Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Shoqata e gjyqtarëve rezolutë KLGJ: 1100 dosje për gjyqtar! Kontrollet kryhen nga persona të patrajnuar

By: redi
22 December 2025 at 16:47

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve i është drejtuar me një rezolutë zyrtare Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke ngritur shqetësime serioze dhe urgjente mbi funksionimin e gjykatave, veçanërisht të Gjykatës së Shkallës së Parë dhe Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, si dhe të gjykatave administrative. Shoqata thekson se që prek 7 vitesh, pas mbarimit të procesit të vetingut…

Source

Nisma ligjore, Komici: Veting edhe për anëtarët jo magjistratë të KLP-së dhe KLGJ-së

16 December 2025 at 13:14

TIRANË, 16 dhjetor /ATSH/ Deputeti Olsi Komici prezantoi sot në Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale projektligjin “Për disa ndryshime në ligjin nr. 115/2016 ‘Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë’, të ndryshuar”, ku të pranishëm ishin vetëm deputetë të mazhorancës pasi mungonin ata të Partisë Demokratike.

Në fjalën hyrëse, Komici theksoi se projektligji synon korrigjimin e paqartësive ligjore dhe plotësimin e boshllëqeve normative të evidentuara gjatë zbatimit të reformës në drejtësi, duke rritur efektivitetin, transparencën dhe integritetin në qeverisjen e sistemit të drejtësisë.

Ai shtoi se nisma është hartuar në përputhje me rekomandimet e Komisionit Evropian dhe kontribuon në përmbushjen e kërkesave të Kapitullit 23 “Gjyqësori dhe të drejtat themelore”.

Projektligji, i cili përbëhet nga 38 nene, parashikon që edhe anëtarët jo-magjistratë, qoftë në Këshillin e Lartë Gjyqësor, po ashtu edhe në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, të kalojnë nëpër filtra të thelluar verifikimi, të ngjashëm me procesin e vetingut të magjistratëve.

Ky mekanizëm synon krijimin e një barazie mes anëtarëve magjistratë dhe atyre jo-magjistratë dhe garantimin e integritetit institucional.

Sipas Komicit, procedura për përzgjedhjen e kandidatëve nga fusha e avokatisë fillon nga Avokati i Popullit, vijon me një verifikim të detajuar nga Komisioni i Pavarur Ad Hoc, i cili ka kompetenca të zgjeruara për akses në të gjitha institucionet shtetërore dhe subjekte private, për të kontrolluar kriteret e pasurisë dhe figurës. Bazë e këtij verifikimi janë raportet e ILDKPKI-së dhe AKSIK-ut.

Pas përfundimit të këtij procesi, kandidatët e kalifikuar ose të skualifikuar shqyrtohen në një filtër të dytë nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, i cili kontrollon përputhshmërinë e raportit me dokumentacionin e dosjes.

E njëjta procedurë zbatohet për kandidatët që vijnë nga fusha e pedagogëve, ku kompetenca të zgjeruara marrin Dekani dhe Këshilli i Shkollës së Magjistraturës, si dhe Komisioni Ad Hoc, i cili kryen verifikime të detajuara dhe administron raportet përfundimtare të ILDKPKI-së dhe AKSIK-ut.

Në rastin e kandidatëve nga shoqëria civile, dokumentacioni grumbullohet nga Avokati i Popullit, ndërsa Komisioni i Shoqërisë Civile ka kompetenca për verifikim dhe ka akses në institucione shtetërore dhe subjekte private, duke përfunduar me një raport përfundimtar.

Komici theksoi se, ndryshimet ligjore synojnë të rrisin besueshmërinë, transparencën dhe standardet e integritetit për të gjithë anëtarët jo-magjistratë të organeve të qeverisjes së sistemit të drejtësisë.

/gj.m/j.p/

The post Nisma ligjore, Komici: Veting edhe për anëtarët jo magjistratë të KLP-së dhe KLGJ-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ermal Beqiri nën hetim nga SPAK për tenderat e AKSHI-t, KLGJ i jep 2 MLN Euro me procedurë të dyshimtë

By: Elva
11 December 2025 at 20:57

Kompanitë e Ermal Beqirit janë nën hetim nga SPAK për tenderat dhe abuzimet në bashkëpunim me drejtoren e AKSH-it, Linda Karçanaj, ndërsa KLGJ i jep tenderin 2 milion euro. Duket sikur ky institucion jeton në botë paralele. Në fakt, veprimi nuk është një mëkat i bërë padashje, sepse faktet flasin se tenderi është fiktiv me […]

The post Ermal Beqiri nën hetim nga SPAK për tenderat e AKSHI-t, KLGJ i jep 2 MLN Euro me procedurë të dyshimtë appeared first on BoldNews.al.

Rusi: 900 milionë lekë për investime, na duhen mjedise për ndërtimin e gjykatave

11 November 2025 at 11:12

TIRANË, 11 nëntor /ATSH/ Kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Ilir Rusi prezantoi sot në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, projektbuxhetin për vitin 2026 për KLGJ-në.

Gjatë fjalës së tij, Rusi tha se buxheti i parashikuar për KLGJ-në është rreth 6,8 miliardë lekë, 26% më i ulët se ajo që ka kërkuar KLGJ.

“Kërkesat buxhetore për Këshillin e Lartë Gjyqësor kanë qenë për një buxhetim prej 9 miliardë lekësh, ndërkohë që buxheti i planifikuar për vitin 2026 është në vlerën 6 miliardë e 800 milionë lekë me një diferencë prej 2 miliardë e 500 milionë që përbën një miratim të tanishëm sipas projektbuxhetit në vlerën e 26% më pak se buxheti i kërkuar nga KLGJ”, tha Rusi.

Megjithatë, shtoi Rusi, krahasuar me vitin 2025, buxheti i projektuar për 2026-ën paraqet një rritje prej 20%.

“Nëse i referohemi buxhetit të 2025, buxhetimi i projektuar është një vlerën 20% më tepër. Prej 2021 e deri më sot, është dyfishuar buxhetimi për KLGJ-në. Buxhetimi shoqërohet paralelisht me rritjen e burimeve njerëzore. Në 2021 kishte 1400 të punësuar të cilët ishin magjistratë gjyqtarë, e punonjës të tjerë administrativë, sot kemi 1892 pozicione pune në KLGJ. Një shtesë prej rreth 500 pozicione pune rreth 35% është rritur edhe numri i burimeve njerëzore”, tha Rusi.

Sipas ndarjes buxhetore, Rusi theksoi se për vetë Këshillin e Lartë Gjyqësor janë planifikuar 490 milionë lekë, ose rreth 7% e totalit, ndërsa Qendra e Teknologjisë së Informacionit në sistemin gjyqësor do të ketë në dispozicion 20 milionë lekë.

Rusi theksoi se pjesa më e madhe e buxhetit, rreth 6 miliardë e 300 milionë lekë, do të shkojë për gjykatat.

“Është më pak se i kërkuari. Në këtë 5 miliardë e 400 milionë janë shpenzime korente, e cila përbën gati 85% të buxhetimit. Duken vlera të mëdha, po realisht buxheti më i madh shkon për paga, sigurime shoqërore, shpenzime operative mallra e shërbime, që janë të domosdoshme për të ushtruar detyrën”, tha Rusi.

Rusi shtoi se 900 milionë lekë janë për investime në gjykata.

“Kjo është destinuar për rikonstruksione të plota dhe të pjesshme për gjykatat, gjykatën e Lartë, Gjykatën e Apelit, Gjykatën e Apelit Administrativ, Gjykatën e Shkallës së Parë të Posaçme, Gjykatën e Kukësit, Gjykatën e Fierit dhe për Gjykatë e Gjirokastrës”, tha ai.

Kreu i KLGJ-së bëri të ditur se është kërkuar gjetja e një trualli për të ndërtuar në një godinë të përbashkët dy gjykata, së bashku me prokuroritë, Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshme Tiranë dhe Gjykatën e Apelit.

Gjithashtu, shtoi ai, “kemi nevojë për mjedise për infrastrukturë”.

“Thirrja është: ju lutem na ndihmoni për infrastrukturën për godinat! Të gjithë duhet të përpiqemi të gjejmë hapësira me qëllim që të destinojmë troje apo godina për gjykata”, tha Rusi.

Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike - Foto: Andrin Hoxha
1 nga 11
Kreu i KLGJ, Ilir Rusi në Komisionin për Çështjet Ligjore...Foto: Andrin Hoxha

/m.q/r.e/a.f/

The post Rusi: 900 milionë lekë për investime, na duhen mjedise për ndërtimin e gjykatave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Projektbuxheti 2026/ KLGJ: 2 miliardë lekë më pak nga ai që kemi kërkuar

By: Ela
11 November 2025 at 11:48

Kreu i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Ilir Rusi është paraqitur për seancë dëgjimore në Komisionet Parlamentare për diskutimin e projektbuxhetit për vitin 2026. Rusi tregon se nga buxheti i kërkuar nga KLGJ dhe nga ai i parashikuar në projektbuxhet, ka një diferencë me rreth 2 miliardë lekë, pra 26 % më pak. Ndër të tjera, kreu i […]

The post Projektbuxheti 2026/ KLGJ: 2 miliardë lekë më pak nga ai që kemi kërkuar appeared first on BoldNews.al.

Balla: Reforma në Drejtësi po rekomandohet në Moldavi! KLP dhe KLGJ fokus tek rekomandimet e Kuvendit

By: redi
30 October 2025 at 15:53

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla thotë se Reforma në Drejtësi në Shqipëri po rekomandohet në Moldavi. Gjatë fjalës në Kuvend, në këtë seancë plenare ku u raportua puna e KLP dhe KLGJ, Balla se rezultatet e SPAK në 6 vite janë më të mira sesa Ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda në 15 vite. Po ashtu Balla tha se Reforma në Drejtësi ka thyer shumë mite në Shqipëri, pasi sipas tij…

Source

Kuvend, Kreu i KLGJ-së: Zbatimi i hartës së re gjyqësore solli përmirësime të ndjeshme

28 October 2025 at 10:08

TIRANË, 28 tetor /ATSH/ Kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Ilir Rusi paraqiti në Kuvend raportin mbi gjendjen e sistemit gjyqësor dhe veprimtarinë e Këshillit të Lartë Gjyqësor për vitin 2024.

Gjatë prezantimit, Rusi paraqiti një panoramë të punës së Këshillit gjatë vitit 2024, duke theksuar prioritetet dhe rezultatet kryesore të arritura. Rusi tha se gjatë vitit 2024 janë zhvilluar 65 mbledhje plenare në KLGJ-së për miratimin e 76 vendimeve.

Në fjalën e tij, Rusi nënvizoi se objektiv ka qenë rritja e efikasitetit të gjykatave duke marrë në konsideratë vakancat në sistem.

Për sa i përket raportimit të çështjeve të prapambetura veçanërisht në gjykatën e Apelit, Rusi tha se “nëpërmjet finalizimit dhe miratimit të strategjisë kombëtare për uljen e çështjeve të prapambetura 2024-2027, në kuadër të kësaj strategjie janë miratuar një sërë aktesh ligjore si dhe janë ndërmarrë masa konkrete për përmirësimin e efikasitetit dhe shërbimeve gjyqësore”.

Në raportin e tij, kreu i KLGJ dha të dhëna edhe për vitin 2025.

“Gjatë vitit 2024 janë miratuar 34 raporte vlerësimi, ndërsa gjatë periudhës 2020-2024 janë miratuar në total 190 raporte vlerësimi për 119 gjyqtarë duke vlerësuar rreth 63% të gjyqtarëve.

“Ndërsa gjatë vitit 2025, për periudhën janar-tetor, kemi vijuar po me raporte vlerësimi kemi miratuar 48 raporte vlerësimi ndërsa në total janë 145 gjyqtare të vlerësuar me 238 raporte vlerësimi”, tha Rusi.

Rusi shtoi se “rekrutimi i gjyqtarëve të rinj përmes emërimit të 32 magjistratëve të rinj, të cilët kanë përfunduar programin akademik pranë shkollës së Magjistraturës për vitin 2023-2024 ka qenë një tjetër angazhim”.

Sa i përket vitit 2025, Rusi tha se “ne së fundmi në muajin tetor emëruam dhe 42 magjistratë të rinj, të cilët përfunduan edhe betimin para pak ditësh”.

“Më qëllim plotësimin e trupave gjyqësore në gjykata, këshilli ka caktuar 66 gjyqtarë për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta, në gjykata të ndryshme nga ato ku ushtrojnë detyrën. Për efekt të transparencës për informimin e publikut janë trajtuar 49 ankesa për të drejtën e informimit.

“Përgjatë vitit 2025 kemi caktuar 25 gjyqtar për gjykimin e çështjeve të veçanta në gjykata të ndryshme nga ato ku ushtrojnë detyrën”, tha Rusi.

Kreu i KLGJ-së shtoi se “përgjatë vitit 2025, Këshilli ka vazhduar me angazhim për rritje e transparencës ku deri tani kemi trajtuar 38 kërkesa për të drejtën e informimit”.

Sipas kreut të KLGJ-së, janë trajtuar shtatë procedime disiplinore për gjyqtarët gjatë vitit 2024 dhe pesë çështje të mbartura nga vitet e mëparshme.

“KLGJ ka vendosur dy shkarkime nga detyra, një procedim, një rast ende në shqyrtim, një rast në pritje shqyrtimi nga KPK-ja, dhe një pezullim nga detyra”, theksoi Rusi.

“Gjatë vitit 2025 kemi vazhduar me 3 procedime disiplinore, për të cilat njëra ka marrë vërejtje, një rast rrëzimi kërkesë ndërsa një rast vijon të mbetet ende në proces”, tha Rusi.

Sa i përket zbatimit të hartës së re gjyqësore, Rusi tha se “dhe pse ka kaluar një vit nga zbatimi i hartës së re gjyqësore janë vënë re disa përmirësime të ndjeshme dhe tregues kyç në sistemin gjyqësor, në shtator 2025 norma e zgjidhjes së çështjeve arritura në 96%”.

Megjithatë shtoi kreu i KLGJ-së “një faktor që ndikon negativisht është mungesa e burimeve njerëzore, e gjyqtarëve kryesisht. Rritja e numrit të përgjithshme të gjyqtarëve do të kontribuojë në përmirësimin e treguesve të eficiencë në sistemin gjyqësor”.

Në mbyllje, Rusi u ndal edhe në tri çështje kryesore, që lidhen me buxhetimin, infrastrukturën dhe sigurinë në gjykata.

“Në lidhje me buxhetimin. Në 2024 janë dhënë vetëm dy të tretat e buxhetit të kërkuar nga ana e KLGJ-së, nga këto 90% janë për paga dhe shërbime operative. 10% e tyre kanë qenë për investime kapitale dhe në 2025 e njëjta situatë rezulton. Jemi në kushte ku rreth 30% e buxhetit të kërkuar nuk miratohet nga ana e Kuvendit.

“Njëkohësisht ka qenë kërkesë për infrastrukturën, për disa gjykata, në Tiranë, Berat, Durrës, Lezhë, Shkodër, Kukës dhe asnjëherë nuk janë miratuar fonde përkatëse për të zhvilluar këto.

“E treta, kanë qenë financimet për sigurinë në gjykata. I vetmi vit buxhetor kur janë miratuar fonde për sigurinë në gjykata ka qenë në 2022-shin. Edhe nëse miratohen fonde për sigurinë nëse nuk ke infrastrukturën e duhur për objektet kjo nuk mund të vihet në jetë”, tha Rusi.

/m.q/a.f/r.e/

The post Kuvend, Kreu i KLGJ-së: Zbatimi i hartës së re gjyqësore solli përmirësime të ndjeshme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Betohen 42 gjyqtarë të rinj/ Emërimi pritet të zbusë vakancat nga vetingu

By: Rovena
23 October 2025 at 12:06

Në një përpjekje për të mbushur vakancat e krijuara pas shkarkimeve nga vetingu, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka emëruar 42 magjistratë të rinj, të cilët sot bëjnë betimin para se të marrin detyrën. Ata u emëruan në 11 gjykata të rretheve, nga të cilat numri më i lartë në Gjykatën Administrative të Lushnjës dhe Gjykatat e Shkallës së Parë në Fier dhe Elbasan me nga 7 gjyqtarë secila. Por nevojat mbeten ende të mëdha pasi në gjykata duhen edhe 109 gjyqtarë.

Sipas vendimit të KLGJ, shpërndarja e 42 magjistratëve të rinj është bërë në 11 Gjykata, ku numrin më të lartë të emërimeve e kanë Gjykata Administrative e Lushnjes,  si dhe Gjykatat e Shkallës së Parë në Elbasan dhe Fier me nga 7 gjyqtarë secila.

Këshilli i Lartë Gjyqësor, parashikohet që në të gjitha strukturat e Gjykatave duhet të ketë 417 gjyqtarë, ndërsa aktualisht janë 308 gjyqtarë të emëruar. Me emërimin dhe shpërndarjen e 42 magjistratëve të rinj mbeten e 67 vende vakante. /abcnews.al

KLGJ emëron 42 gjyqtarë të rinj në 11 gjykata të vendit

By: D Marku
22 October 2025 at 17:14

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka caktuar sot në detyrë 42 gjyqtarët e rinj, të cilët i bashkohen sistemit gjyqësor.

KLGJ i ka shpërndarë gjyqtarët e rinj në 11 gjykata në qytetet e Beratit, Elbasanit, Fierit, Gjirokastrës, Korçës, Kukësit dhe Lezhës.

Emërimi i tyre si gjyqtarë u krye më 31 korrik, ndërsa caktimi konkret në gjykata është bërë sot, pas gati tre muajsh.

Këshilli do të organizojë nesër ceremoninë e betimit të 42 gjyqtarëve të rinj, të cilët kanë përfunduar Shkollën e Magjistraturës në vitin akademik 2022-2025.

Shpërndarja e gjyqtarëve është si në vijim: tre në Gjykatën e Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat; shtatë në gjykatën e Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan; shtatë në Gjykatën e Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier; dy në Gjykatën e Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër; dy në Gjykatën e Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

Po ashtu dy gjyqtarë u caktuan në Gjykatën e Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës; katër në Gjykatën e Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë; një në Gjykatën e Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë; pesë në Gjykatën e Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër; dy në Gjykatën e Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë; shtatë në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Lushnjë.

The post KLGJ emëron 42 gjyqtarë të rinj në 11 gjykata të vendit appeared first on Albeu.com.

KLGJ emëron 42 gjyqtarë të rinj në 11 gjykata të vendit

22 October 2025 at 16:58

TIRANË, 22 tetor/ATSH/ Këshilli i Lartë Gjyqësor ka caktuar sot në detyrë 42 gjyqtarët e rinj, të cilët i bashkohen sistemit gjyqësor.

KLGJ i ka shpërndarë gjyqtarët e rinj në 11 gjykata në qytetet e Beratit, Elbasanit, Fierit, Gjirokastrës, Korçës, Kukësit dhe Lezhës.

Emërimi i tyre si gjyqtarë u krye më 31 korrik, ndërsa caktimi konkret në gjykata është bërë sot, pas gati tre muajsh.

Këshilli do të organizojë nesër ceremoninë e betimit të 42 gjyqtarëve të rinj, të cilët kanë përfunduar Shkollën e Magjistraturës në vitin akademik 2022-2025.

Shpërndarja e gjyqtarëve është si në vijim: tre në Gjykatën e Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat; shtatë në gjykatën e Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan; shtatë në Gjykatën e Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier; dy në Gjykatën e Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër; dy në Gjykatën e Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

Po ashtu dy gjyqtarë u caktuan në Gjykatën e Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës; katër në Gjykatën e Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë; një në Gjykatën e Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë; pesë në Gjykatën e Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër; dy në Gjykatën e Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë; shtatë në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Lushnjë.

/m.m/a.f/

 

The post KLGJ emëron 42 gjyqtarë të rinj në 11 gjykata të vendit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zvarritja e gjyqeve/ KLGJ shqetësohet për “gjuhën e urrejtjes”, por mali i dosjeve po shtohet

By: Ela
13 October 2025 at 15:09

Nga Boldnews.al Këshilli i Lartë Gjyqësor po e trajton vrasjen tragjike të gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja, si një çështje të lidhur ngushtësisht me sigurinë, si edhe bën thirrje për për shmangien e gjuhës së urrejtjes ndaj gjyqësorit në rrjete sociale, pa analizuar dhe sugjeruar zgjidhje për zvarritjen e tejskajlshme të seancave, e cila besohet […]

The post Zvarritja e gjyqeve/ KLGJ shqetësohet për “gjuhën e urrejtjes”, por mali i dosjeve po shtohet appeared first on BoldNews.al.

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, KLGJ me plan masash emergjente për gjykatat

13 October 2025 at 10:40

TIRANË, 13 tetor /ATSH/ Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur që të hartojë një plan masash, pas mbledhjes së zhvilluar më datën 10 tetor, për adresimin e problematikave të institucioneve të drejtësisë dhe punonjësve të saj, pas vrasjes së gjyqtarit të Apelit Astrit Kalaja, brenda sallës së gjyqit.

Në njoftimin zyrtar të KLGJ-së, masat lidhen me marrjen e informacionit të detajuar mbi sigurinë në gjykata, mbi kushtet ekzistuese të shërbimit dhe infrastrukturës në këto institucione.

“Marrjen dhe analizimin e informacionit të detajuar, lidhur me masat e marra dhe kërkesat drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor nga secila gjykatë, nga Kryetari, Zëvendëskryetarët ose Këshillat e Gjykatës, gjatë viteve 2023, 2024, 2025, me objekt administrimin/menaxhimin e sigurisë në gjykatë;

“Marrjen e informacionit lidhur me kushtet ekzistuese të shërbimit dhe të infrastrukturës së sigurisë në gjykata, pajisjen me skanera, detektorë, kamera sigurie, pajisje të tjera sigurie, si dhe funksionimin e tyre, në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi, me qëllim standardizimin e procedurave dhe trajnimin e personelit për menaxhimin e situatave që lidhen me sigurinë”, njoftoi KLGJ.

Pas analizimit të informacionit të marrë dhe identifikimit të problematikave dhe nevojave konkrete, KLGJ propozoi ngritjen e një grupi ndërinstitucional pune me qëllim:

“adresimin e ndryshimeve ligjore dhe nënligjore për marrjen e masave për garantimin e sigurisë në gjykata për gjyqtarët, personelin gjyqësor dhe çdo përdorues të gjykatës;

“sigurimin e pranisë së punonjësve të sigurisë të trajnuar apo pjesë e Policisë së Shtetit;

“miratimin e protokolleve dhe procedurave standarde të sigurisë për secilën gjykatë;

“Ngritjen e një grupi ndërinstitucional pune, me përfaqësues nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit dhe agjenci të tjera ligjzbatuese, me qëllim hartimin e masave të përbashkëta për sigurinë në sistemin gjyqësor në tërësi;

“Përafrimin e kuadrit ligjor me praktikat më të mira ndërkombëtare, lidhur me sigurinë e gjyqtarëve, stafit mbështetës, si dhe përdoruesve të gjykatës.”

Gjithashtu, njoftoi më tej KLGJ, “duke mbajtur në vëmendje detyrimet ligjore dhe punën e nisur nga viti 2021 e në vijim, me qëllim sigurimin e një infrastrukture të përshtatshme për kushtet e punës dhe sigurisë në gjykata, në bashkërendim me këshillat e secilës gjykatë, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi të marrë masa të menjëhershme lidhur me adresimin pranë pushtetit vendor dhe kërkimin e ndihmës për ndërtimin e 8 godinave të reja të gjykatave të shkallës së parë në rrethet gjyqësore, si dhe ndërtimit të godinave të reja për Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë”.

Këshilli, gjithashtu nxit gjykatat që të marrin masa për zbatimin e projekteve, në mënyrë që fondet e akorduara të realizohen brenda vitit buxhetor.

“Në kuadër të pavarësisë institucionale, në bashkërendim me Ministrinë e Drejtësisë, të kërkojë kalimin në pronësi të Këshillit të Lartë Gjyqësor, të godinave ekzistuese të gjykatave dhe atyre që do të ndërtohen;

“Analizën e të dhënave nga raportimet periodike të gjykatave, me qëllim rritjen e performancës dhe përkushtimit profesional dhe moral të secilit magjistrat;

“Ngritjen e grupeve të punës me qëllim hartimin e propozimeve për ndryshime ligjore në ligjin nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, ligjin nr. 98/2016, “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, të përbërë nga anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor, gjyqtarë nga të tri shkallët e gjyqësorit: Gjykata e Lartë, Gjykatat e Apelit dhe Gjykatat e Shkallëve të Para, si dhe staf drejtues administrativ pranë Këshillit”.

KLGJ kërkon edhe “bashkëpunimin me AKEP dhe AMA, me qëllim marrjen e masave për ndalimin e gjuhës së papërshtatshme ndaj gjyqtarëve në rrjetet sociale, platformave online dhe media, informimin e këtyre institucioneve mbi situatën aktuale, si dhe duke kërkuar prej tyre marrjen e masave konkrete brenda kompetencave ligjore

“Nisjen e procedurës për emërtimin e sallës së amfiteatrit në godinën “Poli i Drejtësisë” me emrin “Astrit Kalaja”, si dhe dërgimin e propozimit tek institucionet përkatëse, për dhënien e titullit “Dëshmor i Atdheut” gjyqtarit të rënë në krye të detyrës”.

Këshilli i Lartë Gjyqësor thekson se mbetet i përkushtuar për garantimin e një sistemi drejtësie të sigurt, të pavarur dhe funksional, në shërbim të qytetarëve dhe shtetit të së drejtës.

/m.q/a.f/r.e/

The post Vrasja e gjyqtarit Kalaja, KLGJ me plan masash emergjente për gjykatat appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, KLGJ njofton planin e masave emergjente për gjykatat

By: V K
13 October 2025 at 10:00

Këshilli i Lartë Gjyqësor, nisur nga mbledhja e datës 10 tetor 2025 mbi adresimin e problematikave të institucioneve të drejtësisë dhe punonjësve të saj, ka njoftuar planin e masave emergjente.

Kështu, në njoftimin zyrtar të KLGJ-së, masat lidhen me marrjen e informacionit të detajuar mbi sigurinë në gjykata, mbi kushtet ekzistuese të shërbimit dhe infrastrukturës në gjykata.

“Këshilli i Lartë Gjyqësor, në mbledhjen e datës 10.10.2025, në vijim të përmbushjes së detyrimeve kushtetuese dhe ligjore, me qëllim adresimin e problematikave dhe nevojave të ngritura në takimin e zhvilluar nga gjyqtarët, vendosi të hartojë një plan masash që kanë të bëjnë me:

-Marrjen dhe analizimin e informacionit të detajuar, lidhur me masat e marra dhe kërkesat drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor nga secila gjykatë, nga Kryetari, Zëvendëskryetarët ose Këshillat e Gjykatës, gjatë viteve 2023, 2024, 2025, me objekt administrimin/menaxhimin e sigurisë në gjykatë;

-Marrjen e informacionit lidhur me kushtet ekzistuese të shërbimit dhe të infrastrukturës së sigurisë në gjykata, pajisjen me skanera, detektorë, kamera sigurie, pajisje të tjera sigurie, si dhe funksionimin e tyre, në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi, me qëllim standardizimin e procedurave dhe trajnimin e personelit për menaxhimin e situatave që lidhen me sigurinë;“, njofton KLGJ-ja.

Kështu, KLGJ-ja njofton se duhet ngritur një grup ndërinstitucional pune për adresimin e ndryshimeve ligjore dhe nënligjore për sigurinë në gjykata dhe të personelit të tyre, sigurimin e pranisë së punonjësve të sigurisë të trajnuar apo pjesë të Policisë së Shtetit, miratimin e protokolleve dhe procedurave standarde të sigurisë për secilën gjykatë.

“Pas analizimit të informacionit të marrë dhe identifikimit të problematikave dhe nevojave konkrete, ngritjen e një grupi ndërinstitucional pune me qëllim:

i) adresimin e ndryshimeve ligjore dhe nënligjore për marrjen e masave për garantimin e sigurisë në gjykata për gjyqtarët, personelin gjyqësor dhe çdo përdorues të gjykatës;

ii) sigurimin e pranisë së punonjësve të sigurisë të trajnuar apo pjesë e Policisë së Shtetit;

iii) miratimin e protokolleve dhe procedurave standarde të sigurisë për secilën gjykatë;“, njofton KLGJ-ja.

Grupi ndërinstitucional të përfaqësohet nga anëtarë të KLGJ-së, KLP-së, Ministrisë së Drejtësisë, asaj të Brendshme, Policisë së Shtetit dhe agjenci të tjera ligjzbatuese.

-Ngritjen e një grupi ndërinstitucional pune, me përfaqësues nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit dhe agjenci të tjera ligjzbatuese, me qëllim hartimin e masave të përbashkëta për sigurinë në sistemin gjyqësor në tërësi;

-Përafrimin e kuadrit ligjor me praktikat më të mira ndërkombëtare, lidhur me sigurinë e gjyqtarëve, stafit mbështetës, si dhe përdoruesve të gjykatës;

-Duke mbajtur në vëmendje detyrimet ligjore dhe punën e nisur nga viti 2021 e në vijim, me qëllim sigurimin e një infrastrukture të përshtatshme për kushtet e punës dhe sigurisë në gjykata, në bashkërendim me këshillat e secilës gjykatë, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi të marrë masa të menjëhershme lidhur me adresimin pranë pushtetit vendor dhe kërkimin e ndihmës për ndërtimin e 8 godinave të reja të gjykatave të shkallës së parë në rrethet gjyqësore, si dhe ndërtimit të godinave të reja për Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë;

-Gjithashtu Këshilli, nxit gjykatat që të marrin masa për zbatimin e projekteve, në mënyrë që fondet e akorduara të realizohen brenda vitit buxhetor;

-Në kuadër të pavarësisë institucionale, në bashkërendim me Ministrinë e Drejtësisë, të kërkojë kalimin në pronësi të Këshillit të Lartë Gjyqësor, të godinave ekzistuese të gjykatave dhe atyre që do të ndërtohen;

-Analizën e të dhënave nga raportimet periodike të gjykatave, me qëllim rritjen e performancës dhe përkushtimit profesional dhe moral të secilit magjistrat;

-Ngritjen e grupeve të punës me qëllim hartimin e propozimeve për ndryshime ligjore në ligjin nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, ligjin nr. 98/2016, “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, të përbërë nga anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor, gjyqtarë nga të tre shkallët e gjyqësorit, Gjykata e Lartë, Gjykatat e Apelit dhe Gjykatat e Shkallëve të Para, si dhe staf drejtues administrativ pranë Këshillit;

-Bashkëpunimin me AKEP dhe AMA, me qëllim marrjen e masave për ndalimin e gjuhës së papërshtatshme ndaj gjyqtarëve në rrjetet sociale, platformave online dhe media, informimin e këtyre institucioneve mbi situatën aktuale, si dhe duke kërkuar prej tyre marrjen e masave konkrete brenda kompetencave ligjore;

-Nisjen e procedurës për emërtimin e sallës së amfiteatrit në godinën “Poli i Drejtësisë” me emrin “Astrit Kalaja”, si dhe dërgimin e propozimit tek institucionet përkatëse, për dhënien e titullit “Dëshmor i Atdheut” gjyqtarit të rënë në krye të detyrës.

Këshilli i Lartë Gjyqësor mbetet i përkushtuar për garantimin e një sistemi drejtësie të sigurt, të pavarur dhe funksional, në shërbim të qytetarëve dhe shtetit të së drejtës“, njofton KLGJ-ja.

The post Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, KLGJ njofton planin e masave emergjente për gjykatat appeared first on Albeu.com.

KLGJ, plan masash për sigurinë: Punonjës të trajnuar ose policë, kërkojmë 8 godina të reja

By: xhir jeta
13 October 2025 at 11:36

Këshilli i Lartë Gjyqësor, pas mbledhjes urgjente me 260 gjyqtarë, ka ngritur një grup pune dhe ka miratuar planin e masave për sigurinë në gjykata.

Plani vjen pas alarmit që ngritën gjyqtarët për sigurinë në gjykata, pas vrasjes në sallën e gjyqit të gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja.

Njoftimi i plotë:

Këshilli i Lartë Gjyqësor, në mbledhjen e datës 10.10.2025, në vijim të përmbushjes së detyrimeve kushtetuese dhe ligjore, me qëllim adresimin e problematikave dhe nevojave të ngritura në takimin e zhvilluar nga gjyqtarët, vendosi të hartojë një plan masash që kanë të bëjnë me:

-Marrjen dhe analizimin e informacionit të detajuar, lidhur me masat e marra dhe kërkesat drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor nga secila gjykatë, nga Kryetari, Zëvendëskryetarët ose Këshillat e Gjykatës, gjatë viteve 2023, 2024, 2025, me objekt administrimin/menaxhimin e sigurisë në gjykatë;

-Marrjen e informacionit lidhur me kushtet ekzistuese të shërbimit dhe të infrastrukturës së sigurisë në gjykata, pajisjen me skanera, detektorë, kamera sigurie, pajisje të tjera sigurie, si dhe funksionimin e tyre, në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi, me qëllim standardizimin e procedurave dhe trajnimin e personelit për menaxhimin e situatave që lidhen me sigurinë;

-Pas analizimit të informacionit të marrë dhe identifikimit të problematikave dhe nevojave konkrete, ngritjen e një grupi ndërinstitucional pune me qëllim:

i) adresimin e ndryshimeve ligjore dhe nënligjore për marrjen e masave për garantimin e sigurisë në gjykata për gjyqtarët, personelin gjyqësor dhe çdo përdorues të gjykatës;

ii) sigurimin e pranisë së punonjësve të sigurisë të trajnuar apo pjesë e Policisë së Shtetit;

iii) miratimin e protokolleve dhe procedurave standarde të sigurisë për secilën gjykatë;

-Ngritjen e një grupi ndërinstitucional pune, me përfaqësues nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit dhe agjenci të tjera ligjzbatuese, me qëllim hartimin e masave të përbashkëta për sigurinë në sistemin gjyqësor në tërësi;

-Përafrimin e kuadrit ligjor me praktikat më të mira ndërkombëtare, lidhur me sigurinë e gjyqtarëve, stafit mbështetës, si dhe përdoruesve të gjykatës;

-Duke mbajtur në vëmendje detyrimet ligjore dhe punën e nisur nga viti 2021 e në vijim, me qëllim sigurimin e një infrastrukture të përshtatshme për kushtet e punës dhe sigurisë në gjykata, në bashkërendim me këshillat e secilës gjykatë, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi të marrë masa të menjëhershme lidhur me adresimin pranë pushtetit vendor dhe kërkimin e ndihmës për ndërtimin e 8 godinave të reja të gjykatave të shkallës së parë në rrethet gjyqësore, si dhe ndërtimit të godinave të reja për Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë;

-Gjithashtu Këshilli, nxit gjykatat që të marrin masa për zbatimin e projekteve, në mënyrë që fondet e akorduara të realizohen brenda vitit buxhetor;

-Në kuadër të pavarësisë institucionale, në bashkërendim me Ministrinë e Drejtësisë, të kërkojë kalimin në pronësi të Këshillit të Lartë Gjyqësor, të godinave ekzistuese të gjykatave dhe atyre që do të ndërtohen;

-Analizën e të dhënave nga raportimet periodike të gjykatave, me qëllim rritjen e performancës dhe përkushtimit profesional dhe moral të secilit magjistrat;

-Ngritjen e grupeve të punës me qëllim hartimin e propozimeve për ndryshime ligjore në ligjin nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, ligjin nr. 98/2016, “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, të përbërë nga anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor, gjyqtarë nga të tre shkallët e gjyqësorit, Gjykata e Lartë, Gjykatat e Apelit dhe Gjykatat e Shkallëve të Para, si dhe staf drejtues administrativ pranë Këshillit;

-Bashkëpunimin me AKEP dhe AMA, me qëllim marrjen e masave për ndalimin e gjuhës së papërshtatshme ndaj gjyqtarëve në rrjetet sociale, platformave online dhe media, informimin e këtyre institucioneve mbi situatën aktuale, si dhe duke kërkuar prej tyre marrjen e masave konkrete brenda kompetencave ligjore;

-Nisjen e procedurës për emërtimin e sallës së amfiteatrit në godinën “Poli i Drejtësisë” me emrin “Astrit Kalaja”, si dhe dërgimin e propozimit tek institucionet përkatëse, për dhënien e titullit “Dëshmor i Atdheut” gjyqtarit të rënë në krye të detyrës.

Këshilli i Lartë Gjyqësor mbetet i përkushtuar për garantimin e një sistemi drejtësie të sigurt, të pavarur dhe funksional, në shërbim të qytetarëve dhe shtetit të së drejtës.

Këshilli i Lartë Gjyqësor harton planin e masave: Gjykatat të ruhen nga policia

By: lindita
13 October 2025 at 10:04

Këshilli i Lartë Gjyqësor, në mbledhjen e datës 10.10.2025, në vijim të përmbushjes së detyrimeve kushtetuese dhe ligjore, me qëllim adresimin e problematikave dhe nevojave të ngritura në takimin e zhvilluar nga gjyqtarët, vendosi të hartojë një plan masash që kanë të bëjnë me: -Marrjen dhe analizimin e informacionit të detajuar, lidhur me masat e marra dhe kërkesat drejtuar Këshillit të Lartë…

Source

KLGJ publikon planin e masave emergjente për gjykatat, pas vrasjes së gjyqtarit

By: fjori
13 October 2025 at 09:33

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka miratuar një plan masash për rritjen e sigurisë në të gjitha gjykatat e vendit, një javë pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit. Në mbledhjen e datës 10 tetor, KLGJ bëri të ditur se do të ndërmerren hapa konkretë në disa drejtime, duke nisur me analizimin e […]

The post KLGJ publikon planin e masave emergjente për gjykatat, pas vrasjes së gjyqtarit appeared first on BoldNews.al.

Lefter Maliqi: KLGJ, simboli i dështimit të reformës në drejtësi

By: V K
10 October 2025 at 09:51

Në një reagim pas ngjarjes tragjike ku humbi jetën gjyqtari Astrit Kalaja në sallën e gjyqit, ish-deputeti Lefter Maliqi, ka denoncuar gjendjen e sistemit të drejtësisë në Shqipëri, duke e cilësuar si të kapur politikisht dhe të zhytur në kaos institucional.

Ai e ka quajtur Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGJ), “simbolin e dështimit” të reformës në drejtësi, duke e akuzuar për vonesa të pajustifikueshme dhe për pengimin e funksionimit normal të gjykatave.

Maliqi deklaron se reforma e nisur 9 vite më parë ka larguar qindra gjyqtarë dhe prokurorë, duke lënë pas një sistem të paralizuar që prodhon vetëm “vonesa, padrejtësi dhe pasiguri”.

Ai thekson se qytetarët presin deri në 4 vjet për një gjyq të shkallës së parë dhe 6–7 vjet për Apelin, ndërsa disa mbeten peng të drejtësisë për 15 vite.

Deklarata:

Pas ngjarjes tragjike ku humbi jetën gjyqtari Astrit Kalaja në sallën e gjyqit, sistemi i drejtësisë është zhveshur plotësisht nga çdo fasadë.

Kjo është fytyra e vërtetë e kaosit që ka mbjellë një reformë e kapur politikisht, që shkatërroi institucionet, largoi qindra gjyqtarë e prokurorë dhe sot prodhon vetëm vonesa, padrejtësi dhe pasiguri!

Turp që 9 vjet pas kësaj “reforme historike”, shqiptari duhet të presë 4 vjet për një gjyq të shkallës së parë dhe 6-7 vjet në Apel!

Ka njerëz që mbeten peng i drejtësisë për 15 vjet, ndërsa pushtetarët shëtisin të qeshur mes luksit dhe korrupsionit që kanë mbjellë vetë!

Dhe ndërkohë…

Janë diplomuar 45 gjyqtarë të rinj, magjistratë që kanë përfunduar trajnimin, por presin prej 4 muajsh që KLGJ t’i emërojë në gjykata!

Nga njëra anë, KLGJ e qeveria ankohen se nuk ka gjyqtarë dhe se stoku i dosjeve ka kaluar mbi 200 mijë, ndërsa nga ana tjetër mbajnë peng 45 të rinj që mund të ndihmonin menjëherë sistemin!

Ky është absurdi dhe cinizmi i një drejtësie që po mbahet peng nga vendime politike dhe interesa të ngushta!

KLGJ sot nuk është garant i drejtësisë, por pengmarrësi i saj!

Shqiptarët e kanë kuptuar: kjo nuk është reformë për drejtësi, por për pushtet!

Koha e mashtrimeve mbaroi – drejtësia duhet t’i kthehet qytetarit, jo partisë!

The post Lefter Maliqi: KLGJ, simboli i dështimit të reformës në drejtësi appeared first on Albeu.com.

KLGJ publikon letërkëmbimet, Policia: Nuk shtojmë dot oficerë në Gjykata

By: redi
7 October 2025 at 18:09

Beteja për pronën ka 30 vite në dyert e drejtësisë dhe një pjesë u mbyll dje në mënyrë makabre, me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja. Policia dhe Ministria e Brendshme deklaruan se nuk është detyra e tyre sigurimi me oficerë policie i gjykatave dhe se ruhen nga siguria private, por Kolegji i Lartë Gjyqësor ka publikuar letërkëmbimet mes Policisë dhe Ministrisë së Brendshme në vitin 2023…

Source

Ekzekutimi i gjyqtarit/ KLGJ kundër ministres Koçiu: “Illyrian Guard” përgjegjëse për sigurinë

By: V K
7 October 2025 at 14:12

Këshilli i Lartë Gjyqësor, në reagimin e tij për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, ka deklaruar se mbrojtja e Apelit kryeht nga “Ilyrian Gard”, një kompani shterore mbikëqyrur nën varësi të Ministrisë së Brendshme.

Kjo deklaratë e KLGJ, hedh poshtë pretendimet e ministres së Brendshme Albana Koçiu, e cila deklaroi dje pas ngjarjes se Policia e Shtetit, nuk kishte asnjë përgjegjësi për të ruajtur gjykatën.

Por në një analizim të KLGJ theksohet se, një polic qëndron në hyrje të institucionit në fjalë.

Deklarata e plotë:

Këshilli i Lartë Gjyqësor shpreh edhe njëherë dhimbjen më të thellë dhe indinjatën më të madhe për ngjarjen tragjike të ndodhur, ku në ushtrim të detyrës, gjyqtari Astrit Kalaja humbi jetën brenda sallës së gjyqit.

Ky akt i rëndë përbën një sulm ndaj vetë themeleve të drejtësisë, ndaj autoritetit të gjykatës dhe ndaj rendit kushtetues të Republikës së Shqipërisë.

Këshilli i Lartë Gjyqësor, në emër të gjithë trupës gjyqësore të vendit, shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes, kolegëve dhe komunitetit të gjyqtarëve, duke theksuar se drejtësia nuk mund të gjunjëzohet nga dhuna.

Në këtë situatë të rëndë, Këshilli i Lartë Gjyqësor u mblodh sot në Mbledhje të Jashtëzakonshme, për të shqyrtuar rrethanat e ngjarjes dhe për të analizuar masat aktuale të sigurisë në gjykata.

Në përfundim të mbledhjes, Këshilli vendosi të bëjë publike të gjitha shkresat dhe korrespondencën zyrtare që ka zhvilluar me institucionet përgjegjëse për garantimin e sigurisë në ambientet gjyqësore, me qëllim transparencën dhe informimin e publikut.

Këshilli i Lartë Gjyqësor informon se, në të gjitha gjykatat e Republikës së Shqipërisë, Policia e Shtetit aktualisht ofron shërbimin e saj vetëm me një punonjës në hyrjen kryesore ku lëvizin palët dhe publiku.

Në zbatim të pikës 2 të VKM Nr. 333, datë 28.04.2010, “Për ruajtjen dhe sigurinë e objekteve shtetërore”, gjykatat duhet të ruhen nga punonjës të Policisë së Shtetit, për të garantuar rendin dhe qetësinë gjatë seancave gjyqësore. Jashtë orarit zyrtar, ruajtja kryhet nga “Illyrian Guard”, e cila është një kompani shtëtërore në varësi të Ministrisë së Mbrendshme.

Duke vlerësuar se gjykatat janë objekte të një rëndësie të veçantë, Këshilli ka paralajmëruar në mënyrë të përsëritur se mungesa e prezencës efektive të policisë në sallat e gjyqit krijon risk serioz për sigurinë e gjyqtarëve, stafit dhe publikut.

Me shkresën nr. 5489/1 Prot., datë 02.11.2023, drejtuar Policisë së Shtetit dhe për dijeni Ministrisë së Brendshme, Këshilli ka kërkuar shtimin e punonjësve të Policisë së Shtetit në ambientet e brendshme të gjykatave dhe sallave të gjykimit gjatë zhvillimit të seancave.

Në përgjigje, me shkresën nr. 9683/3 Prot., datë 11.12.2023, Policia e Shtetit ka njoftuar se “aktualisht e kemi të pamundur shtimin dhe planifikimin e punonjësve të policisë për sigurimin e ambienteve të brendshme të gjykatave dhe gjatë zhvillimit të seancave gjyqësore, për shkak të limitit të kufizuar të personelit policor”.

Pas kësaj përgjigjeje, Këshilli i Lartë Gjyqësor, me shkresën nr. 5489/3 Prot., datë 15.12.2023, i është drejtuar zyrtarisht Ministrisë së Brendshme, duke kërkuar ndërhyrje urgjente:

“Duke marrë shkas nga ngjarjet e fundit të kërcënimeve ndaj gjyqtarëve, si pasojë e ushtrimit të detyrës, kërkojmë marrjen e masave për shtimin e organikës dhe planifikimin e punonjësve të Policisë së Shtetit për sigurimin e ambienteve të brendshme të gjykatave dhe prezencën e tyre gjatë zhvillimit të seancave gjyqësore publike”.

Në këtë moment të rëndë për sistemin e drejtësisë, Këshilli i Lartë Gjyqësor apelon për përgjegjësi të menjëhershme institucionale nga organet ligjzbatuese dhe ekzekutive, për të garantuar sigurinë fizike të gjyqtarëve dhe të gjithë pjesëmarrësve në proceset gjyqësore.

Ngjarje të tilla nuk mund të trajtohen si raste të izoluara, ato kërkojnë reagim të fortë, sistematik dhe të koordinuar, në mënyrë që të mos përsëritet më kurrë një humbje jete në sallën e gjyqit, vendi ku drejtësia duhet të mbrohet, jo të rrëzohet.

Reagim i ministres së Punëve të Brendshme, Albana Koçiu:

Thellësisht e tronditur nga lajmi i rëndë i vrasjes së gjyqtarit të Gjykatës së Apelit në Tiranë, Astrit Kalaja, dhe plagosja e dy qytetarëve, brenda sallës së gjykatës.

Dënoj me forcë këtë akt barbar dhune dhe shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen e viktimës, kolegët e tij, duke u uruar shërim të shpejtë të lënduarve.

Forcat e Policisë së Shtetit – të cilat duhet sqaruar për opinionin publik se në bazë të ligjit nuk kanë asnjë përgjegjësi për kontrollin e hyrje-daljeve dhe sigurinë brenda godinave të gjykatave – kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje.

Autori është ndaluar menjëherë dhe kemi angazhuar ekspertët më të mirë për të kqyrur në bashkëpunim me prokurorët, përmbushjen e detyrave të ligjit nga ana e punonjësve të sigurisë të gjykatës.

The post Ekzekutimi i gjyqtarit/ KLGJ kundër ministres Koçiu: “Illyrian Guard” përgjegjëse për sigurinë appeared first on Albeu.com.

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, KLGJ: Kemi kërkuar shtim të pranisë së policisë në gjykata që në vitin 2023

TIRANË, 7 tetor /ATSH/ Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) zhvilloi sot një mbledhje të jashtëzakonshme për të shqyrtuar rrethanat e vrasjes së gjyqtarit të gjykatës së Apelit Astrit Kalaja, një ditë më parë brenda sallës së gjyqit dhe për të analizuar masat aktuale të sigurisë në gjykata.

Në përfundim të mbledhjes KLGJ publikoi shkresat dhe korrespondencën zyrtare që ka zhvilluar me institucionet përgjegjëse për garantimin e sigurisë në ambientet gjyqësore, me qëllim transparencën dhe informimin e publikut.

Këshilli i Lartë Gjyqësor informon se, në të gjitha gjykatat e Republikës së Shqipërisë, Policia e Shtetit aktualisht ofron shërbimin e saj vetëm me një punonjës në hyrjen kryesore ku lëvizin palët dhe publiku.

Sipas KLGJ-së “gjykatat duhet të ruhen nga punonjës të Policisë së Shtetit, për të garantuar rendin dhe qetësinë gjatë seancave gjyqësore. Jashtë orarit zyrtar, ruajtja kryhet nga “Illyrian Guard”, e cila është një kompani shtetërore në varësi të Ministrisë së Brendshme”.

KLGJ njoftoi më tej se kishte “paralajmëruar në mënyrë të përsëritur se mungesa e prezencës efektive të policisë në sallat e gjyqit krijon risk serioz për sigurinë e gjyqtarëve, stafit dhe publikut”.

KLGJ bëri të ditur se ka kërkuar në nëntor të vitit 2023 shtimin e punonjësve të Policisë së Shtetit në ambientet e brendshme të gjykatave dhe sallave të gjykimit gjatë zhvillimit të seancave.

Në përgjigje, Policia e Shtetit ka njoftuar se “aktualisht e kemi të pamundur shtimin dhe planifikimin e punonjësve të policisë për sigurimin e ambienteve të brendshme të gjykatave dhe gjatë zhvillimit të seancave gjyqësore, për shkak të limitit të kufizuar të personelit policor””, njoftoi KLGJ.

Këshilli i Lartë Gjyqësor bëri të ditur se pas kësaj përgjigje i është drejtuar zyrtarisht Ministrisë së Brendshme, duke kërkuar ndërhyrje urgjente:

“Duke marrë shkas nga ngjarjet e fundit të kërcënimeve ndaj gjyqtarëve, si pasojë e ushtrimit të detyrës, kërkojmë marrjen e masave për shtimin e organikës dhe planifikimin e punonjësve të Policisë së Shtetit për sigurimin e ambienteve të brendshme të gjykatave dhe prezencën e tyre gjatë zhvillimit të seancave gjyqësore publike”, njoftoi KLGJ.

Më tej “Këshilli i Lartë Gjyqësor apelon për përgjegjësi të menjëhershme institucionale nga organet ligjzbatuese dhe ekzekutive, për të garantuar sigurinë fizike të gjyqtarëve dhe të gjithë pjesëmarrësve në proceset gjyqësore”.

“Ngjarje të tilla nuk mund të trajtohen si raste të izoluara, ato kërkojnë reagim të fortë, sistematik dhe të koordinuar, në mënyrë që të mos përsëritet më kurrë një humbje jete në sallën e gjyqit, vendi ku drejtësia duhet të mbrohet, jo të rrëzohet”, njoftoi KLGJ.

/m.q/j.p/

The post Vrasja e gjyqtarit Kalaja, KLGJ: Kemi kërkuar shtim të pranisë së policisë në gjykata që në vitin 2023 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌