Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Ministria e Shëndetësisë: Nuk ka rritje të çmimeve të barnave, janë më të ulta se në vitin 2025

3 February 2026 at 14:24

TIRANË, 3 shkurt/ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale informon qytetarët se nuk ka rritje të çmimeve të barnave për vitin 2026.

Në një njoftim publik, MShMS, thekson se “çmimet e ndryshuara janë krahasimisht më të ulta se në vitin 2025”.

Në bazë të kuadrit ligjor në fuqi, MShMS, bën me dije se data 31 dhjetor 2025 ka qenë afati i fundit për miratimin të çmimeve të barnave “CIF/EXW2026”, listë e cila i është përcjellë zyrtarisht Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore (AKBPM) dhe Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSKDSh).

“FSDKSH, për miratimin e listës së barnave që rimbursohen nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe masës së mbulimit të çmimit të tyre”, i ndryshuar, si hap të parë ka reflektuar me efekt të menjëhershëm uljen e çmimeve për barnat alternativë e vetme të Listës së Barnave të Rimbursueshme (LBR) në fuqi. Kjo praktikë është e ndjekur prej vitesh dhe është e njohur nga subjektet tregtare farmaceutike”, thuhet në njoftim.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale informon se përmes Komisioni të Çmimit të Barnave, çdo vit miraton çmimin e barnave, bazuar në VKM “Për ngritjen dhe mënyrën e funksionimit të Komisionit të Çmimit të Barnave”, e ndryshuar.

“Mbajtësit e autorizimit të tregtimit të barit në Shqipëri ose përfaqësuesi ligjor i autorizuar prej tij, brenda datës 31 tetor të çdo viti, deklarojnë me shkresë, sipas formularit bashkëlidhur këtij vendimi, në zarf të mbyllur, pranë ministrisë përgjegjëse për shëndetësinë, çmimet “CIF” në euro ose dollarë, për barnat e importit dhe çmimet EXW (ex-work) në lekë, për barnat e fabrikuara në vend, kur barnat janë të pajisura me autorizim për tregtim”, vijon njoftimi.

“Në rastet kur bari është në proces për t’u pajisur me autorizim për tregtim ose proces rinovimi të autorizimit për tregtim, mbajtësi i autorizimit për tregtim ose përfaqësuesi i tij ligjor i autorizuar prej tij kanë të drejtë të bëjnë deklarim të çmimit të barit por komisioni miraton çmimin e barit, pasi ai është pajisur me autorizimin për tregtim”, cilësohet në njoftim.

MShMS thekson se “çmimi i referencës për Shqipërinë” do të jetë çmimi më i ulët nga elementet si çmimi që aplikohet ndër pesë shtetet referente (Itali, Greqi, Serbi, Maqedoni dhe Kroaci); çmimi i tregtimit me pakicë të barit në vendin e origjinës dhe çmimi i barnave të importuara në Republikën e Shqipërisë, gjatë 12 muajve të fundit.

“Çmimi i barit gjenerik duhet të jetë deri në 80% të çmimit të barit origjinator, të regjistruar pranë Agjencisë. Nëse bari origjinator nuk është i regjistruar në Republikën e Shqipërisë, atëherë do të merret për bazë çmimi i tij në vendet e referencës dhe të origjinës. Barnat, për të cilat nuk është deklaruar çmim, brenda datës 31 tetor të vitit aktual, humbasin të drejtën për t’u përfshirë në listën e barnave të rimbursueshme për vitin pasardhës”, vijon njoftimi.

Sipas MSHMS, “Barnat të cilat janë në proces të pajisjes me autorizim ose rinovim autorizimi për tregtim dhe kanë deklaruar çmim brenda datës 31 tetor të vitit aktual, do të lejohen të aplikojnë për t’u përfshirë në listën e barnave të rimbursueshme, nëse bari pajiset me autorizim për tregtim deri në momentin e fillimit të procedurës së rishikimit të listës së barnave të rimbursueshme nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor”.

/e.i/a.f/r.e/

The post Ministria e Shëndetësisë: Nuk ka rritje të çmimeve të barnave, janë më të ulta se në vitin 2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bizneseve u sos durimi, asnjë reagim nga financat dhe AKSHI për bllokimin e SelfCare

By: Brisi
28 January 2026 at 15:10

Prej më shumë se dy javësh bizneset po përballen me probleme të shumta në mbarëvajtjen e aktivitetit të tyre për shkak të mosfunksionimit të sistemit self-care, që menaxhohet nga E-Albania. Edhe gjatë ditës së sotme, ekonomistët e subjekteve raportojnë vështirësi në hyrjen në këtë sistemi, që bie shumë shpesh. Gjatë ditës së djeshme Aleanca e […]

The post Bizneseve u sos durimi, asnjë reagim nga financat dhe AKSHI për bllokimin e SelfCare appeared first on BoldNews.al.

Vdes ish-basketbollisti Spiro (Pirro) Koleka, KOKSH: Pjesë e “brezit magjik” të “17 Nëntorit”

23 January 2026 at 14:24

TIRANË, 23 janar /ATSH/ Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSh) ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta, në moshën 73-vjeçare, të një prej figurave të shquara të basketbollit shqiptar, Spiro (Pirro) Koleka.

Në një mesazh ngushëllimi, KOKSh vlerëson kontributin e Kolekës si pjesë e “brezit magjik” të ekipit “17 Nëntori” (sot KS Tirana) në vitet ’70, një periudhë e artë për basketbollin shqiptar, ku ai la gjurmë të pashlyeshme me talentin dhe përkushtimin e tij.

Më pas, Spiro Koleka e çoi përvojën dhe pasionin për basketbollin edhe në arenën ndërkombëtare, duke ushtruar me sukses detyrën e trajnerit në kampionatin italian, ku drejtoi skuadrën e njohur Victoria Libertas Pesaro.

Sipas KOKSh-it, kontributi i tij në sport, profesionalizmi dhe dashuria e palëkundur për basketbollin do të mbeten një frymëzim i qëndrueshëm për brezat e rinj të sportistëve shqiptarë.

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Koleka, miqve dhe gjithë komunitetit sportiv për këtë humbje të madhe.

Spiro (Pirro) Koleka do të kujtohet si një emër i respektuar dhe një mjeshtër i vërtetë i basketbollit shqiptar.

/gj.m/r.e/a.f/

The post Vdes ish-basketbollisti Spiro (Pirro) Koleka, KOKSH: Pjesë e “brezit magjik” të “17 Nëntorit” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FSDKSH kontroll administrativ mbi gjurmueshmërinë e barnave të rimbursueshme

30 December 2025 at 18:17

TIRANË, 30 dhjetor/ATSH/ Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH) informon opinion publik dhe median se ka nisur kontrollin administrativ mbi gjurmueshmërinë e barnave të rimbursueshme.

Në një reagim për mediet FSDKSH thekson se “ky kontroll synon mbrojtjen e interesit publik, garantimin e ligjshmërisë dhe përdorimin korrekt të fondeve publike”.
“Proceset e verifikimit janë iniciuar, ndër të tjera, edhe nëpërmjet kërkesave zyrtare të disa prej subjekteve farmaceutike dhe zhvillohen në bazë të kuadrit ligjor në fuqi dhe të dhënave nga sistemet zyrtare”, u shpreh FSDKSH.
Me kërkesë të Urdhrit të Farmacistëve, FSDKSH priti dje në një takim përfaqësues të urdhrit dhe rreth 50 subjekte farmaceutike, me qëllim sqarimin e çështjeve të ngritura.
Gjatë diskutimeve u theksua se nuk është marrë ende asnjë vendim përfundimtar, nuk ka ndëshkime kolektive dhe procedurat e kontrollit po zhvillohen në përputhje me ligjin.
Aktualisht, Fondi vijon punën për analizimin e informacionit dhe shqyrtimin e observacioneve të paraqitura nga subjektet farmaceutike, brenda afateve ligjore.
Sipas FSDKSH-së, në përfundim të procesit do të bëhet publik Raporti Përfundimtar i Kontrollit.
FSDKSH mbetet i përkushtuar për transparencë, dialog dhe bashkëpunim me të gjitha palët, duke garantuar zbatimin korrekt të ligjit dhe funksionimin e qëndrueshëm të skemës së sigurimit shëndetësor.
Ky kontroll po kryhet në kuadrin ligjor dhe nënligjor në fuqi, i cili rregullon administrimin e skemës së Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, kryesisht ligjin “Për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”.
/k.s/r.e/a.f/

The post FSDKSH kontroll administrativ mbi gjurmueshmërinë e barnave të rimbursueshme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rikonstruksioni i linjës 110 kV Ballsh-Memaliaj, shpronësohen pronarët

24 December 2025 at 17:37

TIRANË, 24 dhjetor /ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, që preken nga realizimi i projektit “Rikonstruksion i segmentit të parë të linjës 110 kV Ballsh–Memaliaj”.

Sipas vendimit të qeverisë, shpronësimi kryhet në favor të Operatorit të Sistemit të Transmetimit, sh.a., ndërsa pronarët do të kompensohen në vlerë të plotë për pasuritë e llojit “arë”, “ullishte” dhe “kullotë”. Vlera totale e kompensimit arrin në 39 232.50 lekë, ndërsa shpenzimet procedurale, në masën 70 000 lekë, do të përballohen nga OST.

Shpronësimi nis menjëherë pas botimit të vendimit në Fletoren Zyrtare dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 muajve.

Pronarët e pasurive të paluajtshme kompesohen pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Operatorit të Sistemit të Transmetimit, sh.a.

Operatori i Sistemit të Transmetimit, sh.a., kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar.

Ndërkohë, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Fier, do të nisë brenda 30 ditëve, nga data e miratimit të këtij vendimi, procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit në hartën kadastrale dhe regjistrimin e kalimit të pronësisë në favor të shtetit, në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, për Operatorin e  Sistemit të Transmetimit, sh.a.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistron aktin e kalimit të pronësisë të pasurive që shpronësohen.

Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Operatori i Sistemit të Transmetimit, sh.a., Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Fier, Agjencia Shtetërore për Shpronësimin dhe Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Fier për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

/m.q/j.p/

The post Rikonstruksioni i linjës 110 kV Ballsh-Memaliaj, shpronësohen pronarët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bela në prag të kryeministrisë dhe belatë në derën e Ramës!

By: Brisi
2 January 2026 at 21:33

Nga Boldnews.al Zëvendëskryeministres dhe ministres më të pushtetshme të Ramës i është prerë bileta me nisje Tiranën dhe mbërritjen Pojskë (IEVP e grave), por një tjetër qeli, e arreduar bukur edhe me shije artistike tek reparti 313, mund të bëhet gati, në pritje të bujtësit më të famshëm në vend. Fundi dihet, por koha nuk […]

The post Bela në prag të kryeministrisë dhe belatë në derën e Ramës! appeared first on BoldNews.al.

KOKSH nderon kujtimin e Ismet Bellovës: Legjendë e gazetarisë sportive

21 December 2025 at 13:49

TIRANË, 21 dhjetor /ATSH/ Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) shprehu sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të gazetarit sportiv, Ismet Bellova duke vlerësuar figurën e tij si një prej zërave më emblematikë, themelues i gazetarisë sportive në Shqipëri dhe njeri i mirë.

“Me zërin e tij karakteristik dhe fjalorin e kulluar shqip, Ismet Bellova për 70 vjet ka komentuar ngjarjet më të rëndësishme sportive kombëtare dhe ndërkombëtare, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e sportit”, thuhet në njoftimin e KOKSH.

Po ashtu, vlerësohet se kontributi i tij në sportin shqiptar, jo vetëm si gazetar, por edhe si drejtues i Olimpikut Special, kanë lënë gjurmë të rëndësishme

“Në emër të Presidentit të KOKSH, Fidel Ylli dhe Komitetit Olimpik KOmbëtar, i shprehim ngushëllime familjes dhe të afërme. Pusho në paqe Mjeshtët i Madh”, përfundon reagimi i KOKSH.

Ismet Bellova, një prej figurave më të njohura dhe emblematike të gazetarisë sportive shqiptare është ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçare.

Ai ishte një nga zërat më të veçantë dhe historikë të mikrofonit shqiptar, komentator i dhjetëra sfidave sportive që kanë shënuar historinë e sportit në Shqipëri.

Ismet Bellova mbetet një nga figurat më të spikatura të komentimit sportiv në Shqipëri, ndërsa ndarja e tij nga jeta ka ngjallur reagime të shumta vlerësimi dhe respekti në botën e sportit.

/gj.m/j.p/

The post KOKSH nderon kujtimin e Ismet Bellovës: Legjendë e gazetarisë sportive appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hap historik për Kosovën: Jepet drita jeshile për fazën e radhës të Lojërave Mesdhetare

29 November 2025 at 14:31

PRISHTINË, 29 nëntor /ATSH/ Prishtina ka marrë sot një konfirmim të rëndësishëm në rrugëtimin drejt organizimit të Lojërave Mesdhetare 2030.

Në Asamblenë e Jashtëzakonshme të ICMG-së u miratua prezantimi i propozimit dhe vazhdimi i përgatitjeve, duke shënuar një hap të madh për kryeqytetin dhe gjithë Kosovën.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, u shpreh se qyteti po ecën me siguri drejt 2030-ës me vizion të qartë, plan konkret dhe energjinë e një gjenerate që beson se mund të bëjë histori.

Përmes një reagimi në Facebook, ai theksoi se Lojërat Mesdhetare nuk janë vetëm sport, por një projekt i madh zhvillimor që sjell urbanizim modern, infrastrukturë të re, mundësi për të rinjtë dhe një dritare të gjerë për ta prezantuar Prishtinën para botës.

Rama falënderoi Komitetin Olimpik të Kosovës, Administratën e Kryeqytetit dhe Qeverinë e Kosovës për përkushtimin e tyre, si dhe Qeverinë e Shqipërisë dhe Komitetin Olimpik të Shqipërisë për bashkëpunimin që i siguron Prishtinës qasje në det, duke e forcuar dimensionin mesdhetar të projektit. Ai përfundoi se puna e madhe sapo ka nisur dhe se vetëm së bashku mund të arrihen rezultatet që i duhen Prishtinës dhe vendit. /KosovaPress/

The post Hap historik për Kosovën: Jepet drita jeshile për fazën e radhës të Lojërave Mesdhetare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

GJKKO dënon ish-drejtorin e AKSH-it dhe kryeplakun e Saukut, njërit i jepet dënim me kusht

By: Elva
26 November 2025 at 16:24

Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin për çështjen e korrupsionit zgjedhor ku të përfshirë janë ish-drejtori i AKSH-it në Tiranë, Dritan Stoka, dhe kryeplaku i Saukut, Agim Osmani. Të dy u akuzuan se jepnin legalizime dhe favore të tjera në këmbim të votave për Partinë Socialiste. Dritan Stoka,  shpall fajtor për “ushtrim të ndikimit të […]

The post GJKKO dënon ish-drejtorin e AKSH-it dhe kryeplakun e Saukut, njërit i jepet dënim me kusht appeared first on BoldNews.al.

Dhanë legalizime për votat e PS, GJKKO dënon për korrupsion zgjedhor ish-drejtorin e AKSH-it dhe kryeplakun e Saukut! Njërit i konvertohet në dënim me kusht

By: M C
26 November 2025 at 16:36

Gjykata e Posaçme ka dënuar ish-drejtorin e AKSH-it Tiranë si dhe kryebashklakun e fshatit Sauk për korrupsion në zgjedhje. Mësohet se Dritan Stroka Agim Osmani, kanë dhënë legalizime dhe bënin favore të ndryshme në këmbim të votave për Partinë Socialiste.

Stroka është dënuar me 2 vite burgim dhe do ta vuaj atë në një burg të sigurisë së zakonishme. Ndërsa Osmani u dënua me të njëjtën masë, por pas masës së kryer në paraburgim i është konvertuar pjesa tjetër në 24 muaj dënim me kusht.

Vendimi i GJKKO-së:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurve Dritan Stoka dhe Agim Osma, të akuzuar për kryerjen e veprave penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, (përpara ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021, datë 23.3.2021), kryer në bashkëpunim dhe “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 245/1, paragrafi 2 dhe 25, 328 dhe 25 të Kodit Penal”.

Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Çela, Flora Hajredinaj dhe Bib Ndreca, me vendimin nr. 76, datë 26.11.2025 vendosi:

Deklarimin fajtor të të pandehurit Dritan Stoka për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” (përpara ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021, datë 23.3.2021), kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 245/1, paragrafi 2 dhe 25 të Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Dritan Stoka për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 328 dhe 25 të Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.

Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e dy veprave penale, i pandehuri Dritan Stoka dënohet me një dënim të vetëm prej 3 (tre) vite burgim.

Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Dritan Stoka me një dënim të vetëm prej 2 (dy) vite burgim.

Vuajta e dënimit për të pandehurin Dritan Stoka të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së zakonshme

Deklarimin fajtor të të pandehurit Agim Osma për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” (përpara ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021, datë 23.3.2021), kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 245/1, paragrafi 2 dhe 25 të Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; gjykata.gov.al burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Agim Osma për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 328 dhe 25 të Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.

Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e dy veprave penale, i pandehuri Agim Osma dënohet me një dënim të vetëm prej 3 (tre) vite burgim.

Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Agim Osma me një dënim të vetëm prej 2 (dy) vite burgim.

Në zbatim të nenit 59 të K.Penal, pezullimin e ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim, për pjesën e mbetur pa vuajtur, duke e vendosur të pandehurin Agim Osma në provë për një periudhë kohe prej 24 (njëzet e katër) muaj, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryejë vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte të rregullta me Zyrën e Shërbimit të Provës ku ai ka vëndbanimin e tij.

Në zbatim të nenit 60/9 të K.Penal, urdhërohet i pandehuri Agim Osma që të mos shoqërohet me persona të dënuar.

Në zbatim të nenit 261/1 shkronja “b” të K.Pr.Penale, shuarjen e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi” e caktuar me vendimin nr. 47, dt. 28.04.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Shpenzimet procedurale gjatë fazës së hetimit si dhe shpenzimet gjyqësore i lihen në ngarkim të pandehurve në mënyrë solidare.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim nga palët brënda 15 (pesëmbedhjetë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, afat i cili fillon nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit”.

The post Dhanë legalizime për votat e PS, GJKKO dënon për korrupsion zgjedhor ish-drejtorin e AKSH-it dhe kryeplakun e Saukut! Njërit i konvertohet në dënim me kusht appeared first on Albeu.com.

Funksionim normal i shërbimeve në spitalin rajonal të Beratit

13 November 2025 at 19:55

TIRANË, 13 nëntor/ATSH/ Situata në spitalin rajonal të Beratit është funksionale pas kundërshtisë së mjekëve për transferimin e repartit të Kirurgjisë, në pavionin obsetrik-gjinekologjik, vendim që është marrë për shkak të rikonstruksionit të godinës.

Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor (OSHKSH) njofton se pas raportimeve për situatën e krijuar në Spitalin Rajonal Berat, është ndërhyrë menjëherë për të siguruar funksionimin normal të shërbimeve dhe mbrojtjen e integritetit të Maternitetit.

Ekipi i OSHKSH dhe Operatorit Rajonal Elbasan kreu verifikim në terren, zhvilloi takime me drejtuesit e spitalit dhe stafin obstetrik-gjinekologjik, dhe inspektoi të gjitha hapësirat e propozuara për zhvendosjen e përkohshme të aktivitetit kirurgjikal.

Në vijim të verifikimeve, OSHKSH siguron qytetarët se shërbimet obstetrike dhe gjinekologjike vijojnë normalisht, ndërsa rastet kirurgjikale urgjente trajtohen pa asnjë ndërprerje.

Mjekët gjinekologë të spitalit rajonal në Berat ishin kundër transferimit dhe pezulluan një orë shërbimi në pavionin obsetrik-gjinekologjik, pasi thanë se transferimi ka sjellë problematika dhe konflikte mes reparteve.

The post Funksionim normal i shërbimeve në spitalin rajonal të Beratit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“FSDKSH të shembet”/ Braçe: Koncesioni i Hemodializës rrjedh para, jo gjak

By: Ela
6 November 2025 at 15:43

Deputeti i PS, Erion Braçe shënjestroi nga foltorja e Kuvendit Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH), për të cilin tha se duhet të shkrihet. Nga foltorja e Kuvendit, ai evidentoi gjetjet e KLSH-së për abuzimet në shëndetësi dhe konkretisht ilaçet e rimbursueshme. “Gjetjet e KLSH janë të rëndësishme  sa i takon FSDKSH, […]

The post “FSDKSH të shembet”/ Braçe: Koncesioni i Hemodializës rrjedh para, jo gjak appeared first on BoldNews.al.

Falsifikim dokumentesh e fshehje e të ardhurave, burg për administratorin e “CFO Pharma” dhe drejtorin e FSDKSH

By: Ela
4 November 2025 at 09:21

Prokuroria e Tiranës ka lëshuar tetë masa sigurie ndaj administratorit të kompanisë “CFO Pharma” në pronësi të Nadir Çaushollit, Frigul Milla, drejtorit në atë kohë të FSDKSH, Spartak Zekja, dhe disa punonjësve të Fondit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Bëhet fjalë për Alba Zylfo, […]

The post Falsifikim dokumentesh e fshehje e të ardhurave, burg për administratorin e “CFO Pharma” dhe drejtorin e FSDKSH appeared first on BoldNews.al.

“Ekipet Sportive në Shkolla”, risi përfshirja e shahut

2 November 2025 at 15:59

TIRANË, 2 nëntor/ATSH/ Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli zhvilloi sot një takim me koordinatorët nga e gjithë Shqipëria të projektit “Ekipet Sportive në Shkolla”, për nisjen e edicionit të katërt.

Sipas një njoftimi të KOKSH-it, qëllimi i takimit ishte informues dhe këshillues dhe për të koordinuar në mënyrën më të mirë të mundshme vijueshmërinë e projektit në të gjithë vendin.

Presidenti Ylli vlerësoi punën e bërë në tre edicionet e mëparshme, për arritjen e masivizimit dhe prezencën në të gjithë vendin, ndërsa për këtë edicion të katërt, theksi u vendos në rritjen e cilësisë sportive.

Në njoftim theksohet se “duke filluar nga ky sezon do të krijohen Ekipet Elitë për disiplinën e basketbollit dhe të volejbollit, që do të ndihmojnë në furnizimin me elementë cilësorë të ekipeve zinxhir të qyteteve dhe të Ekipive Kombëtare”.

Sipas KOKSH-it, risia më e rëndësishme e këtij edicoini të katërt është përfshirja e shahut në shkolla, ku në katër qarqe, Tiranë, Durrës, Lezhë dhe Vlorë, ku fëmijët do të kenë mundësinë të stërviten dhe të garojnë në këtë displinë. Në proces është përfshirja edhe e disa disiplinave të tjera në shkolla.

KOKSH cilëson se një vëmendje e veçantë ju kushtua dhe kujdesit shëndetësor, ku grupi i mjekëve të projektit do të vijojnë të ndjekin me kujdes kontrollet periodike mediko-morfo-funksionale, duke plotësuar një punë shkencore të detajuar për rritjen e shëndetshme të fëmijëve, si edhe për të evidentuar edhe më mirë fëmijët që kanë të dhëna të mira fizike për të qenë e ardhshëm të sportit shqiptar.

/e.i/a.f/

The post “Ekipet Sportive në Shkolla”, risi përfshirja e shahut appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ekipet Sportive në Shkolla, kryhet kontrolli mjekësor i fëmijëve pjesëmarrës

30 October 2025 at 14:06

TIRANË, 30 tetor /ATSH/ Grupi i mjekëve të Projektit Ekipet Sportive në Shkolla po vijon procesin e matjeve mediko-morfo-funksionale të të gjithë fëmijëve që janë pjesë e edicionit të 4-t.

Procesin e ka ndjekur nga afër edhe presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, që e ka cilësuar themelor këtë proces për të gjithë fëmijët.

Ai theksoi se kështu ndiqet në mënyrë të kontrolluar rritja e tyre fizike dhe parandalohen në kohë anomali të padëshirueshme.

Ylli ka qenë i pranishëm në disa shkolla të kryeqytetit, ku është kryer procesi i matjeve dhe ku ka patur mundësinë të flasë për detaje me mjekët dhe mësuesit.

Mbi 12 mijë nxënës do të jenë pjesë e programit të ekipeve sportive në shkolla për vitin shkollor 2025-2026.

Këtë vit ky program përfshin për herë të parë, përveç basketbollit dhe volejbollit, edhe shahun.

Kampionati i Ekipeve Sportive në shkolla është një bashkëpunim i MAS dhe KOKSH që ka rikthyer masivisht frymën sportive tek të rinjtë.

Në programin e ekipeve sportive në shkolla vitin e kaluar shkollor u angazhuan më shumë se 12 mijë fëmijë, 800 ekipe të basketbollit dhe volejbollit për vajza e djem dhe më shumë se 400 mësues të edukimit fizik.

/gj.m/r.e/a.f/

The post Ekipet Sportive në Shkolla, kryhet kontrolli mjekësor i fëmijëve pjesëmarrës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dita Botërore e Shikimit, mbi 86 mijë depistime për fëmijët në shkolla

9 October 2025 at 11:17

TIRANË, 9 tetor/ATSH/ Dita Botërore e Shikimit është një nismë globale ndërgjegjësimi për rëndësinë e shëndetit të syve.

Kjo ditë, është një kujtesë për vizitat e rregullta oftalmologjike që janë thelbësore për parandalimin e humbjes së shikimit dhe përmirësimin e cilësisë së jetës.

Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor njoftoi sot, se gjatë periudhës 2024-2025, falë Programit Kombëtar për Kujdesin e Shikimit tek fëmijët janë kryer 86,007 depistime dhe 9,815 referime për ndjekje të mëtejshme mjekësore.

Qeveria miratoi në prill të 2022-shit Programin Kombëtar për Kujdesin e Shikimit për Fëmijët, një program që garanton kujdesin në shikimit për fëmijët, që tek të porsalindurit, deri tek fëmijët në moshën 14-vjeçare.

Përmes këtij programi sigurohet vlerësimi okulistik/optometrik bazuar në protokollet e miratuara nga MSHMS dhe përgatitja e një regjistri kombëtar për problemet e shikimit të fëmijëve.

Nëpërmjet këtij program synohet që të kapen në kohë të gjithë problematikat e shikimit të fëmijëve, duke mundësuar në kohë të hershme elementët e tjerë që kanë të bëjnë me korrektimin e shpejtë të syve dhe problematikave të thella të shikimit, që çojnë deri në verbëri.

Ky program ka fokus parandalimin dhe edukimin duke ofruar shërbime të reja socio-shëndetësore në strukturat e arsimit.

/e.i/j.p/

The post Dita Botërore e Shikimit, mbi 86 mijë depistime për fëmijët në shkolla appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vllaznia fiton Kampionatin Kombëtar të Boksit

7 October 2025 at 17:07

TIRANË, 7 tetor /ATSH/ Në Pallatin e Sportit “Flamurtari” në Vlorë, u zhvillua Kampionati Kombëtar i Boksit me pjesëmarrjen 11 skuadrave dhe 67 sportistëve, femra dhe meshkuj, të cilët garuan në 10 pesha të ndryshme.

Edhe për këtë sezon, dominimin e bënë skuadrat e klubit “Vllaznia”, që u shpall Kampione e vendit.

Flamurtari u rendit dyti dhe Tirana e treta.

Sportistët më të mirë:

Boksieri më i mirë – Ariol Zeneli

Boksieri më teknik – Alban Beqiri

Boksieri Fair Play – Bekim Vjerdha

Boksieri më luftarak – Pëllumb Çela

Fituesit sipas peshave:

50 kg – Emanuel Koço, Flamurtari

55 kg – Ardit Murja, Teuta

60 kg – Ariol Zeneli, Flamurtari

65 kg – Ani Haxhillari, Vllaznia

70 kg – Alban Beqiri Tirana

75 kg – Senad Drini, Vllaznia

80 kg – Pëllumb Çela, Gladiatori

85 kg – Alban Bermeta, Vllaznia

90 kg – Renato Bizhga, Flamurtari

90+ kg – Mehmet Hoda, Tirana

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Olympicalbania (@olympicalbania)

/gj.m//a.f//r.e/

The post Vllaznia fiton Kampionatin Kombëtar të Boksit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shqipëria merr pjesë për herë të parë në Kampionatin Mesdhetar të Gjimnastikës Ritmike

3 October 2025 at 13:00

TIRANË, 3 tetor /ATSH/ Shqipëria mori pjesë për herë të parë në Kampionatin Mesdhetar të Gjimnastikës Ritmike, mbajtur në Stamboll.

Në këtë kampionat bëri debutimin e saj me Shqipërinë, Marialena Todheri, e cila garoi në kategorinë pre-junior, bëri të ditur sot Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH).

Marialena garoi me 3 vegla: me top, me rreth dhe birila. Në garimin e saj me birila, Marialena Todheri u rendit e 6-ta në Grupin A dhe në vendin e 12-të në finale.

1 nga 4

/gj.m/r.e/

The post Shqipëria merr pjesë për herë të parë në Kampionatin Mesdhetar të Gjimnastikës Ritmike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ish-drejtori i Tatimeve në krye të FSDKSH? Reagon Artur Papajani: Nuk ja di as emrin institucionit

24 September 2025 at 19:54

Ditën e djeshme u raportua në media se në krye të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH) ishte emëruar një ish-zyrtar i lartë i Partisë Demokratike. Sipas mediave bëhej fjalë për Artur Papajani, gjatë qeverive të drejtuara nga Sali Berisha kishte shërbyer si Drejtues i Përgjithshëm i Tatimeve. Por, duket se kemi […]

The post Ish-drejtori i Tatimeve në krye të FSDKSH? Reagon Artur Papajani: Nuk ja di as emrin institucionit appeared first on BoldNews.al.

Skiatorja Lara Colturi gati për të nisur sezonin e ri të Kupës së Botës

23 September 2025 at 19:22

TIRANË, 23 shtator /ATSH/ Lara Colturi është gati për të nisur sezonin e ri të Kupës së Botës, i katërti për skiatoren e Team Albania.

Viti që lamë pas ishte shumë domethënës për skiatoren Lara Colturi, duke e parë atë në podiumet më të rëndësishme të Kupës së Botës dhe duke u renditur 5-ta dhe 8-ta në një sezon shumë impenjativ, bën të ditur Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar.

Aktualisht jemi një muaj larg nga hapja e sezonit të ri, që përkon edhe me vitin e Lojërave Olimpike Dimërore, Milano Cortina 2026, ngjarja më e madhe sportive botërore dhe ku pretendimet janë të mëdha.

Lara Colturi ka zhvilluar një sezon përgatitjesh shumë të mirë në Les Deux Alpes dhe në Zelandën e Re dhe është gati për këtë rrugëtim të ri.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Olympicalbania (@olympicalbania)

/gj.m//a.f//r.e/

The post Skiatorja Lara Colturi gati për të nisur sezonin e ri të Kupës së Botës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌