Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

SHBA – Trump zbulon planet për të ndërtuar anije të reja luftarake me emrin e tij

23 December 2025 at 12:09

UASHINGTON, 23 dhjetor /ATSH-DPA/ – Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi planet për të ndërtuar anije të reja luftarake për Marinën Amerikane.

“Ato do të jenë më të shpejtat, më të mëdhatë dhe deri tani, 100 herë më të fuqishme se çdo anije luftarake e ndërtuar ndonjëherë”, tha Trump, duke folur në rezidencën e tij Mar-a-Lago në Florida.

Presidenti i SHBA-së bëri njoftimin së bashku me sekretarin e Mbrojtjes Pete Hegseth, sekretarin e Shtetit Marco Rubio dhe sekretarin e Marinës John Phelan.

Trump tha se ndërtimi do të fillonte me dy anije, me flotën që përfundimisht do të zgjerohej në deri në 25 anije.

Anijet do të mbajnë emrin e presidentit.

Trump tha se projekti kishte për qëllim të mbështeste industrinë vendase dhe të siguronte që bota të tregonte respekt për Shtetet e Bashkuara.

Duke qëndruar përpara grafikëve të mëdhenj që përshkruanin anijet në skenarë luftimi, ai iu referua flotës së planifikuar si një “Flotë e Artë”, në përputhje me premtimin e tij për një “Epokë të Artë” për Shtetet e Bashkuara në fillim të mandatit të tij të dytë.

Administrata Trump është përpjekur të riemërtojë ushtrinë amerikane duke e shtuar retorikën e saj.

Në terma të politikës së sigurisë, administrata ka përqafuar në mënyrë të qartë një strategji të “paqes përmes forcës”.

Trump tha se shpresonte që anijet e reja nuk do të kishin nevojë të përdoreshin kurrë./ a.jor.

The post SHBA – Trump zbulon planet për të ndërtuar anije të reja luftarake me emrin e tij appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

UASHINGTON – SHBA sulmon tre anije në Paqësorin lindor, raportohen tetë të vdekur 

16 December 2025 at 11:56

UASHINGTON, 16 dhjetor /ATSH-DPA/- Ushtria amerikane njoftoi sot se kryer tre sulme të tjera ndaj anijeve të dyshuara për kontrabandë të lëndëve narkotike, në ujërat ndërkombëtare në Paqësorin lindor, duke vrarë gjithsej tetë persona.

Komanda Jugore e SHBA-së (SOUTHCOM) tha në platformën X se anijet po transportonin lëndë narkotikë përgjatë rrugëve të njohura të kontrabandës. Informacioni nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur.

Sipas SOUTHCOM, tre persona u vranë në sulmin e parë, dy në të dytin dhe tre në të tretin.

Ushtria publikoi pamje që thanë se tregonin sulmet ajrore, me secilën anije që dukej se ishte goditur nga një raketë.

Që nga shtatori, forcat amerikane kanë shënjestruar vazhdimisht anije në Karaibe dhe Paqësorin lindor – të cilat thonë se transportojnë drogë, duke cituar vlerësime të inteligjencës. Ushtria nuk ka dhënë publikisht prova për të mbështetur pretendimet.

Sipas medias amerikane, më shumë se 90 persona janë vrarë në operacione deri më tani.

Administrata amerikane i ka përshkruar personat e vrarë si trafikantë droge dhe “terroristë”.

Ekspertët e të drejtave të njeriut të OKB-së kanë thënë se operacionet mund të shkelin ligjin ndërkombëtar, duke i përshkruar vrasjet si vrasje të paligjshme jashtëgjyqësore. //a.i/

The post UASHINGTON – SHBA sulmon tre anije në Paqësorin lindor, raportohen tetë të vdekur  appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Forcat speciale amerikane sekuestrojnë anijen kineze që po shkonte në Iran

By: armand
14 December 2025 at 09:18

Shtetet e Bashkuara, sipas Wall Street Journal kanë goditur në Oqeanin Indian një anije të nisur nga Kina drejt Iranit, me argumentin e bllokimit të një trafiku të mundshëm armësh mes dy vendeve. Media e njohur thotë se operacioni u krye nga forcat speciale amerikane. Në shkrim theksohet se shërbimet amerikane të inteligjencës kishin gjurmuar […]

The post Forcat speciale amerikane sekuestrojnë anijen kineze që po shkonte në Iran appeared first on BoldNews.al.

UASHINGTON – SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

5 December 2025 at 10:51

UASHINGTON, 5 dhjetor /ATSH-DPA/- Ushtria amerikane ka goditur një tjetër anije të dyshuar për kontrabandë të lëndëve narkotike në Paqësorin lindor, duke vrarë katër persona në bord, tha dje në mbrëmje Komanda Jugore e SHBA-së (SOUTHCOM).

Anija thuhet se drejtohej nga një Organizatë e Caktuar Terroriste dhe se mbante lëndë narkotike.

“Katër narkoterroristë në bordin e anijes u vranë”, tha SOUTHCOM në X.

Forcat amerikane kanë kryer sulme të ngjashme ndaj anijeve të dyshuara për lëndë narkotike në Karaibe dhe Paqësor gjatë muajve të fundit, shpesh pa paraqitur publikisht prova për të justifikuar sulmet.

Raportet e medias tregojnë se deri më tani janë vrarë gati 90 persona në operacione të tilla. Administrata amerikane i ka përshkruar viktimat si trafikantë droge dhe “terroristë”.

Vrasjet jashtëgjyqësore kanë shkaktuar kritika të gjera. Ekspertët e të drejtave të njeriut të Kombeve të Bashkuara thanë se veprimet shkelin ligjin ndërkombëtar.

Shefi i Pentagonit, Pete Hegseth, tha së fundmi se ishin planifikuar sulme të tjera. /a.i/

 

The post UASHINGTON – SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 persona

By: Re Nato
5 December 2025 at 08:45

SHBA ka publikuar një video ku shihet fundosja e një tjetër anijeje në zonën e Karaibeve, e cila thuhet se po transportonte narkotikë drejt territorit amerikan.

Pamjet janë regjistruar fillimisht nga Komanda Jugore e ushtrisë amerikane që vepron në këtë rajon dhe ata deklaruan se sulmi është kryer me urdhër të ministrit të luftës, Pete Hegseth.

“Më 4 dhjetor, me urdhër të Pete Hegseth, Grupi i Përbashkët Operativ kreu një sulm vdekjeprurës kinetik ndaj një mjeti lundrues në ujërat ndërkombëtare, i cili kontrollohej nga një organizatë e shpallur terroriste. Shërbimet e inteligjencës kanë konfirmuar se mjeti lundrues po transportonte narkotikë të paligjshëm dhe se ndodhej në tranzit në një nga rrugët e njohura të trafikut të drogës në Paqësorin lindor. Katër narkoterroristë në bord u vranë”, thuhej në njoftim.

SOUTHCOM released footage of a strike on an alleged narco-trafficking vessel in the Eastern Pacific—the operation’s first since November 15.pic.twitter.com/re0pc4rNu4

— Clash Report (@clashreport) December 5, 2025

Fundosjen e anijes e komentoi edhe Hegseth, i cili në rrjetin social X iu përgjigj komentit të konservatorit amerikan dhe zëdhënësit të organizatës Turning Point, Andrew Kolvet.

Ky i fundit kishte thënë se çdo sulm ndaj Pete Hegseth nga ana e Partisë Demokratike i shton atij edhe më shumë dëshirën për të fundosur një tjetër anije që transporton narkotikë nga Venezuela drejt SHBA-së.

“Dëshira jote është urdhri ynë, Andrew. Sapo kemi fundosur edhe një anije me narkotikë,” i ka porositur ministri amerikan i luftës.

Vlorë – Pezullohen mjetet e lundrimit për 24 orë për shkak të kohës së keqe

By: Ela
25 November 2025 at 11:08

Kapiteneria e portit detar të Vlorës për shkak të kohës së keqe dhe detit me dallgë ka pezulluar lundrimin për 24 orët e ardhshme. Sipas njoftimit të kapitenerisë në Vlorë duke filluar prej orës 10:00 të mëngjesit të kësaj të marte dhe deri në orën 06:00 të mëngjesit të së mërkurës do të ket pezullim […]

The post Vlorë – Pezullohen mjetet e lundrimit për 24 orë për shkak të kohës së keqe appeared first on BoldNews.al.

Përkeqësimi i motit/ Kapiteneria e Vlorës ndalon daljen në det të mjeteve të vogla

By: armand
16 November 2025 at 18:40

Kapiteneria e Portit të Vlorës ka njoftuar se gjatë datave 16–19 nëntor pritet një përkeqësim i ndjeshëm i motit, duke bërë apel që mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit të mos dalin në det të hapur. Njoftimi bazohet në parashikimin e kushteve hidrometeorologjike, ku parashihen erëra të forta me drejtim jug–juglindje, me forcë […]

The post Përkeqësimi i motit/ Kapiteneria e Vlorës ndalon daljen në det të mjeteve të vogla appeared first on BoldNews.al.

SHBA godet tjetër anije të dyshuar për trafik droge, vriten katër persona

By: armand
14 November 2025 at 12:19

Forcat amerikane kanë goditur një anije të dyshuar për trafik droge në Karaibe, duke vrarë të katër personat në bord. “Sulmi ndodhi në Karaibe dhe katër narko-terroristë u vranë, nuk ka të mbijetuar”, thanë autoritetet. Mediat e huaja shkruajnë se Pentagoni ende nuk ka lëshuar një deklaratë zyrtare mbi sulmin. Vërehet se që nga fillimi i shtatorit, forcat e armatosura amerikane […]

The post SHBA godet tjetër anije të dyshuar për trafik droge, vriten katër persona appeared first on BoldNews.al.

Rama: Kompani e përbashkët shqiptaro-italiane për ndërtimin dhe riparimin e anijeve

13 November 2025 at 20:36

TIRANË, 13 nëntor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama informoi sot se kompania e përbashkët shqiptaro-italiane mes kompanisë italiane, Fincantieri dhe kompanisë shqiptare  KAYO, për të ngritur kantierin e ndërtimit dhe të riparimit të anijeve në Pashaliman parashikohet që në vitin 2031 të krijojë një vlerë prej 400 milion eurosh në një vit.

Në një intervistë televizive pas mbledhjes së parë të përbashkët të qeverive Shqipëri-BE, Rama foli mbi marrëveshjet e arritura në fushën e mbrojtjes.

Ai përmendi marrëveshjen për krijimin e një kompanie të përbashkët mes kompanisë italiane, Fincantieri dhe kompanisë shqiptare  KAYO, për të ngritur kantierin e ndërtimit dhe të riparimit të anijeve në Pashaliman.

“Përmenda marrëveshjen për krijimin e një kompanie të përbashkët mes njërës prej ekselencave më të njohura të Europës në industrinë navale siç është Fincantieri dhe kompanisë sonë të re KAYO.shpk për të ngritur kantierin e ndërtimit dhe të riparimit të anijeve në Pashaliman”, tha Rama.

Rama u shpreh se, në vitin 2031 parashikohet që kjo kompani e përbashkët të krijojë një vlerë prej 400 milionë eurosh në një vit.

“Pashë pak të gjithë studimin për këtë projekt dhe në vitin 2031 parashikohet që kjo kompani e përbashkët të krijojë një vlerë prej 400 milion eurosh në një vit”, tha Rama.

Rama foli edhe sa i takon marrëveshjes bilaterale ushtarake me Italinë, ku tha se Shqipëria deri tani nuk ka probleme në ujërat e saj sa i takon emigracionit të paligjshëm, ndërkohë që mbetet e angazhuar në luftën kundër trafiqeve.

I pyetur lidhur me marrëveshjen bilaterale ushtarake me Italinë, operacionet për të ndalur fluksin emigrator në ujërat italianë dhe europiane, Rama tha se, “nuk kemi ne një problematikë të tillë në ujërat tona territoriale me thënë të drejtën dhe kemi kohe që nuk e kemi për fat të mirë”.

“Ne kemi më shumë nevojë të vazhdojmë luftën kundër trafiqeve që ka njohur përparime të mëdha, por që është një luftë që faktikisht asnjëherë nuk mbaron, por gjithmonë duhet zhvilluar sepse në çdo moment që ti e konsideron të mbaruar ajo rifillon prapë”, theksoi kryeministri.

Nga ana tjetër, shtoi Rama, “ne nuk kemi paguar faktikisht asnjë kosto madje nëse do ta shikonim në mënyrë ngushtësisht politike, marrëveshja që kemi bërë na ka ndihmuar shumë në Europë ku shumica e qeverive janë qeveri të djathta dhe i shkojnë në të njëjtin hulli politikës së emigracionit të paligjshëm”.

“Madje jo vetëm të djathtët, por dhe kryeministrja e Danimarkës që është një kryeministre e majtë, është një kampione kundër emigracionit të paligjshëm”, tha Rama.

Kreu i qeverisë nënvizoi se, “duhet që të mos harrojmë asnjëherë që kjo nuk është një zgjedhje e jona në kuptimin se çfarë qasje duhet të ketë Europa ndaj emigracionit të paligjshëm dhe nga ana tjetër nuk është një problem drejtpërdrejtë i yni sepse ne nuk kemi një të tillë”.

Por, shtoi Rama, “zgjuarsia jonë është që të jemi në kohën e duhur në vendin e duhur dhe të marrim dhe kreditet e duhura, të cilat janë kredite që vlejnë në procesin e përngjitëm të rritjes së solit dhe rritjes së reputacionit të Shqipërisë ndërkombëtarisht”.

/gj.m/j.p/

 

The post Rama: Kompani e përbashkët shqiptaro-italiane për ndërtimin dhe riparimin e anijeve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Gjashtë të vdekur në sulmet e fundit amerikane ndaj anijeve të dyshuara me lëndë narkotike

10 November 2025 at 18:26

UASHINGTON, 10 nëntor /ATSH-DPA/- Gjashtë persona janë vrarë në veprime të mëtejshme ushtarake amerikane kundër kontrabandistëve të dyshuar të lëndëve narkotike, tha sot Pentagoni.

“Forcat e armatosura amerikane sulmuan dy anije të ngarkuara me lëndë narkotike në ujërat ndërkombëtare në Paqësorin lindor”, tha Pete Hegseth, i cili së fundmi u emërua sekretar i Luftës.

Hegseth postoi një video në X ku tregonte dy anije duke u qëlluar dhe duke shpërthyer në flakë.

Sipas zyrtarit të lartë të mbrojtjes, personat në bord i përkisnin një grupi të klasifikuar nga SHBA-ja si organizatë terroriste.

Forcat amerikane, gjatë javëve të fundit, sulmuan anijet që dyshohet se transportonin lëndë narkotike në Karaibe dhe Paqësor, duke shkaktuar vdekje të shumta gjatë këtij procesi.

Veprimi është pritur me kritika ndërkombëtare, pjesërisht pasi qeveria amerikane nuk citoi asnjë bazë ligjore për sulmet.

Kombet e Bashkuara i kanë bërë thirrje administratës së presidentit të SHBA-së, Donald Trump të ushtrojë vetëpërmbajtje. //a.i/

The post SHBA – Gjashtë të vdekur në sulmet e fundit amerikane ndaj anijeve të dyshuara me lëndë narkotike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – ‘’Hyundai’’ dhe ‘’Siemens’’ modernizojnë industrinë navale amerikane

2 November 2025 at 16:46

BERLIN, 2 nëntor /ATSH-DPA/ – Konglomerati i Koresë së Jugut ‘’HD Hyundai’’ është bashkuar me ‘’Siemens’’ të Gjermanisë për të modernizuar sektorin e ndërtimit të anijeve në SHBA, njoftuan sot dy kompanitë.

Bashkëpunimi, i zyrtarizuar përmes një memorandumi mirëkuptimi, synon të rigjallërojë industrinë duke përmirësuar cilësinë e projektimit, duke zvogëluar rreziqet e prodhimit, duke përmirësuar efikasitetin e përgjithshëm dhe duke ulur kostot.

Partneriteti do të përqendrohet në automatizimin e proceseve të montimit dhe instalimit të blloqeve, duke shfrytëzuar zgjidhje të bazuara në të dhëna për të optimizuar prodhimin, kontrollin e cilësisë dhe menaxhimin e proceseve.

Këto përpjekje pritet të nxisin inovacionin teknologjik gradual, por me ndikim, në të gjithë zinxhirin e vlerës së ndërtimit të anijeve.

‘’HD Hyundai’’ dhe ‘’Siemens’’ do të zhvillojnë së bashku programe trajnimi profesional për të kultivuar një fuqi punëtore të kualifikuar.

‘’HD Hyundai’’ planifikon të dërgojë instruktorë në mbi 30 qendra trajnimi të Siemens në të gjithë Shtetet e Bashkuara për të ofruar arsim praktik dhe të orientuar në terren.

Në bashkëpunim me institucione të larta akademike si Universiteti i Miçiganit dhe MIT, kompania synon gjithashtu të krijojë kurrikula të specializuara në inxhinieri, dizajn digjital dhe automatizim të proceseve./ /os/

The post FOKUS – ‘’Hyundai’’ dhe ‘’Siemens’’ modernizojnë industrinë navale amerikane appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mbytet anija me emigrantë në brigjet e Bodrum, raportohet për 14 viktima

24 October 2025 at 15:22

Një tragjedi me të paktën 14 të vdekur ka ndodhur në brigjet e Bodrumit në Turqinë jugperëndimore, pasi një anije që transportonte emigrantë është fundosur.

Roja Bregdetare Turke nisi një operacion kërkim-shpëtimi menjëherë pas njoftimit për ngjarjen e rëndë.

Sipas informacioneve, në anije ndodheshin 18 emigrantë, ndërsa Anijet e Rojës Bregdetare Turke nxorën trupat e 14 personave, dhe  dy të tjerë u shpëtuan.

Luftëanija më e avancuar në botë mbërrin në Mesdhe, SHBA: Të gatshëm të mbrojmë aleatët

By: armand
20 October 2025 at 11:36

Luftanija amerikane USS Gerald R. Ford, më e madhja dhe më e avancuara në botë, ka zhvilluar ditët e fundit një seri operacionet ushtarake në Detin Mesdhe, me qëllim “rritjen e efektivitetit, gatishmërisë dhe fuqisë goditëse të Forcave Detare të SHBA-së”. Anija gjigante, e lëshuar për herë të parë në vitin 2013, është projektuar për […]

The post Luftëanija më e avancuar në botë mbërrin në Mesdhe, SHBA: Të gatshëm të mbrojmë aleatët appeared first on BoldNews.al.

SHBA shkatërron një anije që trafikonte drogë, disa të vrarë (Video)

By: armand
19 October 2025 at 19:39

Forcat amerikane kanë kryer një tjetër sulm ndaj një anijeje të trafikantëve të drogës, sipas Pentagonit, njoftoi ministri i Mbrojtjes, Pete Hegseth. Hegseth njoftoi se përgjatë sulmit u vranë tre persona. “Anija ishte e njohur nga shërbimet e inteligjencës si pjesë e rrjeteve të trafikut të paligjshëm të drogës, përdorte një rrugë të njohur të […]

The post SHBA shkatërron një anije që trafikonte drogë, disa të vrarë (Video) appeared first on BoldNews.al.

Flet shqiptarja e vetme në flotiljen drejt Gazës: Jemi 100 mjekë dhe gazetarë

5 October 2025 at 22:37

Albulena Fazliu është mjeke dhe shqiptarja e vetme në një grup anijesh, të quajtura Global Sumud Flotilla, që po udhëton në Mesdhe për të dërguar ndihma humanitare për Gazën. Një pjesë e anijeve që arritën disa qindra milje detare nga bregu i Gazës u ndaluan nga ushtria izraelite dhe personat në to, mes tyre edhe […]

The post Flet shqiptarja e vetme në flotiljen drejt Gazës: Jemi 100 mjekë dhe gazetarë appeared first on BoldNews.al.

Nuk dihej se ku ndodhej, mjekja shqiptare shfaqet në flotiljen pranë Gazës

5 October 2025 at 18:03

Pas një periudhe të gjatë pa asnjë informacion mbi vendndodhjen e saj, aktivistja dhe mjekja shqiptare nga Gjermania, Albullena Fazliu, është shfaqur nga bordi i anijes “Conscience” (“Ndërgjegja”), e cila është pjesë e një flotiljeje ndërkombëtare që po lundron drejt Rripit të Gazës. Fazliu, e cila ushtron profesionin e anestezistes në Gjermani, është bërë pjesë […]

The post Nuk dihej se ku ndodhej, mjekja shqiptare shfaqet në flotiljen pranë Gazës appeared first on BoldNews.al.

PARIS – Anija ruse e ndaluar nga Franca vazhdon rrugën drejt Indisë

3 October 2025 at 18:29

PARIS, 3 tetor /ATSH-DPA/ – Anija  ruse e naftës, e ndaluar nga Franca pas alarmit për dronë në Danimarkë, ka vazhduar udhëtimin e tij, treguan sot aplikacionet për ndjekjen e anijeve “Vesselfinder” dhe “Marine Traffic”, pas arrestimit të kapitenit të tij nga autoritetet.

Anija  u nis nga bregu Atlantik francez gjatë natës dhe ishte duke u drejtuar drejt Kanalit të Suezit.

Franca kishte arrestuar kapitenin dhe oficerin e parë për dyshimet e lidhjes me depërtimet e dronëve në hapësirën ajrore daneze më vonë gjatë muajit të kaluar.

Por sot, kapiteni dhe oficeri i parë u kthyen në anije, raporton transmetuesi “France Info”, duke cituar autoritetet. Zyra e prokurorit publik konfirmoi se të dy personat u liruan.

Marina franceze kishte sekuestruar anijen “Boracay” të shtunën e kaluar pranë ishullit Breton île d’Ouessant për shkak të mospërputhjeve mbi flamurin e tij.

Kapiteni dhe oficeri i parë u ndaluan me dyshim për paaftësinë për të provuar “shtetësinë e anijes”.

Autoritetet franceze tani kërkojnë që kapiteni të paraqitet para një gjykate franceze më 23 shkurt të vitit të ardhshëm për moszbatimin e udhëzimeve zyrtare franceze gjatë një inspektimi në det. Akuzat e tjera u tërhoqën.

Sipas zyrës së prokurorit, anija duket se është në rrugë nga Rusia drejt Indisë, duke transportuar naftë.

Autoritetet mund të dyshojnë se është pjesë e flotës sekrete ruse, që përfshin anije cisternë dhe anije të tjera ngarkese të përdorura nga Moska për të shmangur sanksionet, veçanërisht në transportin e naftës.

Arrestimet erdhën pasi raportet sugjeruan se “Boracay” kaloi përmes ujërave daneze në të njëjtën kohë kur dronët shkaktuan disa ndërprerje në aeroportet daneze javën e kaluar.

Ende nuk dihet se kush shkaktoi incidentet, me shumë që dyshojnë për përfshirjen ruse, megjithatë Kremlini e hodhi poshtë akuzën si “ të pa bazë.”

Disa dyshojnë se dronët mund të ishin të kontrolluar nga një anije. Mediat daneze përmendën disa anije kohët e fundit, përfshirë “Boracay”. /Ad.Ab./

The post PARIS – Anija ruse e ndaluar nga Franca vazhdon rrugën drejt Indisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Anija me refugjatë përfshihet nga flakët pranë brigjeve të Libisë, 50 të vdekur

By: armand
16 September 2025 at 18:40

Të paktën 50 persona kanë vdekur pasi një anije që transportonte 75 refugjatë sudanezë u përfshi nga flakët pranë bregdetit libian të dielën, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM). Agjencia e Kombeve të Bashkuara për migracionin tha të martën se u ka ofruar mbështetje mjekësore 24 të mbijetuarve. “Nevojitet veprim urgjent për t’i dhënë fund […]

The post Anija me refugjatë përfshihet nga flakët pranë brigjeve të Libisë, 50 të vdekur appeared first on BoldNews.al.

Ukrainasit publikojnë pamjet: Kemi goditur anijen ruse me dron

11 September 2025 at 09:50


Një dron i inteligjencës ushtarake ukrainase goditi një anije shumëfunksionale të Flotës Ruse të Detit të Zi pranë Novorossiysk më 10 shtator, duke shkaktuar dëme të kushtueshme.

Anija Project MPSV07 u gjurmua dhe u godit gjatë kryerjes së zbulimit dhe patrullimit të Gjirit të Novorossiysk pranë Krai Krasnodar të Rusisë, ku aktualisht ndodhet Flota e Detit të Zi.

Agjencia publikoi pamje bardh e zi të një droni të prodhuar në Ukrainë që godiste anijen, transmeton Telegrafi.

"Si rezultat i sulmit, sistemet elektronike të inteligjencës së anijes ruse u shkatërruan dhe anija u çaktivizua dhe u dërgua për riparime të kushtueshme", tha HUR në deklaratën e saj të 11 shtatorit.

Anija e synuar, me një çmim të vlerësuar prej 60 milionë dollarësh, u vu në shërbim në vitin 2015, tha HUR pa e emëruar anijen.

Ndërsa agjencia ukrainase thotë se Rusia ka katër anije të kësaj klase, burimet e hapura rendisin pesë anije operacionale shumëfunksionale shpëtimi Projct MPSV07, me të gjashtën në ndërtim e sipër.

Njëra prej tyre është Spasatel Demidov, e dorëzuar në vitin 2015 dhe e regjistruar në portin e Novorossiysk. Sipas shërbimeve të gjurmimit detar, pozicioni i saj i fundit i njohur është marrë 77 ditë më parë, pak në veri të Gadishullit rus Kola në Detin Barents. /Telegrafi/


🌊🔥 On September 10, 2025, in the Black Sea, GUR successfully attacked Russian ship of MPSV07 multipurpose vessel project from Black Sea Fleet.

▪️Its cost is about $60 million.

☝🏻As a result of the strike, the enemy ship’s RER equipment was destroyed, and the ship was put… pic.twitter.com/PpUcMnsoP1
— MAKS 25 🇺🇦👀 (@Maks_NAFO_FELLA) September 11, 2025

❌
❌