Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Kjo është lista me 16 banorët e mundshëm të “Big Brother VIP Albania 5”

By: M C
28 November 2025 at 17:19

Ndërsa na ndajnë vetëm pak javë nga nisja e madhe e “Big Brother VIP Albania 5” më 20 dhjetor, tashmë është kristalizuar lista e personazheve që pritet të bëhen pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Bazuar në burime të ndryshme, emrat më të lakuar që pritet të ndezin debatet janë dyshja e ish-moderatoreve Enxhi Nasufi dhe Neada Muçaj, të cilat përfliten se do të hyjnë pas një konflikti të bujshëm mes tyre.

Lista vazhdon me emra të njohur të ekranit dhe muzikës:

1. Kristi Lamaj (Këngëtar).
2. Hilda Kërtalli (Content Creator).
3. Renee Reffo (Content Creator).
4. Vitmar Basha (Këngëtar dhe instrumetist).
5. Robert Aliaj Dragot (Artisti i njohur dhe babai i ish-finalistit Kristi).
6. Anxhela Martini (Modelja e famshme, ndonëse mbetet një emër me pikëpyetje për shkak të jetesës luksoze).
7. Juxhin Plovishti (Aktori i humorit në “Portokalli”).
8. Ardi Murataj (Moderator).
9. Sabina Mete (Moderatore).
10. Ina Pashollari (Moderatore).
11. Lore (Lorela Karoshi) (Këngëtare).
12. Valer Kolnika (Ish-banor i “Big Brother” të thjeshtë).
13. Kleoniki Delijorgji (Modele dhe ish-Miss).
14. Jori Mersini (Merret me fushën e imobiliareve).

Një moment prekës i kësaj liste mbetet emri i këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi, i cili ishte konfirmuar zyrtarisht nga Top Channel si banor i këtij edicioni, por fatkeqësisht u nda nga jeta pak ditë para nisjes.

The post Kjo është lista me 16 banorët e mundshëm të “Big Brother VIP Albania 5” appeared first on Albeu.com.

Krijimi i qeverisë së re/ Albin Kurti prezanton emrat e kabinetit të ri

By: V K
26 October 2025 at 12:06

Mandatari për kryeministër, Albin Kurti, ka thënë se nuk ka arritur të sigurojë koalicion për të qeverisur.

Gjithashtu, ai shprehet se asnjë prej partive që u ka bërë ftesë, nuk kanë pranuar marrëveshje bashkëqeverisjeje.

Kurti ka kërkuar votën që të qeverisë për të mundësuar vijimësi të institucioneve, për të votuar buxhetin e vitit të ardhshëm.

“Asnjëra nga partitë parlamentare të cilave u bëmë ftesë nuk ka pranuar që të hyjë në bashkëqeverisje, megjithëse vota e qytetarit kishte përcaktuar që të kishte koalicion. Po të pranohej oferta, sot do t’i kishim ofruar vendit qeverinë, por do ta kishim numrat që ta kalonim edhe sfidën e presidentit”, ka thënë ai në fillim të prezantimit. “Ky votim sot nuk është thjesht formalitet politik, por përgjegjësi shtetërore. Pa votimin e Qeverisë së re, Republika rrezikon të shkojë në zgjedhje të reja, pa shumë institucione funksionale, pa buxhet të miratuar për vitin e ardhshëm. Kjo do të nënkuptonte rrezikim të pagave për shërbyesit publikë, pensionet, shtesat për fëmijët, furnizimit me barna, furnizimin e organeve të rendit dhe sigurisë. Një vend pa buxhet është një vend që nuk mund të ecë përpara”.

Disa nga emrat dhe ministritë:

Zëvendëskryeministër, Ministër i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca

Ministër i Financave – Hekuran Murati

Ministër për Familje – Andin Hoti

Mbrojtjes, Maqedonci

Xhelal Sveçla MPB

Administratë dhe digjitalizim, Lulzon Jagxhiun

Arsimit Avni Zogiani

Kulturës dhe Turizmit, Fatmir Spahiu

Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani

MAPL, Rasim Demiri

Mjedis, Fitore Pacolli

Bujqësisë, Armend Muja

Infrastrukturës, Dimal Basha

Komunitete dhe kthim Nenad Rashiq

Zhvillim Rajonal, Sejnur Vej

The post Krijimi i qeverisë së re/ Albin Kurti prezanton emrat e kabinetit të ri appeared first on Albeu.com.

Këta janë 7 EMRAT që pritet të jenë pjesë e “Big Brother VIP 5”

By: D Marku
25 October 2025 at 14:51

Thashethemet dhe spekulimet për personazhet që do të jenë pjesë e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania” po shtohen në rrjetet sociale, ndërsa kanë nisur të qarkullojnë shtatë emra të njohur që thuhet se do t’i bashkohen formatit.

Sezoni i ri i “BBVA” pritet të nisë rreth mesit të dhjetorit, dhe publiku është në pritje të zbulimit të emrave që do t’i bashkohen shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Sipas burimeve të ndryshme në media, shtatë emrat e parë që pritet të jenë pjesë e kastit të banorëve të rinj janë:

Kristi Lamaj,
Hilda Kërtalli,
Këngëtarja Lore,
Kleoniki Delijorgji,
Kostana Morava,
Renee Reffo,
Vitmar Basha.

Ky publikim i emrave, ndonëse ende i pakonfirmuar zyrtarisht nga produksioni, tregon qartë se pritshmëritë e publikut janë të larta dhe se Big Brother VIP pritet të sjellë personazhe nga fusha të ndryshme të showbiz-it dhe medias.

Sa i përket moderimit, nuk është ende e konfirmuar nëse do të t’i besohet sërish Ledion Liços.

The post Këta janë 7 EMRAT që pritet të jenë pjesë e “Big Brother VIP 5” appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, ja lista zyrtare me emrat në garë

By: lindita
25 October 2025 at 12:40

Përfundon afati për regjistrimin e kandidatëve që do të marrin pjesë në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit në 5 bashki. Dje mbaronte dhe koha e vënë në dispozicion nga KQZ për kandidatët në këtë garë. Kanë depozituar dokumetacion kandidimi: 1.Bashkia Vlorë, propozuar nga zgjedhësit z. Dionis Sota; 2.Bashkia Vlorë, propozuar nga Partia Socialiste zj. Brunilda Mersini; 3.Bashkia Berat…

Source

BOTËRORI 2026/ Lista e pjesëmarrësve po plotësohet, mësoni emrat e 28 ekipeve të kualifikuara për fazën finale

By: V K
15 October 2025 at 08:18

Dritarja e FIFA-s për ndeshjet kualifikuese të tetorit, është mbyllur këtë të martë duke dhuruar emra të tjerë skuadrash që siguruan praninë në Botërorin 2026, teksa ka shkuar në 28 numri i ekipeve që kanë prerë biletën për turneun e vitit të ardhshëm që do të ketë 48 protagonistë.

Pjesa më e madhe e emrave për t’u mësuar është në zonën e Euopës, nga e cila ka tani vetëm 1 ekip të sigurt, Anglinë, teksa mbeten për t’u njohur edhe 15 emra të tjerë që vijnë direkt nga faza në grupe apa nga play-off i turneut.

Në vijim, lista e plotë e 28 skuadrave të kualifikuara:

ORGANIZATORË: SHBA, Kanada, Meksikë

AZI: Arabi Saudite, Australi, Iran, Japoni, Jordani, Katar, Kore e Jugut, Uzbekistan

AFRIKË: Afrikë e Jugut, Algjeri, Bregu i Fildishtë, Egjipt, Gana, Kepi i Gjelbër, Marok, Senegal, Tunizi

AMERIKA E JUGUT: Argjentinë, Brazil, Ekuador, Kolumbi, Paraguai, Uruguai

OQEANI: Zelandë e Re

EUROPË: Angli

 

The post BOTËRORI 2026/ Lista e pjesëmarrësve po plotësohet, mësoni emrat e 28 ekipeve të kualifikuara për fazën finale appeared first on Albeu.com.

5 minuta seancë/ Kuvendi miraton kryesitë e komisioneve parlamentare, PD nuk dorëzon emrat

16 September 2025 at 17:27

Vetëm 5 minuta ka zgjatur seanca e dytë parlamentare e kësaj të marte në Kuvend, ku të pranishëm në sallë ishin vetëm deputetët e Partisë Socialiste. Vetëm me 77 vota pro të mazhorancës dhe një kundër, u miratuan vetëm krerët e komisioneve të përhershme parlamentare që do të drejtohen nga Partia Socialiste . Kjo për […]

The post 5 minuta seancë/ Kuvendi miraton kryesitë e komisioneve parlamentare, PD nuk dorëzon emrat appeared first on BoldNews.al.

25% e grave nga 15 deri 49 vjeç në Shqipëri vuajnë nga anemia, përkeqësim në dekadën e fundit

By: Ela
16 September 2025 at 12:42

Plot 25% e grave të grup moshës nga 15 deri 49 vjeç në Shqipëri vuajnë nga anemia për shkak të mungesës së hekurit. Të dhënat në rang global përfshirë edhe për Shqipërinë janë publikuar në raportin më të fundit të UNICEF i cili vlerëson progresin global dhe rajonal në përmbushjen e Objektivit të Zhvillimit të […]

The post 25% e grave nga 15 deri 49 vjeç në Shqipëri vuajnë nga anemia, përkeqësim në dekadën e fundit appeared first on BoldNews.al.

NA PRIFTË E MBARA/ Rama mbyll Asamblenë e PS: Kush iku e kush hyri? Ja të gjithë EMRAT e kabinetit të ri qeveritar “Rama 4”

By: V K
11 September 2025 at 13:42

Kryeministri Edi Rama, ka zbuluar emrat e kabinetit të ri qeveritar! Në fjalën e tij në Asamblenë e PS, Rama ka treguar se cilët do të jenë socialistët që do të drejtojnë dikasteret e qeverise Rama 4.

KABINETI I RI QEVERITAR:

Belinda Balluku – Zv/Kryeministre dhe ministre e Energjisë e Infrastrukturës (rikonfirmohet në detyrë);

 

Albana Koçiu – Ministria e Punëve të Brendshme (Ishte në krye të Ministrisë së Shëndetësisë (zëvendëson Ervin Hoxhën);

 

Elisa Spiropali –Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (vjen nga drejtimi i Kuvendit dhe zëvendëson Igli Hasanin);

 

Petrit Malaj – Ministria e Financave (rikonfirmohet në detyrë);

 

 

Blendi Gonxhja – Ministria e Kulturës, Turizmit dhe Sportit (vjen nga MEKI dhe pason Mirela Kumbaron që drejtonte Turizmin);

Sofjan Jaupaj – Ministria e Mjedisit (mbante detyrën e zv/ministrit të Mjedisit);

Mirela Kumbaro – Ministria e Arsimit (vjen nga drejtimi i Ministrisë së Turizmit);

 

 

Evis Sala – Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale (pedagoge);

 

 

Delina Ibrahimaj – Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit (vjen nga Ministria e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit);

Diella (e krijuar me inteligjencë artificiale) – Ministria e Inteligjencës Artificiale për Prokurimet Publike;

Besfort Lamallari – Ministria e Drejtësisë (pason Ulsi Manjën. Ky i fundit do të drejtojë komisionin parlamentar të Ligjeve);

 

 

Pirro Vengu – Ministria e Mbrojtjes (rikonfirmohet në detyrë);

 

 

Andis Salla – Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (kryebashkiaku aktual i Cërrikut);

 

Ervin Demo – Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor (pason Arbjan Maznikun);

 

Toni Gogu – Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin

 

Majlinda Dhuka – Kryenegociatorja e Shqipërisë;

 

Adea Pirdeni – Ministre e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin

The post NA PRIFTË E MBARA/ Rama mbyll Asamblenë e PS: Kush iku e kush hyri? Ja të gjithë EMRAT e kabinetit të ri qeveritar “Rama 4” appeared first on Albeu.com.

Edi Rama zbulon EMRAT e ministrave të kabinetit të ri qeveritar, Belinda Balluku zv/Kryeministre

By: V K
11 September 2025 at 12:51

Këtë të enjte, kryeministri Edi Rama, gjatë mbledhjes së Asamblesë së PS, ka zbuluar emrat e kabinetit të ri qeveritar!

Në fjalën e tij, Rama ka treguar se cilët do të jenë socialistët që do të drejtojnë dikasteret e qeverise Rama 4.

Kabineti i ri Qeveritar:

  1. Zv.kryeministre, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku
  2. Ministria e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu3. Ministria për Evropën dhe Integrimin, MPJ, Elisa Spiropali
  3. Ministër i Financave, Petrit Malaj
  4. Ministër i Turizmit dhe Kulturës dhe Sportit, Blendi Goxhja
  5. Ministër i Mjedisit, Sofjan Jaupaj
  6. Ministre e Arsimit, Mirela Kumbaro
  7. Ministre e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale, Evis Sala
  8. Ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delinda Ibrahimaj
  9. Ministre e Inteligjences Artificiale, “Diella”
  10. Ministër i Drejtësisë, Besfort Ramallari
  11. Ministër i Mbrojtjes, Pirro Vengu
  12. Ministër i Bujqësisë, Andis Salla
  13. Ministër për Pushtetin Vendor, Ervin Demo
  14. Ministre e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni
  15. Ministrie e Shtetit për kryenegociator, Majlinda Dhuka
  16. Ministër për Marrëdhënien me Parlamentin, Toni Gogu

 

The post Edi Rama zbulon EMRAT e ministrave të kabinetit të ri qeveritar, Belinda Balluku zv/Kryeministre appeared first on Albeu.com.

Një listë me emrat që përfliten se do jenë pjesë e “BBVA” 5

By: D Marku
5 September 2025 at 16:54

Thuhet se “Big Brother VIP Albania 5” ka rinisur përgatitjet dhe në fakt, ka gati edhe disa nga personazhet që përfliten se do t’i bashkohen garës për të fituar çmimin e madh.

Këtë radhë, kasti, siç po qarkullon nëpër medie të ndryshme, përbëhet nga më shumë të rinj, të cilët mund t’i japin dinamika interesante shtëpisë.

Kush thuhet se do të bëhet pjesë e “BBVA 5”?

Loré, këngëtare

Hilda Kërtalli, influencuese

Kleoniki Delijorgji, modele

Roerd Toçe, aktor

Kostana Morava, gazetare


Vitmar Basha, këngëtar

Rene Reffo, influencuese

Sigurisht, asgjë nuk është konfirmuar nga vetë produksioni, pasi si çdo vit, bëhet (deri diku) maksimumi që lista të jetë private dhe të vijë si surprizë për publikun.

The post Një listë me emrat që përfliten se do jenë pjesë e “BBVA” 5 appeared first on Albeu.com.

Trafikoi 11 ton kokainë/ Prangoset në Republikën Dominikane Vilson Pepa, ishte shpallur në kërkim nga Spak

By: D Marku
5 September 2025 at 15:36

Vilson Pepa, i njohur edhe me emrin Soni mbrëmjen e 3 shtatorit u vu në pranga nga autoritetet e Republikës Domenikane pasi ndaj tij kishte një urdhërarresti ndërkombëtar pasi ai është pjesë e grupit kriminal të trafikut ndërkombëtar të drogës të drejtuar nga Ervis Çela dhe Franc Çopja, grup i cili u godit nga SPAK këtë fillim gushti.

Sipas mediave vendase, Pepa u prangos më 3 shtator në Santo Domingo nën masa të rrepta sigurie i prangosur në duar dhe këmbë dhe mbante veshur një helmetë dhe jelek antiplumb. Në momentin e ndalimit, 40-vjeçarit iu gjetën një pasaportë shqiptare, disa dokumente italiane si dhe pesë telefona celularë të koduar dhe para në dorë.
Sipas policisë dominikane, 40-vjeçari i njohur edhe si Soni Pepa rezulton i përfshirë me një ngarkesë prej 11 tonësh kokainë, 600 kg prej të cilave u sekuestruan në Roterdam të Holandës midis 7 dhe 8 nëntorit 2020. Ai akuzohet gjithashtu për financimin e blerjes së 10 kg të tjerë në të njëjtin qytet.

Ngarkesa e përmendur u nis nga porti i Villetas, në Paraguai, me destinacion portin e Antwerpit, në Belgjikë.
Grupi kriminal ku ishte I përfshirë Pepa sipas SPAK u zbulua nëpërmjet të dhënave të komunikimit të enkriptuara të platformës SkyECC. Grupi ka tentuar të trafikojë në portet kryesore të BE rreth 17 ton kokainë duke kontrolluar në mënyrë të plotë zinxhirin e trafikut të kokainës.
Lënda narkotike fshihej në mënyrë të sofistikuar në ngarkesa legale – kuti sapuni, bombola boje dhe kollose ndërtimi – të maskuara me marka tregtare. Këto ngarkesa transportoheshin me kontejnerë detarë nga portet e Amerikës së Jugut drejt porteve të mëdha evropiane.”

The post Trafikoi 11 ton kokainë/ Prangoset në Republikën Dominikane Vilson Pepa, ishte shpallur në kërkim nga Spak appeared first on Albeu.com.

Plagosja me armë në zonën e Frekut në Tiranë, identifikohen autorët (EMRAT)

By: V K
3 August 2025 at 12:48

Mbrëmjen e djeshme, një ngjarje e rëndë u regjistrua në zonën e Freskut në kryeqytet, në rrugën “Thoma Filipeu”, ku një i ri mbeti i plagosur me armë zjarri.

Policia ka zbardhur plotësisht dinamikën dhe identitetin e të përfshirëve në konfliktin me pasoja të rënda.

I plagosur: Jurgen Abazi, 28-vjeç

Autor i plagosjes: Klejvis Caka (Lusha)

Bashkëpunëtorët: Andi Gurra (Në kërkim), Xhonatan Qerimi (I arrestuar)

I plagosur në ngjarje mbeti Jurgen Abazi, 28-vjeç, i cili u qëllua me plumb në bark dhe u transportua menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdes mjekësor dhe jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar të plagosjes, Klejvis Caka, i njohur edhe si Klejvis Lusha, 26 vjeç, banues në Tiranë. Ai akuzohet për veprat penale “Vrasje me dashje” (e mbetur në tentativë), “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”

Hetimet zbuluan se pas ngjarjes, autori i dyshuar u ndihmua për t’u larguar nga vendngjarja nga dy persona, Xhonatan Qerimi, 27-vjeç, i cili u arrestua në flagrancë për “Përkrahje të autorit të krimit” dhe Andi Gurra, 26 vjeç, i shpallur në kërkim për të njëjtën vepër.

Sipas Policisë, të dy bashkëpunëtorët dyshohet se ishin të pranishëm gjatë ose pas konfliktit dhe kanë ndihmuar në fshehjen dhe largimin e autorit të armatosur.

Ngjarja po hetohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda kundër Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë, ndërsa vijon puna për kapjen e autorit dhe bashkëpunëtorit tjetër në kërkim.

The post Plagosja me armë në zonën e Frekut në Tiranë, identifikohen autorët (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

EMRAT/ Me një gur kap tre gjyqtarë, si po e kontrollon Sokol Sadushi garën për Kushtetuesen

18 July 2025 at 17:52

Nga Boldnews.al Për herë të parë në historinë e “Drejtësisës ë Re”, thuajse të gjithë kandidatët që kanë aplikuar për një post vakant në Gjykatën Kushtetuese, janë kualifikuar. Kjo po ndodh së fundmi me garën e shpallur nga Gjykata e Lartë, për plotësimin e vakancës së krijuar pas përfundimit të mandatit të anëtares dhe njëkohësisht […]

The post EMRAT/ Me një gur kap tre gjyqtarë, si po e kontrollon Sokol Sadushi garën për Kushtetuesen appeared first on BoldNews.al.

Skandali në Universitetin Bujqësor të Tiranës/ SPAK përfundon hetimet, merr të pandehur 28 pedagogë dhe biznesmenë (EMRAT)

By: V K
28 June 2025 at 12:27

Prokuroria e Posaçme (SPAK), ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka marrë të pandehur 28 persona, përfshirë pedagogë, staf akademik dhe biznesmenë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me tenderat në Universitetin Bujqësor të Tiranës.

Sipas  SPAK, ata akuzohen për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim dhe “shpërdorim detyre”.

Zyrtarët e Universitetit Bujqësor të Tiranës, akuzohen se kanë kryer shkelje në 9 procedura prokurimi të zhvilluara në vitin 2022 nga ky Universitet, me një vlerë të prokurimit prej 90 milion lekë të reja (900 milion lekë të vjetra).

Nga përgjimet i bisedave telefonike të zyrtarëve të UBT-së dhe dokumentacioni i administruar, rezulton se tenderat janë zhvilluar me kritere të manipuluara në bashkëpunim me operatorë ekonomikë të paracaktuar.

Zyrtarët e UBT-së, kanë favorizuar dhe krijuan kushte në shpalljen fitues në 9 tendera të operatorëve ekonomik “Krijon”sh.p.k që zotërohet nga Piro Zoga, 70 % të aksioneve dhe Fotion Zoga, 30 % e aksioneve, “Zero Group” sh.p.k që zotërohet nga Arnold Kryeziu, me 100% të aksioneve dhe “Malvina Visoka PF” që zotërohet nga vetë Malvina Visoka.

Nën hetim për këtë çështje, janë dhe dy ish-zëvendësrektorët e Universitetin Bujqësor të Tiranës, Romina Koto dhe Ilir Kapaj, teksa i ka shpëtuar hetimit rektori Fatbardh Sallaku.

Më konkretisht, të pandehur janë marrë zyrtarët e mëposhtëm:

1. Edmond Tërthorja, administratori i UBT-së, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim

2. Amarildo Lleshi, përgjegjësi juridik i UBT-së, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim

3. Mehmet Qoshja, –  drejtor i prokurimeve, , si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim.

4. Altin Murto,  – Drejtor i fondeve, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim

5. Piro Zoga –  Zotëruesi i operatorit ‘Krijon shpk’, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, (katër raste).

6. Agim Sefa, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.

7. Arjan Buliqi, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.

8. Serafin Skënderi, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.

9. Ilir Kusi, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.

10. Dritan Laçi, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.

11. Azem Parllaku, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.

12. Artur Koleci, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.

13. Radion Dhromi, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.

14. Blenard Spaho, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.

15. Tedi Proda, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.

16. Enkeleida Sallaku, si e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.

17. Klara Jahollari, si e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.

18. Ilir Kapaj, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.

19. Erjola Kopali, si e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.

20. Klea Lekocaj, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.Etleva Shore, si e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim.

21. Rezearta Dervishi, si e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumentave”, e kryer në bashkëpunim, më shumë se njëherë

22. Romina Koto, si e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

23. Bejgo Bizha, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Pesë prej tyre ndodhen në masën e sigurisë “arrest me burg, ndërsa të tjerët në masat e sigurisë “Arrest shtëpi” dhe “detytim paraqitje”.

24. Etleva Shore, si e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim.

4 biznesmenët e përfshirë në këtë aferë

1. Piro Zoga, i kompanisë “Krijon”sh.p.k

2. Fotion Zoga, i kompanisë “Krijon”sh.p.k

3. Arnold Kryeziu, i kompanisë “Zero Group” sh.p.k

4. Malvina Visoka, i kompanisë “Malvina Visoka PF”

HETIMI I SPAK:

“Gjatë hetimit janë evidentuar shkelje ligjore të anëtarëve të njësisë së prokurimit dhe komisionit të vlerësimit të ofertave, shtetasit; Amarildo Lleshi, Mehmet Qoshja, Altin Murto, Enkeleida Sallaku, Klara Jahollari, Agim Sefa, Arjan Buliqi, Serafin Skënderi, Ilir Kapaj, Dritan Laçi, Azem Parllaku, Artur Koleci, Radion Dhromi, Blenard Spaho, Tedi Proda, Erjola Kopali, Klea Lekocaj, Etleva Shore, në bashkëpunim me titullarin e autoritetit kontraktor, shtetasin Edmond Tërthorja, të cilët, kanë krijuar kushte dhe favorizuar në shpalljen fitues në këto procedura prokurimi, operatorët ekonomik “Krijon”sh.p.k, “Zero Group” sh.p.k, “Malvina Visoka PF”.

Gjatë hetimit ka rezultuar se të dhënat e përgatitjes së fondit limit, specifikimet teknike apo termat e referencës dhe hartimi i dokumenteve standarde të tenderit janë kryer nga zyrtarët përgjegjës të autoritetit kontraktor, në bashkëpunim me operatorët ekonomik fitues; “Krijon”sh.p.k, “Zero Group”sh.p.k, dhe “Malvina Visoka PF”.

Në të gjitha procedurat e prokurimit të mësipërm, operatorët ekonomik fituesë; “Krijon”sh.p.k, “Zero Group”sh.p.k, dhe “Malvina Visoka PF” kanë siguruar oferta ekonomike të falsifikuara, në emër të shoqërive tregtare të tjera, të cilat janë përdorur nga autoriteti kontraktor dhe kanë ndikuar në fryrjen e fondit limit, pa bërë asnjë studim tregu.

Janë evidentuar raste të zhvillimit të procedurës së prokurimit me operator eknomik të paracaktuar fitues, për pajisje dhe mallra të tjera, që i janë vënë në dispozicion autoritetit kontraktor, disa muaj para shpalljes së procedurave të prokurimit (procedura prokurorimi të zhvilluara pas administrimit më parë të këtyre paisjeve, për të cilat më pas janë kryer procedura prokurimi fiktive dhe marrje në dorëzim e tyre)”, – thuhet në njoftimin e SPAK.

The post Skandali në Universitetin Bujqësor të Tiranës/ SPAK përfundon hetimet, merr të pandehur 28 pedagogë dhe biznesmenë (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Emrat| Kush përfitoi vota padrejtësisht! Hapet gara Xhaçka-Gjylameti, ulet diferenca

By: fra nc
24 June 2025 at 11:39

Pas hapjes së mbi 600 kutive të para në procesin e rinumërimit për qarkun e Tiranës, ndarja e mandateve nuk ka pësuar asnjë ndryshim, duke ruajtur ekuilibrin mes partive që dolën fituese në zgjedhjet e fundit parlamentare. Megjithatë, rinumërimi ka zbuluar parregullsi në nivel kandidatësh brenda të njëjtës parti, ku shumë prej tyre rezultojnë të kenë përfituar vota padrejtësisht nga gabimet apo ndërhyrjet e numëruesve.

Në radhët e Partisë Socialiste, rinumërimi ka nxjerrë në dritë kandidatë që kanë përfituar nga dhjetëra vota të paqena.

Dhjetë emrat kryesorë për nga numri i votave të marra padrejtësisht brenda listës së PS-së janë:

  • Ervin Hoxha – 256 vota
  • Fatmir Xhafaj – 125 vota
  • Blendi Gonxhja – 104 vota
  • Xhemal Qefalia – 128 vota
  • Erion Braçe – 109 vota
  • Klotilda Bushka – 92 vota
  • Kejsi Elezi – 104 vota
  • Anila Denaj – 78 vota
  • Toni Gogu – 68 vota

Një garë e fortë po zhvillohet ndërmjet Olta Xhaçkës dhe Blerina Gjylametit, ku pas rinumërimit diferenca është ngushtuar në vetëm 92 vota, nga 140 që ishte fillimisht. Kjo e bën Xhaçkën emrin e vetëm në rrezik për humbje mandati në këtë fazë të rinumërimit.

Edhe në kampin e Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj, disa kandidatë kanë rezultuar me shtesa të pajustifikuara votash. Më të spikaturit janë:

  • Ilir Alimehmeti – 96 vota
  • Jorida Tabaku – 66 vota
  • Ilir Metaj – 46 vota
  • Myslim Murrizi – 30 vota
  • Sali Shehu – 36 vota
  • Shpëtim Idrizi – 39 vota
  • Petrit Gjorgji – 44 vota
  • Kreshnik Çollaku – 42 vota
  • Et’hem Aga – 25 vota
  • Petrit Doda – 21 vota

Ndërkohë procesi i rinumërimit ka shkuar në gjysmë, pritet me interes nëse do të ketë ndikim në garat e ngushta mes kandidatëve brenda partive, ndonëse ndryshim në shpërndarjen e mandateve nuk është i pritshëm.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Emrat| Kush përfitoi vota padrejtësisht! Hapet gara Xhaçka-Gjylameti, ulet diferenca appeared first on Euronews Albania.

Gara për drejtuesin e BKH-së/ Nga Haki Çako te Gledis Nano

By: user7
10 June 2025 at 12:11

Prokuroria e Posaçme ka publikuar emrat e 13 kandidatëve për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit. SPAK njofton se, në kuadër të thirrjes së hapur për pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, deri në afatin e vendosur nga Komisioni i Përzgjedhjes rezulton se kanë aplikuar 13 kandidatë.

Pas mbylljes së aplikimeve, procesi kalon në fazën e verifikimit paraprak, gjatë së cilës, Komisioni i Përzgjedhjes do të shqyrtojë dokumentacionin e paraqitur nga kandidatët për të vlerësuar përmbushjen e kushteve ligjore dhe kritereve të përcaktuara në ligjin nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”. Kandidatët që kalojnë fazën e verifikimit paraprak do të ftohen për të marrë pjesë në fazat pasardhëse të procesit.

LISTA e aplikantëve sipas rendit afalbetik:

1. Andi Pogaçe

2. Artur Beu

3. Astrit Halilaj

4. Elton Kërluku

5. Gentian Ndoi

6. Gentjan Shehaj

7. Gledis Nano

8. Haki Çako

9. Joni Keta

10. Maoricio Sheldija

11. Marinela Pilinçi

12. Miklovan Kanani

13. Nevrus Ndregjoni

The post Gara për drejtuesin e BKH-së/ Nga Haki Çako te Gledis Nano appeared first on Lapsi.al.

Mega-operacioni/ Publikohen EMRAT dhe PRONARËT për të cilët janë lëshuar urdhërarreste dhe kompanive të sekuestruara nga SPAK

By: V K
21 May 2025 at 12:51

Këtë të mërkurë, një operacion i gjerë ndërkombëtar kundër një rrjeti të strukturuar kriminal të trafikut të drogës, është zhvilluar nga autoritetet italiane në Bari, në bashkëpunim të ngushtë me Institucionet Shqiptare të Drejtësisë dhe Rendit.

Në kuadër të këtij aksioni të përbashkët, janë lëshuar 52 urdhër-arreste, si dhe janë urdhëruar sekuestrime të pasurive me vlerë disa miliona euro në të dy vendet.

Këto masa godasin drejtpërdrejt bazën financiare të organizatës kriminale, e cila dyshohet për trafik të kokainës dhe heroinës në një itinerar që përshkonte Ballkanin, Puglinë italiane dhe Evropën Veriore.

VoxNews, ka mësuar emrat e personave ndaj të cilëve janë lëshuar urdhërarreste janë:

1. Gertin Aliu

2. Adi Çoba

3. Ervis Deti

4. Agron Ganaj

5. Nuredin Kiptiu

6. Arsen Leskaj

7. Erigels Presi

8. Leonard Shakaj

9. Zenit Shtraza

10. Genci Telollari

11. Redi Tusha

12. Ervis Doçi (i njohur edhe si “Visi i Pojës”)

13. Ekil Nderjaku

14. Indrit Tafili

Operacioni është pjesë e një hetimi të përbashkët të koordinuar nga Drejtoria Antimafia e Barit, SPAK, Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH), si dhe institucione të tjera si Eurojust, Interpol, dhe Policia e Shtetit.

Qëllimi i këtij hetimi afatgjatë, është goditja e organizatave mafioze shqiptare të përfshira në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve.

Pronarë dhe Kompani

Zbardhen kompanitë dhe bizneset e sekuestruara në kuadër të aksionit “Ura”.

Nën sekuestro është vendosur shoqëria “Marquez” e Ervin Zeqirit, “Felix Vinum” e Adi Çobës, “Majestic Konstruksion” e Juxhin Drazhit, “Portside” e Elvis Doçit, i njohur si (Visi Pojës), “Dubai Inn” e Nexhmedin Danajt, “Vlora Cable” po ashtu e Nexhmedin Danajt, si dhe një kompani tregtare për shitblerje makinash në pronësi të Olgert Shqevit.

Operacioni “Ura” parashikon ekzekutimin e vendimeve për sekuestrimin e pasurive në Shqipëri dhe në Itali, që përfshijnë pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, me një vlerë prej disa miliona eurosh, si dhe urdhra për arrest me burg, të lëshuara nga gjyqtari hetues i Barit dhe nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Tiranë, ndaj 52 personave të dyshuar për përfshirje në trafik ndërkombëtar të sasive të mëdha të lëndëve narkotike, pastrim parash dhe shpërdorim detyre.

Po kush janë Algerta Fejzulla dhe Nexhmedin Danaj?

 

 

Dyshohet se Nexhmedin Danaj, ka rol kryesor në grupin kriminal. Dyshohet që Danaj lëviz paratë e trafikut të kokainës edhe në Dubai përmes kompanisë “General Trading LLC”, me seli në Dubai.

Ai është vëllai i Sadrit Danaj, ish-kryetar i Qarkut të Vlorës, i akuzuar nga PD-ja si i inkriminuar, i arrestuar se rrëmbeu vajzën e një biznesmeni në Siçili, në vitin 2000.

Emri i Algerta Fejzullaut, u lakua për herë të parë në shkurt të vitit 2014, kur u arrestua për korrupsion.

Fejzulla përmes një avokateje në Vlorë, i mori 50 mijë lekë të reja një qytetari, me qëllim që të shtynte në kohë ekzekutimin e vendimit gjyqësor.

Algerta Fejzulla, u arrestua në cilësinë e drejtoreshës së Zyrës Përmbarimore të Vlorës. Ajo ishte emërua në këtë post në vitin 2013 pas ardhjes së PS-së në pushtet.

Në vend që të reflektonte, Algerta së bashku me bashkëshortin e saj, u pasuruan shpejt nëpërmjet veprave të paligjshme.

Në vitin 2015, Fejzulla e pezulloi aktivitetin si avokate disa muaj pas regjistrimit, me adresë Rruga Sulejman Delvina, Vlorë.

Në vitin 2023, Algerta themeloi kompaninë “Dubai im”, në Lungomare të Vlorës, me përshkrimin si agjenci turistike, në fushën e turizmit, hoteleri, restorante, bar-kafe, import-eksport, transport për llogari të vetë dhe për të tretë, shërbime taksi, dhënie e marrje e mjeteve të transport me qira etj.

Dyshohet se “Dubai im” përdorej për lëvizjen e parave të pista.

Gjithashtu, emri i kompanisë nuk është quajtur rastësisht “Dubai im”, sepse i shoqi, Nexhmendim Danaj, rezulton pronar i kompanisë “General Trading LLC”, me seli në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe. Kompani e cila ka qarkulluar miliona euro.

Nexhmendin Danaj, është ortak me 30% në televizionin kabllor “Vlora”, së bashku me vëllain tjetër Vexhi Danaj.

VIDEO – 52 urdhër-arrestet, Prokurorë italianë dhe shqiptarë bashkë në konferencë!

 

The post Mega-operacioni/ Publikohen EMRAT dhe PRONARËT për të cilët janë lëshuar urdhërarreste dhe kompanive të sekuestruara nga SPAK appeared first on Albeu.com.

Goditja e rrjetit të kokainës, Euronews siguron emrat e shqiptarëve të përfshirë

By: fra nc
21 May 2025 at 11:14

Një operacion i gjerë ndërkombëtar kundër një rrjeti të strukturuar kriminal të trafikut të drogës është zhvilluar këtë të mërkurë nga autoritetet italiane në Bari, në bashkëpunim të ngushtë me institucionet shqiptare të drejtësisë dhe rendit.

Në kuadër të këtij aksioni të përbashkët janë lëshuar 52 urdhër-arreste, si dhe janë urdhëruar sekuestrime të pasurive me vlerë disa miliona euro në të dy vendet. Këto masa godasin drejtpërdrejt bazën financiare të organizatës kriminale, e cila dyshohet për trafik të kokainës dhe heroinës në një itinerar që përshkonte Ballkanin, Puglinë italiane dhe Evropën Veriore.

Sipas raportimeve nga mediat italiane, ndër të dyshuarit ka edhe punonjës policie dhe avokatë, të përfshirë në rrjetin kriminal, ndërsa në Shqipëri konfirmohen aktualisht dy arrestime në Vlorë dhe një në Fier.

Euronews Albania, duke iu referuar dosjes hetimore, ka siguruar ekskluzivisht emrat e personave të përfshirë në këtë operacion të bujshëm. Ata janë:

  • Gertin Aliu
  • Adi Çoba
  • Ervis Deti
  • Agron Ganaj
  • Nuredin Kiptiu
  • Arsen Leskaj
  • Erigels Presi
  • Leonard Shakaj
  • Zenit Shtraza
  • Genci Telollari
  • Redi Tusha
  • Ervis Doçi (i njohur edhe si “Visi i Pojës”)
  • Ekil Nderjaku
  • Indrit Tafili

Operacioni është pjesë e një hetimi të përbashkët të koordinuar nga Drejtoria Antimafia e Barit, SPAK, Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH), si dhe institucione të tjera si Eurojust, Interpol, dhe Policia e Shtetit. Qëllimi i këtij hetimi afatgjatë është goditja e organizatave mafioze shqiptare të përfshira në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Goditja e rrjetit të kokainës, Euronews siguron emrat e shqiptarëve të përfshirë appeared first on Euronews Albania.

Votat preferenciale në Kukës/ PD 2 mandate, PS 1 mandat

By: user7
14 May 2025 at 09:23

Qarku i Kukësi ka mbyllur procesin e numërimit duke i dhënë fitoren Partisë Demokratike. Në Kukës Partia Demokratike ka arritur të sigurojë dy mandate, ndërsa Partia Socialistevetëm 1 mandat. Sipas rezultatetve të KQZ, rezulton se kandidati Shkëlqim Shehu ka marrë 7493 vota, ndërsa Isuf Cela 7060 vota.

Megjithatë nuk janë numëruar ende votat preferenciale të Diasporës, dhe vetëm nëse në ato vota Cela nuk ka një diference me më shumë se 430 vota, mandatin e merr Shkëlqim Shehu.

Në këtë qark PS nuk ka marrë asnjë vend në Kuvend për kandidatët e listës së hapur, duke çuar në Kuvend vetëm drejtuesin politik, Eduard Shalsi.

Lista e PD- 2 mandate
Flamur Hoxha (listë e mbyllur)
Shkelqim Shehu 7493 vota

Lista e PS- 1 mandat
Eduard Shalsi (listë e mbyllur)

The post Votat preferenciale në Kukës/ PD 2 mandate, PS 1 mandat appeared first on Lapsi.al.

PD denoncon me EMRA ata që po blejnë vota për PS-në në të gjithë qarqet

9 May 2025 at 15:58

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka dalë këtë të premte në një deklaratë nga selia blu, ku ka denoncuar qark më qark emrat e atyre që demokratët pretendojnë se po blejnë vota për Partinë Socialiste për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Vokshi u shpreh se që nga muaji mars dhe deri në ditët e fundit, […]

The post PD denoncon me EMRA ata që po blejnë vota për PS-në në të gjithë qarqet appeared first on BoldNews.al.

❌
❌