Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 26 December 2025Main stream

“Vija e kuqe” e foltoreve blu/ Pas akuzave për Salianjin, Berisha del në foltore me Arjan Ndojën

By: xhir jeta
26 December 2025 at 13:42

Kush i organizon foltoret me demokratët? Salianji akuzohet se ia bën fshehurazi Suel Çela, kurse doktori rrugës për Gjir të Lalzit, u ndal për një foltore në Manëz, haptazi me Arian Ndojën.

Arian Ndoja është vija e kuqe e Salianjit për doktorin, ish-prokurori u bë deputet i PD pas atentatit në makinë me Rrumin e Shijakut në Shkozet dhe shkarkimit nga Vetingu, së fundmi edhe me probleme me drejtësinë, pasi Gjykata ka urdhëruar SPAK ta hetojë.

Por për Berishën, Salianji me Ndojën kanë një ndryshim. Kush afrohet me Ramën favorizohet, kush afrohet me doktorin persekutohet.

 “Askush nga ne ndonjë favor nuk e ka marrë, përkundrazi, ka marrë ndëshkime nga qeveria për shkak të afrimit me ne, bashkëpunimit me ne, shoqërim me deputetët e nderuar, takime mbledhje, të gjitha këto kanë qenë persekutim, persekutim”

Edhe Salianji për doktorin ishte i persekutuar politik, bëri dhe burg, por kjo vlente sa ishte brenda. Tani që është jashtë, doktori i dha një këshillë, të mos përfundojë si Lulzim Basha.

“Beteja të padrejta nuk mund të bësh. Ish-kryetari në vend që të merrej me grabitjen e votës, u mor me mua, me partinë. Sepse ishte në marrëveshje me të. Harroi çfarë bëri qeveria.”

Doktori paralajmëroi se është vetëm fillimi, PD do krastitet edhe nga tradhëtarë të tjerë.

“Ka patur nga ata me poste që kanë bashkëpunuar me krahun tjetër, ose që skanë punuar, ata sdo i kenë më ato poste, sepse i kishin për demokratët”

Por një demokrat i kujtoi se dembelët në radhë të parë i ka në krah, Gaz Bardhin që vetëm flet, dhe Oerd Bylykbashin që sbën asgjë.

“Dega e Durrësit është në gjumë, tani do e bëjmë analizën ne pas 8 muajsh. Drejtuesi politik nuk duket. Shohim kryetarin e grupit parlamentar, ka vetëm një fjali, ia kemi mësuar përmendësh. Opozita ka vetëm fjalën, dhe atë na e mohojnë”

Demokratët në foltore u mblodhën jo vetëm për PD, por edhe për të rrëzuar qeverinë. Berisha u kujtoi se doktori i ri ishte i dhunshëm, por doktori i vjetër është për revolucion paqësor. Ndaj dhe për momentin gëzuar festat.

“Doktor, zjarr në janar!”

“Gëzuar, në 2026 hyjmë me mision, janar nisim betejën tonë deri në fitore!”

Before yesterdayMain stream

Noka pasi e hoqi nga grupi: Salianji u vetëpërjashtua nga kryesia e PD

By: armand
23 December 2025 at 22:02

Flamur Noka deklaroi këtë mbrëmje se Ervin Salianji nuk është më anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike. Duke folur në News 24, Noka shtoi se Salianji ka kaluar vijën e kuqe në parti pasi organizoi takimin me demokratët në Elbasan me mbështetjen e Suel Çelës, Gys Agasit dhe Ben Qimes. I pyetur nëse është përjashtuar, […]

The post Noka pasi e hoqi nga grupi: Salianji u vetëpërjashtua nga kryesia e PD appeared first on BoldNews.al.

Berisha: Salianji ka kaluar linjat e kuqe dhe është vetë-përjashtuar

23 December 2025 at 14:45


Në konferencën për shtyp këtë të martë, Sali Berisha u shpreh se Ervin Salianji ka kaluar linjat e kuqe dhe është vetë-përjashtuar.

Berisha tha se do duhej të flisnin për krimin e jo për Salianjin.

“Akoma mendja tek Salianji. Po ne këtu jemi për enciklopedinë e krimit që nuk është paraqitur kurrë. Po çfarë lidhje ka Salianji me këtë. Po Salianji ishte i burgosur politik kur u zhvilluan zgjedhjet. Çfarë do të thotë kjo? Sot është një njeri që ka kaluar linjat e kuqe. E kam thënë kur i ka kaluar linjat e kuqe. Kemi ca linja të kuqe. Jo, nuk ka një vendim, ka vet-përjashtuar veten. Sa herë të pyesni, këtë përgjigje do merrni. Po i kalove linjat e kuqe, i kalon”, tha Berisha. (A2 Televizion)

Salianji i bashkohet protestës përpara Kryeministrisë: Koha për rrëzimin e qeverisë

By: Elva
22 December 2025 at 18:43

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i është bashkuar mbrëmjen e sotme protestës kombëtare të opozitës, e zhvilluar në bulevardin përpara Kryeministria. Në një komunikim për mediat, Salianji u shpreh se qeveria aktuale, e drejtuar nga Edi Rama, është e zhytur në skandale dhe ka humbur legjitimitetin për të qeverisur vendin. “Qeveria ka rënë në […]

The post Salianji i bashkohet protestës përpara Kryeministrisë: Koha për rrëzimin e qeverisë appeared first on BoldNews.al.

Salianji: Dosjet “Balluku” dhe “AKSHI” po fundosin qeverinë Rama

By: Elva
21 December 2025 at 15:10

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku i cilëson dosjet “Balluku” dhe “AKSHI” si dy çështjet më të rënda që, sipas tij, rrezikojnë drejtpërdrejt qeverinë e Kryeministrit Edi Rama. Salianji shkruan se, gjatë kohës kur drejtonte Komisionin Hetimor Parlamentar për sistemin TIMS, ka denoncuar publikisht cënimin e […]

The post Salianji: Dosjet “Balluku” dhe “AKSHI” po fundosin qeverinë Rama appeared first on BoldNews.al.

Vija e kuqe është Salianji! 35-vjetori i themelimit në Kavajë, PD e përçarë

By: Re Nato
18 December 2025 at 23:09

Edhe fitorja përçan.

S’ka pajtim as në Kavajën demokratike. Dega lokale e PD ndau ftesat për 35-vjetorin e themelimit, Berisha e pranoi, Salianji sërish mungoi.

Sebepi për këtë bashkim do të ishte kryebashkiaku blu, Fisnik Qosja që vijën e kuqe të doktorit apo të Salianjit, e kalon vetëm politikisht, kur xhepin e zbrazët të djathtë ia ngroh vetëm qeveria e majtë.

Por kësaj radhe, kur foli, anoi pak më shumë nga shoku i tij.

“Dita erdhi, është 22 dhjetori. Kemi nevojë të përevshim mëngët e ta bëjmë PD fituese. Ta bëjmë bulevardin dëshmorët e kombit të kumbojë.”

Po si humbjet, edhe fitoret i vendos vetëm Berisha kush dhe si i arrin. Ndaj dhe i vendosi Qosjes vijën e kuqe, dhe në PD vija e kuqe nuk është Rama, por Salianji.

Përpjekje të jashtëzakonshme u bënë të shuajnë Partinë Demokratike si parti sovrane, të shpirtit dhe zemrave tuaja.

Përpjekje të jashtëzakonshme u bënë të shndërrojnë Partinë Demokratike në një parti fasadë të Partisë së Krimit. Të gjitha dështuan.

Festa zgjati pak, por doktori e kori dhe një fitore. Pas Alimehmetit në Tiranë, dhe Aulon Kalasë në Durrës, i mori kësaj radhe Hysen Kadiun e Kavajës, më i votuari i primareve në Tiranë.

Kavajsit demokratë e votuan për ta futur në listën e mbyllur, por doktori e zëvendësoi me djalin e Fahriut. Tani doktori ka edhe Kadiun, edhe Fahriun. Nuk dihet nese ka votat, por për ato ka vite që nuk ka interes. Ndaj dhe si ëmbëlsirë në fund të takimit me kavajasit, u mor vesh se Salianji nuk është më i përfshirë në organizimin e partisë në Tiranë.

Një paralajmerim e dha më herët në kuvend. Tashmë Salianji bashkë me Gridën, i përkasin të kaluarës./abcnews.al

Berisha largon Salianjin si drejtues politik në Njësinë 6 në Tiranë

By: armand
18 December 2025 at 18:44

Teksa na ndajnë katër ditë nga protesta e paralajmëruar e opozitës të hënën më 22 dhjetor, kryetari i PD, Sali Berisha, ka vendosur të largojë Ervin Salianjin nga posti i drejtuesit politik në Njësinë 6 në Tiranë, ose ndryshe zona e Kombinatit. Vendimi vjen në një moment ku strukturat janë në fazë mobilizimi për protestën […]

The post Berisha largon Salianjin si drejtues politik në Njësinë 6 në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

Replikat në distancë/ Berisha: Salianji është vetëpërjashtuar nga PD

By: Elva
17 December 2025 at 20:41

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli për mediat në selinë blu pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Kombëtar dhe takimit me sekretarët e degëve të PD-së. Berisha u shpreh se brenda Partisë Demokratike po vërehet, sipas tij, një zhvillim dhe ndërgjegjësim i rëndësishëm politik, duke e cilësuar situatën si pozitive për opozitën. Ai deklaroi […]

The post Replikat në distancë/ Berisha: Salianji është vetëpërjashtuar nga PD appeared first on BoldNews.al.

Akuzat e Berishës/ Salianji nuk merr pjesë në mbledhjen e Këshillit të PD-së: Mjerim politik!

By: Brisi
17 December 2025 at 18:27

Ervin Salianji, nuk ka marrë pjesë sot në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, të thirrur nga Sali Berisha pasditen e kësaj të mërkure në selinë blu. Ai ka sqaruar se nuk ishte prezent në mbledhje pasi sipas tij vëmendja duhet të shkojë te skandalet Rama-Balluku dhe jo te takimet e organizuara nga ai, të […]

The post Akuzat e Berishës/ Salianji nuk merr pjesë në mbledhjen e Këshillit të PD-së: Mjerim politik! appeared first on BoldNews.al.

Mungoi në mbledhjen e Këshillit Kombëtarë të PD-së, Salianji zbulon arsyen: Doja të mos hiqnin vëmendjen nga skandali Rama-Balluku dhe ai i AKSh-it

By: M C
17 December 2025 at 18:26

Ish-deputeti Ervin Salianji ka shpjeguar arsyen e mungesës së tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar.

Salianji shprehet se qëllimi ishte mos t’i jepte mundësi partisë që të shmangte vëmendjen nga skandalet e fundit Rama-Ballukun dhe skandali i AKSh-it.

“Sot nuk mora pjese me mbledhjen e KK qe mos t’iu jap mundesi ta shmangin vemendjen nga skandali Rama-Balluku dhe skandali i AKSh-it”, ka njoftuar ai.

The post Mungoi në mbledhjen e Këshillit Kombëtarë të PD-së, Salianji zbulon arsyen: Doja të mos hiqnin vëmendjen nga skandali Rama-Balluku dhe ai i AKSh-it appeared first on Albeu.com.

Berisha: Salianji organizoi takim me Suel Çelën, bashkëpunimi me krimin përbën “vijën e kuqe”

By: Ela
17 December 2025 at 13:41

Kryedemokrati Sali Berisha deklaron në një konferencë për mediat se deputeti Ervin Salianji ka organizuar një takim me Suel Çelën, duke theksuar se bashkëpunimi me krimin përbën “vijën e kuqe” të kësaj force politike. “Në të gjithë karrierën time politike dhe në ditët më të vështira, kurrë, kurrë nuk kam bërë dhe nuk bëj kompromis […]

The post Berisha: Salianji organizoi takim me Suel Çelën, bashkëpunimi me krimin përbën “vijën e kuqe” appeared first on BoldNews.al.

“PD është rehatuar me humbjen”/ Salianji: Ka mungesë përfaqësimi

By: Brisi
15 December 2025 at 21:45

Ervin Salianji, ka komentuar mbrëmjen e sotme lëvizjet më të fundit brenda Partisë Demokratike. Salianji thotë se PD është rehatuar me humbjen dhe kjo gjë sipas tij duhet të ndryshojë. Ai shton se Partia Demokratike ka mungesë përfaqësimi dhe se ka ardhur koha që të vërtetat të thuhen ashtu si janë. Sipas tij PD nuk […]

The post “PD është rehatuar me humbjen”/ Salianji: Ka mungesë përfaqësimi appeared first on BoldNews.al.

“Hysen Kadiu iku në Amerikë”, Salianji përplaset me Berishën: Gënjen! Iki nga mbledhja, po….!

By: Ela
13 December 2025 at 21:19

Debate të forta ka patur edhe mes Sali Berishës dhe Ervin Salianjit në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike me dyer të mbyllura ku pati akuza të ndërsjella mes drejtuesve për fushatën dhe çështjen e firmave për Avokatin e Popullit. Mësohet se teksa Berisha ka deklaruar se Hysen Kadiu është larguar në Shtetet e Bashkuara […]

The post “Hysen Kadiu iku në Amerikë”, Salianji përplaset me Berishën: Gënjen! Iki nga mbledhja, po….! appeared first on BoldNews.al.

“Drejtuesit e PD përgjegjës për situatën”/ Salianji komenton akuzat se ka kërkuar firma për Endri Shabanin

By: Ela
13 December 2025 at 18:11

Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike, ish-deputeti Ervin Salianji u shpreh i keqardhur përmediat që, sipas tij, mbledhja e Kryesisë e zhvendosi tërësisht vëmendjen nga organizimi i protestës dhe përballja me qeverinë, drejt përplasjeve të brendshme. “Jam i keqardhur që mbledhja e Kryesisë e zhvendosi komplet fokusin nga protesta te diskutimet e […]

The post “Drejtuesit e PD përgjegjës për situatën”/ Salianji komenton akuzat se ka kërkuar firma për Endri Shabanin appeared first on BoldNews.al.

“Jep dorëheqjen”/ Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji-Nokës: Ke shkatërruar partinë

By: Ela
13 December 2025 at 16:28

Debate të forta në mbledhjen me dyer të mbyllura të Kryesisë së Partisë Demokratike e cila vijon punimet me dyer të mbyllura prej orës 14:00. Pas foltoreve të zhvilluara secili në mënyrën e tij, Sali Berisha dhe Ervin Salianji u takuan përballë njëri-tjetrit gjatë mbledhjes. Burime nga mbledhja bëjnë me dije se ka pasur debate […]

The post “Jep dorëheqjen”/ Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji-Nokës: Ke shkatërruar partinë appeared first on BoldNews.al.

Salianji: Rruga e duhur për të mundur Ramën janë revoltat, jo foltoret para Kryeministrisë

By: Elva
13 December 2025 at 14:10

Para mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka bërë thirrje për një përballje më të drejtpërdrejtë me qeverinë përmes protestave dhe revoltat qytetare. Ai theksoi se opozita duhet të kanalizojë pakënaqësitë e qytetarëve në veprim real në terren, e jo të kufizohet në tubime simbolike para institucioneve. Salianji nënvizoi se rruga e duhur […]

The post Salianji: Rruga e duhur për të mundur Ramën janë revoltat, jo foltoret para Kryeministrisë appeared first on BoldNews.al.

Salianji: Shabanin i dhamë vetë Ramës. Berisha mos bëjë viktimën, ai i largon të vetët

12 December 2025 at 11:45

Berisha gabon, por dikush në PD po ia numëron. Ervin Salianji ka ironizuar doktorin nga Gjirokastra për zgjedhjen e Endri Shabanit si Avokat të Popullit. Ish-deputeti pyeti: ç’faj Rama, kur firmat ia dha Berisha me deputetë demokratë?

“Sot paskan bërë një gabim tjetër, i jap të drejtë Berishës kur thotë se bëmë gabim që ia dhamë firmat Shabanit. Por si atëherë na e futi Rama, kur ia dhamë firmat vetë? Si ka mundësi t’i japë Ramës 15 emra për të zgjedhur për Avokat Populli. Po takohemi e po bëjmë, që PD të krijojë organizma të përgjegjshme. Që mos themi ‘na i hodhi Rama’ pasi hodhëm firmat vetë.”

Për Salianjin, PD i kishte mundësitë të mbështeste një kandidat demokrat, por nuk ishte ky plani.

“A s’duhet të vlerësojë Besim Ndregjonin, si mos thotë që kandidatura jonë të jetë Adriana Kalaja apo Skënder Haluci? Si shkon pa strategji drejtuesi i PD, dhe i jep 15 emra Ramës për të zgjedhur? Nuk mban qëndrim të qartë e të çojë një kandidaturë të vetme, apo Tartar Bazaj.
Pasi bëjmë gabime, themi ‘bëjmë gabime'”, tha ai.

Por për Salianjin, ky nuk është vetëm gabim. PD nuk mbështet të vetët, si dje, si sot. Dhe me një kritikë të fortë, në ditën e themelimit të PD, Berisha i tha se me rikthimin e tij, përveçse hoqi Bashën, s’ka ndryshuar gjë tjetër në Partinë Demokratike.

Berisha me të vjetrit, Salianji me të rinjtë/ Demokratët të ndarë në 35-vjetorin e partisë

By: Re Nato
11 December 2025 at 23:28

35 vjeç, është mosha e pjekurisë së hershme. Biologjikisht, pas saj trupi por më shumë truri, jep sinjalet e para, se plakja nuk është larg.

Kështu e gjeti edhe kjo ditëlindje e 35 Partinë Demokratike, me dy festa, në Tiranë Berisha me të vjetrit, në Gjirokastër, Salianji me disa të rinj.

Berisha si më i vjetër, kishte dy arsye për të festuar, ngjizjen dhe rithemelimin, pra ditën kur i lindi partia, dhe ditën kur rimori partinë.

Doktori në festë nuk i erdhi Salianjin e ri, ndaj jo rastësisht ai ja dha fjalën e hapjes Salianjit të vjetër. Sinjali se ku përfundon nëse nuk kthehesh si plangprishes te vatra e Berishës.

“Ata që duan ndryshimin, që duan të bëhen më të ngrohtë, më shpresëtarë më të bindur se ky ndryshim bëhet. Duhen përpjekje, por në radhë të parë nga PD, duhen sakrifica”.

Sakrifica ekstreme është burgu. Dhe Salianjit me të drejtë mund t’i duket vetja Mandela i Shqipërisë. Por në PD historinë, e shkruan vetëm doktori.

“Ne përulemi me nderim të thellë para kontributit dhe veprës së pavdekshmetë themeluesve dhe drejtuesve të PD, Mandelës së Evropës, ish-kryetarit të parlamentit, Pjetër Arbnorit”

Sfondi i selisë kishte vetëm fytyrën e Berishës, e për të treguar supremacinë, i kujtoi Salianjit të përjashtuarin e parë të partisë.

“Në ditën pas themelimit të PD, shumë të rinj, intelektualë na bashkoheshin çdo ditë. Mes tyre ishte dhe një djalë 26-27 vjeç, pedagog i Arteve. Ky ishte Edvin Kristaq Rama, ai nuk rezistoi dot më gjatë se disa orë në PD, dhe është kjo forca e madhe e partie. Demokratët kanë një instikt të pagabueshëm për të ndarë të mirën nga e keqja”.

Dhe sa herë në PD kujtohen përjashtime, ka dhe rënkime.

“Ik tashi më lër rehat, a e di kush jam un, ik or hap rrugën”.

Shampanja e dyte e festes u hap në jug. Salianji shkoi të festojë me demokratët e Gjirokastrës, në vendlindjen e ish-diktatorit Enver Hoxha. Aty PS fiton sa herë ka zgjedhje, por po ashtu fytyra e humbjes se pd eshte e njejta: tritan shehu. Demokratet e Gjirokastres kete e kane kuptuar. E ka kuptiar edhe salianji. Po per momentin ai mbetet vetem. Doktori me I ri I pd, vendosi ta braktise e te rrije me berishen (pamje)

Ndaj dhe salianj u tregua I kujdesshem. Festen e tiranes e prishi, por vetem me foto. Per momentin karton te verdhe. Kartonin e kuq, nje here tjeter.

“Shumë kush mund të jetë mërzitur, mundet dhe të jetë lodhur. Normale, opozitë e zgjatur”/abcnews.al

“PD duhet të ringrihet”, Salianji: Nuk mund të themi na e hodhi Rama për Avokatin e Popullit

By: Elva
11 December 2025 at 21:41

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka kritikuar drejtuesit e Partisë Demokratike për mungesën e transparencës dhe strategjisë në përzgjedhjen e kandidaturës për Avokatin e Popullit. Në një takim me strukturat e PD në qytetin e Gjirokastrës, ai tha se partia duhet të ketë organizma të përgjegjshëm dhe të mos përsërisë gabimet e së kaluarës. Ai tha […]

The post “PD duhet të ringrihet”, Salianji: Nuk mund të themi na e hodhi Rama për Avokatin e Popullit appeared first on BoldNews.al.

Salianji me demokratët në Gjirokastër: Ndryshimin real mund ta sjellë veç PD

By: redi
11 December 2025 at 22:00

Në këtë 35 vjetor të krijimit të PD, Ervin Salianji ka vijuar takimet me strukturat në qytetin e Gjirokastrës. Për tëshqiptarët kërkojnë ndryshim real që vetëm PD mund ta bëjë. ”Edi Ramën ne duhet ta mundim dhe mund ta mundim. Por nuk mund të rrimë edhe 7 muaj pas zgjedhjeve për të ngrohur karriget tona dhe të mos flasim për disa probleme. Problemi i brendshëm është i pakapërcyer.

Source

❌
❌