Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Media britanike: Thethi, fshati i vogël malor si Zvicra, por pa turma dhe pa çmime të shtrenjta

By: lindita
15 December 2025 at 11:20

Me më pak vizitorë dhe kosto më të ulëta, ky fshat i vogël malor mund të jetë një alternativë e shkëlqyer ndaj Zvicrës, shkruan Hannah Reid për prestigjiozen britanike ”Express”. I vendosur në rajonin e Shkodrës, në veri të Shqipërisë, Thethi është një nga sekretet më të ruajtura të Evropës. Ky fshat piktoresk ofron pamje mbresëlënëse të Alpeve Shqiptare, peizazhe natyrore dhe pyje të dendura.

Source

”Express”: Thethi, fshati i vogël malor si Zvicra, por pa turma dhe pa çmime të shtrenjta

14 December 2025 at 14:46

LONDËR, 14 dhjetor /ATSH/ – Me më pak vizitorë dhe kosto më të ulëta, ky fshat i vogël malor mund të jetë një alternativë e shkëlqyer ndaj Zvicrës, shkruan Hannah Reid për prestigjiozen britanike ”Express”.

I vendosur në rajonin e Shkodrës, në veri të Shqipërisë, Thethi është një nga sekretet më të ruajtura të Evropës.

Ky fshat piktoresk ofron pamje mbresëlënëse të Alpeve Shqiptare, peizazhe natyrore dhe pyje të dendura. Si pjesë e Parkut Kombëtar të Thethit, zona është e rrethuar nga gjelbërimi, pyje dhe natyrë e paprekur. Me një popullsi prej pak më shumë se 300 banorësh, Thethi ofron një arratisje autentike nga ngarkesa, turmat dhe kaosi i destinacioneve më të njohura turistike europiane.

Nëse kërkoni qetësi, aventurë dhe pamje mahnitëse, Thethi në Shqipëri është një destinacion që duhet vizituar patjetër.

Turistët priten me mikpritje të ngrohtë nga vendasit, të cilët kanë jetuar në këtë zonë prej shekujsh, duke ruajtur mënyrën e tyre të jetesës mes një natyre të jashtëzakonshme.

Vizitorët që dëshirojnë të njihen nga afër me kulturën shqiptare mund të qëndrojnë në shtëpitë e familjeve vendase, në bujtina apo në shtëpi të restauruara pranë parkut kombëtar.

Fshati i Thethit mbetet ende mjaft i izoluar dhe gjatë muajve të dimrit është i paarritshëm.

Ky fshat alpin është ideal për udhëtarët që kërkojnë t’i shpëtojnë zhurmës së jetës urbane dhe të tërhiqen në qetësinë e natyrës.

Parku Kombëtar shtrihet në një sipërfaqe prej mbi 26 kilometra katrorë dhe përfshin lumin e Thethit, male shkëmbore, burime kristalore, panorama të gjelbra dhe një luginë që ndodhet rreth 900 metra mbi nivelin e detit.

Një nga atraksionet kryesore të fshatit Theth është ecja drejt Ujëvarës së Grunasit, e vendosur në zemër të Alpeve Shqiptare dhe që nis nga këmba perëndimore e majës së malit Boshi. Ujëvara, rreth 25 metra e lartë, u mundëson vizitorëve të shijojnë pamje mahnitëse të maleve shqiptare dhe shërben si rrugë drejt Syrit të Kaltër të Thethit.

Syri i Kaltër i Thethit arrihet përmes një ecjeje të gjatë prej rreth 17 kilometrash, që lidhet me fshatin Nderlyse. Vetëm shtatë kilometra larg qendrës së fshatit Theth, shpërblimi ia vlen plotësisht, pasi vizitorët mund të admirojnë ujëra me ngjyra bruz dhe smeraldi, të rrethuara nga shkëmbinj gëlqerorë.

Për ata që kërkojnë një përvojë më të qetë në natyrë, vizitorët mund të shijojnë drekën në fshatin Nderlyse, i cili ofron pamje nga pishina natyrore dhe malet përreth.

Për shkak të vendndodhjes së tij të fshehur, Thethi nuk ka bankomat (ATM), ndërsa shumë kafene dhe dyqane ushqimore pranojnë vetëm cash.

Për këtë arsye, vizitorët këshillohen të marrin me vete mjaftueshëm para, pasi çmimet në kafene dhe markete mund të jenë të larta. /Ad.Ab./

The post ”Express”: Thethi, fshati i vogël malor si Zvicra, por pa turma dhe pa çmime të shtrenjta appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Thethi, pas thirrjes për zhvillim, si shteti u kthye në lehtësues të shkeljeve

By: Elva
12 December 2025 at 22:15

Në korrikun e nxehtë të vitit 2025, në fshatin alpin të Thethit – zemra e Parkut Kombëtar  “Alpet e Shqipërisë” një nga destinacionet më të promovuara të turizmit natyror – buldozerët e Inspektoratit Kombëtar nisën prishjet e dhjetëra ndërtimeve të lejuara ndër vite me heshtje institucionale, duke shënuar kulmin e një zhvillimi të pakontrolluar që sipas […]

The post Thethi, pas thirrjes për zhvillim, si shteti u kthye në lehtësues të shkeljeve appeared first on BoldNews.al.

Aksi Qafë Thore–Theth i kalueshëm, vijon pastrimi i rrugës nga bora

By: melisa
23 November 2025 at 18:58

Në aksin rrugor Qafë Thore–Theth, po vijon puna intensive për pastrimin e dëborës, me qëllim garantimin e qarkullimit të sigurt dhe të pandërprerë për banorët dhe vizitorët. Ndërkohë, në disa qarqe kanë nisur reshjet e para të borës. Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) po vijon punën për pastrimin e akseve kryesore dhe rikthimin e tyre në gjendjen e mëparshme. Po ashtu…

Source

Nis dëbora e parë në Theth dhe Razmë

By: Ela
22 November 2025 at 17:06

Reshjet e shiut i kanë lënë vendin reshjeve të dëborës në zonat malore në qarkun e Shkodrës. Në rrugën qafë Thore- Theth kanë nisur reshjet e dëborës me intensitet mesatar ndërsa këshillohet kujdes të shtuar për drejtuesit e automjeteve. Edhe në pikën turistike të Razmës kanë nisur reshjet e dëborës ndonëse me intensitet të ulët. […]

The post Nis dëbora e parë në Theth dhe Razmë appeared first on BoldNews.al.

Rrafsho bujtina, rindërto kulla! Paradoksi i ‘turizmit’ të Ramës në veri

By: Brisi
7 November 2025 at 22:18

Qeveria Rama ka prezantuar këtë të premte projektin për rijetëzimin e kullave–shtëpi në katër rajone të vendit, Lezhë, Shkodër, Dibër dhe Kukës. Ky projekt i realizuar në bashkëpunim me GIZ-in gjerman, i cili sipas Ministrisë së Turizmit, synon zhvillimin ekonomik, kulturor dhe turistik të veriut të Shqipërisë, ngre shumë pikëpyetje dhe lë shumë hapësira diskutimi. […]

The post Rrafsho bujtina, rindërto kulla! Paradoksi i ‘turizmit’ të Ramës në veri appeared first on BoldNews.al.

Vendoset nën hetim një izraelit, dyshohet se përdhunoi një 26-vjeçare në një hotel në Theth

18 October 2025 at 11:52

Policia e Shkodrës ka proceduar penalisht një shtetas izraelit, i cili dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një 26-vjeçare izraelite. Më konkretisht, është proceduar penalisht shtetasi L. C., 54 vjeç, pas kallëzimit të bërë nga shtetasja E. Z., 26 vjeçe, të dy banuese në Izrael, teksa vajza pretendon se ngjarja ka ndodhur më 9 Tetor […]

The post Vendoset nën hetim një izraelit, dyshohet se përdhunoi një 26-vjeçare në një hotel në Theth appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Shembet masivi shkëmbor në Theth

12 October 2025 at 18:16

Një masiv shkëmbor është shembur një ditë më parë në zonën e Thethit. Nga kjo ngjarje nuk ka raportime për dëme, ndërsa pamjet e filmuara nga një banor i zonës po bëjnë xhiron e rrjetin. Ekspert i Agjencisë së Zonave të Mbrojtura në Shkodër, Agim Dardha në një postim në rrjetet sociale shkruan se fenomeni […]

The post VIDEO/ Shembet masivi shkëmbor në Theth appeared first on BoldNews.al.

Shkëputet masivi shkëmbor në Theth, pamjet po bëjnë xhiro në rrjet

12 October 2025 at 18:35


Një masiv shkëmbor është shkëputur një ditë më parë në zonën e Thethit.

Nga kjo ngjarje nuk ka raportime për dëme ndërsa pamjet e filmuara nga një banor i zonës po bëjnë xhiron e rrjetin.

Ekspert i Agjencisë së Zonave të Mbrojtura në Shkodër, Agim Dardha në një postim në rrjetet sociale shkruan se fenomeni lidhet me temperaturat jo normale për stinën në këtë zonë. Ai bëri thirrje për kujdes të shtuar dhe respektimi i perimetrit të sigurisë, veçanërisht në zonat me shpatet e thepisura.

“Fenomen natyror në Parkun Kombëtar të Alpeve- Theth. Ndryshimet e mëdha të temperaturave ndërmjet ditës dhe natës, të kombinuara me lagështinë dhe ciklet e ngrirje-shkrirjes së ujit në çarjet e shkëmbinjve, shkaktojnë ndonjëherë shembje të pjesshme të masiveve shkëmbore në zonat alpine", ka deklaruar ai.

Tutje, ai ka shkruar se "këto fenomene natyrore, si ai i ndodhur së fundmi në Theth, janë pjesë e proceseve gjeologjike që formësojnë peizazhin e Alpeve Shqiptare ndër shekuj. Prandaj, gjatë qëndrimit apo vizitave në zonë, rekomandohet kujdes dhe respektim i perimetrit të sigurisë, veçanërisht në zonat me shpatet e thepisura”./Telegrafi/




I shembën shtëpinë në Theth me tritol, pronari: Më rrethuan sikur të kisha vrarë 30 vetë! Dëmi mbi 300 mijë euro

By: Ela
4 October 2025 at 17:53

Dhjetëra forca policie bashkë me inspektorët e IKMT, IMT të bashkisë, forcat xhenio dhe fadroma mbërritën që në orët e para të mëngjesit në fshatin turistik të Thethit, duke vijuar aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje. Fillimisht ndërhyrja ka nisur tek një objekt trekatësh. Kjo godinë është vendosur që të shembet me eksploziv për […]

The post I shembën shtëpinë në Theth me tritol, pronari: Më rrethuan sikur të kisha vrarë 30 vetë! Dëmi mbi 300 mijë euro appeared first on BoldNews.al.

Shembja e ndërtimeve të paligjshme në Theth, Rama: Kush ndërton pa leje, investon për belanë e vet

4 October 2025 at 15:38

TIRANË, 4 tetor/ATSH/ Në Parkun Kombëtar të Thethit po vijon ndërhyrja për prishjen e ndërtimeve të paligjshme dhe rikthimin e kësaj zone të mbrojtur në gjendjen e saj natyrore.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga shembja me shpërthim të kontrolluar të një godine, ndërsa ritheksoi vendosmërinë e qeverisë kundër ndërtimeve pa leje.

“Kush ndërton më pa leje, investon vetëm për belanë e vet. Theth përsëri dhe kudo përsëri e përsëri, deri në fund, për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”, u shpreh Rama, krahas pamjeve.

Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) rinisi sot prishjen e ndërtimeve pa leje në Parkun Kombëtar të Thethit, ku ishin evidentuar 13 objekte me konstruksione betonarme dhe dru.

Në fazën e parë të aksionit, në Theth u shembën rreth 100 objekte.

Lirimi i hapësirave publike nga ndërtimet e paligjshme vijon në të gjithë vendin.

Ky operacion i paraprin zbatimit të programit “Rilindja Urbane 2.0”, i cili synon të kthejë ligjshmërinë në territor duke sjellë zhvillim për komunitetet.

Ditën e djeshme kryeministri Rama publikoi edhe masat e reja ligjore që synojnë forcimin e kontrollit mbi territorin, mbrojtjen e hapësirave publike, zbatimin cilësor të lejeve të ndërtimit si edhe ndëshkimin e ndërtimtarisë së paligjshme.

/m.m/r.e/

The post Shembja e ndërtimeve të paligjshme në Theth, Rama: Kush ndërton pa leje, investon për belanë e vet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rrëzohet një shtëpi me tritol në Theth, Rama publikon pamjet

4 October 2025 at 15:19


Në Shqipëri po vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga Thethi, ku shihet rrëzimi i një ndërtese me tritol, si pjesë e këtij operacioni, transmeton Telegrafi.

"Kush ndërton më pa leje, investon vetëm për belanë e vet. Theth përsëri dhe kudo përsëri e përsëri, deri në fund, për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian", ka shkruar Rama në Facebook.

IKMT rinis aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje në Theth

TIRANË, 4 tetor /ATSH/ Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT), rinisi sot prishjen e ndërtimeve pa leje në Parkun Kombëtar të Thethit.

IKMT njoftoi se janë evidentuar 13 objekte me konstruksione betonarme dhe dru.

IKMT bëri të ditur se “pavarësisht aksionit të fundit në këtë zonë pak muaj më parë, konstatojmë se ka akoma individë që refuzojnë të pranojnë se lufta ndaj ndërtimeve të paligjshme është pa kthim!”.

“U bëjmë thirrje subjekteve dhe qytetarëve: Zbatimi i ligjshmërisë, mbrojtja e natyrës dhe e mjedisit duhet të jetë detyrim!”, njoftoi IKMT.

Aksioni po vijon duke synuar goditjen e ndërtimeve të paligjshme dhe rikthimin e kësaj zone të mbrojtur në gjendjen e saj natyrore.

Në fazën e parë të aksionit, në Theth u shembën rreth 100 objekte.

/m.q/a.f/

The post IKMT rinis aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje në Theth appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

IKMT kthehet në Theth/ Aksion për shembjen e 35 objekteve pa leje

4 October 2025 at 13:16

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit është rikthyer në Theth për të vijuar aksionin e shembjes së ndërtimeve pa leje. Që në orët e para të mëngjesit të së shtunës fadromat kanë nisur shembjen e godinave të ndërtuara në kundërshtim me ligjin.

Banorët janë njoftuar më herët për ndërhyrjen. Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit parashikohet  të shemb në këtë zonë 35 objekte.

Ky është aksioni i dytë në Theth gjatë këtij viti. Në muajin korrik, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit shembi rreth 70 objekte, kryesisht struktura akomoduese të ndërtuara pa leje në zonën e mbrojtur.

Thethi, i shpallur Park Kombëtar dhe një ndër destinacionet më të rëndësishme turistike të veriut prej kohësh është në vëmendjen e autoriteteve për shkeljet urbanistike.

Ndërhyrjet synojnë rikthimin e ligjshmërisë në këtë zonë të mbrojtur.

/abcnews.al/

IKMT rikthehet në Theth, në listë për t’u shembur 8 objekte pa leje

By: D Marku
4 October 2025 at 10:42

Dhjetëra forca policie bashkë me inspektorët e IKMT, IMt të bashkisë, forcat xhenio dhe fadroma kanë mbërritur që në orët e para të mëngjesit në fshatin turistik të Thethit duke vijuar aksionin e lënë në mes gjatë verës për prishjen e ndërtimeve pa leje.

Fillimisht ndërhyrja ka nisur tek një objekt trekatësh i ngritur vitin e fundit. Kjo godinë është vendosur që të shembet me eksploziv tritol për shkak të lartësisë dhe pamundësisë për ta shembur përmes fadromave.
Në total janë 8 objekte në listë që priten të shemben fillimisht, godina trekatëshe dhe 7 shtëpiza druri të ndërtuara pa leje për të cilat janë marrë vendimet përkatëse nga IMT.

The post IKMT rikthehet në Theth, në listë për t’u shembur 8 objekte pa leje appeared first on Albeu.com.

Fadromat e Ramës rikthehen në Theth, shemben 8 objekte

By: Elva
4 October 2025 at 09:37

IKMT është rikthyer sërish në Theth, ku fadromat kanë shembur 8 objekte të tjera pa leje, kryesisht bujtina dhe ndërtime të ngritura nga familjet vendase që jetojnë nga turizmi. Ky është aksioni i dytë në këtë zonë, pas atij të korrikut, kur u shkatërruan rreth 70 ndërtime të tjera. Thethi, i shpallur Park Kombëtar dhe […]

The post Fadromat e Ramës rikthehen në Theth, shemben 8 objekte appeared first on BoldNews.al.

Edi Rama bëhet trim me të varfrit në Veri, dhe bën qorrin përballë mafies së ndërtimit në Jug

By: Elva
28 September 2025 at 18:50

Nga Avokat Arben Llangozi Në Theth dhe Valbonë, Edi Rama tregohet trim. Shemb një kasolle të ndonjë të varfri, nxjerr dronët, bën video e flet për “mbrojtje të natyrës”. Por në mbyll sytë. Atje ku ndërtohet buzë detit pa leje, ku natyra shkatërrohet për luks dhe interesa private, Rama nuk ka as dron, as kamera, […]

The post Edi Rama bëhet trim me të varfrit në Veri, dhe bën qorrin përballë mafies së ndërtimit në Jug appeared first on BoldNews.al.

Mori kredi 65 mijë euro për të blerë tokën në Theth, qytetarit ia shesin dy herë

By: Ela
26 September 2025 at 21:40

Një histori mashtrimi dhe konfliktesh pronësie ka shpërthyer në Theth, një nga perlat turistike të Alpeve shqiptare. Gjoni, banor i zonës, pretendon se në vitin 2018 bleu 11 dynym tokë nga familja Praçaj, duke paguar 65 mijë euro me kontratë noteriale. Paratë, sipas tij, shkuan kryesisht për të shlyer borxhet e njërit prej trashëgimtarëve.  Megjithatë, […]

The post Mori kredi 65 mijë euro për të blerë tokën në Theth, qytetarit ia shesin dy herë appeared first on BoldNews.al.

“Shqipëria e bukur” – Pamje nga Thethi i rilindur

23 September 2025 at 17:41

TIRANË, 23 shtator/ATSH/ Fshati turistik i Thethit, i ndodhur 70 km larg Shkodrës, është një nga më të vizituarit në të gjitha stinët nga turistë vendas e të huaj.

Këto ditë të para vjeshte, Thethi është i mbushur plot me turistë, të cilët tregojnë interes për pasuritë natyrore të kësaj zone si dhe trashëgiminë kulturore dhe historike.

Në kuadër të rubrikës, “Shqipëria e bukur”, Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga sheshi përpara kishës së Thethit.

“Thethi i rilindur”, shkruan Rama teksa në foto shfaqen turistët e ulur në sheshin përpara kishës së famshme.

Pas aksionit për prishjen e ndërtimeve pa leje, Thethi vijon të mbetet destinacioni turistik që përmbush pritshmëritë e turistëve dhe vizitorëve me panoramat e rralla që ofron.

Thethi, pjesë e Alpeve Shqiptare, është kthyer vitet e fundit në një pikë referimi për turizmin e aventurës dhe natyrës, duke tërhequr vizitorë vendas dhe të huaj që kërkojnë eksperienca autentike në zemër të maleve.

Pikat kryesore që turistët vizitojnë në Theth janë monumentet e natyrës si, Syri i Kaltër, vaskat në Ndërlysë, ujëvara e Grunasit, kanioni i Grunasit, shtegu Theth-Valbonë, shpella e Arapit, shtegu i Bjeshkëve të Namuna etj.

Pasuritë natyrore të kësaj zone janë të lidhura së bashku edhe me trashëgiminë kulturore dhe historike të banorëve vendas, duke formuar kështu bazat më të rëndësishme për zhvillimin e turizmit.

/k.s/r.e/a.f/

The post “Shqipëria e bukur” – Pamje nga Thethi i rilindur appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌