Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Qeveria merr vendimin, administrata shtetërore 4 ditë pushim për Krishtlindjet

By: M C
24 December 2025 at 16:24

Administrata shtetërore do të bëjë 4 ditë pushim për festën e Krishtlindjeve.

Këshilli i Ministrave ka vendosur sot që edhe e premtja të jetë ditë pushimi për punonjësit e administratës.

Në vendimin e Këshillit, thuhet se e premtja do të zëvendësohet me një nga ditët e pushimit brenda tremujorit të parë të vitit 2026.

Njoftimi i plotë:

Në mbështetje të neneve 95, pika 2, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

Vendosi:

1. Caktimin e ditës së premte, datë 26.12.2025, ditë pushimi për punonjësit e administratës shtetërore.

2. Dita e punës, e datës 26.12.2025, do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda tremujorit të parë të vitit 2026.

3. Ngarkohen institucionet e administratës shtetërore për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

The post Qeveria merr vendimin, administrata shtetërore 4 ditë pushim për Krishtlindjet appeared first on Albeu.com.

Rama kritika Besnik Dervishit: Sanksione ministrave dhe sekretarëve që nuk japin informacion në kohë

By: armand
16 December 2025 at 11:22

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi të dedikuar të drejtës për informim, kritikoi Komisionerin për të Drejtën e Informimit, Besnik Dervishi, duke i kërkuar këtij institucioni të aplikojë sanksione më të forta ndaj autoriteteve publike që nuk kthejnë përgjigje brenda afatit ligjor prej 10 ditësh. Rama u ndal edhe te shembujt e mëparshëm të vendosjes […]

The post Rama kritika Besnik Dervishit: Sanksione ministrave dhe sekretarëve që nuk japin informacion në kohë appeared first on BoldNews.al.

Jaupaj: Reshjet, 12 Administratat Rajonale të Zonave të Mbrojtura në gatishmëri të plotë

22 November 2025 at 18:27

TIRANË, 22 nëntor/ATSH/ Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, njofton se 12 Administratat Rajonale të Zonave të Mbrojtura janë në terren dhe në gatishmëri të plotë për shkak të reshjeve të dendura.

Strukturat janë angazhuar për të monitoruar situatën dhe për t’u përgjigjur menjëherë ndaj çdo problematike që mund të lindë në terren.

Ministri apelon tek qytetarët që të tregojnë kujdes gjatë lëvizjeve në shtigje, akse rrugore, kanione, ujëvara dhe përgjatë lumenjve, pasi prurjet e larta dhe rrëshqitjet e mundshme mund të shkaktojnë situata të papritura.

“Jemi të gjithë së bashku për të kaluar këtë situatë me përgjegjësi dhe kujdes”, thekson Jaupaj.

/a.f/

The post Jaupaj: Reshjet, 12 Administratat Rajonale të Zonave të Mbrojtura në gatishmëri të plotë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Celibashi: Administrata zgjedhore nuk duhet të dominohet nga partitë politike

By: melisa
13 November 2025 at 12:44

Në Tiranë u prezantua sot projekti i ri i Këshillit të Evropës, “Mbështetje për Ciklin e Procesit Zgjedhor në Shqipëri (SECA)”, që synon të forcojë transparencën, gjithëpërfshirjen dhe integritetin e procesit zgjedhor në vend. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, e cilësoi këtë si një moment të rëndësishëm për reformimin dhe profesionalizimin e administratës zgjedhore…

Source

Lamallari: Buxheti 2026 për Ministrinë e Drejtësisë adreson plotësisht nevojat tona

By: melisa
12 November 2025 at 11:46

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, prezantoi sot në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike projektbuxhetin për vitin 2026, duke theksuar se fondet e parashikuara për Ministrinë e Drejtësisë adresojnë në mënyrë të plotë nevojat institucionale dhe shërbimet ndaj qytetarëve. Buxheti total i parashikuar për Ministrinë e Drejtësisë është 14.96 miliardë lekë, i ndarë: 8.38…

Source

Rama ‘përkëdhel’ sërish administratën, u rrit rrogat

By: Ela
6 November 2025 at 11:36

Edi Rama ka njoftuar se nga viti 2026 do të zbatohet praktika e indeksimit vjetor të pagave për punonjësit e administratës, si qendrore ashtu edhe vendore. Mesa duket, premtimi se do të rrisë pensionet ishte një kamuflazh për atë që do pasonte. Rama i “përkëdhel” herë pas herë patronazhistët e tij të cilët punojnë fort […]

The post Rama ‘përkëdhel’ sërish administratën, u rrit rrogat appeared first on BoldNews.al.

Administrata ‘përkëdhelet’ me rritje page, industria e bujqësia me rënie, dobët edhe turizmi

By: Ela
29 September 2025 at 15:01

Prodhimi i Brendshëm Bruto po mbahet në këmbë vetëm nga rritja e pagave në administratën publike, ndërsa sektorët kryesorë që gjenerojnë rritje reale e punësim janë në rënie ose në stanjacion, në një sinjal që ekonomia ndodhet në udhëkryq. INSTAT bëri të ditur se Produkti i Brendshëm Bruto (PBB), në terma realë, në tremujorin e […]

The post Administrata ‘përkëdhelet’ me rritje page, industria e bujqësia me rënie, dobët edhe turizmi appeared first on BoldNews.al.

Të punësuarit në shtet shënojnë një rekord tjetër historik për zgjedhje

12 September 2025 at 10:12

Në vitin e largët 2001, Shqipëria kishte një popullsi rezidente prej mbi 3 milionë banorësh dhe një sektor publik, të konsideruar gjerësisht në atë kohë si të fryrë dhe me nevojën për t’u tkurrur, prej 186 mijë vetësh. Në tremujorin e dytë të këtij viti, sipas shifrave zyrtare të publikuara nga Instituti i Statistikave, numri […]

The post Të punësuarit në shtet shënojnë një rekord tjetër historik për zgjedhje appeared first on Reporter.al.

Shqiptarët 5 orë punë më shumë në javë se europianët/ Administrata, një nga sektorët ku punohet më pak

5 September 2025 at 08:14

Në total, numri mesatar i orëve javore të punës për një person të punësuar ka pësuar një rënie të lehtë vitin e kaluar në 41.3 orë, nga 41,6 orë në vitin 2023. Sektori i bujqësisë kryeson me orët më të ulëta javore të punës, me 35.5 orë në javë në vitin 2024 nga 36,5 orë […]

The post Shqiptarët 5 orë punë më shumë në javë se europianët/ Administrata, një nga sektorët ku punohet më pak appeared first on BoldNews.al.

Emërohen administratorët e rinj në Elbasan, 18 poste të reja pas urdhrit të Ramës! Rritet asistenca online për qytetarët

By: M C
27 August 2025 at 20:34

Bashkia e Elbasanit ka përfunduar procesin e emërimit të 18 administratorëve të njësive administrative, vendet vakante të të cilave u krijuan pas urdhrit të Kryeministrit Rama për dorëheqjen e administratorëve në të gjithë Shqipërinë.

Kanë qenë më shumë se 400 aplikime për të marrë pjesë në procesin e përzgjedhjes së administratorëve dhe drejtorëve në Bashkinë e Elbasanit.

“Ka qenë një proces i hapur ku kanë aplikuar mbi 436 qytetarë që kanë shprehur interes të jenë pjesë në këtë proces”, shprehet Gledian Llatja, kryetar i Bashkisë Elbasan.

Aplikantët u testuan me shkrim dhe komunikim me gojë në lidhje me aftësitë e tyre drejtuese, njohjen e zonave përkatëse, problematikave të tyre, por edhe për aftësitë në risitë teknologjike që tashmë ofron pushteti vendor.

“Për administratorët është zhvilluar konkursi me shkrim i cili kryesisht ka pasur të bëjë me specifikat për njohjen e problematikeve me zonën. Dhe konkursi me gojë ku janë parë aftësitë e tyre komunikuese dhe përgjegjësia që ata kanë. Kjo erdhi edhe si pasojë që kishin një pjesë e administratorëve për tu përshtatur me teknologjinë pasi janë shtuar shërbimet online”, shton më tej Llatja.

Sipas kryetarit të Bashkisë administratorët duhet të tregojnë vëmendje ndaj çdo problematike të komunitetit dhe të punojnë për promovimin e zonave të tyre sipas përparësive që ato kanë qofshin bujqësore apo turistike.

The post Emërohen administratorët e rinj në Elbasan, 18 poste të reja pas urdhrit të Ramës! Rritet asistenca online për qytetarët appeared first on Albeu.com.

DRAFTI/ Propozohet organizimi i ri, institucionet e varësisë do bashkohen me agjencitë autonome

By: D Marku
20 August 2025 at 08:08

Qeveria ka propozuar ndryshime në organizimin e institucioneve të administratës publike, duke reduktuar kategorinë e institucioneve jo-ministrore nga 3 që janë aktualisht në 2, me qëllim rritjen e funksionimit dhe llogaridhënies. Për krijimin e institucioneve të varësisë nga ministritë është propozuar vendosja e një pragu minimal të punonjësve që do të justifikojë krijimin e tyre.

Ndryshimet janë propozuar në projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.90/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore” të publikuar te konsultimet publike.

Sipas projektligjit për ndryshimet në Ligjin nr. 90/2012, i cili është pjesë e Reformës në Administratën Publike, numri i tipologjive të institucioneve joministrore do të reduktohet nga 3 në 2, në funksion të qartësimit të rolit dhe përgjegjësive të tyre. Drafti propozon bashkimin e Institucioneve të Varësisë dhe Agjencitë Autonome në një kategori të vetme, ndërsa Autoritetet Rregullatore do të rikonceptohen si një lloj i veçantë me autonomi funksionale të garantuar sipas standardeve evropiane.

“Legjislacioni në fuqi parashikon tre lloje të trupave joministrore: Institucionet e Varësisë (IV), Agjencitë Autonome (AA), të dyja në varësi të ministrive dhe që kryejnë të njëjtat funksione të zbatimit të politikave, por me regjime të ndryshme juridike të organizimit dhe funksionimit, dhe Autoritetet apo Entet Rregullatore (ARr) që janë krijuar me ligje të veçanta, dhe që i raportojnë Kuvendit dhe kryejnë gjithashtu funksione të zbatimit të politikave, por specifikisht të natyrës rregullatore (tregjeve dhe industrive).

Dallimi aktual midis institucioneve të varësisë dhe agjencive autonome nuk bazohet në kritere të dallimit funksional. Gjithashtu, mbajtja e autoriteteve rregullatore jashtë mbikëqyrjes së qeverisë, sjell problematika në zbatimin e parimit të ndarjes së pushteteve, fragmentarizmin e aftësisë/përgjegjësisë së qeverisë për hartimin dhe zbatimin e politikave shtetërore dhe vakum në sistemin e përgjegjësisë e llogaridhënies qeveritare”, citohet në relacion.

Projektligji propozon ekzistencën e vetëm dy llojeve të trupave joministrore/ekzekutive, pra mbajtjen e institucioneve klasike të varësisë (IV) ku sipas këtij propozimi do të përfshihen edhe agjencitë aktuale autonome, dhe ri-konceptimi tërësor i Agjencive Autonome për të akomoduar tipologjinë aktuale të Autoriteteve Rregullatore, duke rregulluar regjimin e tyre juridik të organizimit dhe funksionimit të aftë për të garantuar një autonomi funksionale të plotë në kryerjen e funksioneve rregullatore, siç kërkohet nga legjislacioni evropian për secilin nga rregullatorët”, citohet në relacion.

Në projektligj gjithashtu sillet në vëmendje edhe situata problematike me institucionet e vogla në varësi të ministrive, duke nënvizuar nevojën për rregullimin e funskionimit të tyre.

“Nga një analizë e situatës, rezulton se për shkak të mungesave në ligjin 90, ka një tendence të shkëputjes së njësive të brendshme administrative të ministrive (drejtorive/drejtorive të përgjithshme) nga aparati i ministrive duke u krijuar si institucione vartësie më vehte. Kjo mungesë ka pas sjellë në disa raste krijimin e trupave/institucioneve të varësisë shumë të vogla, që nuk kanë realisht kapacitate për funksionimin e tyre ndarazi jashtë ministrisë mëmë. Projektligji propozon vendosjen e një pragu minimal të punonjësve që justifikojnë krijimin e një institucioni varësie, dhe njohjen e një lloji të ri drejtorie me status të posaçëm brenda aparatit të ministrisë, pa personalitet juridik por me autonomi të rritur në bazë të delegimit të ministrit”.

Po ashtu edhe sistemi i mbikëqyrjes apo llogaridhënies së institucioneve për trupat jo ministrore rezulton se nuk është i uniformizuar. Projektligji, propozon gjithashtu krijimin e një sistemi të detyrueshëm, të uniformizuar të mbikëqyrjes/llogaridhënies së trupave joministrore bazuar në rezultatet e institucionit.

Ndërsa për institucionet në varësi të Kryeministrit legjislacioni aktual nuk ka dispozita apo kufizime për to, duke i trajtuar ato njësoj si institucionet në varësi të ministrive. Në relacion theksohet se me kalimin e viteve kjo ka krijuar një mbingarkesë në funksionimin normal të qendrës së qeverisjes si pasojë e një numri të konsiderueshëm institucionesh në varësi të kryeministrit.

Projektligji propozon shtimin e disa dispozitave për krijimin e institucioneve në varësi të Kryeministrit. Dispozitat parashikojnë kritere pozitive dhe negative.

Projektligji propozon edhe dy ndërhyrje specifike sipas të cilave: i) “Drejtoria” bëhet niveli thelbësor i vendimmarrjes ekskluzive në një ministri dhe titullari i drejtorisë (drejtori) është ekskluzivisht përgjegjës për të gjithë vendimmarrjen brenda fushës së kompetencave të drejtorisë përkatëse, me përjashtim, sigurisht, të asaj vendimmarrjeje që i ngarkohet në mënyrë eksplicite me legjislacion menaxherëve të tjerë më të lartë (nëpunësve civilë të kategorisë të lartë drejtuese) ose vetë ministrit, dhe ii) përcaktohen një set rregullash të thjeshta që lejojnë delegimin brenda varësisë së një tipologjie vendimmarrjeje apo një vendimmarrjeje konkrete.

Ndër të tjera në draft propozohen rregulla të reja për kontroll më të fortë të ndryshimeve institucionale, duke kërkuar analiza të detajuara nga ministritë para krijimit të institucioneve të reja dhe duke i besuar Departamentit të Administratës Publike rolin kryesor në këtë proces.

The post DRAFTI/ Propozohet organizimi i ri, institucionet e varësisë do bashkohen me agjencitë autonome appeared first on Albeu.com.

Sistemi sekret me të cilin Hamasi paguan rrogat e administratës

6 August 2025 at 19:35

Pas gati dy vjetësh konflikti, kapaciteti ushtarak i Hamasit është dëmtuar rëndë, ndërsa udhëheqja politike është në presion të madh. Megjithatë, gjatë gjithë luftës, Hamasi ka vazhduar të përdorë një sistem sekret pagese me para në dorë për të paguar rrogat e 30 mijë punonjësve civilë, me vlerë totale prej rreth 7 milionë dollarë. Disa […]

The post Sistemi sekret me të cilin Hamasi paguan rrogat e administratës appeared first on BoldNews.al.

Vetëm dy procedime nga SPAK për përdorim të administratës në zgjedhje

By: FAKTOJE
29 July 2025 at 15:00

Nga Sebi Alla– Dy muaj pas përfundimit të zgjedhjeve të Përgjithshme Parlamentare dhe një morie të madhe akuzash dhe ankesash nga partitë opozitare, Prokuroria Speciale SPAK vijon hetimet për 39 procedime penale për krime zgjedhore, ndërsa për katër prej tyre kanë përfunduar hetimet, duke e çuar në 43 numrin total të dosjeve të hapura. SPAK tha për Faktoje se vetëm dy janë procedime për akuzën e përdorimit të funksionit publik për qëllime politike. “Një procedim është regjistruar sipas nenit 328/a (përdorimi i funksionit publik për qëllime politike) dhe një procedim është regjistruar për të dy nenet, respektivisht nenit 328/a (përdorimi i funksionit publik për qëllime politike dhe nenit 248 (shpërdorimi i detyrës)” thotë SPAK. Ndërsa në lidhje me hetimet e mundshme pas rinumërimit të kutive të votimit në Qarkun Fier, ku u konstatua devijim i konsiderueshëm votash drejt kandidatëve të listave të hapura, shprehet se: “SPAK nuk ka regjistruar procedim penal kryesisht për këtë çështje deri më tani”.

Dy procedime për një “mal” problemesh

Përdorimi i administratës publike për qëllime elektorale ishte edhe një nga shqetësimet kryesore që ngrihet në raportet e OSBE-ODIHR. “Keqpërdorimi i burimeve shtetërore dhe fushata brenda institucioneve publike është i ndaluar, por shqetësimet vazhdojnë për presionin ndaj nëpunësve civilë, ndikimin e padrejtë mbi votuesit dhe keqpërdorimin e aseteve publike”, konstatonte raporti përgjatë fushatës. Ndërsa pas përfundimit të procesit, në përmbledhje të problematikave, OSBE-ODIHR theksoi: “Presioni ndaj nëpunësve civilë, përdorimi i burimeve shtetërore, falja e gjobave dhe skemat elektorale në momentet e fundit u raportuan gjerësisht nga vëzhguesit dhe përbëjnë një avantazh të padrejtë për partinë në pushtet”. Po ashtu edhe partitë opozitare, veçanërisht PD akuzoi dhe denoncoi disa raste të përdorimit të administratës dhe aseteve shtetërore në fushatë. Megjithatë, por për këtë akuzë ka vetëm dy procedime penale të pranuara nga Prokuroria Speciale (SPAK).

Administratë në fushatë

Hetimet nga SPAK janë ende në fazën paraprake dhe nuk ka një vendimmarrje sesi do të procedohet. Në nenin 328/a thuhet: “Detyrimi i shtetasve nën varësi administrative, kundër vullnetit të tyre apo nën kanosjen e përdorimit të masave administrative, për të marrë pjesë në veprimtari zgjedhore të një subjekti zgjedhor përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj. Detyrimi apo organizimi për të marrë pjesë në veprimtari elektorale të një subjekti zgjedhor i nxënësve të arsimit parauniversitar nga punonjës që kryejnë një detyrë shtetërore në arsimin publik, ose detyrë a funksion në arsimin jopublik, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me burgim nga tre muaj gjer në një vit”.

SPAK nuk bën me dije se kush janë dy rastet specifike dhe në cilin qark të përdorimit të administratës publike përgjatë fushatës për të cilin ka ngritur edhe akuzat.

Policisë iu pranuan më shumë

“Gjatë periudhës së raportimit, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka administruar 193 materiale kallëzuese që lidhen me dyshimet për krime zgjedhore. 43 prej tyre janë regjistruar si procedime/hetime penale, pra kanë kaluar në fazën e hetimit”, thuhet për Faktoje.al në qëndrimin zyrtar të SPAK. Ajo që konstatohet është se në total ka pasur 193 referime për dyshimin e krimeve zgjedhore në SPAK, por 150 janë refuzuar të regjistrohen dhe vetëm 43 janë pranuar dhe nisur procedimi penal. Nga 43 dosje të hapura, peshën më të madhe të denoncimeve e mban Policia e Shtetit, me 22 procedime, ndërsa 9 kanë nisur kryesisht nga vetë SPAK dhe pjesa tjetër është e shpërndarë nga shtetas të ndryshëm ose të referuar nga prokuroritë e rretheve. SPAK ka pranuar dhe nisur hetime për vetëm katër kallëzime të bëra nga subjektet politike, garuese në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Akuza që dominon ka të bëjë me korrupsionin aktiv. “35 procedime janë regjistruar për veprën penale të nenit 328 (korrupsionit aktiv në zgjedhje)”, thotë SPAK.

Përfundimi

Vetë kreu i SPAK Altin Dumani prezantoi tre muaj parë zgjedhjeve “Task Forcën” për parandalimin dhe ndëshkimin e krimeve zgjedhore. Në 12 qarqe të vendit funksionoi një zyrë drejtuese me prokurorë të SPAK të cilët bashkërendonin punën me oficerë të BKH-së. Pavarësisht akuzave, denoncimeve të shumta dhe raporteve ndërkombëtare të monitorimit të zgjedhjeve deri më tani ka vetëm katër të arrestuar dhe proceduar për krime zgjedhore, dy në Kukës, një në Fier dhe një në Lushnje. Ndonëse për një pjesë të dosjeve hetimet vijojnë, rezultatet mund të cilësohen të ngadalta në krahasim me pritshmëritë, por edhe denoncimeve të publikuara.

The post Vetëm dy procedime nga SPAK për përdorim të administratës në zgjedhje appeared first on Faktoje.al.

BE i sheh me shqetësim shkarkimet në administratën vendore me urdhër të kryeministrit

24 July 2025 at 13:56

Prej disa javësh kryeministri Edi Rama ka ndërmarrë një aksion publik për të atë që ai e quan reformë të administratës vendore, duke urdhëruar publikisht kryetarët e bashkive që të shkarkojnë vartësit e tyre në nivele drejtuese. Argumentet me të cilat u përligj ky aksion iu faturuan problematikave që ka administrata vendore me menaxhimin e […]

The post BE i sheh me shqetësim shkarkimet në administratën vendore me urdhër të kryeministrit appeared first on Reporter.al.

“Partia-shtet”/ Si e përdor Rama pushtetin politik mbi administratën vendore

23 July 2025 at 07:54

Nisma më e fundit e kryeministrit Edi Rama për të “reformuar” administratën vendore të bashkive, përveçse ngjall shqetësime për shkelje të autonomisë së pushtetit vendor të garantuar me Kushtetutë, shihet nga analistë të politikës edhe si personalizim i të gjitha pushteteve në një dorë dhe rikthim i reminishencave të modelit të partisë-shtet. Mëngjesin e 3 […]

The post “Partia-shtet”/ Si e përdor Rama pushtetin politik mbi administratën vendore appeared first on BoldNews.al.

Fryrja e administratës/ Bashkitë rrisin shpenzimet e personelit dhe ulin investimet

By: Ela
16 July 2025 at 08:05

Shpenzimet e pushtetit vendor për 5-mujorin e parë 2025 evidentojnë zhvendosje të theksuar drejt shpenzimeve të personelit dhe tkurrje të mëtejshme të shpenzimeve kapitale në raport me shpenzime totale. Personeli zuri 56% të shpenzimeve totale bashkiake në 5 mujorin 2025 nga 52% që zunë vitin e kaluar në këtë periudhë. Të dhënat zyrtare nga Ministria […]

The post Fryrja e administratës/ Bashkitë rrisin shpenzimet e personelit dhe ulin investimet appeared first on BoldNews.al.

Fryrja e administratës për zgjedhje, Rama vendos rekord për punësimet në shtet

26 June 2025 at 07:55

Në tre-mujorin e parë 2024 numri i të punësuarve në sektorin shtetëror arriti në 185,387 persona një rekord ky që nga viti 2018. Edhe pse numri i popullsisë gjate kësaj periudhe u pakësua me mbi 500 mijë persona dhe shumë shërbime publike janë tashmë online, administrata publik po fryhet vit pas viti dhe sidomos në […]

The post Fryrja e administratës për zgjedhje, Rama vendos rekord për punësimet në shtet appeared first on BoldNews.al.

Berisha: Administrata patronazhiste nuk mund të administrojë zgjedhjet

By: user7
23 June 2025 at 13:45

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur në konferencë me gazetarët theksoi se administrata patronazhiste nuk mund të administrojë zgjedhjet. Sipas tij ka disa propozime që duhen parë. Berisha theksoi gjithashtu se ka shumë njerëz të korruptuar, të turpshëm, sepse ata u bënë promotorë të asgjësimit të drejtësisë për shqiptarët.

“Ka një propozim në rekomandimet që thuhet ti bëjnë administrata. Por në botë, nëse ka një administratë që nuk mund ti bëjë, sepse është e tëra patronazhiste, është administrata shqiptare.
Ajo do parë. Duhet studiuar përpara. Pse? Kur miratohej ligji i vetingut, unë me ato njohuri që kisha të gjendjes në Shqipëri, u thoja që do të krijoni një vakum, do të asgjësoni procesin gjyqësor.

Jo më thoni. Ka kaq shumë njerëz. Njerëz të korruptuar, të turpshëm, sepse ata u bënë promotorë të asgjësimit të drejtësisë për shqiptarët dhe sot nuk ka njerëz. A mund të gjinden, nuk mund të them. A mund të gjinden komisionerët, por nuk është për të mos u hetuar, për të mos u konsideruar,” tha Berisha.

The post Berisha: Administrata patronazhiste nuk mund të administrojë zgjedhjet appeared first on Lapsi.al.

Shifrat/ Si u zgjerua administrata publike para zgjedhjeve të 11 majit

By: user 6
13 June 2025 at 23:41

Pak muaj para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit punësimi në shtet u zgjerua. Të dhënat zyrtare nga Instituti i Statistikave tregojnë se gjatë tremujorit të parë të këtij viti numri i të punësuarve në administratën publike u shtua me 1109 persona.

Faktoje.al i është referuar shifrave të INSTAT, ku numri i të punësuarve në sektorin publik arriti në 185,387persona në fund të muajit mars. Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2024 numri i të punësuarve në shtet është shtuar me 3630 individë.

Edhe pse ligjërisht punësimi në shtet përpara zgjedhjeve është i ndaluar, të dhënat ndër vite tregojnë se administrata publike në Shqipëri është rritur veccanërisht kur ka pasur zgjedhje.

Rasti më tipik ishte në zgjedhjet e kaluara parlamentare të vitit 2021. Të dhënat e INSTAT tregojnë se punësimi në sektorin shtetëror u zgjerua brenda një viti me 7,812 të punësuar, apo 4,5% më shumë.

Punësime elektorale

“Punësimet elektorale janë një traditë e ndjekur në Shqipëri, sidomos në vitet e fundit kur në tre procese zgjedhore sistemi i patronazhizmit ka diktuar nevojën për mobilizim maksimal të burimeve njerëzore,” shprehet për Faktoje.al Afrim Krasniqi, drejtor i Institutit për Studime Politike.

Sipas tij, ky fenomen nuk është i ri, por ka marrë përmasa më serioze në vitet e fundit, siç dëshmohet edhe nga të dhënat për vitin 2021.

“Pavarësisht se është një nga kritikat kryesore në raportet e ODHIR-it dhe OSBE-së ndër vite dhe ka pasur rekomandime për ndërhyrje në legjislacion për parandalim të një situate të tillë, progresi është krejtësisht minimal,” shton Krasniqi.

Ai thekson se në raste të tilla, “Prokuroria dhe SPAK do të duhet të bënin një hetim të thelluar të përdorimit të burimeve shtetërore në fushatë elektorale”, ndërsa “Kontrolli i Lartë i Shtetit duhet të hetojë mbi praktikat e ndjekura, që fenomene të tilla të mos përsëriten.” Sipas tij, kjo është një çështje që “duhet trajtuar me prioritet, edhe në kuadër të procesit të integrimit europian.”

Edhe Migen Qiraxhi nga Qëndresa Qytetare thekson për Faktoje.al rëndësinë e kësaj çështjeje, duke deklaruar se “jo vetëm ne si aktor lokal, por tashmë edhe OSBE-ODHIR përsërit se në zgjedhje përdorimi i burimeve shtetërore është një nga problemet kryesore në garën për pushtet.”

Ai nënvizon se më shumë sesa asetet materiale, “peshën më të rëndësishme e zënë burimet njerëzore, apo nëpunësit e shtetit,” duke shtuar se “nëse ne kemi një problem me përdorimin e nëpunësve në fushatë, rritja e numrit të tyre e shumëfishon problemin dhe gjithashtu shumëfishon benefitet elektorale të partisë në pushtet.”

Sipas Qiraxhit, kjo është një nga arsyet pse “administrata jonë vetëm rritet, aq sa të krijojë një administratë dyfish më të lartë se vendet europiane.” Ai kujton se “përgjatë pesë viteve të fundit, Qëndresa Qytetare ka denoncuar mbi 100 raste të përdorimit të administratës në fushatë dhe një pjesë e mirë e tyre janë gjetur në përdorim të shtetit për fushatë.”

Cfarë deklaroi Berisha?

Në linjë me shqetësimet mbi përdorimin elektoral të administratës publike, edhe Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryesinë e degës së PD-së në Bruksel, deklaroi se “në 11 maj nuk u bënë zgjedhje, por farsë elektorale.”

Ai vijon të akuzoi qeverinë se ka ndërtuar “një makineri gjigante” të blerjes së votës përmes abuzimit me pushtetin ekzekutiv, duke përfshirë masa të ndaluara me ligj. Sipas Berishës, një nga mekanizmat më agresivë ishte rritja masive e punësimeve.

“Punësoi gjatë zgjedhjeve mbi 10 mijë vetë në qeverinë vendore dhe qendrore”, deklaroi ndër të tjera Berisha.

Përfundim

Deklarata e Kryetarit të PD-së, Sali Berisha, se gjatë zgjedhjeve janë punësuar mbi “10 mijë vetë në qeverinë vendore dhe qendrore”, nuk mbështetet aktualisht nga të dhënat zyrtare. Sipas INSTAT, numri i të punësuarve në sektorin shtetëror për tremujorin e parë të vitit, në prag të zgjedhjeve parlamentare, është rritur me vetëm 1109 persona krahasuar me tremujorin paraardhës. Kështu, ndonëse shqetësimi për përdorimin e administratës në funksion elektoral mbetet i ligjshëm, pretendimi për 10 mijë punësime është i pasaktë në raport me burimet zyrtare si INSTAT. /Nga Esmeralda Topi, Faktoje.al

The post Shifrat/ Si u zgjerua administrata publike para zgjedhjeve të 11 majit appeared first on Lapsi.al.

“Punësime elektorale”/ Si u fry administrata publike në prag të zgjedhjeve të 11 Majit

By: Ela
13 June 2025 at 15:48

Pak muaj para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit punësimi në shtet u zgjerua. Të dhënat zyrtare nga Instituti i Statistikave tregojnë se gjatë tremujorit të parë të këtij viti numri i të punësuarve në administratën publike u shtua me 1109 persona. Faktoje.al i është referuar shifrave të INSTAT, ku numri i të punësuarve në sektorin publik arriti në 185,387persona në fund […]

The post “Punësime elektorale”/ Si u fry administrata publike në prag të zgjedhjeve të 11 Majit appeared first on BoldNews.al.

❌
❌