Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Mbi 83 mijë pushues u trajtuan në qendrat shëndetësore verore

2 October 2025 at 11:02

TIRANË, 2 tetor /ATSH/ Qendrat shëndetësore verore të hapura në bregdet dhe zonat turistike të vendit qëndruan të hapura nga 1 qershori deri në 30 shtator 2025.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, bëri sot publike shifrat, sipas të cilave mbi 83 800 pushues që zgjodhën bregdetin dhe zonat turistike të Shqipërisë u trajtuan në këto qendra.

Sipas MSHMS, 36 qendrat shëndetësore verore ofruan kujdes shëndetësor 24/7 falë punës së mjekëve, infermierëve dhe teknikëve, duke siguruar akses të shpejtë për pushuesit vendas dhe të huaj.

Qendrat shëndetësore verore të vendosura pranë pikave më të frekuentuara turistike dhe plazheve, garantuan ndërhyrje të menjëhershme në çdo situatë emergjente, duke ofruar shërbime parandaluese dhe këshillimore për të ruajtur shëndetin e pushuesve.

/e.i/r.e/

The post Mbi 83 mijë pushues u trajtuan në qendrat shëndetësore verore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Turistë nga India, Franca e Belgjika popullojnë Borshin në shtator: Mrekulli, kthehemi sërish

28 September 2025 at 09:40

TIRANË, 28 shtator/ATSH – Arbi Fortuzi/ Teksa shtatori numëron ditët e fundit të tij, bregdeti i Borshit vijon të jetë i populluar, njësoj si në kulmin e sezonit turistik.

Me një pamje përrallore, Borshi ka një vijë bregdetare prej 7 kilometrash, e kufizuar nga Qeparoi në veri dhe Lukova në jug. Bregdeti i Borshit ofron ujëra kristal të pastra që mirëpresin vizitorë deri në mes të tetorit. Borshi nuk ka vetëm detin, por ofron site historike, shtigje për hicking për të pasionuarit pas natyrës dhe aventurë për ata që duan adrenalinë.

“Turistët nisin të vijnë që prej fundit të prillit dhe kemi deri në mes të tetorit. Veçanërisht, në këtë periudhë të huajt përbëjnë pjesën më të madhe”, tha Artani, një sipërmarrës në fushën e hotelerisë, për Agjencinë Telegrafike Shqiptare.

Ai shtoi se çmimet gjatë shtatorit dhe deri në mes të tetorit variojnë nga 30 deri në 150 euro nata, ndërsa në sezonin korrik-gusht arrijnë deri në 250 euro. “Për mua shtatori dhe maji janë si korriku dhe qershori, vetëm me çmime më të reduktuara. Vitet e fundit zona ka njohur një hov të rëndësishëm në turizëm. Kam jetuar 20 vite në Greqi, Athinë dhe u ktheva para 10 vitesh për të investuar në tokën e familjes. Sot kam 8 dhoma”, u shpreh ai.

Sipas tij, kapaciteti i rezervuar i strukturave në prill arrin deri tek 40-50%, majit është rreth 60-70%, në qershor 80-90%, ndërsa në korrik-gusht arrin 100%. “Java e parë e shtatorit ishte pozitive, me 80-90% të zënies, ndërsa më pas varion 50-60%”, tha Artani.

Borshi ofron atraksione edhe përtej bregdetit. “Nuk kemi vetëm detin, edhe pse është pjesa kryesore, por edhe destinacione për hiking, si maja e Plirit apo parku i Pipanit. Po ashtu është dhe Kalaja e Sopotit. Pamja në këto zona është magjike”, theksoi ai.

Sa i përket origjinës së turistëve, Artani tha se profili i vizitorëve ka ndryshuar vitet e fundit. “Borshi është më familjar si zonë turistike, ndryshe nga Dhërmiu apo Palasa. Fillimisht kishim më shumë italianë, por së fundmi janë shtuar gjermanët, belgët, polakët, finlandezët, suedezët, indianët, francezët e spanjollët. Ka rënie të turistëve italianë dhe anglezë, ndoshta për shkak të stilit familjar të turizmit këtu”, tha ai, duke shtuar se turizmin në jug e mban turisti i huaj.

Në strukturën e tij po qëndronte edhe një çift nga India, Chandan dhe Anad, me vajzën e tyre të vogël. “Ne jetojmë në Gjermani dhe në shtator atje moti nis të mos jetë kaq i mirë sa këtu. Në Shqipëri është shumë bukur, po shijojmë detin e pastër dhe plazhin e qetë”, u shpreh Chandan. Çifti tregoi se kishte vizituar Ksamilin, Beratin dhe Gjirokastrën, ndërsa më pas do të vazhdonte drejt Dhërmiut dhe Tiranës.

“Njerëzit këtu janë shumë të sjellshëm dhe çmimet janë shumë të pranueshme. Ushqimi është shumë i mirë dhe i përshtatshëm për të gjitha shijet. I bëj apel të gjithëve të vijnë në Shqipëri, pasi do kënaqen me motin e mirë, plazhin, ushqimin dhe njerëzit e këndshëm”, tha ajo.

Edhe Mario, prej 12 vitesh në Borsh, rrëfen se sezoni zgjat është zgjatur shumë. “Nisim punën në prill dhe e mbyllim nga tetori. Para dhjetë viteve nisnim në qershor dhe iknim në fillim të shtatorit. Tani kemi kryesisht të huaj, ndërsa në fundjavë shtohen dhe shqiptarët”, tha ai.

Një çift belg, që po pushonte në Borsh, u shpreh se ishte hera e dytë që vizitonin Shqipërinë. “Vjet shkuam në Theth, në lumin e Shalës dhe Shëngjin, këtë vit zgjodhëm jugun. Pamë blogje dhe video në internet që na e rekomanduan”, rrëfeu Lynnt.

Dy turiste gjermane pohuan se Shqipëria është një alternativë e mirë për plazh deri në tetor, falë temperaturave të larta. Ndërsa një çift francez kishte zgjedhur të eksploronte rivierën me kajak. “Kjo zonë është e gjitha për t’u eksploruar, me plazhe të fshehura dhe peizazhe të mrekullueshme”, tha Margareth.

Përveç turizmit detar, Borshi ofron edhe histori e kulturë. Në fshat ndodhet “Kalaja e Sopotit” ose “Kalaja e grekut”, e ndërtuar mbi rrënojat e qytetit antik Meandria, që daton që nga lashtësia. E përdorur për qëllime mbrojtjeje deri në shekullin XIX, ajo lidhet edhe me emrin e Ali Pashë Tepelenës. Kalaja ruan ende mure rrethuese, gjurmë banesash dhe një xhami të periudhës osmane, ndërsa ofron pamje mbresëlënëse të Jonit dhe Korfuzit përballë.

Borshi mbetet një destinacion që ndërthur turizmin detar, malor, aventurier dhe kulinar. Me ullinjtë që rrethojnë fshatin, plazhet e qeta dhe autenticitetin e ruajtur, ai renditet ndër perlat e rivierës shqiptare. Sipas “New York Times”, Borshi është përfshirë në listën e 52 destinacioneve më të bukura për t’u vizituar në botë.

Borshi i mbushur me turistë, Foto: Arbi Fortuzi
1 nga 11
Pamje nga bregdeti i Borshit
Bregdeti i Borshit me Turistë
Bregdeti i Borshit me Turistë
Bregdeti i Borshit me Turistë
Bregdeti i Borshit i mbushur me Turistë
Bregdeti i Borshit me Turistë
Bregdeti i Borshit me pushues
Bregdeti i Borshit me pushues
Turistë nga India në Borsh
Perëndimi në Borsh
Perëndimi në Borsh

/a.f/r.e/

The post Turistë nga India, Franca e Belgjika popullojnë Borshin në shtator: Mrekulli, kthehemi sërish appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mbi 77 mijë pushues u trajtuan në qendrat shëndetësore verore, 31% ishin të huaj

16 September 2025 at 13:05

TIRANË, 16 shtator /ATSH/ Qendrat shëndetësore verore nga veriu në jug të vendit janë në funksion të plotë të pushuesve, për të garantuar shërbim mjekësor 24 orë në ditë në 7 ditë të javës.

Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor ndau sot shifra, duke cilësuar se që prej 1 qershorit e deri më 14 shtator 2025, në 36 Qendrat Shëndetësore Verore në të gjithë vendin janë trajtuar 77301 pushues, nga të cilët 31% të huaj.

Sipas OSHKSH-së, vetëm në periudhën 8-14 shtator janë realizuar 4033 vizita gjithsej, nga të cilat 66% pushues shqiptarë dhe 34% turistë të huaj.

Qendrat Shëndetësore Verore me numrin më të lartë të vizitave janë në Golem, Durrës, Shëngjin, Velipojë dhe Ksamil i Vjetër.

Diagnozat më të trajtuara nga mjekët, që prej fillimit të sezonit veror janë gastroenteritet, viroza të ndryshme, hipertension arterial, si edhe pickimet/alergjitë.

Qendrat shëndetësore verore janë të vendosura pranë pikave më të frekuentuara turistike dhe plazheve, duke garantuar ndërhyrje të menjëhershme në çdo situatë emergjente, si dhe duke ofruar shërbime parandaluese dhe këshillimore për të ruajtur shëndetin e pushuesve.

Qendrat shëndetësore verore do të vazhdojnë të jenë të hapura deri në datën 30 shtator 2025.

/e.i//r.e/a.f/

The post Mbi 77 mijë pushues u trajtuan në qendrat shëndetësore verore, 31% ishin të huaj appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vetëm 440 euro për turistë, paradoksi i “bumit të pushuesve të lirë” u përsërit edhe këtë vit

By: Ela
10 September 2025 at 15:09

Po vijnë më shumë turistë, por po shpenzojnë më pak para. Paradoksi i “bumit të pushuesve të lirë” u përsërit edhe këtë vit. Në gjysmën e  parë të vitit, çdo i huaj që vizitoi Shqipërinë shpenzoi vetëm 440 euro. Krahasuar me janar-qershorin e vitit të shkuar, shpenzimet e turistëve të huaj u zgjeruan me vetëm […]

The post Vetëm 440 euro për turistë, paradoksi i “bumit të pushuesve të lirë” u përsërit edhe këtë vit appeared first on BoldNews.al.

U rrezikuan gjatë lundrimit në det, policia iu shkon në ndihmë pushuesve në Sarandë e Palasë

TIRANË, 25 gusht /ATSH/ Policia Kufitare e Vlorës iu shkoi sot në ndihmë disa pushuesve që u rrezikuan gjatë lundrimit me mjetet e tyre lundruese, në Sarandë dhe në Palasë.

Policia e Shtetit njoftoi se “shërbimet e Policisë Kufitare ndërhynë me mjetet e tyre lundruese dhe bënë të mundur ndihmën dhe shoqërimin e sigurt të turistëve dhe mjeteve lundruese drejt bregut”.

“Pas marrjes së njoftimit se, rreth një milje larg Gjirit të Sarandës, kapiteni i një jahti me flamur maltez kërkonte ndihmë pasi mjeti i tij lundrues kishte pësuar defekt dhe kishte marrë ujë, shërbimet e Policisë Kufitare ndërhynë menjëherë dhe bënë të mundur shoqërimin e kapitenit në mënyrë të sigurt në breg dhe rimorkimin e jahtit në Portin e Limionit”, njoftoi policia.

Më tej, forcat blu njoftuan se “në zonën e Shën Andreut, disa turistë që ndodheshin në bordin e një mjeti lundrues po rrezikoheshin për shkak të kushteve të vështira të detit, shërbimet e Policisë Kufitare ndërhynë menjëherë dhe bënë të mundur shoqërimin e turistëve në mënyrë të sigurt në breg dhe ankorimin e mjetit të tyre lundrues në molin e Palasës”.

/m.q//r.e/

The post U rrezikuan gjatë lundrimit në det, policia iu shkon në ndihmë pushuesve në Sarandë e Palasë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama ndan rrëfimet e pushuesve në plazhet e jugut: Janë fantastike, mikpritja dhe ushqimet gjithashtu

21 August 2025 at 15:56

TIRANË, 21 gusht /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndau sot rrëfimet e pushuesve që kanë zgjedhur plazhet e jugut të Shqipërisë në këtë gusht.

“Bregdeti i Himarës, Dhërmiut dhe Borshit, ku plazhet janë fantastike, mikpritja gjithashtu, por më emocionuese akoma janë rrëfimet e vetë pushuesve shqiptarë e nga vende të ndryshme të botës për përvojat në rivierën tonë”, shkruan Rama.

“Mirë shumë. Jemi duke u kënaqur. Uji na ka qëlluar shumë i bukur këtu. Po e shijojmë shumë, është shumë i shëndetshëm dhe po shohim që shumë njerëz po vijnë gjithë kohën. Jemi të kënaqur, edhe moti është super”, u shpreh një pushuese nga Kosova.

Një tjetër pushues tha se vjen për të katërtin vit radhazi. “Është viti i katërt radhazi që po vij në Dhërmi. Për herë të parë kur kam ardhur këtu, jam dashuruar me Dhërmiun edhe më pëlqen shumë, sidomos ushqimi, deti, plazhi, e të gjitha”, tha ai.

Një turist i huaj u shpreh se po ia kalon shumë mirë. “Deti është i mahnitshëm, rëra është e bukur, njerëzit janë të bukur, absolutisht na pëlqen”, tha ai.

Një shqiptar që jeton prej 20 vitesh në Angli u shpreh se, po kalon shumë bukur. “Siç e shikoni, koha është shumë e bukur, me diell, temperatura është shumë e mirë, ushqimi është shumë i mirë. Njerëzit janë shumë të sjellshëm. Unë kam lindur këtu në Shqipëri, por jetoj në Angli, kam njëzet vjet që jetoj dhe vij për pushime këtu i kaloj në Shqipëri”, tha ai.

Një turist nga Australia, u shpreh se, “këtu më pëlqen absolutisht. Plazhi është i mahnitshëm, tepër i bukur, ushqimi është i mirë, pijet të mira. Do t’ia rekomandoja kujtdo”, tha ai.

Ndërsa një turiste polake u shpreh se atmosfera është fantastike. “Jemi me familjen. Kohë e bukur, plazh i bukur”, tha ajo.

“Duket shumë bukur. Ka banorë të dashur, dyqane të bukura dhe restorante të mira. E dua Shqipërinë të gjithin, si vend është i bukur. Njerëzit janë shumë të sjellshëm. Gjithçka është e bukur”, tha një tjetër turist i huaj.

Një turist italian, i ardhur nga Milano, tha se, “vendi na ka pëlqyer shumë, deti është i mrekullueshëm, është një vend shumë natyral, nuk e kishim imagjinuar. Kërkuam në internet për të ardhur këtu. Kemi parë shumë, por Himara është vendi që preferojmë”.

“Ky është një plazh fenomenal, një plazh i mrekullueshëm, një ushqim i mrekullueshëm, një mjedis i mrekullueshëm. Po kalojmë shumë mirë. Kam një mendim shumë të mirë, sepse erdha të zbuloj tiparet e vendit tuaj të bukur, dhe ato janë shumë, shumë të bukura”, tha një tjetër turiste e huaj.

Ndërsa një çift turistësh nga Polonia vlerësuan mjaft bukuritë e Shqipërisë.

“Shumë bukur, keni male të bukura, diell të bukur, vend simpatik. Kam udhëtuar shumë, por e sugjeroj këtë vend për ta parë”, thanë ata.

Një turist nga SHBA vlerësoi Rivierën shqiptare.

“Bukur të shikosh Rivierën shqiptare, vend fantastik për të ardhur me pushime, vend i bukur. Vijmë nga Shtetet e Bashkuara, kemi udhëtuar në të gjithë Shqipërinë, duke parë të gjitha bukuritë, tingujt e ndryshëm dhe po kënaqemi me të gjithë njerëzit”, tha ai.

/gj.m//a.f//r.e/

The post Rama ndan rrëfimet e pushuesve në plazhet e jugut: Janë fantastike, mikpritja dhe ushqimet gjithashtu appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Energji verore nga Gjiri i Gramës

18 August 2025 at 09:23

TIRANË, 18 gusht /ATSH/ Gjiri i Gramës, në Gadishullin e Karaburunit, është një ndër destinacionet e preferuara nga turistët vendas dhe të huaj në bregdetin e jugut të Shqipërisë.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga Gjiri i Gramës, i cili ofron një peizazh natyror shumë tërheqës për çdo vizitor.

“Me energjinë verore nga Gjiri i Gramës”, shkruan Rama, ndërsa ndan pamje nga plazhet më spektakolare të jugut, me ujin e pastër kristal e natyrën e virgjër.

Gjiri detar futet disa qindra metra në tokë, ku formon një bregdet shkëmbor me foleza. Aty ka dhe disa shpella nënujore. Ky gji është përdorur shumë për mbrojtjen e anijeve nga furtuna në det.

Gjithashtu, ai është përdorur gjatë në antikitet si gurore. Gurorja e Gramës është mjaft e njohur që në lashtësi.

Detarët që strehonin aty anijet, punëtorët që nxirrnin blloqe shkëmborë që përdoreshin për ndërtim në qytetet ilire e më gjerë, kanë gdhendur edhe emrat në faqet shkëmbore e shumë të dhëna të tjera që bëjnë kureshtar vizitorin.

Ndaj dhe shpesh shpella që ndodhet aty njihet si “Shpella e shkrimeve”. Arkeologët i kanë studiuar dhe kanë shkruar për këto dokumente historike të gdhendura në shkëmb.

Vlerat e këtij monumenti natyror janë shkencore, historike, kulturore e turistike. Por sot ky gji i bukur detar shfrytëzohet si një plazh i vogël e intim. Drejt tij shkohet me rrugë tokësore, por edhe detare. Shfrytëzohet nga aventurierët e ujit dhe të shpellave.

/m.m/r.e/

The post Rama: Energji verore nga Gjiri i Gramës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sezoni turistik, Rama ndan pamje nga plazhi i Shëngjinit i mbushur me pushues

TIRANË, 16 gusht /ATSH/ Bregdeti i Shëngjinit çdo vit frekuentohet nga mijëra pushues vendas e të huaj.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga plazhi i Shëngjinit, në këtë mesgushti të mbushur me pushues.

Plazhet e Shëngjinit janë të njohura për rërën dhe ujin e ngrohtë. Një nga plazhet që tërheq vëmendjen e pushuesve është ai i “Ranës së hedhun”, por edhe plazhet e Kunes dhe Tales.

Ndërthurja e turizmit bregdetar me atë historik e natyror dhe kulinaria e pasur e bëjnë Lezhën një destinacion për turizëm gjithëvjetor.

Rreth 38 kilometra vijë bregdetare, male, lumenj e laguna, histori, arkeologji dhe një trashëgimi e pasur kulturore, Lezha mund t’i ofrojë të gjitha në një paketë të plotë turistike.

Shëngjini dhe Lezha vitet e fundit janë shndërruar në destinacione turistike shumë të kërkuara ku gjen plazhin, natyrën, historinë, kulturën, gastronominë, traditën dhe shpirtin mikpritës të banorëve.

/k.s/r.e/

The post Sezoni turistik, Rama ndan pamje nga plazhi i Shëngjinit i mbushur me pushues appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rrezikonin mbytjen tek Uji i Ftohtë, Policia u shkon në ndihmë tre pushuesve

TIRANË, 16 gusht /ATSH/ Strukturat e policisë në mbarë vendin janë angazhuar për mbarëvajtjen e sigurisë dhe rendit gjatë sezonit veror, por nuk kanë munguar rastet kur u kanë ardhur në ndihmë pushuesve të ndryshëm të cilëve iu është rrezikuar jeta.

Policia Kufitare Vlorë u shkoi sot në ndihmë tre pushuesve që rrezikoheshin në det, në afërsi të plazhit të Ujit të Ftohtë.

Salla e DRKM Vlorë mori njoftim se një shtetase po lundronte me kanoe, por kërkonte ndihmë pasi ndodhej rreth 1 milje larg bregut dhe kishte të pamundur kthimin.

Dy pushues të tjerë kishin hyrë në det me not për t’i ardhur në ndihmë shtetases, por për shkak të distancës së largët nga bregu u rrezikuan edhe ata.

Menjëherë, mjeti lundrues i Policisë Kufitare u nis drejt vendit të raportuar dhe bëri të mundur marrjen në bord të tre pushuesve. Falë reagimit në kohë të Policisë Kufitare, tre shtetasit u nxorën në breg të sigurt dhe në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia Kufitare Vlorë mbetet e angazhuar 24/7 për garantimin e sigurisë së pushuesve dhe fton qytetarët që në çdo rast emergjence të kontaktojnë menjëherë në numrin 112.

The post Rrezikonin mbytjen tek Uji i Ftohtë, Policia u shkon në ndihmë tre pushuesve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

U fut në det që në pikë të mëngjesit/ Mbytet një pushues nga Tirana në Gjirin e Lalëzit

15 August 2025 at 10:39

Një pushues nga Tirana është mbytur mëngjesin e kësaj të premte në Gjirin e Lalëzit në Durrës. Viktima është shtetasi I. B., 63 vjeç, banues në Tiranë, teksa ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:40. Sipas autoriteteve policore, dyshohet se ai është mbytur aksidentalisht. Policia thotë se grupi hetimor po punon për dokumentimin e shkakut dhe […]

The post U fut në det që në pikë të mëngjesit/ Mbytet një pushues nga Tirana në Gjirin e Lalëzit appeared first on BoldNews.al.

E rëndë në plazhin e Divjakës, humb jetën pushuesi i moshuar

By: Ardit
11 August 2025 at 13:29

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të hëne në plazhin e Divjakës, ku një pushues ka ndërruar jetë. “Rreth orës 11:30, në plazhin e Divjakës, ka humbur jetën duke notuar në det, shtetasi V. Th., 70 vjeç, banues në Lushnjë”, njofton policia. Paraprakisht dyshohet se i moshuari ka pësuar arrest kardiak. Grupi […]

The post E rëndë në plazhin e Divjakës, humb jetën pushuesi i moshuar appeared first on BoldNews.al.

Me G-Class në breg të detit, policia e ndëshkon vetëm me gjobë 23-vjeçarin që rrezikoi pushuesit

By: Ela
6 August 2025 at 10:13

Një 23-vjeçar me iniciale A. N., është ndëshkuar vetëm me 50 000 lekë gjobë pasi u kap duke lëvizur me një automjet tip “G-Class” në breg të detit në plazhin e Vainit, Lezhë. Edhe pse ai rrezikonte jetën e pushuesve, veçanërisht të fëmijëve, teksa drejtonte mjetin e tij buzë detit, policia nuk ka marrë asnjë […]

The post Me G-Class në breg të detit, policia e ndëshkon vetëm me gjobë 23-vjeçarin që rrezikoi pushuesit appeared first on BoldNews.al.

Çmimet e larta/ Shqipëria nuk po preferohet as nga shtetasit e saj! 50% ikin për pushime jashtë

By: Ardit
3 August 2025 at 08:10

Të paktën 84% e personave që plotësuan një sondazh të “Monitor thanë se do të pushojnë apo kishin pushuar këtë verë. Pakica prej 16% përmendi arsye të ndryshme se pse nuk do të bënte pushime, ku në 73% të rasteve shkak ishte pamundësia ekonomike. Pjesa më e madhe prej 57% parashikonin që pushimet të ishin […]

The post Çmimet e larta/ Shqipëria nuk po preferohet as nga shtetasit e saj! 50% ikin për pushime jashtë appeared first on BoldNews.al.

Turizmi në ‘pikiatë’/ Shoqatat: Numri i pushuesve në bregdet ka rënë ndjeshëm

By: Ardit
29 July 2025 at 21:59

Teksa për disa vite me radhë, qeveria e Ramës mburrej me numrin e lart të turistëve, duket se këtë vit sezoni turistik mund të konsiderohet i dështuar, pas shifrat tregojnë në numër të ulët të pushuesve në vendin tonë. Këtë e ka konfirmuar edhe kreu i Shoqatës së Hoteleri-Turizmit, Zak Topuzi, i cili ka ngritur […]

The post Turizmi në ‘pikiatë’/ Shoqatat: Numri i pushuesve në bregdet ka rënë ndjeshëm appeared first on BoldNews.al.

Parashutisti iu bie sipër “kokës” pushuesve në plazhin e Drimadhes/ VIDEO

By: Oldi
21 July 2025 at 15:47

Një incident ka ndodhur këtë të hënë në plazhin e Drimadhes, ku një parashutist ka humbur kontrollin gjatë uljes dhe është përplasur me një çadër të rrethuar nga peshqirë dhe çarçafë që shërbenin si mbrojtje nga dielli. Pamjet e publikuara nga “JOQ Albania” tregojnë momentin e uljes së parashutistit, i cili zbret në mënyrë të […]

The post Parashutisti iu bie sipër “kokës” pushuesve në plazhin e Drimadhes/ VIDEO appeared first on BoldNews.al.

Nuk ka ‘lojëra’ me shëndetin, rrezikoni mbytjen…/ Paralajmërim dhe këshilla të rëndësishme për pushuesit

5 July 2025 at 11:50

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, mbi 236,000 njerëz humbin jetën çdo vit nga mbytja në det dhe pasojat e saj, ndërsa besohet se numri real është edhe më i lartë. Pothuajse 90% e rasteve të mbytjeve aksidentale ndodhin në vendet në zhvillim ose me zhvillim të mesëm. Faktorët kryesorë të rrezikut për mbytje janë mosha, gjinia dhe qasja në burimet ujore. Mbytja është shkaku kryesor i vdekjeve te fëmijët nën 5 vjeç dhe ndër shkaktarët kryesorë të vdekjeve aksidentale te fëmijët e moshave tjera. Fëmijët më të vegjël zakonisht mbyten në rezervuarë të vegjël artificialë (vaska, pishina), ndërsa fëmijët më të rritur në ujëra të hapura si lumenj, liqene apo dete.

Meshkujt janë më të rrezikuar, me një shkallë vdekshmërie dy herë më të lartë se gratë. Ata më shpesh kërkojnë edhe trajtim spitalor për pasoja serioze nga mbytjet jo fatale. Kjo lidhet me ekspozimin më të madh në ujë dhe sjelljet më të rrezikshme, si notimi jashtë zonave të mbikëqyrura, konsumimi i alkoolit para notit apo vozitjes me barkë. Mësojini fëmijët e vegjël bazat e notit dhe sigurisë në ujë. Planifikoni menaxhimin e përmbytjeve dhe sistemet e paralajmërimit të hershëm. Zhvilloni strategji kombëtare të sigurisë në ujë për të rritur ndërgjegjësimin.

Para se të hyni në ujë mos pini alkool ose substanca që ndryshojnë vetëdijen. Mos hyni në ujë menjëherë pas ushqimit. Prisni të paktën 2 orë. Nëse nuk dini mirë të notoni, mos hyni vetëm dhe përdorni pajisje shpëtuese. Ndërsa jeni në ujë hyni ngadalë, kontrolloni thellësinë, mos kërceni në ujë me thellësi të panjohur, notoni gjithmonë me dikë dhe brenda zonave të shënuara, mos u largoni shumë nga bregu, notoni paralelisht me të, pushoni nëse lodheni, dilni ose qëndroni në zonë të cekët. Nëse keni vështirësi, qetësohuni, shtrihuni mbi shpinë, ngrini dorën dhe sinjalizoni ndihmë.

Njihuni me rrymat, temperaturën e ujit, gjallesat ujore dhe rreziqet lokale. Nëse ju zë një rrymë, mos u përpiqni të notoni kundër saj. Qëndroni të qetë dhe notoni anash, diagonalisht drejt bregut. Zhytuni gjithmonë me dikë tjetë. Mos e mbani frymën shumë gjatë. Mos hiperventiloni para zhytjes. Jeleku shpëtues është i detyrueshëm. Ai duhet të jetë i madhësisë së duhur dhe i vendosur mirë. Ushtrohuni të mbani veten mbi ujë, të ktheheni nga shpinë në bark dhe të notoni të paktën 25 metra. Shikoni rreth vetes dhe ruani vigjilencën, sidomos kur keni fëmijë në ujë. Mësoni të dalloni dikë që po mbytet, shpesh është një proces i qetë, pa britma dhe pa spërkatje.

The post Nuk ka ‘lojëra’ me shëndetin, rrezikoni mbytjen…/ Paralajmërim dhe këshilla të rëndësishme për pushuesit appeared first on Sot News | Lajme.

“Vdiq se s’mori ndihmë mjekësore”/ Pushuesi humbi jetën, dëshmitarët: Ambulanca u vonua (VIDEO)

By: Ardit
29 June 2025 at 15:23

Një ngjarje tragjike është regjistruar në sektorin Rinia në Durrës. Një pushues është mbytur dhe ka ndërruar jetë. Sipas dëshmitarëve personi kishte thuajse 1 orë që po luftonte me jetën, në pritje të ambulancës që u vonua për t’i ardhur në ndihmë pushuesit. Të vetmit që i dolën në ndihmë pushuesit ishin qytetarët e zakonshëm. […]

The post “Vdiq se s’mori ndihmë mjekësore”/ Pushuesi humbi jetën, dëshmitarët: Ambulanca u vonua (VIDEO) appeared first on BoldNews.al.

Era e fortë në det u rrezikon jetën dy pushuesve në Qeparo

By: Ela
28 June 2025 at 19:43

Një ngjarje që për pak sa nuk u kthye në tragjedi ka ndodhur pasditen e sotme në zonën bregdetare të Qeparosë. Disa pushues që po lundronin me kanoe në det janë gjendur në vështirësi serioze për shkak të erës së fortë që frynte në momentin e ngjarjes. Era e fuqishme ka bërë që mjetet e […]

The post Era e fortë në det u rrezikon jetën dy pushuesve në Qeparo appeared first on BoldNews.al.

Plazhi i Divjakës, hapësira të mëdha ranore dhe ujëra të pastra për pushuesit

TIRANË, 25 qershor /ATSH/ Pushues të shumtë kanë zgjedhur që këto ditë me temperatura të nxehta t’i kalojnë në Divjakë.

Një plazh me hapësirën më të madhe ranore, që karakteristikë të tij ka ujërat e cekëta dhe të pastra.

Vija bregdetare e Divjakës ofron një plazh të sigurt për fëmijët, të cilët mund të luajnë në rërën e pastër.

Një bregdet i lirë prej dhjetëra kilometrash shfrytëzohet nga të gjitha grup-moshat për të bërë ecje apo vrapuar në ajrin e freskët.

Bashkia e Divjakës këtë vit ka zgjeruar hapësirën e plazhit publik, duke u dhënë mundësi pushuesve të frekuentojnë edhe zona, të cilat më parë ishin të pamundura për të qëndruar, duke bërë pastrimin dhe rregullimin e territorit.

1 nga 2

/gj.m//a.f//r.e/

The post Plazhi i Divjakës, hapësira të mëdha ranore dhe ujëra të pastra për pushuesit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rrezikoi pushuesit në Velipojë duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, e pëson drejtuesi i skafit

By: Ela
23 June 2025 at 09:59

Policia ka gjobitur me 100 000 lekë të rinj një 32-vjeçar pasi lundroi brenda perimetrit të sigurisë duke rrezikuat jetën e pushuesve në Velipojë. Policia, e cila ka dështuar sërish të sigurojë një perimetër të sigurtë për pushuesit, u njoh me rastin nëpërmjet një video denoncimi në rrjete sociale. Njoftohet se mjeti lundrues është bllokuar. […]

The post Rrezikoi pushuesit në Velipojë duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, e pëson drejtuesi i skafit appeared first on BoldNews.al.

❌
❌