Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 23 December 2025Main stream

Spiropali me deputetet shqiptare në Shkup: Interesi i shqiptarëve mbi dallimet politike

23 December 2025 at 09:36

TIRANË, 23 dhjetor /ATSH/ Gjatë vizitës zyrtare në Maqedoninë e Veriut, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, zhvilloi në Shkup një tryezë të përbashkët me deputetet shqiptare në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Në këtë takim, Spiropali theksoi rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit përtej ndarjeve politike, duke vënë në qendër interesin e përbashkët të shqiptarëve si komunitet shtetformues dhe rrugën e tyre drejt integrimit europian.

Ajo nënvizoi se, pavarësisht përkatësive të ndryshme politike, mesazhi ishte i unifikuar: më shumë bashkëpunim dhe më pak ndarje janë thelbësore për të ardhmen.

Ministrja vlerësoi gjithashtu rritjen e pranisë së grave shqiptare në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, duke e cilësuar këtë si një zhvillim pozitiv për cilësinë e vendimmarrjes, forcimin e dialogut politik dhe ndërtimin e një shoqërie më gjithëpërfshirëse.

/gj.m/a.f/

The post Spiropali me deputetet shqiptare në Shkup: Interesi i shqiptarëve mbi dallimet politike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Çfarë dihet deri tani për aferat e korrupsionit milionësh në Maqedoninë e Veriut?

By: Ela
23 December 2025 at 08:17

Biznesmenët Asmir Jahoski dhe Ratko Kapushevski u arrestuan, zyra e ish-drejtorit të Shërbimit për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkëta (SOZR), Pece Mirçevski, u bastis dhe pati “indikacione” për vendndodhjen e Artan Grubit. Këto janë disa nga lajmet që iu dhanë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut gjatë vitit 2025 për aferat e dyshuara të korrupsionit […]

The post Çfarë dihet deri tani për aferat e korrupsionit milionësh në Maqedoninë e Veriut? appeared first on BoldNews.al.

Yesterday — 22 December 2025Main stream

Spiropali, kurorë tek busti i Skënderbeut në komunën e Çairit në Shkup

22 December 2025 at 22:22

TIRANË, 22 dhjetor /ATSH/ Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, në kuadër të vizitës dyditore në Maqedoninë e Veriut, u ndal mbrëmjen e sotme edhe në komunën e Çairit në Shkup, ku vendosi kurora me lule pranë bustit të heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu.

“Sonte, në zemër të Shkupit të vjetër, aty ku guri flet me histori dhe koha merr frymë krenarie, ndaluam për të nderuar simbolin e qëndresës, të dinjitetit dhe të shpirtit evropian, duke vendosur kurorën e nderit pranë bustit të Gjergj Kastriot Skënderbeut”, shkruan Spiropali.

Në këtë moment kujtese dhe respekti, Spiropali u shoqërua nga zëvendëskryeministri Arben Fetai dhe kryetari i Çairit Izet Mexhiti, si dhe përfaqësues të tjerë të pushtetit lokal në Komunën e Çairit.

Pas ceremonisë, sipas Spiropalit dita u mbush me ngjyra dhe emocione duke iu referuar aktiviteteve të organizuara me këtë rast si shfaqja artistike, ritmi i tupanëve dhe fëmijët me veshje e simbole kombëtare.

“Një kujtesë e përbashkët për rrënjët tona të forta dhe përkatësinë tonë natyrore në Europë”, shkruan Spiropali.

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali po zhvillon një vizitë dyditore në Maqedoninë e Veriut. Më herët gjatë ditës, ministrja u prit nga krerët më të lartë të vendit, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, ministri i Punëve të Jashtme, Timčo Mucunski si dhe kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashin.

/m.q/j.p/

The post Spiropali, kurorë tek busti i Skënderbeut në komunën e Çairit në Shkup appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Spiropali-Mickoski: Faktori shqiptar komunitet shtetformues, nxitës i proceseve eurointegruese

22 December 2025 at 16:41

TIRANË, 22 dhjetor /ATSH/ Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali u prit në një takim nga Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.

Takimi u fokusua në thellimin e bashkëpunimit dypalësh, përfshirë edhe fushën e ekonomisë dhe investimeve. Po ashtu, edhe në përgatitjet për mbajtjen e sesionit të ardhshëm të takimit ndërqeveritar G2G.

Spiropali thekson se bashkëpunimi ndërinstitucional mes dy vendeve është përkthyer gjithmonë në rezultate të prekshme për jetët e qytetarëve tanë.

Kryediplomatja shqiptare solli në vëmendje njohjen e përbashkët të diplomave dhe gradave shkencore, njohjen e kualifikimeve profesionale për mjekët, stomatologët dhe arkitektët, kontrollet e përbashkëta dhe lehtësimi i kalimit kufitar, si dhe projektet e përbashkëta infrastrukturore dhe energjetike.

Kryeministri Mickoski e vuri theksin te aspirata europiane e të dyja vendeve, të cilat besojnë te integrimi në BE si një proces i bazuar plotësisht në meritë.

Ministrja Spiropali deklaroi se “partneriteti ndërinstitucional mes dy vendeve tona do të vijojë të forcohet, me fokus të qartë te projekte dhe rezultate konkrete që përmirësojnë jetën e qytetarëve tanë dhe afrojnë më tej dy shoqëritë”.

Gjatë takimit me kryeministrin Mickoski, Spiropali theksoi se “faktori shqiptar në RMV është jo vetëm një komunitet shtetformues i rëndësishëm dhe i domosdoshëm, por edhe një urë ndërlidhëse me Shqipërinë dhe një nxitës i rëndësishëm i proceseve eurointegruese”.

1 nga 4

/gj.m/a.f/

The post Spiropali-Mickoski: Faktori shqiptar komunitet shtetformues, nxitës i proceseve eurointegruese appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Spiropali: Ministeriali i parë për Korridori VIII në Tiranë, pikë kthese për bashkëpunimin rajonal

22 December 2025 at 14:31

TIRANË, 22 dhjetor /ATSH/ Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, deklaroi sot nga Shkupi, ku po zhvillon një vizitë zyrtare, se Korridori VIII përbën një projekt me rëndësi të jashtëzakonshme strategjike, i cili duhet t shndërrohet në një hapësirë të re mundësish dhe konektiviteti për rajonin.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Timčo Mucunski, Spiropali theksoi se Ministeriali i parë për Korridorin VIII, që pritet të mbahet në Tiranë në shkurt 2026, duhet të shërbejë si një pikë kthese për institucionalizimin e bashkëpunimit pesëpalësh mes Italisë, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Bullgarisë dhe Rumanisë.

“Ky takim duhet të prodhojë rezultate konkrete përmes miratimit të një kornize të përbashkët strategjike, që e kthen Korridorin VIII në një motor zhvillimi ekonomik dhe integrimi evropian”, u shpreh Spiropali.

Sipas saj, potenciali për bashkëpunim mes dy vendeve mbetet i madh edhe në aspektin ekonomik.

Ministrja theksoi nevojën për intensifikimin e investimeve direkte, përmes heqjes së barrierave për investimet reciproke, në sektorë si bankat, industria, turizmi dhe krijimi i kompanive të përbashkëta në territorin e njëri-tjetrit.

“Duhet të punojmë më shumë për të krijuar një klimë të favorshme për biznesin dhe investimet, që përfiton drejtpërdrejt ekonomitë dhe qytetarët tanë”, u shpreh ajo.

Spiropali theksoi gjithashtu se synimi i përbashkët është shndërrimi i hapësirës shqiptaro–maqedonase në një hapësirë strategjike evropiane.

“Le të vijojmë punën për ta kthyer këtë hapësirë në një terren ku kufiri nuk është vijë ndarjeje, por vijë takimi, një urë për njerëzit, biznesin, energjinë, transportin dhe besimin”, përfundoi ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme.

/gj.m/

 

.

The post Spiropali: Ministeriali i parë për Korridori VIII në Tiranë, pikë kthese për bashkëpunimin rajonal appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Spiropali nga Shkupi: Integrimi evropian, jo garë por destinacion i përbashkët

22 December 2025 at 14:11

TIRANË, 22 dhjetor /ATSH/ Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali deklaroi sot nga Shkupi, ku po zhvillon një vizitë zyrtare se, Shqipëria ka shënuar një arritje të rëndësishme duke hapur me sukses 33 kapituj negociatash në vetëm 13 muaj.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Timčo Mucunski, Spiropali theksoi vullnetin e përbashkët për ndërtimin e një agjende edhe më të ngushtë bashkëpunimi mes dy vendeve gjatë vitit 2026.

Në fjalën e saj, Spiropali u shpreh se kjo agjendë nuk duhet të njohë kufij, duke përfshirë integrimin evropian, infrastrukturën, energjinë, ekonominë, sigurinë, arsimin, kulturën dhe forcimin e kontakteve njerëzore, të cilat nxisin fqinjësinë e mirë dhe e shndërrojnë hapësirën shqiptaro–maqedonase në një bosht stabiliteti dhe mundësish për rajonin.

“Gjeografia na ka bërë fqinjë, historia na ka mësuar të jemi miq, ekonomia na ka bërë partnerë dhe koha në të cilën jetojmë na kërkon të jemi aleatë”, u shpreh Spiropali.

Ajo ritheksoi se integrimi evropian mbetet objektivi numër një i politikës së jashtme shqiptare dhe i kombit shqiptar.

Sipas saj, Shqipëria ka shënuar një arritje të rëndësishme duke hapur me sukses 33 kapituj negociatash në vetëm 13 muaj, ndërsa Progres-Raporti i vitit 2025 ka vlerësuar qartë reformat e thella, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit, funksionimit të institucioneve të drejtësisë, luftës kundër korrupsionit dhe respektimit të të drejtave të minoriteteve.

“Ky raport konfirmon edhe një herë se rruga jonë është e duhura dhe se e ardhmja evropiane e Shqipërisë është e pandashme nga trajektorja e Ballkanit Perëndimor”, theksoi ministrja.

Spiropali nënvizoi se procesi i zgjerimit nuk shihet si një garë mes vendeve kandidate, por si një rrugë e përbashkët drejt një destinacioni të pashmangshëm dhe një përkatësie natyrore për popujt e rajonit.

Në këtë kuadër, ajo rikonfirmoi mbështetjen e plotë të Shqipërisë për rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut.

“Një Maqedoni e Veriut që avancon në standarde, në drejtësi funksionale dhe në institucione të forta është një investim në stabilitetin dhe sigurinë e gjithë rajonit”, tha Spiropali.

/gj.m/a.f/

The post Spiropali nga Shkupi: Integrimi evropian, jo garë por destinacion i përbashkët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Spiropali nga Shkupi: Duhet zbatim i plotë i Marrëveshjes së Ohrit

22 December 2025 at 14:00

TIRANË, 22 dhjetor /ATSH/ Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, deklaroi sot nga Shkupi, ku po zhvillon një vizitë zyrtare, se Shqipëria mbështet integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut dhe zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Timčo Mucunski, Spiropali theksoi se, kjo mbështetje nuk buron vetëm nga fqinjësia dhe e ardhmja e përbashkët që ndajnë dy vendet, por edhe nga fakti se në Maqedoninë e Veriut jeton një komunitet shqiptar shtetformues, i cili sipas censusit të fundit përbën rreth 30 për qind të popullsisë.

“Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut janë një faktor progresist, qartësisht pro-evropian dhe vendimtar për stabilitetin demokratik dhe orientimin euro-atlantik të vendit”, u shpreh ministrja.

Spiropali nënvizoi se në klimën aktuale gjeopolitike, ku ndikimi i aktorëve të tretë është në rritje dhe kërcënimet hibride po bëhen gjithnjë e më agresive, roli konstruktiv i shqiptarëve dhe i përfaqësuesve të tyre politikë, si në shumicë ashtu edhe në opozitë, mbetet jetik për vijimin e reformave dhe përparimin në rrugën evropiane.

Në këtë kontekst, ajo mirëpriti dhe inkurajoi zbatimin konsekuent të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, duke e cilësuar atë si një dokument paqeje dhe bashkëjetese, të garantuar ndërkombëtarisht.

“Ne i jemi mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si aleat i të dy vendeve, si dhe presidentit Trump për përfshirjen e Aktit për Demokracinë dhe Prosperitetin në Ballkanin Perëndimor, i cili mbron paqen, rendin demokratik dhe vetë Marrëveshjen e Ohrit”, tha Spiropali.

Ajo theksoi se mbi të gjitha, Marrëveshja e Ohrit përfaqëson një standard të barazisë reale në të drejta, përfaqësim dhe dinjitet.

“Respektimi i gjuhës shqipe, i identitetit etnik dhe i përfaqësimit të drejtë janë detyrime që duhet të zbatohen plotësisht dhe pa ekuivok”, përfundoi ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Spiropali theksoi se, “përpos Shqiptarëve të Maqedonisë, një tjetër urë që na bashkon është pakica maqedonase në Shqipëri”

“Prandaj, kemi përmirësuar kuadrin tonë ligjor dhe politik për mbrojtjen e minoriteteve, me qëllim fuqizimin e mëtejshëm të komunitetit maqedonas. Janë miratuar të gjitha aktet nënligjore, përfshirë tre të fundit në dhjetor 2024. Në përputhje me këto akte, njësitë e vetëqeverisjes vendore kanë nisur zbatimin e VKM së posaçme për shërbime në gjuhët e minoriteteve dhe sinjalistikë dygjuhëshe”, tha ministrja.

/gj.m/a.f/

The post Spiropali nga Shkupi: Duhet zbatim i plotë i Marrëveshjes së Ohrit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

Barazia gjinore në Ballkan: Progres i ngadalshëm mes dizinformimit dhe dogmës fetare

10 December 2025 at 13:55

Ballkani duket se po përballet me sfida në miratimin dhe implementimin e ligjeve për barazi gjinore. Shqipëria ka bërë përparim teksa e miratoi rishikimin e ligjit gjatë muajit nëntor. Mali i Zi dhe Kosova e kanë miratuar prej kohësh, ndërsa Maqedonia e Veriut dhe Serbia po pengohen nga dezinformimi dhe dogma fetare.

Në të gjitha vendet e Ballkanit, propaganda konservatore ka përdorur narrativën e frikës për të ndaluar ligjet progresive në mbrojtjen e të drejtave të njeriut sikurse janë ato për barazinë gjinore. Aktivistët theksojnë se pa edukim publik dhe fushata informuese, ligjet mbeten letra pa fuqi reale.

Në Shqipëri ligji për barazinë gjinore u miratua në Kuvend më 6 nëntor, pavarësisht fushatës dizinformuese dhe linçuese që u nxit nga grupe konservatore. Ky ligj njeh për herë të parë punën e papaguar të grave, synon përfaqësimin 50% të tyre në politikë dhe kërkon barazi gjinore në sektorin publik e privat.

Megjithatë, fushata të ndryshme online nxitën keqinterpretime të ligjit, duke e lidhur me çështje si ndryshimi i gjinisë apo martesat mes së njëjtës gjini – gjëra që nuk përfshihen në ligj dhe të sqaruara nga Citizens.al në raportime të mëparshme.

Maqedonia e Veriut dhe Serbia: Hapa pas në rrugën drejt barazisë

Në Maqedoninë e Veriut, projektligji për barazinë gjinore u refuzua në vitin 2023. Shkak u bë presioni nga komuniteti fetar dhe protestat e organizuara, që duket se buruan njësoj si në Shqipëri nga një fushatë dizinformimi.

Aktivistja Rita Behadini tregoi për Citizens.al se projektligji ishte i guximshëm dhe progresiv, por ai u lidh prej një fushate dizinformuese me ligjin “Për evidentimin në Librat Amzë” – gjendjes civile. Kjo fushatë i bëri njësh të dy projektligjet dhe “e shiti” sikur ligji për barazinë gjinore u mundësonte personave transgjinorë të ndryshonin gjininë, edhe pse realisht kjo nuk kishin lidhje.

“Me qeverinë aktuale, e cila duket goxha anti-gjinore, nuk besoj se do të ketë nismë të re për miratimin e ligjit për barazinë gjinore, sepse ata janë goxha tradicionalë, sidomos kur bëhet fjala për koncepte progresive apo koncepte si ‘LGBT’,” theksoi Behadini.

Sipas Ritës qëndrimi i Kryepeshkopatës së Ohrit dhe protestat që u mbajtën në Shkup për këto nisma ligjore ndikuan në vendimin kundër ligjit për barazinë gjinore.

“Në të gjithë procesin ka pasur dizinformata, njësoj si në Shqipëri, duke pretenduar që ligji kishte të bënte me transgjinorët ose martesat e së njëjtës gjini, gjë e cila nuk ka qenë e vërtetë,” shtoi Behadini.

Në Serbi, situata duket ndryshe. Ligji për barazinë gjinore qe miratuar në vitin 2021, por tre vite më pas u pezullua nga Gjykata Kushtetuese.

Vendimi u mor në korrik 2024, pas kundërshtimeve për përkufizimin e gjinisë dhe përdorimin e gjuhës së ndjeshme gjinore edhe në mbrojtjen e viktimave nga dhuna apo diskriminimi. Protestat e grupeve konservatore dhe marshimet e organizuara nga partia nacionaliste e djathë Dveri, “Family Walk,” e shtuan presionin.

“Nuk ka asnjë shpjegim pse Gjykata Kushtetuese e mori vendimin tri vite më vonë, kur kundërshtimet janë regjistruar që në 2021. Më e keqja është se nuk ka asnjë afat se për sa kohë ky ligj do të qëndroj i pezulluar” – analizon për Citizens Andijana Covic, nga organizata për të drejtat e grave “FemPlatz”.

Covic përmbyll se ky pezullim vë në pikëpyetje të gjitha konventat që Serbia aderon prej vitesh, si punë e vazhdueshme edhe drejt integrimit në familjen evropiane.

Mali i Zi dhe Kosova: Ligji ekziston, por sfida mbetet zbatimi

Mali i Zi miratoi ligjin për barazinë gjinore në vitin 2007, duke e ndryshuar disa herë për t’u përafruar me direktivat e Bashkimit Evropian, sidomos pas vitit 2015.

Maia Raicevic nga Qendra për të Drejtat e Grave në Podgoricë, tha për Citizens.al se para ndryshimeve nuk kishte protesta të hapura, por më së shumti kundërshti të heshtur, tallje dhe minimizim të çështjeve të grave.

Por rishikimet e ligjit, sipas saj, më tepër se prej një vullneti të gjerë politik, u shtynë përpara falë aktivizmit këmbëngulës të grupeve feministe. Rishikimet futën konceptin e integrimit gjinor në institucione, inkuroajoi përfaqësimin e grave në vendimmarrje dhe krijoi bazën për politika kundër diskriminimit dhe dhunës me bazë gjinore.

“Ligji hapi dyer, por nëse shoqëria kalon përmes tyre, është çështje tjetër,” theksoi Raicevic, duke nënkuptuar se normat patriarkale mbeten të rrënjosura në shoqërinë malazeze.

Pavarësisht miratimit, ajo analizon se normat patriarkale janë ende thellësisht të rrënjosura në familje, shkolla, politikë, madje edhe tek vetë gratë. Për Raicevic ky ligj është një hap i rëndësishëm, por jo fitore.

Ngjashëm, Kosova, në vitin 2015, miratoi paketën e ligjeve për të drejtat e njeriut, paketë e cila krahas ligjit për Avokatin e Popullit, ligjit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, pati të përfshirë edhe ligjin për Barazi gjinore. Por sfida është zbatimi i tyre në praktikë.

Aktivistja feministe Valmira Rashiti tregoi për Citizens.al se këto ligje ndalojnë diskriminimin “e drejtpërdrejtë apo të tërthortë” për shkak të gjinisë dhe identitetit gjinor në të gjitha fushat: punësim, shërbime, qasje institucionale, shërbime sociale etj.

Rashiti thotë se në bazë të këtyre ligjeve janë hartuar edhe padi ndaj ngacmimeve seksuale, gjuhës së urrejtjes, dhunës në familje, denigrimit për shkak të identitetit gjinor, apo orientimit seksual.

Sipas saj shtysë e madhe për miratimin e paketës ligjore në fjalë ka qenë procesi i anëtarësimit të Kosovës në BE, i cili kërkon harmonizimin e legjislacionit.

“Tani që e djathta po duket të ketë marrë hov edhe në nivel të BE-së, mbetet të shihet nëse mbrojtja e identitetit gjinor dhe orientimit seksual do të vazhdojë të jetë prioritet i legjislacionit kosovar, karshi reformave institucionale,” përmbylli Rashiti.

Lexoni gjithashtu:

The post Barazia gjinore në Ballkan: Progres i ngadalshëm mes dizinformimit dhe dogmës fetare appeared first on Citizens.al.

Nis numërimi i votave në Maqedoninë e Veriut, ku është gara më e fortë

By: Ela
2 November 2025 at 20:55

Në orën 19:00 ka përfunduar procesi i votimit në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) ka njoftuar se votimi është zhvilluar në mënyrë të qetë dhe demokratike, pa incidente të raportuara. Sipas të dhënave paraprake të përpunuara nga KSHZ, pjesëmarrja e qytetarëve në votim ka qenë […]

The post Nis numërimi i votave në Maqedoninë e Veriut, ku është gara më e fortë appeared first on BoldNews.al.

Çfarë duhet të dini për balotazhin në zgjedhjet lokale në Maqedoni

1 November 2025 at 14:09

Përballjet midis VMRO-DPMNE-së dhe Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) në Kërçovë, si dhe midis koalicionit shqiptar VLEN dhe AKI-së në Tetovë, por edhe votimet në Karposh dhe Qytetin e Shkupit, mund të varen nga votat e kandidatëve që humbën në rundin e parë. Por, pyetja është nëse do të ketë bashkëpunime publike apo të fshehta […]

The post Çfarë duhet të dini për balotazhin në zgjedhjet lokale në Maqedoni appeared first on BoldNews.al.

“Shkruhet historia!”/ Në Çashkë të Maqedonisë së Veriut zgjidhet për herë të parë një kryetar shqiptar

By: armand
19 October 2025 at 22:45

Nga zgjedhjet lokale të 19 tetorit në Maqedoni të Veriut, në Komunën e Çashkës është zgjedhur një kryetar shqiptar. Në një konferencë për media, zëdhënësi i Aleancës Kombëtare për Integrim, Arbër Ademi, ka pohuar se atje për herë të parë është zgjedhur një kryetar shqiptar. “Sapo më njoftuan bashkëpartiakët është shkruar historia për herë të […]

The post “Shkruhet historia!”/ Në Çashkë të Maqedonisë së Veriut zgjidhet për herë të parë një kryetar shqiptar appeared first on BoldNews.al.

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, dalin rezultatet e para

By: armand
19 October 2025 at 21:44

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut kanë votuar këtë të dielë në raundin e parë të zgjedhjeve lokale për të zgjedhur kryetarët e komunave dhe këshilltarët komunalë në 80 komuna, plus në qytetin e Shkupit. Votimi filloi në orën 07:00 dhe qendrat e votimit nisën të mbyllen në orën 19:00. Numërimi nis menjëherë pas mbylljes së […]

The post Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, dalin rezultatet e para appeared first on BoldNews.al.

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut/ Policia arreston dy persona, u prezantuan si vëzhgues

By: armand
19 October 2025 at 19:24

Policia ka arrestuar dy persona në Maqedoninë e Veriut. Sipas mediave maqedonase, ata janë arrestuar në oborrin e një shkolle fillore në Çair të Shkupit, pasi u prezantuan si vëzhgues, ndërsa refuzuan që të tregonin dokumentin e identifikimit. “Individët nuk ishin të përfshirë në procesin zgjedhor, por u paraqitën si vëzhgues të procesit zgjedhor. Ata ishin në […]

The post Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut/ Policia arreston dy persona, u prezantuan si vëzhgues appeared first on BoldNews.al.

A e hapin zgjedhjet lokale rrugën drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut?

By: armand
17 October 2025 at 08:23

Vetëm një vit e gjysmë pas zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale në Maqedoninë e Veriut, vendi po përgatitet për një votim të ri më 19 tetor: rundin e parë të zgjedhjeve lokale. Qytetarët do të votojnë për kryetarët e komunave dhe anëtarët e këshillave komunalë në të gjitha 80 komunat dhe në kryeqytet, Shkup. Sipas sondazheve, […]

The post A e hapin zgjedhjet lokale rrugën drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut? appeared first on BoldNews.al.

Prezantohet në Shkup nisma e 4 vendeve europiane për ndryshimin e metodologjisë për anëtarësimin në BE

By: M C
10 October 2025 at 18:35

Austria, Gjermania, Italia dhe Sllovenia kanë prezantuar në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup, nismën e tyre për të ndryshuar procesin e vendimmarrjes për anëtarësimin e vendeve kandidate në Bashkimin Europian.

Nisma e dërguar në Komisionin Evropian propozon që për hapat teknikë ndërmjetës të vendosen me shumicë të kualifikuar, ndërsa për fillimin dhe përfundimin e negociatave të jetë i nevojshëm votimi njëzëri. Sipas ministres austriake për Europën, Klaudia Plakolm, e qendroi në Shkup (10.10.2025) qëllimi i kësaj iniciative është të përshpejtohet procesi dhe të shmangen çështje bilaterale politike që bllokojnë procesin e anëtarësimit.

“Austria do të angazhohet për shumicë të kualifikuar në procesin e inkuadrimit të vendeve në BE, me qëllim që të ulet burokracia. Kjo do të thotë se nuk do të jetë i domosdoshëm konsensusi për çdo hap teknik për secilin vend kandidat.

Për procesin përfundimtar të anëtarësimit do të kërkohet konsensus, por ndërkohë do të ulen tensionet në marrëdhëniet dypalëshe dhe do të mund të merren vendime në një masë më të madhe në mënyrë neutrale”, deklaroi ministrja austriake Plakolm.

Sekretarja shtetërore e Ministrisë së Jashtme të Sllovenisë Neva Grashiç thotë; se zgjerimi i BE-së edhe më tej mbetet prioritet para së gjithash për shkak të dinamikës gjeopolitike: “Insistojmë që Maqedonia e Veriut të bëhet pjesë e BE-së deri në vitin 2030. Duam të shohim vendet e Ballkanit Perëndimor sa më shpejtë të përparojnë, ndaj propozojmë votim me shumicë të kualifikuar për çështje teknike lidhur me zgjerimin”, është e mendimit Neva Grashiç.

Simonida Kacarska nga Instituti për Politika Europiane thotë, se iniciativa për ndryshimin e mënyrës së vendimmarrjes në fazat kalimtare të negociatave mund të jetë një lehtësim por megjithatë në esencë procedura aktuale me votimin njëzëri nuk ndryshon.

“Ndyshimi eventual i metodoligjisë do t’u bënte presion vendeve që janë skeptike dhe pengojnë politikën e zgjerimit, ku para së gjithash mendoj për Hungarinë për shkak të bllokimit ndaj Ukrainës. Në aspektin teknik, gjthsesi do të mundësonte përshpejtim të një pjese të rëndësishme të procesit, por megjithatë mos të krijojmë pritshmëri se ky ndryshim do ta ndryshonte në thelb mënyrën e vendimmarrjes në procesin e zgjerimit ku tek e fundit veto-ja mbetet”, vëren Kacarska.

Iniciativa për të ndryshuar procesin e vendimmarrjes deri më tani ka mbështetjen e 16 shteteve anëtare të BE-së dhe kjo nismë i është dërguar kryetarit të Këshillit Evropian Antonio Kosta. DW

The post Prezantohet në Shkup nisma e 4 vendeve europiane për ndryshimin e metodologjisë për anëtarësimin në BE appeared first on Albeu.com.

Në Maqedoni, për pesë vite kanë ndodhur 25 vrasje të grave

4 October 2025 at 16:30


25 vrasje të grave kanë ndodhur në vetëm 5 vjet në Maqedoninë e Veriut, përkatësisht në periudhën 2019-2024.

Kështu flasin të dhënat e Ministrisë së Brendshme. Shifrat nga viti 2025, kur u vra edhe 31-vjeçarja Rosica nga Velesi, nuk janë futur në këto statistika. Shoqata “Unë jam grua” kërkon kujdes më të madh për gratë, viktima të dhunës dhe zbatimin e ligjeve në praktikë.

“Unë besoj se shteti dhe institucionet duhet të kenë më shumë vesh dhe t’i kushtojnë më shumë vëmendje njerëzve që raportojnë padrejtësi, si në rastin e Rosicës, dhe të tjerëve para saj. Nuk është vetëm Rosica, kemi një numër më të madh të femicidit në Maqedoni, por në të njëjtën kohë ligjet që ekzistojnë tashmë kanë vend për përmirësim. Dhe jo vetëm që do të përmirësohen dhe vihen në fuqi, por ato gjithashtu duhet të zbatohen, sepse mendoj se problemi më i madh është në zbatimin e ligjeve”, tha Ana Dukoska – Kryetare e Shoqatës “Unë jam grua” .

Nga organizata “Nënat për Amerikën”, thonë se gratë duhet të inkurajohen të ngrenë kallëzime.

“Nuk po them që situata të tilla nuk ekzistojnë më. Thjesht po them se në Shtetet e Bashkuara, gjetëm një mënyrë për ta adresuar këtë. Dhe e njëjta gjë mund të bëhet në Maqedoninë e Veriut, duke siguruar strehimore, vende ku nënat mund të shkojnë në situata emergjente. Dhe ndoshta ajo strehë është edhe shtëpia e një nëne tjetër që mund ta pranojë atë në një gjendje krize. Dhe gjithashtu, të dish se mund të shkosh në polici, dhe tani kjo është e kodifikuar në ligj, do të thotë se mund të ngresh padi dhe të mbrosh veten dhe fëmijët e tu”, tha Kimberli Fleçer – kryetare e organizatës amerikane “Nënat për Amerikën”.

Numri më i madh i vrasjeve ka ndodhur në vitin 2023, edhe atë 9, ndërsa në vitin 2024, 5./Alsat.mk

Maqedoni e Veriut, fillon fushata për zgjedhjet lokale

29 September 2025 at 10:37

Partitë dhe kandidatët e pavarur fillojnë sot prezantimet e tyre zyrtare para votuesve, në ditën e parë të fushatës për zgjedhjet lokale të vitit 2025 në Maqedoninë e Veriut.

Fushata zgjedhore fillon sot dhe do të zgjasë deri në mesnatë më 17 tetor, e ndjekur nga një heshtje 24-orëshe para votimit më 19 tetor (raundi i dytë më 2 nëntor). Përveç fushatës në terren midis dhe me mbështetësit, fushata ka filluar tashmë edhe në mediat sociale.

Zgjedhjet lokale të vitit 2025 janë të tetat që nga pavarësia e vendit dhe të katërtat për të zgjedhur kryetarë komune dhe këshilltarë në 80 komuna dhe Qytetin e Shkupit. Votimi do të zhvillohet në 3.480 vendvotime për 309 kandidatë për kryetar komune dhe 576 lista kandidatësh për anëtarë të këshillave komunale, ose gjithsej 10.490 kandidatë.

Në zgjedhje do të marrin pjesë 22 parti, 19 koalicione dhe 119 grupe votuesish, gjegjësisht kandidatë të pavarur.

Qyteti i Shkupit ka më shumë kandidatë për kryetar komune, gjithsej 16.

Të drejtë vote në zgjedhjet lokale të këtij viti kanë 1.832.415 votues, nga të cilët 1.717.803 janë brenda vendit, ndërsa 112.000 të tjerët janë të regjistruar në listën e posaçme të votuesve me persona që janë çregjistruar dhe punojnë dhe banojnë përkohësisht jashtë vendit, 2.162 votues që vuajnë dënime me burgim ose paraburgim dhe 450 votues që do të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në azile pleqsh.

Nuk ka votim në diasporë për zgjedhjet lokale, por nëse personat që janë të punësuar përkohësisht ose jetojnë jashtë vendit udhëtojnë në vend, ata do të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar.

Sipas Listës Zgjedhore, ka më pak se 10 votues në 132 qendra votimi, për të cilat votimi do të zhvillohet në qendrën më të afërt të votimit si dhe 70 qendra votimi me mbi 1.000 votues.

Jo më vonë se një javë para zgjedhjeve (deri më 10 tetor), pacientët dhe të pafuqishmit që dëshirojnë të votojnë në shtëpi duhet të paraqesin kërkesa në Komisionet Komunale Zgjedhore me dokumentacionin përkatës.

Votuesit që janë në arrest shtëpiak në ditën e votimit dhe që dëshirojnë të votojnë duhet të njoftojnë Komisionin Komunal Zgjedhor përmes një përfaqësuesi të autorizuar jo më vonë se tre ditë para ditës së caktuar për votim (14 tetor).

Këshillat zgjedhore zhvillojnë votimin për ta, si dhe për të sëmurët dhe të dobëtit, të burgosurit dhe personat në azile pleqsh, një ditë para zgjedhjeve, gjegjësisht më 18 tetor.

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut u mbajtën në vitet 1996, 2000, 2005, 2009, 2013, 2017 dhe 2021.

Menduh Thaçi në “Real Story”: Ja rreziku që u vjen partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga VMRO-DPMNE

23 September 2025 at 21:02

TIRANË- Kryetari i PDSH, Menduh Thaçi tha se figurat politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut shfrytëzojnë zgjedhjet lokale për t’u plotësuar dëshirat e tyre personale dhe për t’u pasuruar.

Këtë deklaratë Thaçi e bëri në studion e emisionit “Real Story” në ABC News.

“Është sirtari i lekëve. Pushteti lokal atje, është sirtari i lekëve që kënaq dëshirat tua personale dhe të grupit përreth. Beteja e vërtetë politike është beteja parlamentare dhe beteja në kuadër të qeverisë. Edhe një argument, hallet e komunave apo bashkive të shqiptarëve në Maqedoni, nuk i zgjidhin buxhetet e limituara komunale, por buxheti i shtetit. Dhe mendoj se kjo duhet urgjentisht të ndërpritet. Besoj se liderët, është një gabim që edhe vetë e kam bërë, liderët e partive të forta të shqiptarëve, minimumin e pozitës duhet të kenë zv/kryeministër.”, tha ai

Ai tregoi dhe rreziku që u vjen nga VMRO-DPME,e cila sipas tij, synon ta bëjë të pakuptimtë organizimin politik të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.

Pjesë nga intervista:

Sokol Balla: Flasim pak për zgjedhjet lokale në të cilat ju nuk merrni pjesë, por sigurisht, jeni në dijeni të gjithçkaje.

Menduh Thaçi: Ne nuk marrim pjesë me votë, por jemi aktivë. Gati si fushatë.

Sokol Balla: Fushata juaj është refuzoni votimin. Ajo që më bën përshtypje Menduh, sa herë ka zgjedhje lokale, shikoj që të gjithë figurat kryesorë politike dhe ato që janë në qeveri të gjithë pastaj futen dhe konkurojnë për bashki apo komuna si i quani ju. Pra ke Taravarin në Gostivar, Kasamin në Tetovë, Mexhitin në Çair, pra të themi në Shkupin shqiptar. Zijadini prap kthehet në Strugë, ça do me thënë kjo. Pra, gjithë figurat qendrore politike që befas sa herë ka zgjedhje lokale futen me kapë një post ..

Menduh Thaçi: A i thoni në Shqipëri, ‘fjokë’, ne i themi ‘fjokë’ asaj ndër tavolinë që i ke, në sirtar apo,,

Sokol Balla: Se çfarë mbetet pastaj nga lidershipi politik

Menduh Thaçi: Është sirtari i lekëve. Pushteti lokal atje, është sirtari i lekëve që kënaq dëshirat tua personale dhe të grupit përreth. Beteja e vërtetë politike është beteja parlamentare dhe beteja në kuadër të qeverisë. Edhe një argument, hallet e komunave apo bashkive të shqiptarëve në Maqedoni, nuk i zgjidhin buxhetet e limituara komunale, por buxheti i shtetit. Dhe mendoj se kjo duhet urgjentisht të ndërpritet. Besoj se liderët, është një gabim që edhe vetë e kam bërë, liderët e partive të forta të shqiptarëve, minimumin e pozitës duhet të kenë zv/kryeministër. Është tjetër kur ulesh në tavolinë me kryeministrin dhe kur përballë tij është shefi i partisë që ia bën numrat e qeverisë dhe tjetër është kur ulet një kryetar dege, i partisë tënde ai do e thërrasë atë shef, përgjigjja mendoj se kjo është ai sirtari i lekëve shpejt e shpejt ndonjë tender për ndonjë rrugicë, kurrfarë ideje për të përmirësuar diçka sa i përket shqiptarëve apo sa i përket komunave ku kandidojnë. Hiq këtu rastin e z.Izet Mexhiti, duhet të jem korrekt dhe fair, se ai e la postin e zv.kryeministrit dhe i shkoi z.Ahmetit ish kryetarit të vet, se z.Mexhiti ka qenë zv/kryetar i shkoi me një all in është një sjellje korrekte, dinjitoze politike. Izet Mexhiti mund të rrinte edhe 3 vite e gjysëm zv/kryeministër, por për të treguar se ai ka mbështetje të vërtetë dhe sigurisht ai të ardhmen e karrierës së vet politike e lidh me zhdukjen e karrierës politike të z.Ahmeti.

Sokol Balla: Pra, ai e sheh veten në Çair në rast fitoreje si pasues politik të një figure qëndrore si z.Ahmeti.

Menduh Thaçi: Këta dy portierët e mi që përmenda, z.Sela dhe z.Taravari është gabim, ata nuk kandidojnë, këtë herë për shkak se janë të sigurtë se PDSH do bëjë gjithçka që ata të mos fitojnë dhe kanë nxjerrë të tjerë si kandidatura. Por Sokol, këtë herë si asnjëherë më parë një dallim duhet të bëjmë. Në Tetovë ka 11 mijë votues maqedonas, që dalin votojnë zgjedhjet e fundit VMRO ka marrë 9 mijë vota. E ke parasysh? Ka një mbështetje, 80% dhe VMRO tani përkrah shqiptarët e vet me komandë prej raundit të parë, jo në balotazh.

Sokol Balla: Pra, ju thoni me votuesit e vet do synojë që ..

Menduh Thaçi: VLEN të fitojë që në raundin e parë,

Sokol Balla: Të mos ketë pazare pastaj në raundin e dytë.

Menduh Thaçi: Dhe kjo e humb kuptimin e garës demokratike, mes kandidatëve shqiptarë që të jemi korrekt. Nëse kandidati i VLEN në Tetovë starton me një epërsi 9 mijë zero, është garë e pabarabartë, e njëjta është edhe në Çair, në Gostivar, në Strugë. VMRO tani vepron, shkon deri në fund që ta bëjë të pakuptimtë organizimin politik të shqiptarëve të Maqedonisë.

Sokol Balla: Pra le të themi që synon defaktorizimin e shqiptarëve edhe si element shtet formues i Maqedonisë së Veriut? Po ku e çon kjo?

Menduh Thaçi: Në destabilizim, po e them hapur edhe atje e kam thënë direkt, e dyta, shkatërron organizimin politik dhe tenton të na bartë nën një organizim të pakicave. Pakicat zakonisht shkojnë me qeveritë gjithmonë në botë. Dhe e treta ta rikthejnë temën e shpalljes së Maqedonisë si shtet etnik i maqedonasve ku jetojnë edhe disa të tjerë. Pse ky vendim i PDSH-së? Unë mendoj, njerëzit mund të mos pajtohen, z.Mickoski dhe VMRO dhe maqedonasit nuk do të ndalen vetë, as me lutje, as me mëshirë, bile bile do shkoj edhe më lart as edhe me trysni të bashkësisë ndërkombëtare. Gjersa shqiptarët nuk prodhojnë një lider të fortë, një parti të fortë të shqiptarëve që do t’I kundërvihet kësaj politike

Sokol Balla: Kur thoni këtë nënkuptoni që ndoshta ideja deri diku naïve e Tiranës për një faktor të përbashkuar shqiptar, mendoni është realiste sërish?

Menduh Thaçi: Absolutisht, çfarë naive…

Sokol Balla: Po naive duket sepse ne e dimë si jemi ne shqiptarët, ti e the vetë. Ne duam të jemi komandant i komandantëve, secili prej nesh.

Menduh Thaçi: Është gabim i madh, naivitet është andej. Tirana mund të jetë gjithçka por nuk është naive. Tirana zyrtare më së vështiri e ka patur të më bindë mua të bashkëpunoj me të majtën maqedone, kemi qenë tradicionalisht armiq.

Sokol Balla: Dhe e refuzove edhe së fundmi..

Menduh Thaçi: Dhe në një moment të caktuar kur mua përfaqësues të bashkësi ndërkombëtare më kanë bindur se e majta maqedonase e kanë ulur liderin do bëjnë ndryshimin e emrit, unë me dy deputetë me një kam përkrah qeverinë e të majtës maqedone fort, pa kurrëfarë kërkesë, 7 vite. Nuk është politika siç e mendojnë shumë njerëz, çështje tekash inatesh, duhet të pranojmë realitetin. Insistimi i Tiranës për një veprim të tillë nuk guxon të shkojë edhe një hap më tutje, unë e di se nuk do Edi Rama qeveria e Shqipëri, t’i thonë ju jeni duke bërë si Vuçiçi me SRPSKA listën atje. Ne nuk jemi Serbia, ne nuk jemi Vuçiçi dhe nuk veprojmë politikisht kundër sistemit të vlerave perëndimore, por ia kam thënë këtij kryeministri.Vijo ti kështu, kjo LSDM që është e këtill  herë dokurdo do mbërrij 32 deputetë. Tani çfarë do të thotë ajo? Zotni, ajo do të thotë se ne shqiptarët përherë mbërrijmë 32-33, tha do ju çojë Shqipëria të shkoni me ato, jo Shqipëria është procesi integrues.

Sokol Balla: Është procesi i tillë, se është progresi përpara

Menduh Thaçi: Edhe lëvizjet gjeopolitike absolutisht nuk diskutohet.

Sokol Balla: Megjithatë ju përmendët jo thjesht me kritikë, por deri diku edhe me ironi dhe cinizëm, figurat politike kryesore, duke nisur nga z.Ahmeti por nuk ju munguar kritikat edhe për Taravarin, Kasamin dhe Selën I quajtët si I quajtët. Por në këto figura që ju I quani plastelinë në politikën shqiptare, që një herë i manipulon Shkupi, një herë Prishtina, ama bëtë një dallim për ish zv/kryeministrin Mexhiti, mendoni që ka një lider politik sot shqiptar që të trashëgojë atë rol që ju thoni Ali Ahmeti nuk e meriton më?

Menduh Thaçi: Nuk ka, unë po vetëofrohem për atë, partia ime po vetëofrohet për ate, dikush mund të thotë me shaka ju jeni shumë dobët, unë ju them ashtu siç keni duartrokitur për ne në vitin 1999, si e menaxhuam luftën e Kosovës, ashtu siç kemi qenë rezistentë ndaj politikës së VMRO në bashkëqeverisje në vitin 2001-2002, ashtu prap ne mund të jemi, sepse e përmenda përpara. Kanë ndodhur shumë ngjarje, që kanë ngelur brenda zyrave. Unë e di rastin e Kumanovës, kur ka ndodhur z. Ahmeti ka qenë në pushtet dhe e kam parë në televizor arsyetimin e tij, jo OSBE, jo Bashkimi Europian, jo NATO më thirri, jo kështu u morëm vesh, shkuan fli disa dhjetëra shqiptarë dhe atë jo çfarë do lloj shqiptari, por ish komandantë të zonës së komunës, së Kumanovës.

Sokol Balla: Ju thoni se ka dorë Ali Ahmetin në ngjarjen e Kumanovës?

Menduh Thaçi: Jo nuk them se ka dorë Ali Ahmeti por ai duhet të tregojë se nuk është për atë punë, nuk ka ai takat. Mua jo vetëm mua në 2001, por krejt botës sekretari general i NATO-s, Robertson dhe komisari për sigurinë Solana e kanë thënë se z.Ahmeti është narkolider, është terrorist. Ata janë njerëz të cilët, merren me tregti droge, unë kam thënë JO nuk është e vërtetë nëpër zyra, edhe të Brukselit edhe të Shkupit edhe çdo takim. Ata janë njerëz që kërkojnë përshpejtimin e këtij procesi për shkak se kanë humbur besimin se politika mund ta zhvillojë këtë proces ta shtyjë përpara. Por këtë nuk e kam bërë unë për hatër të Ali Ahmetit, e kam bërë për hatër të atyre djemve që I përgjigjen kushtrimit të lirisë. Dhe ky rezultat është dukur se është i z.Ahmeti, por ky është rezultat i politikës së z.Xhaferi dhe unë si ndjekës i tij se përndryshe do të bëj një parantezë shumë të dhimbshme dhe të rëndë, Z.Ahmeti do përfundonte si Radoiçiçi. Vetëm bëni një analizë, ndërhyrje në një shtet të provuar ndërkombëtarisht, njerëzit kanë harruar 2001 kur Maqedonia nënshkroi MSA, një shtet i legjitimuar, dhe kur sot Ali Ahmeti flet me një politesë modern politike dhe nuk do që ti rikthehet asaj esencës historike në raport me vete që duhet të mbartë me vete politika e shqiptarëve të Maqedonisë, më gërditet politika. Po ndoshta dukem subjektiv unë rri në këtë betejë ende dhe pyetjes që ma bëjnë shumë njerëz që ndoshta ti sonte s’ma bëre, ça do më pse rri këtu? Cila është arsyeja që rri në skenën politike? Më falni për mungesën e modestisë, unë e llogaris veten prej shqiptarëve të Jugosllavisë njohësi më i mirë I strategjisë sllave.

Sokol Balla: E në fakt që të fitosh një betejë duhet ta njohësh mirë armikun

Menduh Thaçi: Padiskutim, art, letërsi, kulturë, shërbim sekret dhe gjithë të tjerat. Ndërsa Ali Ahmeti vjen prej një mileje të një romantike të pranueshme të politikës shqiptare, por që herë pas herë nuk ka pikë kontakti me realitetin e kësaj politike momentalisht ku gjendemi ne. Shqiptarët e Maqedonisë, nuk jemi në gjendje të mirë.

Sokol Balla: Kjo është e vërtetë dhe shpresojmë që gjërat të ndryshojnë shpejt pasi, një pjesë e mirë shqiptarëve po ecën shumë shpejt drejt Europës. Në Prishtinë dhe në Tetovë për fat të keq situata është pak më ndryshe, por shpresojmë që kjo thirrja juaj të mos jetë si një thirrje në shkretëtirë, që dëgjojnë shumë shqiptarë atje të cilët shumë mund të mos jenë simpatikë ndaj jush. Por jam i sigurt se ju dëgjojnë  me shumë vëmendje.

Menduh Thaçi: Është e vërtetë.

Sokol Balla: z. Thaçi, ishte shumë kënaqësi t’ju kisha në program. Si gjithmonë intervistat me ju dalin shumë interesante. Unë jam nga shqiptarët që ju dëgjoj me vëmendje.

Menduh Thaçi: E di, kjo nuk diskutohet por je edhe ndër udhëheqësit e rrallë që më shtin në siklet të madh në intervista edhe pse sillem se jam i qetë, por kjo është për mua sfidë dhe normalisht me kënaqësi vij në emision./abcnews.al

 

Shansi i fundit i Drilonit: “Beton apo UNESCO”

20 August 2025 at 14:40

Edhe pse Komiteti i Trashëgimisë Botërore i dha një vit shtesë qeverisë maqedonase dhe shqiptare për të zbatuar masa korrigjuese për liqenin e Ohrit, kjo duket se nuk po i ndal projektet e ndërtimit në këtë zonë, të paktën në vendin tonë.

Ndërtime pranë Zonave të Mbrojtura

“Ndodhur pranë parkut të Drilonit. Pusho pranë natyrës!” – është thirrja e kompanisë së ndërtimit “Kontakt” që fton blerësit të zgjedhin me një klikim apartamentet në projektin “Pyjet e Drilonit”.

“Rezervoni shtëpinë tuaj të pushimit në zemër të Tushemishtit për vetëm 1,000€” – shkruhet në një tjetër reklamë në rrjet, shoqëruar me rendera garsonieresh, apartamentesh 1+1, ose 2+1. Por sipas Bashkisë së Pogradecit në zonën në fjale nuk ka nisur asnjë ndërtim.

Bashkia Pogradec u përgjigj zyrtarisht se nuk disponon asnjë të dhënë apo dokumentacion të lidhur me këtë projekt, po ashtu edhe Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM) i konfirmoi Citizens.al se nuk e njeh projektin në fjalë.

“Parku i Drilonit, ndodhet në zonën Peizazh i Mbrojtur Ujor/Tokësor, shpallur me VKM-në Nr. 597, datë 25.09.2024 të Liqenit të Pogradecit”. Gjithashtu kjo zonë është edhe Zonë e Trashëgimisë Kulturore Botërore UNESCO” – thekson përgjigja e AKZM.

Ndërsa Agjencisë së Zhvillimit të Territorit (AZHT) u shpreh se për projektin “Pyjet e Drilonit, kompleks me godina banimi 1-9 dhe 12 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë’, me zhvillues shoqërinë “KONTAKT” SHPK është depozituar një aplikim për leje ndërtimi më datë 08.02.2025.

“Aktualisht, nuk ka ende një vendimmarrje nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit (KKTU) për këtë aplikim” – i tha AZHT Citizens.al.

Citizens.al kontaktoi kompaninë “Kontakt”, e cila refuzoi të japë informacion mbi projektin. Një përfaqësues i “Kontakt” i tha Citizens se “nuk ka të drejtë ta bëjë këtë artikull” dhe se projekti është miratuar nga UNESCO.

Në të vërtetë, UNESCO nuk ka mandat të miratojë ose refuzojë projekte infrastrukturore në zonat e shpallura Trashëgimi Botërore, kjo është detyrë e institucioneve shqiptare, të cilat u shprehën zyrtarisht se nuk kanë miratuar një leje për këtë projekt. Megjithatë rezervimet për shitje kanë nisur.

Ekonomisti Pano Soko shpjegon se fenomeni i shitjeve të apartamenteve “në ajër” ndodh në vende ku zbatimi i ligjit apo disiplina shoqërore nuk është e fortë: “Risku është shumë i madh. Ti paguan por ti nuk e di nëse ndërtuesi e mbaron ndonjëherë pallatin apo nuk e mbaron, i respekton afatet apo jo. Ka pasur raste të riskut ekstrem, ku ti paguan lekët dhe ai nuk e ndërton asnjëherë pallatin”.

“Po thahen burimet e Drilonit”

Inxhinieri Arian Merolli, një nga ambientalistët që ka punuar për përfshirjen e liqenit të Ohrit në UNESCO, thotë se ne nuk kemi seriozitet ne dokumentet që çojmë në Paris.

“Ne çdo vit duhet të raportojmë si është gjendja me anë të një dokumenti standart, “state conservation report” dhe ne i kemi thënë Unescos se nuk ka ndërtime, edhe pse e dinë (grupi raportues) që këto iniciativa ekzistojnë”, tregon ai për Citizens.

Sipas tij, në misionin e fundit të UNESCO në vitin 2020, në Tushemisht nuk kishte asnjë ndërtim, kur erdhi misioni monitorues në vitin 2022, gjeti një grup prej 6 ndërtimesh paralele që ishin bërë brenda dy vitesh.

“Mirë këto ndërtime që ishin bërë, por këto që ramë dakord që nuk do bëheshin, pse u bënë?”- pyet Merolli.

Ai thekson se kaosi i ndërtimeve ka sjellë tharjen e burimeve të  Drilonit në disa vende, si dhe shumë shpejt ky ekosistem mund të shkoj drejt zhdukjes.

“Zona ka status trashëgimi natyrore, n.q.s. ti ndërton ngjitur me zonën që quhet trashëgimi botërore, ti ke prishur vlerat universale që ka rajoni. Ky është elementi që e përcakton si trashëgimi botërore”- përmbyll Meroli.

“Shansi i fundit për veprim

Kjo ishte hera e tretë, që u parashtrua propozimi për përfshirjen e Rajonit të Ohrit në Listën e Trashëgimisë në Rrezik, gjatë sesionit të 47-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, që u zhvillua në korrik 2025.

“Zhvillimet ne infrastrukture , ndotja e vazhdueshme nga shkarkimet ne liqen kane çuar ne degradim te biodiversititeti vit pas viti ne Liqenin e Ohrit”- tha për Citizens Margarita Buxhaku nga Qendra Shqiptare për Qeverisje Mjedisore (ACEG).

Më shumë se 40 organizata të shoqërisë civile nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Ballkani Perëndimor dhe vende të tjera të Evropës, të cilat nënshkruan një letër të përbashkët drejtuar Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Pikat kyçe të letrës përfshinin : Moszbatimin e rekomandimeve të përsëritura nga misionet monitoruese të UNESCO-s që nga viti 1998; Zhvillim të dëmshëm infrastrukturor, si ndërtimi i Autostradës A2 pa vlerësime strategjike mjedisore; Dështimin për të zbatuar 19 rekomandimet e misionit monitorues të vitit 2017 etj.

Edhe pse kishte bazë që rajoni të futej menjëherë në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik, Komiteti vendosi të mos e bëjë këtë tani. UNESCO i dha 12 muaj shtesë qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për të zbatuar masa korrigjuese konkrete.

Autoritetet e të dy vendeve (Shqipëri dhe Maqedoni e Veriut) duhet të dorëzojnë një raport të detajuar mbi gjendjen dhe përparimin deri më 1 shkurt 2026. Vendimi final për futjen ose jo në listën e vendeve në rrezik do të merret në Sesionin e 48-të të Komitetit në vitin 2026.

Liqeni i Ohrit shtrihet mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, me sipërfaqe rreth 358 km² dhe thellësi maksimale 288 metra, duke e bërë një nga liqenet më të thellë dhe më të vjetër në Evropë. Ai ka një biodiversitet unik, me shumë specie endemike të faunës dhe florës, dhe rreth tij ndodhen qytete historike, përfshirë qytetin e Ohrit në Maqedoninë e Veriut.

The post Shansi i fundit i Drilonit: “Beton apo UNESCO” appeared first on Citizens.al.

U nis nga Shkupi, avioni përplaset me zogjtë, bën ulje emergjente

By: Ela
8 August 2025 at 11:43

Një avion në Maqedoninë e Veriut është përballur me probleme gjatë fluturimit. Ai ishte nisur nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit drejt Bazelit dhe u detyrua të kthehet menjëherë pas ngritjes, pas përplasjejes me një tufë zogjsh. Sipas informacioneve nga mediat vendase, përplasja ka shkaktuar dëmtim në njërin prej motorëve të avionit, çka ka detyruar pilotët […]

The post U nis nga Shkupi, avioni përplaset me zogjtë, bën ulje emergjente appeared first on BoldNews.al.

❌
❌