraburgim vetëm nëse gjykatësit konstatojnë se ekzistojnë rreziqe që e përligjin atë. Deri tani, në më shumë se 25 rishikime të paraburgimit, gjykatësit kanë konstatuar se z. Thaçi dhe të bashkakuzuarit e tjerë paraqisnin rrezik të kryerjes së veprave penale të tjera, konkretisht kundër personave që kishin dhënë dëshmi ose që pritej të jepnin dëshmi para Dhomave të Specializuara.

Gjykatësit kanë theksuar gjithashtu se paraburgimi synon të parandalojë rrezikun e hakmarrjes kundër dëshmitarëve ose përpjekjet për të nxitur një dëshmitar që të tërheqë dëshminë e tij. Gjykatësit do të vazhdojnë të vlerësojnë çdo dy muaj nëse paraburgimi vazhdon të jetë i nevojshëm për trajtimin e këtyre rreziqeve.

Sa i takon parimit të procesit publik, 134 dëshmitarë që dhanë dëshmi në sallën e gjyqit gjatë gjykimit, e bënë këtë në seancë publike, 61 prej këtyre dëshmitarëve dhanë dëshmi pas asnjë masë mbrojtëse. Kjo pavarësisht se transparenca, është kritikuar dukshëm.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rasti i krerëve të UÇK-së: Më 19 janar dorëzohen dosjet përfundimtare në Speciale appeared first on Sinjali.

Prokurori që e ngriti aktakuzën në rastin e Rezervës: Precedent i rrezikshëm nëse Kurti intervistohet në Qeveri

16 January 2026 at 18:32

Zëvendëskryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Valdet Gashi, ka thënë se do të krijohej precedent i rrezikshëm, po që se Prokuroria do të shkonte në zyrë të kryeministrit për ta intervistuar Albin Kurtin në cilësinë e dëshmitarit për rastin e rezervave shtetërore.

“Jo sepse nuk është mundësi ligjore në rend të parë dhe nuk mund të krijohen precedentë të tilla sepse janë shumë të rrezikshme për procesin e hetimeve”, ka thënë ai në ktv.

E nëse ka pasur precedentë të tillë në të kaluarën, Gashi ka thënë: “Jo, me sa e di unë, jo”

Gashi ka thënë se Prokuroria Speciale i ka shfrytëzuar të gjitha mundësitë ligjore, sa i përket ftesave për Kurtin. Ai ka thënë se Prokuroria e ka ftuar Kurtin duke e parë si të domosdoshme dhe në interes të rastit një dëshmi të tij. Pas refuzimit, ai ka thënë se është kërkuar nga gjykata që Kurti të detyrohet të paraqitet, por prapë kjo nuk ka ndodhur.

“Pavarësisht kësaj, ne me rastin e ngritjes së aktakuzës e kemi propozuar që të dëgjohet si dëshmitar sepse këtë na lejon edhe Kodi i Procedurës Penale. Ne shpresojmë shumë që i njëjti të paraqitet në gjykatë kur të marrë ftesën nga ana e gjykatës për të dëshmuar në shqyrtim gjyqësor. Në momentin kur kemi dorëzuar aktakuzën, të gjithë procesin gjyqësor e menaxhon gjykata. Edhe dëshmitarët edhe të pandehurit. Mosparaqitja e tyre ka pasoja ligjore që i vendos gjykata. Ne i kemi shfrytëzuar të gjitha mundësitë ligjore qysh e parasheh ligji. Por jemi ku jemi sot në raport me këtë dëshmitar”, ka thënë ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Prokurori që e ngriti aktakuzën në rastin e Rezervës: Precedent i rrezikshëm nëse Kurti intervistohet në Qeveri appeared first on Sinjali.

Ngritet aktakuzë ndaj shtetasit shqiptar për kultivim të kanabisit në Malishevë

16 January 2026 at 16:43

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit N.Sh., shtetas i Shqipërisë i cili pa autorizim dhe në bashkëkryerje edhe me dy të pandehur tjerë, kultivojnë bimë të hashashit, shkurren e kokainës ose bimën e kanabisit me qëllim të prodhimit të narkotikëve ose substancave psikotrope”.

I pandehuri në bashkëpunim me të pandehurin O.Sh., shtetas i Shqipërisë, dhe një i dyshuar i tretë i pa identifikuar deri më tani, kanë mbjellë dhe kultivuar narkotikë të llojit Kanabis Sativa në tri parcela”.

“Në këto tri lokacione janë gjetur gjithsej 1592 bimë narkotike të llojit Kanabis Sativa”, tha Prokuroria.

Parcelat janë identifikuar përmes vëzhgimit me dron nga ajri, ndërsa veprimet e të pandehurve, shihen në foto dhe video të nxjerra nga masa e fshehtë e vëzhgimit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ngritet aktakuzë ndaj shtetasit shqiptar për kultivim të kanabisit në Malishevë appeared first on Sinjali.

Gjykata Speciale ua vazhdon paraburgimin Veselit, Selimit dhe Krasniqit

16 January 2026 at 16:08

Ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, Trupi Gjykues i Gjykatës Speciale ua ka vazhduar paraburgimin edhe për dy muaj.

Sipas njoftimit të kësaj gjykate, trupi gjykues” konstatoi se vazhdojnë të ekzistojnë rreziqet që të akuzuarit mund ta pengojnë ecurinë e procesit ose të kryejnë krime të tjera”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Gjykata Speciale ua vazhdon paraburgimin Veselit, Selimit dhe Krasniqit appeared first on Sinjali.

Ngritet aktakuzë për krime lufte ndaj ish-gardianes së burgut në Lipjan

16 January 2026 at 15:44

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj N.C., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “krime lufte kundër popullsisë civile”.

Sipas Prokurorisë, “ekziston dyshimi i bazuar mirë se e pandehura N.C., gjatë periudhës 1998–1999, në cilësinë e personit zyrtar – gardiane në Burgun e Prishtinës, paralelja për gra në Lipjan, në bashkëkryerje me zyrtarë të tjerë të burgut, ka shkelur rregullat e së drejtës ndërkombëtare gjatë konfliktit të armatosur, përkatësisht kohës së luftës”.

Në aktakuzë thuhet se gjatë kësaj periudhe, N.C. ka keqtrajtuar në mënyrë sistematike të burgosurat shqiptare, duke i kanosur për jetë dhe duke i torturuar në mënyrë çnjerëzore me mjete të ndryshme, përfshirë shkop gome, shqelma dhe grushte, deri në alivanosje, çka ka rezultuar me shkaktim të lëndimeve trupore.

“Si pasojë e këtyre rrahjeve, viktimat kanë pësuar dhunë psikike, gjendje ankthi dhe frike, dhe u është cenuar rëndë dinjiteti njerëzor”, ka deklaruar Prokuroria.

Rasti i është dërguar për shqyrtim Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ngritet aktakuzë për krime lufte ndaj ish-gardianes së burgut në Lipjan appeared first on Sinjali.

Vendos Gjykata: 30 ditë paraburgim të dyshuarit për protestat e dhunshme më 2023 në Zveçan

15 January 2026 at 17:43

Një muaj paraburgim i është caktuar Sllobodan Radenkoviqit nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Lajmi është konfirmuar për Gazetën Sinjali nga zëdhënësja Mirlinda Gashi.

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale hetimore ndaj të pandehurit S.R. për shkak të dyshimit për kryerjen e veprave penale Bashkimi për veprimtari kundër kushtetuese me qëllim të sulmit kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës, Rrezikimi i personave nën mbrojtje ndërkombëtare, Sulmi ndaj personit zyrtar dhe Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi. Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e PSRK-së për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit S.R. ashtu që të njëjtit i caktohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një ) muaji.“, tha ajo.

Radenkoviq u arrestua më 14 janar në Zveçan dhe ndaj tij rëndojnë dyshime për disa vepra penale.

“S.R. është ndaluar mbi dyshimet për veprat penale: bashkim për veprimtari kundërkushtetuese, rrezikim të personave nën mbrojtje ndërkombëtare, pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm, si dhe sulm ndaj personit zyrtar. Gjithashtu, në vendbanimin e të dyshuarit është zbatuar urdhër kontrolli, ku janë gjetur prova materiale që do të shërbejnë gjatë procedurës penale”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

Pas arrestimit, në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të tij është realizuar kontroll, me asistencën e Sektorit Rajonal të Hetimeve Mitrovicë Veri, me qëllim të sigurimit të provave dhe dëshmive.

Gjatë kontrollit, Policia ka sekuestruar disa prova materiale, përfshirë: Dy telefona mobilë, një trenerkë sportive “Underarmour”, ngjyrë hiri me të zezë, një leje qëndrimi në emër të Milorad Bulatoviç.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vendos Gjykata: 30 ditë paraburgim të dyshuarit për protestat e dhunshme më 2023 në Zveçan appeared first on Sinjali.

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së: Në shkurt nisin deklaratat përmbyllëse

15 January 2026 at 16:29

Nga 9 deri më 13 shkurt, si dhe më 16 dhe 18 shkurt 2026, në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë do të zhvillohen deklaratat përmbyllëse në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Sipas njoftimit zyrtar të DHSK-së, seancat janë planifikuar të mbahen nga ora 09:00 deri në 16:30 dhe mund të ndiqen përmes transmetimit në faqen zyrtare të gjykatës me 45 minuta vonesë, në tri gjuhët zyrtare: shqip, serbisht dhe anglisht, si dhe nga galeria publike në ndërtesën e gjykatës në Hagë.

DHSK njofton se për shkak të interesimit të madh, pjesëmarrja fizike në seanca kërkon regjistrim paraprak.

“Për të përcjellë seancat nga galeria publike në ndërtesën e gjykatës në Hagë, regjistrimi paraprak është i domosdoshëm”, thuhet në njoftim. Afati për regjistrim është deri më 30 janar në orën 17:30.

Sipas rendit të ditës, deklaratat përmbyllëse do të nisin me Prokurorinë më 9 shkurt, ndërsa mbrojtja e të akuzuarve do të paraqesë qëndrimet e saj në ditët pasuese. Më 18 shkurt janë paraparë përgjigje nga palët dhe deklarata nga vetë të akuzuarit.

Në njoftim rikujtohet se aktakuza në këtë çështje u konfirmua fillimisht më 26 tetor 2020 dhe u ndryshua disa herë, ndërsa versioni aktual është dorëzuar më 27 shkurt 2023.

“Secili prej të akuzuarve akuzohet mbi bazën e përgjegjësisë penale individuale për gjashtë akuza për krime kundër njerëzimit dhe katër akuza për krime lufte”, thuhet më tej.

Sipas aktakuzës, krimet dyshohet se janë kryer nga marsi deri në shtator 1999 në disa lokacione në Kosovë dhe në veri të Shqipërisë. Prokuroria pretendon se këto vepra janë kryer nga pjesëtarë të UÇK-së kundër civilëve dhe personave që nuk merrnin pjesë në luftime.

Gjykimi ka filluar më 3 prill 2023, ndërsa Trupi Gjykues mbylli procedurën e paraqitjes së provave më 19 dhjetor 2025. Në total, në këtë proces kanë dëshmuar 134 dëshmitarë, ndërsa janë pranuar edhe 164 deklarata vetëm në formë të shkruar.

Pas përfundimit të deklaratave përmbyllëse, Trupi Gjykues do të nisë kuvendimet për aktgjykimin.

“Aktgjykimi duhet të shpallet brenda 90 ditësh nga mbyllja e paraqitjes së provave”, bën të ditur DHSK, me mundësi zgjatjeje edhe për 60 ditë të tjera nëse rrethanat e kërkojnë këtë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së: Në shkurt nisin deklaratat përmbyllëse appeared first on Sinjali.

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për plagosjen e trefishtë në Deçan

14 January 2026 at 17:00

Gjykata Themelore në Pejë, ka marrë vendim që Ismet Zukajt t’i caktohet paraburgim prej një muaj, për vrasje të rëndë në tentativë, dhe mbajte të paautorizuar të armëve.

Paraburgim për Zukajn fillon nga data e arrestimit, pra nga dje, deri me 12 shkurt.

Rasti ka ndodh 13.01.2026, ku është raportuar për të shtëna me armë zjarri në një lokal.

Menjëherë pas pranimit të informacionit, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur një zyrtar policor jashtë detyre, i cili kishte arritur ta arrestojë të dyshuarin.

Në brendi të kafiterisë, policia ka gjetur të shtrirë tre viktimat, të cilat dyshohet se ishin plagosur nga arma e zjarrit. Të plagosurit janë identifikuar si Daut Cacaj, Dejan Simiq dhe Radovan Millosheviq.

Njoftimi:

Caktohet paraburgimi për të dyshuarin në rastin e vrasjes së rëndë në tentativë

Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, sipas gjyqtarit të procedurës paraprake Sh.C., në çështjen penale kundër të dyshuarit I.Z., i dyshuar për vepra penale vrasje e rëndë në tentativë, nga neni 173 par.1 pika 1.1 lidhur me nenin 28 të KPRK-së dhe mbajtje të paautorizuar të armëve, nga neni 366 par.1 të KPRK-së, ka shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e paraburgimit.

Pas shqyrtimit, gjyqtari i procedurës paraprake ka vendosur që të dyshuarit I.Z. i caktohet paraburgimi për kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, duke filluar nga data e arrestimit më 13.01.2026, ora 00:17, dhe do të zgjasë deri më 12.02.2026, ora 16:00.

Palët kanë të drejtë ankese në afat prej 48 orëve, përmes kësaj Gjykate, pranë Gjykatës së Apelit në Prishtinë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për plagosjen e trefishtë në Deçan appeared first on Sinjali.

Vakancat në Gjykatën Kushtetuese, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi cakton relatorët

By: redi
14 January 2026 at 17:44

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) me përbërjen e re të zgjedhur me short nga Presidenti i Republikës, zhvilloi mbledhjen e tij të parë në ambientet e Gjykatës së Lartë. Këshilli realizoi procedurat e shortit elektronik për caktimin e anëtarëve relatorë për vendet vakante të cilat janë aktualisht në proces shqyrtimi pranë KED. Në mbledhjen e KED, u caktua që vendi vakant në Gjykatën…

Source

Seanca e radhës në rastin “Banjska” më 16 janar

14 January 2026 at 13:11

Gjykata Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se seanca e radhës gjyqësore në rastin “Banjska” do të mbahet më 16 janar 2026, ashtu siç ka qenë e caktuar paraprakisht.

Kështu ka konfirmuar Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

“Ju njoftojmë se seanca gjyqësore në çështjen penale kundër të pandehurve B.S., V.T. dhe D.M., do të mbahet sipas planifikimit, me datë 16.01.2026, në ora 09:30”, tha ajo.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Seanca e radhës në rastin “Banjska” më 16 janar appeared first on Sinjali.

❌
❌