Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Përfshihet nga flakët një banesë në Elbasan, raportohet për dëme materiale

By: V K
3 January 2026 at 15:51

Këtë të shtunë rreth orës 13:40, në lagjen “Aqif Pasha” në qendër të qytetit të Elbasanit, një shtëpi private u përfshi nga flakët.

Flakët me përmasa të mëdha kanë “pushtuar” të gjithë banesën, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Fatmirësisht, nga ky incident nuk raportohet për dëme në njerëz, ndërsa banorët kanë mundur të dalin në kohë nga banesa.

Zjarri ka krijuar panik në zonë, për shkak të afërsisë me banesa të tjera dhe dendësisë së lagjes.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për neutralizimin e flakëve dhe shmangien e përhapjes së zjarrit në objektet përreth.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa pritet një verifikim i plotë nga autoritetet përkatëse.

The post Përfshihet nga flakët një banesë në Elbasan, raportohet për dëme materiale appeared first on Albeu.com.

Kisha në Amsterdam mbulohet nga zjarri në natën e Vitit të Ri

By: melisa
1 January 2026 at 17:10

Një zjarr i madh në natën e Vitit të Ri shkatërroi kryesisht Kishën Vondel në qendër të Amsterdamit, Holandë. Autoritetet e sigurisë njoftuan se kulla e kishës, rreth 50 metra e lartë, dhe çatia u shembën gjatë flakëve. Fatmirësisht, nuk janë raportuar të plagosur, pasi kisha nuk përdorej si vend adhurimi për disa dekada. Një numër i madh apartamentesh në afërsi u evakuuan…

Source

Përfshihet nga flakët një banesë dy katëshe në Gramsh/ Shkaktohen dëme të shumta materiale

By: V K
1 December 2025 at 15:51

Pasditen e sotme rreth orës 15:00, një banesë dy katëshe është përfshirë nga flakët në fshatin Kukur të Gramshit. Zjarri, i cili ka nisur ende në rrethana të paqarta, ka përfshirë me shpejtësi të gjithë godinën.

Banuesja e cila në katin e parë shfrytëzohej edhe si njësi shërbimi, ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse të Gramshit, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së tyre në banesat përreth.

Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa autoritetet po hetojnë shkaqet që çuan në përfshirjen e objektit nga zjarri.

The post Përfshihet nga flakët një banesë dy katëshe në Gramsh/ Shkaktohen dëme të shumta materiale appeared first on Albeu.com.

Përfshihet nga flakët banesa në Lezhë

By: V K
27 November 2025 at 09:38

Mëngjesin e sotëm, një banesë njëkatëshe është përfshirë nga flakët në lagjen “Skënderbeg” të qytetit të Lezhës.

Zjarri ka shpërthyer rreth orës 08:00 dhe ka shkatërruar plotësisht njërën prej dhomave të shtëpisë.

Në momentin e ngjarjes, askush nga familjarët nuk ndodhej në banesë. Flakët janë vënë re nga fqinjët, të cilët kanë njoftuar menjëherë zjarrfikësit dhe policinë.

Sipas informacionit paraprak, dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një rezistencë elektrike e lënë e ndezur.

Grupi hetimor po vijon punën për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

 

The post Përfshihet nga flakët banesa në Lezhë appeared first on Albeu.com.

Përfshihet nga flakët banesa në Maliq, lëndohet nëna dhe dy fëmijët

By: V K
19 October 2025 at 14:00

Zjarri në një banesë në Maliq, ka lënë 3 persona të plagosur. Sipas burimeve të dëmtuarit, është nëna dhe dy fëmijët e saj.

Ata po transportohen me urgjencë drejt spitalit të Korçës.

Zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje për të neutralizuar flakët e zjarrit.

Autoritetet po hetojnë ngjarjen.

The post Përfshihet nga flakët banesa në Maliq, lëndohet nëna dhe dy fëmijët appeared first on Albeu.com.

Tragjike/ Ndërtesa u përfshi nga flakët, tre familjarë humbin jetën

By: V K
11 October 2025 at 08:38

Mbrëmjen e djeshme, një ngjarje e rëndë është regjistruar në në Cornaredo, në zonën e Milanos, pasi një ndërtesë katërkatëshe, u përfshi nga flakët, ku tre persona humbën jetën.

Dyzet persona nga ndërtesa e apartamenteve, e vendosur në Via Cairoli, u evakuuan, tetë prej të cilëve u dërguan në spital për kontrolle.

Nuk ka lëndime serioze. Një zjarrfikës u plagos lehtë, por më vonë u lirua nga spitali.

Viktimat ishin një burrë dhe një grua, përkatësisht 88 dhe 85-vjeç, prindërit e moshuar të viktimës së tretë, djalit të tyre 45-vjeçar.

Kjo u raportua nga Karabinierët e Komandës Provinciale të Milanos, të cilët po hetojnë incidentin.

Kompania Corsico (Milano) dhe seksioni hetimor i Departamentit të Zjarrfikësve, janë në vendngjarje dhe do të përcaktojnë shkakun e zjarrit. Apartamenti është sekuestruar.

The post Tragjike/ Ndërtesa u përfshi nga flakët, tre familjarë humbin jetën appeared first on Albeu.com.

YouTuber-i teston iPhone Air-in e ri me “pistoletë me flakë” për të parë qëndrueshmërinë e tij

5 October 2025 at 21:40


Një YouTuber i njohur ka vendosur në provë qëndrueshmërinë e iPhone Air të ri duke e goditur me një “pistoletë me flakë”.

Pajisja, e prezantuar nga Apple muajin e kaluar, u cilësua si modeli më i hollë dhe më i fortë i kompanisë, falë kornizës prej titani dhe teknologjisë së re “Liquid Glass”.

Dhe Zack Nelson, i njohur si @JerryRigEverything, e çmontoi telefonin për të treguar nga afër komponentët e tij dhe më pas testoi rezistencën e materialit.

- YouTube www.youtube.com

Për habinë e shikuesve, korniza prej titani “përballoi me sukses” provën ekstreme të nxehtësisë.

Videoja nxiti shumë reagime në rrjet, ku përdoruesit shprehën admirim për teknologjinë e sofistikuar të përdorur nga Apple. /Telegrafi/

Përfshihet nga flakët një autobus në Kukës

By: V K
1 October 2025 at 15:11

Ditën e djeshme, një autobus është përfshirë nga flakët në qytetin e Kukësit.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur nga hedhja e një sasie lënde djegëse benzinë, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Njoftim i Policisë:

Më datë 30.09.2025, gjatë natës, në autobusin në pronësi të shtetasit R. H., 62-vjeç, banues në Tiranë, ka rënë zjarr, dyshohet nga hedhja e një sasie lënde djegëse benzinë, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

The post Përfshihet nga flakët një autobus në Kukës appeared first on Albeu.com.

Një deri në tre paga shpërblim për punonjësit e angazhuar në shuarjen e zjarreve

2 September 2025 at 19:02

TIRANË, 2 shtator /ATSH/ Këshilli i Ministrave  vendosi sot të shpërblejë financiarisht të gjithë personelin shtetëror të angazhuar në operacionet për shuarjen e zjarreve gjatë kësaj vere.

Vendimi, i propozuar nga Ministria e Mbrojtjes dhe i mbështetur në kuadër të buxhetit të miratuar për vitin 2025, ka për qëllim vlerësimin dhe motivimin e forcave që kanë kontribuar në menaxhimin e emergjencave natyrore, përmes një skeme të strukturuar shpërblimi në varësi të kohëzgjatjes së angazhimit të tyre.

Sipas vendimit, shpërblimi do t’u jepet punonjësve të këtyre institucioneve:
Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë; Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile; Policisë së Shtetit; Drejtorisë së Përgjithshme të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi;
Shërbimeve të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit në nivel bashkiak.

Shuma e shpërblimit do të përcaktohet sipas ditëve të angazhimit të personelit në operacionet e shuarjes së zjarreve: 1 deri në 7 ditë angazhim – shpërblim në masën e 1 page mujore bruto;  8 deri në 15 ditë angazhim – shpërblim në masën e 2 pagave mujore bruto; 16 ditë ose më shumë – shpërblim në masën e 3 pagave mujore bruto.

Efekti financiar për strukturat e përcaktuara do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, i miratuar për vitin 2025.

Sipas vendimit, në buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes, në shpenzimet korrente, shtohet fondi prej 193 140 098 lekësh, përkatësisht 145 809 950 lekë në programin buxhetor “Forcat e luftimit”, 43 408 127 lekë në programin buxhetor “Mbështetja e luftimit” dhe 3 922 021 lekë në programin buxhetor “Emergjencat civile”.

Në buxhetin e Ministrisë së Brendshme, në shpenzimet korrente, shtohet fondi prej 69 615 100 lekësh në programin buxhetor “Policia e Shtetit”.

Vendimi është botuar në “Fletoren Zyrtare” dhe ka hyrë në fuqi menjëherë. /j.p/

The post Një deri në tre paga shpërblim për punonjësit e angazhuar në shuarjen e zjarreve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dekorimi i pesë punonjësve për përballjen me flakët/ Ilir Proda: Janë fytyra e vërtetë e Policisë së Shtetit

By: V K
27 August 2025 at 14:07

 

Këtë të mërkurë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, shprehu mirënjohjen për pesë efektivët e policisë të cilët u dekoruan nga Kryeministri Edi Rama, për angazhimin e tyre në përballje me situatën nga zjarret në vend gjatë verës.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Proda shkruan se ndihet “krenar për sakrificën, përgjegjshmërinë, guximin dhe humanizmin që treguan në mbrojtje të jetës së qytetarëve”.

“Këta pesë punonjës policie, të dekoruar nga Kryeministri i vendit, përballë flakëve të zjarreve treguan guxim, sakrificë dhe përkushtim deri në rrezikimin e jetës së tyre”, shkruan Proda.

Proda nënvizoi se ata janë fytyra e vërtetë e Policisë së Shtetit, vlera më e mirë në shërbim të qytetarëve dhe shembulli që frymëzon e na bën krenarë të gjithëve.

“Krahas tyre, mijëra burra e gra, djem e vajza të Policisë së Shtetit sakrifikojnë përditë në përmbushje të misionit sa të vështirë, aq edhe fisnik: mbrojtjen e jetës me jetën e tyre”, u shpreh Proda.

The post Dekorimi i pesë punonjësve për përballjen me flakët/ Ilir Proda: Janë fytyra e vërtetë e Policisë së Shtetit appeared first on Albeu.com.

U bë viral teksa shpëtonte delen nga flakët/ 33-vjeçari shqiptar flet për mediat greke: Çmendem me njerëzit që ikin dhe i lënë kafshët të lidhur

By: V K
16 August 2025 at 13:20

Olsien Muçobega, e mori kafshën në krah dhe po e largonte me shpejtësi nga flakët, teksa ndodhej mbi motor. I riu nga Tepelena, u bë viral dhe preku të gjithë kombin grek dhe nxori në pah anën më njerëzore të një dite katastrofe.

Një 33-vjeçar shqiptar u bë simbol i humanizmit në Greqi, kur kamerat e filmuan ateksa shpëtonte një dele nga zjarri që kishte rënë në Patra.

Olsien Muçobega, e mori kafshën në krah dhe po e largonte me shpejtësi nga flakët, teksa ndodhej mbi motor.

I riu nga Tepelena u bë viral dhe preku të gjithë kombin grek dhe nxori në pah anën më njerëzore të një dite katastrofe.

Sipas mediave greke, shqiptari ka treguar se ky nuk ishte akti i tij i vetëm. Siç ka zbuluar për median greke, në të njëjtën ditë ai shpëtoi edhe kafshë të tjera midis tyre qen të lidhur që i kishin braktisur.

“A e dini sa kafshë shpëtuam? Dhe qen, shumë qen të lidhur. Po çmendem me atë që bëjnë njerëzit, ata ikin dhe i lënë qentë të lidhur. Kjo nuk është neglizhencë, është krim”, është shprehur shqiptari.

Nga Tepelena në Patra

Olsien erdhi në Greqi në moshën vetëm 3-vjeç, nga Tepelena e Shqipërisë. Babai i tij ishte ndërtues, nëna e tij shtëpiake dhe ai u rrit duke punuar që në moshë të vogël.

Gjatë jetës së tij, ai punoi si piktor, shpërndarës dhe mbështjellës në një restorant fast food. Ai është i martuar me greken Maria-Eleni, me të cilën ka dy fëmijë, Georgianna dhe Jasona.

Pavarësisht rrënjëve të tij dhe shumë viteve të pranisë në Greqi, ai vazhdon të përballet me pengesa burokratike: “Kam një problem me Rajonin, nuk më japin leje, ndërsa normalisht duhet të kisha marrë një pasaportë greke“, thotë ai me hidhërim.

I çmendur pas kafshëve

Ditën e zjarrit, ai ishte në vendngjarje me miq nga shoqata AEK në zonë, për të ndihmuar zjarrfikësit. Gatishmëria për të dhënë, dashuria e tij për kafshët dhe ankthi për të shpëtuar atë që mund të shpëtohej ishin motivet pas aktit të tij.

“Jam i çmendur pas kafshëve”, thotë ai, duke theksuar se gjithçka që ata shpëtuan i përkiste një fermeri të moshuar, i cili po luftonte për të mbrojtur pronën e tij nga flakët.

Olsien Muçobega nuk e sheh veten si hero, megjithëse për shumë njerëz ai është pikërisht ky. Ai sheh një njeri që bëri të dukshmen: të qëndronte pranë gjithçkaje që është e gjallë, në një kohë kur gjithçka ishte e kërcënuar nga flakët.

The post U bë viral teksa shpëtonte delen nga flakët/ 33-vjeçari shqiptar flet për mediat greke: Çmendem me njerëzit që ikin dhe i lënë kafshët të lidhur appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Flakët “gllabërojnë” malin e Borshit, situatë e rëndë dhe në Shashicë

26 July 2025 at 22:04

VLORË- Vijon zjarri në malin e Shashicës në afërsi të fshatit Kaninë.

Më shumë se katër orë, vatrat e zjarrit janë aktive dhe po përhapen me shpejtësi duke djegur kryesisht kullota që ka ky mal, por duke rrezikuar disa  stanet me bagëti.

Rreth 20 forca zjarrfikëse ndodhen në mal duke izoluar flakët dhe mbajtjen në kontroll të tyre.

Situata bëhet kritike në orët e mbrëmjes për shkak te terrenit të thyer dhe të vështirë për te operuar.

Edhe në malin e Borshit situata mbetet problematike.

Pjesa e malit të Borshit vijon të digjet, edhe pse zjarrfikësit e Himarës gjatë gjithë ditës kanë qenë ne terren, por është shumë e vështirë për të ndërhyrë , për shkak të terrenit.

Zjarri vijon të lëshojë tym, i cili përfshin të gjithë vijën bregdetare nga Borshi, Qeparoi deri në Himarë. Deri tani nuk ka rrezik për djegie banesash/abcnews.al

Bie në det helikopteri që po fikte zjarret në Greqi, pilotët dalin me not

By: Oldi
22 July 2025 at 17:29

Një helikopter që ishte angazhuar në fikjen e zjarreve në zonën e Aspropyrgos në Greqi, bëri një ulje emergjente në det, në Gjirin e Elefsinës pak pas orës 14:00 të mesditës së sotme. Helikopteri po përpiqej të mbushte depozitat e tij me ujë dhe pas tij, në një lartësi më të madhe, ndodhej një helikopter […]

The post Bie në det helikopteri që po fikte zjarret në Greqi, pilotët dalin me not appeared first on BoldNews.al.

Përfshihet nga flakët kioska në Pogradec

By: V K
22 July 2025 at 13:15

Ditën e sotme, një kioskë druri që shërben ushqime të shpejta përgjatë shëtitores në Pogradec, është përfshirë nga flakët.

Dyshohet se shkak ka qenë rrjedhja e një bombole gazi, e cila më pas ka shpërthyer në flakë.

Ngjitur me kioskën janë edhe disa të tjera të cilat kanë shpëtuar, në momentin e shpërthimit nuk ka pasur njerëz brenda saj.

The post Përfshihet nga flakët kioska në Pogradec appeared first on Albeu.com.

Shkrumbohet nga flakët lokali në Korçë/ Dëme të konsiderueshme, detajet e para

By: V K
19 July 2025 at 08:25

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një lokal është përfshirë nga flakët rreth orës 03:00 të mëngjesit, përballë shkollës “Sotir Gurra” në Korçë

Nga informacionet paraprake, mësohet se shkak i zjarrit është bërë një defekt nga energjia elektrike.

Për fikjen e tij u angazhuan 3 mjete zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Dëmet në biznes janë të konsiderueshme në pjesën e brendshme të tij, në pajisjet në funksionale.

Policia po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

The post Shkrumbohet nga flakët lokali në Korçë/ Dëme të konsiderueshme, detajet e para appeared first on Albeu.com.

Tjetër vatër zjarri, përfshihet nga flakët sipërfaqja me ullishte në Mallakastër

By: Oldi
13 July 2025 at 20:24

Një tjetër vatër zjarri është regjistruar në vend. Një zjarr i përmasave masive, raportohet se ka rënë pasditen e sotme në fshatin Drenovë të Mallakastrës. Bëhet me dije se flakët e përhapura me shpejtësi kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe ullishte. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen […]

The post Tjetër vatër zjarri, përfshihet nga flakët sipërfaqja me ullishte në Mallakastër appeared first on BoldNews.al.

Shkrumbohet nga flakët restoranti në Theth, zjarri shuhet nga banorët

By: V K
10 July 2025 at 08:27

Gjatë mesnatës, një restorant në Theth është shkrumbuar nga flakët.  Siç shihet nga pamjet, i gjithë restoranti është nën “pushtetin” e zjarrit.

Nga flakët raportohet se ka pasur vetëm dëme materiale. Ndërsa mësohet se zjarri është shuar pas ndërhyrjes së banorëve të zonës.

Ende s’ka një njoftim nga policia lidhur me djegien e restoranit në pronësi të Petrit Gjeçaj në fshatin turistik.

 

The post Shkrumbohet nga flakët restoranti në Theth, zjarri shuhet nga banorët appeared first on Albeu.com.

Elbasan, të mbytur nga tymi, të shkrumbuar nga ndërgjegja

By: Oldi
7 July 2025 at 19:43

Nga Lutfi Dervishi 7 korrik 2025. Sot në Elbasan nuk ka tym, por ajri ende mban erën e asaj që ndodhi. Për gjashtë ditë me radhë, fusha e mbetjeve u dogj pa ndërprerje. Një mal me plehra, 20 mijë metra katrorë, 40 metra i lartë, ushqeu me helme mushkëritë e qytetit. Ndërsa tymi mbulonte qytetin, […]

The post Elbasan, të mbytur nga tymi, të shkrumbuar nga ndërgjegja appeared first on BoldNews.al.

Zjarr i madh në malin Vastak, flakët dalin jashtë kontrollit gjatë natës

7 July 2025 at 08:21

Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer në malin Vastak, pranë fshatit Dukat, duke shkrirë një pjesë të madhe të pyllit që nga mbrëmja e djeshme. Flakët kanë vijuar të përhapen me shpejtësi gjatë natës, duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore dhe duke rrezikuar zonat përreth.

Derisa nuk është ndërhyrë ende për të vënë nën kontroll situatën, zjarrfikësit dhe autoritetet lokale po monitorojnë me kujdes përhapjen e flakëve. Zjarri po përparon drejt zonave të tjera të pyllëzuara, duke shënuar një rrezik të madh për një sipërfaqe edhe më të gjerë.

Mungesa e ndërhyrjes të shpejtë ka ngritur shqetësime në lidhje me mundësinë e përhapjes së flakëve dhe dëmtimin e mjedisit natyror.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Zjarr i madh në malin Vastak, flakët dalin jashtë kontrollit gjatë natës appeared first on Euronews Albania.

❌
❌