Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 5 February 2026Main stream

Berisha: 10 shkurti, dita e kryengritjes sonë paqësore

5 February 2026 at 20:30

TIRANË, 5 shkurt /ATSh/ Kryetari i Partisë Demeokratike, Sali Berisha zhvilloi pasditen e sotme takim me degën 7 të kësaj partie në kryeqytet në kuadër të turit të Foltores. Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se opozita nuk mund të pranojë më këtë qeveri dhe se vendi duhet të shkojë drejt krijimit të një qeverie teknike dhe zhvillimit të zgjedhjeve të lira.

“Ne tani kemi një armik përpara, i cili me qëndrimet e tij nuk krijon zgjedhje. Të krijojmë një qeveri teknike, të shkojmë drejt zgjedhjeve, se përndryshe ne këtë qeveri nuk mund ta pranojmë kurrë”, u shpreh Berisha gjatë takimit me demokratët.

Sipas tij, përveç farsës elektorale, një arsye po aq e rëndësishme për të protestuar, është ajo që ai e cilëson si plaçkitje të qytetarëve.

“Çdo qeveri që vjedh qytetarët humbet legjitimitetin. Le të ketë dalë nga zgjedhje të lira e të ndershme, po vodhi qytetarët, humbet legjitimitetin”, theksoi Berisha.

Berisha deklaroi se opozita ndodhet në një “fushëbetejë” për demokracinë.

Kreu i PD-së u ndal edhe te protestat e organizuara nga opozita, të cilat, sipas tij janë pritur pozitivisht nga qytetarët.

Berisha tha se protestat janë mirëpritur sepse qytetarët e dinë se zgjedhjet janë vjedhur dhe se po bëhet grusht shteti duke bllokuar drejtësinë.

“Për këtë kemi mbështetjen në mbarë botën dhe për këtë do t’u provojmë shqiptarëve dhe botës se nuk rrimë”, tha ai.

Në fund të fjalës së tij, Berisha bëri thirrje për mobilizim për protestën e 10 shkurtit, duke e cilësuar këtë datë si ditën e “kryengritjes paqësore” kundër qeverisë.

“Data 10 shkurt është dita jonë. Është dita e kryengritjes sonë paqësore, është dita që do t’i dridhen themelet Edi Ramës gjer në largimin e tij nga pushteti”, tha Berisha.

Berisha bëri thirrje për bashkim të opozitës dhe qytetarëve kundër qeverisë.

“Të bashkohemi me çdo qytetar të ndershëm që beson që është i gatshëm të ngrihet për të shpëtuar Shqipërinë. Askush tjetër përveç nesh, njerëz që mbrojmë të vërtetën, njerëz që i kemi qëndruar besnikë, pavarësisht nga sakrificat, idealeve tona, nuk do të shpëtojë Shqipërinë”, tha Berisha. /m.q/j.p/

The post Berisha: 10 shkurti, dita e kryengritjes sonë paqësore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PD pjesë e reformave/ Minxhozi: Berisha është kalçifikuar në parti, po i jep formë pushtetit të tij

By: Rovena
5 February 2026 at 20:53

Analisti politik Skënder Minxhozi, i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, ka analizuar balancat e brendshme në Partinë Demokratike dhe pozicionin e Sali Berishës përballë sfidantëve të tij.

Sipas Minxhozit, mbështetja reale elektorale që pretendohet nga Berisha dhe përkrahësit e tij mbetet dukshëm nën pragun e nevojshëm për marrjen e pushtetit, ndërsa thekson se Berisha, i kalçifikuar tashmë në krye të partisë, po merr vendime afatgjata që ndikojnë jo vetëm në rregullat e lojës politike, por edhe në vështirësimin e garës për kundërshtarët e brendshëm, përfshirë Ervin Salianjin.

“Nëse pyet sot, hidhtarët, përkrahësit e Berishës se si shpjegohet që doktori u rikthye dhe ju jeni sërish kaq të bindur që do të jeni sërish numri një i partisë, ata të japin vetëm një shifër që Berisha ka 500 mijë vota. Kjo është një përgjigje që aty për aty është sugjestionuese, por nëse futesh pak më thellë dalin pastaj firot e para dhe firot e dyta, firot e treta dhe të katërta, për të arritur tek ajo shifra magjike prej 750-800 mijë votash që duhen për të fituar pushtetin në Shqipëri, nga e cila shifra që ofron Berisha dhe mbështetësit e vet janë të paktën 300 mijë vota rregullisht pas. E thënë kjo, ky raport shifrash na nxjerr tek ajo qartësia që me të drejtë vë në dukje Bejko, që secili është i qartë Salianji si sfidant dhe Berisha si kryetar në detyrë i partisë realisht janë. Doktori e di që me 50 mandate minimumi, që ai do i marrë kurdoherë, edhe 40 po mori ndjehet mirë, ai thotë që ule sa të duash se unë disa dhjetëra do i kem të mitë. E kthejmë me 99 dhe pastaj del ndryshe, 40 del më e madhe se 50.

Ideja është këtu, që Berisha është kalçifikuar kaq shumë në parti, saqë ai realisht në orët që ne flasim ai po merr disa vendime, që nuk janë për javën apo muajin e ardhshëm, por futet në disa komisione reformash që përcaktojnë se si do jetë politika shqiptare, jo pas 3 muajsh, por pas 3 vitesh, sepse reformat territoriale e bëjnë këtë. Reformat elektorale e bëjnë gjithashtu këtë. Ai po i jep formë ndër të tjera edhe pushtetit të vet, ndër të tjera 50 mandateve që ka dhe ua bën më të vështirë sfidantëve luftën, sepse ua përcakton rregullat e lojën në tavolinë pa qenë ata vetë. Salianji tani i mbush sallat dhe realisht ka 30%, por nëse ai nuk mendon një strategji, afatshkurtër mundësisht, që të rrisë mbështetjen dhe të jetë sa më prezent mediatikisht, unë mendoj se do të kalojë dhe ky tren i orëve të vona dhe unë mendoj se lufta e tij do të relativizohet, sepse do ketë marrë më shumë fortë sistemi dhe do jetë kalçifikuar partia”, tha Minxhozi.

 

Bejko krahason Salianjin me Berishën: Të dy të qartë! Njëri kërkon parti të hapur e moderne, tjetri parti personale

By: Rovena
5 February 2026 at 20:45

Analisti politik Roland Bejko, i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News analizoi zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike, duke i cilësuar të qarta dhe të kundërta qëndrimet e Sali Berishës dhe Ervin Salianjit.

Sipas Bejkos, Salianji përfaqëson një vizion për një PD të hapur, të bashkuar dhe moderne, të ndërtuar mbi meritokracinë dhe me një agjendë të qartë drejt pushtetit, ndërsa Berisha synon mbajtjen e kontrollit personal mbi partinë, përmes mekanizmave të dominimit dhe përjashtimit të rivalëve.

Bejko theksoi se reagimet dhe sulmet e Berishës ndaj lëvizjeve të Salianjit kanë prodhuar këtë herë efekt të kundërt, duke rritur mbështetjen për këtë të fundit, ndërsa paralajmëroi se përpjekjet për ta penguar Salianjin të kandidojë pritet të vazhdojnë.

“Unë them që të dy janë të qartë, si Saliu ashtu edhe Salianji. Janë të qartë sepse Salianji është i qartë sepse kërkon një PD të hapur, të bashkuar, moderne, të mbështetur te meritokracia dhe të ketë një agjendë të qartë politike drejt pushtetit. Kurse Sali Berisha, kërkon të kundërtën e kësaj, kërkon një parti personale dhe e ka bërë, kërkon një parti që ta kontrollojë dhe ta dominojë, edhe këtë e ka arritur, sepse me vendosjen e deputetëve në listën e mbyllur të atyre që ka më besnikë dhe më protagonistë sot në aktivitetin publik dhe politik, janë pikërisht njerëzit e tij.

Me daljen e Salianjit nëpër takime ne e shikojmë Sali Berishën vërtet në pasqyrë, doli Berisha që njerëzit mendonin se e kishte kapërcyer dhe nuk ekzistonte më si i tillë, si një pulist i vjetër, që nuk heq dorë nga kurthet, planet dhe shpallja e armiqve të brendshëm. Për këtë arsye, sapo u pi kafja, ai hodhi menjëherë në lojë taktikat e tij, të rekrutimit. Rekrutoi ata të cilët mund të largonte nga linja e Salianjit, nëpërmjet joshjes. Në taktikën e dytë, kur nuk ecën joshja, nëpërmjet mesazherëve, që jam i bindur që edhe Salianji duhen të kenë shkuar. Dhe kur nuk i funksionojnë mesazherët, hedh furtuna me shpifje, gjë që e pamë.  Dhe kur pa që hasi rezistencë dhe që ky e kishte seriozisht këtë punë, atëherë lëshoi sulmet, duke i quajtur si aktivitete që organizohen në mbështetje të grupeve kriminale. Demokratët që ishin në sallë, nuk i quajti demokratë dhe Saliu menjëherë kërkoi që ta mbyllte këtë derë, ta mbyllte diskutimin dhe kjo histori të mbyllej këtu.

Mirëpo kjo krijoi efekt të kundërt, ndryshe nga herët e tjera, ku shantazhi, sulmet dhe denigrimet Saliut i kanë shkuar, kanë bërë efekt dhe kanë krijuar atë braktisjen e atij që ka marrë iniciativa politike, kësaj here nuk i eci dhe pamë që të gjitha këto sulme që ka lëshuar Saliu, kanë mbushur sallat gjithnjë dhe më shumë. Për mendimin tim të dy janë të qartë, Salianji në objektivat e tij dhe Saliu në objektivat e tij, që ta mbajë partinë pa rival. Jam i bindur që nuk do e mbyllë lojën me kaq, por do të bëjë të pamundurën që Salianji të mos kandidojë”, tha Bejko.

Takimet e Ramës në Izrael dhe Vatikan, Berisha: Edhe po të shkojë në hënë, shkon si hajdut, narko-diktator! Është zhveshur nga çdo moralitet

By: M C
5 February 2026 at 20:52

Kreu i PD-së Sali Berisha foli me demokratët foltoren e radhës në degën 7 në Tiranë. Berisha u shpreh mbi takimet e fundit të kryeministrit Rama në Izrael dhe Vatikan.

Kryedemokrati u shpreh se edhe po të shkojë në hënë, Rama mbetet sërish hajdut, narko-diktator.

Ai shton se zhvillimet e fundit me dosjet Balluku dhe AKSHI, e kanë zhveshur nga çdo moralitet.

Berisha: Zhvillimet e fundit e kanë zhveshur nga çdo moralitet. Edhe në hënë po shkoi, shkon si hajdut narko diktator dhe nuk ka më shpresë. Ne përpiqemi, bëjmë punën tonë, por kjo punë nuk ka qenë pa rezultate. Kemi folur me vite për narko shtetin. Dhe lobistët e tij, lëshonin rrufe kundër nesh. Tani po del më shumë në skenë. Ky njeriu i hapave të mëdhenj. Del një hajdut që nuk e ka shokun në Europë. Kemi bërë që e kemi denoncuar. Do i japim duart edhe më shpejt.

The post Takimet e Ramës në Izrael dhe Vatikan, Berisha: Edhe po të shkojë në hënë, shkon si hajdut, narko-diktator! Është zhveshur nga çdo moralitet appeared first on Albeu.com.

Deputetët e opozitës me kongresmenin Turner: Shqipëria e ka jetike të përkushtohet në prioritetet e Trump

By: redi
5 February 2026 at 19:59

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, kreu i PR-së, Fatmir Mediu, kryetarja e Komisionit të të Drejtave të Njeriut Jorida Tabaku dhe deputetja Albana Vokshi, gjate vizitës në Uashington, u takuan me kongresmenin Michael R. Turner, i cili ka drejtuar për një kohë të gjatë Komitetit e Inteligjencës në Kongres. Ata theksuan nevojën e forcimit të partneritetit mes…

Source

Kulluri: Listat e mbyllura dhe vota e diasporës, dy autogolat e PD në zgjedhjet e 11 majit

By: redi
5 February 2026 at 18:35

Analisti Edvin Kulluri e quan autogol nga Partia Demokratike marrëveshjen që bëri me maxhorancën e kryeministrit Edi Rama për Reformën Zgjedhore dhe kjo për dy pika. Sipas tij ata janë listat e mbyllura dhe votimi i diasporës, që edhe çuan në humbjen e PD në zgjedhjet e 11 Majit 2025. ”Lstat e mbyllura që ishte një avantazh shumë i madh që iu dha Ramës në tavolinë dhe vota e diasporës për…

Source

Berisha: Më 10 shkurt do ta rrëzojmë Ramën! Imunitetin Ballukut do t’ia heqin shqiptarët

By: Elva
5 February 2026 at 13:20

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha,  deklaroi sot se qeveria nuk ka ndërmend të heqë imunitetin e ministres Belinda Balluku dhe se drejtësia po bllokohet nga pushteti aktual. “Rama nuk i heq imunitetin Lubisë, kjo është e qartë. Imunitetin asaj dhe Ramës do ja heqin shqiptarët. Ju garantoj se do ta realizojnë. Zemërimi po vlon […]

The post Berisha: Më 10 shkurt do ta rrëzojmë Ramën! Imunitetin Ballukut do t’ia heqin shqiptarët appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Rritja e çmimeve të barnave, Alimehmeti: Pacientët po bëjnë ecejake, Ministria pa plan

By: Elva
4 February 2026 at 18:45

Anëtari i kryesisë së PD-së, Ilir Alimehmeti ka denoncuar rritjen e çmimeve të barnave dhe ka akuzuar qeverinë dhe Ministrinë e Shëndetësisë për mungesë transparence dhe planifikimi në menaxhimin e tregut farmaceutik. Në fjalën e tij në Foltoren me demokratët e degëve 1 dhe 3 në Tiranë, Alimehmeti theksoi se ndërhyrja e qeverisë në çmimet […]

The post Rritja e çmimeve të barnave, Alimehmeti: Pacientët po bëjnë ecejake, Ministria pa plan appeared first on BoldNews.al.

”Të ripërtërijmë PD”, Berisha: S’kemi keqardhje për ata që bjerrin moralin e shkojnë në krahun tjetër

By: redi
4 February 2026 at 19:52

Në Foltoren para demokratëve të njësive 1 dhe 3, kryetari Sali Berisha ka bërë thirrje për të ripërtërirë strukturat. Ai tha edhe se janë në kilometrin e fundit, ndërkaq ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e 10 shkurtit. Pjesë nga fjala Sot nuk kemi më luksin të punojmë me program që këto dy muaj do bëjmë këtë, tani duhet të punojmë në të gjitha drejtimet. Koha është shumë e…

Source

Berisha: Gjykata Kushtetuese po vepron si instrument politik i Kryeministrit

4 February 2026 at 14:39

TIRANË, 4 shkurt /ATSh/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencën e sotme me mediet, e cilësoi situatën aktuale në Gjykatën Kushtetuese si “degradimin më të thellë institucional që ka njohur vendi”.

Berisha tha në Gjykatën Kushtetuese se ka humbur çdo rol kushtetues dhe moral, duke vepruar, sipas tij, si instrument politik i Kryeministrit. Ai theksoi se me vendimet e fundit, kjo gjykatë ka kryer një akt të hapur vetëposhtërimi.

“Dita e djeshme faktoi para secilit prej jush, para të gjithë shqiptarëve, para komunitetit ndërkombëtar dhe mbarë botës se Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë është strofulla e fundit e hajdutëve tuaj. Në një akt ekstrem vetëposhtërimi, ata të cilët Kushtetuta i përcakton si garantë të saj dhe i ka vendosur në piedestalin më të lartë të piramidës së pushtetit gjyqësor, ata po faktojnë para syve tuaj se janë strofulla e fundit e hajdutëve të narkoshtetit.

“Ata zotërinj dhe zonja, natyrisht jo të gjithë, se këtu nuk mund të mos vlerësoj qëndrime korrekte të ndonjërit prej tyre, dëshmojnë se janë të gatshëm jo të mbrojnë ligjin, Kushtetutën dhe interesat tuaja, por të shkelmojnë mbi ligjin, Kushtetutën dhe dinjitetin, moralin e vet”, tha Berisha.

Në fjalën e tij, Berisha e vendosi veprimtarinë e Gjykatës Kushtetuese në kontrast të drejtpërdrejtë me interesin e qytetarëve dhe krizën sociale në vend.

”Ajo gjykatë dëshmoi se para ligjit, para interesit të një populli të tërë, para interesit të qindra mijëra fëmijëve shqiptarë, që sipas të gjitha statistikave nuk ushqehen dot si duhet, para interesit të miliona shqiptarëve që braktisin vendin e tyre, sepse u shkatërrohen vendet e punës, para interesit të mijëra të sëmurëve që nuk marrin dot ilaçet e tyre, sepse u vidhen paratë e ilaçeve nga zyrtarët që këta mbrojnë, por edhe para dinjitetit të vendit, këta janë turpi i vendit, turpi i kombit. Këta e bëjnë Shqipërinë hore para gjithë botës me gjithë këto qëndrime. Këta e bëjnë Shqipërinë një shtet hor, zuzar, që nuk ka as ligj dhe as Kushtetutë, dhe e bëjnë vetëm për interesa personale. Kemi të bëjmë me një degradim të shkallës më të thellë që mund të ekzistojë. Me ambiguitetin e tyre tregojnë se sa të pakarakter dhe të pafytyrë janë”, tha Berisha.

Berisha u shpreh se, Gjykata Kushtetuese nuk ka qenë gjithmonë pa probleme, por theksoi se kurrë më parë nuk ka arritur këtë nivel degradimi.

“Edhe atëherë kur ka dhënë 37 vendime kundër qeverisë time, nuk ka qenë e tillë. Edhe atëherë kur në gjykatë ishin anëtarë të kryesisë së PS, nuk ka qenë e tillë. Sot ajo është në gjendjen më të turpshme, më të mjeruar. Me njerëzit më pa dinjitet që mund të bëhen”, tha Berisha.

Gjatë fjalës së tij Berisha dha edhe një mesazh drejtuar qytetarëve duke i cilësuar si forca dhe shpresa e vetme përballë këtij realiteti, ndërsa i ftoi qytetarët të vazhdojnë rezistencën politike dhe morale deri në “triumfin e të drejtës dhe dinjitetit”.

I pyetur për protestën e 10 shkurtit dhe mundësinë e një proteste të pandërprerë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se kjo kërkesë po vjen gjithnjë e më shumë nga vetë qytetarët.

“Tani kemi një objektiv, largimin e këtij armiku të egër të qenies së shqiptarëve”, tha Berisha.

/m.q/r.e/a.f/

The post Berisha: Gjykata Kushtetuese po vepron si instrument politik i Kryeministrit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kontejnerët me mbetje të rrezikshme/ PD: Nuk u prekën njerëzit e Ramës! Vengu dhe Kumbaro përgjegjës

By: Brisi
4 February 2026 at 12:53

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me krimin mjedisor që doli zbuluar një vit më parë me 2800 tonë mbetjet toksike në kontejnerët që dërgoheshin drejt vendeve aziatike, për të cilin Prokuroria një ditë më parë lëshoi edhe disa urdhër arrestime. Në një konferencë për mediat, anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari, ka deklaruar […]

The post Kontejnerët me mbetje të rrezikshme/ PD: Nuk u prekën njerëzit e Ramës! Vengu dhe Kumbaro përgjegjës appeared first on BoldNews.al.

Çadra, një instrument gjenial dështimi!

By: redi
3 February 2026 at 20:31

Nga Roland Lami Ideja e hedhur në media nga Partia Demokratike për një ngujim të mundshëm në çadrën e improvizuar para Kryeministrisë më 10 shkurt, si një formë radikalizimi e aksionit opozitar, nuk është një risi politike. Ajo është rikthim i një strategjie të konsumuar që politika shqiptare e ka testuar më parë pa sukses. Largimi nga institucionet dhe zëvendësimi i opozitarizmit parlamentar me…

Source

“PD nuk është pronë e kryetarit dhe as e sekretarit”, Salianji: Drejtuesit e partisë nuk po lejojnë garën e brendshme! S’mund të flasim për ndryshimin në Shqipëri, duke refuzuar ndryshimin brenda vetes

By: M C
3 February 2026 at 18:08

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar nga Fieri se rotacioni politik në Shqipëri mund të vijë vetëm përmes votës së lirë dhe një opozite të fortë, duke theksuar se Edi Rama nuk mund të rrëzohet me iluzione, por vetëm në kutitë e votimit.

Salianji kritikoi drejtues të PD-së për mungesë llogaridhënieje dhe refuzim të garës së brendshme, duke e cilësuar këtë si mungesë integriteti politik dhe përgjegjësie historike ndaj demokratëve që, sipas tij, kanë duruar 13 vite në opozitë.

“Iluzionet e disa drejtuesve të PD-së për të mos lejuar garën e brendshme, përveçse mungesë e integritetit politik, shprehin mungesë të thellë të përgjegjësisë historike për sakrificat e demokratëve në 13 vite opozitë. Përjashtimet imagjinare, etiketimet absurde, miqtë dhe armiqtë imagjinarë nuk duhet t’u shtohen më ndasive tona. Boll janë shpëtuar pjesë nga PD ndër vite”, theksoi deputeti.

Salianji nënvizoi se nuk mund të kërkohet ndryshimi në Shqipëri pa ndryshuar më parë vetë Partinë Demokratike.

“Nuk mund të flasim për ndryshimin në Shqipëri duke refuzuar ndryshimin në PD. Nuk mund të kërkojmë votën duke mos parë fajet dhe defektet që kemi vetë. Në këtë mënyrë, Edi Rama nuk mund të mposhtet”, tha ai.

Salianji: Edi Rama është ende në qeveri, fatkeqësisht, me më shumë mandate dhe me më shumë vota. Shumë thonë se fundi i tij ka ardhur dhe se po i vjen fundi. Fundi i kësaj qeverie vjen edhe me ndihmën e drejtësisë, që po e çmonton dita-ditës, me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë, por llogaritë finale bëhen në kutitë e votimit, sepse rotacioni është proces politik.

Kundërshtarin nuk e zgjedhim ne, ai është Edi Rama dhe duhet përmbysur në kutitë e votimit, duke frymëzuar shumë njerëz, duke shkuar dhe duke protestuar në çdo cep të Shqipërisë. Sepse të gjitha të tjerat janë ëndrra në sirtarë që i kemi parë tash e 13 vite me radhë.

Jemi në Fier, si në çdo qytet tjetër, për të hapur një shtet shprese për shqiptarët, një kapitull të ri për PD-në. Unë di të pres, demokratët dinë të presin, dinë të durojnë, por kanë duruar boll 13 vite në opozitë dhe 13 vite që përsëritet e njëjta përrallë e rreme të gjasme rrëzimit të qeverisë.

Dua ta them qartë se me ne disa prej lidershipit nuk i kanë bërë mirë llogaritë. Sepse ne, dhe unë personalisht, nuk kemi ardhur në politikë për të heshtur padrejtësisht, por për të folur përballë qytetarëve, përballë lidershipit, ashtu siç kam folur përballë qeverisë, për të vërtetat që shqetësojnë demokratët dhe qytetarët shqiptarë.

Iluzionet e disa drejtuesve të PD-së për të mos lejuar garën e brendshme, përveçse mungesë e integritetit politik, shprehin mungesë të thellë të përgjegjësisë historike për sakrificat e demokratëve në 13 vite opozitë. Përjashtimet imagjinare, etiketimet absurde, miqtë dhe armiqtë imagjinarë nuk duhet t’u shtohen më ndasive tona. Boll janë shpëtuar pjesë nga PD ndër vite.

Këto janë gënjeshra dhe rrena të poshtra që i kanë lënë demokratët 13 vite rrugëve, ndërsa pushteti i Edi Ramës është forcuar dhe Shqipëria është varfëruar. PD nuk është pronë e askujt, as e imja, as e juaja, as e kryetarit, as e sekretarit, por e të gjithë demokratëve që mbajnë në supe barrën e rëndë të opozitarizmit.

PD është pronë e demokratëve dhe shpresë e qindra shqiptarëve që presin rotacionin prej vitesh të ndodhë në Shqipëri. PD nuk mund të jetë kurrë e fortë pa garë, pa përgjegjësi. Çdo përpjekje për t’i shmangur këto e dobëson dhe e largon nga qytetarët.

Nuk mund të flasim për ndryshimin në Shqipëri duke refuzuar ndryshimin në PD. Nuk mund të kërkojmë votën duke mos parë fajet dhe defektet që kemi vetë. Në këtë mënyrë, Edi Rama nuk mund të mposhtet.

The post “PD nuk është pronë e kryetarit dhe as e sekretarit”, Salianji: Drejtuesit e partisë nuk po lejojnë garën e brendshme! S’mund të flasim për ndryshimin në Shqipëri, duke refuzuar ndryshimin brenda vetes appeared first on Albeu.com.

Salianji kritika lidershipit të PD-së: Po tentojnë të bashkojnë opozitën me njerëz qesharakë!

By: armand
3 February 2026 at 18:37

Ervin Salianji ka bërë kritika ndaj lidershipit të opozitës nga Fieri, pasi sipas tij, ata që janë motori që demokratët po përjashtohen dhe po vendosen në poste drejtuese ata që do lidershipi dhe jo ata që do baza. Gjithashtu ai theksoi se kjo nuk ndodh në asnjë parti politike dhe se bashkimi i opozitës po […]

The post Salianji kritika lidershipit të PD-së: Po tentojnë të bashkojnë opozitën me njerëz qesharakë! appeared first on BoldNews.al.

“Projektet, gropa thithëse korrupsioni”/ Salianji nga Fieri: Rrugët e Rilindjes rrezikojnë jetët e qytetarëve

By: armand
3 February 2026 at 17:57

Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji ka vijuar me turin e tij të takimeve me demokratët në degët e ndryshme të vendit. Sot, ai ishte në Fier, ku mbajti dhe një fjalim me demokratët atje. Salianji renditi disa nga projektet korruptive infrastrukturore të Partisë Socialiste, që sipas tij janë kthyer në gropa thithëse korrupsioni dhe për […]

The post “Projektet, gropa thithëse korrupsioni”/ Salianji nga Fieri: Rrugët e Rilindjes rrezikojnë jetët e qytetarëve appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Salianji me demokratët në Fier, salla e tejmbushur: Drejtuesit si ka bërë mirë llogaritë, përralla prej 13 vitesh

By: redi
3 February 2026 at 17:55

Ish‑deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji po mban këtë të martë një takim me strukturat dhe mbështetësit demokratë në Fier, si pjesë e turit të tij të foltorëve në qytete të ndryshme të vendit. Ai ka ftuar demokratët të diskutojnë rreth situatës politike dhe të ndajnë ide për të forcuar PD dhe për të synuar një rotacion politik. Takimi po mbahet në Kinoteatrin e Fierit dhe është një hap…

Source

Berishës nuk i japin fjalën për replikë, deputetët e PD bllokojnë foltoren (VIDEO)

By: V K
3 February 2026 at 12:30

Ditën e sotme, ish-kryeministri i vendit dhe njëkohësisht kryetar i Partisë Demokratike, Sali Berisha, kërkoi në Kuvend t’i përgjigjej Toni Gogut, por nuk u lejua, ndërkohë deputetët demokratë bllokuan foltoren duke shkaktuar kaos për pak momente.

Për shpërndarjen e tyre ndërhyri garda, më pas kryetarja e Kuvendit i ka dhënë fjalën Berishës për procedurë.

Berisha mori fjalën ku iu drejtua deputetëve të mazhorancës duke u shprehur se; “ata janë e keqja radikale, janë njerëzit më të pashpirt që vjedhin qytetarët e varfër dhe shqiptarët. Këta janë e keqja radikale, hajdutë të pashoqë, por ju që i mbroni këta, jeni e keqja banale. Ndaj dhe nuk ka kuptim se mund të flisja për Ramaduron, për çfarë s’mund të flisja, por e keqja, ajo që i bëni ju këtij vendi, nuk ka të ndalë. Si more bëheni ushtarë? Si mund të bllokoni imunitetin, çfarë u thoni ju familjarëve tuaj? Cili nga familjarët tuaj, miqtë tuaj, do ta miratonte këtë? Po ajo është kapur, ju mbroni Ramën, por Rama do t’ju marrë me vete juve, ju garantoj unë”.

 

The post Berishës nuk i japin fjalën për replikë, deputetët e PD bllokojnë foltoren (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Imuniteti i Ballukut, Berisha: Kuvendi është kthyer në mburojë të krimit

3 February 2026 at 12:53

TIRANË, 3 shkurt/ATSh/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij sot në Kuvend, akuzoi mazhorancën për shkelje të Kushtetutës dhe për mbrojtje të hapur të korrupsionit, teksa iu referua shtyrjes së mbledhjes së Këshillit të Mandateve për të miratuar kërkesën e Prokurorisë për heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Nga foltorja e Kuvendit, Berisha u shpreh ky vendim përbën një akt grushti shteti dhe e kthen Kuvendin në mburojë të krimit dhe të vjedhjes së fondeve publike.

Kryetari i PD, Sali Berisha iu referua konceptit të “banalitetit të së keqes” të filozofes Hannah Arendt, duke akuzuar deputetët e mazhorancës se po veprojnë pa përgjegjësi morale dhe si zbatues të verbër të urdhrave të kryeministrit Edi Rama.

“E keni të shkruar secili prej jush në ballë. Ja, po të lexoj unë në ballet tuaja, lexoj: e keqja banale, me të cilën ju në mënyrë të verbër mbështesni korrupsionin, bëheni shtylla të sistemit të gjakpirjes së qytetarëve. Njerëz që nuk mendojnë. Automatë që nuk mendojnë. Nuk ndjejnë përgjegjësi. Ju kërkoj të lexoni sa të dilni nga kjo seancë “Banaliteti i së keqes” dhe të shihni se si jeni prototipi i saj”, tha Berisha.

Berisha deklaroi se përdorimi i imunitetit parlamentar për të mbrojtur korrupsionin po rrit revoltën qytetare dhe në përfundim u bëri thirrje shqiptarëve të reagojnë kundër qeverisë.

“A e kuptoni ju se ç’do të thotë të bllokoni imunitetin e një njeriu? A e kuptoni se ç’do të thotë të përdorni imunitetin si mburojë për vjedhjen e shqiptarëve? A mendoni ju se çfarë zemërimi dhe revolte të jashtëzakonshme krijoni tek qytetarët që mezi mbyllin ditën për kafshatën e gojës, që mezi mbyllin muajin, që nuk blejnë dot ilaçet e tyre, që vdesin spitaleve?

“Nuk duhet të vini si automatë këtu. Ky është një akt depersonalizimi. Njerëz që nuk mbani asnjë përgjegjësi ndaj shqiptarëve, ndaj vetes tuaj, ndaj familjeve tuaja. Shqiptarët kërkojnë të zhbllokohet sistemi i drejtësisë”, tha Berisha.

/m.q/r.e/a.f/

The post Imuniteti i Ballukut, Berisha: Kuvendi është kthyer në mburojë të krimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KQZ ndan fondet për vitin 2026/ Ja si do të ndahen 3.5 mln lekë mes partive

By: Brisi
3 February 2026 at 12:17

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndarë fondet për partitë politike për vitin 2026. Sipas tabelës, Partia Socialiste përfiton gati gjysmën e shumës, rreth 1.7 milion euro për këtë vit, ndjekur nga Partia Demokratike, e cila do të marrë rreth 800 mijë euro. Ndërkohë, për shkak të koalicionit me Sali Berishën, do të përfitojnë para nga […]

The post KQZ ndan fondet për vitin 2026/ Ja si do të ndahen 3.5 mln lekë mes partive appeared first on BoldNews.al.

Zhupa: Projektligji i PD-së në mbështetje të mësuesve, prej nëntorit në sirtarët e Kuvendit

By: Fax Web
3 February 2026 at 10:54

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, në një deklaratë të dhënë sot për mediet në ambientet e jashtme të Kuvendit, tha se Partia Demokratike ka hartuar një projektligj në mbështetje të mësuesve, i cili ndodhet në sirtarët e Kuvendit prej nëntorit të vitit të shkuar.

Zhupa nënvizoi se prej një viti e gjysmë mësuesve që kanë mbaruar përpara sistemit të Bolonjës, me një VKM nga ish-ministrja Ogerta Manastirliu iu hoq pagesa e kategorisë që nuk i cilëson ata më me arsim të lartë apo me master.

“Këtu filloi një problem shumë i madh për 11 172 mësues të sistemit parauniversitar në Shqipëri, të cilët nisën betejën me peticione e protesta. Këto kaluan në vesh të shurdhër. Unë atëherë kam qenë kryetare e Komisionit të Edukimit dhe kam bërë dëgjesa me ministren Manastirliu, e cila e ka mbrojtur me fanatizëm këtë vendim duke e konsideruar si barazi me punonjësit e administratës publike”, tha Zhupa.

Deputetja e PD-së, shtoi se Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shqiptar ka shkuar në Gjykatën Kushtetuese për ta shfuqizuar këtë VKM që ishte në kundërshtim me ligjin “Për arsimin parauniversitar”.

“Në Gjykatën Kushtetuese duke qenë e ishin 8 anëtarë është bërë ndarja 4 me 4 dhe nuk kanë arritur ta rrëzojnë këtë vendimmarrje të qeverisë”, vijoi ajo.

“Qeveria doli palë kundër mësuesve për t’iu hequr atyre këtë përfitim që kishin marrë ndër vite. Kur gjykata nuk arriti të marrë një vendim, unë kam vendosur t’i mbështes mësuesit me një projektligj të ri, të cilin e kam depozituar në 21 nëntor 2025 dhe që vazhdon të jetë në sirtarët e Kuvendit”, theksoi Zhupa, ndërsa shtoi se ky projektligj parashikon ndryshimin e ligjit të Arsimit të Lartë ku edhe mësuesit që kanë mbaruar përpara sistemit të Bolonjës të cilësohen të kualifikuar.

❌
❌