Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Ndoja i vihet kundër Berishës: Tërheqja e firmave për Avokatin e Popullit është e pamoralshme

By: Ela
9 December 2025 at 13:55

Deputeti demokrat Arjan Ndoja ka kritikuar vendimin e deputetëve të opozitës për t’u tërhequr nga mbështetja për kandidatët për Avokatin e Popullit, duke e cilësuar këtë veprim si të pamoralshëm dhe të papranueshëm politikisht. Gjatë diskutimeve në Komisionin e Ligjeve, Ndoja theksoi se, pavarësisht debatit moral, nga pikëpamja juridike tërheqja e firmave sjell automatikisht humbjen […]

The post Ndoja i vihet kundër Berishës: Tërheqja e firmave për Avokatin e Popullit është e pamoralshme appeared first on BoldNews.al.

GJKKO, kërkesë SPAK të hetojë deputetin e PD-së Arjan Ndoja

14 November 2025 at 16:30

TIRANË, 14 nëntor/ATSH/ Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka urdhëruar nisjen e hetimeve nga SPAK ndaj deputetit të Partisë Demokratike dhe ish-prokurorit Arjan Ndoja.

Sipas GJKKO, Ndoja dyshohet për veprat penale të “pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “fshehjes apo mosdeklarimit të pasurisë”.

Në vendimin e marrë sot nga gjyqtari Erjon Çela është konstatuar pavlefshmëri absolute e kërkesës së Prokurorisë së Tiranës, e cila synonte pushimin e çështjes dhe ka vendosur kthimin e akteve pranë SPAK-ut, si prokuroria kompetente që do të vijojë hetimet për deputetin Ndoja.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela vendosi konstatimin e pavlefshmërisë absolute të kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për pushimin e procedimit penal.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 ditëve. /e.i/j.p/

The post GJKKO, kërkesë SPAK të hetojë deputetin e PD-së Arjan Ndoja appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie”, GJKKO urdhëron SPAK të hetojë deputetin Arjan Ndoja

By: Ela
14 November 2025 at 16:01

Gjykata e Posaçme ka urdhëruar SPAK-un të hetojë deputetin e Partisë Demokratike, Arjan Ndoja, për “pastrim parash” dhe “fshehje apo mos deklarim pasurie”. Gjyqtari Erjon Çela, pasi mori në shqyrtim çështjen penale me objekt pushimin e hetimeve në lidhje me procedimin 1804 të vitit 2023, ardhur për kompetencë lëndore nga gjykata e shkallës së parë […]

The post “Pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie”, GJKKO urdhëron SPAK të hetojë deputetin Arjan Ndoja appeared first on BoldNews.al.

Gjykata e Posaçme urdhëron SPAK të hetojë deputetin e Partisë Demokratike Arjan Ndoja

By: xhir jeta
14 November 2025 at 16:04

Gjyqtari Erjon Çela pasi mori në shqyrtim çështjen penale me objekt pushimin e hetimeve në lidhje me procedimin 1804 të vitit 2023, ardhur për kompetencë lëndore nga gjykata e shkallës së parë Tiranë si dhe pasi konstatoi pavlefshmërinë absolute të kërkesës për pushimin e hetimeve, vendosi të kthejë aktet pranë SPAK duke e urdhëruar që të regjistrojë procedim penal dhe të nisë hetimet.

Gjykata e Posacme vendosi kalimin e akteve në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion si prokurori që ka kompetencën lëndore për të hetuar një deputet.

Sipas gjykatës, subjektit të hetuar i ka ndryshuar statusi gjatë gjykimit, për këtë arsye është kompetencë e SPAK të hetojë Arjan Ndoja.

Gjyqtari Çela ktheu aktet në SPAK dhe kërkon hetimin mbi dy vepra penale “pastrim parash” dhe “fshehje apo mos deklarim pasurie”./abcnews.al

GJKKO urdhëron SPAK të hetojë deputetin e PD

By: redi
14 November 2025 at 16:04

Gjykata e Posaçme urdhëron SPAK-un që të regjistrojë një hetim penal ndaj deputetit të PD, Arjan Ndoja. Hetimi ndaj Ndojës do të vijojë për veprat penale të “pastrimit të parave” dhe “fshehjes së pasurisë”. Kështu që hetimi i rastit ka qenë në duart e Prokurorisë së Tiranës, e cila i kërkoi Gjykatës së Posaçme “pushimim e hetimit”, por për shkak të cilësive të veçanta të Ndojës si deputet…

Source

Ndoja: Reforma në drejtësi duhet të ishte e mirë menduar, të përmirësonte sistemin

By: armand
30 October 2025 at 14:53

Deputeti i Partisë Demokratike, Arjan Ndoja, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me mënyrën se si është konceptuar dhe zbatuar reforma në drejtësi në Shqipëri. Sipas tij, çdo reformë duhet të jetë e mirëmenduar dhe të ketë si qëllim përmirësimin e sistemit ekzistues. Duke folur në Kuvend, Ndoja u shpreh se reforma aktuale ka pasur […]

The post Ndoja: Reforma në drejtësi duhet të ishte e mirë menduar, të përmirësonte sistemin appeared first on BoldNews.al.

“Rrumi” falte prona për të vrarë kundërshtarët/ Si u bë shoferi i Arjan Ndojës pronar i 25 mijë m2 tokë?

By: V K
23 October 2025 at 14:46

Aleksandër Laho, i njohur me emrin “Rrumi i Shijakut”, kishte ‘privatizuar’ të gjitha pronat në Gjirin e Lalëzit në Durrës, dhe ia shpërndante ato personave të tjerë, shitje që figurojnë të regjistruara me shifra qesharake, në këmbim të vrasjes së armiqve të tij.

Kujtim Dervishi është një prej identiteteve fiktiv, i përdorur nga Aleksandër Laho për tjetërsimin e pronave.

Një tokë me sipërfaqe totale 24.840 metër katrorë, të përvetësuara nga Laho.

“Është bërë akti i ekspertimit të përmbajtjes së AMTP-së nr. 153 të shtetasit Kujtim Dervishi dhe rezultoi se: ‘Te shifra 2 konstatohet fshirje kimike, mbetje të elementëve të shifrës së mëparshme e cila ka qenë shkruar shifra 1’.

Nga akti i ekspertimit del se sasia totale e sipërfaqes së tokës bujqësore që Komisioni i Ndarjes së Tokës ka dhënë për këtë shtetas ka qenë 14.840 metër katrorë dhe është korrigjuar duke e bërë sipërfaqen totale 24.840 metër katrorë”, citohet në dosjen hetimore.

“Të gjitha ato AMTP që kanë dalë por nuk kanë pasur regjistër të posaçëm me numër matrikullimi, është e pamundur të verifikohen. Vetëm nëse verifikohen përmes komunave, që janë manuale”, tha avokati Bledi Meminaj, për Inside Story.

Falsifikimet janë në volum, gjithashtu dhe zyrtarët e përfshirë që kanë firmosur. Kjo tokë u tjetërsua nga ‘pyll’ në ‘pemëtore’.

Parcela iu shit 23-vjeçarit Andi Maloku, i cili vdiq në atentatin e 1 nëntorit 2019, kundër ish-prokurorit Arian Ndoja, sot deputet i PD, në mbikalimin e Shkozetit.

Në automjet me ta ka qenë dhe Rrumi i Shijakut.

“Nga verifikimi i Librit të Ngastrave kjo parcelë me sipërfaqe 10 mijë metër katrorë nuk rezulton pjesë e parcelave të përfituara me AMTP-në numër 153 prej Kujtim Dervishit. Kjo pasuri i është shitur shtetasit Andi Maloku me kontratën numër 1567 datë 27.07.2018 për shumën prej 2.000.000 lekë dhe ndryshimet e pronësisë janë bërë në 31.07.2019”, thuhet në dosje.

Nëse analizon çmimin e shitjes, dukshëm një kontratë pa logjikë ekonomike. Një çmim prej vetëm 200 lekësh për metër katror në një prej zonave elitare turistike që në të vërtetë, kushton disa fish më tepër.

“Sot një çmim mesatar se nuk kemi bursë çmimesh, por në vijën e parë bregdetare minimale 200 euro. 200 por mund të ketë edhe deri në 300 euro”, deklaroi Gjergji Begaj.

Në të njëjtën formë, në emrin e shtetasit Kujtim Dervishi, është përvetësuar edhe një tjetër parcelë me sipërfaqe 13.200 metër katrorë.

Ndërhyrja është bërë ne falsifikimin një AMTP-je të vitit 1995, duke bërë ndryshimin e një regjimi toke nga “pyll” në tokë “arë”.

Këtu zbulohet se shtetasi Dervishi, mund të mos ketë dijeni për veprimet e kryera. Ekspertimi zbulon se nuk kishte firmosur ai për praktikën.

“Shtetasi Kujtim Dervishi nënshkruan deklaratë të hartuar me shkrim dore ku pranon se ka hequr dorë nga sipërfaqja prej 110 metër katror. Shkrimi me të cilin është hartuar deklarata ndryshon nga shkrimi me të cilin ka shkruar emrin dhe mbiemrin shtetasi Kujtim Dervishi”, citohet në dosjen e SPAK.

Regjistrimi i pronës është bërë me thuajse 20 mijë metër më tepër, pra, 31.381 metër në total. Toka është shitur nga Vlash Brahja, si përfaqësues i pronarit, tek shtetasja Liljana Basha për një vlerë prej vetëm 930 mijë lekësh.

Sërish një vlerë qesharake pa asnjë lidhje me tregun. Pra, një shitje e dyshuar fiktive. Brahja, përfaqësuesi i shitësit, konsiderohet ushtar i Rrumit. Ai akuzohet për falsifikim dhe grup kriminal.

The post “Rrumi” falte prona për të vrarë kundërshtarët/ Si u bë shoferi i Arjan Ndojës pronar i 25 mijë m2 tokë? appeared first on Albeu.com.

“Bënë be në Kuran që s’kanë dijeni”/ Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, dëshmon pajtuesi i gjaqeve

By: Ela
17 October 2025 at 11:03

Në seancën gjyqësore kundër Plarent Dervishajt dhe Julian Meçes, të akuzuar për atentatin ndaj ish prokurorit Arjan Ndoja, Aleksandër Lahos dhe Andi Malokut, dëshmoi Beqir Boja, anëtar i komisionit të pajtimit të gjaqeve dhe kryetar i Këshillit të Komunës Zallherr në vitin 2019. Boja deklaroi se ishte përfshirë në negociata me familjen Rraja, të cilët […]

The post “Bënë be në Kuran që s’kanë dijeni”/ Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, dëshmon pajtuesi i gjaqeve appeared first on BoldNews.al.

Atentati ndaj Arjan Ndojës/ Plaurent Dervishi i jep mesazh të koduar ish-zv.drejtorit të Policisë së Durrësit

By: Ela
19 September 2025 at 13:30

Ish-zëvendës drejtori i Policisë së Durrësit, ka dhënë dëshminë e tij në gjyq, lidhur me atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja në vitin 2019. Dëshmitari u pyet nga prokurori Adnan Xholi, nëse aktualisht është i punësuar dhe çfarë posti mban. Deliallisi thekson se ka marrë pjesë në arrestimin e Ramazan Rrajës, një emër i njohur për […]

The post Atentati ndaj Arjan Ndojës/ Plaurent Dervishi i jep mesazh të koduar ish-zv.drejtorit të Policisë së Durrësit appeared first on BoldNews.al.

Kërkoi ti merrte mandatin e deputetit Arjan Ndojës, Kolegji Zgjedhor pushon çështjen e Andia Ullirit

By: Elva
19 August 2025 at 11:56

Kolegji Zgjedhor ka pushuar çështjen e deputetes së Partisë Demokratike, Andia Ulliri, e cila kërkoi t’i jepet mandati i deputetit që aktualisht zotërohet nga Arjan Ndoja. Gjatë seancës, Ulliri i drejtoi gjykatës kërkesën për rrëzimin e vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), që i dha mandatin Ndojas. Ajo u përfaqësua nga avokati Indrit Sefa, […]

The post Kërkoi ti merrte mandatin e deputetit Arjan Ndojës, Kolegji Zgjedhor pushon çështjen e Andia Ullirit appeared first on BoldNews.al.

Arjan Ndoja mbetet deputet/ Kolegji Zgjedhor rrëzoi padinë e Andia Ullirit: Nuk është palë në proces

19 August 2025 at 11:21

TIRANË- Kolegji Zgjedhor vendosi të rrëzojë padinë e Andia Ullirit dhe për rrjedhojë mandati i gjashtë i Partisë Demokratike në qarkun e Durrësit do t’i takojë Arjan Ndojës.

Kolegji Zgjedhor pranoi kërkesën e avokatit te Ndojës dhe kështu nuk i legjitimua si palë në proces demokratja Andia Ulliri.

Andia Ulliri e kërkoi këtë mandat, duke pretenduar se i takon asaj, bazuar në kuotat gjinore.

Po ashtu, Më 30 korrik, Komisioni i Ankesave dhe Sanksione ka rrëzuar ankimimin e kandidates demokrate për zgjedhjet e 11 majit, Andia Ulliri duke lënë në fuqi mandatin e deputetit për qarkun Durrës në listën e hapur tek ish-prokurori, Arjan Ndoja.

Në kërkesën e saj, Ulliri theksoi se renditja e kandidatëve fitues, siç pasqyrohet aktualisht në faqen zyrtare të KQZ-së, nuk respekton përfaqësimin gjinor të përcaktuar qartë në Kushtetutë dhe në Kodin Zgjedhor.

Koalicioni PD-ASHM mori gjashtë mandate në Durrës, ku pesë ishin në listën e mbyllur. Ndërsa PS mori tetë mandate dhe gjinia femërore përfaqësohet 50 për qind./abcnews.al

 

Kërkoi t`i merrte mandatin e deputetit Arjan Ndojës, Kolegji Zgjedhor pushon çështjen e Andia Ullirit

By: V K
19 August 2025 at 12:20

Ditën e sotme, në Kolegjin Zgjedhor u shqyrtua kërkesa e Andia Ullirit për mandatin e deputetit, e cila pretendonte rrëzimin e vendimit të KQZ-së që i dha mandatin Arjan Ndojas.

Gjatë seancës, Ulliri u përfaqësua nga avokati Indrit Sefa, ndërsa Ndoja ishte përfaqësuar nga avokati Rexhë Margjeka.

Avokati i Ndojas kërkoi që Ulliri të mos legjitimohej si palë ankimuese. Pas shqyrtimit të argumenteve, trupi gjykues vendosi pushimin e çështjes, duke u bazuar në moslegjitimizimin e Ullirit si paditëse.

Andia Ulliri, kishte ankimuar më parë vendimin e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve, si dhe atë të kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, që kishin rrëzuar kërkesën e saj me argumentin se lista e hapur dhe lista e mbyllur funksionojnë të ndara.

Ulliri kandidoi në listat e Partisë Demokratike- Aleanca për Shqipërinë Madhështore, në qarkun e Durrësit dhe kërkonte mandatin për shkak të kuotës gjinore.

The post Kërkoi t`i merrte mandatin e deputetit Arjan Ndojës, Kolegji Zgjedhor pushon çështjen e Andia Ullirit appeared first on Albeu.com.

SPAK aksion kundër trafikut të drogës/ Kontrolle në disa qytete, lëshohen 5 masa sigurie

By: Rovena
25 July 2025 at 22:27

Një operacion me urdhër të SPAK është zhvilluar në disa qytete ku janë ushtruar disa kontrolle dhe janë lëshuar masa sigurie për  5 persona. Mësohet se masë sigurie është caktuar edhe për dy persona të njohur të botës së krimit që mbahen të izoluar për vepra të rënda penale.

Bëhet fjalë për të penduarin e drejtësisë Erion Alibejn dhe për Plaurent Dervishin që po gjykohet për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja në 2019.

Masa e dytë e sigurisë iu është komunikuar në burgun 313 atje ku mbahen të izoluar. Ndërsa në pranga kanë përfunduar 3 persona, mes të cilëve vëllezërit Artur dhe Ervin Hoxhosmani, si dhe shtetasi Ermir Ndrejaj.

Sipas prokurorisë aktiviteti kriminal është zbuluar pas zbërthimit të aplikacionit Sky ECC dhe Enchro Chat dhe ka dyshime të jetë kryer gjatë viteve 2020-2021. Mësohet se personat e dyshuar trafikonin kokaine nga vendet e Amerikës Latine në drejtim të atyre të Bashkimit Europian./abcnews.al

Seanca në GJKKO për atentatin ndaj Ndojës/ Plarent Dervishaj ofendon Erjon Alibejn

By: user7
4 July 2025 at 12:48

Tensione dhe përplasje janë regjistruar në seancën gjyqësore që po zhvillohet për atentatin ndaj ish-prokurorit, Arjan Ndoj.

Plarent Dervishaj është nxjerrë nga salla pasi ka ofenduar Erjon Alibejn. Ky i fundit po dëshmon për atentatin në cilësinë e të penduarit të drejtësisë për dosjen “Plumbi i Artë”.

Dervishaj akuzohet se ka urdhëruar atentatin ndaj ish-prokurorit. Ndërkohë më herët në seancë, Alibej ka deklaruar se pasi kishin bërë atentatin, ata kishin lënë prova pas.

Për këtë arsye, Alibej theksoi se atentati ndaj Ndojës u zbulua shpejt dhe se mbrapa tij ishte Plaurenti. Me tej, Alibej përfundoi duke theksuar se Ndojen donin që ta vrisnin me spajper te Gjiri i Lalzit.

The post Seanca në GJKKO për atentatin ndaj Ndojës/ Plarent Dervishaj ofendon Erjon Alibejn appeared first on Lapsi.al.

Megaprocesi për sulmin ndaj ish prokurorit Arjan Ndoja/ Dëshmon dhe biznesmeni Enver Shaba: Kam respekt për Arjanin, po për sulmin nuk di gjë

By: D Marku
27 June 2025 at 20:49

Në procesin ndaj Plaurent Dervishaj dhe Julian Mecajn të cilët  akuzohen për porositjen e sulmit ndaj Arjan Ndoja ka dëshmuar edhe biznesmeni durrsak Enver Shaba.

Ai ka treguar mardhenien me ish prokurorin Ndoja e ndërsa për sulmin me armë zjarri shprehet se e ka pare ne TV.

Prokurori: A keni njohje me arjan ndojën?

Enver Shaba: Në kohën kur ka qenë avokat, prej 20 vjetësh. S’mbaj mend sa herë e kam takuar por ka qenë një njeri që kam patur dhe kam respekt.

Prokurori: Je në dijeni për ndonjë problem me Arjan Ndojën?

Shaba: Ajo ngjarje që ka ndodhur, atë ditë që ka ndodhur kam qenë te i njëjti restorant me Arjanin dhe nja 2 shokë.

Arjani ka qenë prokuror, restoranti ka qenë Koral, në plazh.

Kam ndejtur pak në restorant dhe jam larguar ka qenë pasdite.

Në tavolinë ka qenë Arjani, Rrumi(smë ka lidh puna për emrin gjatë).

Nuk e di kush ka qenë në automjet me Arjanin. Ajo çfarë kam parë në televizor më shumë nuk di. E kam takuar më pas në restorantin tim në plazh Arjanin nuk kemi biseduar më për atë ngjarje.

Genci Malokun e njoh nga ngjarja jo personalisht.

Dorjan Shaba është nipi im djali i vëllait. Nuk kam biseduar absolutisht asgjë për ngjarjen.

Avokat Ilia Ilia: Çfarë lidhje ke patur me Ndojën?

Unë jam biznesmen, e kam njohur si avokat, si këshilltar vetëm për punë biznesi.

Plaurent Dervishaj: gjatë dëshmisë së Enver Shaba, tha kam respekt Arjan Ndoja? Po për Plaurent Dervishajn, ke pas respekt, ke respekt apo ka ndryshuar pas atentatit të Ndojes?

Gjykata nuk e pranon pyetjen.

Enver Shaba: kam respekt platonik për çdo njeri.

The post Megaprocesi për sulmin ndaj ish prokurorit Arjan Ndoja/ Dëshmon dhe biznesmeni Enver Shaba: Kam respekt për Arjanin, po për sulmin nuk di gjë appeared first on Albeu.com.

“Një djalë ke, hiqe nga Shqipëria”/ Arjan Ndoja tregon bisedë me babain e Julian Meçes

27 June 2025 at 11:47

Ish-prokurori Arjan Ndoja ka dëshmuar ditën e sotme në seancën gjyqësore në GJKKO ndaj Plarent Dervishajt dhe Julian Meçës në lidhje me atentatin e regjistruar më 1 nëntor të vitit 2019 tek mbikalimi i Shkozetit, teksa në atë ngjarje mbeti i vrarë Andi Maloku, shoferi i ish-prokurorit Arjan Ndoji, teksa ky i fundit bashkë me […]

The post “Një djalë ke, hiqe nga Shqipëria”/ Arjan Ndoja tregon bisedë me babain e Julian Meçes appeared first on BoldNews.al.

Paraqitet në GJKKO deputeti i zgjedhur i PD, Arjan Ndoja

By: Ela
27 June 2025 at 10:44

Deputeti i zgjedhur i PD, Arjan Ndoja, është paraqitur sot në Gjykatën e Posaçme për t’u pyetur si dëshmitar. Ndoja ka qenë më herët prokuror dhe disa kohë më parë iu bë atentat. Sot më herët, në SPAK u thirr edhe ish-deputeti i PS-së, Halit Valteri, për të dëshmuar për këtë çështje. Si ndodhi atentati […]

The post Paraqitet në GJKKO deputeti i zgjedhur i PD, Arjan Ndoja appeared first on BoldNews.al.

“S’kam pasur probleme”/ Zbardhet dëshmia e ish-prokurorit për atentatin: Pasi na qëlluan tentova të dal nga makina, humba ndjenjat

27 June 2025 at 10:52

Ish-prokurori Arjan Ndoja ka dëshmuar këtë premte në Gjykatën e Posaçme lidhur me atentatin e ndodhur në vitin 2019.

Ndoja ka treguar se pasi u kanë qëlluar është ulur shpejtësia dhe më pas kanë dalë nga rruga. Ndërsa nënvizoi se ka tentuar të dalë nga makina por ka humbur ndjenjat nga një plagë e marrë dhe më pas kur është zgjuar e kanë dërguar në spital. Për të shtënave me armë, të tre siç tha ai janë plagosur.

“Pas të shtënave u ul shpejtësia nga i ndjeri dhe dolëm nga rruga. Unë tentova të dal nga makina humba ndjenjat nga një plagë dhe më pas u zgjova dhe me çuan në spital. Të tre u plagosëm. Personi që kishte pas mori plagë. Shoferi, i ndjeri kishte një plumb pas në shpinë. Mori në telefon të atin, filloi të dal nga makina dhe ndjeu që ishte rëndë. Unë nuk kam dijeni kush më ka qëlluar dhe nuk kam pasur problem dhe siklet me asnjë njëri. Unë kam pasur vetëm një problem deklaratat e dy politikanëve në atë kohë.

Të pandehurit në këtë gjykim nuk i njoh, vetëm njëherë e kam parë fizikisht  Plaurentin, ndërsa të atin e Julian Meces e njoh kam respekt, por nuk e njoh.

Unë nuk di arsye pse këta e kanë bërë. Vetëm ca kam lexuar në media. Mua më intereson arsye pse u bë ky atentat. Se duket si çudi, por unë skam pasur asnjë problematik, asnjë shkak të besoj që dikush do më bënte atentat. Edhe 6 vite pas atij atentati unë nuk e kuptoj pse ka ndodhur”, ka dëshmuar ai.

/abcnews.al/

Atentati në 2019/ Ish-prokurori Arjan Ndoja dëshmon në Gjykatën e Posaçme: Fillimisht na kanë qëlluar nga pas

27 June 2025 at 10:35

ABC News mëson se ish-prokurori Arjan Ndoja është paraqitur ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme. Në Gjykatën e Posaçme është zhvilluar procesi lidhur me atentatin e ndodhur në 2019.

Ish-prokurori Arjan Ndoja ka treguar se ditën kur ka ndodhur atentat, ka dalë si çdo ditë rreth orës 7 dhe në 8 ka qenë në Durrës, në zyrë.

Ndërsa në orën 12:30; ka marrë një telefonatë dhe se ka drekuar me disa miq, kur ka shkuar me mjetin e tij. I pranishëm në drejtë, ka qenë Aleksandër Laho, për të cilin tha se e njeh si Pëllumb Muharremi. Ai theksoi se ku janë larguar , Muharremi kishte një makinë dhe kanë ikur bashkë. Makina ka qenë e parkuar para lokalit, siç dëshmon Ndoja.

Në dëshminë e tij Arjan Ndoja është shprehur: Në 2019 kam banuar më Tiranë. Në punë kam qenë më Durrës. Në gusht të 2019 kam banuar në Shëngjin, pjesën tjetër në Tiranë. Kemi pasur një “mercedes benz” në përdorim si familje. Ajo ka qenë në emër të gruas. Në tetor 2019 këtë makinë e drejtonte Andi Maloku pasi e punësova unë. Ai ka qëndruar me mua rreth 1 muaj, sepse e kisha në provë. Përvec ngjarjes 1 nëntor 2019 dhe një situatë tjetër për shkak të punës ku kanë reaguar zv kryeministri etj, skam pasur tjetër problem. Ditën e atentatit kam dal si çdo ditë në orën 7 dhe në 8 kam qenë në Durrës,  më zyrë. Në orën 12 e gjysmë dola pas një telefonate te restorant Koral për drekë me disa miq. Unë kam shkuar aty me mjetin tim. Në drekë ka qenë Aleksandër Laho, unë e njoh si Pëllumb Muharemi, pas i kështu e kam njohur kur isha avokat. Ka qenë Enver Shaba. Në drekë kemi ndenjur 2 orë e gjysme 3. Kur dolëm, Pëllumb Muharremi kishte një makinë dhe kemi ikur bashkë pasi bëra muhabet. Makina ka qenë i parkuar  para lokalit, i dukshëm”

Gjatë dëshmisë së tij, ka rrëfyer se drejtues mjeti ka qenë Andi Maloku, ndërsa në dalje të lokalit ka pasur disa persona.

Po ashtu thekson se nga Ura e Dajlanit, kanë vijuar rrugën, por më pas sa kanë kaluar karburantin, ka nisur të shtënat.

“Drejtues  mjeti ka qenë Andi  Maloku, unë kam qenë në vendin e parë dhe pas Pëllumb Muharremi. Në dalje të lokalit ka pasur persona, ne kemi qenë 4 veta duke bërë muhabet, kalonin njerëz por nuk me ka ngel ndonjë ne mendje nga ata që kalonin aty.  Nga ura Dajlanit, kemi ik në mbikalim, kemi vazhduar rrugën, sa kemi kaluar karburantin nisën të shtënat, në fillim se kam kuptuar. Plumbat fillimisht vinin nga pas dhe ka qëlluar në distancë. Nuk kemi arritur ta shohim makinën. Të shtënat kanë qenë të diferencuara, me plumb tek dhe jo vetëm, por jo në breshëri. Kanë qenë dy armë. Vetëm në sedilen time kanë qenë 13 predha. Të shtënat kanë zgjatur rreth 10 sekonda”

/abcnews.al/

Të shtëna me armë zjarri drejt lokalit të ish-shoferit të ish-prokurorit Arjan Ndoja

By: Besnik
20 June 2025 at 09:56

Një pronar lokali ka denoncuar një ngjarje të rëndë në Policinë e Tiranës, ku ka deklaruar se në drejtim të biznesit të tij në Fushë-Krujë ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Policia njofton se nga të shtënat në drejtim të lokalit të Mondi Vogës, ngjarje e ndodhur pak pas mesnate, ka vetëm dëme materiale, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Nga burime thuhet se pronari i lokalit, Mondi Voga, është ish-shoferi i ish-prokurorit Arjan Ndoj ndërsa në drejtim të biznesit të tij është qëlluar me kallashnikov, ndërsa janë gjetur rreth 15 gëzhoja në vendngjarje.

Grupi hetimor dyshon se është qëlluar nga një distancë e largët, pasi nga shqyrtimi i kamerave të sigurisë nuk duken as autorët, as automjeti që mund të ketë shërbyer për lëvizjen e tyre por mendohet se të shtënat kanë ardhur nga ana tjetër e rrugës, përballë lokalit.

Në momentin e të shtënave Voga ka qenë bashkë me familjen duke fjetur, ndërsa lokali ndodhet në katin e parë të hotelit të tij.

Ai rezulton të jetë proceduar disa vite më parë në lidhje me akuzat për dhunë ndaj avokatit durrsak Ilia Ilia.

Mondi Voga dhe Arjan Ndoja

Njoftimi i plotë i Policisë:

“Rreth orës 01:10, shtetasi M. V. ka njoftuar Sallën Operative të DVP Tiranë, se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit të tij, në fshatin Krastë, Fushë-Krujë. Si pasojë ka pasur vetëm dëme materiale. Punohet për identifikimin e autorit/ëve, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit,” – thuhet në njoftimin e Policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Të shtëna me armë zjarri drejt lokalit të ish-shoferit të ish-prokurorit Arjan Ndoja appeared first on Euronews Albania.

❌
❌