Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Alimehmeti tregon skenarin e protestës së PD-së: Duhet të ketë një revoltë popullore

By: armand
22 December 2025 at 16:03

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, tha se protestat duhet të shndërrohen në revolta deri në largimin e qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama. Në studion e News24, Alimehmeti ftoi edhe socialistët në protestën e sotme antiqeveritare. “Protesta kombëtare që zhvillohet sot është një tubim ku duhet të marrë pjesë kushdo për […]

The post Alimehmeti tregon skenarin e protestës së PD-së: Duhet të ketë një revoltë popullore appeared first on BoldNews.al.

Alimehmeti tregon skenarin e protestës nga opozita: Të na bashkohen edhe socialistët

By: redi
22 December 2025 at 15:41

Kreu i Departamentit për Shëndetësisë në PD, Ilir Alimehmeti thotë se protestat duhet të shndërrohen në revolta deri në largimin e qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama. Ai ftoi edhe socialistët në protestën e sotme antiqeveritare. ”Protesta kombëtare që zhvillohet sot është një tubim ku duhet të marrë pjesë kushdo për të mirën e këtij vendi. Nuk ka ditë që të mos ketë skandale…

Source

PD humb veten, si mund të fitojë me kundërshtarin?

By: Ela
10 December 2025 at 11:57

Nga Boldnews.al Nëse do rreshtoheshin humbjet ndaj kundërshtarit politik, në zgjedhje qëndrore dhe lokale, por edhe në marrëveshje të nisura bukur dhe bitusura dhunshëm e përbuzshëm edhe me nënqeshje ndërkombëtare, do duheshin disa netë të gjata dimri për të kuptuar minimalisht përsëritjen e së njëjtës histori; që vetë PD-ja është e abonuar me dështimin e […]

The post PD humb veten, si mund të fitojë me kundërshtarin? appeared first on BoldNews.al.

“Asnjë takim privat s’më impresionon”, Berisha: Ilir Alihmemeti kërkoi takim, ndërsa Salianji…

By: Ela
6 December 2025 at 13:40

Sali Berisha ka komentuar foltoret e Ervin Salianjit dhe Ilir Alihmemetit me demokratët, duke u shprehur se nuk impresionohet nga takimet private. Berisha theksoi se “do të dëgjohet çdo zë brenda forumeve”, duke shtuar se “ata që zgjedhin privaten, kanë bërë zgjedhjen e tyre”. Kryedemokrati u shpreh se pas foltores Ilir Alimehmeti i kërkoi takim dhe e priti në […]

The post “Asnjë takim privat s’më impresionon”, Berisha: Ilir Alihmemeti kërkoi takim, ndërsa Salianji… appeared first on BoldNews.al.

Ervin Salianji kërkon të marrë drejtimin e PD?! Ilir Alimehmeti zbulon prapaskenat: Sali Berisha më ftoi në zyrë…

By: danieli
6 December 2025 at 09:22

Mjeku Ilir Alimehmeti, ish-kandidat për deputet i Partisë Demokratike, ka rrëfyer se është takuar me kryedemokratin Sali Berisha, pas kafes që konsumoi me Ervin Salianjin dhe eksponentë të tjerë të kësaj force politike. I ftuar në A2 CNN me gazetaren Merita Haklaj, kandidati më i votuar i Tiranës në zgjedhjet e fundit parlamentare, tregoi se e ka përgazuar Sali Berishën që më në fund kishte…

Source

Alimehmeti zbulon takimin me Berishën pas kafes me Salianjin

By: Ela
6 December 2025 at 08:14

Ish-kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, ka rrëfyer se është takuar me kryedemokratin Sali Berisha, pas kafes që konsumoi me Ervin Salianjin dhe eksponentë të tjerë të kësaj force politike. Alimehmeti tha se gjatë takimit e përgëzoi Berishën që kishte vendosur të dilte në terren për t’u takuar me demokratët. Alimehmeti ripërsëriti gjithashtu […]

The post Alimehmeti zbulon takimin me Berishën pas kafes me Salianjin appeared first on BoldNews.al.

Salianji kërkon karrigen e Berishës? Alimehmeti: Nuk është lëvizje anti-kryetar

By: redi
5 December 2025 at 21:42

Ilir Alimehmeti thotë se lëvizja e organizuar nga Ervin Salianji, pjesë e të cilës është edhe vetë ai, nuk është një lëvizje anti-kryetar. Për të qëllimi i kësaj lëvizje është të kërkojë organizim të PD-së. ”Duhet të kuptojmë diçka të rëndësishme. Këtu ne nuk jemi duke folur për një diskutim politik, për një lidership politik apo për mendime politike të ndryshme. Pra nuk është një lëvizje e…

Source

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

5 December 2025 at 07:25

Me qëllimet e shprehura publikisht për “ringritje” dhe “rizgjim” të Partisë Demokratike, ish-deputeti dhe anëtari i kryesisë së kësaj partie, Ervin Salianji ka nisur një tur takimesh me strukturat e partisë, një lëvizje që shihet si sfidë ndaj kryetarit historik Sali Berisha dhe analizës së munguar pas humbjes së thellë të zgjedhjeve parlamentare të 11 […]

The post Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike appeared first on Reporter.al.

“Nuk përfaqëson strukturat e partisë”, Alimehmeti komenton deklaratën e Berishës: Synojmë forcimin e PD-së

By: Elva
4 December 2025 at 21:34

Anëtari i Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, ka reaguar pas deklaratës së kreut të PD-së, Sali Berisha, i cili e quajti lëvizjen e tij me Ervin Salianjin “private” dhe “me interesa të dyshimta”. Në një intervistë për emisionin “Të Paekspozuarit”, Alimehmeti mohoi kategorikisht se takimet që po zhvillon me demokratë në disa qytete të vendit kanë […]

The post “Nuk përfaqëson strukturat e partisë”, Alimehmeti komenton deklaratën e Berishës: Synojmë forcimin e PD-së appeared first on BoldNews.al.

Drejtimi i PD/ Rakpi: Doktorin se lëviz topi nga aty? Alimehmeti: Procesi i votimit duhet të jetë i hapur dhe transparent

By: redi
4 December 2025 at 21:26

Ilir Alimehmeti, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka folur për Foltoren e re që ka nisur me Ervin Salianjin dhe mbështetësit e PD. Alimehmeti tha se kjo lëvizje nuk synon lidershipin e partisë dhe bëri kujdes disa herë të theksonte se kryetar i kësaj partie është Berisha, por shtoi se duhet energjizuar partia dhe votuesit duhet të përfaqësohen. Ylli Rakipi: Ju po përpiqeni ndoshta të…

Source

Salianji takim me demokratë në Durrës: PD duhet të hapet dhe të ripërtërihet

3 December 2025 at 20:26

TIRANË, 3 dhjetor /ATSH/ Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji zhvilloi sot foltoren e tij me demokratët në Durrës. Gjatë fjalës së tij para mbështetësve, Salianji theksoi se Partia Demokratike duhet të udhëheqë ndryshimin që të gjithë po presin.

Salianji u ndal edhe tek analiza e humbjes së zgjedhjeve, ku sipas tij një shkak ishte edhe “paaftësia e opozitës”.

“Do të na urrejë çdo demokrat nëse nuk i përgjigjemi në kohë shqetësimit të tyre. Është e vërtetë si drita e diellit që Edi Rama dhe Partia Socialiste nuk zhvillojnë zgjedhje të drejta. I kanë goditur zgjedhjet, i kanë zhvlerësuar. I kanë rrethuar votuesit. Ata kanë patronazhim kapilar të çdo qendre votimi dhe njohin emër për emër duke gjurmuar votuesit. E ka bërë politikën të papërgjegjshme, të shthurur, pa mision dhe pa kontratë me njerëzit. Zgjedhjet janë si një luftë mes ndërvarësisë për bukën e gojës dhe shtrëngimit me vendin e punës apo sipërmarrjen. Por të dashur miq duhet ta themi hapur dhe me sinqeriteti. Një tjetër shkak është paaftësia e opozitës, e Partisë Demokratike si forca më e madhe opozitare në vend, për të qenë bindëse, për të nxjerrë shqiptarët drejt kutive të votimit, për t’i fituar zgjedhjet. Zgjedhjet e pjesshme janë një sinjal i fortë që duhet ta lexojë gjithsecilin prej nesh”, tha Salianji.

Salianji theksoi se në Vlorë opozita nuk nxori “më shumë se 2500 votues”.

“Kjo më bëri të reflektoj dhe kuptoj që ne duhet t’i dëgjojmë demokratët për arsyet se pse demokratët nuk dalin të votojnë. Pse nuk i motivojmë ne të dalin të votojnë dhe t’i pyesim?”, tha ai.

Salianji shtoi se “ministra, kryebashkiakë e zyrtarë përballen çdo ditë me drejtësinë, por nuk i lëshojnë postet. PD përsëri nuk po rritet. Demokratët janë lodhur, dhe ne nuk duhet ta kemi frikë të themi të vërtetën ashtu siç është. Çdo drejtues duhet ta shohë këtë ashtu siç është”.

Sipas tij, PD nuk është vetëm një parti politike.

“PD është vokacion, pasuri kombëtare, por ajo duhet të hapet, të ripërtërihet, të zgjohet, të rinovohet. Zëri i ri bashkon njerëzit përtej partive politike. Zëri i ri ka sjellë shpresë dhe aspirata fitoreje në disa bashki. Shqipëria ka nevojë për ne, ka nevojë për një PD të hapur, energjike, të sinqertë”, tha Salianji.

Salianji, i cili është njëkohësisht edhe anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike tha se selia blu duhet t’i dëgjojë demokratët, përkundrazi mosdëgjimi i tyre është “një gabim i rëndë”.

Ai theksoi se PD-ja “duhet të hapet, të ripërtërihet, të zgjohet, të rinovohet, besojë te brezi i ri, të kombinojë përvojën me freskinë dhe padiskutim të fitojë”.

Në takim ishin të pranishëm edhe eksponentë të tjerë të PD-së, përfshirë anëtarin e këshillit bashkiak të Tiranës, Ilir Alimehmeti, si dhe ish-kandidatin për deputet Aulon Kalaja.

Alimehmeti tha se ky takim është një frymë për të përmirësuar partinë, për të diskutuar dhe për të përballur mendimet me votuesit.

“Kjo është frymë për të bashkuar çdo lloj ideje, personi, votues, simpatizant brenda apo jashtë Shqipërisë që t’i rrahim bashkë këto ide. Duhet të flasim me votuesit, votuesi flet me emër, me shpirt, me zemër, e kanë të vështirë dhe ata. Duhet të kuptojmë se këtu nuk kemi vetëm korrupsion financiar, por edhe korrupsion moral, s’mund të transmetohet tek ne. Ne moralin e kemi të parin dhe me këtë moral hajde të bashkojmë idetë tona, nuk ka mendime të gabuara, të gjitha duhet t’i dëgjojmë. PD është parti e lirë, t’i dëgjojmë dhe t’i rrahim këto mendime”, tha Alimehmeti.

/m.q/r.e/a.f/

The post Salianji takim me demokratë në Durrës: PD duhet të hapet dhe të ripërtërihet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Foltorja e Salianjit dhe Alimehmetit me demokratët, Berisha: Aktivitet privat, s’ka lidhje me PD

By: Ela
3 December 2025 at 12:19

Kryedemokrati Sali Berisha i ka quajtur aktivitet privat foltoren që Ervin Salianji dhe Ilir Alimehmeti do të zhvillojnë në qytetin e Durrësit me demokratët. Berisha theksoi se asnjë aktivitet jashtë forumeve nuk mund të ketë ndikimin më të vogël në PD. “Asnjë aktivitet jashtë forumeve të PD nuk mund të ketë ndikimin më të vogël […]

The post Foltorja e Salianjit dhe Alimehmetit me demokratët, Berisha: Aktivitet privat, s’ka lidhje me PD appeared first on BoldNews.al.

Grupim i ri në parti? Alimehmeti zbulon prapaskenat e kafes së bujshme: Këshilli Kombëtar nuk është mbledhur prej 9 muajsh

By: redi
1 December 2025 at 21:25

Ilir Alimehmeti ka sqaruar takimin e shumëdiskutuar të disa prej eksponentëve demokratë, të cilët në primare dhe listat e hapura të zgjedhjeve të 11 majit rezultuan ndër më të votuarit. Sipas tij, ky takim nuk ka qenë një lëvizje jashtë strukturave, por një përpjekje për të ngritur një zë që prej muajsh nuk po dëgjohet në forcat drejtuese të PD-së. Ai theksoi se përfaqësuesit që kanë marrë…

Source

Berisha: Askush nuk është i përjashtuar në PD, drejtuesit e partisë largohen me votë

29 November 2025 at 13:31

TIRANË, 29 nëntor /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi sot me qytetarët përmes rrjeteve sociale, u pyet se pse nuk jep dorëheqjen nga drejtimi i partisë për t’ia lënë drejtimin të rinjve.

Berisha tha se në kushtet e diktaturave autoritare qëndrimi në opozitë është një mision dhe se largimi nga misioni bëhet vetëm nëpërmjet votës.

“PD është një parti e cila përcakton fatin e drejtuesve dhe anëtarëve të saj nëpërmjet votës. Në kushtet e një pluralizmi funksional nuk ka asnjë dyshim që humbja e zgjedhjeve është kriteri më i shëndoshë për dorëheqjen e atyre që drejtojnë.

“Por në kushtet e farsës elektorale dhe narkoshetit, në kushtet kur zgjedhje janë farsë dhe jo zgjedhje normale, një akt i tillë do t’i shërbente diktatorit dhe atyre që shtypin pluralizmin. Një akt i tillë nuk mund të ndodhë, përveç se me votën e demokratëve shqiptarë”, tha Berisha.

Berisha komentoi edhe takimin e një grupi eksponentësh të PD-së, mes tyre ish-deputeti Ervin Salianji dhe anëtari i këshillit bashkiak Ilir Alimehmeti. Berisha tha se askush nuk është i përjashtuar nga partia.

“Kandidatët e Primareve në tërësi i kam takuar, ose i kam telefonuar. Vetë Salianji ka qenë disa herë në këtë zyrë, Ilir Alimehmeti edhe më shpesh. Në këtë kontekst askush nuk është i përjashtuar në këtë parti.

Po, ka patur një problem serioz dhe ky problem ka qenë angazhimi ynë total në mbrojtjen e votës. Pra, do të bëj gjithçka për të vërtetuar se ishin zgjedhje apo farsë, se ishte votë e lirë apo e rrëmbyer”, tha ai.

Berisha tha se “zgjedhjet në Shqipëri u mbajtën në kushtet e partisë-shtet. Zgjedhjet që zhvillohen në kushtet e partisë-shtet nuk janë kurrë më të lira, por janë thjeshtë farsë elektorale”.

Berisha shtoi ndër të tjera se “çdo demokrat e demokrate, çdo opozitar dhe opozitare e ka legjitime betejën për përmbysjen e këtij pushteti dhe rivendosjen e votës së lirë. Dhe ky nuk është një rezultat i vogël. Kjo është realizuar dhe në vitin 2001, nëse ju kujtohet, që u konkludua me një president konsensual, formulë e cila sot opozitës – në vlerësim tim më të madh – nuk i intereson”.

Sipas Berishës, përpjekjet për ribashkimin e partisë ishin më të duhurat, pasi ishte një “betejë për ekzistencën e PD-së”.

“Sali Berisha kishte një rrugë tjetër, të rithemelonte një forcë politike të re, por nuk e meritonte PD kurrë atë. Nuk meritonte PD-ja t’ia dorëzonte armiqve të saj këtë forcë politike. Terrori politik ndaj opozitës nuk është një moment inkurajimi për qytetarët, përkundrazi, është një moment terrori për qytetarët dhe në këtë kontekst përpjekjet për bashkim ishin përpjekjet më të duhura. Dhe pa diskutim që ato kishin një çmim, e pohoj, por nuk mund të pranoja kurrë që PD të transformohej në një parti jashtë idealeve dhe programit të demokratëve”.

/m.q/r.e/ /a.g/

The post Berisha: Askush nuk është i përjashtuar në PD, drejtuesit e partisë largohen me votë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Alimehmeti: Mandati i Berishës përfundon në pranverë, PD duhet të riorganizohet

By: Elva
27 November 2025 at 21:53

Kandidatë për deputetë, ish-deputetë dhe anëtarë të strukturave të Partisë Demokratike u mblodhën këtë të enjte për rreth tre orë, në një takim të mbyllur ku u diskutua për drejtimin e ardhshëm të forcës më të madhe opozitare. Ilir Alimehmeti, foli në “Top Story” për domosdoshmërinë e një kursi të ri politik. Ai theksoi se […]

The post Alimehmeti: Mandati i Berishës përfundon në pranverë, PD duhet të riorganizohet appeared first on BoldNews.al.

Takimi me më të votuarit e PD-së, Alimehmeti: Kandidatët kërkojnë rikthimin e strukturave

By: Elva
27 November 2025 at 21:39

Këtë të enjte është zhvilluar një takim mes disa prej kandidatëve më të votuar të Partisë Demokratike ka vënë në qendër të diskutimit mënyrën se si është drejtuar partia pas zgjedhjeve të 11 majit dhe mungesën e komunikimit me strukturat. Në mbledhje morën pjesë anëtari i Kryesisë Ervin Salianji, kandidati i Tiranës Ilir Alimehmeti, si […]

The post Takimi me më të votuarit e PD-së, Alimehmeti: Kandidatët kërkojnë rikthimin e strukturave appeared first on BoldNews.al.

Pse nuk e shkarkon Rama Ballukun? Alimehmeti: Janë të pleksur bashkë në pazare

By: Ela
21 November 2025 at 15:27

Demokrati Ilir Alimehmeti ka komentuar faktin se pse Rama nuk e shkarkon Ballukun nga detyra e zëvendëskryeministres dhe të ministres së Infrastrukturës. Alimehmeti tha se Rama dhe Balluku janë bashkë të ‘pleksur’ në pazare. Ai tha se kapitulli Balluku për SPAK-un është i mbyllur, pasi sipas tij prokuroria ka prova që e inkiminojnë atë. “Qartësisht […]

The post Pse nuk e shkarkon Rama Ballukun? Alimehmeti: Janë të pleksur bashkë në pazare appeared first on BoldNews.al.

”Nuk po merren përgjegjësi në PD”, Alimehmeti: Duhet ristrukturim total

By: redi
18 November 2025 at 21:10

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti shpreh hapur zhgënjimet, kritikat dhe propozimet për gjendjen aktuale të PD-së. Për të selia blu ka dështuar të mbajë premtimin për analizën zgjedhore, duke ngritur dyshime për transparencën e brendshme. ”Analiza zgjedhore është premtuar prej kohësh. OSBE/ODIHR doli. S’ka asnjë arsye që kjo të mos bëhet. Nëse nuk bëhet…

Source

Ilir Alimehmeti: Kemi dy standarde, Veliaj me masë sigurie, Balluku e lirë! Zv/kryeministrja mund të prishë provat dhe të shkaktojë dëme të tjera

By: V K
12 November 2025 at 15:53

Zv/kryeministrja Belinda Balluku, duhet të ishte në masë sigurie, pasi dëmi i shkaktuar me tenderin e tunelit të Llogarasë, pa llogaritur edhe çështjet e tjera si ato të energjisë dhe infrastrukturës, është 50 milionë euro dhe për më tepër mund të vijojë të prishë provat e të shkaktojë dëme të reja.

Kështu u shpreh ish-kandidati për deputet në zgjedhjet e 11 majit dhe anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, sot në një analizë të situatës politike dhe drejtësisë në vend, në “News 24”.

I pyetur për çështjen Balluku, nëse ajo do ndikonte si në zgjedhjet e pjesshme të Tiranës ashtu edhe në dosje duke qenë e lirë, ai tha:

“Patjetër. Akoma më shumë do e rëndonte situatën atje. Nuk është vetëm fjalim, është edhe veprim, nuk mjafton vetëm kaq. Kemi një situatë ku nuk është vetëm zv/kryeministrja, por edhe kryeministri, janë 50 mln euro, kushedi se sa çështje të tjera ka në këtë mes. Kemi rastin Veliaj, që merret në masë sigurie, ta themi siç është. Nga ana tjetër kemi ballukun, 50 mln euro, ajo mund të prishë provat, mund të ndikojë, të arratiset, s’e di tjetër”, tha Alimehmeti.

Ai vuri në dukje se drejtësia ka vepruar me dy standarde, ndërkohë që për një skandal të tillë zv/kryeministrja vijon të jetë në detyrë dhe as të dorëhiqet.

Ish-kandidati kërkoi më shumë reagim nga PD në këtë situatë, me lëvizje politike edhe më të fortë të opozitës.

“Balluku është nën akuzë, janë 50 mln euro dhe vazhdon të jetë në detyrë. A mund të prishen provat dhe të vazhdohet dëmi, a kemi dy standarde? E qartë që po. Tjetër gjë se PD duhet të reagojë ndaj kësja situate. Ky është vendim i strukturave, vendosin ato”, tha Alimehmeti.

 

 

Gjithashtu, kërkoi këmbëngulje nga ana e opozitës për çështjen Balluku, pasi është dëm i madh financiar në buxhetin e shtetit.

“Opozita duhet të flasë më shumë për çështjen Balluku dhe të ndërmarrë veprime konkrete. Nuk mjaftojnë vetëm fjalët. Po flasim për një situatë të qartë, me një fond prej 50 milionë eurosh, dhe kush e di sa elementë të tjerë të dyshimtë ka pasur pas kësaj. Veliaj është arrestuar më 10 shkurt, për një akuzë të ngritur në 23 korrik, pra më shumë se gjashtë muaj më vonë, dhe u vendos në arrest me burg. Nga ana tjetër, Balluku ka një akuzë për 50 milionë euro, por ndaj saj nuk është marrë asnjë masë sigurie. Ajo mund të prishë prova, të ndikojë në hetime, apo edhe të arratiset. Këtu kemi një trajtim krejt të ndryshëm”, komentoi ai.

Alimehmeti: Mbështetje Binajt, Tirana është zaptuar nga lojërat e eksponentëve të PS

Ai u pyet edhe për çështjen e Bashkisë së Tiranës dhe zgjedhjeve të parakohshme që për momentin janë shtyrë, sepse Kushtetuesja rrëzoi dekretin e Presidentit Bajram Begaj dhe riktheu në detyrë Erion Veliajn pas shkarkimit nga Këshilli Bashkiak dhe Këshilli i Ministrave.

“Tirana është e zaptuar për lojërat abuzuese të eksponentëve të PS. Këta, me problematikat që kanë krijuar vetë, kanë sjellë këtë situatë. Sot për sot, sa kohë palët mbajnë qëndrimet e tyre, qytetarët mbeten peng. Zgjidhja është politike, nuk ka tjetër rrugë. Kryeministri e ka shkarkuar Veliajn edhe nga posti i kreut të Shoqatës së Bashkive, duke treguar se e ka larguar politikisht. Ata u frikësuan nga rezultati i Tiranës dhe bënë gjithçka për ta shtyrë. Tirana është udhëheqëse për gjithë bashkitë,” tha ai.

Alimehmeti shprehu mbështetjen për kandidatin e pavarur, aktorin Florian Binaj, por tha se nëse zgjedhjet do mbahen më vonë, nuk e dinte se si do të shkonte situata politike dhe ai nuk mund të japë përgjigje për një situatë të ardhshme, por për atë aktuale.

“Unë e kam shprehur edhe mbështetjen time publike, por edhe mendimin tim. Nuk mund të flas se si mund të jetë situata më vonë. E kemi mbështetur Florjan Binajn si kandidat të pavarur për drejtimin e Bashkisë Tiranë, duke e konsideruar këtë si një alternativë reale për ndryshim”, tha ai.

The post Ilir Alimehmeti: Kemi dy standarde, Veliaj me masë sigurie, Balluku e lirë! Zv/kryeministrja mund të prishë provat dhe të shkaktojë dëme të tjera appeared first on Albeu.com.

❌
❌