TIRANĂ, 17 nĂ«ntor/ATSH/ Bizneset mund tĂ« rregullojnĂ« pasqyrat e tyre financiare pĂ«r vitet e kaluara dhe tĂ« bien dakord pĂ«r njĂ« shumĂ« fikse tatimi pĂ«r njĂ« periudhĂ« tĂ« caktuar, pa pasur frikĂ« nga kontrolle tĂ« tjera apo gjoba pĂ«r gabimet e kaluara.
Qeveria miratoi projektligjin pĂ«r âMarrĂ«veshjen e Paqes Fiskaleâ, i cili nis diskutimin sot nĂ« komisionet parlamentare.
Sipas pr.ligjit të propozuar, nëse një biznes ka deklaruar informacion gabim për vitet e kaluara, mund ta korrigjojë atë dhe të paguajë një tatim 5% për ndryshimet, pa pasur dënime të tjera të shtrënguara.
Ky projektligj ka për qëllim të ofrojë mundësinë e një marrëveshjeje me administratën tatimore për një periudhë afatmesme prej tre vitesh.
Ky instrument do të jetë i vlefshëm për tatimpaguesit me të ardhura bruto mbi 14 milionë lekë, të cilët përmbushin disa kushte të veçanta, siç janë mungesa e detyrimeve të papaguara dhe një histori e pastër tatimore.
Nëpërmjet këtij projektligji, tatimpaguesit mund të lidhin një marrëveshje të veçantë me administratën tatimore, ku do të përcaktohet paraprakisht baza e tatueshme dhe detyrimi tatimor për një vit, me mundësi rinovimi deri në dy vite të tjera.
Ky mekanizëm ka si synim të garantuar një bazë të qëndrueshme dhe të parashikueshme tatimore, duke reduktuar ndërhyrjet subjektive dhe duke rritur transparencën në sistemin fiskal.
Projektligji gjithashtu ofron mundësinë e korrigjimit të pasaktësive në pasqyrat financiare të periudhës pesëvjeçare, ku tatimpaguesit do të kenë mundësinë të korrigjojnë deri në 30% të deklarimeve të kaluara, duke paguar një tatim të vogël prej 5% për çdo ndryshim.
Ky proces do të përfshijë korrigjime për aktive monetare, aktive financiare, inventarë fiktivë, dhe detyrime të papaguara, duke u mundësuar tatimpaguesve të rregullojnë deklaratat e mëparshme pa u përballur me gjoba, interesa dhe kamatëvonesa.
Ky mekanizëm ka për qëllim të rrisë nivelin e transparencës fiskale, të nxisë formalizimin e ekonomisë dhe të përmirësojë kulturën e përmbushjes së detyrimeve tatimore në Shqipëri.
Sipas relacionit të pr.ligjit, përvoja ndërkombëtare, sidomos në vendet e Bashkimit Europian si Italia, ka treguar se instrumente të tilla mund të përmirësojnë vullnetin për përmbushje të detyrimeve tatimore dhe të zvogëlojnë konfliktet me administratën fiskale.
Rideklarimi i elementeve të veçanta të pasqyrave financiare vjetore
Për çdo diferencë deri në 30%, që lind nga gjendja reale me gjendjen aktuale kontabël, diferencë, e cila jep efekt neto në rritje në të ardhura apo kapital, subjektit i lind detyrimi për pagesë të tatimit, si më poshtë:
a) Aktive monetare, rideklarim i gjendjes së cash-it të shoqërisë, si në ulje apo në rritje. Tatim në masën 5% të çdo devijance negative apo pozitive nga gjendja reale e cash-it;
b) Aktivet e tjera financiare â fshirja e shumave fiktive nĂ« zĂ«rin kĂ«rkesa tĂ« arkĂ«tueshme. Tatim nĂ« masĂ«n 5% pĂ«r fshirjen e detyrimeve fiktive;
c) Fshirja e aktiveve afatgjata materiale/jomateriale fiktive të deklaruara. Tatim në masën 5% përkundrejt fshirjes së inventarit fiktiv; ç) Deklarim i aktiveve afatgjata materiale të papërfshira në pasqyrat financiare. Tatim në masën 5% për përfshirjen e aktivit afatgjatë material/jomaterial;
d) Fshirja e detyrimeve fiktive/borxheve në pasqyrat financiare. Fshihen detyrimet, duke i konsideruar të ardhura të patatueshme përkundrejt pagesës së tatimit në masën 5%;
dh) Rideklarim i fitimit të mbartur të shoqërisë dhe shpërndarja si dividend/fitim i tij. Tatim në masën 5% për dividendin dhe ndarjen e fitimeve.
Ădo diferencĂ« e kontabilizuar, bazuar nĂ« kuadrin rregullator tĂ« kontabilitetit tĂ« sektorit privat pĂ«r kĂ«tĂ« qĂ«llim, do tĂ« klasifikohet si e ardhur e patatueshme apo shpenzim i pazbritshĂ«m pĂ«r qĂ«llime tĂ« deklaratĂ«s sĂ« tatimfitimit apo tatimit tĂ« thjeshtuar tĂ« fitimit.
Shumat e detyrimeve ndaj ortakëve të shoqërisë, të rivlerësuara sipas dispozitave të këtij neni, mund të përdoren lirisht prej tyre për qëllime të biznesit apo personale. /j.p/
The post âPaqja fiskaleâ, mundĂ«si pĂ«r korrigjimin e pasqyrave financiare pa dĂ«nime appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.