Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Nga protesta te përplasjet brenda partisë, PD mbledh Këshillin Kombëtar

By: Elva
17 December 2025 at 17:29

Partia Demokratike ka mbledhur këtë të martë Këshillin Kombëtar. Sipas rendit të ditës, pika kryesore e diskutimit do të jetë organizimi dhe zhvillimi i protestës kombëtare të paralajmëruar për 22 dhjetor. Kjo mbledhje shënon gjithashtu takimin e parë të Këshillit Kombëtar pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Burime nga PD bëjnë me dije se, përveç […]

The post Nga protesta te përplasjet brenda partisë, PD mbledh Këshillin Kombëtar appeared first on BoldNews.al.

11 Maji, Balla: Zgjedhjet më të hetuara në vend, vota e diasporës u hodh masivisht për PS-në

By: redi
11 December 2025 at 21:08

Gjatë mocionit me debat për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla i këroi Partisë Demokratike të shpjegojë se vota e diasporës u hodh masivisht në favor të PS-së dhe jo PD-së, ndërkohë që kjo e fundit pretendon se vullneti i votuesve që jetojnë në Shqipëri u përthye me mekanizma të ndryshëm si përdorimi i administratës, falja e gjobave…

Source

Me leje për fushatë/ Skema e përdorimit të administratës në zgjedhjet e 11 majit

By: Brisi
9 December 2025 at 08:09

Mëngjesin e 20 janarit 2025, në telefonin e një zyrtari vendor të një bashkie në jug të vendit mbërriti një mesazh nga eprori i tij. “Duhet që të marrësh lejen vjetore, do angazohemi në fushatë,” udhëzonte ai. Punonjësi, i cili zgjodhi të identifikohej me emrin Alban, kërkoi një ditë më vonë lejen vjetore, por në […]

The post Me leje për fushatë/ Skema e përdorimit të administratës në zgjedhjet e 11 majit appeared first on BoldNews.al.

BIRN: Mijëra punonjës morën lejet vjetore për t’u angazhuar për fushatë, skema e përdorimit të administratës në zgjedhjet e 11 majit

By: V K
9 December 2025 at 08:27

Të dhënat e siguruara nga BIRN, tregojnë se mijëra punonjës të administratës morën lejet vjetore për t’u angazhuar në fushatë zgjedhore gjatë muajve janar -prill 2025, për t’i dhënë Partisë Socialiste në pushtet avantazhin e fitores.

Mëngjesin e 20 janarit 2025, në telefonin e një zyrtari vendor të një bashkie në jug të vendit mbërriti një mesazh nga eprori i tij. “Duhet që të marrësh lejen vjetore, do angazohemi në fushatë”, udhëzonte ai.

Punonjësi, i cili zgjodhi të identifikohej me emrin Alban, kërkoi një ditë më vonë lejen vjetore, por në të vërtetë nuk pushoi.

Në vend të punës së tij të zakonshme në zyrë, Albani* zbriti në terren për të mbledhur të dhëna mbi votuesit dhe përkatësinë e tyre politike në ndihmë të shtabeve elektorale të Partisë Socialiste, që kishin ndezur tashmë motorrët e fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Ai e përshkruan punën e tij në fushatë si “krehje të listës së zgjedhësve”.

“Puna jonë ishte shumë e qartë, në zyrat elektorale të PS filtronim të gjitha listat e zgjedhësve. Kemi analizuar çdo emër dhe kemi bërë ndarjet përkatëse, ku në 11 maj ishim të qetë për çdo qytetar që paraqitej në qendrën e votimit”, tha zyrtari lokal në kushtet e anonimatit.

Ai nuk ishte i vetmi.

Të dhënat e siguruara nga BIRN, përmes ligjit për të drejtën e informimit tregojnë se mijëra punonjës të administratës publike në pushtetin qendror dhe lokal morën lejet vjetore në periudhën janar – prill 2025; periudhë e cila përkon me fushatën elektorale në terren për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Krahasuar me vitin jozgjedhor 2024, numri i lejeve vjetore u rrit me gati 40% në shumicën e bashkive kryesore dhe institucioneve të tjera qendrore – shifra që, sipas ekspertëve, pasqyrojnë përdorimin e gjerë të nëpunësve publikë në mbledhjen e votave.

“Burimet shtetërore janë përdorur vazhdimisht, por tashmë ato janë kthyer në normalitet dhe kjo përbën shqetësim kryesor dhe ndryshim nga zgjedhjet e viteve përpara 2009”, thotë Afrim Krasniqi, drejtori i Institutit të Studimeve Politike me qendër në Tiranë.

“Ndikimi është statistikor në vota dhe përmbajtësor në cilësinë e politikës dhe parlamentit”, shtoi ai.

Fluksi i lejeve vjetore

Numri i lejeve vjetore në periudhën Janar-Prill gjatë viteve 2023-2025

 

Përgjatë viteve zgjedhore, punonjësit e administratës publike në Shqipëri njëherazi pësojnë dhe ushtrojnë presion për të mbledhur vota në favor të partisë në pushtet.

Sipas raportit të OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 11 majit, Partia Socialiste dhe kryeministrit Edi Rama, përfitoi avantazhe të padrejta nga përdorimi i gjerë i burimeve publike si dhe nga presioni mbi votuesit, veçanërisht ndaj punonjësve të administratës publike.

Misionet vëzhguese morën gjithashtu, raporte të shumta që pretendonin presion mbi punonjësit bashkiakë nga eprorët e tyre për të mbështetur ose marrë pjesë në fushatën e Partisë Socialiste.

Shqetësime u ngritën gjithashtu në lidhje me ndikimin e rrjeteve të patronazhit në të gjithë vendin, të përdorura si leva për të siguruar vota në kundërshtim me standardet ndërkombëtare të zgjedhjeve.

Për të dokumentuar përfshirjen e administratës publike në periudhën parazgjedhore, BIRN kërkoi përmes ligjit për të drejtën e informimit të dhëna statistikore nga ministritë dhe bashkitë kryesore të vendit mbi numrin e lejeve vjetore të dhëna në periudhën janar- prill 2025 dhe e krahasoi atë me të njëjtën periudhë të viteve 2023 dhe 2024.

Nga 20 institucione qendrore dhe lokale që iu përgjigjën kërkesave, në periudhën janar-prill 2025 kishin përfituar lejen vjetore 5673 punonjës ose 40% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Bashkia e Tiranës, kryeson më një rritje prej 30 për qind të lejeve vjetore krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, e ndjekur nga Ministria e Inovacionit dhe Kulturës dhe ajo e Mjedisit.

Të dhënat e mbledhura nga BIRN tregojnë gjithashtu se brenda institucioneve, numri i lejeve vjetore të dhëna në periudhën janar- prill 2025 varion nga 5 për qind në 33 për qind të stafit për ministri të caktuara.

Ndërkohë, në disa bashki të vendit, më shumë se gjysma e stafit ndodhej me leje vjetore në të njëjtën periudhë.

Institucioni më me pak leje vjetore rezulton të jetë Kuvendi i Shqipërisë, ndërkohë që Kryeministria refuzoi të vinte në dispozicion të dhënat duke pretenduar se nuk i disponon këto statistika.

Statistikat mbi lejet vjetore konfirmojnë angazhimin e Partisë Socialiste në zgjedhje disa muaj përpara fushatës zyrtare; ku trendi rritës fillon në janar dhe kulmon në muajt shkurt dhe mars 2025.

Në të njëjtën linjë me statistikat, punonjës të administratës i thanë BIRN në kushtet e anonimatit se u detyruan të merrnin lejet vjetore në këto periudha edhe për shkak të angazhimit me shqiptarët e diasporës.

Drejtuesja e Shoqatës për Kulturë Demokratike, Gerta Meta i tha BIRN se angazhimi i punonjësve të administratës publike ka potencialin që të ndikojë ndjeshëm në procesin zgjedhor.

“Përdorimi i administratës për fushatë deformon barazinë mes garuesve, krijon presion te punonjësit dhe te votuesit si dhe përdor burimet shtetërore për qëllime partiake”, tha Meta për BIRN.

“Ndikimi mund të ketë qenë i rëndësishëm, sidomos në zona ku administrata publike ka kënd të gjerë kontakti me komunitetin”, shtoi ajo.

Patronazhimi i diasporës

 

 

Në nisje të fushatës elektorale, kryeministri Edi Rama, shpalli si objektiv elektoral marrjen e 900 mijë votave brenda dhe jashtë vendit. Ndonëse dukej e vështirë, matematika u thjeshtua në ndarje qarku.

Për të realizuar këtë objektiv, drejtuesit politikë të qarqeve i hodhën sytë nga diaspora që në nisje të procesit të regjistrimit të tyre.

Në mbështetje të tyre, punonjësit e administratës u organizuan me grupe pune, të cilët udhëtuan kryesisht drejt Greqisë dhe Italisë për të angazhuar emigrantët shqiptarë në votime.

Përmes intervistave të veçanta, zyrtarë të administratës i thanë BIRN se e shfrytëzuan lejen vjetore për takime me shqiptarët në Greqi dhe Itali. Për të mbuluar shpenzimet, ata deklaruan se morën tollona karburanti me tepri.

“Më thanë merre lejen dhe shko në Greqi. Duhet të takosh disa njerëz tanët atje“, kujton Mandi*, një tjetër zyrtar i pushtetit vendor.

“Kemi shkuar 3-4 herë në Greqi, për çdo udhëtim merrnin nga 400 litra tollona”, shtoi ai, duke theksuar se tollonat e naftës i shisnin për të siguruar para për qëndrimin.

Një tjetër zyrtar i angazhuar me votën e diasporës, i tha BIRN në kushtet e anonimatit se kishte udhëtuar drejt Athinës në Greqi me lista votuesish dhe kontaktet e tyre, të siguruara nga të afërmit në Shqipëri.

Ai shtoi se kishte qëndruar për gati 3 javë në Athinë në janar të këtij viti, ku kishte marrë pjesë në ngritjen e zyrave elektorale dhe takimet me votuesit potencialë.

“Ngritën zyra në disa zona dhe me kontaktet e dhëna nga familjarët e tyre në Shqipëri arritëm t’i gjenim. Shkonim edhe në banesa ku i ndihmonim për t’u regjistruar në platformën e KQZ”, tha zyrtari i identifikuar me emrin Genti*.

“Ka qenë një punë kolosale, kemi punuar nga mëngjesi deri në darkë”, theksoi ai.

Depolitizimi i administratës

Politizimi i administratës publike dhe angazhimi i saj në mbushjen e hambarit të votave në favor të partisë në pushtet konsiderohet nga ekspertët e zgjedhjeve si një problem kyç që kërkon zgjidhje të menjëhershme.

“Për këtë nevojiten mjete ligjore dhe praktike”, sugjeron Rigels Xhemollari nga organizata “Qëndresa Qytetare”.

Sipas tij, nevojiten ndërhyrje në legjislacionin zgjedhor me qëllim rritjen e sanksioneve për keqpërdorimin e postit publik si dhe zgjatjen e kohës së ndalimeve për përdorimin e burimeve publike në zgjedhje.

“OSBE në rekomandimet e saj, por edhe Qëndresa Qytetare kanë qenë në sinkron që këto rekomandime janë dy masa të menjëhershme që duhen marrë”, theksoi ai.

Gerta Meta bie gjithashtu dakord se nevoja për ndryshim është emergjente dhe propozon rritje të sanksioneve.

Por në një panoramë më të gjerë, Meta vlerëson se vetëm depolitizimi real i administratës publike do të zhdukë fenomene të tilla të ndikimit mbi një proces të lirë dhe të drejtë elektoral.

“Depolitizim real i administratës publike përmes rekrutimit me meritë dhe jo me lidhje partiake; forcim i kontrollit institucional nga KQZ, Avokati i Popullit dhe organet e auditimit si dhe mbrojtje efektive për sinjalizuesit që denoncojnë presion politik ose abuzim me detyrën”, renditi Meta për BIRN.

Për politologun Afrim Krasniqi, tashmë nuk kemi të bëjmë vetëm me një problem të administrimit zgjedhor, por me një krizë politike që ndikon në demokracinë e vendit.

Ai sugjeron se Shqipëria nuk ka nevojë që t’i hedhë sytë larg, por mjafton të ndjekë shembullin e Kosovës për të përmirësuar standardet e saj të zgjedhjeve.

“Për shembull në Kosovë, nëse një zyrtar publik i administratës përfshihet në shkelje ligjore, krahas masës financiare dhe penale humbet të drejtën e karrierës në profesion për disa vite, pra merr penalizim direkt, të matshëm dhe të menjëhershëm”, tha Krasniqi.

Ai sugjeron gjithashtu që për të minimizuar abuzimet, nevojitet që përgjegjësia ligjore të shtrihet deri te titullarët e institucioneve publike, pasi sipas Krasniqit, janë ata që udhëzojnë përdorimin e burimeve shtetërore, që kryejnë emërime apo shkarkime me natyrë elektorale apo fryjnë administratën në kohë zgjedhjesh.

“Titullarët as paguajnë, as penalizohen çka tregon se sistemi është i deformuar…”, përfundoi Krasniqi./ BIRN

The post BIRN: Mijëra punonjës morën lejet vjetore për t’u angazhuar për fushatë, skema e përdorimit të administratës në zgjedhjet e 11 majit appeared first on Albeu.com.

PD nis procesin e rifreskimit, Ervin Salianji mbledh më të votuarit e primareve dhe listave të hapura në 11 maj

By: V K
27 November 2025 at 15:26

Këtë të enjte, një tryezë e veçantë që zgjati rreth tre orë, mblodhi emrat më të votuar të Partisë Demokratike, si nga listat e hapura ashtu edhe kryesuesit e primareve, në një diskutim të hapur mbi të ardhmen e partisë.

Në takim ishin të pranishëm Ervin Salianji, Ilir Alimehmeti (më i votuari në Qarkun Tiranë), Hysen Kadiu (më i votuari në primare), Aulon Kalaja (më i votuari në listën e hapur të Durrësit), Gent Cela (Qarku Fier), Qani Xhafa (Qarku Elbasan), Ted Kopliku (Qarku Shkodër), Xhemal Gjunkshi (Qarku Diber), Alma Kore (Qarku Gjirokastër), Pardid Mahmutaj (Qarku Berat), Nada Daullja (Qarku Vlorë), si dhe një sërë kandidatesh të votuara dhe fitues të primareve.

Sipas burimeve nga takimi, qëllimi kryesor ishte dëgjimi i mendimeve dhe eksperiencës së fituesve për të nxjerrë zgjidhjet më të mira për PD-në në këtë moment të rëndësishëm politik.

Diskutimet u fokusuan mbi rikthimin e ADN-së fituese të partisë, promovimin e meritokracisë, hapjen e strukturave dhe forcimin e besimit qytetar.

Ky takim shihet si një hap i rëndësishëm drejt rifreskimit të frymës dhe modelit organizativ të PD-së, duke vënë në qendër zërin e qytetarëve dhe votuesve që kanë besuar tek kandidatët më të votuar.

“Rikthimi te ADN-ja fituese, meritokracia, hapja dhe besimi qytetar janë shtyllat mbi të cilat duhet të ndërtojmë të ardhmen e partisë”, thanë burimet nga takimi.

Ky moment nënvizon rëndësinë e bashkëpunimit dhe dëgjimit të njerëzve që kanë marrë vota reale, duke u shndërruar në një mesazh pozitiv për demokratët dhe elektoratin e PD-së

The post PD nis procesin e rifreskimit, Ervin Salianji mbledh më të votuarit e primareve dhe listave të hapura në 11 maj appeared first on Albeu.com.

EMRAT/ Dokumente të falsifikuara në zgjedhjet e 11 majit, Prokuroria çon në gjyq 3 të pandehurit (SKEMA)

By: Brisi
23 November 2025 at 11:17

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq shtetasit Arlind Papa, Genc Demiro dhe Migena Xibinaku, për përdorim të dokumenteve të falsifikuara si vëzhgues në zgjedhjet e datës 11 maj 2025. Sipas organit të akuzës hetimet zbuluan se Arlind Pepa është paraqitur me […]

The post EMRAT/ Dokumente të falsifikuara në zgjedhjet e 11 majit, Prokuroria çon në gjyq 3 të pandehurit (SKEMA) appeared first on BoldNews.al.

Abuzimet në zgjedhje, shpopullimi dhe krimi i organizuar, raporti i KE ‘nxin’ qeverinë shqiptare

By: beni
4 November 2025 at 14:04

Komisioni Evropian (KE) ka publikuar këtë të martë progres-raportin për Shqipërinë, teksa ka nxjerrë në pah disa problematika serioze në fushën e funksionimit të institucioneve demokratike, ekonomisë dhe luftës kundër krimit të organizuar. Nga zgjedhjet e 11 Majit, te emigrimi masiv dhe sfidat sociale, raporti evidenton një sërë problematikash, teksa thekson se reformat kyçe mbeten […]

The post Abuzimet në zgjedhje, shpopullimi dhe krimi i organizuar, raporti i KE ‘nxin’ qeverinë shqiptare appeared first on BoldNews.al.

Raporti i OSBE-ODIHR: Censurë dhe pabarazi në media gjatë zgjedhjeve

27 October 2025 at 17:52

Raporti përfundimtar i OSBE-ODIHR mbi zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 nxori n ë pah problematika domethënëse si pabarazinë në garë, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe censurën në media.

Një pjesë e konsiderueshme e raportit flet për rolin e medias dhe ndikimin që pati si pushtet i katërt. Por sipas tij, shumica e mediave shqiptare varen nga financime të paqarta, të lidhura me interesa politike dhe biznesi, duke cenuar pluralizmin dhe cilësinë e informacionit publik.

“Përqendrimi i pronësisë në media minon më tej shumëllojshmërinë e burimeve të informacionit, në kundërshtim me standardet ndërkombëtare”, thuhet në raport.

Në këtë këndvështrim, Zyra për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) kërkon miratimin e një kuadri të plotë ligjor për transparencën e pronësisë dhe mbrojtjen e autonomisë redaksionale nga ndërhyrjet politike dhe ekonomike.

RTSH dhe AMA pa pavarësi reale

Sipas raportit, as Radio Televizioni Shqiptar (RTSH) dhe as Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) nuk gëzojnë pavarësi të vërtetë institucionale.

“Procedura bipartizane e emërimeve nuk garanton pavarësinë faktike të tyre,” thuhet në dokument, teksa rekomandohet depolitizimi i këtyre institucioneve përmes një procesi të gjerë konsultimi publik me median e pavarur dhe shoqërinë civile.

Presioni dhe autocensura

Raporti vëren se pronarët e mediave ushtrojnë ndikim të drejtpërdrejtë mbi përmbajtjen editoriale, ndërsa autocensura mbetet praktikë e zakonshme mes gazetarëve.

“[…] gazetarët përballen vazhdimisht me sulme verbale dhe, në disa raste, edhe fizike nga zyrtarë publikë,” thekson raporti, duke shtuar se numri i konferencave qeveritare është ulur ndjeshëm teksa gazetarët pengohen të marrin pjesë në aktivitete.

Në shumë raste, mbulimi editorial është zëvendësuar nga materiale të prodhuara nga vetë institucionet.

Agjencia e Medias dhe Informacionit (MIA), që vepron nën zyrën e Kryeministrit, cilësohet “filtruese e informacionit publik”.

Sipas raportit, reduktimi i financimeve ndërkombëtare ka goditur edhe mediat e pavarura të shoqërisë civile, të vetmet që ofrojnë gazetari hulumtuese me interes publik.

Vëzhguesit e ODIHR-it dhe organizatat e shoqërisë civile kanë raportuar raste të frikësimit dhe pengimit të gazetarëve gjatë periudhës zgjedhore.

Liria e shprehjes dhe paditë strategjike (SLAPP)

Edhe pse Kushtetuta garanton lirinë e shprehjes, raporti vëren se shpifja mbetet vepër penale në Shqipëri.

Gazetarët janë përballur me një numër të lartë padish civile dhe penale për shpifje, përfshirë raste të padive strategjike kundër pjesëmarrjes publike, njohur me akronimin SLAPP.

OSBE-ODIHR rekomandon dekriminalizimin e plotë të shpifjes dhe harmonizimin e dispozitave civile me standardet ndërkombëtare.

Raporti përmend rastin e gazetarit Elton Qyno, të cilit iu sekuestruan pajisjet elektronike gjatë raportimit për një çështje të krimit të organizuar.

Gjykata, sipas raportit, e cilësoi sekuestrimin “ndërhyrje të tepruar në të drejtën e informimit publik”.

Pabarazia në mbulimin mediatik të fushatës

Kodi i Transmetimit kërkon mbulim të paanshëm gjatë zgjedhjeve, por Kodi Zgjedhor nuk garanton trajtim të barabartë për partitë joparlamentare.

Sipas raportit, dy partitë kryesore, Partia Socialiste (PS) dhe Demokratike (PD), dominuan hapësirën televizive, duke marrë mbi 40% të kohës në ekranet kombëtare (RTSH, TVKlan, Top Channel, A2-CNN, etj.), ndërsa garuesit e tjerë jo më shumë se 5%.

Një pjesë e madhe e materialeve televizive u prodhua nga vetë partitë politike. Raporti thekson se kjo qasje me mbulime të vetëprodhuara dhe paguara përbëjnë reklamë politike dhe vendosin në disavantazh garuesit që nuk kanë mundësi financiare.

ODIHR kërkon që çdo material i tillë i prodhuar nga partitë të etiketohet qartë si reklamë politike dhe të ndalohet përfshirja e tij në programet redaksionale duke shtyrë dhe institucionet si Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të garantojë zbatimin efektiv të ligjit.

Ndalimi i TikTok dhe fushata online e kufizuar

Raporti kritikon edhe vendimin e përkohshëm të qeverisë për mbylljen e platformës TikTok më 6 mars 2025, të cilin e konsideron “të papajtueshëm me standardet ndërkombëtare”.

Sipas ODIHR, ky ndalim kufizoi aftësinë e partive joparlamentare për të bërë fushatë në kushte alternative dhe të barabarta.

Në përfundim, raporti nënvizon se mjedisi i kontrolluar mediatik dhe mungesa e transparencës institucionale privuan qytetarët nga informacioni i pavarur dhe të besueshëm mbi garën zgjedhore.

Lexoni gjithashtu:

The post Raporti i OSBE-ODIHR: Censurë dhe pabarazi në media gjatë zgjedhjeve appeared first on Citizens.al.

Raporti i OSBE-ODIHR për 11 majin, Celibashi: Aktorët politikë të punojnë mbi rekomandimet e gjetjet

By: redi
23 October 2025 at 18:33

Kreu i Komisionit Qëndror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka disa fjalë për raportin përfundimtar të OSBE-ODIHR mbi zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Ai shprehet se të gjithë aktorët e lidhur me procesin zgjedhor, duhet të punojnë mbi gjetjet dhe rekomandimet e shkruara në raport. Celibashi thotë se gjykimet dhe vlerësimet mbi gjykimet dhe vlerësimet e gjetjeve të OSBE-ODIHR…

Source

Zgjedhjet në 6 bashki, Celibashi: Mbi 1 milion zgjedhës në proces, kosto rreth 3.6 milionë euro

7 October 2025 at 23:13

TIRANË, 7 tetor /ATSH/ Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi dha sot detaje mbi përgatitjet për zgjedhjet e pjesshme vendore që do të zhvillohen më 9 nëntor në 6 bashki, duke i cilësuar ato si zgjedhjet më masive të pjesshme që janë organizuar ndonjëherë në vend.

Në një intervistë televizive, Celibashi tha se zgjedhjet përfshijnë bashki me peshë të lartë elektorale si Tirana, Vlora dhe Berati, duke bërë që numri i zgjedhësve të kalojë 1 milion qytetarë.

“Kemi bashki si Tirana, Vlora dhe Berati. Janë mbi 1 milion zgjedhës. Këto janë zgjedhjet më masive të pjesshme që kemi zhvilluar ndonjëherë”, deklaroi Celibashi.

Sa i përket kostos së organizimit, kreu i KQZ bëri me dije se procesi pritet të kushtojë rreth 3,6 milionë euro, një shumë që është e siguruar falë kursimeve të realizuara nga buxheti i zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

“Këtë shumë e kemi në KQZ dhe e disponojmë për shkak të kursimeve nga shpenzimet buxhetore për zgjedhjet e 11 majit”, sqaroi ai.

I pyetur për ankimimin e Erion Veliajt në Gjykatën Kushtetuese, i cili ka kundërshtuar vendimin për shkarkimin e tij, Celibashi sqaroi se KQZ nuk ka kompetenca për të gjykuar ligjshmërinë e dekretit të Presidentit, i cili ka caktuar datën e zgjedhjeve.

“Nga dalja e dekretit të Presidentit ka një procedurë deri te zbatimi. Nuk ka një urdhërim ‘përse’. Qoftë Kushtetuta apo Kodi Zgjedhor nuk ka përcaktuar ndonjë kompetencë tjetër për KQZ, përveç asaj të përgatitjes së procesit zgjedhor,” theksoi ai.

Kreu i KQZ theksoi se institucioni që ai drejton nuk mund të ndalë punën për organizimin e zgjedhjeve pa një vendim të qartë të Gjykatës Kushtetuese.

“Nuk ka një detyrim që ne si KQZ duhet të presim në raste të caktuara. Mbi çfarë baze duhet të mos vijonim punën?”, u shpreh ai, duke shtuar se, “nuk është detyrë e KQZ të vlerësojë nëse ka gabuar apo jo Presidenti me dekretimin”.

Sa i takon çështjes konkrete të Tiranës, Celibashi tha se KQZ nuk mund të konstatojë nëse kryetari i bashkisë është shkarkuar apo jo.

“Ne kemi dekretin e Presidentit që thotë se në 6 bashki të vendit do të mbahen zgjedhje për kryetarë bashkie. KQZ nuk ka tagrin të gjykojë ligjshmërinë e procesit që ka sjellë dekretin. Përndryshe do konkurronim me Gjykatën Kushtetuese”, theksoi ai.

Celibashi nënvizoi se çdo vendim i Gjykatës Kushtetuese do të zbatohet në mënyrë të plotë nga KQZ.

“Nëse ka një vendim për pezullimin apo shpalljen e zgjedhjeve si të pavlefshme, atëherë ne angazhohemi. Nëse vendoset pezullimi, nuk do zhvillohen. Nëse shpallen të pavlefshme, do ribëhen”, përfundoi ai.

Celibashi foli ndër të tjera për zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit.

“E kuptoj shumë mirë kur opozita i konsideron një farsë, domethënë ka diçka që nuk shkon aty, natyrisht ka patur gjëra që skanë shkuar, por jo të tilla për të vënë në diskutim legjitimitetin e atyre që qeverisin sot”, tha Celibashi.

Celibashi foli edhe mbi rolin e taskforcës së krijuar mes KQZ, SPAK dhe Prokurorisë së Përgjithshme gjatë zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, duke e cilësuar atë si një nismë të brendshme dhe jo të diktuar nga ndërkombëtarët apo faktorë politikë.

Celibashi theksoi se krijimi i kësaj strukture ishte një iniciativë e përbashkët e tre institucioneve shqiptare, e ndërmarrë pa asnjë shtysë të jashtme.

“Përfaqësia ndërkombëtare në Tiranë, që është shumë aktive me politikën dhe institucionet shqiptare, ishte e papërgatitur. Kjo nismë ishte një surprizë edhe për ta”, u shpreh ai.

Celibashi e vlerësoi taskforcën si një eksperiencë pozitive që forcoi integritetin e procesit zgjedhor, duke shtuar se “më së paku, nuk e dëmtoi procesin”.

Ai iu përgjigj edhe kritikëve që e kanë parë këtë strukturë si një manovër politike.

“Ta shikosh sikur kjotask forcë u krijua për alibi të kryeministrit, është si të thuash që këto institucione janë xhepa të qeverisë dhe kanë krijuar mekanizma për të justifikuar fitoren e mazhorancës”, theksoi ai, duke mbrojtur pavarësinë institucionale të trupës që drejton.

Sipas Celibashit, prezenca e SPAK dhe e prokurorëve në terren gjatë fushatës dhe ditës së zgjedhjeve ndikoi pozitivisht, duke dekurajuar ata që mund të kishin synuar shkelje të ligjit.

“Nuk e dimë çfarë do të kishte ndodhur nëse ata nuk do të ishin aty. Prezenca e tyre nuk inkurajon ata që synojnë të thyejnë ligjin”, u shpreh ai.

Kreu i KQZ përmbylli se beson se zgjedhjet ishin më të mira falë këtij bashkëpunimi, ndërsa nënvizoi se mbështet mendimet ndryshe, por nuk i sheh si të bazuara akuzat që nismat institucionale të ngjashme janë të motivuara politikisht.

Sa i përket votimit të diasporës, Celibashi tha se,  “është historik nga pikëpamja se u realizua për herë të parë”.

“Ajo se si do të duhet të kryente shërbimin DHL është çështje tjetër dhe ne këtë jemi duke e vlerësuar në raport me pagesat që duhet t’i bëjmë, por mosrespektimi kaq strikt i protokollit të dorëzimit të zarfave nga DHL tek votuesi, jo domosdoshmërisht do të thotë se fletët e votimit nuk kanë shkuar tek votuesi. Deri më sot, përtej asaj që është diskutuar publikisht, nuk kemi një provë të asaj që fleta e votimit nga A shkon te B, të tilla prova nuk i kemi”, tha ai.

/gj.m/r.e/

The post Zgjedhjet në 6 bashki, Celibashi: Mbi 1 milion zgjedhës në proces, kosto rreth 3.6 milionë euro appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sa para u shpenzuan në zgjedhje? PD ende s’ka treguar paratë e La Civita

By: redi
30 August 2025 at 20:14

Me certifikim e rezultatit final të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit, partitë politike duhet të depozitojnë pranë KQZ-së deklarimin e shpenzimeve në fushatë. Interesi më i madh është të paratë e shpenzuara nga socialistët dhe demokratët, si dy forcat kryesore politike në vend. Mes parave të shpenzuara nga demokratët janë edhe ato për lobistin Chirs LaCivita, për faturën e të cilit Sali…

Source

Vuloset rezultati i 11 Majit, të enjten merr fund saga e zgjedhjeve

By: redi
26 August 2025 at 16:50

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit, që pritet të miratohet në mbledhjen e Komisionit Rregullator në 28 gusht. Hapi i fundit i takon Komisionit Rregullator, që do të mblidhet të enjten në orën 11:30 për të miratuar rezultatin final. …

Source

Emrat e 430 patronazhistëve, si funksionoi makineria e Ballukut për vjedhjen e votave

By: Ela
26 August 2025 at 09:30

Kryedemokrati Sali Berisha ka bërë publike të dhëna të detajuara për skemën e patronazhimit në Rajonin Nr. 2 të Fierit, duke e cilësuar këtë një rrjet kriminal elektoral që shtrihet në çdo qelizë të narkoshtetit. Vetëm për rajonin 2 janë evidentuar 430 punonjës të administratës publike që janë përdorur për qëllime politike, shumica e të […]

The post Emrat e 430 patronazhistëve, si funksionoi makineria e Ballukut për vjedhjen e votave appeared first on BoldNews.al.

KSHH publikon raportin përfundimtar për zgjedhjet e 11 majit: Nevojitet depolitizimi i administratës zgjedhore

8 August 2025 at 13:38

TIRANË, 8 gusht/ATSH/ Komiteti Shqiptar i Helsinkit publikoi sot raportin përfundimtar të vëzhgimit të zgjedhjeve parlamentare të datës 11 maj 2025, një dokument gjithëpërfshirës që pasqyron gjetjet më të rëndësishme, vlerësimet dhe rekomandimet përkatëse.

Raporti bazohet në një monitorim të detajuar të të gjithë ciklit zgjedhor, përfshirë periudhën parazgjedhore, ku u vëzhgua funksionimi i administratës zgjedhore, respektimi i afateve ligjore, ndalimi i përdorimit të burimeve publike dhe barazia në garë ndërmjet subjekteve politike.

KSHH nënvizon se ditën e votimit u evidentuan praktika pozitive, por edhe problematika si mungesa e energjisë elektrike në disa qendra, defekte teknike dhe raste të përpjekjeve për ndikim mbi votuesit.

Ndërkohë në procesin e numërimit KSHH vëren se u konstatua transparencë në shumicën e rasteve, por edhe prezenca e personave të paautorizuar dhe nevoja për depolitizim të administratës zgjedhore.

Në këtë raport, KSHH ripërsërit rekomandimin se reforma e mëtejshme zgjedhore kërkon konsensus dhe dialog të gjerë politik, transparencë dhe gjithëpërfshirje.

“Është e nevojshme të merren në shqyrtim rekomandimet e OSBE/ODIHR-it të pasqyruara në raportet e viteve të fundit. Ndryshimet në Kodin Zgjedhor nuk duhet të jenë monopol i partive politike dhe as të realizohen në periudha të afërta zgjedhore, por të marrin në konsideratë standardet dhe praktikat e mira ndërkombëtare”, thuhet në raport.

KSHH rekomandon po ashtu krijimin e një komisioni të posaçëm parlamentar për reformën zgjedhore menjëherë pasi të konstituohet parlamenti i ri, për të filluar menjëherë nga puna, bazuar në parimet dhe standardet e nevojshme.

KSHH vlerëson se zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë vërtetuan edhe një herë se anëtarët e komisioneve zgjedhore lokale, në mjaft raste, profesionalisht nuk ishin në nivelin e duhur.

“Në punën e tyre u vërejt edhe njëanshmëria partiake. Për rrjedhojë qëndron nevoja imediate për të marrë në shqyrtim rekomandimin prioritar e të hershëm të OSBE/ODIHR-it, për depolitizimin total të tyre”, vlerësohet në raport.

KSHH rekomandon që objekt diskutimi në kuadër të reformës së ardhshme zgjedhore të jenë edhe ankesat e partive të vogla për sistemin zgjedhor në fuqi, që sipas tyre cenon barazinë e votës midis zonave dhe për rrjedhojë shpërndarjen e mandateve.

Për sa i përket votimit me postë, KSHH shprehet se duhet pasur parasysh Kodi i Praktikës së Mirë të Komisionit të Venecias, të vitit 2002 ku thuhet: “Votimi me postë duhet të lejohet vetëm në qoftë se shërbimi postar është i sigurt dhe i besueshëm. E drejta për të përdorur votimin me postë mund të kufizohet vetëm për njerëzit në spital ose në burg, ose njerëzit me aftësi të kufizuar për të lëvizur, ose zgjedhësve që jetojnë jashtë vendit, por duhet të merren masa për të parandaluar mashtrimin dhe shantazhin”.

Po ashtu, KSHH rekomandon zgjerimin e votimit elektronik në zgjedhjet e ardhshme, pas konsultimit me partitë politike dhe me ekspertizën e ekspertëve të kualifikuar të fushës.

Lidhur me ndalimin e përdorimit të burimeve publike për qëllime elektorale, KSHH vlerëson se duhet të rishikohet në parashikimet e Kodit Zgjedhor duke e shtrirë këtë ndalim që prej datës së dekretimit të zgjedhjeve nga Presidenti.

KSHH i rekomandon po ashtu KQZ-së që të realizojë hetime administrative të shpejta, efikase dhe objektive të rasteve apo sinjalizimeve të lidhura me shpërdorimin e aseteve publike, duke treguar rigorozitet në zbatimin e ligjit dhe sanksionimin e shkelësve.

Po ashtu, KSHH vlerëson se trajnimi dhe certifikimi i detajuar dhe cilësor i komisionerëve duhet të jetë prioritet, duke u fokusuar jo vetëm në njohjen e procedurave, por edhe në menaxhimin e situatave të paparashikuara dhe respektimin e plotë të ligjit.

Forcimi i masave për kontrollin e aksesit në vendvotime dhe vendnumërime është thelbësor për të parandaluar praninë e personave të paautorizuar dhe për të shmangur çdo formë ndikimi të paligjshëm. Kësaj praktike të dëmshme duhet t’i jepet një zgjidhje përfundimtare në zgjedhjet e ardhshme”, thuhet më tej në raport.

/m.m/r.e/

The post KSHH publikon raportin përfundimtar për zgjedhjet e 11 majit: Nevojitet depolitizimi i administratës zgjedhore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ministri Hasani letër OSBE-së për raportin e 11 Majit, Kume: Veprim si foshnjëri diplomatike

By: redi
4 August 2025 at 21:27

Eksperti i çështjeve zgjedhore, Kristaq Kume thotë se letra e qeverisë drejtuar OSBE-së për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit është diçka e gabuar. Po ashtu shton edhe se është një veprim i pavend dhe pa mend. ”Më duket si një veprim që zor mund të justifikohet nëse përmbajta që ka deklaruar Berisha është ashtu. Është e çuditshme sepse është një foshnjëri diplomatike që t’i drejtohet një…

Source

11 Maji, Kolegji Zgjedhor i hap rrugën KQZ-së për certifikimin e zgjedhjeve

By: redi
24 July 2025 at 15:46

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar 12 paditë e paraqitura nga Partia Demokratike. Mes tyre ishin edhe ankesat e fundit për qarqet Elbasan, Durrës dhe Fier. Ky vendim i hap rrugën Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të certifikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve. Të gjitha përpjekjet ligjore të opozitës për të kërkuar përsëritjen e zgjedhjeve janë mbyllur. Tashmë mbetet në dorën e KQZ-së që në…

Source

Aulon Kalaja padi në SPAK: Votat u tjetërsuan

By: redi
22 July 2025 at 16:40

Kandidati i PD, Aulon Kalaja paraqiti këtë të martë një padi në SPAK lidhur me zgjedhjet e 11 majit ku pretendon se ka pasur krim zgjedhor. Ai pretendon se votat e tij janë tjetërsuar dhe i janë dhënë një tjetër kandidati. “Isha këtu për të dorëzuar dy kallëzime penale. Sekuestrimin e kutive dhe rinumërimin nga SPAK dhe do vijoj betejën për legjitimimin në Gjykatën Kushtetuese.

Source

Sherri për mandatin, Lapaj shpërthen ndaj Shabanit: Ty dhe dajon tënd ju gjykon populli

By: redi
16 July 2025 at 18:21

Adriatik Lapaj ka reaguar pasi kandidati për deputet i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, Zeqir Kordhoni i ka dërguar një letër Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, ku shpreh vullnetin për të pranuar mandatin, në rast se do të shpallet fitues i tij. Kandidatët e këtij koalicioni në listën e mbyllur kishin nënshkruar para zgjedhjeve një deklaratë noteriale ku deklaronin se hiqnin dorë nga…

Source

FOTO/ Vullnet Sinaj sfidon Ramën: Të hapen kamerat e 11 majit

By: redi
16 July 2025 at 17:46

Kandidati për deputet i PS-së në qarkun Vlorë, Vullnet Sinaj ka dalë hapur kundër porosisë së kryeministrit Edi Rama. Ai ka kërkuar zyrtarisht hapjen e pamjeve filmike të procesit të numërimit të votave për Bashkinë Vlorë dhe Bashkinë Himarë, për zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 11 maj. Si pjesë e listës së hapur, Vullnet Sinaj mori 8757 vota. Në një kërkesë zyrtare drejtuar kreut të KQZ-së…

Source

Balla falenderon shqiptarët në Greqi për mbështetjen që i dhanë PS më 11 maj

TIRANË, 13 korrik/ATSH/ Ministri i Shtetit dhe drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, zhvilloi një takim falënderues me komunitetin shqiptar në Athinë, në kuadër të një turneu pas fitores së thellë të PS në zgjedhjet e 11 majit 2025.

Gjatë ndalesës së tij në kryeqytetin grek, Balla u shpreh mirënjohës për mbështetjen e jashtëzakonshme që diaspora shqiptare në Greqi dhe në mbarë botën i dha Partisë Socialiste dhe Kryeministrit Edi Rama.

“Mirënjohje për të gjithë shqiptarët në çdo cep të Greqisë e në çdo anë të globit për mbështetjen e madhe më 11 maj për Edi Ramën dhe Partinë Socialiste,” shkroi Balla në një postim në rrjetet sociale nga Athina.

Duke vlerësuar kontributin e pakursyer të shqiptarëve në shoqërinë greke, Balla theksoi se sot ata përfaqësojnë një pjesë thelbësore të punës, ekonomisë, dijes, sportit dhe kulturës së Greqisë. Ai nënvizoi gjithashtu ndryshimin rrënjësor që ka ndodhur në vetëdijen dhe vetëbesimin e komunitetit shqiptar në këtë shtet fqinj.

“Ka mbaruar një herë e mirë koha kur hezitonin të thonin: ‘Jam nga Shqipëria’. Shqipëria ka qenë gjithnjë kryelartë për shqiptarët që jetojnë në Greqi, por sot edhe ata janë kryelartë për Shqipërinë.”

Takimi në Athinë është pjesë e një turi falënderimesh që Taulant Balla po zhvillon me përfaqësues të diasporës shqiptare në disa vende ku jeton një komunitet i madh dhe nga ku pjesëmarrja me votë ishte e madhe në zgjedhjet e fundit.

Balla ka theksuar se kjo mbështetje do të kthehet në përgjegjësi dhe angazhim të drejtpërdrejtë të qeverisë për të fuqizuar më tej lidhjen me diasporën dhe për t’u dhënë atyre zë në vendimmarrjen kombëtare.

1 nga 3

/a.f/

The post Balla falenderon shqiptarët në Greqi për mbështetjen që i dhanë PS më 11 maj appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌