Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

LËVIZJET/ Ndryshime në Policinë e Shtetit, Ilir Proda firmos disa shkarkime

29 December 2025 at 15:34

Ndryshime ne Policinë e Shtetit. Pas vlerësimit të performancës, të kryer nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në DPPSH, proces i cili do të vazhdojë për të gjitha drejtoritë vendore, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda ka firmosur mesditën e sotme shkarkimin nga detyra të Drejtorit të Drejtorisë Vendore Lezhë, Drejtues Altin Mena, dhe të zv.drejtorit për Rendin, Kryekomisar Taulant Gjoka, me motivacionin për performancë të dobët.

Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm ka komanduar në detyrën e Drejtorit të DVP Lezhë, zv/drejtorin për Hetimin e Krimit, në DVP drejtues Kujtim Gjoka.

Po me të njëjtin motivacionin janë shkarkuar nga detyra Shefi i Komisariatit të Policisë Dibër Mariglen Duçi dhe shefi i Komisariatit të Policisë Kamëz Besmir Dervishi.

Emërimet në Tiranë e rrethe:

Altin Mena është emëruar zëvendësdrejtor për Sigurinë Publike në DVP Kukës.

Ndërsa Taulant Gjoka është emëruar shef i Sektorit të Sigurisë Publike në DVP Shkodër.

Mariglen Duçi, shef i Sektorit për Hetimin e Krimeve në Kukës.

Besmir Dervishi, shef i Seksionit të Krimeve ndaj Pronës në DVP Tiranë.

Ervis Gjoshi, eshte emëruar shef i komisariatit në Dibër.

Sentilian Ndreu, emërohet përkohësisht, shef i Komisariatit nr. 5.

Rama: I kemi hapur rrugën drejtësisë për të pastruar me fshesën e ligjit oborrin e pushtetit

By: Fax Web
28 December 2025 at 10:03

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj kritikave politike dhe mediatike, duke deklaruar se, sipas tij, “Shqipëria e llumit dhe histerisë mediatike” nuk mund të pengojë progresin e vendit drejt Bashkimit Europian dhe reformat e ndërmarra nga qeveria.

Në podkastin e tij “Flasim”, Rama u ndal veçanërisht te Reforma në Drejtësi, duke theksuar se qeveria e tij ka garantuar pavarësinë e drejtësisë nga politika dhe ka hapur rrugën për hetimin dhe ndëshkimin e korrupsionit, përfshirë edhe brenda radhëve të pushtetit.

“Shqipëria e 700 tenxhereve politike mediatike dhe histerike, nuk e mund dhe nuk e përul dot as në moralin e luftës kundër korrupsionit, Shqipërinë e Reformës në Drejtësi, Shqipërinë e Pavarësimit të Drejtësisë nga Pushteti Politik, Shqipërinë e qeverisur nga forca e pasionit dhe vullnetit shtetndërtues, ku për herë të parë në histori, një parti në pushtet i hap rrugen drejtësisë për të pastruar me fshesën e ligjit edhe oborrin deri dje të ndaluar të pushtetit politik, përfshirë edhe pjesën e saj në atë oborr”,  tha Rama.

Kryeministri u shpreh se qeveria do të vijojë të mbështesë organet e drejtësisë dhe të mbetet, sipas tij, garantja kryesore e Reformës në Drejtësi dhe e shtetit ligjor.

Rama nënvizoi se Shqipëria nuk do të nënshtrohet ndaj përpjekjeve për destabilizim, ndërsa riafirmoi angazhimin e tij dhe të qeverisë për ta çuar vendin drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian

Edi Rama: Shqipëria e 700 tenxhereve politike mediatike, ku zien me histeri i gjithë llumi i gjysmë të vërtetave që janë edhe gënjeshtrat më të mëdha, ku linçohen njerëz e familje pa asnjë gajle, për lloj-lloj arsyesh të mosarsyes, nga gjobat e portalexhinjve tek ligësitë e poterexhinjve dhe mllefet e pallavraxhinjve, nuk e mund dhe as nuk e zmbraps dot kurrësesi Shqipërinë e të gjithë kapitujve të hapur të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian; Shqipërinë Turistike me aeroportin kryesor të rajonit, që për të disatin vit edhe këtë vit, ka lënë mbrapa aeroportin historikisht kryesor në Ballkan, atë të Beogradit; Shqipërinë e transformimit digjital dhe të rritjes së qëndrueshme ekonomike, ku paga mesatare ka arritur tanimë në 830 euro; Shqipërinë e transformimit epokal të infrastrukturës, ku kantiere të reja hapen çdo vit, qoftë për arteriet e mëdha të vendit e qoftë për ato të voglat; Shqipërinë e sovranitetit energjetik, e cila brenda këtij mandati të katërt do të jetë ekportuese neto e energjise dhe s’do të paguajë më asnjë qindarkë për të blerë energji jashtë vendit; Shqipërinë e rilindjes së industrisë ushtarake, e cila do të mikpresë Samitin e Natos në 2027 dhe do ta mbrojë atë ditë qiellin me dronet e prodhuar në vendin tonë.

Shqipëria e 700 tenxhereve politike mediatike dhe histerike, nuk e mund dhe nuk e përul dot as në moralin e luftës kundër korrupsionit, Shqipërinë e Reformës në Drejtësi, Shqipërinë e Pavarësimit të Drejtësisë nga Pushteti Politik, Shqipërinë e qeverisur nga forca e pasionit dhe vullnetit shtetndërtues, ku për herë të parë në histori, një parti në pushtet i hap rrugen drejtësisë për të pastruar me fshesën e ligjit edhe oborrin deri dje të ndaluar të pushtetit politik, përfshirë edhe pjesën e saj në atë oborr.

Nën akuzë për korrupsion, prokuroria kërkon 10 vite burg për ish-presidentin e Koresë së Jugut

By: armand
26 December 2025 at 19:44

Prokurori Special ka kërkuar dënimin me 10 vite burg për ish-presidentin e Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, pas përpjekjes së dështuar për të shpallur ligjin ushtarak në vitin 2024. Avokatët e ish-presidentit e kanë cilësuar kërkesën për 10 vite burg si “të tepruar”. Yoon Suk Yeol përballet edhe me akuza të tjera të rënda, […]

The post Nën akuzë për korrupsion, prokuroria kërkon 10 vite burg për ish-presidentin e Koresë së Jugut appeared first on BoldNews.al.

Probleme me platformën shtetërore e-albania, Deutsche Welle: I gjithë shteti online është i bllokuar

By: D Marku
26 December 2025 at 17:43

Prej disa ditësh platforma e-Albania po përballet me një bllokim teknik serioz, që ka sjellë pasoja për të gjithë: qytetarë brenda dhe jashtë Shqipërisë, por edhe biznese.

Në sistem nuk shfaqen data të lira për rezervime, për shërbime si aplikime për pasaportë, shërbime konsullore, dhe procedura të lidhura me Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB), si regjistrime, ndryshime të të dhënave apo dokumente zyrtare për kompani.

Dojce velle nw shqip shkruan se bllokimi i platformës e-Albania ka krijuar një zinxhir konfuzioni. Konsullatat thonë se aplikimet për ripërtëritjen e pasaportave bëhen vetëm përmes e-Albania, rrugë tjetër nuk ka.

Platforma e-Albania deklaron se oraret janë të mbushura ose sistemi është i bllokuar dhe i referon qytetarët te Ministria e Jashtme. Nga ana tjetër Ministria e Jashtme në Tiranë u kërkon qytetarëve të presin një “moment të dytë”, pa një afat konkret.
Ndërkohë vetë konsullatat kanë pranuar se sistemi është i ngrirë për shkak të një defekti teknik të paparashikuar, i cili nuk dihet sa zgjat.

Deutsche Welle shkruan se problemi kryesor nuk është vetëm defekti teknik, por mungesa e një plani alternativ: kur platforma e vetme bie, i gjithë shteti online bllokohet. Rezultati: qytetarë që s’mund të rinovojnë dokumentet, dhe biznese që nuk kryejnë dot procedura ligjore bazë, me pasoja reale financiare dhe administrative.

Ky bllokim vjen në një moment delikat për sistemet digjitale shtetërore, pas incidenteve të mëparshme që kanë goditur infrastrukturën e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), e cila administron platformat kryesore elektronike të shtetit, raste që kanë qenë objekt verifikimi edhe nga SPAK.

The post Probleme me platformën shtetërore e-albania, Deutsche Welle: I gjithë shteti online është i bllokuar appeared first on Albeu.com.

Zgjedhje nën hijen e krimit dhe parave, si anon gara në favor të pushtetit

By: Elva
22 December 2025 at 17:58

Sondazhet dëshmojnë se ekziston një mendim i gjerë për rolin aktiv që kanë në procese zgjedhore grupet informale dhe kriminale. Zgjedhjet nuk shihen më vetëm si garë për vota dhe emra kandidatësh, por edhe garë influencash të jashtme, sponsorizimesh, financimesh dhe ndikimesh informale. Raporti i fundit i OSBE/ODIHR ishte i qartë në kritikat, adresimet dhe […]

The post Zgjedhje nën hijen e krimit dhe parave, si anon gara në favor të pushtetit appeared first on BoldNews.al.

Nga Kolumbia për prostitucion në Durrës – Policia zbulon skemën

13 December 2025 at 23:13


Dy shtetase nga Kolumbia kanë rënë në prangat e Policisë së Durrësit, pasi kishin marrë një apartament me qira në zonën e Shkëmbit të Kavajës dhe e shfrytëzonin për prostitucion.

“Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të realizuara nga strukturat e DVP Durrës, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve së bashku me Forcën e Posaçme Operacionale, u finalizua faza e 11-të e operacionit policor të koduar “Storm”, i ndjekur me metoda speciale të hetimit për një periudhë disa javore, për veprat penale “Prostitucion” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”. Në kuadër të kësaj faze të operacionit “Storm”, të zhvilluar në zonën e Shkëmbit të Kavajës, Durrës, u arrestuan për veprat penale “Prostitucion” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”, shtetaset L. S, 26 vjeçe dhe M. P, 26 vjeçe, të dyja banuese në Kolumbi”, njofton Policia.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë 22-vjeçari nga Burreli me iniciale E. M., për veprën penale “Prostitucioni”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy pasaporta të shtetaseve të huaja, shuma parash në lekë dhe në valutë, 3 aparate celularë, një bllok shënimesh dhe disa karta sim.

Nga veprimet hetimore të kryera për nevoja të këtij procedimi rezultoi se këto shtetase kishin marrë me qira një apartament në zonën e Shkëmbit të Kavajës dhe e kishin përshtatur me qëllim ushtrimin e aktivitetit të prostitucionit.

Materialet procedurale ju kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.


Thethi, pas thirrjes për zhvillim, si shteti u kthye në lehtësues të shkeljeve

By: Elva
12 December 2025 at 22:15

Në korrikun e nxehtë të vitit 2025, në fshatin alpin të Thethit – zemra e Parkut Kombëtar  “Alpet e Shqipërisë” një nga destinacionet më të promovuara të turizmit natyror – buldozerët e Inspektoratit Kombëtar nisën prishjet e dhjetëra ndërtimeve të lejuara ndër vite me heshtje institucionale, duke shënuar kulmin e një zhvillimi të pakontrolluar që sipas […]

The post Thethi, pas thirrjes për zhvillim, si shteti u kthye në lehtësues të shkeljeve appeared first on BoldNews.al.

“Shqipëria në regjim narko-autoritar”, Bardhi: Në Uashington u miratua rezoluta, kërkohen sanksione!

By: armand
7 December 2025 at 16:55

Unioni Internacional Demokratik ka miratuar në forumin vjetor të organizatës, një tjetër rezolutë mbi Shqipërinë, ku ndër të tjera ngre shqetësimin se vendi ynë mund të shkasë drejt “narkoshtetit” nëse nuk bën reforma të menjëhershme. Rezoluta ngre alarmin për një sërë zhvillimesh të cilat, sipas IDU-së, kërcënojnë funksionimin demokratik të vendit dhe rrezikojnë ta shtyjnë […]

The post “Shqipëria në regjim narko-autoritar”, Bardhi: Në Uashington u miratua rezoluta, kërkohen sanksione! appeared first on BoldNews.al.

Vrinë, grabitja e radhës që “ul në tryezë” krimin me biznesin dhe politikën

By: Elva
30 November 2025 at 11:58

Një sipërfaqe gjigante prej 849 hektarësh në skajin më jugor të vendit futet në regjim administrativ përmes Korporatës Shqiptare të Investimeve, ndërsa në prapaskenë zhvillohen negociata të mbyllura, lëvizje dokumentesh në Kadastër dhe interesa të forta ekonomike që ngrenë pikëpyetje serioze për rolin e krimit, oligarkëve dhe politikës në tjetërsimin e pronës dhe pastrimin e […]

The post Vrinë, grabitja e radhës që “ul në tryezë” krimin me biznesin dhe politikën appeared first on BoldNews.al.

GUINEA-BISAU – Ushtria merr kontrollin pas grushtit të shtetit, presidenti arrestohet

27 November 2025 at 16:40

LONDER, 27 nëntor /ATSH/- Një gjeneral ushtrie është betuar si kreu i ri i shtetit të Guinea-Bissau një ditë pas një grushti shteti, sipas BBC.

Gjenerali Horta N’Tam do të bëhet presidenti i përkohshëm për një periudhë 1-vjeçare.

Ai bëri sot betimin, në një seancë të shkurtër dhe të heshtur në selinë e ushtrisë.

N’Tam, deri një ditë më parë kishte qenë kreu i rojes presidenciale.

Disa grupe të shoqërisë civile në Guinea-Bissau kanë akuzuar presidentin në largim, Umaro Sissoco Embaló për organizimin e një “grushti shteti të simuluar” kundër vetes me ndihmën e ushtrisë, duke thënë se ishte një dredhi për të bllokuar daljen e rezultateve të zgjedhjeve në rast se ai humbiste.

“Kjo manovër synon të parandalojë publikimin e rezultateve zgjedhore të planifikuara për nesër, më 27 nëntor”, tha dje koalicioni i shoqërisë civile “Fronti Popullor” në një deklaratë.

Rivali i tij më i afërt zgjedhor, Fernando Dias, gjithashtu i ka përsëritur këto pretendime. Por, Embaló nuk i është përgjigjur akuzave.

Ai tha se i kishte mbijetuar disa përpjekjeve për grusht shteti gjatë kohës që ishte në detyrë.

Megjithatë, kritikët e tij e kanë akuzuar më herët për fabrikim krizash – me qëllim shtypjen e mospajtimit.

Ushtria tashmë ka pezulluar procesin zgjedhor dhe ka bllokuar publikimin e rezultateve të zgjedhjeve presidenciale të së dielës, të cilat ishin planifikuar te mbaheshin sot.

Një burim ushtarak i paidentifikuar i tha agjencisë së lajmeve AFP se Embaló po mbahej nga ushtria në selinë e saj, ku po “trajtohej mirë”.

Në përgjigje të lajmit për grushtin e shtetit, kryetari i Bashkimit Afrikan (AU) Mahmoud Ali Youssouf kërkoi lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të presidentit Embalo dhe të të gjithë zyrtarëve të arrestuar.

Ai gjithashtu u kujtoi udhëheqësve të Guinea-Bissau imperativën e respektimit të procesit zgjedhor në vazhdim.

I vendosur midis Senegalit dhe Guinesë, vendi i Afrikës Perëndimore njihet si një qendër e trafikut të drogës – ku ushtria ka qenë me ndikim që nga pavarësia nga Portugalia në vitin 1974.

Guinea-Bissau ka përjetuar të paktën nëntë grushte shteti ose përpjekje për grushte shteti gjatë pesë dekadave të fundit.

Në rastin e fundit, një grup oficerësh ushtarakë njoftuan dje se kishin marrë kontrollin e vendit. Burime qeveritare thanë se Embaló ishte arrestuar.

Të shtëna me armë ishin dëgjuar në kryeqytetin Bissau, por nuk ishte menjëherë e qartë se kush ishte i përfshirë në të shtënat ose nëse kishte viktima.

Oficerët më pas u shfaqën në televizionin shtetëror, duke thënë se kishin pezulluar procesin zgjedhor.

Ata thanë se po vepronin për të penguar një komplot nga politikanë të paidentifikuar që kishin mbështetjen e një baroni të njohur të drogës për të destabilizuar vendin, dhe njoftuan mbylljen e kufijve të tij dhe vendosën një shtetrrethim gjatë natës.

Rezultatet e zgjedhjeve priteshin të njoftoheshin sot – si Embaló ashtu edhe sfiduesi i tij kryesor, Dias, kishin shpallur fitoren.

Dias u mbështet nga ish-kryeministri Domingos Pereira, i cili ishte skualifikuar nga kandidimi.

Dje pasdite, Embaló i tha “France 24” në një bisedë telefonike se ishte rrëzuar nga detyra.

Burime qeveritare thanë më vonë se Dias, Pereira dhe ministri i Brendshëm, Botché Candé gjithashtu ishin arrestuar.

Të njëjtat burime thanë se puçistët kishin marrë në paraburgim edhe shefin e ushtrisë, Gjeneral Biague Na Ntan, dhe zëvendësin e tij, Gjeneral Mamadou Touré.

Në një deklaratë të përbashkët, udhëheqësit e misioneve të vëzhgimit të zgjedhjeve nga Bashkimi Afrikan dhe blloku i Afrikës Perëndimore ECOWAS shprehën shqetësim të thellë për njoftimin e një grushti shteti nga forcat e armatosura.

Ata thanë se vendi ishte përgatitur për shpalljen e rezultateve të zgjedhjeve pas asaj që e përshkruan si një proces “të rregullt dhe paqësor”.

“Është për të ardhur keq që ky njoftim erdhi në një kohë kur misionet sapo kishin përfunduar takimin me dy kandidatët kryesorë presidencialë, të cilët na siguruan për gatishmërinë e tyre për të pranuar vullnetin e popullit”, thanë ata.

Që nga e enjtja, agjencia e lajmeve AFP raportoi se kufijtë e Guinea-Bissau ishin rihapur.

Embaló, 53 vjeç, ka kërkuar të bëjë histori si presidenti i vetëm i vendit që siguroi një mandat të dytë radhazi në 30 vitet e fundit.

Ai, fillimisht tha se nuk do të kërkonte një mandat të dytë. Përpara zgjedhjeve të vonuara, legjitimiteti i tij u vu në pikëpyetje, me opozitën që thoshte se mandati i tij duhej të kishte mbaruar zyrtarisht në shkurt të vitit 2025.

Guinea-Bissau është një nga vendet më të varfra në botë, me një popullsi prej më shumë se dy milionë banorësh. //a.i/

 

The post GUINEA-BISAU – Ushtria merr kontrollin pas grushtit të shtetit, presidenti arrestohet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Grusht shteti ushtarak në vendin afrikan – mbyllen kufijtë, raportohet për të shtëna pranë pallatit presidencial

26 November 2025 at 18:48


Ushtarët në Guinea-Bissau kanë njoftuar se po marrin "kontroll të plotë" të vendit të Afrikës Perëndimore, tri ditë pas zgjedhjeve që të dy pretendentët kryesorë presidencialë pretendojnë se i kanë fituar.

Oficerët ushtarakë thanë se po pezullonin procesin zgjedhor të Guinea-Bissau dhe po mbyllnin kufijtë e saj, në një deklaratë të lexuar në selinë e ushtrisë në kryeqytetin Bissau dhe të transmetuar në televizionin shtetëror, shkruan The Guardian, përcjell Telegrafi.

Ata thanë se kishin formuar "komandën e lartë ushtarake për rivendosjen e rendit", e cila do të sundonte vendin deri në njoftim të mëtejshëm.

Më herët të mërkurën, të shtëna u dëgjuan pranë selisë së komisionit zgjedhor, pallatit presidencial dhe ministrisë së brendshme, megjithëse nuk ishte e qartë se kush ishte përgjegjës.

Marrja e pushtetit nga ushtria është e fundit në një seri grushtesh shteti dhe përpjekjesh për grushte shteti në Guinea-Bissau që kur ajo fitoi pavarësinë nga Portugalia në vitin 1974.

Guinea Bissau 🇬🇼: full statement of Bregadier general Denis N'Canha in which he announces the military has taken full control of the country. pic.twitter.com/uUJtxXXocw
— Thomas van Linge (@ThomasVLinge) November 26, 2025

Të ardhurat mesatare vjetore në vendin me 2.2 milionë banorë ishin vetëm 963 dollarë (rreth 830 euro) në vitin 2024, sipas Bankës Botërore.

OKB-ja e etiketoi Guinea-Bissau-n si një "narko-shtet" në vitin 2008 për shkak të rolit të saj si një qendër për tregtinë globale të kokainës.

E vendosur midis Senegalit dhe Guinesë, bregdeti i saj përmban delta të shumta lumenjsh dhe 88 ishuj të arkipelagut Bijagós, të cilët ekspertët thanë se kishin siguruar pikat natyrore dhe diskrete të lëshimit të përdorura nga kartelet kolumbiane të drogës.

Presidenti në detyrë, Umaro Sissoco Embaló, kishte garuar për t'u bërë presidenti i parë që fitonte një mandat të dytë në pushtet në tre dekada. Si ai ashtu edhe rivali i tij kryesor, Fernando Dias, pretenduan se fituan në raundin e parë të zgjedhjeve, të mbajtura të dielën. /Telegrafi/

Jo “Republika e Prokurorëve”, por “Republika e Prokurimeve” e ka rrënuar Shqipërinë

25 November 2025 at 10:34

Nëse merr mundimin të ndjekësh këto ditë mediat e shumta proqeveritare, do të hasesh me një mori titujsh alarmistë, të cilët e paralajmërojnë lexuesin se aktualisht, në lojë nuk është thjeshtë fati individual i ministres dhe zëvendëskryeministres Belinda Balluku, apo fati individual apo politik i kryeministrit Edi Rama, por në lojë është drejtpërsëdrejti liria e […]

The post Jo “Republika e Prokurorëve”, por “Republika e Prokurimeve” e ka rrënuar Shqipërinë appeared first on Reporter.al.

I dënuar me burg për grusht shteti, arrestohet ish-presidenti i Brazilit! Dyshohet se do arratisej

By: Elva
22 November 2025 at 13:08

Ish-presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, është arrestuar nga Policia Federale e Brazilit pas dënimit me 27 vite e gjashtë muaj burg për tentativë grushti shteti dhe krime të tjera të rënda. Arrestimi u krye të shtunën në orën 6:00 të mëngjesit në banesën e tij në Brasilia, ku ndodhej nga 4 gushti në arrest shtëpie. […]

The post I dënuar me burg për grusht shteti, arrestohet ish-presidenti i Brazilit! Dyshohet se do arratisej appeared first on BoldNews.al.

Ballanca: Vetëm 23% e rekomandimeve të Avokatit të Popullit u zbatuan plotësisht

30 October 2025 at 18:22

TIRANË, 30 tetor /ATSH/ Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca prezantoi sot në Kuvend, raportin vjetor të veprimtarisë së këtij institucioni gjatë vitit 2024, vit që sipas saj, është karakterizuar nga një kontekst global sfidues për të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit.

Ballanca tha se gjatë vitit 2024 janë adresuar në total 300 rekomandime, me një total 1379 nënrekomandimesh drejtuar organeve të administratës publike. Sipas saj, zbatimi i rekomandimeve të Avokatit të Popullit mbetet një sfidë, ku vetëm 23% e rekomandimeve janë të zbatuara plotësisht, ndërsa 40% nuk kanë gjetur zbatim tërësor.

“Raportet e Komisionit Evropian, Këshillit të Evropës, Freedom House konstatojnë një prirje shqetësuese që quhet “Proceset Graduale të Erozionit Institucional”, ku qeveritë demokratike dëmtojnë mekanizmat, kufizojnë liritë apo minojnë institucionet e pavarura. Këto tendenca janë evidentuar në 60% të shteteve për vitin 2024. Pra, nuk është vetëm Shqipëria, por ka shumë vende që kanë përjetuar rënie të treguesve të ligjit për shumë vite me radhë”, tha Ballanca.

“Në kushtet e një regresi nga standardet themelore demokratike, qëndrimi i institucioneve të të drejtave të njeriut është i qartë: ne kërkojmë me forcë që të drejtat e njeriut të mbeten themeli i paqes sociale”, theksoi ajo.

“Siç thekson edhe KE në raportin e saj të fundit për Shqipërinë, ruajtja e pavarësisë, integritetit dhe mandatit të Avokatit të Popullit, është garantues për të ruajtur një sistem për mbrojtjen e të drejtave të njeriut”, tha Balanca.

Ballanca e cilësoi raportin e Avokatit të Popullit si një detyrim kushtetues, një pasqyrë të raportit mes qytetarit dhe shtetit në një kohë ku sipas saj, në mbarë botën kjo marrëdhënie po vihet në provë.

Sipas Ballancës, Shqipëria ka mundësi të tregojë se forca e institucioneve nuk qëndron te pushteti, por në pavarësinë e pushteteve dhe se respekti për ligjin është garanci për dinjitet njerëzor.

“Edhe pse Shqipëria ka bërë përparime të ndjeshme në forcimin e institucioneve të drejtësisë, sfidat mbeten të mëdha”, tha Ballanca.

Avokatja e Popullit u ndal edhe te procedura e zgjedhjes së drejtuesit të ri të këtij institucioni, ndërsa tha se është në tagrin e Kuvendit të Shqipërisë që të përzgjedhë titullarin e ri të institucionit të Avokatit të Popullit sipas të gjitha kritereve.

Ballanca tha se Kuvendi ka shansin e duhur që të përmbyllë, duke respektuar në çdo germë dhe frymë opinionet e Komisionit të Venecias, për përzgjedhjet e titullarit të ri të institucioni.

“Është thelbësore që Kuvendi të vlerësojë me vëmendje të shtuar në detyrat e lëna nga Komiteti i Akreditimit të Kombeve të Bashkuara në rastin e procesit të riakreditimit të institucionit tonë që pritet të përmbyllet në vitin 2026”, pohoi Ballanca.

“Gjatë vitit 2024 Avokati i Popullit ka ruajtur një bashkëpunim të qëndrueshëm me Kuvendin, institucionet e drejtësisë, pushtetin vendor, median duke ndihmuar në ngritjen e një kulture të përbashkët për respektimin e të drejtave të njeriut. Është thelluar roli hetimor, monitorues dhe promovues krahasuar me vitin 2023, ndërsa institucioni ka ecur përpara dhe ka zhvilluar më shumë iniciativa në shumë drejtime”, cilësoi ajo.

Ballanca tha se gjatë vitit 2024 janë adresuar në total 300 rekomandime, me një total 1379 nënrekomandimesh drejtuar organeve të administratës publike. Sipas saj, zbatimi i rekomandimeve të Avokatit të Popullit mbetet një sfidë, ku vetëm 23% e rekomandimeve janë të zbatuara plotësisht, ndërsa 40% nuk kanë gjetur zbatim tërësor.

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca në Kuvend, foto: Florian Abazaj
1 nga 2

/e.i/j.p/

The post Ballanca: Vetëm 23% e rekomandimeve të Avokatit të Popullit u zbatuan plotësisht appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mesazhe kërcënuese me emrin e Ilir Prodës/ Policia apel qytetarëve: Emailet janë false, mos u mashtroni!

29 October 2025 at 11:58

TIRANË- Policia e Shtetit thotë se janë identifikuar disa raste ku persona të paidentifikuar kanë krijuar adresa elektronike me emrin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Porda dhe nëpërmjet saj, janë prezantuar si struktura për Hetimin e Krimeve Kibernetike.

Sipas policisë, këta persona u kanë dërguar dërguar mesazhe elektronike qytetarëve me përmbajtje kërcënuese, duke i njoftuar se janë në hetim për krime kibernetike ose vepra penale në fushën e narkotikëve, si dhe duke iu kërkuar që të paraqiten brenda 24 orëve, në polici.

Policia thotë se mesazhet në fjalë nuk kanë lidhje me kreun e saj dhe se ata janë false.

Njoftimi i Policisë: 

Informojmë qytetarët se së fundi, janë konstatuar disa raste të shtetasve të paidentifikuar që kanë krijuar adresë elektronike të rremë (email), me kredenciale të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, dhe nëpërmjet saj, janë prezantuar si struktura për Hetimin e Krimeve Kibernetike.

Me këtë adrese, qytetarëve iu janë dërguar mesazhe elektronike me përmbajtje kërcënuese, duke i njoftuar se janë në hetim për krime kibernetike ose vepra penale në fushën e narkotikëve, si dhe duke iu kërkuar që të paraqiten brenda 24 orëve, në polici.

Informojmë se emailet janë false dhe nuk kanë asnjë lidhje me Policinë e Shtetit apo me ndonjë strukturë zyrtare të saj.

Qytetarët duhet të kenë parasysh:
• Policia e Shtetit nuk dërgon kurrë njoftime zyrtare për hetime nëpërmjet emailit.
• Asnjë strukturë policore nuk kërkon që qytetarët të paraqiten në polici, pa një thirrje zyrtare të firmosur dhe të protokolluar.
• Qëllimi i këtyre mesazheve është mashtrimi dhe përhapja e frikës tek qytetarët.

Policia e Shtetit iu bën thirrje qytetarëve që të mos iu përgjigjen dhe të mos shpërndajnë emaile me përmbajte të tillë.

Gjithashtu, informojmë se rasti është në hetim nga Drejtoria e Hetimit të Krimeve Kibernetike, me qëllim identifikimin dhe ndëshkimin e autorëve të kësaj veprimtarie kriminale.

The Telegraph: Putini ka frikë nga një grusht shteti ndërsa regjimi i tij dobësohet

By: armand
26 October 2025 at 19:33

Sipas gazetës britanike “The Telegraph”, një ndjenjë cenueshmërie po përhapet brenda Kremlinit dhe frika nga një grusht shteti i brendshëm është bërë një obsesion për Vladimir Putinin. FSB ka akuzuar anëtarët e Komitetit Rus Kundër Luftës se po komplotojnë një marrje të dhunshme të pushtetit, një veprim që ekspertët e përshkruajnë si pjesë të një […]

The post The Telegraph: Putini ka frikë nga një grusht shteti ndërsa regjimi i tij dobësohet appeared first on BoldNews.al.

Përgjysmohet prodhimi, fermerët e ullirit: Jemi të braktisur nga shteti

By: armand
21 October 2025 at 16:41

Kjo vjeshtë duket mjaft e vështirë dhe aspak e mbarë për fermerët që kultivojnë ullirin. Sipas fermerëve, në Kurjan të Roskovecit, këtë vit prodhimi është ulur më shumë se 50 për qind krahasuar me një vit më parë, çka do të thotë shumë më pak vaj ulliri.  Astrit Abedinaj, një prej fermerëve potencialë të zonës me […]

The post Përgjysmohet prodhimi, fermerët e ullirit: Jemi të braktisur nga shteti appeared first on BoldNews.al.

Tragjedia në Maliq me dy viktima, Ivi Kaso: Shteti kujtohet vetëm kur ndodh fatkeqësia

By: armand
19 October 2025 at 19:58

Deputeti i PD-së, Ivi Kaso, në një postim në rrjetet sociale është shprehur se ngjarja tragjike që ndodhi sot në Maliq është dëshmi e një shteti të dështuar, që kujtohet për qytetarët vetëm pasi ndodh fatkeqësia. Kaso vë theksin tek braktisja e plotë e shtresave më të pambrojtura nga një sistem që, prej 13 vitesh, […]

The post Tragjedia në Maliq me dy viktima, Ivi Kaso: Shteti kujtohet vetëm kur ndodh fatkeqësia appeared first on BoldNews.al.

Hoxha: Krimi i organizuar në Durrës i lidhur me pushtetin, operacioni i SPAK i vonuar

By: armand
2 October 2025 at 22:54

Gazetari Artan Hoxha, e cilëson të vonuar operacionin e SPAK në Durrës, ku në pranga ra edhe vëllai i një deputeti të PS, ndërsa hetimet janë zhvilluar falë SKY Ecc, përgjatë viteve 2019-2021. I ftuar në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, Hoxha tha se operacione të tilla të forta servilen në media, në […]

The post Hoxha: Krimi i organizuar në Durrës i lidhur me pushtetin, operacioni i SPAK i vonuar appeared first on BoldNews.al.

Shkullaku: Krimi tani kontrollon shtetin, këtu mund të vritet ndonjë politikan

25 September 2025 at 22:11

Gazetari italian Nello Trocchia në në librin e tij “Të Pathyeshmit” ku në fokus janë grupet kriminale të Tiranës, flet për një takim misterioz në ishullin Aruba të Karaibeve mes biznesmenëve, narkotrafikantëve dhe përfaqësuesve të qeverisë së Edi Ramës. Duke folur pikërisht për takimin në fjalë, analisti Armand Shkullaku deklaroi në Syri tv se vkrimi […]

The post Shkullaku: Krimi tani kontrollon shtetin, këtu mund të vritet ndonjë politikan appeared first on BoldNews.al.

❌
❌