Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Pse po rritet numri i turqve që kërkojnë shtetësi në Maqedoninë e Veriut?

By: armand
28 December 2025 at 18:46

“Jeta në Turqi është bërë politikisht shumë e vështirë, por edhe tepër e shtrenjtë për një familje, prandaj për mua ishte më e lehtë të shpërngulesha këtu dhe të kërkoja shtetësi maqedonase”, shpjegon 28-vjeçari Benk Bingjul për Shërbimin e Maqedonisë së Veriut të Radios Evropa e Lirë (REL). Ai prej disa muajsh punon si menaxher […]

The post Pse po rritet numri i turqve që kërkojnë shtetësi në Maqedoninë e Veriut? appeared first on BoldNews.al.

Pse po rritet numri i turqve që kërkojnë shtetësi në Maqedoninë e Veriut?

27 December 2025 at 11:00

“Jeta në Turqi është bërë politikisht shumë e vështirë, por edhe tepër e shtrenjtë për një familje, prandaj për mua ishte më e lehtë të shpërngulesha këtu dhe të kërkoja shtetësi maqedonase”, shpjegon 28-vjeçari Benk Bingjul për Shërbimin e Maqedonisë së Veriut të Radios Evropa e Lirë (REL).

Ai prej disa muajsh punon si menaxher në një kafene në Shkup, e cila është në pronësi të biznesmenëve turq.

Kanë kaluar tashmë dy vjet qëkurse ai u shpërngul nga Antalia në Shkup me bashkëshorten e tij maqedonase. Për këtë arsye ka marrë leje qëndrimi, ndërsa para një muaji bëri kërkesë për shtetësi maqedonase. Ai thotë se i mungon qyteti i lindjes për shkak të jetës pranë detit dhe plazhit, por këtu jeta është më e lirë.

“Për shembull, në shitore, një blerje e zakonshme për shtëpi: perime, vezë, mish, qumësht, edhe nëse blen minimalisht, duhet të paguash rreth 280–300 euro. Ndërsa me këto para në Shkup mund ta mbushësh makinën e vjetër plotësisht: bagazhin, sediljen e përparme dhe të pasmen. Në Turqi kjo është e pamundur”, thotë Bingjul.

Ai nuk e flet mirë gjuhën maqedonase, por thotë se ushtron me bashkëshorten e tij. Një nga kushtet që, sipas ligjit maqedonas, duhet të plotësojë është dhënia e provimit për njohjen e gjuhës maqedonase.

“E kuptoj disi maqedonishten, di të lexoj me alfabet latin, por jo me cirilik. Këtë duhet ta mësoj”, thotë ai.

Megjithatë, ky kusht nuk vlen për ata që dëshmojnë se kanë prejardhje maqedonase.

Vala e kërkesave të turqve për shtetësi maqedonase

Përveç njerëzve si Bingjul, të cilët kërkojnë shtetësi maqedonase për shkak të martesës me shtetase maqedonase, gjithsej 10.500 qytetarë turq kanë kërkuar shtetësi maqedonase gjatë katër vjetëve të fundit mbi bazën e prejardhjes maqedonase, tregojnë të dhënat që REL-i i ka marrë nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).

Sipas MPB-së, këta janë shtetas të Turqisë që duhet të dëshmojnë në institucionet maqedonase se janë mërgimtarë nga ky vend dhe se kanë prejardhje etnike maqedonase.

Në përgjigjen për REL-in, MPB-ja thekson se arsyeja e rritjes së numrit të kërkesave për shtetësi maqedonase lidhet me ndryshimet e fundit ligjore.

“Ndryshimet ligjore të vitit 2021 kontribuuan në një rritje enorme të numrit të kërkesave për fitimin e shtetësisë maqedonase nga mërgimtarët që jetojnë në Republikën e Turqisë”, tha MPB-ja.

Përkufizimi i ri i “mërgimtarit” në Ligjin për Shtetësinë

Bëhet fjalë për ndryshime në Ligjin për Shtetësinë të propozuara nga qeveria e atëhershme e udhëhequr nga koalicioni LSDM dhe BDI.

Ministri i atëhershëm i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, propozoi në Kuvend ndryshime në ligj me të cilat përcaktohet se kush konsiderohet mërgimtar.

Sipas ligjit, mërgimtari dhe pasardhësi i tij i gjeneratës së parë mund të fitojnë shtetësi maqedonase pa jetuar në vend, pa e njohur mjaftueshëm gjuhën maqedonase dhe pa hequr dorë nga shtetësia e mëparshme – rregull që vlen për shtetasit e huaj.

“Mërgimtar, në kuptim të këtij ligji, konsiderohet qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut që është shpërngulur nga Republika e Maqedonisë së Veriut në një shtet tjetër, pa marrë parasysh gjininë, racën, ngjyrën e lëkurës, prejardhjen kombëtare dhe shoqërore, bindjet politike dhe fetare, si dhe statusin pasuror dhe shoqëror”, thuhet në Ligjin për Shtetësinë.

Sipas regjistrimit të vitit 2021, i realizuar në periudhën kur këto ndryshime ligjore hynë në fuqi, 3.9 për qind e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut i përkatësin etnisë turke.

Të dhënat tregojnë se nga 83.000 turq etnikë, rreth 71.000 jetojnë në vend, ndërsa 12.000 jashtë vendit.

Biznesi, punësimi dhe arsimi si motive për migrim

Interesi i qytetarëve turq për qëndrim në vend vërehet edhe në jetën e përditshme – nga dyqanet që ofrojnë ushqime tradicionale turke deri tek të rinjtë që shëtisin në qendër të Shkupit.

Analisti Donço Gerasimovski thotë se motiv për rritjen e kërkesës për shtetësi maqedonase nga qytetarët turq mund të jenë biznesi, punësimi ose arsimi, ndërsa sipas tij interesi më i madh shihet në fushën e biznesit.

“Merrni si shembull ndërtimtarinë operative. Sa objekte po ndërtohen në vendin tonë, ndërtesa banimi të mëdha dhe të gjera, të realizuara nga kompani turke. Që ta bëjnë këtë në përputhje me ligjin, ata duhet të rregullojnë edhe shtetësinë e tyre. Gjithçka është në funksion të interesit të biznesmenëve, sportistëve dhe atyre që kanë më shumë fitime këtu sesa në vendet e tyre”, shpjegon Gerasimovski.

Ai shton se kjo ndikon edhe në strukturën etnike të popullsisë.

“Të gjithë këta persona, varësisht nga vendet nga vijnë, e rrisin numrin e asaj përkatësie etnike”, thotë ai.

Me rritjen e interesit për shtetësi, në vend vërehet edhe rritje e kapitalit turk, përkatësisht e kompanive të hapura nga pronarë turq.

Mbi 4.000 kompani të themeluara me kapital turk

Sipas të dhënave që REL-i ka marrë nga Dhoma Ekonomike Maqedonaso-Turke (MATTO), për vitin 2024 numri i kompanive të regjistruara me kapital turk nga persona juridikë dhe fizikë arrin në 4.132.

Sipas tyre, interesi i biznesit buron nga marrëdhëniet e afërta maqedonaso-turke.

“Ato bazohen në lidhjen e përbashkët historike nga periudha osmane, numrin e konsiderueshëm të mërgimtarëve nga këto troje në Republikën e Turqisë, si dhe lidhjet familjare dhe kulturore ekzistuese mes qytetarëve të të dyja vendeve. Për më tepër, Republika e Maqedonisë së Veriut paraqet një portë strategjike drejt tregjeve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian për kompanitë nga Republika e Turqisë, gjë që rrit atraktivitetin e saj si destinacion investimesh”, thuhet në përgjigjen e MATTO-s për REL-in.

Në rritje është edhe numri i studentëve që vijnë në vend.

Sipas profesorit Kiril Barabareev nga Universiteti “Goce Dellçev” në Shtip, gjatë 12 vjetëve të fundit rreth 900 studentë nga Turqia janë regjistruar në këtë universitet.

“Sipas bisedave që kam pasur, Turqia ka shumë të rinj që nuk arrijnë të regjistrohen në sistemin e tyre universitar dhe, duke qenë se arsimi privat atje është shumë i shtrenjtë, ata kërkojnë universitete në rajon ku mund të studiojnë”, thotë ai.

Pasaporta maqedonase dhe udhëtimi pa viza në zonën Shengen si motiv

Mediat turke, pas ngjarjeve në Mal të Zi, ku në tetor të këtij viti u hoq përkohësisht regjimi pa viza për shtetasit turq për shkak të një sërë incidentesh, shkruajnë se Maqedonia e Veriut është bërë destinacion i ri tërheqës për qytetarët turq për shkak të përparësive që ofron.

Një nga arsyet që theksohet është mundësia për udhëtim pa viza në zonën Shengen me pasaportë maqedonase. Po ashtu, përmenden procedura e shpejtë dhe e lirë për themelimin e kompanive, si dhe kostot e përballueshme të jetesës – qiraja, ushqimi dhe transporti – që janë më të ulëta krahasuar me Turqinë.

“Afërsia me Evropën, edhe pse nuk është anëtare e BE-së, pozita strategjike në Ballkan mundëson qasje të lehtë drejt Evropës”, thuhet në analizë.

Ndërkohë, Mali i Zi më 24 dhjetor hoqi vizat për shtetasit turq, por e uli qëndrimin e lejuar nga 90 ditë në 30 ditë, me qëllim, sipas qeverisë malazeze, parandalimin e migrimit ilegal dhe harmonizimin me politikën e vizave të Bashkimit Evropian.

Sipas ndryshimeve të fundit të rregullave evropiane për udhëtimin pa viza, të miratuara muajin e kaluar, është hapur mundësia për pezullim më të shpejtë të regjimit pa viza për vendet jashtë BE-së që paraqesin shqetësim për migrimin ose sigurinë.

Maqedonia e Veriut, së bashku me Shqipërinë, Malin e Zi, Kosovën, Bosnjën dhe Serbinë, bën pjesë në grupin e vendeve që mund të përballen me monitorim të shtuar për zbatimin e këtyre rregullave.

Disa nga arsyet për vendosjen e kufizimeve mund të jenë harmonizimi i dobët me politikën e vizave të BE-së dhe programet për dhënien e shtetësisë për investitorë, të ashtuquajturat “pasaporta të arta”, që mundësojnë marrjen e shtetësisë pa lidhje reale dhe të dëshmueshme me vendin.

Gjithashtu, po shqyrtohen edhe rreziqe sigurie të lidhura me kërcënime hibride, përfshirë përdorimin politik të migrimit dhe dobësitë në sigurinë e dokumenteve personale, gjë që e ndërlikon edhe më tej pozitën e vendeve të treta që kanë regjim pa viza me BE-në./ REL

Greqia ndërpret furnizimin me naftë/ Qeveria e Maqedonisë së Veriut shpall krizë energjetike

By: Brisi
25 December 2025 at 16:14

Qeveria e Maqedonisë së Veriut shpalli gjendje krize shtatëditore për shkak të furnizimit me energji elektrike për shkak të ndërprerjeve në furnizimin me naftë nga Greqia. Masa i lejon kompanisë shtetërore të energjisë elektrike ESM të përdorë rezervat e detyrueshme shtetërore të naftës pa kompensim, tha qeveria në një deklaratë. “Ky vendim lind për shkak […]

The post Greqia ndërpret furnizimin me naftë/ Qeveria e Maqedonisë së Veriut shpall krizë energjetike appeared first on BoldNews.al.

Spiropali me deputetet shqiptare në Shkup: Interesi i shqiptarëve mbi dallimet politike

23 December 2025 at 09:36

TIRANË, 23 dhjetor /ATSH/ Gjatë vizitës zyrtare në Maqedoninë e Veriut, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, zhvilloi në Shkup një tryezë të përbashkët me deputetet shqiptare në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Në këtë takim, Spiropali theksoi rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit përtej ndarjeve politike, duke vënë në qendër interesin e përbashkët të shqiptarëve si komunitet shtetformues dhe rrugën e tyre drejt integrimit europian.

Ajo nënvizoi se, pavarësisht përkatësive të ndryshme politike, mesazhi ishte i unifikuar: më shumë bashkëpunim dhe më pak ndarje janë thelbësore për të ardhmen.

Ministrja vlerësoi gjithashtu rritjen e pranisë së grave shqiptare në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, duke e cilësuar këtë si një zhvillim pozitiv për cilësinë e vendimmarrjes, forcimin e dialogut politik dhe ndërtimin e një shoqërie më gjithëpërfshirëse.

/gj.m/a.f/

The post Spiropali me deputetet shqiptare në Shkup: Interesi i shqiptarëve mbi dallimet politike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Çfarë dihet deri tani për aferat e korrupsionit milionësh në Maqedoninë e Veriut?

By: Ela
23 December 2025 at 08:17

Biznesmenët Asmir Jahoski dhe Ratko Kapushevski u arrestuan, zyra e ish-drejtorit të Shërbimit për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkëta (SOZR), Pece Mirçevski, u bastis dhe pati “indikacione” për vendndodhjen e Artan Grubit. Këto janë disa nga lajmet që iu dhanë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut gjatë vitit 2025 për aferat e dyshuara të korrupsionit […]

The post Çfarë dihet deri tani për aferat e korrupsionit milionësh në Maqedoninë e Veriut? appeared first on BoldNews.al.

Spiropali, kurorë tek busti i Skënderbeut në komunën e Çairit në Shkup

22 December 2025 at 22:22

TIRANË, 22 dhjetor /ATSH/ Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, në kuadër të vizitës dyditore në Maqedoninë e Veriut, u ndal mbrëmjen e sotme edhe në komunën e Çairit në Shkup, ku vendosi kurora me lule pranë bustit të heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu.

“Sonte, në zemër të Shkupit të vjetër, aty ku guri flet me histori dhe koha merr frymë krenarie, ndaluam për të nderuar simbolin e qëndresës, të dinjitetit dhe të shpirtit evropian, duke vendosur kurorën e nderit pranë bustit të Gjergj Kastriot Skënderbeut”, shkruan Spiropali.

Në këtë moment kujtese dhe respekti, Spiropali u shoqërua nga zëvendëskryeministri Arben Fetai dhe kryetari i Çairit Izet Mexhiti, si dhe përfaqësues të tjerë të pushtetit lokal në Komunën e Çairit.

Pas ceremonisë, sipas Spiropalit dita u mbush me ngjyra dhe emocione duke iu referuar aktiviteteve të organizuara me këtë rast si shfaqja artistike, ritmi i tupanëve dhe fëmijët me veshje e simbole kombëtare.

“Një kujtesë e përbashkët për rrënjët tona të forta dhe përkatësinë tonë natyrore në Europë”, shkruan Spiropali.

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali po zhvillon një vizitë dyditore në Maqedoninë e Veriut. Më herët gjatë ditës, ministrja u prit nga krerët më të lartë të vendit, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, ministri i Punëve të Jashtme, Timčo Mucunski si dhe kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashin.

/m.q/j.p/

The post Spiropali, kurorë tek busti i Skënderbeut në komunën e Çairit në Shkup appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Spiropali-Mickoski: Faktori shqiptar komunitet shtetformues, nxitës i proceseve eurointegruese

22 December 2025 at 16:41

TIRANË, 22 dhjetor /ATSH/ Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali u prit në një takim nga Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.

Takimi u fokusua në thellimin e bashkëpunimit dypalësh, përfshirë edhe fushën e ekonomisë dhe investimeve. Po ashtu, edhe në përgatitjet për mbajtjen e sesionit të ardhshëm të takimit ndërqeveritar G2G.

Spiropali thekson se bashkëpunimi ndërinstitucional mes dy vendeve është përkthyer gjithmonë në rezultate të prekshme për jetët e qytetarëve tanë.

Kryediplomatja shqiptare solli në vëmendje njohjen e përbashkët të diplomave dhe gradave shkencore, njohjen e kualifikimeve profesionale për mjekët, stomatologët dhe arkitektët, kontrollet e përbashkëta dhe lehtësimi i kalimit kufitar, si dhe projektet e përbashkëta infrastrukturore dhe energjetike.

Kryeministri Mickoski e vuri theksin te aspirata europiane e të dyja vendeve, të cilat besojnë te integrimi në BE si një proces i bazuar plotësisht në meritë.

Ministrja Spiropali deklaroi se “partneriteti ndërinstitucional mes dy vendeve tona do të vijojë të forcohet, me fokus të qartë te projekte dhe rezultate konkrete që përmirësojnë jetën e qytetarëve tanë dhe afrojnë më tej dy shoqëritë”.

Gjatë takimit me kryeministrin Mickoski, Spiropali theksoi se “faktori shqiptar në RMV është jo vetëm një komunitet shtetformues i rëndësishëm dhe i domosdoshëm, por edhe një urë ndërlidhëse me Shqipërinë dhe një nxitës i rëndësishëm i proceseve eurointegruese”.

1 nga 4

/gj.m/a.f/

The post Spiropali-Mickoski: Faktori shqiptar komunitet shtetformues, nxitës i proceseve eurointegruese appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Spiropali: Ministeriali i parë për Korridori VIII në Tiranë, pikë kthese për bashkëpunimin rajonal

22 December 2025 at 14:31

TIRANË, 22 dhjetor /ATSH/ Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, deklaroi sot nga Shkupi, ku po zhvillon një vizitë zyrtare, se Korridori VIII përbën një projekt me rëndësi të jashtëzakonshme strategjike, i cili duhet t shndërrohet në një hapësirë të re mundësish dhe konektiviteti për rajonin.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Timčo Mucunski, Spiropali theksoi se Ministeriali i parë për Korridorin VIII, që pritet të mbahet në Tiranë në shkurt 2026, duhet të shërbejë si një pikë kthese për institucionalizimin e bashkëpunimit pesëpalësh mes Italisë, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Bullgarisë dhe Rumanisë.

“Ky takim duhet të prodhojë rezultate konkrete përmes miratimit të një kornize të përbashkët strategjike, që e kthen Korridorin VIII në një motor zhvillimi ekonomik dhe integrimi evropian”, u shpreh Spiropali.

Sipas saj, potenciali për bashkëpunim mes dy vendeve mbetet i madh edhe në aspektin ekonomik.

Ministrja theksoi nevojën për intensifikimin e investimeve direkte, përmes heqjes së barrierave për investimet reciproke, në sektorë si bankat, industria, turizmi dhe krijimi i kompanive të përbashkëta në territorin e njëri-tjetrit.

“Duhet të punojmë më shumë për të krijuar një klimë të favorshme për biznesin dhe investimet, që përfiton drejtpërdrejt ekonomitë dhe qytetarët tanë”, u shpreh ajo.

Spiropali theksoi gjithashtu se synimi i përbashkët është shndërrimi i hapësirës shqiptaro–maqedonase në një hapësirë strategjike evropiane.

“Le të vijojmë punën për ta kthyer këtë hapësirë në një terren ku kufiri nuk është vijë ndarjeje, por vijë takimi, një urë për njerëzit, biznesin, energjinë, transportin dhe besimin”, përfundoi ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme.

/gj.m/

 

.

The post Spiropali: Ministeriali i parë për Korridori VIII në Tiranë, pikë kthese për bashkëpunimin rajonal appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Spiropali nga Shkupi: Integrimi evropian, jo garë por destinacion i përbashkët

22 December 2025 at 14:11

TIRANË, 22 dhjetor /ATSH/ Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali deklaroi sot nga Shkupi, ku po zhvillon një vizitë zyrtare se, Shqipëria ka shënuar një arritje të rëndësishme duke hapur me sukses 33 kapituj negociatash në vetëm 13 muaj.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Timčo Mucunski, Spiropali theksoi vullnetin e përbashkët për ndërtimin e një agjende edhe më të ngushtë bashkëpunimi mes dy vendeve gjatë vitit 2026.

Në fjalën e saj, Spiropali u shpreh se kjo agjendë nuk duhet të njohë kufij, duke përfshirë integrimin evropian, infrastrukturën, energjinë, ekonominë, sigurinë, arsimin, kulturën dhe forcimin e kontakteve njerëzore, të cilat nxisin fqinjësinë e mirë dhe e shndërrojnë hapësirën shqiptaro–maqedonase në një bosht stabiliteti dhe mundësish për rajonin.

“Gjeografia na ka bërë fqinjë, historia na ka mësuar të jemi miq, ekonomia na ka bërë partnerë dhe koha në të cilën jetojmë na kërkon të jemi aleatë”, u shpreh Spiropali.

Ajo ritheksoi se integrimi evropian mbetet objektivi numër një i politikës së jashtme shqiptare dhe i kombit shqiptar.

Sipas saj, Shqipëria ka shënuar një arritje të rëndësishme duke hapur me sukses 33 kapituj negociatash në vetëm 13 muaj, ndërsa Progres-Raporti i vitit 2025 ka vlerësuar qartë reformat e thella, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit, funksionimit të institucioneve të drejtësisë, luftës kundër korrupsionit dhe respektimit të të drejtave të minoriteteve.

“Ky raport konfirmon edhe një herë se rruga jonë është e duhura dhe se e ardhmja evropiane e Shqipërisë është e pandashme nga trajektorja e Ballkanit Perëndimor”, theksoi ministrja.

Spiropali nënvizoi se procesi i zgjerimit nuk shihet si një garë mes vendeve kandidate, por si një rrugë e përbashkët drejt një destinacioni të pashmangshëm dhe një përkatësie natyrore për popujt e rajonit.

Në këtë kuadër, ajo rikonfirmoi mbështetjen e plotë të Shqipërisë për rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut.

“Një Maqedoni e Veriut që avancon në standarde, në drejtësi funksionale dhe në institucione të forta është një investim në stabilitetin dhe sigurinë e gjithë rajonit”, tha Spiropali.

/gj.m/a.f/

The post Spiropali nga Shkupi: Integrimi evropian, jo garë por destinacion i përbashkët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Spiropali nga Shkupi: Duhet zbatim i plotë i Marrëveshjes së Ohrit

22 December 2025 at 14:00

TIRANË, 22 dhjetor /ATSH/ Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, deklaroi sot nga Shkupi, ku po zhvillon një vizitë zyrtare, se Shqipëria mbështet integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut dhe zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Timčo Mucunski, Spiropali theksoi se, kjo mbështetje nuk buron vetëm nga fqinjësia dhe e ardhmja e përbashkët që ndajnë dy vendet, por edhe nga fakti se në Maqedoninë e Veriut jeton një komunitet shqiptar shtetformues, i cili sipas censusit të fundit përbën rreth 30 për qind të popullsisë.

“Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut janë një faktor progresist, qartësisht pro-evropian dhe vendimtar për stabilitetin demokratik dhe orientimin euro-atlantik të vendit”, u shpreh ministrja.

Spiropali nënvizoi se në klimën aktuale gjeopolitike, ku ndikimi i aktorëve të tretë është në rritje dhe kërcënimet hibride po bëhen gjithnjë e më agresive, roli konstruktiv i shqiptarëve dhe i përfaqësuesve të tyre politikë, si në shumicë ashtu edhe në opozitë, mbetet jetik për vijimin e reformave dhe përparimin në rrugën evropiane.

Në këtë kontekst, ajo mirëpriti dhe inkurajoi zbatimin konsekuent të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, duke e cilësuar atë si një dokument paqeje dhe bashkëjetese, të garantuar ndërkombëtarisht.

“Ne i jemi mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si aleat i të dy vendeve, si dhe presidentit Trump për përfshirjen e Aktit për Demokracinë dhe Prosperitetin në Ballkanin Perëndimor, i cili mbron paqen, rendin demokratik dhe vetë Marrëveshjen e Ohrit”, tha Spiropali.

Ajo theksoi se mbi të gjitha, Marrëveshja e Ohrit përfaqëson një standard të barazisë reale në të drejta, përfaqësim dhe dinjitet.

“Respektimi i gjuhës shqipe, i identitetit etnik dhe i përfaqësimit të drejtë janë detyrime që duhet të zbatohen plotësisht dhe pa ekuivok”, përfundoi ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Spiropali theksoi se, “përpos Shqiptarëve të Maqedonisë, një tjetër urë që na bashkon është pakica maqedonase në Shqipëri”

“Prandaj, kemi përmirësuar kuadrin tonë ligjor dhe politik për mbrojtjen e minoriteteve, me qëllim fuqizimin e mëtejshëm të komunitetit maqedonas. Janë miratuar të gjitha aktet nënligjore, përfshirë tre të fundit në dhjetor 2024. Në përputhje me këto akte, njësitë e vetëqeverisjes vendore kanë nisur zbatimin e VKM së posaçme për shërbime në gjuhët e minoriteteve dhe sinjalistikë dygjuhëshe”, tha ministrja.

/gj.m/a.f/

The post Spiropali nga Shkupi: Duhet zbatim i plotë i Marrëveshjes së Ohrit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Barazia gjinore në Ballkan: Progres i ngadalshëm mes dizinformimit dhe dogmës fetare

10 December 2025 at 13:55

Ballkani duket se po përballet me sfida në miratimin dhe implementimin e ligjeve për barazi gjinore. Shqipëria ka bërë përparim teksa e miratoi rishikimin e ligjit gjatë muajit nëntor. Mali i Zi dhe Kosova e kanë miratuar prej kohësh, ndërsa Maqedonia e Veriut dhe Serbia po pengohen nga dezinformimi dhe dogma fetare.

Në të gjitha vendet e Ballkanit, propaganda konservatore ka përdorur narrativën e frikës për të ndaluar ligjet progresive në mbrojtjen e të drejtave të njeriut sikurse janë ato për barazinë gjinore. Aktivistët theksojnë se pa edukim publik dhe fushata informuese, ligjet mbeten letra pa fuqi reale.

Në Shqipëri ligji për barazinë gjinore u miratua në Kuvend më 6 nëntor, pavarësisht fushatës dizinformuese dhe linçuese që u nxit nga grupe konservatore. Ky ligj njeh për herë të parë punën e papaguar të grave, synon përfaqësimin 50% të tyre në politikë dhe kërkon barazi gjinore në sektorin publik e privat.

Megjithatë, fushata të ndryshme online nxitën keqinterpretime të ligjit, duke e lidhur me çështje si ndryshimi i gjinisë apo martesat mes së njëjtës gjini – gjëra që nuk përfshihen në ligj dhe të sqaruara nga Citizens.al në raportime të mëparshme.

Maqedonia e Veriut dhe Serbia: Hapa pas në rrugën drejt barazisë

Në Maqedoninë e Veriut, projektligji për barazinë gjinore u refuzua në vitin 2023. Shkak u bë presioni nga komuniteti fetar dhe protestat e organizuara, që duket se buruan njësoj si në Shqipëri nga një fushatë dizinformimi.

Aktivistja Rita Behadini tregoi për Citizens.al se projektligji ishte i guximshëm dhe progresiv, por ai u lidh prej një fushate dizinformuese me ligjin “Për evidentimin në Librat Amzë” – gjendjes civile. Kjo fushatë i bëri njësh të dy projektligjet dhe “e shiti” sikur ligji për barazinë gjinore u mundësonte personave transgjinorë të ndryshonin gjininë, edhe pse realisht kjo nuk kishin lidhje.

“Me qeverinë aktuale, e cila duket goxha anti-gjinore, nuk besoj se do të ketë nismë të re për miratimin e ligjit për barazinë gjinore, sepse ata janë goxha tradicionalë, sidomos kur bëhet fjala për koncepte progresive apo koncepte si ‘LGBT’,” theksoi Behadini.

Sipas Ritës qëndrimi i Kryepeshkopatës së Ohrit dhe protestat që u mbajtën në Shkup për këto nisma ligjore ndikuan në vendimin kundër ligjit për barazinë gjinore.

“Në të gjithë procesin ka pasur dizinformata, njësoj si në Shqipëri, duke pretenduar që ligji kishte të bënte me transgjinorët ose martesat e së njëjtës gjini, gjë e cila nuk ka qenë e vërtetë,” shtoi Behadini.

Në Serbi, situata duket ndryshe. Ligji për barazinë gjinore qe miratuar në vitin 2021, por tre vite më pas u pezullua nga Gjykata Kushtetuese.

Vendimi u mor në korrik 2024, pas kundërshtimeve për përkufizimin e gjinisë dhe përdorimin e gjuhës së ndjeshme gjinore edhe në mbrojtjen e viktimave nga dhuna apo diskriminimi. Protestat e grupeve konservatore dhe marshimet e organizuara nga partia nacionaliste e djathë Dveri, “Family Walk,” e shtuan presionin.

“Nuk ka asnjë shpjegim pse Gjykata Kushtetuese e mori vendimin tri vite më vonë, kur kundërshtimet janë regjistruar që në 2021. Më e keqja është se nuk ka asnjë afat se për sa kohë ky ligj do të qëndroj i pezulluar” – analizon për Citizens Andijana Covic, nga organizata për të drejtat e grave “FemPlatz”.

Covic përmbyll se ky pezullim vë në pikëpyetje të gjitha konventat që Serbia aderon prej vitesh, si punë e vazhdueshme edhe drejt integrimit në familjen evropiane.

Mali i Zi dhe Kosova: Ligji ekziston, por sfida mbetet zbatimi

Mali i Zi miratoi ligjin për barazinë gjinore në vitin 2007, duke e ndryshuar disa herë për t’u përafruar me direktivat e Bashkimit Evropian, sidomos pas vitit 2015.

Maia Raicevic nga Qendra për të Drejtat e Grave në Podgoricë, tha për Citizens.al se para ndryshimeve nuk kishte protesta të hapura, por më së shumti kundërshti të heshtur, tallje dhe minimizim të çështjeve të grave.

Por rishikimet e ligjit, sipas saj, më tepër se prej një vullneti të gjerë politik, u shtynë përpara falë aktivizmit këmbëngulës të grupeve feministe. Rishikimet futën konceptin e integrimit gjinor në institucione, inkuroajoi përfaqësimin e grave në vendimmarrje dhe krijoi bazën për politika kundër diskriminimit dhe dhunës me bazë gjinore.

“Ligji hapi dyer, por nëse shoqëria kalon përmes tyre, është çështje tjetër,” theksoi Raicevic, duke nënkuptuar se normat patriarkale mbeten të rrënjosura në shoqërinë malazeze.

Pavarësisht miratimit, ajo analizon se normat patriarkale janë ende thellësisht të rrënjosura në familje, shkolla, politikë, madje edhe tek vetë gratë. Për Raicevic ky ligj është një hap i rëndësishëm, por jo fitore.

Ngjashëm, Kosova, në vitin 2015, miratoi paketën e ligjeve për të drejtat e njeriut, paketë e cila krahas ligjit për Avokatin e Popullit, ligjit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, pati të përfshirë edhe ligjin për Barazi gjinore. Por sfida është zbatimi i tyre në praktikë.

Aktivistja feministe Valmira Rashiti tregoi për Citizens.al se këto ligje ndalojnë diskriminimin “e drejtpërdrejtë apo të tërthortë” për shkak të gjinisë dhe identitetit gjinor në të gjitha fushat: punësim, shërbime, qasje institucionale, shërbime sociale etj.

Rashiti thotë se në bazë të këtyre ligjeve janë hartuar edhe padi ndaj ngacmimeve seksuale, gjuhës së urrejtjes, dhunës në familje, denigrimit për shkak të identitetit gjinor, apo orientimit seksual.

Sipas saj shtysë e madhe për miratimin e paketës ligjore në fjalë ka qenë procesi i anëtarësimit të Kosovës në BE, i cili kërkon harmonizimin e legjislacionit.

“Tani që e djathta po duket të ketë marrë hov edhe në nivel të BE-së, mbetet të shihet nëse mbrojtja e identitetit gjinor dhe orientimit seksual do të vazhdojë të jetë prioritet i legjislacionit kosovar, karshi reformave institucionale,” përmbylli Rashiti.

Lexoni gjithashtu:

The post Barazia gjinore në Ballkan: Progres i ngadalshëm mes dizinformimit dhe dogmës fetare appeared first on Citizens.al.

Nis numërimi i votave në Maqedoninë e Veriut, ku është gara më e fortë

By: Ela
2 November 2025 at 20:55

Në orën 19:00 ka përfunduar procesi i votimit në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) ka njoftuar se votimi është zhvilluar në mënyrë të qetë dhe demokratike, pa incidente të raportuara. Sipas të dhënave paraprake të përpunuara nga KSHZ, pjesëmarrja e qytetarëve në votim ka qenë […]

The post Nis numërimi i votave në Maqedoninë e Veriut, ku është gara më e fortë appeared first on BoldNews.al.

Çfarë duhet të dini për balotazhin në zgjedhjet lokale në Maqedoni

1 November 2025 at 14:09

Përballjet midis VMRO-DPMNE-së dhe Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) në Kërçovë, si dhe midis koalicionit shqiptar VLEN dhe AKI-së në Tetovë, por edhe votimet në Karposh dhe Qytetin e Shkupit, mund të varen nga votat e kandidatëve që humbën në rundin e parë. Por, pyetja është nëse do të ketë bashkëpunime publike apo të fshehta […]

The post Çfarë duhet të dini për balotazhin në zgjedhjet lokale në Maqedoni appeared first on BoldNews.al.

“Shkruhet historia!”/ Në Çashkë të Maqedonisë së Veriut zgjidhet për herë të parë një kryetar shqiptar

By: armand
19 October 2025 at 22:45

Nga zgjedhjet lokale të 19 tetorit në Maqedoni të Veriut, në Komunën e Çashkës është zgjedhur një kryetar shqiptar. Në një konferencë për media, zëdhënësi i Aleancës Kombëtare për Integrim, Arbër Ademi, ka pohuar se atje për herë të parë është zgjedhur një kryetar shqiptar. “Sapo më njoftuan bashkëpartiakët është shkruar historia për herë të […]

The post “Shkruhet historia!”/ Në Çashkë të Maqedonisë së Veriut zgjidhet për herë të parë një kryetar shqiptar appeared first on BoldNews.al.

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, dalin rezultatet e para

By: armand
19 October 2025 at 21:44

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut kanë votuar këtë të dielë në raundin e parë të zgjedhjeve lokale për të zgjedhur kryetarët e komunave dhe këshilltarët komunalë në 80 komuna, plus në qytetin e Shkupit. Votimi filloi në orën 07:00 dhe qendrat e votimit nisën të mbyllen në orën 19:00. Numërimi nis menjëherë pas mbylljes së […]

The post Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, dalin rezultatet e para appeared first on BoldNews.al.

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut/ Policia arreston dy persona, u prezantuan si vëzhgues

By: armand
19 October 2025 at 19:24

Policia ka arrestuar dy persona në Maqedoninë e Veriut. Sipas mediave maqedonase, ata janë arrestuar në oborrin e një shkolle fillore në Çair të Shkupit, pasi u prezantuan si vëzhgues, ndërsa refuzuan që të tregonin dokumentin e identifikimit. “Individët nuk ishin të përfshirë në procesin zgjedhor, por u paraqitën si vëzhgues të procesit zgjedhor. Ata ishin në […]

The post Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut/ Policia arreston dy persona, u prezantuan si vëzhgues appeared first on BoldNews.al.

A e hapin zgjedhjet lokale rrugën drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut?

By: armand
17 October 2025 at 08:23

Vetëm një vit e gjysmë pas zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale në Maqedoninë e Veriut, vendi po përgatitet për një votim të ri më 19 tetor: rundin e parë të zgjedhjeve lokale. Qytetarët do të votojnë për kryetarët e komunave dhe anëtarët e këshillave komunalë në të gjitha 80 komunat dhe në kryeqytet, Shkup. Sipas sondazheve, […]

The post A e hapin zgjedhjet lokale rrugën drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut? appeared first on BoldNews.al.

Prezantohet në Shkup nisma e 4 vendeve europiane për ndryshimin e metodologjisë për anëtarësimin në BE

By: M C
10 October 2025 at 18:35

Austria, Gjermania, Italia dhe Sllovenia kanë prezantuar në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup, nismën e tyre për të ndryshuar procesin e vendimmarrjes për anëtarësimin e vendeve kandidate në Bashkimin Europian.

Nisma e dërguar në Komisionin Evropian propozon që për hapat teknikë ndërmjetës të vendosen me shumicë të kualifikuar, ndërsa për fillimin dhe përfundimin e negociatave të jetë i nevojshëm votimi njëzëri. Sipas ministres austriake për Europën, Klaudia Plakolm, e qendroi në Shkup (10.10.2025) qëllimi i kësaj iniciative është të përshpejtohet procesi dhe të shmangen çështje bilaterale politike që bllokojnë procesin e anëtarësimit.

“Austria do të angazhohet për shumicë të kualifikuar në procesin e inkuadrimit të vendeve në BE, me qëllim që të ulet burokracia. Kjo do të thotë se nuk do të jetë i domosdoshëm konsensusi për çdo hap teknik për secilin vend kandidat.

Për procesin përfundimtar të anëtarësimit do të kërkohet konsensus, por ndërkohë do të ulen tensionet në marrëdhëniet dypalëshe dhe do të mund të merren vendime në një masë më të madhe në mënyrë neutrale”, deklaroi ministrja austriake Plakolm.

Sekretarja shtetërore e Ministrisë së Jashtme të Sllovenisë Neva Grashiç thotë; se zgjerimi i BE-së edhe më tej mbetet prioritet para së gjithash për shkak të dinamikës gjeopolitike: “Insistojmë që Maqedonia e Veriut të bëhet pjesë e BE-së deri në vitin 2030. Duam të shohim vendet e Ballkanit Perëndimor sa më shpejtë të përparojnë, ndaj propozojmë votim me shumicë të kualifikuar për çështje teknike lidhur me zgjerimin”, është e mendimit Neva Grashiç.

Simonida Kacarska nga Instituti për Politika Europiane thotë, se iniciativa për ndryshimin e mënyrës së vendimmarrjes në fazat kalimtare të negociatave mund të jetë një lehtësim por megjithatë në esencë procedura aktuale me votimin njëzëri nuk ndryshon.

“Ndyshimi eventual i metodoligjisë do t’u bënte presion vendeve që janë skeptike dhe pengojnë politikën e zgjerimit, ku para së gjithash mendoj për Hungarinë për shkak të bllokimit ndaj Ukrainës. Në aspektin teknik, gjthsesi do të mundësonte përshpejtim të një pjese të rëndësishme të procesit, por megjithatë mos të krijojmë pritshmëri se ky ndryshim do ta ndryshonte në thelb mënyrën e vendimmarrjes në procesin e zgjerimit ku tek e fundit veto-ja mbetet”, vëren Kacarska.

Iniciativa për të ndryshuar procesin e vendimmarrjes deri më tani ka mbështetjen e 16 shteteve anëtare të BE-së dhe kjo nismë i është dërguar kryetarit të Këshillit Evropian Antonio Kosta. DW

The post Prezantohet në Shkup nisma e 4 vendeve europiane për ndryshimin e metodologjisë për anëtarësimin në BE appeared first on Albeu.com.

Në Maqedoni, për pesë vite kanë ndodhur 25 vrasje të grave

4 October 2025 at 16:30


25 vrasje të grave kanë ndodhur në vetëm 5 vjet në Maqedoninë e Veriut, përkatësisht në periudhën 2019-2024.

Kështu flasin të dhënat e Ministrisë së Brendshme. Shifrat nga viti 2025, kur u vra edhe 31-vjeçarja Rosica nga Velesi, nuk janë futur në këto statistika. Shoqata “Unë jam grua” kërkon kujdes më të madh për gratë, viktima të dhunës dhe zbatimin e ligjeve në praktikë.

“Unë besoj se shteti dhe institucionet duhet të kenë më shumë vesh dhe t’i kushtojnë më shumë vëmendje njerëzve që raportojnë padrejtësi, si në rastin e Rosicës, dhe të tjerëve para saj. Nuk është vetëm Rosica, kemi një numër më të madh të femicidit në Maqedoni, por në të njëjtën kohë ligjet që ekzistojnë tashmë kanë vend për përmirësim. Dhe jo vetëm që do të përmirësohen dhe vihen në fuqi, por ato gjithashtu duhet të zbatohen, sepse mendoj se problemi më i madh është në zbatimin e ligjeve”, tha Ana Dukoska – Kryetare e Shoqatës “Unë jam grua” .

Nga organizata “Nënat për Amerikën”, thonë se gratë duhet të inkurajohen të ngrenë kallëzime.

“Nuk po them që situata të tilla nuk ekzistojnë më. Thjesht po them se në Shtetet e Bashkuara, gjetëm një mënyrë për ta adresuar këtë. Dhe e njëjta gjë mund të bëhet në Maqedoninë e Veriut, duke siguruar strehimore, vende ku nënat mund të shkojnë në situata emergjente. Dhe ndoshta ajo strehë është edhe shtëpia e një nëne tjetër që mund ta pranojë atë në një gjendje krize. Dhe gjithashtu, të dish se mund të shkosh në polici, dhe tani kjo është e kodifikuar në ligj, do të thotë se mund të ngresh padi dhe të mbrosh veten dhe fëmijët e tu”, tha Kimberli Fleçer – kryetare e organizatës amerikane “Nënat për Amerikën”.

Numri më i madh i vrasjeve ka ndodhur në vitin 2023, edhe atë 9, ndërsa në vitin 2024, 5./Alsat.mk

Maqedoni e Veriut, fillon fushata për zgjedhjet lokale

29 September 2025 at 10:37

Partitë dhe kandidatët e pavarur fillojnë sot prezantimet e tyre zyrtare para votuesve, në ditën e parë të fushatës për zgjedhjet lokale të vitit 2025 në Maqedoninë e Veriut.

Fushata zgjedhore fillon sot dhe do të zgjasë deri në mesnatë më 17 tetor, e ndjekur nga një heshtje 24-orëshe para votimit më 19 tetor (raundi i dytë më 2 nëntor). Përveç fushatës në terren midis dhe me mbështetësit, fushata ka filluar tashmë edhe në mediat sociale.

Zgjedhjet lokale të vitit 2025 janë të tetat që nga pavarësia e vendit dhe të katërtat për të zgjedhur kryetarë komune dhe këshilltarë në 80 komuna dhe Qytetin e Shkupit. Votimi do të zhvillohet në 3.480 vendvotime për 309 kandidatë për kryetar komune dhe 576 lista kandidatësh për anëtarë të këshillave komunale, ose gjithsej 10.490 kandidatë.

Në zgjedhje do të marrin pjesë 22 parti, 19 koalicione dhe 119 grupe votuesish, gjegjësisht kandidatë të pavarur.

Qyteti i Shkupit ka më shumë kandidatë për kryetar komune, gjithsej 16.

Të drejtë vote në zgjedhjet lokale të këtij viti kanë 1.832.415 votues, nga të cilët 1.717.803 janë brenda vendit, ndërsa 112.000 të tjerët janë të regjistruar në listën e posaçme të votuesve me persona që janë çregjistruar dhe punojnë dhe banojnë përkohësisht jashtë vendit, 2.162 votues që vuajnë dënime me burgim ose paraburgim dhe 450 votues që do të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në azile pleqsh.

Nuk ka votim në diasporë për zgjedhjet lokale, por nëse personat që janë të punësuar përkohësisht ose jetojnë jashtë vendit udhëtojnë në vend, ata do të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar.

Sipas Listës Zgjedhore, ka më pak se 10 votues në 132 qendra votimi, për të cilat votimi do të zhvillohet në qendrën më të afërt të votimit si dhe 70 qendra votimi me mbi 1.000 votues.

Jo më vonë se një javë para zgjedhjeve (deri më 10 tetor), pacientët dhe të pafuqishmit që dëshirojnë të votojnë në shtëpi duhet të paraqesin kërkesa në Komisionet Komunale Zgjedhore me dokumentacionin përkatës.

Votuesit që janë në arrest shtëpiak në ditën e votimit dhe që dëshirojnë të votojnë duhet të njoftojnë Komisionin Komunal Zgjedhor përmes një përfaqësuesi të autorizuar jo më vonë se tre ditë para ditës së caktuar për votim (14 tetor).

Këshillat zgjedhore zhvillojnë votimin për ta, si dhe për të sëmurët dhe të dobëtit, të burgosurit dhe personat në azile pleqsh, një ditë para zgjedhjeve, gjegjësisht më 18 tetor.

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut u mbajtën në vitet 1996, 2000, 2005, 2009, 2013, 2017 dhe 2021.

❌
❌