Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Zgjedhjet lokale në Kosovë/ Dalin rezultatet e exit poll-eve, kush kryeson

By: Brisi
9 November 2025 at 19:34

Kanë dalë rezultatet e exit poll-eve, sipas të cilave kandidatët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe PDK-së kryesojnë në komunat kryesore. Në Prishtinë, kandidati i LDK-së, Përparim Rama, pritet të jetë kryetar për katër vitet e ardhshme, sipas exit poll-it të T7, duke marrë 52.8% të votave. Kundërkandidati i tij nga Lëvizja Vetëvendosje, Hajrulla Çeku, […]

The post Zgjedhjet lokale në Kosovë/ Dalin rezultatet e exit poll-eve, kush kryeson appeared first on BoldNews.al.

Numërohen rreth 90% të votave në Maqedoninë e Veriut, rezultatet

By: Ela
2 November 2025 at 21:46

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka bërë me dije se janë numëruar rreth 90% të votave në zgjedhjet lokale që u mbajtën ditën e sotme në Maqedoninë e Veriut. Sipas rezultateve të tanishme, partia në pushtet VMRO–DPMNE ka fituar rreth 20 komuna. Ndërkohë që koalicionet shqiptare VLEN dhe AKI kanë marrë 5 komuna, nga të cilat […]

The post Numërohen rreth 90% të votave në Maqedoninë e Veriut, rezultatet appeared first on BoldNews.al.

Nis numërimi i votave në Maqedoninë e Veriut, ku është gara më e fortë

By: Ela
2 November 2025 at 20:55

Në orën 19:00 ka përfunduar procesi i votimit në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) ka njoftuar se votimi është zhvilluar në mënyrë të qetë dhe demokratike, pa incidente të raportuara. Sipas të dhënave paraprake të përpunuara nga KSHZ, pjesëmarrja e qytetarëve në votim ka qenë […]

The post Nis numërimi i votave në Maqedoninë e Veriut, ku është gara më e fortë appeared first on BoldNews.al.

SHKUP – Koalicioni qeverisës kryeson në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut

20 October 2025 at 08:52

SHKUP,  20 tetor /ATSH-MIA/ – Koalicioni qeverisës i udhëhequr nga VMRO-DPMNE është në avantazh ë 54 nga 81 komunat e Maqedonisë së Veriut në zgjedhjet djeshme lokale, sipas rezultateve paraprake të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, me rreth 70% të votave të numëruara.

Blloku i udhëhequr nga VMRO-DPMNE prin në shumicën e komunave, ndërsa aleanca opozitare e LSDM-së kryeson në 9 komuna. Aleanca shqiptare VLEN, pjesë e koalicionit qeverisës, prin në 8 komuna.

Ndërkohë, Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) kryeson në 5 komuna, ndërsa Partia Demokratike Turke (TDP) ka fituar në një komunë. Në Zhupë, rezultati është anuluar për shkak se pjesëmarrja në votime ishte nën një të tretën e komisionit te zgjedhjeve.

Në Shkup, ku është numëruar më shumë se gjysma e votave, VMRO-DPMNE kryeson me 41.23%.

Në komunën e Çairit, zëvendëskryeministri dhe ministri i Mjedisit Jetësor, Izet Mexhiti, ka shpallur fitore ndaj ish-ministrit të Jashtëm Bujar Osmani.
Pjesëmarrja në rang vendi ishte 46.65%.

Në komunat ku asnjë kandidat nuk siguroi mbi 50% të votave, balotazhi do të mbahet më 2 nëntor.

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut mbahen çdo katër vjet dhe ky është cikli i tetë që prej vitit 1996. Në total morën pjesë 10 490 kandidatë, nga të cilët 309 për kryetarë komunash, ndërsa procesi u ndoq nga 1 451 vëzhgues, 644 të huaj dhe 807 vendas. /Ad.Ab./

The post SHKUP – Koalicioni qeverisës kryeson në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sot zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, ja sa parti dhe kandidatë marrin pjesë

By: Ela
19 October 2025 at 08:17

Sot në Maqedoninë e Veriut mbahen zgjedhjet lokale për të zgjedhur kryetarët e komunave dhe anëtarët e këshillave komunalë në gjithsej 80 komuna dhe në Qytetin e Shkupit. Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, në Listën e Votuesve janë regjistruar 1,832,415 qytetarë, të cilët mund të votojnë në 3,474 qendra votimi. Ata do të zgjedhin mes 309 […]

The post Sot zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, ja sa parti dhe kandidatë marrin pjesë appeared first on BoldNews.al.

PZAP e hedh poshtë ankesën e Arbër Eminit për keqpërdorime me votat me asistencë në Kllokot

16 October 2025 at 11:11


Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka refuzuar si të palejuar ankesën e kandidatit për kryetar të Komunës së Kllokotit, Arbër Emini, e cila kishte të bënte me dyshimet për keqpërdorime gjatë procesit të votimit me asistencë në këtë komunë.

Në vendimin zyrtar të datës 15 tetor 2025, PZAP thekson se ankesa është paraqitur në një fazë të parakohshme të procesit zgjedhor, përkatësisht para shpalljes së rezultateve përfundimtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ). Paneli sqaron se, në përputhje me nenin 118.1 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, vetëm ankesat që paraqiten pas publikimit të rezultateve përfundimtare mund të shqyrtohen.

“PZAP-i, në rastin kur pala ankuese paraqet ankesë për rezultatet preliminare të tabluara nga KQZ, me vendim e hedh si të palejuar ankesën”, thuhet në vendim.

Emini kishte deklaruar për Telegrafin (15 tetor 2025) se Lista Serbe në Kllokot kishte keqpërdorur procesin e votimit me asistencë duke siguruar raporte të falsifikuara mjekësore për qytetarë që, sipas tij, nuk kishin nevojë reale për ndihmë gjatë votimit. Ai bëri të ditur se këtë rast e ka paraqitur në të gjitha institucionet përkatëse, përfshirë edhe PZAP-në.

PZAP e hedh poshtë ankesën e Arbër Eminit për keqpërdorime me votat me asistencë në Kllokot telegrafi.com

Megjithatë, për shkak të paraqitjes së parakohshme të ankesës, PZAP nuk e ka trajtuar atë në meritë dhe nuk ka hyrë në vlerësimin e pretendimeve të ngritura.

Ndërkohë, rasti është trajtuar edhe nga organet e rendit. Në një prononcim për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, ka konfirmuar se një person është arrestuar në lidhje me këtë çështje.

“Më datën 12.10.2025, në Kllokot, e dyshuara – një grua kosovare – dyshohet se ka lëshuar raporte mjekësore për asistencë gjatë procesit të votimit”, ka deklaruar Osmani.

Ai shtoi se e dyshuara është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘Cenim i përcaktimit të lirë të votuesve’, ndërkohë që hetimet po vazhdojnë në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

“Veprimet e mëtejshme hetimore janë ndërmarrë në koordinim me Prokurorin e Shtetit, përderisa rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt gjyqësore”, ka përfunduar Osmani.

Vlen të ceket se Telegrafi ka tentuar të kontaktojë edhe me Listën Serbe në lidhje me rastin, por deri në kohën e publikimit të lajmit, nuk ka marrë përgjigje. /Telegrafi/

Ymeri: Tash për tash, LVV-ja është fituese e zgjedhjeve komunale

13 October 2025 at 22:02


Analisti politik Visar Ymeri ka vlerësuar se Lëvizja Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve lokale, duke marrë parasysh numrin e komunave që ka fituar dhe ato ku ka arritur të hyjë në balotazh.

Në Debat Plus, Ymeri tha se Vetëvendosja ka treguar rezultat të lartë në nivel komunal dhe ka shanse reale për të fituar më shumë komuna pas balotazhit.

Ai ka shtuar se kur flitet për rezultatet e përgjithshme, edhe PDK edhe LDK janë afër njëra-tjetrës, sidomos në komunat ku kanë fituar pa balotazh.

“Së pari mendoj, fitues tash për tash i nivelit më të lartë të komunave dhe të shansit për të fituar komuna është Vetëvendosja. Meqë është në balotazh në 12, përveç këtyre tri ose katër që i ka fituar pa balotazh. Mirëpo kur jemi të komunat pa balotazh edhe PDK edhe LDK janë diku aty”, ka deklaruar ai.

Ymeri ka theksuar se për të kuptuar saktë fitoret dhe humbjet, duhet bërë tri lloj matjesh.

“Në kuadër të fitoreve dhe të humbjeve duhet ti bëjmë së paku tri lloj matjeve, e para në nivel vendi si ke dalë, dhe në pritjet dhe fuqinë e partisë. A e maksimalizu fuqinë potenciale që e ke si parti për me mbërri rezultate të caktuara. Sepse mundesh për shembull një parti e vogël si Nisma me fitu Malishevën, e maksimalizon 100 për qind fuqinë partiake që e ka dhe fiton pa balotazh. Unë mendoj që duhet me i vënë në pah këto dallimet”, ka deklaruar Ymeri.

‘Lokalet’ në Kosovë, kush i fitoi zgjedhjet pa balotazh?

13 October 2025 at 07:46

Nga 38 komunat e Kosovës, 21 prej tyre e përmbyllën garën për kryetarë komunash në rundin e parë të zgjedhjeve lokale të 12 tetorit.

Në Ferizaj, garën e ka fituar sërish Agim Aliu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) me mbi 56 për qind të votave.

Gara ka përfunduar pa balotazh edhe Lipjan, me fitoren e Imri Ahmetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). Ai i ka fituar mbi 51 për qind të votave. Podujevën e ka fituar Shpejtim Bulliqi i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) me mbi 53 për qind.

Në qytetin e Skënderajt, fitore bindëse ka shënuar Sami Lushtaku i PDK-së me mbi 83 për qind të votave. Njëjtë ka ndodhur edhe me Kamenicën. Atje ka fituar Kadri Rahimaj i LVV-së me mbi 50 për qind të votave.

Istogun e ka fituar Ilir Ferati i LDK-së me 58 për qind të votave. Qytetin e Shtimes e ka fituar LVV-ja me Qemajl Aliun me mbi 50 për qind të votave.

Malishevën e ka fituar Ekrem Kastrati i Nismës Socialdemokrate me mbi 53 për qind të votave. Në Deçan ka fituar Bashkim Ramosaj i AAK-së me mbi 51 për qind të votave.

Në Drenas, garën e ka fituar Ramiz Lladrovci nga partia Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin me mbi 52 për qind të votave.Hanin e Elezit e ka fituar Mehmet Ballazi i PDK-së me mbi 50 për qind të votave.

Në Mamushë ka fituar Abdulhadi Krasniç nga Partia Demokratike Turke e Kosovës (KDTP) me mbi 50 për qind të votave. Gara ka përfunduar edhe në katër komunat me shumicë serbe: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok. Atje kanë fituar kandidatë të Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë.

Lista Serbe ka fituar edhe në Novobërdë, Shtërpcë, Graçanicë, Ranillug dhe Partesh. Në 17 komuna tjera, rundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet më 9 nëntor.

Pjesëmarrja në këto zgjedhje ka qenë 39 për qind. Sipas të dhënave të KQZ-së, të drejtë vote kanë pasur 2.069.098 qytetarë.

Rreth 44.000 prej tyre kanë mundur të votojnë me postë nga jashtë vendit në periudhën 17 shtator – 11 tetor.

Zgjedhjet lokale në Kosovë/ Rezultatet e para; 21 komuna i zgjodhën kryetarët, 17 shkojnë në balotazh

13 October 2025 at 07:25

Qytetarët në 38 komunat e Kosovës votuan më 12 tetor për të zgjedhur kryetarët e rinj dhe përbërjet e reja komunale.

Votimet u zhvilluan pa ndonjë incidente. Në bazë të numërimit të deritanishëm të votave, në 21 komuna qytetarët kanë zgjedhur qysh në rundin e parë krerët e komunave, ndërkaq në 17 të tjerat do të zhvillohet rundi i balotazhit.

Prishtina, kryeqendra e Kosovës, është në mesin e komunave që do të shkojë në balotazh, kur do të përballen LDK-ja dhe LVV-ja.

Në rundin e parë, LVV-ja dhe PDK-ja fituan në tre komuna, LDK-ja në dy, AAK-ja dhe Nisma e kanë fituar nga një komunë, sikurse edhe Ramiz Lladrovci me listën e tij në Drenas.

KQZ-ja tha se pret që brenda javës të përmbyllë numërimin e të gjitha votave, përkatësisht të asamblistëve, votave me kusht, të personave me nevoja të veçanta dhe me postë.

Vjosa Osmani thirrje qytetarëve të votojnë: Demokracia forcohet përmes pjesëmarrjes

12 October 2025 at 12:10

PRISHTINË, 12 tetor /ATSH/  Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar pjesëmarrje masive nga qytetarët për të votuar në zgjedhjet e sotme lokale.

E para e vendit pasi votoi në kryeqytet, tha se shpreson që procesi zgjedhor i sotëm të jetë i rregullt, pasi që kështu forcohet edhe demokracia e vendit.

“Sot është një ditë e rëndësishme për demokracinë e vendit tonë. Sa më masive pjesëmarrja në procese zgjedhore, sa më i rregullt dhe lirë procesi zgjedhor aq më e forte do të jetë demokracia jonë. I uroj suksese atyre që po marrin pjesë në këto zgjedhje por mbi të gjitha shpresoj që ky do të jetë një proces me rezultate në të mirë të qytetarëve tanë. Një proces ku vota mbrohet dhe do të jetë e lirë dhe si rezultat Kosova do të dalë edhe më e fortë nga zgjedhjet. Shpresoj që qytetarët ta shfrytëzojnë këtë të drejtë”, tha Osmani.

Krahas kësaj, presidentja Osmani foli edhe për ndërhyrjen e Serbisë në procesin zgjedhor në Kosovë, pasi u pyet  për mbledhjen e qytetarëve nga Lista Serbe në Mitrovicë të Veriut që të votojnë në mënyrë të organizuar.

“Serbia vazhdimisht ka ndërhyrë në proceset zgjedhore në Kosovë. Ne natyrshëm me institucionet tona të sigurisë do të bëjmë çmos që të gjithë qytetarëve, veçmas atyre në veri t’iu garantohet e drejta e lirisë në votë. Megjithatë shpresoj që pas raportuesit të Parlamentit Evropian për Kosovën të kemi më shumë institucione ndërkombëtare që do të reagojnë dhe marrin masa për këto shkelje flagrante nga ana e Serbisë, që përfshijnë edhe ndërhyrje të drejtpërdrejt në procesin zgjedhor në Kosovë. Duke shfrytëzuar metoda të ndryshme, përfshirë edhe ato kriminale. Institucionet tona do të bëjnë çmos që të ruhet integriteti i procesit zgjedhor”, tha ajo.

Qytetarët e Republikës së Kosovës ushtrojnë sot të drejtën kushtetuese të votës. Këto janë zgjedhjet e rregullta lokale, të cilat mbahen në 38 komuna të Kosovës.

Numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime, sipas të dhënave të KQZ-së është 2 milionë e 69 mijë e 98 votues. Prej tyre, nga jashtë Kosovës janë regjistruar për votim 43 mijë e 993 qytetarë me të drejtë vote.

Votimi përmes postës ka nisur më 17 shtator dhe ka përfunduar dje, më 11 tetor.

Numri i subjekteve politike të certifikuara për pjesëmarrje në këto zgjedhje është 93, prej të cilave: 32 parti politike, 2 koalicione, 32 iniciativa qytetare dhe 27 kandidatë të pavarur.

Numri i përgjithshëm i kandidatëve të certifikuar dhe që përfaqësojnë këto subjekte politike, është: 5.624 kandidatë, prej të cilëve 205 kandidatë për zgjedhjet për kryetarë të komunave dhe 5.419 kandidatë për zgjedhjet për Kuvende Komunale.

Vendvotimet u hapen në orën 7:00 të mëngjesit dhe mbyllen në orën 19:00. Kjo periudhë llogaritet heshtje zgjedhore.

/Kosovapress/

The post Vjosa Osmani thirrje qytetarëve të votojnë: Demokracia forcohet përmes pjesëmarrjes appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kryetari i KQZ-së, Radoniqi voton në Pejë - fton qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën e votës

12 October 2025 at 07:31


Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ka ushtruar të drejtën dhe obligimin e tij qytetar duke votuar sot në Komunën e Pejës.

Ai votoi në qendrën e votimit “Lidhja e Prizrenit”, e cila, sipas tij, është hapur pa probleme dhe është në funksion të plotë.

Radoniqi ftoi të gjithë qytetarët të marrin pjesë në votime.

“Sot fillojmë dhe një proces zgjedhor për këtë vit, zgjedhjet lokale për kryetar dhe asamble komunale, siç e patë unë votova. Kjo qendër ‘Lidhja e Prizrenit’ është hapur dhe besoj që të gjitha qendrat janë hapur deri tani. Ftoj të gjithë qytetarët që të dalin në votim dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar dhe për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre dhe të shprehin vullnetin e tyre të lirë në këto zgjedhje për të cilat KQZ ka punuar që 6 muaj", tha ai.

Ai theksoi se këto zgjedhje po zhvillohen nën rregulloret e reja të miratuara në vitin 2023, të cilat kanë sjellë disa ndryshime në mënyrën e organizimit të procesit zgjedhor.

"Kemi ndryshime në proces sipas ligjit që ka hyrë në fuqi në vitin 2023. Në këto zgjedhje kemi përmirësuar platformën për të cilën presim që sonte të dalim me rezultate preliminare disa orë pas përfundimit të proceset zgjedhor. Gjithashtu të gjitha QNR-të janë të pajisura më të gjitha pajisjet e nevojshme për numërim dhe presim që mëngjesin e së nesërmes të fillojnë numërimin për asamblistë", ka thënë Radoniqi. /Telegrafi/

Ruzhdi Shehu: Juniku e ka konfirmuar fitoren e LDK-së pa balotazh

11 October 2025 at 21:31


Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka dërguar një mesazh falënderimi dhe bashkimi për qytetarët e kësaj komune në prag të zgjedhjeve lokale.

Në një shkrim të tij, Shehu ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e madhe që, sipas tij, e ka konfirmuar fitoren e LDK-së në Junik që në raundin e parë.

“Të dashur bashkëvendas, e dashur mërgatë e Junikut, gjithë jetën time i kam shërbyer Junikut me nder dhe përkushtim. Mirëpo për mua nuk ka krenari më të madhe sesa kur shoh bashkëvendasit e mi kaq të bashkuar rreth vizionit të LDK-së për Junikun,” ka shkruar Shehu.

Ai ka bërë të ditur se mbi 700 qytetarë morën pjesë në koktelin e falënderimit të organizuar nga dega e LDK-së në Junik, duke e quajtur këtë pjesëmarrje “konfirmim të fitores pa balotazh”.

“Për mua është emocion i veçantë kur e shoh që Juniku njëzëri e konfirmon fitoren e LDK-së. Faleminderit 113 herë për përkrahjen tuaj kaq të madhe. Përherë dhe gjithë jetën do të jem në shërbimin tuaj, me faqe të bardhë dhe zemër të hapur për Junikun tonë,” ka shtuar ai.

Në fund, Shehu ka ftuar qytetarët që pas përfundimit të procesit zgjedhor të bashkohen në një festë të madhe për fitoren e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Junik.


VLEN: Thirrjet për “referendum” janë për mbijetesë politike

11 October 2025 at 16:55


"Dëshira për pushtet nga eksponentët e BDI-së është e neveritshme dhe dëmton drejtpërdrejt përpjekjet e shqiptarëve për të rregulluar gjithçka që ata e lanë përgjysmë gjatë 20 viteve të pushtetit të tyre. Folklorin që e kanë përdorur dhe e përdorin ende në këto zgjedhje lokale, ndërkohë që pas skenës vidhninin e blinin qendra tregtare, tashmë e ka demaskuar partneri ynë strategjik në natën e “tendave”, kur gjoja mbronin gjuhën shqipe", kështu reaguan sot nga koalicioni VLEN.

Nga VLEN e akuzojnë BDI-në për afera korruptive në gjyqësor dhe jo vetëm, teksa thirrjen e partisë opozitare që zgjedhjet lokale janë referendum, e quajnë dëshpëruese.

”Edhe thirrjet për “referendum” të treshes në agoni Taravari, Ahmeti dhe Sela janë përpjekja e fundit për mbijetesë politike. Sipas të gjitha sondazheve, këtë narrativë të rreme të kësaj të ashtuquajture “Besëlidhje”, shqiptarët e refuzojnë me forcë. Këtë e dëshmojnë rezultatet e çdo sondazhi, ku kandidatët e VLEN-it prijnê bindshëm. Sepse shqiptarët tashmë e kanë parë këtë film për 23 vite, flasin për shqiptari, ndërsa komunat shqiptare ende luten për ujë të pijshëm dhe kanalizim”, thonë nga VLEN.

Institucioni i Avokatit të Popullit kërkon transparencë dhe trajtim të barabartë të mediave nga KQZ

10 October 2025 at 19:16


Avokati i Popullit ka reaguar pas vendimeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për të mos akredituar disa media që kishin aplikuar për ta përcjellë procesin e zgjedhjeve lokale të 12 tetorit.

Në reagimin e tij, institucioni i Avokatit të Popullit ka theksuar se po e përcjell me vëmendje situatën e krijuar, duke theksuar rëndësinë e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme që garantojnë përfaqësim demokratik dhe shprehin vullnetin politik të qytetarëve.

“Avokati i Popullit tërheq vëmendjen në vlerat e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës, që bazohen në parimet e lirisë, barazisë, respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut, sundimit të ligjit dhe mosdiskriminimit”, thuhet në njoftim.

Me theks të veçantë, institucioni ka rikujtuar rolin e pazëvendësueshëm të mediave dhe pluralizmit medial në informimin e opinionit publik dhe në sigurimin e transparencës së procesit zgjedhor.

Avokati i Popullit ka inkurajuar palët e prekura nga vendimmarrja e KQZ-së që të shfrytëzojnë mjetet juridike në dispozicion, ndërkohë që ka njoftuar se ka hapur hetim sipas detyrës zyrtare lidhur me rastin.

Në fund, ky institucion ka apeluar se “pa një proces zgjedhor që respekton standardet e demokracisë nuk mund të ketë respekt të vërtetë të të drejtave të njeriut, ashtu sikurse pa respektim të të drejtave dhe lirive të garantuara, nuk mund të ketë zgjedhje të lira, të pranueshme e të besueshme.”

Memli Krasniqi u bën thirrje votuesve të Fushë Kosovës: Të dielën, ta kthejmë këtë frymë në fitore

10 October 2025 at 16:52


Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, në prag të zgjedhjeve lokale, ka shpërndarë një mesazh për votuesit e Fushë-Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka ftuar qytetarët që të mbështesin kandidatin e PDK-së për kryetar të komunës, Rrahim Tërnavën.

“Të dielën, me numrin 191, le ta kthejmë këtë frymë në fitore! Sepse ma mirë për Fushë Kosovën është me Rrahim Tërnavën”, ka shkruar Krasniqi.

Zgjedhjet lokale në Kosovë pritet të mbahen më 12 tetor.


TBILISI – Gjeorgjia voton në zgjedhjet lokale mes thirrjeve për protesta

4 October 2025 at 11:01

TBILISI, 4 tetor /ATSH-AFP/ – Gjeorgjia po voton sot në zgjedhjet lokale, ndërsa opozita u bën thirrje mijëra qytetarëve të dalin në rrugë, në një shans të fundit për të shpëtuar demokracinë, teksa qeveria paralajmëron një reagim të ashpër ndaj atyre që i cilëson si përpjekje për revolucion.

Partia në pushtet ”Georgian dream” (”Ëndrra gjeorgjiane”) përballet me provën e saj të parë elektorale që nga zgjedhjet parlamentare të kontestuara një vit më parë, që e zhytën vendin në krizë politike dhe ngrinë perspektivat për afrimin me Bashkimin Evropian.

Këto zgjedhje, zakonisht të qeta, kanë marrë një rëndësi të veçantë pas muajsh me sulme ndaj mediave të pavarura, ligje kufizuese ndaj shoqërisë civile dhe burgosje të kundërshtarëve politikë dhe aktivistëve.

Ish-presidenti reformist i burgosur, Mikheil Saakashvili, u ka bërë thirrje mbështetësve që të dalin në rrugë ditën e votimit, duke e quajtur këtë “shansin e fundit për të shpëtuar demokracinë gjeorgjiane”.

“Ka momente kur duhet vepruar tani , më 4 tetor duhet të qëndrojmë deri në fund. Liria, tani ose kurrë”, shkroi ai në Facebook.

Tenori i shquar, i kthyer në aktivist, Burchuladze, ka bërë thirrje për një “asamble kombëtare” përpara parlamentit, duke e paraqitur atë si një “kalim paqësor të pushtetit” nga ”Georgian Dream”.

Por, kryeministri Irakli Kobakhidze e ka cilësuar këtë si një përpjekje të dështuar për “revolucion” dhe ka paralajmëruar se shumë protestues mund të përfundojnë “pas hekurave”.

Partia “Georgian Dream”, që kontrollohet nga miliarderi dhe ish-kryeministri Bidzina Ivanishvili, akuzohet se është afruar me Moskën që pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022 dhe ka miratuar politika që pasqyrojnë modelin autoritar rus.

Megjithatë, partia mohon akuzat, duke pretenduar se mbron “stabilitetin” në një kohë kur, sipas saj, “shteti i thellë perëndimor” po përpiqet ta fusë Gjeorgjinë në luftën e Ukrainës përmes opozitës.

Analistët thonë se slogani i saj  “me opozitën, luftë me ne, paqe”, gjen mbështetje në zonat rurale dhe përhapet përmes dezinformimit.

Një sondazh i fundit tregoi se 36% e gjeorgjianëve mbështesin ”Georgian Dream”, ndërsa 54% përkrahin opozitën, e cila megjithatë mbetet e përçarë.

BE-ja ka paralajmëruar Tbilisin se mund të pezullojë regjimin pa viza nëse nuk respektohen standardet demokratike dhe të drejtave të njeriut./  /Ad.Ab./

The post TBILISI – Gjeorgjia voton në zgjedhjet lokale mes thirrjeve për protesta appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rexhepi: Shteti është në një "qorrsokak", po vendoset në pikëpyetje identiteti jonë shqiptarë

3 October 2025 at 22:23


Kandidati i AKI-së për kryetar të Qytetit të Shkupit, Skender Rexhepi tha se lufta e vërtetë në këto zgjedhje lokale është me kryesinë e OBRM-PDUKM-së.

Ai shtoi se Maqedonia e Veriut nga qeverisja aktuale është në qorrsokak, teksa shqiptarët vazhdimisht janë diskriminuar.

“Maqedonia e Veriut për momentin është në një qorrsokak të cilët mundohen ta vënë në pikëpyetje identitetin kombëtar shqiptarë. Dëshirojnë të na bëjnë qiraxhi duke qenë qytetarë, dëshirojnë të na bëjnë njerëz të shkallës së dytë duke qenë pjesëtarë dhe themelues të këtij shteti bashkëkohor, të shtetit të Maqedonisë së Veriut, I cili është po aq i yni sa është edhe i maqedonasve. Ajo që është shumë e rëndësishme se kemi AKI-në e cila do t’i bëjë ballë tendencës për shkeljen e të drejtave kombëtare”, tha Rexhepi.

Rexhepi tha se Maqedonia e Veriut duhet të jetë e orientuar drejt rrugës evropiane, e jo të izolimit siç po vepron qeveria OBRM-PDUKM-VLEN.

Të hënën fillon fushata zgjedhore në Maqedoninë e Veriut

27 September 2025 at 17:31


Të hënën fillon fushata zgjedhore për partitë politike dhe kandidatët e pavarur që do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale.

Pothuajse të gjithë pjesëmarrësit në zgjedhjet lokale kanë nënshkruar një kod sjelljeje për zgjedhje të ndershme dhe demokratike.

Ata sigurojnë se nuk do të ushtrojnë asnjë presion mbi punonjësit e administratës publike gjatë procesit zgjedhor dhe do të përmbahen nga gjuha e urrejtjes.

Dhe në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, pjesëmarrësit në zgjedhje do të nënshkruajnë një kod sjelljeje për zgjedhje të drejta dhe demokratike.

Qytetarët do tu drejtohen kutive të votimit më datë 19 tetor, ku do të zgjedhin kryetarët e komunave me mandat katër vjeçar.

Angazhimi i 400 zjarrfikësve, Qeveria: Nuk ka lidhje me zgjedhjet lokale, buxheti ishte siguruar më herët

19 September 2025 at 18:49


Qeveria e Maqedonisë së Veriut është kundërpërgjigjur ndaj reagimeve të partive opozitare për masën e angazhimit të 400 zjarrfikësve në kohë para zgjedhore.

Nga Qeveria, reagimin e opozitës e quajnë si manipulim, duke thënë se angazhimi i zjarrfikësve u bë me buxhet të konfirmuar më herët për shkak të problematikave me zjarret në territorin e vendit.

“LSDM vazhdon ta keqpërdorë kohën e vet mediatike për të manipuluar me faktet dhe për të përhapur gënjeshtra, masa për 400 zjarrfikës është edhe një sulm në vargun e sulmeve politike të paskrupullta. Në vend që t’i përkushtohen të vërtetës, ata përsëri përpiqen të krijojnë kaos dhe të manipulojnë opinionin me informacione të pasakta. Faktet janë të thjeshta dhe të pakundërshtueshme, kjo është hera e parë në historinë e shtetit tonë që zbatohet një masë punësimi e cila shfrytëzon plotësisht resurset e disponueshme, me qëllim që të mbrohen qytetarët nga fatkeqësitë natyrore dhe të përmirësohet mjedisi jetësor. Sa i përket pagesës së pjesëmarrësve për këtë masë e cila është e parashikuar si 6.2 në planin operativ dhe është e dedikuar për mbrojtje nga zjarret, absolutisht nuk ka asnjë lidhje ndërmjet shpalljes së zgjedhjeve lokale dhe pagesës së mjeteve, për arsye se mjetet janë siguruar dhe nuk bëhet fjalë për asnjë pagesë të jashtëzakonshme! Për personat që janë të përfshirë në këtë masë ju informojmë se ata janë angazhuar më datë 08.08.2025, dokumentacioni (raporti i rregullsisë) për pagesë nga ana e organizatorit është tashmë në proces dhe do t’u dërgohet Qendrave për punësim pas së cilës do të vijojë edhe pagesa", thuhet në reagimin e Qeverisë.

Partia CDU kryeson në zgjedhjet lokale në landin NRW/ SPD e dyta, AfD në vendin e tretë

By: M C
14 September 2025 at 23:01

Parashikimet e para konfirmuan përafërsisht rezultatet e parashikimeve parazgjedhore. Sipas njoftimeve të stacionit WDR, CDU-ja doli fituese e zgjedhjeve lokale në landin NRW.

Kristian-Demokratët fituan 34.2 përqind të votave (0.1 përqind më pak krahasuar me zgjedhjet e mëparshme në vitin 2020), partia socialdemokrate SPD fitoi 22.6 përqind (1.7 përqind më pak se në vitin 2020). Partia AfD renditet në vendin e tretë me 16.4 përqind përpara të Gjelbërveme 11.5 përqind.

Partia CDU kryeson në zgjedhjet lokale në landin NRW/ SPD e dyta, AfD

Partia AfD ka fituar një numër të konsiderueshëm votash. Me 11.3 përqind më shumë vota se në vitin 2020 kur fitoi 5.1 përqind, ajo e ka trefishuar rezultatin e saj.

Të Gjelbrit pësuan humbje të mëdha. Në vitin 2020 kjo parti arriti rezultatin e saj më të mirë në zgjedhjet lokale me 20 përqind. Tani ajo fitoi vetëm 11.7 përqind, pra 8.3 përqind më pak se në zgjedhjet e mëparshme.

The post Partia CDU kryeson në zgjedhjet lokale në landin NRW/ SPD e dyta, AfD në vendin e tretë appeared first on Albeu.com.

❌
❌