Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Ambasada gjermane dorëzon pajisje moderne për Policinë Kufitare

6 December 2025 at 13:59

TIRANË, 6 dhjetor/ATSH/ Në një ceremoni në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë, Karl Bergner, në prani të Zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm, Sokol Bizhga, dhe përfaqësueses të Delegacionit të BE-së në Shqipëri, Francesca Varlese, dorëzoi pajisje lexuese dokumentesh, detektorë të rrahjeve të zemrës dhe pajisje për kontrollin e dokumenteve drejtorit të Policisë Kufitare, Saimir Muçaj.

Ambasada gjermane bën me dije në një njoftim, se pajisjet, me vlerë rreth 285,000 euro, u siguruan me iniciativën e Policisë Federale Gjermane në kuadër të projektit EU4FAST – “Mbështetja e BE-së për forcimin e luftës kundër kontrabandimit të migrantëve dhe trafikimit të qenieve njerëzore në Ballkanin Perëndimor”.

Projekti zbatohet në rajon nga Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë, Ministria e Brendshme Italiane, Ministria e Jashtme e Holandës dhe Qeveria e Francës, me mbështetje të Bashkimit Evropian.

Sipas ambasadës gjermane, përmes përdorimit të teknologjisë së re, pritet të shkurtohet koha e pritjes në kontrollin kufitar në kufijtë shqiptarë për udhëtarët, duke mundësuar një udhëtim më të shpejtë dhe më të sigurt për në dhe nga vendet fqinje.

Gjithashtu synon të zbulojë dhe parandalojë trafikimin e migrantëve në kushte të rrezikshme për jetën.

Ambasadori Bergner theksoi se ceremonia dërgon një sinjal të fortë të angazhimit të tyre të përbashkët për forcimin e sundimit të ligjit dhe luftën ndaj krimit të organizuar.

“Gjermania është krenare që mbështet Shqipërinë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor në përmirësimin e menaxhimit të kufirit dhe mbrojtjen e njerëzve në rrezik. Këto përpjekje janë pjesë e një qasjeje më të gjerë të koordinuar, ku Gjermania, Bashkimi Evropian, Franca dhe Holanda për të përmirësuar kushtet për parandalimin dhe luftimin e kontrabandës dhe trafikimit të qenieve njerëzore në përputhje me standardet e BE-së”, tha Bergner.

/e.i/ /a.g/

The post Ambasada gjermane dorëzon pajisje moderne për Policinë Kufitare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Policia: Aksi Kakavijë-Janinë i bllokuar nga ora 19:00 nga greva e fermerëve grekë

3 December 2025 at 12:13

TIRANË, 3 dhjetor /ATSH/ Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër bëri me dije se aksi rrugor Kakavijë-Janinë do të jetë i bllokuar prej orës 19:00 të ditës së sotme deri në njoftim të dytë ndërsa përshkallëzohet greva e fermerëve grekë.

Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 19:00 deri në një njoftim të dytë, aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.

Sipas Policisë, do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.

Fermerët në Greqi kanë nisur protestat prej dy ditësh, për shkak të reduktimit dhe vonesave në pagesat e subvencioneve, si edhe rritjes së kostove të prodhimit, duke shkaktuar bllokime të mëdha rrugore dhe përplasje me policinë.

/e.i /j.p/

The post Policia: Aksi Kakavijë-Janinë i bllokuar nga ora 19:00 nga greva e fermerëve grekë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Fermerët grekë nesër në protestë, bllokohet për katër orë aksi Kakavijë-Janinë

29 November 2025 at 20:23

TIRANË, 29 nëntor /ATSH/ Policia Kufitare Kakavijë njoftoi sot se autoritetet greke kanë paralajmëruar bllokimin e përkohshëm të aksit rrugor Kakavijë-Janinë nesër, datë 30 nëntor, nga ora 18:00 deri në 22:00 (me orën greke, 17:00-21:00 me orën tonë).

Ky bllokim vjen si pasojë e një proteste të fermerëve në zonë.

Gjatë këtij intervali kohor qarkullimi do të jetë i ndaluar për të gjitha automjetet, përveç atyre që paraqesin emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë u bën thirrje qytetarëve të tregojnë mirëkuptim dhe t’i planifikojnë udhëtimet në orare të tjera, për të shmangur pritjet dhe vështirësitë në kalimin e kufirit.

Autoritetet do të vijojnë të informojnë publikun në kohë reale për çdo zhvillim të mëtejshëm.

/gj.m/r.e/

The post Fermerët grekë nesër në protestë, bllokohet për katër orë aksi Kakavijë-Janinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Grevë të hënën në kufirin grek, bllokohet lëvizja e automjeteve në Kakavijë

TIRANË, 25 tetor/ATSH/- Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se më datë 27.10.2025, nga ora 06:00 deri në orën 10:00 (me orën shqiptare), në këtë pikë kufitare nuk do të lejohet lëvizja e mjeteve, për shkak të grevës së doganierëve.

Policia bën të ditur se do të lejohen të qarkullojnë vetëm këmbësorët pa bagazhe dhe automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete në orare të tjera të ditës.

The post Grevë të hënën në kufirin grek, bllokohet lëvizja e automjeteve në Kakavijë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kapet me marihuanë në Qafë Prush - arrestohet një shtetas i Shqipërisë

19 October 2025 at 09:53


Policia Kufitare ka ndaluar një shtetas të Shqipërisë në pikën kufitare të Qafë Prushit, pasi gjatë kontrollit i është gjetur substancë narkotike e dyshuar e llojit marihuanë.

Rasti ka ndodhur rreth orës 09:10, kur një automjet me targa të Shqipërisë, i drejtuar nga i dyshuari mashkull, është ndalur për kontroll në hyrje të territorit të Kosovës.

Për shkak të dyshimeve fillestare, automjeti është dërguar në vijën e dytë të kontrollit.

Gjatë kontrollit personal ndaj të dyshuarit, në xhepin e jaknës së tij janë gjetur 11.1 gramë marihuanë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit e antidrogës si dhe zyrtarë të Njësisë K9, të cilët kanë kryer një kontroll të detajuar të automjetit, por nuk është gjetur ndonjë substancë tjetër e dyshuar.

I dyshuari është arrestuar në vendngjarje, ndërsa me urdhër të prokurorit të rastit është dërguar në mbajtje.

Automjeti është liruar dhe i është dorëzuar familjarëve të të dyshuarit. /Telegrafi/

Policia Kufitare e Rinasit: Faktet e publikuara për konfliktin në aeroport, të pavërteta

24 September 2025 at 15:52

TIRANË, 24 shtator /ATSH/ Policia Kufitare në aeroportin e Tiranës, reagoi sot me një sqarim publik, pas videove të publikuara në rrjetet sociale, lidhur me një konflikt të ndodhur gjatë imbarkimit në këtë aeroport.

Policia sqaroi se në 6 shtator, rreth orës 02.30, gjatë imbarkimit të pasagjerëve që udhëtonin me çarter në Antalia, disa prej tyre kanë debatuar me punonjësit e check in për çështje radhe, pasi kërkonin të kalonin bashkërisht dhe pa radhë, për shkak të fëmijëve të vegjël që kishin.

Sipas njoftimit, nga stafi i aeroportit është kërkuar ndihma e policisë dhe pas ndërhyrjes së shërbimeve të Komisariatit të Policisë Rinas, konflikti është mbyllur.

“Kryefamiljari, shtetasi A. M., dhe djemtë e tij, që po udhëtonin familjarisht (rreth 18 shtetas, familjarë bashkë me fëmijë të mitur) për pushime në Antalia, Turqi, u kanë kërkuar falje punonjësve, të cilët nuk kanë dashur të ushtrojnë të drejtën e ankimit dhe të vijonin më tej procedurat për këtë rast”, thuhet në njoftim.

Policia Kufitare e Rinasit nënvizon në njoftim se “duke parë reflektimin pozitiv të familjarëve dhe duke marrë parasysh faktin që kishin edhe fëmijë të mitur me vete, si dhe faktin që punonjësit nuk donin të bënin kallëzim, punonjësit e Policisë Kufitare të Rinasit i kanë këshilluar për moskryerje të veprimeve të tilla dhe i kanë lejuar të vijonin udhëtimin”.

Policia sqaron faktin se pretendimet se personat e përfshirë në konflikt janë familjarë të shtetasit Xh. Q., nuk janë të vërteta.

/e.i/j.p/

The post Policia Kufitare e Rinasit: Faktet e publikuara për konfliktin në aeroport, të pavërteta appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kakavijë, sekuestrohen 32 mijë euro të padeklaruara

16 September 2025 at 15:26

TIRANË, 16 shtator /ATSH/ Policia Kufitare e Kakavijës goditi sot dy raste të mosdeklarimit të të hollave në kufi. Policia njoftoi se në total u sekuestruan 32 mijë euro dhe 30 mijë lekë të padeklaruara, ndërsa u proceduan penalisht dy persona.

Sipas policisë, në hyrje u kalua për kontroll në vijë të dytë, shtetasi V. B., të cilit i janë gjetur në çantë, 11 985 euro dhe 30 000 lekë, që nuk i kishte deklaruar.

Gjithashtu në dalje, u kalua për kontroll në vijë të dytë, shtetasi F. I., të cilit i janë gjetur në çantë, 20 000 euro, që ai nuk i kishte deklaruar.

“Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasit V. B., 66 vjeç, banues në Kuçovë dhe F. I., 69 vjeç, rezident në Greqi”, njoftoi policia.

Gjithashtu, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, shumat e parave.

/a.f//r.e/

The post Kakavijë, sekuestrohen 32 mijë euro të padeklaruara appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kontrolle nga Komani në Ksamil, bllokohen 15 mjete lundruese

8 September 2025 at 15:38

TIRANË, 8 shtator /ATSH/ Policia Detare dhe Policia Kufitare vijon monitorimin e hapësirës detare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë.

Policia njoftoi se nga Komani në Ksamil, si rezultat i monitorimeve të kryera gjatë javës së kaluar,  janë kontrolluar 215 mjete lundruese, nga të cilat 15 janë bllokuar për shkelje të ndryshme.

Konkretisht: 8 jet ski, 3 skafe, 3 gomone dhe 1 varkë metalike me motor uji të instaluar.

Sipas policisë, 6 prej mjeteve lundruese janë konstatuar duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve. Drejtuesit e tyre janë ndëshkuar me masë administrative 100 000 lekë secili.

Gjithashtu, sipas policisë janë shpëtuar në det 39 shtetas (shqiptarë dhe të huaj), si dhe 18 mjete lundruese, falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare, nga Ksamili në Koman, për shkak edhe të kushteve jo të favorshme atmosferike.

The post Kontrolle nga Komani në Ksamil, bllokohen 15 mjete lundruese appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Policia i vjen në ndihmë sportistit nga Maqedonia e Veriut, u bllokua gjatë fluturimit me parashutë

30 August 2025 at 18:57

TIRANË, 30 gusht /ATSH/ Policia Kufitare e Korçës i shkoi në ndihmë një sportisti të Maqedonisë së Veriut, që fluturonte me paraglajder.

Sipas njoftimit të Drejtorisë Vendore të Migracionit dhe Kufirit Korçë, shërbimet e Policisë reaguan me shpejtësi dhe profesionalizëm, duke bërë të mundur lokalizimin e tij.

Policia bën të ditur se pas informacionit të marrë nga komandanti i Shën Naumit, të Maqedonisë së Veriut, se një parashutist ishte ngritur në fluturim dhe, si pasojë e erës së fortë, kishte devijuar fluturimin dhe mund të kishte rënë në fshatin Alarup, Pogradec, menjëherë shërbimet e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë kanë shkuar në adresën e dhënë, kanë bërë të mundur lokalizimin e tij dhe kanë marrë kontakt me sportistin, shtetasin V. P., i cili ishte në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

Nga ana e shërbimeve të DVKM Korçë, është bërë e mundur dërgimi i këtij shtetasi në PKK Tushemisht, i cili ka kaluar për në Maqedoninë e Veriut.

Sportisti falënderoi shërbimet e Policisë për reagimin e menjëhershëm dhe profesionalizmin e treguar.

Policia Kufitare mbetet e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve, dhe fton këdo që ndodhet në nevojë të telefonojë në numrin pa pagesë 112.

/e.i//a.f/

The post Policia i vjen në ndihmë sportistit nga Maqedonia e Veriut, u bllokua gjatë fluturimit me parashutë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rrezikuan të mbyteshin në det në zonën e Gramës, policia shpëton tre pushuesit

TIRANË, 27 gusht /ATSH/ Policia Kufitare e Himarës shpëtoi tre pushues që rrezikuan të mbyteshin në det pasi skafi i tyre pësoi defekt gjatë lundrimit.

Sipas njoftimit të policisë “mbrëmjen e djeshme, pas njoftimit të marrë nga Salla Operative e DRKM Vlorë, shërbimet e Policisë Kufitare organizuan menjëherë punën për t’i shkuar në ndihmë një mjeti lundrues skaf në zonën e Gramë-Brisanit”.

“Pas kërkimeve, u bë i mundur lokalizimi i skafit që kishte pësuar defekt teknik dhe po përmbytej. Në bord ndodheshin 3 shtetas, të cilët u morën dhe u shoqëruan me mjetin lundrues të Policisë Kufitare, drejt bregut, në gjendje të mirë shëndetësore”, njoftoi policia.

Policia njoftoi se pavarësisht përpjekjeve të shërbimeve të Policisë Kufitare për ta tërhequr dhe për ta nxjerrë skafin në breg, ai u fundos në det.

/m.q/j.p/

 

The post Rrezikuan të mbyteshin në det në zonën e Gramës, policia shpëton tre pushuesit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rrezikuan të mbyteshin në det/ Shpëtohen tre persona në Himarë

By: Rovena
27 August 2025 at 14:13

Policia Kufitare shpëton tre persona që rrezikuan të mbyteshin në det pasi skafi i tyre pësoi defekt gjatë lundrimit. Mbrëmjen e djeshme, pas njoftimit të marrë nga Salla Operative e DRKM Vlorë, shërbimet e Policisë Kufitare organizuan menjëherë punën për t’i shkuar në ndihmë një mjeti lundrues skaf në zonën Grame-Brisanit.

Pas kërkimeve, u bë i mundur lokalizimi i skafit që kishte pësuar defekt teknik dhe po përmbytej. Në bord ndodheshin 3 shtetas, të cilët u morën dhe u shoqëruan me mjetin lundrues të Policisë Kufitare, drejt bregut, në gjendje të mirë shëndetësore.

Falë reagimit të menjëhershëm dhe profesionalizmit të shërbimeve të Policisë Kufitare, u sigurua shpëtimi i këtyre 3 shtetasve, të cilët i falënderuan shërbimet e Policisë, për ndihmën që iu dhanë.

Pavarësisht përpjekjeve të shërbimeve të Policisë Kufitare për ta tërhequr dhe për ta nxjerrë skafin në breg, ai u fundos në det. Policia Kufitare mbetet e angazhuar 24/7 në shërbim të qytetarëve dhe turistëve. Ftojmë çdo qytetar që, në rast nevoje apo emergjence në det, të telefonojë menjëherë në 112.

U rrezikuan gjatë lundrimit në det, policia iu shkon në ndihmë pushuesve në Sarandë e Palasë

TIRANË, 25 gusht /ATSH/ Policia Kufitare e Vlorës iu shkoi sot në ndihmë disa pushuesve që u rrezikuan gjatë lundrimit me mjetet e tyre lundruese, në Sarandë dhe në Palasë.

Policia e Shtetit njoftoi se “shërbimet e Policisë Kufitare ndërhynë me mjetet e tyre lundruese dhe bënë të mundur ndihmën dhe shoqërimin e sigurt të turistëve dhe mjeteve lundruese drejt bregut”.

“Pas marrjes së njoftimit se, rreth një milje larg Gjirit të Sarandës, kapiteni i një jahti me flamur maltez kërkonte ndihmë pasi mjeti i tij lundrues kishte pësuar defekt dhe kishte marrë ujë, shërbimet e Policisë Kufitare ndërhynë menjëherë dhe bënë të mundur shoqërimin e kapitenit në mënyrë të sigurt në breg dhe rimorkimin e jahtit në Portin e Limionit”, njoftoi policia.

Më tej, forcat blu njoftuan se “në zonën e Shën Andreut, disa turistë që ndodheshin në bordin e një mjeti lundrues po rrezikoheshin për shkak të kushteve të vështira të detit, shërbimet e Policisë Kufitare ndërhynë menjëherë dhe bënë të mundur shoqërimin e turistëve në mënyrë të sigurt në breg dhe ankorimin e mjetit të tyre lundrues në molin e Palasës”.

/m.q//r.e/

The post U rrezikuan gjatë lundrimit në det, policia iu shkon në ndihmë pushuesve në Sarandë e Palasë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kishin mbetur në det me gomone, policia u vjen në ndihmë dy turistëve gjermanë

25 August 2025 at 12:25

TIRANË, 25 gusht /ATSH/ Policia Kufitare në Himarë u ka ardhur në ndihmë dy turistëve gjermanë që kishin mbetur në det me një mjet lundrues gomone.

Policia Kufitare në Himarë, mbrëmjen e djeshme, pasi mori njoftim për dy shtetas që kishin mbetur në det me mjet lundrues gomone dhe për shkak të erës së fortë nuk mundeshin të vijonin lundrimin, shkoi menjëherë në ndihmë të tyre, në zonën e Qeparoit.

Pas lokalizimit të tyre, shërbimet e Policisë Kufitare bënë të mundur nxjerrjen e dy turistëve gjermanë, të sigurt, në Portin e Himarës.

Turistët falënderuan shërbimet e Policisë për reagimin e menjëhershëm dhe profesionalizmin e treguar.

Policia Kufitare vijon të jetë e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve, dhe në këtë kuadër fton qytetarët që në rast nevoje të telefonojnë në numrin 112.

/gj.m/j.p/

The post Kishin mbetur në det me gomone, policia u vjen në ndihmë dy turistëve gjermanë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ishin bllokuar në det, shpëtohen dy turistët gjermanë nga policia kufitare e Vlorës

9 August 2025 at 17:12

Dy shtetas gjermanë janë shpëtuar nga policia kufitare e Vlorës pasi kishin mbetur të bllokuara që prej mbrëmjes së djeshme në grykëderdhjen e lumit Seman.

Pas ndërhyrjes nga njësia e patrullës detare u bë e mundur edhe transportimi i sigurt i dy shtetasve drejt bregut.

Nga verifikimet rezultoi se veliera ishte nisur nga Korfuzi, Greqi dhe për shkak të kushteve të terrenit, prej mbrëmjes së djeshme ishte bllokuar në këtë zonë.

Të dy shtetasit ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe do të asistohen nga Kapiteneria e Portit Vlorë për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Humbi pak ditë me parë nga trageti i linjës Greqi-Itali/ Vijojnë patrullimet në det për gjetjen e personit të zhdukur

By: Rovena
7 August 2025 at 13:00

Roja Bregdetare dhe Policia Kufitare po vijojnë patrullimet intensive në det në përpjekje për të gjetur personin që dyshohet se është zhdukur disa ditë më parë nga një traget i linjës Greqi-Itali.

Sipas informacioneve të deritanishme, ende nuk është gjetur asnjë gjurmë e tij. Lidhur me këtë ngjarje, është dhënë njoftim edhe për anijet turistike dhe peshkarexhat, që të jenë të kujdesshme dhe të raportojnë çdo sinjal të mundshëm.

Sipas ekuipazhit të tragetit, personi rezulton i zhdukur, por nuk është konfirmuar ende nëse ai është hedhur, ka rënë aksidentalisht në det, apo bëhet fjalë për ndonjë divergjencë nga ana e vetë personit që ka çuar në mosgjetjen e tij.

Hetimet vijojnë ndërkohë që strukturat përkatëse janë në gatishmëri të plotë./tvklan.al

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë Kufitare Saimir Boshnjaku

By: Ardit
22 July 2025 at 13:32

Saimir Boshnjaku, drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij ditën e sotme . Dorëheqja i është përcjellë zyrtarisht ministrit të Brendshëm, ndërsa ende nuk janë bërë publike arsyet që çuan në këtë vendim. Boshnjaku ka mbajtur prej vitesh detyra të […]

The post Jep dorëheqjen drejtori i Policisë Kufitare Saimir Boshnjaku appeared first on BoldNews.al.

Siguria Detare/ Policia Kufitare bllokon 36 mjete lundruese, ndëshkohen drejtuesit (VIDEO)

By: V K
13 July 2025 at 13:15

Në kuadër të operacionit “SIGURIA DETARE”, Policia Kufitare në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, ka intensifikuar kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, në zonat liqenore dhe lumore, me fokus në garantimin e sigurisë për pushuesit dhe përdoruesit e mjeteve lundruese.

Si pasojë e kontrolleve të 254 mjeteve lundruese, janë bllokuar 36 dhe gjithashtu janë ndëshkuar edhe drejtuesit e tyre me masë administrative 100,000 lekë.

 

 

Njoftim i Policisë:

Policia Kufitare në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare në kuadër të operacionit “SIGURIA DETARE”, ka intensifikuar kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, në zonat liqenore dhe lumore, me fokus në garantimin e sigurisë për pushuesit dhe përdoruesit e mjeteve lundruese.

Gjatë javës së fundit, janë kontrolluar 254 mjete lundruese, nga të cilat 36 janë bllokuar për Shkelje të perimetrit të sigurisë detare, ushtrim aktivitetesh jashtë zonave të miratuara dhe pa dokumentacion përkatës.

Mjetet e bllokuara janë 24 Jet Ski, 5 Skafe, 4 gomone dhe 3 varka metalike me motor uji të instaluar.

13 mjete lundruese janë konstatuar duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve. Drejtuesit e tyre janë ndëshkuar me masë administrative 100,000 lekë secili.

Ndërkohë nga Ksamili në Velipojë, Policia Kufitare ka ndërhyrë në 10 raste për t’u ardhur në ndihmë 18 shtetasve, të cilët ndodheshin në rrezik për shkak të dallgëve të forta apo defekteve në mjetet e tyre lundruese.

Policia Kufitare apelon për respektimin me rigorozitet të rregullave për përdorimin e mjeteve lundruese që të mos shkelin perimetrin e sigurisë,, të lundrojë vetëm në zonat e lejuara dhe të jenë të pajisur me mjetet e shpëtimit.

Policia e Shtetit fton qytetarët dhe pushuesit të denoncojnë çdo rast të shkeljes së perimetrit të sigurisë detare apo të masave të sigurisë, në numrin pa pagesë 112 duke u garantuar reagim të menjëhershëm dhe masa konkrete ndaj çdo shkelësi.

#persigurineepushuesve
#zbatorregullatelundrimit
#mosshkelperimetrinesigurise
#denoncone112cdoshkelje

The post Siguria Detare/ Policia Kufitare bllokon 36 mjete lundruese, ndëshkohen drejtuesit (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Aksident me jet ski në Ksamil, 22-vjeçari francez përfundon në spital 

By: Elva
8 July 2025 at 22:52

Një incident detar ka ndodhur pasditen e së martës në zonën e Ksamilit, ku dy vëllezër francezë, të moshës 25 dhe 22 vjeç, janë përfshirë në një aksident me jet ski. Sipas Policisë së Sarandës, rreth orës 17:00, të rinjtë po lundronin jashtë zonës së sigurisë kur 25-vjeçari A. I. ka humbur kontrollin e mjetit […]

The post Aksident me jet ski në Ksamil, 22-vjeçari francez përfundon në spital  appeared first on BoldNews.al.

‘Plazh i lirë’/ Policia vijon aksionin për lirimin e hapësirave publike, në ‘lupë’ qyteti i Durrësit dhe Sarandës,…

7 July 2025 at 09:17

Garantimi i sigurisë, qetësisë dhe rendit në zonat turistike dhe urbane; Prej 2 javësh, strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara në zbatim të planit të posaçëm të masave për sezonin turistik veror 2025, me fokus:

Garantimin e perimetrit të sigurisë në plazhe;

Parandalimin e ndotjes akustike;

Parandalimin e ndotjes së mjedisit;

Lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të kundërligjshme.

Operacioni po zhvillohet në të gjithë territorin bregdetar, ku janë identifikuar raste të shkeljes së perimetrit të sigurisë, të ndotjes akustike, të ndotjes së mjedisit dhe të zënies së paligjshme të hapësirave publike të destinuara për plazhe publike, nga pronarë apo administratorë subjektesh private.

Nga Njësia Policore Detare, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, falë koordinimit të punës me patrullat e rendit përgjatë vijës bregdetare, janë evidentuar gjithsej 16 raste të shkeljes së perimterit të sigurisë, 5 nga të cilat janë denoncuar edhe nga qytetarët, në rrjete sociale. Për këto raste, nga Velipoja në Ksamil janë bllokuar 16 mjete lundruese (13 Jet Ski dhe 3 skafe) dhe drejtuesit e tyre janë ndëshkuar secili, me masën administrative 100 000 lekë.

Në kuadër të operacionit “Plazh i lirë”, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake, janë sekuestruar 1230 komplete me çadra dhe shezlongë, nga Durrësi në Sarandë. Për këto raste janë proceduar penalisht 27 shtetas, për zënien e paligjshme të plazheve publike.

Gjithashtu, janë liruar 9 hapësira publike, 8 prej të cilave në Vlorë dhe 1 në Shkodër, që shfrytëzoheshin në mënyrë të paligjshme, kryesisht për parkim, kundrejt fitimit. Për këto raste janë proceduar penalisht 14 shtetas.

Në qendrat urbane, Policia Rrugore dhe Patrullat e Përgjithshme, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake, po vijojnë lirimin e trotuareve dhe të vijave të bardha të zëna nga automjete të parkuara në kundërshtim me ligjin. Janë ngritur me karrotrec, në Tiranë, Durrës dhe Vlorë, dhe janë bllokuar në pikat e bllokimit, 98 automjete dhe 34 motomjete që ishin parkuar në vijat e bardha apo në trotuareve.

Për ndotjen akustike, shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet me aparatura matëse të certifikuara. Deri tani janë proceduar penalisht 15 shtetas, për tejkalim të kufijve të lejuar të zhurmës, kryesisht në zonat turistike. Gjithashtu, janë bllokuar në disa qytete, kryesisht në Tiranë dhe në Vlorë, 72 automjete dhe motomjete që gjeneronin zhurmë.

Janë evidentuar 11 raste të ndotjes së mjedisit tokësor dhe ujor, për të cilat janë arrestuar 2 shtetas dhe janë proceduar 9 të tjerë, në Vlorë, Tiranë, Lushnjë dhe Shkodër.

Policia e Shtetit apelon:

Pronarët/administratorët e lokaleve në zonat bregdetare, të mos zënë hapësira publike dhe të respektojnë kufijtë e lejuar të zhurmës, përndryshe do të përballen me masa administrative dhe penale;

Drejtuesit e automjeteve të mos parkojnë mbi trotuare apo vija të bardha, pasi mjetet e konstatuara në shkelje do të bllokohen dhe do të transportohen me karrotrec në pikat përkatëse të bllokimit. Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në numrin 112, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

The post ‘Plazh i lirë’/ Policia vijon aksionin për lirimin e hapësirave publike, në ‘lupë’ qyteti i Durrësit dhe Sarandës,… appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌